Apollo 11 dhe Ufo-t

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Apollo 11 dhe Ufo-t

Mesazh  Odin prej 15.07.14 0:08

Idhulli i miliona njerėzve nė botė, astronauti i “Apollo 11”, Buzz Aldrin Astronauti i “Apollo 14”, Edgar Mitchell, pėrkundrazi ėshtė i bindur se alienėt janė parė mbi Tokė Astronauti Leroy Chiao raportoi se kish parė drita misterioze tė kalonin mes tij dhe Tokės “Apollo 11” u nis nga Toka mė 16 korrik 1969 pėr t’u ulur nė Hėnė mė 20 korrik



Njeriu i dytė qė preku Hėnėn shprehet i bindur se jeta ekziston diku tjetėr nė hapėsirė, por mohon se ajo qė ai pa nė 1969, ishte njė objekt jashtėtokėsor

Njeriu i dytė qė preku Hėnėn shprehet i bindur se jeta ekziston diku tjetėr nė hapėsirė, por mohon se ajo qė ai pa nė 1969, ishte njė objekt jashtėtokėsor. Kjo ėshtė pėrmbledhja e asaj ēka idhulli i miliona njerėzve nė botė, astronauti i “Apollo 11”, Buzz Aldrin, ka bėrė pėr “Reddit”. Aldrin u ftua tė debatonte pėr rrjetin social amerikan, tė ngritur nė vitin 2005, me rastin e 45-vjetorit tė misionit “Apollo 11” nė Hėnė.

Misioni nė fjalė u nis nga Toka mė 16 korrik 1969 pėr t’u ulur nė Hėnė mė 20 korrik, duke shėnuar herėn e parė nė histori qė qeniet humane ulen e qėndrojnė nė sipėrfaqen e Hėnės. Aldrin diskutoi njė seri ēėshtjesh pėr kureshtarėt anėtarė tė rrjetit “Reddit”, duke pėrfshirė edhe mundėsinė qė qeniet humane tė zbresin nė Mars, ndjesinė e tij tė tė ecurit nė Hėnė dhe mė e rėndėsishmja, siē thuhej me shaka nė njoftim, se cila ishte ngjyra e aroma mė e preferuar e akulloreve tė tij.

Diskutime tė vjetra e tė reja


Disa nga mediat amerikane e ndėrkombėtare dy ditė mė parė, i bėnė jehonė lajmit, ēka ka bėrė tė rindizen sėrish diskutimet edhe pėr njė temė, sa tė vjetėr, aq edhe tė re. Nė fakt, zoti Aldrin kishte folur nė vitin 2005 pėr kėtė temė pėr herė tė fundit, duke pasuar kureshtjen e hershme tė opinionit publik.

Sidoqoftė, sėrish deklaratat e tij nuk arrijnė t’i japin pėrgjigje pėrfundimtare ēėshtjes, nėse ka apo jo ekzistencė humane apo alternativa tė tjera tė jetės humane nė Hėnė, ose nė hapėsirė. Gazeta britanike, “Telegraph”, shkruante ndėr tė tjera se: Buzz Aldrin, thotė se ai vuri re njė objekt tė paidentifikuar gjatė flurimit tė “Apollo 11”. Astronauti gjithashtu tha se qeniet e para humane qė do vėnė kėmbė nė Mars, nuk duhet tė ktheheshin mė kurrė nė Tokė gjatė njė seance pyetjesh e pėrgjigjesh.

Aldrin: Nuk besoj se ka forma jete nė hapėsirė!

Zoti Aldrin, tashmė 84 vjeē, gjithsesi hezitoi tė pėrshkruante pamjen e njė qenie jashtėtokėsore, megjithėse ai vetė nuk beson se ka forma tė tjera jete nė hapėsirė. “Unė pashė njė dritė jashtė dritares qė po lėvizte paralel me ne”, tha ai. “Ka shumė shpjegime tė asaj se ēfarė mund tė ketė qenė ajo, tė tjera nga ajo se mund tė jenė qenie nga hapėsira tė tjera, apo nga ndonjė vend tjetėr nė botė – nuk ishte as raketė qė ishte shkėputur nga ne, e as njėri nga katėr panelet qė lėviznin jashtė kur ne veēuam kokėn nga raketa dhe ne ishin hundė mė hundė me dy anijet tona kozmike. “Kėshtu qė nė distancė tė afėrt, duke u shkėputur, ishin katėr panele. Dhe unė jam absolutisht i bindur se ne po kėrkonim diellin qė po reflektonte nė njėrėn nga kėto panele. “Cilėn prej tyre? Nuk e di. Kėshtu teknikisht, pėrcaktimi i tyre mund tė jetė ‘i paidentifikuar’, tha ai.

Aldrin: Nuk ma vunė veshin!


Kur zoti Aldrin zbuloi pėr herė tė parė pamjen, vėrejtja e tij solli akuza pėr njė mbulim apo mbikėqyrje prej kėtyre dy UFO-ve. Por ai mbeti pa pėrgjigje pėr paralajmėrimin e bėrė. “Vėzhgime tė jashtėzakonshme, kėrkojnė dėshmi tė jashtėzakonshme”, shtoi ai. “Mund tė ketė alienė nė galaktikėn e rrugės sonė tė qumėshtit dhe ka miliarda galaksi tė tjera. Probabiliteti ėshtė zakonisht i sigurt se ekzistojnė jetė tė tjera diku nė hapėsirė. “Nuk ishte evidente se kjo jetė e veēantė, e pazakontė kėtu nė Tokė, evoluoi nė mėnyrė kaq graduale, kaq tė ngadaltė deri nė kėtė qė ne kemi sot”.

Aldrin: Kush shkon nė Mars, ta harrojė Tokėn!

“Mars One”, njė sektor i njė kompanie private, ka shkuar pėrpara me planet e veta pėr tė dėrguar njerėz nė planetin e kuq. Pėr tė zoti Aldrin thotė se ata tė cilėt do tė shkojnė nė Mars, duhet tė planifikojnė tė qėndrojnė atje pėr pjesėn e mbetur tė jetės sė tyre. “Unė kam konsideruar se ideja pėr tė zbritur nė Mars, mund tė realizohet vetėm nga sektori privat”, shtoi ai. “Pėrplaset megjithatė me idenė e besimin tim tė fortė, bindjen time, se qeniet e para humane qė do tė zbresin nė Mars, nuk duhet tė kthehen mė mbrapsht nė Tokė”.

Dėshmi dhe teori kundėrthėnėse

Ndėrsa shpjegimi i Aldrinit pa dyshim se nuk ėshtė aspak zhgėnjyes pėr disa dhe i injoruar plotėsisht nga disa admirues tė teorive tė konspiracionit, ka ndėrkohė ca dėshmi tė tjera mbi UFO-t nga astronautė qė deri diku nuk kanė mbetur tė kėnaqur me pėrgjigjet e kolegut tė tyre. Nė 2005 pėr shembull, astronauti Leroy Chiao raportoi se kish parė drita misterioze tė kalonin mes tij dhe Tokės. Sidoqoftė, shpjegimi i tij mund tė jetė po ashtu zhgėnjyes, pasi mė tej ai thotė se — barka peshkimi qė shkėlqenin fort me dritė mbi Tokė, mund tė jenė pėrgjegjėse pėr to, sipas Huffington Post.

Vetė Chaio dyshon nėse ajo qė ai ka parė nė atė kohė ishte rezultat i njė anije qė mbante nė bord alienė. Por astronauti i “Apollo 14”, Edgar Mitchell, pėrkundrazi ėshtė i bindur se alienėt janė parė mbi Tokė dhe se humanėt kanė pasur kontakte me to. Ai publikisht ėshtė shprehur se zotėron burime qė i kanė thėnė atij se UFO-t janė fshehur nga qeveria, megjithėse ai pranon nga ana tjetėr se “Unė nuk i kam parė kurrė ato personalisht”, sipas agjencisė amerikane “Bloomberg”.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi