Yezidi - Jezitet

Shko poshtė

Yezidi - Jezitet

Mesazh  Berti69 prej 18.07.14 19:47

Jezitėt: udhėtim nė parajsėn e "Djallit"



Njė rrugėtim nė vendin e jezitėve, nė vendin e njė fisi kontraditor kurd qė adhuron engjėllin pallua, ose pėrndryshe Djallin, sipas tyre TAUS-MELEK. Njė udhėtim i rrezikshėm nė Irakun verior me udhėrrėfyese shkrimtaren Aura Ward.

E pakalueshme pėr perėndimorėt toka e jezitėve, nė kodrat e gjelbėrta tė "Kurdistanit" fsheh misteret e saj nga vėshtrimet «e tė pėrdhosurve, tė pafeve, tė besimtarėve tė feve tė tjera».

Jezitėt janė kurdė tė cilėt sot jetojnė nė 75 fshatra kryesisht tė Irakut verior. Ky ėshtė njė term i thjeshtė qė nė tė vėrtetė nuk pėrcakton asgjė nga mbijetesa problematike e kėtij populli, nė 8 shekujt e fundit, nga zakonet e tyre, nga festat e tyre tė mistershme dhe nga traditat e tyre.

Aura Ward kaloi nė pjesėn e rrezikshme me "pasaportė" profesorin Lenzen, i cili ishte i njohur pėr kurdėt nga gėrmimet qė bėri nė zonė dhe njohu njė nga qoshet mė tė panjohura tė lindjes sė mesme. Ajo thotė se kėto eksperjenca tė jetės sė saj filluan para pak kohėsh ti rikthehen nė mendje dhe t'i kėrkonin me ngulm qė ti pėrshkruante. Kėtė e bėri me librin e saj me titull: Jezitėt.

Udhėtimi i saj filloi nga Bagdati. Jetonte atje me familjen e saj qė nga viti 1965, kur bashkėshorti i saj u emėrua drejtor i pėrgjithshėm i ndėrmarjes BP (British petrolium). Me qenė se preokupimi i saj kryesor nuk ishte nafta, por arkjologjia ajo merte Land Roverin e saj dhe humbte nė shkretėtirė duke ndjekur misjonet arkjologjike. «E vėrteta ėshtė se imshoq ishte i terrorizuar, sepse rreziqet ishin vėrtet tė shumta» kujton ajo. Sigurisht e shpėtoi fakti qė njihte mirė gjuhėn arabe. Pėr kėtė e kishte ndihmuar shėrbimi 5 vjeēar i bashkėshortit tė saj nė Sudan.



Dhe kėshtu nė muajin maj tė vitit 1967, njė grup shokėsh mori vendimin e madh pėr tė shkuar nė vendin e jezitėve. «Ditėn qė u nisėm kishte njė stuhi rėre. Djelli ishte flakė i kuq dhe gjithēka kishte njė pamje ajri tė mbytur nė pluhur». Stacjoni i parė ishte Moshuli, qyteti mė i rėndėsishėm i Irakut verior. «Fjalėkalimi Lenzen» hapi rrugėn dhe oficeri i sigurimit tė qytetit jo vetėm u dha lejen qė kėrkohet qė njė i huaj tė afrohet nė zonėn e jezitėve, por pranoi qė t'i shoqėronte vetė, bashkė me njerėzit e tij tė armatosur me automatikė.

Cili ėshtė imazhi i parė qė ju vjen ndėrmend nga udhėtimi nė vendin e jezitėve?

«Kishim kaluar livadhe jeshilė, male me pyje ahu, manash, mare dhe pjeshka tė ēelura, pėrshkuam njė kanion me njė lumė qė rridhte pėrmes rrapėsh shekullorė, kur hymė nė njė lėndinė tė vogėl tė pėrqafuar nga malet. Atėherė veēova dy kubetė vija-vija tė falėtores kryesore tė jezitėve. Kaluam urėn e lutjeve, nė kėtė pikė jezitėt duhet tė ecin zbathur. E kaluam dy herė siē ėshtė zakoni pėr besimtarėt e feve tė tjera dhe vetėm pas kėsaj na lejuan tė zbresim tė laheshim te lumi dhe tė pėrgatiteshim pėr tė vizituar popullin, nė parajsėn e Djallit!».

«Parajsėn e Djallit»?  Ē'doni tė thoni me kėtė?

«Pėr jezitėt, Zoti ėshtė vetėm krijuesi i universit. Detyra pėr mirėmbajtjen e tij u ėshtė ngarkuar 7 engjėjve. Mė i rėndėsishmi prej tyre, kryetari i tyre ėshtė Azazeili, i cili pėr mosbindjen e tij humbi pėrkrahjen e Zotit. Besimet e tjera fetare atė e quajnė Satana, emėr qė jezitėve u ndalohet ta zėnė me gojė, ashtu si edhe besimtarėve tė feve tė tjera kur bashkėbisedojnė me jezitėt. Gjithashtu u shmangen edhe tė gjitha fjalėve qė kombinohen me "sh" dhe "ta". Jezitėt e quajnė  Melek Taos, ose Melek Taus, pra engjėlli-pallua. Prandaj palloi ėshtė emblema e tyre. Pėr jezitėt dashuria pėr fqinjin nuk ėshtė urdhėr. Ajo duhet tė  rrjedhė nga zemra. E keqja qė bėn fole nė zemrat e njerėzve nuk vjen nga Djalli, por nga vetė njerėzit. E keqja njihet si njė e vėrtetė e jetės dhe ėshtė e nevojshme tė ekzistojė, pėr tė ekzistuar edhe e mira. Feja e jezitėve ndoshta ka filluar na Zoroastrizmi. Disa studjues besojnė se ata janė pas'ardhės tė Mardive, njė fisi tė lashtė persjan qė adhuronte «institucjonin e sė keqes»».

Ritet e tyre janė aq tė mistershme sa t'u shkonin pėr shtat adhuruesve tė Satanait?

«Ritet e tyre kanė njė mistikizėm tė madh. Xhamajgia, festa e vjeshtės qė bėhet rrotull varrit tė profetit tė tyre mė tė rėndėsishėm, sheikut Adi, ėshtė mbresėlėnėse. Festimet zgjatin 7 ditė. Ditėn e fundit, pasi burrat e fisit kėrcejnė njė lloj valleje luftarake, njė dem i bardhė ēohet nė avlli pėr t'u flijuar. Gratė nxjerrin klithma drithėruese. Kafsha e zbukuruar me lule, duke u shoqėruar nga turma drejtohet rreth e qark tempullit tė Djellit (tempulli i sheikut Shemsi). Kryetari ther demin, nė shkallėn e fundit qė tė ēon tek varri. Ai qė ka dhuruar demin ka vendosur njė pelerinė poshtė kafshės dhe merr gjakun pėr fat tė mbarė. Zakoni e do qė tė flijohet njė dem i bardhė, por me qenė se janė tė rrallė dhe nuk gjenden lehtė ata pėrdorin edhe tė tjerė. Pranė varrit tė sheikut Adi, nė tempullin e Djallit atmosfera ėshtė aq mistike, sa edhe groteske. Njė dhomė e zymtė pa dritė. Kur dola jashtė ishte ishte sikur tė kisha dalė nga ferri, nė parajsė».


Ka ndonjė simbolikė ngjyra e bardhė?
A luajnė ndonjė rol ngjyrat nė jetėn e jezitėve, nė pėrgjithėsi?

«Pėr ata e bardha ėshtė ngjyrė zie. E kuqja do tė thotė hakmarrje. Kjo duket qartė nė historinė e gruas sė njė kryetari tė fisit, i cili u vra. Gruaja u vesh me tė kuqe pėr t'u hakmarrė pėr vdekjen e padrejtė tė tij dhe pasi u hakmorr ajo u vesh me tė bardha pėr tė mbajtur zi. Jezitėve nuk u lejohet tė mbajnė asgjė qė ka ngjyrėn e kaltėr, sepse ndalon djallin (siē kemi ne syrin "e bardhė"). Ata e duan Djallin. Ngjyrat luajnė rol tė madh nė jetėn e tyre. Kėtė e shikon edhe nė veshjet e tyre. Mbajnė kapuēė shumė tė bukur shumėngjyrėsh tė qendisur me fije ari, gjerdanė me rruaza, e rroba tė fandaksura».

A janė njerėz tė fandaksur, ashtu si edhe rrobat e tyre?

«Janė njerėz tė thjeshtė». Bėhet fjalė pėr njė popull qė u torturua shumė, akoma edhe nga vetė kurdėt. Por janė mikpritės. Gjithashtu kėrkojnė edhe respektin e mikut. Pėr shembull nuk duhet kurrė qė njė besimtar i njė feje tjetėr tė shohė ndonjėrin nga pallonjtė. E mbajnė tė fshehtė fenė e tyre nga tė huajt dhe tė mbuluar. Adhurojnė pemėt e manave, sepse mendojnė se banohen nga zjarri, fryma e Satanait, natyra dhe nga fenomenet natyrore. Besojnė tek rimishėrimi dhe se askush nuk dėnohet pėrgjithmonė. Thonė se pas njė periudhė rraskapitjeje nė ferr, shkojnė tė gjithė nė parajsė. Adhurimi i Djellit mbizotėron liturgjitė e tyre. Gjithashtu pėr ata kryqi ėshtė simbol i Djellit. E bėjnė edhe tatuazh».

A janė tė pėrhapura dhe tė pėlqyeshme ndėr ta tatuazhet?

«Po, shumė! Pėrdorin vrerin qė gjendet nė tėmthin e qingjave, mbetje tė vajit tė djegur nga llampat, vaj ulliri dhe qumėsht nga nėna qė ka lindur vajzė, qė bėhet nė pėrzjerje e mpiksur si brumė. Me atė projektohen tatuazhet nė dorė, nė kyēin e dorės, nė parakrah, nė gjoks, nė kyēin e kėmbės dhe nė kėmbė dhe mė pas ēpohen me dy gjilpėra tė lidhura sė bashku».

Cilat janė zakonet e tyre?

«Jezitėt falen 3 herė nė ditė. Kur lind Djelli, nė mesditė dhe kur prėndon Djelli. Nuk pėshtyjnė kurrė poshtė, pėr tė mos bėrė pis tokėn. Nuk hanė kurrė marule. Spjegimi gjendet nė njė histori qesharake. Njė herė sheiku Adi kaloi nga njė kopsht dhe thirri njė marule. Me qenė se ajo nuk i'u pėrgjigj, ai kėrkon nga tė gjithė jezitėt qė tė mos hanė marule. Ata janė njerėz tė thjeshtė. Feja e tyre e ndalon shkollimin. Tė vetmit tė shkolluar ishin sheikėt dhe "kavallėt" (kavallėt janė ata qė kėndojnė nė liturgjitė fetare tė jezitėve)».

Mė parė thatė se njė besimtar i njė feje tjetėr nuk mund tė shohė pallonjtė.
A patė ju ndonjė?

«Atėherė qė shkova nė "Kurdistan" ekzistonin 6 pallonj, qė i shėtitnin nga fshati nė fshat. sigurisht qė nuk pashė asnjė, pasi kjo gjė ndalohet rreptėsisht. Por pashė njė pas shumė kohėsh. Nė vitet e shkuara disa nga pallonjtė ishin vjedhur nga turqit. Nė njė ēast, ndėrsa po bėja kėrkime pėr jezitėt, mė ra nė dorė njė shkrim qė thonte se ka njė pallua nė muzeun e Londrės. Pra, shkova mė parė tek 'Victoria and Albert', ku mė informuan se ekziston vėrtet njė pallua, i cili ndodhet nė muzeun Britanik dhe ishte vėrtet atje. Ekspozohet nė njė vitrinė prej xhami nė pjesėn e pasme tė muzeut. Njė pallua shumė i bukur prej bronxi».

Ē'farė sollėt nga jezitėt?

«Njė kostum burrash. Mbaj mend qė ja dola mbanė tė kuptohem me ata me shenja, sepse shumė pak kurdė flasin arabisht. Pra ja dola mbanė tė kėrkoja njė rrobaqepės dhe tė blija njė kostum pėr burra, ndėrsa shoqėruesja ime kurde argėtohej kur mė shihte qė e provoja».

Do tė donit tė shkonit pėrsėri atje?

«Fatkeqėsisht kushtet nė Kurdistan kanė ndryshuar. Hyrja nė zonat ku banojnė jezitėt tani ėshtė e pamundur. Mė vjen keq qė muk mundem tė mėsoj pėr kushtet e tyre tė jetesės sot».


Engjėlli Taos: Gjithėsesi pėr pėrndjekjen e tyre kanė pėrgjegjėsi edhe vetė jezitėt, tė cilėt gjithmonė preferuan tė mos u spjegonin tė tjerėve fenė e tyre dhe qėndrimi i tyre i mistershėm i bėri tė tjerėt tė besonin se kėta kishin diēka pėr tė fshehur. Por si tu spjegonin se adhuronin Satanain, atyre qė adhuronin vėllanė e tij? Qendrim tė njėjtė mbajnė edhe grupime tė tjera etno'fetare nė lindjen e mesme, si pėrshembull Alauitėt (Nushairi) dhe Dhruzėt.

Jezitėt besojnė se Zoti (Azda) krijoi Melek-Tausin dhe i ngarkoi atij detyrėn pėr krijimin e Tokės. Azdai krijoi dhe 6 engjėj qė tė ndihmonin Melekun e tyre nė punėn e tij dhe i dha njė grusht pluhur qė tė krijonte Tokėn. Melek-Tausi mė parė i dha formė burrit tė parė dhe gruas sė parė, e me pluhurin qė i mbeti ai krijoi Tokėn. Kur mbaroi, Azdai pėr ta provuar i kėrkoi Melek-Tausit qė ti bindej njerėzve. Melek-Tausi e kundėrshtoi me mendimin se ai i krijoi njerėzit dhe i tha Azdait: «Unė tė bindem vetėm ty, sepse ti je krijuesi i im». Kjo kryengritje i kushtoi qendrimin e tij pranė Azdait dhe kėshtu u pėrzu (internua) Melek-Tausi.

Tempull i jezitėve nė Irak: Jezitėt e urrejnė ngjyrėn e kaltėr, ashtu si edhe Saveėt dhe nuk e thonė kurrė emrin Satana. Gjithsesi feja e tyre ka elementė nga krishtėrimi, sidomos dogma e Nestorianėve, Asirėve, nga Islamizmi, nga Judaizmi, nga Manihaizmi, nga Zoastrizmi dhe nga gnosticizmi. (amfoterizmi)

Jezitėt u pėrballėn me dėbime nga turqit dhe kurdėt nė periudhėn e perandorisė Osmane. Nė kohėn e genocidit,gjatė luftės sė parė botėrore u masakruan edhe jezitė. Fatkeqėsisht nuk ekzistojnė studjime tė mirėfillta nė lidhje me dhimbjen qė kaluan jezitėt nė ato kohė, por ekzistojnė mjaft tregues nė lidhje me ndihmėn qė u dhanė jezitėt tė krishterėve qė kėrkonin strehim pėr tė shpėtuar nga masakrat me qenė se pėrqafojnė tė njėjtėn fe dhe tė njėjtin zot. Prifti katolik Rhétoré, qė shėrbente nė qytetin Diarbakir i konsideronte jezitėt si «mbrojtėsit» e vetėm tė t'krishterėve.

Nė Nėntor tė vitit 1916 pothuajse 600 armenė dhe 200 asirė u fshehėn nė malin Sidzar ku jetonin jezitėt. Ndėrsa historjani armen Raimond Kevorkjan na vė nė dukje se ishin 4-5 mijė armenė qė u shpėrngulėn nė Sidzar. Peshkopi sirjan ortodoks (Asir) Armalto, nė kujtimet e tij nė lidhje me periudhėn e genocidit nėnvizon se tė krishterėt qė ikėn nė vargmalet Sidzar punuan nė arat e jezitėve, tė cilėt e ndanė bereqetin me refugjatėt. «Ky veprim i jezitėve tregonte mikpritjen dhe ndjenjėn e solidaritetit pėr viktimat qė kishin tė njėjtėt ndjekės».

Shumica e jezitėve sot jeton nė Irak, nė vargmalet Sidzar dhe nė zonėn ‘Akra Saikan. Nė Turqi jetojnė nė qytetet Mardin, Siirt, Digiarbakir, Urfa dhe nė Gaziadep. Nė periudhėn e krijimit tė republikės turke ekzistonin rreth 100,000 jezitė. Nė fjalimin e saj, jezitja Maria Sido nė vitin 1987 pėrmendi se atėherė kishin mbetur 8000 jezitė nė Turqi dhe shtoi se «spastrimi etnik nė kurriz tė bashkėsisė jezite ndodhet nė fazėn e fundit tė zbatimit». Ndėrsa sot duket se janė pak mė shumė se 6000.

Nė Turqi nuk ekziston asnjė ligj pėr zyrtarizimin e tė drejtave tė tyre fetare dhe nė shėnimin e fesė sė tyre nė kartat e identitetit, ku pėr tė tjerėt kjo gjė ėshtė e detyrueshme dhe autoritetet vėnė njė X tė kuq, duke mos njohur fenė jezite. I vetmi vend ku jezitėt ndihen paksa tė sigurtė ėshtė Armenia, ku popullsia kurde nė shumicėn e saj ėshtė jezite. Nė Turqi, Irak, Iran dhe nė Siri janė ndjekur gjithmonė akoma edhe nga kurdėt e tjerė.

Jezitėt kanė njė kod tė rreptė sjelljeje qė u'a ndalon tė martohen me njerėz tė besimeve tė tjera fetare. Para pak kohėsh njė familje jezitėsh nė Irak vrau njė pjesėtare tė familjes, e cila u dashurua mė njė tė ri arab Sunit. Ndalohen rreptėsisht edhe martesat ndėrmjet familjeve jezite nga kasta tė ndryshme. Ekzistojnė 3 kasta: Sheikėt, fakirėt (kasta e shėrbyesve fetarė "priftėrinjtė") dhe kopeja (turma e popullit).

Nė Turqi tė rinjtė jezitė pėrballen me vėshtirėsi tė mėdha pėr tė gjetur njė bashkėshort/e, pėr shkak tė zvogėlimit tė madh tė kėsaj popullsie dhe mundohen tė gjejnė nė Irak, ose nė Germani, ku ekzistojnė mė shumė jezitė se nė Turqi. Sot pėrveē nė Armenisė, vendi i vetėm ku jezitėt kanė shpresa pėr tė jetuar ėshtė Gjermania. Nė Turqi ku ata jetuan pėr shumė shekuj kanė shumė pak shpresa pėr tė mbijetuar.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Yezidi - Jezitet

Mesazh  Berti69 prej 18.07.14 19:48

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi