Legjenda e gruas sė kthyer nė gur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e gruas sė kthyer nė gur

Mesazh  Luli prej 21.07.14 11:09

Dikush lumturohet pėr vetė faktin qė merr frymė, ndėrsa njė tjetėr mund tė trimerohet se ka mundur zotat..Ne lidhje me kete fakt ben fjale dhe legjenda e Noibit,nje legjende qe te ben te mendosh thelle ne jeten e perditeshme te aktivitetit njerzor....



Niobi, ishte njė figurė e lashtė mitike, madje nga mė tragjiket. Tė dhėnat e para pėr tė na i jep Homeri nė “Iliadė”. Mitet e saja, qė filluan nga Teba dhe Azia e Vogėl, shumė shpejt u bėnė tė njohura nė tė gjithė Greqinė e lashtė.

E konsideronin tė bijėn e mbretit tė Frigjisė, Tantalit dhe Dionės ose Diės. U martua me njė prej Dioskurėve tė Tebės, Amfionin, me tė cilin bėri gjashtė djem dhe gjashtė vajza (ndėrsa Ovidi thotė se bėri katėrmbėdhjetė fėmijė gjithėsej, pra shtatė djem e shtatė vajza).

Por Niobi, si nėnė e shumė fėmijėve qė ishte, ndjeu njė krenari tė paparė, aq sa s’nguroi tė mburrej para zotave, duke thėnė se ishte mė e zonja se Litoja qė lindi vetėm dy fėmijė.

Litoja tejet e e fyer nga mėnyra e tė shprehurit tė Niobit, vendosi tė hakmerrej, duke vėnė nė armiqėsi tė bijtė e saj, Apollonin dhe hynjinė Artemidė me fėmijėt e Niobit.

Artemida vrau me shigjeta brenda anaktorit tė saj (Tebė) tė bijat e Niobit, ndėrsa Apolloni mori pėrsipėr ekzekutimin e meshkujve tė familjes, tė cilėt i gjeti tek gjuanin. Sipas poetėve mė tė rinj, nga kjo vrasje shpėtuan Amiklas dhe Melivia ose Amfioni dhe Hlorida qė mė vonė u martua me Nileun.

Pėr nėntė ditė me rradhė fėmijėt e Niobit mbetėn tė pavarrosur, sepse ēdokush qė guxoi t’i varroste u shndėrrua nė gur (nga Zeusi). Ditėn e dhjetė trupat e pajetė u varrosėn nga vetė zotat e Olimpit.

Pas tragjedisė sė ndodhur Niobi nuk arriti tė vinte kurė nė vete, e keqja e kishte mposhtur tė tėrėn. Qėndroi pa folur dhe pa ushqim pėr shumė ditė dhe pastaj u kthye tek i ati, nė Sipilo, ku u shndėrrua nė gur, siē u kishte kėrkuar zotave.

Nga ai gur, qė kishte formė gruaje, rridhnin lotė tė pashtershėm. Nė malin Sipilo akoma dhe sot ekziston njė gur nė formėn e gruas sė trishtuar, ashtu siē e pa Pafsania nė kohėn e tij.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi