Disa pikėpyetje ende pa pėrgjigje!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Disa pikėpyetje ende pa pėrgjigje!

Mesazh  Luli prej 16.07.14 15:48

Janė pyetjet klasike universale ato qė bėjmė tė gjithė, por pėr tė cilat askush nuk mund tė japė njė pėrgjigje tė saktė, sepse presupozojnė njė akt besimi tė pamundur pėr t’u regjistruar nė njė fushė shkencore (A ekziston Zoti?); janė shprehje tė njė dėshire, qė pėr momentin mund tė jenė tė realizueshme vetėm nė kinematografi, (A mund tė udhėtohet nė kohė?), ose frikė qė buron nga skenarėt e parashikimit tė Majave (Kur do tė jetė fundi i botės?).

Jo rastėsisht kėto shqetėsime janė bėrė pjesė e njė klasifikimi tė quajtur “misteret e pazgjidhura”, tė listuara nga kanali televiziv anglez “Eden”, nė bazė tė njė sondazhi tė ideuar pėr prezantimin e muajit tė shkencės.



“Kush ka lindur e para, veza apo pula?”

Ndėr pyetjet e mbetura jashtė klasifikimit janė edhe ato qė i kemi dėgjuar tė bėhen zakonisht, por qė vazhdojnė tė mbeten pa pėrgjigje (Kush ka lindur e para, veza apo pula?) ose janė dyshime tė pėrditshme banale (A fiket vėrtet drita e frigoriferit kur mbyllet dera?).

Gjithsesi, pjesa mė e madhe e ēėshtjeve, qė kanė nxitur mė shumė kureshtjen janė ato shkencore.

Jo mė kot, ¾ e 2 mijė tė rriturve britanikė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė studim, nė lidhje pėr kėtė gjė janė shprehur se i tėrheq jashtėzakonisht shkenca, ndėrsa njė pėrqindje mė e vogėl thotė se kanė shumė informacione rreth ēėshtjeve shkencore.

“Informimi ynė ndaj shkencės lėviz me njė shpejtėsi marramendėse dhe tė mendosh qė kanė kaluar mbi 500 vjet, kur shumica e njerėzve besonte se Toka ishte e sheshtė.

Muaji i shkencės do tė shėrbejė pikėrisht pėr tė zgjidhur disa prej kėtyre dyshimeve universale, edhe pse kemi ende shumė pėr tė mėsuar”, ka shpjeguar menaxheri i pėrgjithshėm i kanalit televiziv pėr “Daily Mail”.

Kėshtu, mes 54% tė njerėzve, qė pyesin “A jemi vetėm nė univers?” dhe 46% qė shpresojnė nė gjetjen e njė kure pėrfundimtare pėr kancerin, ka edhe 39% qė pyesin pėr ekzistencėn e Zotit, ndėrsa 27% duan tė dinė nėse do ta pushtojmė ndonjėherė hapėsirėn.

Por pėr tė gjithė ata qė duan tė dinė listėn e plotė tė ēėshtjeve tė pazgjidhura, pėr tė cilat janė dhėnė vetėm disa shpjegime tė thjeshta shkencore, mund tė lexoni klasifikimin e mėposhtėm.


“Top-ten” i mistereve tė pazgjidhura shkencore


1 – Jemi tė vetmit nė univers? – 54%

Sipas shkencėtarėve, universi mund tė ketė shumė sisteme planetare, ku mund tė zhvillohen forma tė ndryshme jete, por ne nuk kemi ende nė dispozicion mjetet e duhura teknologjike pėr tė parė miliona vjet dritė larg pėr t’u lidhur me ta.


2 – A do tė gjendet ndonjėherė kura pėr kancerin? – 46% Statistikat e mbijetesės sė formave tė ndryshme tė kancerit janė pėrmirėsuar. Kėtu kanė ndikuar edhe trajtimet e reja kundėr sėmundjes dhe shpresohet qė nė tė ardhmen tė gjendet njė kurė e saktė, qė pacientėt tė jetojnė mė gjatė.


3 – A ekziston Zoti? – 39%

Nuk ka ende ndonjė konfirmim empirik dhe shkencor pėr ekzistencėn e Zotit.


4 – Sa e madhe ėshtė hapėsira? – 33%

Disa astronomė janė tė bindur se nuk ka kufij, tė tjerė thonė se nga Big Bengu hapėsira ėshtė zgjeruar me njė diametėr rreth 150 miliardė vjet dritė.


5 – Si dhe kur ka nisur jeta nė Tokė? – 30%

Ka pasur shumė teori nga bakteret qė kanė hyrė nė marrėdhėnie simbiotike, te rrymat e ndryshme qė kanė kaluar pėrmes kores sė tokės.


6 – A ėshtė e mundur tė udhėtohet nė kohė? – 29%

Teorikisht mund tė udhėtohet falė vrimave depėrtuese, por kėto janė tė paqėndrueshme dhe pėr tė mbajtur hapur njė tė tillė do tė nevojitej gravitet i madh.


7 – A do ta pushtojmė ndonjėherė hapėsirėn? – 27%

Ndoshta. Disa theksojnė se duhet tė marrim nė konsideratė idenė e krijimit tė kolonive nė njė pjesė tjetėr tė sistemit diellor, nė rast se Toka do tė bėhej e pabanueshme.


8 – Me ēfarė mund tė zėvendėsohet nafta dhe kur? – 27%

Burimet e energjisė alternative tashmė janė nė dispozicion, por duhen mbajtur nėn kontroll kostot nėse duhet zėvendėsuar nafta. Megjithatė janė bėrė pėrparime nė nanoteknologji, ku mund tė gjejmė edhe njė pėrgjigje rreth asaj qė kėrkojmė.


9 – Kur do tė pėrfundojė bota? – 24%

Teoritė thonė se njė ditė universi do ta pėrfundojė ciklin e zgjerimit tė tij dhe gjithēka do tė jetė nė kolaps; temperatura do tė arrijė nė 0ŗC dhe “energjia e zezė” do tė mbizotėrojė mbi forcėn e gravitetit.


10 – Me sa vite jetė mund tė zgjatet jeta e njeriut? – 20%

Eksperimentet e kryera te kaviet i kanė bindur shkencėtarėt se njeriu mund tė jetojė mbi 100 vjet.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Disa pikėpyetje ende pa pėrgjigje!

Mesazh  Asgardian prej 16.07.14 16:28


Titulli ska te bej fare me materialin ne fjal..
sep ari ju keni shtruar pytjet dhe vet jeni pergjgijur. keshtu qe ndrro emrin e titullit,,
oj logjikė e pafajshme
avatar
Asgardian

Nėse unė besoj nė Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjė
.
Por nėse unė nuk besoj nė Zot dhe Zoti ekziston unė humbas shumė.!

102


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi