Sa prej legjendave greke kanė qenė tė vėrteta?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sa prej legjendave greke kanė qenė tė vėrteta?

Mesazh  Odin prej 29.07.14 13:34

Kultura dhe legjendat e Greqisė sė lashtė kanė lėnė njė gjurmė tė pashlyeshme nė gjuhėn moderne tė arsimit, politikės, filozofisė, artit dhe shkencės. Shembujt klasikė nga mijėra vite mė parė vazhdojnė tė pėrdoren edhe sot. Po cila ka qenė origjina e disa prej kėtyre ideve?



A ka pasur vėrtet njė kalė tė Trojės?

Historia e Kalit tė Trojės pėrmendet pėr herė tė parė tek “Odiseja” e Homerit, njė kėngė epike qė mendohet tė jetė shkruar rreth vitit 750 p.e.s., e cila pėrshkruan njė periudhė pas Luftės sė Trojės qė mendohet tė ketė ndodhur 500 vite pėrpara se tė ishte shkruajtur kėnga. Pasi rrethuan Trojėn (Hisarliku i sotėm nė Turqi) pėr 10 vite dhe pa sukses, ushtria greke nisi tė largohet nga muret e qytetit gjoja sikur do tė niseshin pėr nė shtėpi, duke lėnė pas njė kalė tė drunjtė gjigant, si njė dhuratė pėr perėndeshėn Athina. Trojanėt e futėn triumfalisht Kalin brenda Trojės, dhe kur ra nata, luftėtarėt grekė tė fshehur brenda tij u kacavorėn duke dalė dhe shkatėrruar qytetin. Provat arkeologjike tregojnė se Troja ėshtė djegur me tė vėrtetė. Por kali i drunjtė ėshtė njė pjellė e imagjinatės, ndoshta frymėzuar nga fakti qė nė lashtėsi, mjetet qė pėrdoreshin nė rrethime maskoheshin si kuaj tė drunjtė me qėllim tė pengonin goditjen e tyre me shigjeta me flakė.

Homeri ėshtė njė prej poetėve tė mėdhenj tė legjendave greke tė lashtėsisė. A ka ekzistuar vėrtet?

Jo vetėm kali i Trojės ėshtė njė sajesė shumėngjyrėshe, por edhe ekzistenca e vetė Homerit ėshtė vėnė ndonjėherė nė dyshim. Pėrgjithėsisht supozohet se epikat e mėdha tė cilave u ėshtė vėnė emri i Homerit, “Iliada” dhe “Odiseja” janė pėrcjellė gojarisht, pa ndihmėn e shkrimit, diku rreth shekullit 8 p.e.s., si rezultat i njė tradite tė rrėfimit gojor, trashėgimi e shekujve tė tėrė. Ndėrkohė qė tė lashtėt nuk kishin asnjė dyshim se Homeri ka qenė njė rapsod i vėrtetė qė kompozoi epikat monumentale, asgjė e sigurt nuk dihet pėr tė. Gjithēka qė ne dimė ėshtė se, edhe nė qoftė se poemat janė kompozuar pa u shkruar dhe janė transmetuar gojarisht, nė njė moment tė caktuar ato janė shkruajtur nė greqisht, sepse kėshtu kanė mbijetuar.

A ka patur njė shpikės tė vetėm tė alfabetit?

Data qė i atribuohet shkrimit tė epikave tė Homerit ėshtė e lidhur me provat mė tė hershme pėr ekzistencėn e shkrimit grek nė shekullin 8 p.e.s. Grekėt e dinin qė alfabeti i tyre (mė vonė i huazuar nga romakėt pėr t’u bėrė alfabeti perėndimor) u pėrshtat nga ai i fenikasve, njė komb nė Lindjen e Afėrme, seria e gėrmave tė cilėve fillonte kėshtu: “aleph bet”. Fakti qė pėrshtatja e tij ishte uniforme nė tė gjithė Greqinė ka lėnė tė kuptohet se ka patur njė pėrshtatės tė vetėm dhe jo shumė tė tillė. Nė traditėn greke, emri i kėtij adoptuesi ėshtė Palamedi, gjė qė mund tė pėrkthehet edhe si “i urti i lashtė”.Thuhet se Paramedi ka shpikur edhe numėrimin, monedhėn dhe lojėrat me kuti. Format e gėrmave tė grekėve mė vonė do tė ndryshonin shumė nga ato tė fenikasve. Pėr formėn e sotme gjeometrike qė ato kanė, merita i jepet matematicienit tė shekullit VI, Pitagora.

A e shpiku Pitagora Teoremėn e Pitagorės? Apo ai i kopjoi ‘detyrat e shtėpisė’ nga dikush tjetėr?

Ka dyshime nėse Pitagora ka qenė vėrtetė njė matematicien siē e kuptojmė ne sot kėtė fjalė. Fėmijėt nė shkolla vazhdojnė ta studiojnė tė ashtuquajturėn teoremė tė tij pėr katrorin e hipotenuzės. Por babilonasit e dinin kėtė ekuacion shumė shekuj mė herėt, dhe nuk ka prova qė Pitagora e zbuloi, apo e vėrtetoi atė. Nė fakt, ndonėse janė kryer investigime tė plota matematikore nga ndjekėsit e mėvonshėm tė Pitagorės, provat tregojnė se Pitagora ishte njė mistik qė mendonte se numrat janė nė themel tė gjithēkaje. Pėr shembull, ai thoshte se intervalet e pėrsosur muzikorė mund tė shprehen pėrmes thyesave tė thjeshta.

Ēfarė i bėri grekėt tė fillonin tė pėrdornin paranė? Ishte tregtia, apo “psikika” e tyre?

Mund tė na duket evidente sot qė nevojat pėr tregti kanė nxitur shpikjen e parasė. Por qeniet njerėzore kanė bėrė tregti pėr mijėra vjeēarė tė tėrė pa monedha, dhe nuk ėshtė e sigurt qė ekonomia e parė e monetizuar e botės u ngrit pėrreth Greqisė sė lashtė, thjesht pėr tė lehtėsuar transaksione tė tilla. Klasicisti Richard Seaford ka argumentuar se shpikja e parasė erdhi nga thellėsia e psikikės sė grekėve. Ajo ėshtė e lidhur me nocionet e shkėmbimeve reciproke dhe detyrimeve, qė kanė qenė tė ngulitur nė shoqėrinė e tyre. Reflekton dallimet filozofike mes vlerės nominale dhe vlerės sė perceptuar. Dhe ėshtė njė instrument politik, pėrderisa shteti kėrkohet qė tė veprojė si njė garant i vlerės monetare. Instrumentet dhe institucionet financiare – monedhat, prerja e parave, kontratat, bankat, kredia dhe borxhi – po zhvilloheshin nė shumė qytete tė Greqisė nė shekullin 5 p.e.s., me Athinėn nė pararojė. Por njė prej shteteve tė lashta e shihte me shumė dyshim paranė dhe i rezistoi futjes sė saj: Sparta.

Sa spartanė ishin spartanėt?

Ligjdhėnėsi i famshėm spartan, Likurgu vendosi qė spartanėt do tė pėrdornin vetėm hekurin si monedhė, duke e bėrė kaq tė rėndė, saqė edhe njė sasi e vogėl duhej tė tėrhiqej nga disa qe. Kjo histori mund tė jetė pjesė e idealizimit tė spartanėve tė lashtė, si njė shoqėri luftėtarėsh e dedikuar pėr dominimin ushtarak. Ndėrkohė qė Sparta e lashtė nuk prodhonte monedhat e veta, ajo pėrdorte argjendin e huaj dhe disa liderė spartanė ishin tė famshėm pėr prirjen e tyre pėr ryshfetmarrje. Megjithatė, mund tė jenė miratuar ligje pėr tė penguar spartanėt qė tė importonin mallra luksi, tė cilėt do tė rrezikonin fortėsinė e tyre. Kur gjenerali ‘playboy’ athinas, Alcibiadi dezertoi pėr nė Spartė gjatė luftės sė saj me Athinėn nė fundin e shekullit V, ai adoptoi dietėn e tyre, rutinėn e ashpėr tė stėrvitjes, veshjen e trashė dhe shprehjet lakonike. Por pasioni i tij pėr gjithēka spartane u shtri deri tek bashkėshortja e mbretit, Timaea e cila mbeti shtatzėnė. Alcibiadi u rikthye nė Athinė, prej ku ishte larguar tetė vite mė herėt pėr tė shmangur akuzat pėr sakrilegj, njė prej tė cilave thoshte se ai ishte tallur me Misteret e shenjtė tė Athinės.

Cilat ishin sekretet e Kulteve tė Misterit Grek?

Po tė ta thosha, do tė mė duhej tė tė vrisja. Sekretet ruheshin me forcė, dhe kishte ndėshkime tė rėnda pėr kėdo qė i nxirrte ose, ashtu si Alcibiadi, mendohej qė i pėrdhoste. Kishte rite fillese qė mund tė pėrfshinin transvestizmin dhe pėrqendrohej nė objekte sekrete dhe fjalėkalime. Objektivi ishte t’u ofrohej “tė devotshmėve” njė pamje tė “anės tjetėr”, me qėllim qė ata tė riktheheshin nė jetėt e tyre tė bekuar me dijen dhe kur tė vinte radha e tyre pėr tė vdekur, ata mund tė siguronin mbijetesėn e shpirtit nė botėn e nėndheshme. Gėrmimet e kohėve tė fundit kanė zbuluar varre qė pėrmbajnė fjalėkalime dhe udhėzime tė shkruajtur nė pllaka floriri si njė aide-memorie pėr tė devotshmit e vdekur. Kultet kryesore tė Misterit tė Grekėve ishin ata tė Demetrės, perėndesha e Bujqėsisė dhe Dionisit, perėndia i verės, ekstazisė dhe teatrit.

Kush bėri i parė dramė prej njė krize? Si nisi teatri?

Nė Athinėn e shekullit V, teatri ishte i lidhur ngushtė me kultin e Dionisit, tek teatri i tė cilit nė pjesėn jugore tė Akropolit, viheshin nė skenė tragjedi dhe komedi gjatė festivalit tė pėrvitshėm. Por origjina e teatrit ėshtė njė ēėshtje shumė mė e debatuar. Njė legjendė rrėfen pėr aktorin Tespis qė qėndronte mbi njė karrocė dhe luante njė rol dramatik pėr herė tė parė rreth vitit 532 p.e.s. Njė tjetėr thotė se drama nisi me koret ritualė dhe me kalimin e kohės futi edhe rolet e aktorėve. Aristoteli supozonte se koret e tragjedisė kanė qenė nė fillesė kėngė ritesh (ditirambe) qė kėndoheshin dhe kėrceheshin pėr nder tė Dionisit. Si perėndi qė lidhej me rolet dhe shfaqjet qė ndryshonin, Dionisi duket njė zgjedhje e pėrshtatshme pėr tė sjellė rritjen e dramės. Por, qė nga tragjeditė mė tė hershme, duke filluar me Persėt e Eskilit nė vitin 472 p.e.s, shumė pak prej tragjedive tė mbijetuara kanė tė bėjnė me Dionisin. Komeditė pėrqendroheshin kryesisht nė talljen e figurave bashkėkohore – duke pėrfshirė, nė shumė prej tyre, edhe filozofin Sokrat.

Ēfarė e bėri Sokratin tė mendojė qė tė bėhet filozof?

Sokrati mund ta ketė patur kokėn mbi re dhe nė komedinė e Aristofanit ai shfaqej si njė njeri qė u shkonte pas ideve, qė nga ato shkencėrisht absurde e deri tek ato shoqėrisht armiqėsore. Kjo paraqitje bie ndesh me burimet kryesorė tė tė dhėnave biografike mbi Sokratin, shkrimet e nxėnėsve tė tij Platoni dhe Ksenofoni. Tė dy kėta e trajtojnė me shumė respekt si njė udhėrrėfyes moral, por ata thonė pothuajse asgjė pėr veprimtarinė e hershme tė Sokratit. Nė fakt, pėrshkrimi mė i hershėm pėr Sokratin, qė i pėrket kohės kur ishte nė tė tridhjetat, e paraqesin si njė njeri tė veprimit. Ai kish shėrbyer nė njė fushatė ushtarake nė veri tė Greqisė nė 432 p.e.s. dhe gjatė njė beteje brutale kishte shpėtuar jetėn e mikut tė tij tė dashur, Alcibiadit. Mė vonė, ai nuk u largua asnjėherė nga Athina, dhe u pėrpoq tė bindė athinasit qė tė ekzaminonin jetėt dhe mendimet e tyre. Ne mund tė spekulojmė qė Sokrati ka lozur me shkencėn dhe politikėn nė rininė e tij, deri kur njė pėrvojė mes jetės dhe vdekjes nė betejė e kanė detyruar qė pjesėn tjetėr tė jetės ta kalojė nė kėrkim tė urtėsisė dhe tė vėrtetės. Duke qenė se ai nuk ka shkruajtur asgjė vetė, imazhi mė i fortė qė ne kemi pėr Sokratin vjen prej dialogjeve tė nxėnėsit tė tij tė devotshėm, Platonit, nxėnėsi i tė cilit, Aristoteli, u bė mė vonė tutor i Aleksandrit, princit tė maqedonasve.

A ishte Aleksandri i Madh vėrtet aq i madh?

Aleksandri do tė bėhej njė prej ushtarėve-gjeneralėve mė tė mėdhenj qė kishte parė ndonjėherė bota. Sipas burimeve tė lashta, ai nuk ishte aq mbresėlėnės fizikisht. I shkurtėr dhe i bėshėm, ai ishte njė pijetar i njohur, me njė temperament impulsiv qė nė njė rast e shtyu tė vrasė shokun e tij Kleitusin, gjatė njė shpėrthimi zemėrimi. Me kalimin e moshės ai u bė gjithnjė e mė paranojak dhe megalloman. Megjithatė, nė 10 vitet qė kur ishte 20 vjeē deri sa u bė 30, ai ndėrtoi njė perandori tė madhe qė shtrihej nga Egjipti nė Siri. Asnjėherė i mposhtur nė betejė, ai pėrdori mjete tė reja tė rrethimit po aq efikase sa edhe Kali i famshėm i Trojės, dhe themeloi 20 qytete qė mbanin emrin e tij, duke pėrfshirė edhe Aleksandrinė nė Egjipt.

Suksesi i tij ushtarak ishte pothuajse njė mrekulli dhe nė sytė e botės sė lashtė ishte e drejtė qė t’i jepej titulli “I Madh”.

Armand D’Angour ėshtė Profesor i Historisė Antike nė Universitetin e Oksfordit.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi