Dy teoritė pėr Zotin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  Crash prej 28.07.14 22:31

Qe Gjithesia te ishte krijuar nga nje qenie e persosur, e cila ka ekzistuar gjithnje dhe njekohesisht ka qene gjithnje e persosur mund te ishte e mundur sipas dy rasteve te meposhtme:

1. Zoti ndodhet ne nje vend ku koha ecen ne kah te kundert me kohen ne Gjithesine tone, pra ne fillim eshte e ardhmja ku edhe Zoti ka arritur maksimumin e persosmerise se tij, pastaj vjen e tashmja dhe po shkohet drejt te shkuares. Kjo do te thonte se Zoti po behet gjithnje e me i ri, gjithnje e me pak i persosur e po shkon drejt lindjes se vet. Kjo teme eshte trajtuar pak e shume ne filmin The Curious Case of Benjamin Button

2. Zoti ndodhet ne nje vend jashte kohes, nje kontinuum ne te cilin gjithcka ndodh njekohesisht. Pra ai lind, zhvillohet dhe arrin persosmerine ne te njejten kohe. Per Zotin nuk ka te shkuar dhe te ardhme, gjithcka eshte tani. Kjo teori eshte zhvilluar nga filozofet moderne kristiane
Te dyjat rastet nisen nga ajo qe Zoti ndodhet jashte kohes sone. Kjo eshte e pranueshme nese pranojme se Zoti ka krijuar Gjithesine. Dime qe koha nisi me lindjen e Gjithesise. Pra nese Zoti krijoi Gjithesine, Ai nuk mund te ndodhet brenda saj, as brenda kohes e cila lindi me lindjen e Gjithesise.

Nga Gjithesia jone, nuk ka ndonje shembull mbi rastin e pare, ku koha shkon ne drejtim te kundert. Nderkohe ka nje shembull ndonese te vaget per rastin e dyte. Dime se koha nuk eshte e njejte ne tere Gjithesine tone. Vende te ndryshme te Gjithesise kane kohe te ndryshme.

Pra nga perspektiva e Gjithesise, si nje trup i vetem, ajo eshte duke jetuar ne kohe te ndryshme ne te njejten kohe. Por ne ndryshim nga perfytyrimi mbi Zotin, Gjithesia jone ka nje te shkuar te larget dhe do te kete nje te ardhme te larget qe nuk po ndodhin tani.
avatar
Crash

Mos dorėzimi eshte arritja drejt qellimit



105


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  beslasht prej 29.07.14 0:10

A do tė mund t'a perceptoje ti njė gjendje ashtu si rasti i dytė?

Ne ende nuk kemi pėrkufizim pėr kohėn, nuk dimė si ta pėrkufizojmė, as nuk e kemi nė dorė. Por dimė se ēdo gjė qė ndodh ndodh brenda njė kohė tė caktuar. Nėse nuk ekziston koha, atėherė nuk ekziston asnjė ndodhi e vetme. Konkluzioni ėshtė se nė atė gjendjen pa kohė para se tė krijohej gjithėsia, "zoti" paska qenė njė qenie e ngurtė e palėvizshme si njė pėrmendore.

A je nė gjendje ta perceptosh dot zotin nė njė gjendje tė tillė??
avatar
beslasht

peshq dhe yje

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  Jon Sh prej 01.08.14 12:08

Po koha esht dicka e paprekshme pra nuk ekziston. thjesht eshte nje mjet mates. Pershembull neve plakemi dhe vdesim per shkak te proceseve ne trupin tone, por nqs proceset do te ndodhnin me ngadale ne kushte te tjera atehere do te rronim me gjate.
avatar
Jon Sh

68


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  DaniEL prej 01.08.14 15:14

"Pėr Zotin njė ditė ėshtė si njė mijė vjet dhe njė mijė vjet janė si njė ditė."
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

98


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  excommunicated prej 01.08.14 17:59

"Kush me ka pare mua ka pare Zotin"-Jezu Krishti.
Kur te shikoni Zotin brenda gjithsecilit atehere do te shikoni Zotin.
Zoti ndodhet brenda secilit prej nesh.
avatar
excommunicated

A te pelqejne Lepurat?

Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


409


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  excommunicated prej 02.08.14 17:32

"Mos fol per Zotin pa nje drite!"
Ashtu sic eshte lart po keshtu eshte edhe poshte
Njeriu eshte krijuar ne imazhin e zotit.
"Bota e jashtme eshte reflektim i botes se brendshme"-Emanuel Kant
Shkrim ne tempullin e Delfit "Nese nuk e gjen brenda teje ate qe po kerkon, nuk mund ta gjesh dot ate as edhe jasht. Brenda teje fshihet thesari i thesareve. Njih veten dhe do te njohesh Universin dhe Zotat"
Zoti eshte fjala, Zoti eshte dashuri . "Une jam drita e Botes"
Jezu Krishti tha se ju duhet te kerkoni Mbreterin e Zotit e cila eshte "brenda jush" dhe se cdo gje qe kerkoni do tju jepet, dhe nese trokisni deren fort ajo do te hapet dhe se duhet te kerkoni me nje shpirt te sinqert dhe te keni besim ne mundesit hyjnore te shpirtit tone.
"Pertej gjithe ekzistencave te fundme dhe shkaqeve dytesore, gjithe ligjeve, ideve, dhe parimeve, eshte nje INTELIGJENC e MENDJES (nous, shpirti), parimi i pare i gjithe parimeve; Ideja Supreme nga e cila te gjithe idete e tjera kane dale; Monarku dhe Ligj venesi i universit; substanca
e fundit nga e cila gjithe gjerat rrjedhin qenien e tyre, shkaku i pare dhe efikas i te gjithe rregullave, dhe harmonis, dhe bukuris, dhe persosmerise dhe miresise, e cila pershkon tere universin, i cili eshte quajtur me ane te mbizoterimit dhe persosmerise Zoti Suprem (Shpirti Universal).
avatar
excommunicated

A te pelqejne Lepurat?

Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


409


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  Flavius prej 03.08.14 0:15

Perėndia nuk mund tė emėrohet, pėrndryshe do tė jetė e kufizuar. Megjithatė, pėr t'a kuptuar, ne jemi tė detyruar ndonjėherė pėr tė pėrdorur fjalė domosdoshmėrisht tė kufizuara si fjalėn ZOT.

Fjalėn Zot unė e kuptoj si : Jeta, Parimi Universal, Substanca Universale qė dallon nga Zoti fetar.

Perėndia, pėr mua, ėshtė vetė JETA. Gjithėprania, Plotfuqia dhe Gjithėdija e Qenies.
avatar
Flavius

116


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Emrat dhe titujt e Perėndisė

Mesazh  DaniEL prej 03.08.14 0:32

Fjala “teologji” vjen nga fjala greke “theos” qė do tė thotė “Perėndi”. Si rrjedhim, teologjia ėshtė doktrina e Perėndisė. Pėr tė filluar studimin e shumė doktrinave tė Biblės, duhet tė fillojmė nga Burimi i tė gjitha gjėrave, nga Perėndia! Duhet tė fillojmė me Perėndinė, sepse nuk ka asnjė dhe asgjė pėrpara Tij. Ai ishte pėrpara se ēdo gjė tė vinte nė jetė: “nė fillim Perėndia …” (Zanafilla 1:1). “Perėndia, nė kohė tė lashta dhe nė shumė mėnyra …” (Hebrenjve 1:1). “Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perėndinė dhe Fjala ishte Perėndi” (Gjoni 1:1). Gjėrat qė duhet tė studiojmė janė:

I. Emrat dhe titujt e Perėndisė

Emri i njė personi, vendi apo gjėje ėshtė ai me tė cilin njihet nga tė tjerėt. Emrat e Perėndisė janė ata me tė cilėt ai ėshtė i njohur. Ata pėrcaktojnė karakterin e Tij. Po, emrat e Perėndisė janė ata me tė cilėt ai ėshtė i njohur nga populli i Tij: “Mė shpėto, o Zot, me emrin tėnd” (Psalmi 54:1a). “Ata qė njohin emrin tėnd do ta vėnė besimin e tyre nė Ty” (Psalmi 9:10). Kur ju lexoni nė Bibėl fjalėn “Perėndi”, e dini qė ėshtė pėrkthyer ose nga fjala hebraike “Elohim”, ose nga fjala hebraike “Jehova”. Fjala “Zot” vjen zakonisht nga fjala hebraike “Adonai”. Pėr tė ditur se cila fjalė pėrdoret nė ndonjė varg, kėshillohuni me njė mjet teknik si “Concordance” (Strong’s apo Young’s). Secila nga kėto fjalė, Elohim, Jehova dhe Adonai pėrshkruan karakterin e Perėndisė dhe veprimet e Tij ndaj njerėzisė, duke dalluar shenjtorin nga mėkatari.

A. Elohim.

Fjala “Elohim”, qė pėrkthehet “Perėndia”, gjendet mė shumė se dy mijė e treqind herė nė Shkrimin e Shenjtė. Ky nuk ėshtė njė emėr personal i Perėndisė, por ėshtė titulli zyrtar i Tij, ēfarė Ai ėshtė, Perėndi, Elohim! Fjala “Elohim” nuk ėshtė pėrdorur vetėm pėr Perėndinė, por edhe pėr njerėzit (“Unė kam thėnė ju jeni perėndi, jeni tė gjithė bijtė e Shumė tė Lartit”, Psalmi 82:6 dhe Gjoni 10:34-35) dhe pėr idhujt (“Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bėni perėndi me metal tė shkrirė” Levetiku 19:4). Ky ėshtė titulli i Perėndisė ashtu siē ėshtė titulli “president”. President ėshtė titulli zyrtar i kryeekzekutivit tė njė shteti. Nuk ėshtė emri, por titulli i tij. Ashtu siē ka presidentė tė shumė llojeve, si: president i firmave, i shoqėrive misionare etj., edhe emri zyrtar i Perėndisė ėshtė Elohim, zyra e Tij.

Elohim ėshtė emėr nė numrin shumės, dhe, kur themi “shumės”, nėnkuptojmė qė kemi tė bėjmė me dy ose mė shumė gjėra. Kjo ėshtė e vlefshme pėr gjuhėn shqipe, por jo edhe pėr gjuhėn hebraike. Gjuha shqipe ka dy numra: njėjėsin (me kuptimin njė) dhe shumėsin (me kuptimin dy a mė shumė). Nė hebraisht kemi tre numra: njėjės, pėr njė; duali, qė i referohet numrit dy; shumėsi, qė do tė thotė tre ose mė shumė. Kėshtu emri Elohim ėshtė shumės, tre ose mė shumė. Zanafilla 1:1 thotė: “Nė fillim Perėndia (tre ose mė shumė) krijoi qiejt dhe tokėn”. Njė tregues tjetėr i trinisė gjendet nė Zanafilla 1:26-27: “Perėndia [Elohim] tha: ‘Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė’”.

Kuptimi i vėrtetė i fjalės “Elohim” ėshtė Ushtruesi i Fuqisė, Ai i Forti. Nė kapitujt e parė tė Zanfillės, Elohim ėshtė pėrshkruar duke shfaqur pushtetin e Tij nė kėto dhjetė fjalė: krijoi, bėri, lėvizi, tha, shikoi, quajti, ndau, vendosi, mbaroi dhe bekoi.

Asnjė krijesė nuk ka pushtet, pėrveē atij qė i ka dhėnė Perėndia. Pushteti i pėrket Perėndisė. Njeriut i duhet tė punojė pėr pushtetin e tij nė tė gjitha fazat e jetės. Perėndia vetėm flet dhe ēdo gjė kryhet. Perėndia jo vetėm e krijon, por edhe e mban atė qė e krijon nga asgjėja.

Elohim (Perėndia) ka pushtet mbi qeverinė. Danieli e theksoi kėtė dhe Nebukadnetsarit iu desh ta provonte “qė tė gjallėt tė dinė qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve; Ai ia jep atij qė dėshiron dhe larton mbi tė keqin e tė kėqinjve” (Danieli 4:17). Duke pasur zemrėn e tij tė mbushur me krenari, Nebukadnetsarin e zuri marrėzia, derisa pranoi se Shumė i Larti nė tė vėrtetė mbretėronte. Atėherė atij iu kthye arsyeja dhe u bė njė besimtar i fortė i kėsaj tė vėrtete.

Elohim (Perėndia) ka pushtet nė gjykim, si mbi njerėzit, ashtu edhe mbi kombet. Kur godet, askush nuk mund t’i qėndrojė Atij.

El ėshtė forma e njėjėsit pėr Elohim. Gjendet dyqind e pesėdhjetė herė nė Shkrimet e Shenjta. ėshtė pėrdorur nė emra tė pėrveēėm si Samuel (i kėrkuar nga Perėndia) dhe Elija (Jehova ėshtė Perėndia im).

B. Jehova.

Jehova ėshtė emri personal i Perėndisė. Ėshtė njė emėr mbi ēdo emėr tjetėr. Jehova do tė thotė Shpengues. Sa herė qė ėshtė pėrdorur nė Bibėl, ėshtė e lidhur me ēlirimin e Zotit: “Kėshtu kur kapitenėt e qerreve panė Jozafatin, ata thanė: ‘Ai ėshtė mbreti i Izraelit’. Pastaj e rrethuan pėr ta sulmuar; por Jozafati lėshoi njė britmė dhe Zoti [Jehova] i vajti nė ndihmė; Perėndia i shtyu tė largoheshin prej tij” (2 Kronikave 18:31).

Ndėrsa emri personal i Perėndisė, Jehova, shkruhej, nuk shqiptohej kurrė. Hebrenjtė e konsideronin kėtė emėr si tepėr tė shenjtė pėr t’u pėrmendur nga buzėt njerėzore. Ka mundėsi qė ky shqiptim tė mos jetė i saktė as sot, sepse nė gjuhėn hebraike shkruhet pa asnjė zanore. Emri “Jehova” nė hebraisht shkruhet JHVH. Shpresojmė qė e shqiptojmė nė rregull. Ndoshta mund tė shqiptohet Jeheveh, Jihivih, Jahavah, ose nė shumė mėnyra tė tjera. Kur skribėt vinin tek emri Jehova, duke kopjuar, ata i lanin trupat e tyre, dhe penat, me tė cilat do tė shkruanin kėtė emėr, pastroheshin. Madje edhe nė publik, kur lexuesit do tė arrinin tek ky emėr, nuk e shqiptonin, sepse kishin frikė se mos e merrnin nėpėr gojė kot, kėshtu qė e zėvendėsonin me Elohim apo Adonai. Njė arsye pse fjala “Jehova” u pėrdor rrallė, ishte qė tė ruhej njė njohje sa mė e plotė e shenjtėrisė sė Tij.

Kur Zoti (Jehova) iu shfaq Moisiut nė ferrishten qė po digjej dhe e urdhėroi qė tė udhėhiqte bijtė e Izraelit tė dilnin nga Egjipti pėr tė shkuar nė tokėn e premtuar, Moisiu pyeti: <> (Eksodi 3:13-14).

Jehova ėshtė UNė JAM-i i pėrjetshėm. S’ka as tė kaluar, as tė ardhme me Jehova-in; Ai ėshtė i Tashmi i Pėrjetshėm, Vetekzistuesi, Ai qė e bėri veten e Tij tė njohur.

Tek Eksodi 20:2 lexojmė: “Unė jam Zoti Perėndia yt”, domethėnė, “Unė jam Jehova, Elohim-i yt”. Kishte shumė elohimė, por vetėm njė Jehova. Ju mund tė lexoni nė Bibėl “Elohim i Izraelit”, por kurrė nuk lexoni “Jehova i Izraelit”, sepse nuk ka asnjė tjetėr Jehova. Kur Elija dhe profetėt e Baalit patėn njė provė, kjo ishte pėr tė vendosur kush ishte Elohim (Perėndia), Jehova apo Baali.

Jehova ishte gjithmonė i lidhur nė njė mėnyrė shpenguese me njerėzit e Tij, por marrėdhėnia e Tij me krijesat e Tij (kjo pėrfshin edhe njerėz jo tė rilindur) ishte gjithmonė si Elohim. E njėjta gjė ėshtė edhe sot. Perėndia ėshtė Perėndia i gjithė tė pashpėtuarve, por Ai ėshtė Jehova, Įtė pėr gjithė tė shpėtuarit. Libri i Jonės e ilustron kėtė gjė mė sė miri. Nė kapitullin 3 dhe 4 njerėzit i thirrėn Elohim-it dhe Jona iu drejtua Jehova-it! Ata ishin tė humbur, por ai ishte i shpėtuar. Ata mė vonė u shpėtuan dhe mund ta quanin tashmė Perėndinė Jehova. Mund tė shihni shkrime tė tjera, si: Gjyqtarėt 7:14-15; 2 Kronikave 19:6-9; Zanafilla 7:16; 1 Samueli 17:46.

JAH ėshtė njė tjetėr emėr pėr Perėndinė. Gjendet dyzet e tetė herė nė pėrkthimet e ndryshme. Disa studiues biblikė besojnė se JAH ėshtė njė shkurtim i fjalės “Jehova”. Kuptimi ėshtė i njėjtė: “Kėndojini Perėndisė, kėndojini lavde emrit tė tij, pėrgatitini rrugėn atij qė kalon me kalė nė shkretėtirė; emri i Tij ėshtė Zoti [JAH]; ngazėlloni para tij” (Psalmi 68:4). Emri JAH ėshtė gjithmonė i lidhur me lavdėrimin dhe gjendet, sė pari, tek Eksodi 15:2.

Ne besojmė se fjala “Perėndi” (Elohim), duke qenė shumės tek Zanafilla 1:1, sugjeron pa dyshim qė Trinia ka krijuar qiejtė dhe tokėn. Edhe sot shohim qė mendimet moderne e interpretojnė kėtė nė mėnyra tė ndryshme. Mendimi modern thotė qė kjo pjesė duhet tė lexohet: “Nė fillim perėnditė kanė krijuar qiejt dhe tokėn”. Arsyeja pėr kėtė, thonė ata, ėshtė se nė fillim Izraeli ka besuar nė shumė zotėr, por feja e tyre u shndėrrua nė monoteizėm (me njė Perėndi). Kjo formė e arsyetimit ėshtė shumė e vėshtirė pėr shumė studiues. A ka ndonjė pjesė tė Shkrimit qė do ta hedhė poshtė kėtė? Sigurisht qė po! Mund tė shikoni tek Ligji i Pėrtėrirė 6:4: “Dėgjo, o Izrael, Zoti Perėndia ynė ėshtė njė i vetėm”. Tani, vendosni fjalėt e sakta Elohim dhe Jehova nė kėtė pjesė dhe do tė shihni se sa qartė del Trinia e Zanfillės 1:1: “Dėgjo o Izrael, Jehova-i, Elohim-i ynė (tre ose mė shumė) ėshtė njė i vetėm”. Prandaj, njeriu filloi me besimin nė njė Zot dhe mė vonė u shthur deri nė thellėsi “dhe e shndėrroi lavdinė e Perėndisė sė pakalbshėm nė njė shėmbėllim tė ngjashėm me atė tė njė njeriu tė kalbshėm, tė shpendėve, tė kafshėve katėrkėmbėshe dhe tė rrėshqanorėve” (Romakėve 1:23).

C. Adonai.

Termi “Adonai”, nė tė vėrtetė, ka kuptimin zotėri ose zotėrues, njė qė zotėron, qė drejton dhe qė bekon tė tijtė. Kjo gjendet sė pari tek Zanafilla 15:1-2: “Mbas kėtyre gjėrave fjala e Zotit iu drejtua Abramit nė vegim, duke i thėnė: ‘Mos ki frikė Abram, Unė jam mburoja jote dhe shpėrblimi yt do tė jetė shumė i madh’. Po Abrami i tha: ‘Zot (Adonai) Perėndi, ēfarė do tė mė japėsh, sepse unė jam pa fėmijė dhe trashėgimtari i shtėpisė sime ėshtė Eliezeri i Damaskut?’”.

Adonai mund tė njihet gjithmonė me fjalėn “Zoti” dhe “zot” nė Dhiatėn e Vjetėr. Ka dy forma tė ndryshme pėr kėtė fjalė: Adon, e cila ėshtė njėjės, dhe Adonai, qė ėshtė shumės.

Adonai ėshtė pėrdorur nė dy mėnyra nė Shkrimet, kur ka lidhje me njeriun dhe marrėdhėniet e tij tokėsore, si njė zotėri i skllevėrve tė tij dhe si njė burrė ndaj gruas: “Kėshtu shėrbėtori e vuri dorėn nėn kofshėn e Abrahamit, zotit tė tij, dhe iu betua lidhur me kėtė problem. Pastaj shėrbyesi mori dhjetė deve nga devetė e zotit tė tij dhe u nis, duke pasur me vete ēdo lloj tė mirash tė zotėrisė sė tij” (Zanafilla 24:9-10a). “Ashtu si Sara qė i bindej Abrahamit duke e quajtur ‘zot’” (1 Pjetri 3:6). Shihni gjithashtu Zanafilla 18:12.

Njė hebre mund tė shiste vetveten tek njė hebre tjetėr dhe ai do tė bėhej zotėria i tij. Megjithatė, ai nuk mund tė shitej pėrgjithmonė, sepse nė vitin shtunor ose nė vitin e Jubileut, tė gjithė skllevėrit liroheshin. Kishte ende njė rrugė me tė cilėn njė skllav mund tė mbetej skllav pėrgjithmonė, dhe kjo ishte me anė tė vendimit: “Por nė qoftė se skllavi thotė haptazi: ‘Unė e dua zotėrinė tim, gruan time dhe fėmijėt e mi dhe nuk dua tė shkoj i lirė’, atėherė pronari i tij do t’ia afrojė Perėndisė dhe do ta avitė te dera ose te shtalkat; pastaj pronari i tij do t’i shpojė veshin me njė fėndyell; dhe ai do t’i shėrbejė pėrgjithnjė” (Eksodi 21:5-6). Pali tha se ishte skllav (shėrbėtor) i Jezus Krishtit, i blerė me gjak dhe i lidhur me dashuri! Sa herė qė ju pėrdorni emrin Zoti Jezus Krisht, ju thoni: “Ai ėshtė Zotėria im”. “Ju mė quani Mėsues dhe Zot dhe mirė thoni, sespe jam” (Gjoni 13:13).

D. Kombinime me emrin Jehova.

1. Jehova-jireh: “Zoti do tė sigurojė (do tė japė)”. “Dhe Abrahami e quajti kėtė vend Jehova-jireh. Prandaj edhe sot e kėsaj dite thuhet: ‘Do tė furnizohet (jepet) nė malin e Zotit’” (Zanafilla 22:14). Ky ishte rasti kur Abrahami mori nė mal djalin e tij tė vetėm, Isakun. Isaku mbante drutė, kurse Abrahami mbante thikėn dhe zjarrin. Djali i tij e pyeti se ku do ta merrnin flinė. At Abrahami iu pėrgjigj: “Perėndia do tė sigurojė vet qengjin pėr sakrificėn” dhe Perėndia e bėri kėtė! Para se Abrahami ta vriste djalin e tij si flijim tė kėrkuar nga Perėndia, engjėlli i Zotit e ndaloi dorėn e tij dhe sytė e tij shikuan nė kaēube, ku ai pa dashin qė Zoti e kishte siguruar (dhėnė). Afėrsisht dy mijė vjet mė parė, Biri i Perėndisė mbarti vetė njė barrė tė drunjtė, Kryqin, dhe Ati mbajti zjarrin (qė flet pėr gjykimin) dhe thikėn (qė flet pėr vdekjen) dhe Zoti me tė vėrtetė i siguroi vetes njė flijim pėr mėkatet tona, Birin e Tij, Zotin dhe Shpėtimtarin Jezus Krisht. A ėshtė Ai Jehova-jireh pėr ju? Ēfarėdo qė tė ndodhė, mbani mend: Ai ėshtė Jehova-jireh, “Zoti do tė sigurojė [do tė japė]“.

2. Jehova-Rafa: “Zoti qė shėron”. “[Zoti] tha: ‘Nė qoftė se ti dėgjon me vėmendje zėrin e Zotit, Perėndisė tėnd dhe bėn atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Tij dhe dėgjon urdhėrimet e Tij dhe respekton tėrė ligjet e Tij , unė nuk do tė jap asnjė nga ato sėmundje qė u kam dhėnė egjiptasve, sepse unė jam Zoti [Jehova-Rafa] qė tė shėron” (Eksodi 15:26). Ai ėshtė Zoti, Mjeku. Mėnyra se si ėshtė pėrdorur kjo nuk ėshtė se “Unė do tė shėroj sėmundjet e tua”, por “Unė nuk do tė sjell ligėsi mbi ty”.

Bota ėshtė quajtur ndryshe “bota e sėmurė”. Livingstone, njė misionar dhe zbulues nė Afrikė, e ka quajtur Afrikėn “njė plagė e hapur” dhe arsyeja pėr kėtė ėshtė plaga e thellė e mėkatit! Fjala “shėroj” ėshtė njė fjalė interesante dhe ka kuptimin riparoj, rregulloj, kuroj. Ka njė shėrim tė pėrsosur tek Jehovai-Rafa sespe “me vurratat e tij ne u shėruam” (1 Pjetri 2:24). Shikoni gjithashtu Psalmi 41:4.

3. Jehova-nissi: “Zoti, Flamuri ynė”. “Moisiu ndėrtoi pastaj njė altar tė cilit i vuri emrin: ‘Zoti ėshtė flamuri ynė’ [Jehova-nissi]” (Eksodi 17:15). Zoti ėshtė Fitorja jonė. Krishti i kryqėzuar ėshtė Flamuri ynė i Fitorės!

4. Jehova-kadesh: “Zoti qė shenjtėron”. “Respektoni statutet e mia dhe i vini nė zbatim. Unė jam Zoti [Jehova-kadesh] qė ju shenjtėron” (Levitiku 20:8). Zoti ėshtė i njėjti Zot, si i tė krishterėve, ashtu edhe i hebrenjve. “Ai shtoi: ‘Ja, unė vij pėr tė bėrė, o Perėndi vullnetin tėnd’… Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezus Krishtit, qė u bė njėherė pėr tė gjithė” (Hebrenjve 10:9-10). Shihni pėr kėtė edhe Hebrenjve 10:14 dhe Eksodi 31:13.

5. Jehova-shalom: “Zoti Paqja jonė”. “Atėherė Gideoni ndėrtoi njė altar pėr Zotin atje dhe e quajti ‘Jehova-shalom’. Ai gjendet edhe sot nė Orfrahun e Abiezeritėve” (Gjyqtarėt 6:24). Ka vetėm njė rrugė pėr tė siguruar paqen sot dhe kjo ėshtė nėpėrmjet Zotit Jezus Krisht. Ai ėshtė Paqja jonė: “Ai nė fakt, ėshtė paqja jonė, ai qė ka bėrė tė dy popujt njė dhe ka shėmbur murin e ndarjes” (Efesianėve 2:14). Shihni gjithashtu Romakėve 5:1.

6. Jehova-tsedekah: “Zoti Drejtėsia jonė”. “Nė ditėt e tij Juda do tė shpėtohet dhe Izraeli do tė qėndrojė me siguri. Ky do tė jetė emri me tė cilin do tė thirret: ‘Zoti drejtėsia jonė’ [Jehova-tsedekah]” (Jeremia 23:6). Izraeli do tė kthehet nė Tokėn e Premtuar pėrsėri dhe, gjatė mijėvjeēarit tė Jezusit, Jehovai do tė quhet Jehova-tsedekah “Zoti drejtėsia jonė”. Zoti erdhi, nė tė vėrtetė, i vetmi i drejtė, por ata e kryqėzuan. Por njė ditė Ai do tė vijė pėrsėri pėr herė tė dytė dhe Izraeli do ta shpallė Zotin Jezus Krisht si Drejtėsinė e tyre. Pėr shkak se “nuk ka asnjė njeri tė drejtė, as edhe njė” (Romakėve 3:10), Jezus Krishti ėshtė e vetmja drejtėsi qė ndokush mund tė shpallė si tė tijėn.

7. Jehova-shamah: “Zoti ėshtė atje”. “Gjithė perimetri do tė jetė tetėmbėdhjetė kubitė. Prej kėsaj dite emri i qytetit do tė jetė: ‘Zoti ėshtė atje [Jehova-shamah]‘” (Ezekieli 48:35). Kur Izraeli do tė rikthehet nė vend dhe toka do tė jetė plot me njohurinė e Zotit, Jeruzalemi do tė quhet Jehova-shamah, “Zoti ėshtė atje”.

8. Jehova-sabaoth: “Zoti i Ushtrive”. “Ēdo vit ky njeri nisej nga qyteti i tij pėr tė adhuruar dhe pėr t’i ofruar flijime Zotit tė ushtrive [Jehova-sabaoth] nė Shiloh” (1 Samueli 1:3a). Izraeli ėshtė Ushtria, Zoti ėshtė Perėndia i Ushtrive. Shihni gjithashtu Eksodi 12:41; 2 Mbretėrve 6:14-23; Romakėve 9:29 dhe Jakobi 5:4.

9. Jehova Ra-ah: “Zoti Bariu im”. “Zoti [Jehova Ra-ah] ėshtė bariu im, asgjė nuk do tė mė mungojė” (Psalmi 23:1). Njė herė njė vajzė e vogėl po e thoshte kėtė varg pėrmendėsh dhe kjo ishte mėnyra se si u shpreh: “Zoti ėshtė Bariu im dhe pse duhet tė shqetėsohem?” A e keni gjetur ju atė Burim Fuqie? A keni gjetur paqe tė pėrsosur duke ndjekur Shpėtimtarin, kudo qė Ai ju drejton? Frika nuk do t’ju shqetėsojė, errėsira nuk mund t’ju mėrzitė, varfėria nuk mund t’ju shkatėrrojė, nė qoftė se Jezusi ėshtė Jehova Ra-ah pėr ju, Bariu juaj.

E. Kombinime me emrin Elohim. Siē ka kombinime me emrin “Jehova”, ka kombinime edhe me emrin “Elohim”.

1. El Eljon: “Mė i Larti Perėndi”. “Melkizideku mbreti i Salemit, i shpuri bukė dhe verė. Ai ishte prift i Shumė tė Lartit Perėndi [El Eljon]” (Zanafilla 14:18). Eljon do tė thotė mė i larti, ndersa El Eljon ka kuptimin mė i larti Perėndi. Mund tė shihni Ligji i Pėrtėrirė 32:8 dhe Danieli 4:34-35. Jezus Krishti ėshtė El Eljon-i ynė: “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė” (Mateu 28:18).

2. El-Olam: “Perėndi i Pėrjetshėm”. “Pastaj Abrahami mbolli njė marinė nė Beer-Sheba dhe aty thirri emrin e Zotit [El-Olam], Perėndi i Pėrjetėsisė” (Zanafilla 21:33). Po, Perėndia ėshtė “Perėndi i Pėrjetshėm”, “Perėndi i tė gjitha kohėrave”.

3. El-Shadai: “Perėndia i Plotfuqishėm”. Kjo gjendet pėr herė tė parė tek Zanafilla 17:1. “Kur Abrami u bė nėntėdhjetė e nėntė vjeē Zoti i doli pėrpara dhe i tha: ‘Unė jam Perėndia i plotfuqishėm [El-Shadai]; ec nė praninė time dhe qėndro i ndershėm’”. El do tė thotė i Fuqishmi. Shadai vjen nga fjala “shad”, qė do tė thotė gji, gjiri i njė gruaje. Kjo ilustrohet nga pjesa e Shkrimit tek Isaia 28:9. Prandaj El-Shadai do tė thotė Gjiri i Perėndisė, Ushqyesi, Fuqidhėnėsi dhe Pėrdėllyesi.

El-Shadai ėshtė njė nga emrat mė tė ēmuar tė Perėndisė, qė vlerėsohet nga studiuesit e Biblės: Gjiri i Perėndisė, Fuqi-dhėnėsi, Zoti i Gjithmjaftueshėm, Zoti Bujar, Zoti qė ėshtė i Aftė! “Ai mund t’i shpėtojė plotėsisht ata …” (Hebrenjve 7:25). Pse? Sepse Jezus Krishti, Zoti ynė ėshtė El-Shadai ynė, Zoti qė ėshtė i Aftė.
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

98


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dy teoritė pėr Zotin

Mesazh  TENIOLTENI prej 05.08.14 21:03

Materiali eshte shume interesant. por kur vazhdo nga mesi i saj u kujtova qe une e kam lexuar kete liber, qe shpjegon Doktrine e Bibles se Krishtere ku autori eshte Dr. Mark Cambron D.D.

Me duket se ke marre vetem Kapitullin e pare, te tjerat po ti nxjerr vetem si tituj per orientim.

1. TEOLOGJIA - Doktrina e Perėndisė

1. Emrat dhe Titujt e Perendise (kete e ke paraqitur)
2. Ekzistenca e Perendise
3. Natyra e Perendise
4. Tiparet e Perendise
5. Atesia e Perendise

2. KRISTOLOGJIA - Doktrina e Krishtit

1. Emrat dhe Titujt e Krishtit
2. Misherimi i Krishtit
3. Dy Natyrat e Krishtit
4. Vdekja e Krishtit
5. Ringjallja e Krishtit
6. Ngjitja dhe Kurorezimi i Krishtit

3. PNEUMATOLOGJIA - Doktrina e Frymes se Shenjte

1. Personaliteti i Frymes se Shenjte
2. Hyjnia e Frymes se Shenjte
3. Puna e Frymes se Shenjte - Pjesa e dyte

4. ANTROPOLOGJIA (Doktrina e Njeriut)

1. Njeriu ne gjendjen e tij te ndershmerise
2. Njeriu ne gjendjen e tij te mektatit
3. Njeriu ne gjendjen e tij te hirit

5. HAMARTIOLOGJIA (Doktrina e Mekatit)

1. Origjina e mekatit
2. Realiteti i mekatit
3. Natyra e mekatit
4. Shtrirja e mekatit
5. Rrafshet e mekatit
6. Ndeshkimi i mekatit

6. SOTERIOLOGJIA (Doktrina e Shpetimit)

1. Pendimi
2. Besimi
3. Riperterirja
4. Shfajsimi
5. Shenjterimi
6. Biresimi
7. Shpengimi
8. Lutja

7. EKLEZIOLOGJIA (Doktrina e Kishes)

1. Kuptimi i fjales
2. Perdorimi i fjales
3. Ēfare nuk eshte kisha
4. Ēfare eshte kisha?
5. Dhuntite e trupit
6. Kisha lokale
7. Disiplina ne kishe
8. Urdheresat ne kishe

8. ANGJELOLOGJIA (Doktrina e Engjejve)
Perkufizimi
1. Pershkrimi
2. Pervijimi (skicimi) i engjejve
3. Satani

9. ESKATOLOGJIA (Doktrina e Gjerave te Fundit)

1. Vdekja fizike
2. Ringjallja trupore
3. Gjendja e ndermjetme
4. Ardhja e dyte e Krishtit
5. Antikrishti
6. Mundimi
7. Beteja e Armagedonit
8. Mijevjecari
9. Gjykimet
10. Pas mijevjecarit
11. E ardhmja e te paudheve
12. Qielli



avatar
TENIOLTENI

Tashmė, vėllezėr, nuk duam qė tė jeni nė mosdije pėrsa u pėrket atyre qė flenė, qė tė mos trishtoheni si tė tjerėt qė nuk kanė shpresė. Sepse, po tė besojmė se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmė gjithashtu qė Perėndia do tė sjellė me tė, me anė tė Jezusit, ata qė kanė fjetur. Dhe kėtė po jua themi me fjalėn e Zotit: ne tė gjallėt, qė do tė mbetemi deri nė ardhjen e Zotit, nuk do tė jemi pėrpara atyre qė kanė fjetur, sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin.
Ngushėlloni, pra, njėri-tjetrin me kėto fjalė. 1 Thes 4:13-18

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi