Gargoilėt dhe shtrigat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gargoilėt dhe shtrigat

Mesazh  gjilanasi prej 22.07.14 19:47

Shumica e gargoilėve qė shikoni nė fasadėn e kishave duken si kopje gjysmėperėndish. Gargoilėt janė krijesa mitike (quhen edhe “groteske”), tė cilat i gdhendnin muratorėt si ullukė, pėr tė kulluar ujėt nga ēatitė e godinave. Fjala gargoil rrjedh nga fjala frėngegargouille, qė do tė thotė “fyt” (nga e njėjta rrėnjė rrjedhin edhe fjalėt gargarė dhe gurgullimė).



Gargoilėt ishin njė veēori artitekturore e ndėrtesave romake, si ato tė zbuluara nė Pompei, qė shėrbenin pėr tė mbajtur larg tė keqen. Nga mėnyra se si shikojnė, duket sikur ata mbajnė tė keqėn jashtė dhe kujdesen qė ajo tė mos futet brenda. Sa mė takon mua, gjithnjė kam menduar se ėshtė e pahijshme tė mbash kėto figura tė ashtuquajtura mitologjike jashtė shtėpisė. Unė pėrnjemend s’besoj se ėshtė e nevojshme tė merakosemi pėr mite, qė na kanė ardhur nga njė botė qė nuk kishte dijen apo shkencėn pėr tė shpjeguar arsyen se pėrse ndodhnin nė tė vėrtetė gjėrat. Me fjalė tė tjera, pėrse tė shqetėsohemi pėr njė botė demonėsh, qė veēse na acaron, dhe qė ėshtė pėrdorur pėr tė frikėsuar turmėn?  Mjeksia dhe mitet ndryshojnė; fundja, pėr vite e vite tė tėrė epileptikėt kundroheshin si tė pushtuar nga djalli.

Dhe nė kohėt e hershme, kur njerėzit nuk dinin asgjė pėr gjenet dhe mikrobet, pėr gjithēka fajėsoheshin “humoret* e kėqinj” qė futeshin nė trup. Njerėzit merrnin gjak pėr tė nxjerrė humoret e kėqinj – madje, disa njerėz, si Xhorxh Uashingtoni, gjatė kėtyre orvatjeve gjetėn vdekjen nga gjakderdhja. Me sa duket, njerėzit e asaj kohe nuk mund t’i shpėtonin mallkimit apo pushtimit tė djallit. (A zini besė se edhe sot e kėsaj dite ka njerėz qė mė pyesin se mos janė tė mallkuar? Ata thjeshtė nuk duan tė marrin mbi vete pėrgjegjėsitė pėr rrjedhėn e studimit tė kėsaj jete.) Ėshtė e sigurt se demonėt nuk futen nė trupin tonė, por energjia negative apo ndonjė person toksik mund tė na bėjnė tė ndjehemi tė kėputur dhe tė sėmurė. Shpesh nėpėr leksionet e mia them se ne nuk na sėmurin mikrobet, por njerėzit dhe rrethanat – domethėnė, nė nuk mund “tė tresim” jetėn, ndaj dhe na dhėmb stomaku; ose marrim mbi vete aq shumė, sa na dhėmb kurrizi.

Trupat tanė na flasin vėrtet: vazhdoni t’i thoni dikujt se ju ka thyer zemrėn dhe do tė pėrfundoni me probleme kardiake; nėse dikush ju bėn t’ju “vlojė gjaku”, do t’u rritet tensioni i gjakut. Nuk dua t’ju ndėrgjegjėsoj sė tepėrmi, por mos pėrdornin shumė fjalė negative, qė trupi tė mos ju pėrgjigjet. Pėr t’ju treguar sa e zgjuar jam (mos harroni, kurrė nuk kam mėtuar se jam psikogjenia e vetvetes), nuk e kuptova deri vonė se burri im i sprasėm po mė zinte frymėn me trysninė qė ushtronte mbi mua. Pas divorcit, mjeku im mė zbuloi njė tumorr nė fyt (falė Perėndisė, beninj), qė ishte njė plagė pėrqark kordave tė mia zanore. Meqė nuk pija duhan dhe gjithnjė kisha patur njė zė tė ngjirur, si tė gjithė gratė nė familjen time, nuk i isha shqetėsuar pėr fytin tim, dhe mjeku e zbuloi tumorin gjatė njė kontrolli rutinė.

(E dija se Perėndija, Fransina dhe engjėjt e mi e kishin ndihmuar ta gjente.) Mė vonė e pyeta se ēdo tė mė kishte ndodhur. Ai m’u pėrgjigj: “Do tė tė kishte mbytur dalė e ngadalė.” Atėherė, ju mund tė quani qeniet e errėta, si ish burri im, “demonė”, por ata s’janė veē se shpirtėra tė shkėputur nga Perėndia pėr shkak tė krenarisė sė tyre. Ata mund tė na luajnė mendsh fare me personalitetin e tyre shpėrfillės dhe sociopatik, por ata janė kėtu qė ne tė mėsojmė. Unė besoj vėrtet qė s’do ta njohim kurrė, por bukuria e jetės sė kėtushme dhe asaj nė Anėn Tjetėr pėrbėhet nga kėrkimi i Perėndisė dhe mistereve tė botės.

Siē thotė Fransina: “Po qe se tė vjen nė mend pyetja, pėrgjigjja do tė jetė e mundshme”. Pra, lexoni dhe qėmtoni, dhe do tė arrini pėrndritjen dhe pėrgjigjjen e tė gjitha pyetjeve tuaja. Nė mesjetė ekzistonte termi “humore themelore”, tė cilat ishin katėr lėngjet kryesore tė trupit (gjaku, gėlbaza, vreri i verdhė dhe vreri i zi), pėr tė cilėt mendohej se pėrcaktonin cilėsitė fizike dhe mendore tė njė personi (Shėnimi i pėrkthyesit).

Shtrigat

Shtrigat janė keqkuptuar e, shpesh, edhe janė pėrfolur gjatė shekujve. Ne e pėrfytyrojmė si njė plakaruēe pranė njė kazani, ku ēoē zien, pėr tė rrėnuar viktimėn e saj tė pafat: kėtij pėrfytyrimi i shtojmė edhe macen e saj tė zezė dhe mendimin se ajo merr urdhėra nga djalli (ndodh qė shtriga tė marrė edhe vetė formėn e njė maceje, pėr t’i sjellė fat tė keq kujtdo qė i kapėrcen rrugėn).

Kėto tė gjitha janė legjenda dhe bestytni tė vjetėruara – por pėr pjesėn mė tė madhe tė namit tė tyre tė keq shtrigat i detyrohen kėtyre shekujve tė fundit, gjatė tė cilave Inkuzicioni vrau nė Europė me mija njerėz, si dhe Salemit nė Masaēustets, ku u zhvillua gjyqe tė ndryshme kundėr shtrigave. Jam e sigurt se nė kohė tė ndryshme ka patur shumė njerėz tė ligj, tė cilėt orvateshin tė ushtronin magjinė e zezė – e cila ėshtė e rrezikshme, sepse gjithēka qė lėshojmė kthehet sėrish – por shtriganėt e vėrtetė ushtrojnė njė prej feve mė tė lashta qė ekzistojnė. Unė nuk mund tė them kėtu se padija s’ėshtė lumturi, prandaj pėrpara se tė mė gjykoni, shqyrtoni parimet zanafillore tė fesė, qė pėrfaqėsojnė shtrigat.

Edhe pse Vika* moderne u krijua nė vitet ’50-tė tė shek. XX, rrėnjėt e saj na shpien nė njė fe tė lashtė panteiste, sipas sė cilės Zoti ishte kudo nė natyrė; ajo ėshtė shumė e lidhur edhe me parimin femėror apo Hyjneshėn.Shtriganėt pėrdorin namatisjet, por ushtruesit e vėrtetė i pėrdorin ato pėr qėllime tė mira, siē janė ndjellja e shirave nė kohė thatėsie, shėrimi i bagėtive a gjėsė sė gjallė etj. Njerėzit nuk e kuptojnė se pohimet janė nė tė vėrtetė pjesė e njė lloji tė ritualit vikan – kėto shtriga tė bardha besojnė se po tė pėrsėrisim shumė herė njė gjė, ajo do tė vijė tek ne, dhe se ne jemi krijuar pėr tė bėrė mirė. Sigurisht, brenda ēdo grupi ka pėrherė disa kokrra qė krijojnė njė figurė tė keqe pėr tė gjithė grupin.

(Pėrshembull, “TV Psikikja” zonjusha Kleo na ka poshtėruar gjithė ne psikikėve.) Njė shtrigan qė i keqpėrdor fuqitė e tij, zakonisht ėshtė njė qenie terri, qė ka keqpėrdorur nė mėnyrė flagrante energjinė e programimit pozitiv. A jam unė shtrigė, apo mė mirė, a dua unė tė jem shtrigė? Jo, por unė e adhuroj ngulmimin e tyre pėr tė mbajtur gjallė besimin. Dhe, megjithėse unė s’kam shqiptuar kurrė ndonjė formulė magjike dhe s’kam qenė kurrė Shtrigė, kam lexuar dhe studijuar nga literatura e tyre aq, sa ta dij se njė Shtrigan i vėrtetė priret nga mirėsia, harmonia dhe mbrojtja e planetit.

Sylvia Browne.
avatar
gjilanasi

424


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi