Si mund ti kontrollojme endrrat tona?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si mund ti kontrollojme endrrat tona?

Mesazh  Zattoo prej 14.07.14 13:17

Ne filmin “Inception” te vitit 2010, lajmi i keq eshte se ti e kupton se po enderron. Kur personazhi i Leonardo DiCaprio-s i tregon Ellen Page se biseda e tyre ne kafene nuk eshte vertet duke ndodhur, shikuesi e kupton se Page tmerrohet, kafja e saj fillon te derdhet dhe gjithēka rreth tyre shperthen. Por, ne jeten reale, “enderrimi i kulluar”, ose te kuptuarit se je ne nje enderr, eshte nje gjendje me vlere. Ne nje studim, shkencetaret mund te kene zbuluar saktesisht sesi ta bejne kete te mundur.



Rezultatet e studimit u publikuan ne revisten “Nature Neuroscience” kete fundjave dhe ato jane vertet mahnitese. Njezete e shtate vullnetare te rritur dhe te shendetshem, kaluan disa nete ne gjume ne nje laborator ne Gjermani, ku ata hyne ne gjendjen REM te gjumit (qe i referohet gjendjes se karakterizuar nga levizja e shpejte e syve). Rreth dy minuta pas kalimit ne kete gjendje, kerkuesit aplikuan nje rryme elektrike te lehte per 30 sekonda ne lobet frontale te pacienteve. Te tjeret nuk moren rryme.

Rezultati ishte i qarte: Subjektet qe moren rryme elektrike raportuan 77% te endrrave te tyre. Nderkohe, “enderrimi i kthjellet” nuk u raportua nga asnjeri prej subjekteve qe moren zero elektricitet. Asnjeri prej vullnetareve nuk i kishte pare te njejtat endrra me pare, ndaj rezultatet e veteraportuara ishin te besueshme. Po ashtu, asnjeri prej tyre nuk ishte ne dijeni te stimulimit me rryme dhe rryma elektrike nuk ishte aq e forte sa t’i zgjonte ata.

Pse eshte me kaq rendesi ky rezultat? “Vox” raporton se keto gjetje perbejne nje “kontribut madhor ne kerkimet per vetedijen”. Ato mund te perbejne rruge te mundshme per te trajtuar problemet e shendetit mendor, si per shembull, makthet e perseritura, qe shoqerojne Ērregullimin e Stresit Post-traumatik. Mirepo, kjo metode eshte ende ne fazat e hershme.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi