Teoritė konspirative pėr avionin e rrėzuar nė Ukrainė

Shko poshtė

Teoritė konspirative pėr avionin e rrėzuar nė Ukrainė

Mesazh  gjilanasi prej 19.07.14 0:53

Nė fluturimin e kobshėm tė avionit malajzian ndodheshin shkencėtarė dhe studiuesė qė gjithė jetėn ia kishin kushtuar kėrkimit tė ilaēit kundėr virusit tė sidės. Ekziston mundėsia qė nė avion tė ndodhej edhe ilaēi pėr sidėn, i cili tani mund tė ketė humbur pėrgjithmonė.



Ata ishin nisur pėr nė Konferencėn Botėrore “Sida 2014” qė do tė hapet tė dielėn nė Melburn tė Australisė. Organizatorėt thonė se konferenca do tė mbahet dhe pritet tė arrijnė mbi 14 mijė njerėz nga e gjithė bota. Fjalime do tė mbajnė edhe ish-Presidenti amerikan Bill Klinton dhe aktivisti Bob Geldof.



Mes tė vdekurve janė njė numėr i madh shkencėtarėsh tė kalibrit mė tė lartė, duke pėrfshirė edhe Xhozef Langen,  kryetarin e Shoqatės Ndėrkombėtare tė HIV-it, i cili ishte drejtues i kėrkimeve pėr sidėn qė nga viti 1983.

Tė gjithė shkencėtarėt janė tė mendimit se kjo do ketė pasoja nė nivel global, sepse vdekja e 100 ekspertėve tė lartė pėrfaqėson njė humbje tė madhe.







avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teoritė konspirative pėr avionin e rrėzuar nė Ukrainė

Mesazh  Luli prej 20.07.14 0:57

Ndėrkohė qė bota vazhdon tė kėrkojė pėrgjigjet mbi arsyet e rrėzimit tė fluturimit MH17, interneti ėshtė mbushur plot me teori konspiracioni gjatė sė premtes.

Web'i ka qenė prej njė kohe tė gjatė njė strehė pėr numerologjistėt dhe tė “ēmendurit” pas konspiracioneve, tė cilėt sheshin teoritė e tyre analizuese tė ngjarjeve qė kanė shokuar botėn.



E premtja nuk ishte ndryshe nga ditėt e tjera pas ngjarjeve tė mėdha, teksa faqet e internetit anembanė botės pėrpiqeshin tė hipotezonin mbi atė se ēfarė mund tė ketė ndodhur ndaj avionit tė pasagjerėve tė “Malaysia Airline”.

A ishte ai qė rrėzoi MH17, dikush qė po pėrpiqej tė vriste Vladimir Putin?

“Russia Today” ngriti disa spekulime natėn e kaluar, pas publikimit tė njė raporti, qė pretendonte se fluturimi i rrėzuar po ndiqte thuajse tė njėjtin kurs me avionin presidencial tė Putin-it, i cili kishte kaluar andej rreth 40 minuta mė vonė.

Raporti citonte njė burim tė agjencisė sė lajmeve “Interfax”, i cili thoshte: “Mund tė them se avioni i Putin dhe Boeing-u malajzian janė shkėmbyer nė tė njėjtėn pikė dhe nė tė njėjtin nivel komande. Kjo pikė ishte pranė Varshavės nė lartėsinė e 10100 metrave. Avioni presidencial ishte atje nė orėn 16:21 me orėn ruse, ndėrsa avioni malajzian nė orėn 15:44”.

Nė raport vazhdohet tė theksohet se avioni presidencial i Putin kishte tė njėjtat shenja tė kuqe e blu, me ato tė vizatuara nė avionin e “Malaysian Airlines”. 10 minuta pas raportit, Tėitter-i u pushtua nga pretendimet se raketa e hedhur ndaj kėtij avioni mund tė kishte qenė njė pėrpjekje e dėshtuar pėr vrasjen e presidentit rus.

Madje, disa prej tyre e interpretuan atė, sikur tė kishte qenė presidenti amerikan Barack Obama, qė kishte urdhėruar CIA-n tė ndėrmerrte sulmin e akuzuar. Disa tė tjerė fajėsonin dinastinė bankare tė familjes Risthchild, kurse tė tjerė e lidhnin kėtė ngjarje me punėn okulte dhe sekrete tė shoqėrisė “Illuminati”.

Masterplani i Illuminat-ėve pėr tė nxitur luftėn e tretė botėrore dukej tė ishte i lidhur me numrin 7.

Fluturimi i “Malaysia Airlines” MH17, ishte njė Boeing 777 dhe fluturimin e tij tė parė e kishte kryer mė 17 Korrik 1997, 17 vite mė parė, thonė shumė teoricienė. Korriku ėshtė muaji i 7 i vitit, madje edhe po tė mbledhėsh numrat 2+0+1+4, rezultati del sėrish 7. E megjithatė, gjithēka mbetet nė nivelin e teorive, pėr sa kohė qė gjėrat nuk vėrtetohen.



avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi