Apokrifet - Ungjilli i Bartolemeut

Shko poshtė

Apokrifet - Ungjilli i Bartolemeut

Mesazh  Zattoo prej 11.07.14 15:55



Rreth pyetjeve qė Bartolemeu i Lumė dhe apostujt e tjerė i bėjnė Zotit Jezu Krisht

Nė atė kohė, pėrpara vuajtjeve tė Zotit Jezu Krisht, qenė tubuar sė bashku tė gjithė dishepujt, tė cilėt po e pyesnin, duke i thėnė: “Zot, na i rrėfe tė fshehtat e qiellit“. Jezui u pėrgjigj: “Nuk mund t’ju flas pėr kėto, deri nė ditėn kur ta kem lėnė trupin tim prej mishi“.

Por, mbasi vuajti dhe u ringjall, tė gjithė… apostujt e vėshtronin pa guxuar ta pyesnin, meqenėse fytyra e tij nuk ishte mė ajo e para, sadoqė shpėrfaqte virtyte tė pėrndritshme.

Por Bartolomeu iu afrua e i tha: “Zot, kam gjėra pėr tė tė thėnė“. Jezui iu pėrgjigj: “Shumė i dashur Bartoleme, e di se ē’dėshiron tė mė thuash. Pyetmė, pra, dhe unė do tė tė pėrgjigjem rreth gjėrave qė dėshiron, e do tė t’i kujtoj unė vetė nėse ti nuk i mban mend mė.“

Bartolemeu pyeti: “Zot, kur ti gjendeshe i mbėrthyer nė kryq, unė tė kam ndjekur qė nga larg; ndėrsa tė gjithė apostujt qenė tėrhequr mbrapa, unė tė kam ndjekur. Tė kam parė tė varur nė kryq dhe engjėjt qė vinin aty pėr tė tė adhuruar. Dhe, kur u bė natė, unė tė vėshtroja dhe vura re se ti ishe bėrė i padukshėm nė kryq. Dėgjoja vetėm zėrat nė ferr dhe, papritmas, mė zunė tė dridhurat nga frika. Thuamė, Zot, ku ke shkuar prej kryqit?”



Jezui nė mbretėrinė e tė vdekurve

Jezui iu pėrgjigj: “Bartolemeu im i Lumė, qė e ke parė kėtė mister, tashti ty do tė tė flas pėr gjithė ēka mė pyete. Kur u bėra i padukshėm nė kryq, zbrita nė mbretėrinė e tė vdekurve pėr tė ēliruar Adamin, Isakun e Jakobin, simbas kėrkesės sė kryeengjėllit Mikael.“

Atėherė Bartolemeu e pyeti: “Zot, ēfarė zėri ishte ai qė u dėgjua?“. Zoti iu pėrgjigj: “Kur zbrita nė mbretėrinė e tė vdekurve bashkė me engjėjt pėr tė kėputur zinxhirėt e hekurt dhe portat e Skėterrės, Skėterra thėrriste: “O Belzebul2, o Satana3, pėr shkakun tėnd Zoti zbriti nė tokė.“ Dhe engjėjt thėrrisnin: “Mohues, hapini portat e tė parit tuaj, sepse mbreti i lavdisė po zbret nė tokė.“

Skėterra u tha atyre: “Kush ėshtė ky mbret i lavdisė qė po zbret kėtu tek ne?“ Mandej Skėterra zbriti pesėqind kėmbė; u drodh fort e tha: “Mendoj se Zoti ka zbritur nė tokė. Dėgjoj zėrin e tė Madhėrueshmit. Nė tė vėrtetė erdhi me njė aromė tė tė fortė dhe unė nuk mund t’i bėj dot ballė“. Belzebuli tha: “Mos beso, Skėterrė, kij guxim! Nė tė vėrtetė, Zoti nuk zbriti nė tokė“.

Por mbasiqė zbriti sėrish edhe pesėqind kėmbė tė tjera, engjėjt e virtytit thėrritėn: “Hapuni porta tė princit tonė, ndahuni nga njėra-tjetra, sepse prej qiellit po zbret vetė mbreti i lavdisė“. Skėterra tha: “Mjerė unė! Ndjej kundėrmimin e Zotit, ndėrsa ti thua se Zoti nuk zbret nė tokė?“

Belzebuli u pėrgjigj: “Nga se ke frikė? Ai ėshtė profet e ti thua se ėshtė Zot? Ke ngatėrruar Zotin me njė profet e njė tė drejtė. Unė do ta mbėrthej e mandej do ta hedhim menjėherė (poshtė). Kush mendon se ėshtė ngritur nė qiell?“

Skėterra iu pėrgjigj: “Cili nga profetėt? Thuajmė, mos vallė ėshtė skribi i drejtėsisė? Por Zoti nuk lejon qė tė vijė nė tokė, veē kur tė kenė kaluar shtatė mijė vjet“. Kėshtu mė tha vėllai i drejtė: “Nė ditėt e fundit Zoti do tė vijė“. Me tė vėrtetė, nuk do tė zbresė nė tokė Biri i Zotit? Mjerė unė! Ē’do tė bėj? Nė tė vėrtetė, Zoti vjen dhe me paudhėsinė tonė nuk kemi mbėrritur ende nė ndėrhyrjen e fundit tė Zotit dhe unė nuk do tė jem mes qengjave.

Belzebuli e kuptoi qė gjithēka kishte tė bėnte me Fjalėn e Atit qė po zbriste. Skėterra i tha: “Nga mund tė iki, ku mund tė fshihem nga prania e fuqisė sė mbretit tė madh? Lejomė tė hyj brenda teje, meqenėse prej teje kam qenė mbrujtur.“

Atėherė u copėtuan portat prej bronxi dhe shulat e hekurt. Zoti hyri, e mbėrtheu, e goditi, urdhėroi qė ta kopanisnin, e lidhi me zinxhirė tė pazgjidhshėm dhe i ēliroi tė gjithė patriarkėt, tė gjithė qė qenė ngujuar aty; mandej u ktheva sėrish mbi kryq.“

Bartolomeu i tha: “Unė tė shquajta sėrish tė varur nė kryq dhe i pashė tė gjithė tė vdekurit qė ringjalleshin: tė adhuronin e mandej futeshin sėrish nė varr. Thuajmė, Zot, kush ishte ai njeri qė mbartej nė duar prej engjėjve; ishte njė burrė i bukur; dhe ēfarė i the qė psherėtiu pėr sė thelli?“ Jezui u pėrgjigj: “Ai ishte Adami, i pari njeri qė qe krijuar, dhe pikėrisht pėr tė unė kam zbritur nga qielli nė tokė. Unė i thashė Adamit: “Pikėrisht pėr ty e pėr bijtė e tu jam mbėrthyer nė kryq“. Ai psherėtiu dhe qau.“

Bartolomeu tha: “Zot, i pashė tė gjithė engjėjt qė po i prinin Adamit nė qiell dhe po i kėndonin himne. Njėri nga ata engjėj, i stolisur me ēdolloj bukurie, nuk donte tė ngjitej me ta; nė duar kishte njė shpatė prej zjarri dhe po rrinte nė pritje; por tė gjithė engjėjt kėmbėngulnin qė ai tė ngjitej sė bashku me ta. Kur ishte gati pėr t‘u ngjitur me ta, unė shquajta njė flakė qė vėrshonte nga duart e tij dhe mbėrrinte deri matanė Qytetit.“

Jezui u pėrgjigj: “Ėshtė shpata flakėruese qė goditi ndėrtesėn e sinagogės duke e ndarė mė dysh, si dėshmi e kryqėzimit tim“.

Kush lindet e kush vdes. Me tė thėnė kėtė iu drejtua apostujve: “Mė prisni nė kėtė vend, sepse sot nė parajsė mė ėshtė paraqitur njė blatim dhe po shkoj ta marr.“ Por Bartolomeu e pyeti: “Zot, ēfarė ėshtė ky blatim nė parajsė?“

Jezui u pėrgjigj: “Shpirtėrat e tė drejtėve dalin sot nga trupi dhe hyjnė nė parajsė“. Bartolomeu e pyeti: “Zot, kur ti na mėsoje ne, more ndonjė blatim nė parajsė?“ Jezui u pėrgjigj: “Nuk mora“.

Bartolomeu e pyeti: “Sa shpirtėra dalin ēdo ditė nga trupi?“ Jezui u pėrgjigj: “Shumė i dashuri Bartoleme, nė tė vėrtetė po tė them se ēdo ditė dalin nga trupi gjashtė mijė e shtatėdhjetė e katėr shpirtėra“. Bartolomeu pyeti: “Zot, sa shpirtėra hyjnė ēdo ditė nė parajsė?“

Jezui u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė vetėm tre“. Bartolomeu pyeti: “Zot, pėrse hyjnė nė parajsė vetėm tre?“ Jezui u pėrgjigj: “Nė parajsė hyjnė pesėdhjetė e tre, por vetėm tre pushojnė nė prehėrin e Abrahamit4. Gjithė tė tjerėt shkojnė nė vendin e pushimit, duke mos qenė me kėta shpirtėra tė drejtė“. Bartolomeu e pyeti: “Sa shpirtėra lindin ēdo ditė nė botė?“. Jezui u pėrgjigj: “Pėrditė ėshtė njė shpirt i tepėrt qė del pėr tė lindur nė botė“. E me tė thėnė kėto fjalė, u dha paqė atyre e u bė i padukshėm.



Maria u flet apostujve

Apostujt ishin sė bashku me Marien dhe duke iu afruar, Bartolomeu i tha Maries sė Lume: “O Marie e Lume, si ke gjetur kaq forcė nė vete dhe si ke mundur tė mbahesh me njė lavdi kaq tė madhe?“ Dhe kishin frikė ta pyesnin mė tej.

Bartolomeu i tha Pjetrit: “Ti je i pari i ne tė gjithėve, ndaj afrohu dhe pyete“. Pjetri i tha Gjonit: “Ti je njė i virgjėr i papėrlyer, e kėsisoj tė takon ty ta pyesėsh“.

Ndėrsa ata bisedonin midis tyre, Bartolomeu u afrua me fytyrė tė hareshme e i tha: “Ngazėllehu, o virgjėresha e papėrlyer Mari! Tė gjithė apostujt mė kanė dėrguar pėr tė tė pyetur. Si ke mundur tė mbartje atė qė ishte i pambartshėm? Si ke mundur tė lindėsh njė madhėshti tė tillė?“

Maria e lume u pėrgjigj: “Pėrse mė pyet rreth kėtyre mistereve? Nėse do filloja tė flisja, nga goja ime do tė teptiste njė flakė qė do ta shkrumbonte gjithė botėn.“

Por ai kėmbėnguli duke iu pėrgjėruar dhe ajo nuk deshi tė refuzonte mė tej; por tha: “Le tė rrimė tė gjithė nė lutje!“

E ēilembyll sytė u venduan pas Maries. Por ajo i tha Pjetrit: “Ti, Pjetėr, je i pari i tė gjithė apostujve, rri pra mbas meje. A nuk e ke dėgjuar Zotin qė thotė: “Ashtu siē Krishti ėshtė prijės i burrit, ashtu edhe burri ėshtė prijės i gruas?“ Rrini pra tė gjithė e lutuni“.

Por ata i thanė: “Krishti ka skalitur nė ty figurėn e vet dhe ka zgjedhur tė qėndrojė nė ty; pra, nė lutje tė takon ty tė drejtosh lutjen.“ Ajo u pėrgjigj: “Ju jeni dielli qė shndrit, siē dėshmon profeti, kur thotė: “Ēova vėshtrimin kah malet, prej nga do tė mė vijė ndihma“. Pra, ju jeni malet dhe juve ju takon tė luteni“.

Apostujt i thanė: “Ty tė takon tė lutesh, o nėnė e mbretėrisė sė qiejve“. Maria tha prapė: “Ju kam formėsuar sipas pamjes sė tij dhe ju kam ēuar drejt katėr skajeve tė tokės.“. Ata u pėrgjigjėn: “Ai qė mezi ėshtė nxėnė nga qielli i shtatė, ka denjuar tė banojė nė ty“.

Mandej, Maria, duke vėshtruar kah qielli e duke ngritur duart, nisi tė thoshte nė gjuhėn hebraike: helfoit, alaritha, arbar, neuiotho, melito, tarasunt, chanebonos, umia, theirura, marado, seliso, heliphomar, mabon, saruth, gefutha, enunnas, sacinos, thatis, etelelam, tetheo, abocia, rusar.

Qė nė latinisht do tė thotė: Zot i madh dhe plot me dije, mbret i parrėfyeshėm dhe i paēmueshėm i qiejve, ti qė me fjalėn tėnde mban themelet e qiellit, ti qė rri ulur nė fronin tėnd tė qiellit tė shtatė, qė me pluhurin e tokės ke mbruajtur njeriun dhe e ke bėrė tė ngjashėm me veten, qė ke ndarė dritėn nga errėsira, qė ke pėrforcuar themelet e ujėrave, qė renė e ke bėrė lajmėtare e nė errėsirė je shfaqur si frikė, qė ke mbrujtur tokėn dhe kurrė nuk e ke braktisur, qė e ke mbushur tokėn me ngushėllim pėr ne, ti e paēmueshmja Fjalė e Atit qė me njė fjalė ke krijuar kerubinėt5, qė mezi tė ka nxėnė qielli i shtatėt e qė ke denjuar tė banosh nė mua, e nė tė cilin gjithēka ėshtė e pėrkryer, pėrlėvdoje emrin tėnd dhe lejomė qė t’i shpėrfaq kėto mistere pėrpara apostujve.

Me tė mbaruar lutjen, nisi tė fliste kėsisoj: “Ulemi pėrtokė. Sė pari eja ti, Pjetėr, nė anėn e djathtė, vendose supin tėnd nėn sqetullėn time; ti Andrea bėj tė njejtėn gjė nė anėn e majtė; ti Gjon shtėrngomi shpatullat, me qėllim qė tė mos lėshohen“.

Kur ata bėnė siē i porositi, ajo nisi tė thoshte: “Kur ndodhesha nė tempullin e Zotit, e merrja ushqimin nga dora e njė engjėlli. Njė ditė m’u shpėrfaq vegimi i engjėllit: fytyra e tij ishte e pakrahasueshme, nė duar nuk kishte bukė e kupė simbas zakonit tė pėrditshėm; papritmas tempulli u ēa, pllakosi njė tmerr i madh dhe unė rashė pėrmbys pa vegimin e engjėllit.

Por ai ndehu dorėn e tij dhe mė ngriti; vėshtrova kah qielli e mbi fytyrė mė zbriti njė re prej vese, mė spėrkati nga koka te kėmbėt, mė mbuloi me petkat e veta e mė tha: “Ngazėllehu, o banesė e lume e bekimit!“

Teksa thoshte kėto, shkundi anėn e djathtė tė petkut tė vet dhe u mbush me bukė tė ēdo hiri: e vendosi mbi altarin e tempullit, hėngri vetė e mė dha edhe mua. Shkundi mandej anėn e majtė dhe u shfaq njė kupė e madhe vere. Piu ai mė nė fillim e pastaj mė dha edhe mua, duke mė thėnė: “Prit pak dhe do tė shohėsh sėrish njė bukė tė tėrė dhe kupėn“.

E mė tha sėrish: “Mbas tri vitesh do tė tė pėrcjell Fjalėn time dhe do tė ngjizėsh birin tim. Dhe nėpėrmjet tij do tė shpėtojė e tėrė bota. Ti mandej ji shpėtimi i tėrė botės. Paqė ty, e dashura ime“. E mandej u vdar para syve tė mi dhe tempulli u bė sėrish si mė parė“.

E ndėrsa Maria e Lume fliste kėshtu, nga goja e saj doli njė flakė qė mund tė digjte tėrė botėn si tė ishte dita e fundme. Dhe papritmas pėrballė saj vegoi Jezui, i cili vuri duart para gojės sė saj, i bėri njė shenjė e i tha: “Mos e bėj tė ditur kėtė mister, o Marie, se pėrndryshe do tė shuhet tėrė bota“. Flaka nė gojėn e saj reshti, apostujt nisėn tė dridheshin dhe pamja e tyre ndryshoi me qėllim qė Jezui tė mos zemėrohej me ta.



Apostujt dhe ferri

Shkoi me ta nė malin Mambre dhe u ul midis tyre. Por ata nuk guxonin t’i bėnin pyetje.

Jezui u tha atyre: “Pyesni ēfarė dėshironi t’iu tregoj. Nė tė vėrtetė, mbas shtatė ditėsh do tė ngjitem tek Ati dhe nuk do tė mė shihni mė nė kėtė vegim“. Apostujt i thanė: “Zot, na trego gjithēka, siē na premtove“.

Jezui iu pėrgjigj: “Do tė qe mirė pėr ju tė shihnit ferrin qė ju kam premtuar; ejani dhe do tė shihni“. Dhe i ēoi nė atė vend. U dha urdhėr engjėjve tė ferrit, kėshtu qė toka u hap (si faqet) e njė kodiku dhe ferri u shfaq. Pėrpara njė pamjeje tė tillė apostujt ranė pėrmbys. Por Jezui i ngriti sėrish e u tha: “Vallė, a nuk ju pata thėnė se do tė qe mė mirė pėr ju tė mos e shihnit ferrin?“ U dha menjėherė urdhėr engjėjve dhe u bė si mė parė.



Maria dhe Pjetri

Dhe shkoi me ata nė malin e Ullinjve. Pjetri i tha Maries: “O vazo e bekimit, lutju Zotit me qėllim qė tė na mundėsojė tė njohim gjėrat qė janė nė qiell“. Maria iu pėrgjigj Pjetrit: “Zoti ka urdhėruar qė mbi ty tė ndėrtohet Kisha; afrohu pra ti vetė“. Por Pjetri iu lut sėrish: “Pyete ti, meqenėse ti je bėrė banesa e Zotit tė lartė“. Maria u pėrgjigj: “Simbas ligjit tė gjinisė njerėzore ti je krijuar mė pėrpara, Eva qe formuar mė pas. Vėshtro diellin, vezullimi i tė cilit ėshtė si ai i Adamit, shiko hėnėn e mjegulluar pėr shkak tė shkeljeve tė urdhėrave qė ka bėrė Eva. Vuri Adamin kah lindja dhe i urdhėroi tė dy qė tė shndrisnin: dielli kah lindja me rreze flakėruese, hėna kah perėndimi me njė pamje qumėshtore. Eva ka shkelur urdhėrat e Zotit, prandaj hėna ėshtė e mjegulluar dhe drita e saj nuk rrezėllon. Pra, pyete ti qė e ke prejardhjen nga Adami. Nga britma e dėlirėsisė femėrore ai denjoi tė qėndronte nė mua, kur u ngjitėn nė majė tė malit dhe vogėlushi Jezu Krisht u largua prej tyre“. Pjetri tha: “Ti je ndreqėse e kujtimit tė shkeljes sė urdhėrit. Ke sjellė Evėn nga pikėllimi nė ngazėllim. Ti mund tė kėrkosh gjithēka“.

Bartolomeu don tė shikojė armikun

Me tė ardhur Jezui, Bartolomeu tha: “Mundėsona qė ta shohim atė armik tė njerėzve, qė tė dallojmė kush ėshtė, ēfarė bėn, prej nga ka zbritur dhe ēfarė fuqie ka ai qė nuk tė ka kursyer as ty, por ka urdhėruar tė varesh nė dru“.

Duke u kthyer nga ai, Jezui tha: “O sypatrembur, pėrse pyet pėr atė qė s’mund ta shohėsh?“ Bartolomeu mbeti shumė i turbulluar dhe u hodh tek kėmbėt e Zotit duke thėnė:

“O Krisht, o dritė e botės,

shpėtimtar qė nuk mpakesh kurrė,

qė hir ke pėrhapur nė ēdo epokė,

qė na ke dhėnė dritė tė pareshtur e t’amėshuar,

qė ke zbritur nė kėtė botė,

qė na ke ripohuar fjalėn e pėrjetshme tė Atit,

qė ke ndėrkallur trishtimin nė hare,

qė e ke gėzuar turbullimin e Evės dhe e ke ndrequr,

duke denjuar, kėsisoj, tė hysh nė njė mitėr,

o ēlirues i botės, dėftema lėndėn e pyetjes sime“.

Ndėrsa fliste kėshtu, Jezui e ngushėlloi duke i thėnė: “Pra, dėshiron ta shohėsh atė armik tė njerėzve. E di mirė qė don ta shohėsh, e jo vetėm ti, por tė gjithė apostujt dhe Maria. Por kur ta shihni, keni pėr tė rėnė pėrmbys dhe do tė jeni si tė vdekur“. Apostujt thanė: “Le ta shohim, o Zot!“ E uli nga mali i Ullinjve dhe i tha i zemėruar engjėllit tartarik6 qė tė vinte tek ai.

Mandej urdhėroi Mikaelin t’u binte trombave nė lartėsinė e fuqisė sė tij. Sapo tromba kumboi nė qiell, toka u drodh dhe ēilembyll sytė erdhi antikrishti. Mbėrthyer nga zinxhirėt e zjarrtė tė gjashtė mijė e gjashtėdhjetė engjėjve. Gjatėsia e tij ishte njėmijė e nėntėqind kut, gjerėsia shtatėqind kut, ndėrsa njė flatėr e tij ishte tetėdhjetė kut. Fytyra e tij digjej si zjarri, sytė e tij ishin tė terratisur dhe nga flegrat i dilte tymi i ligėsisė sė tij. Goja e tij ngjante si njė shpellė e gurtė.

Me ta parė, apostujt ranė pėrmbys si tė vdekur. Por Jezui iu afrua apostujve, i rimėkėmbi dhe mandej i tha Bartolemeut: “Shko e shtypja kokėn me kėmbėt tua“. E i dha forcė. Bartolomeu iu afrua antikrishtit pėr t’ia shtypur kokėn dhe e pyeti se cila ishte fuqia e tij, ēfarė bėnte dhe nga ishte.

Bartolomeu i tha sėrish Krishtit: “Zot, vėrė kraharorin tėnd nėn shpatullėn time, dhe unė do tė shkoj; nė tė vėrtetė, ky armik, ėshtė i patrembur pėrballė meje“. Zoti i tha Bartolemeut: “Nuk do mund ta mbash kraharorin me petkat e mia. Unė jam me ty, ky ėshtė urdhėr: shko, pyete rreth asaj qė bėn prej dhe nga ėshtė“.

Apostulli iu afrua antikrishtit. Teksa Bartolemeu ia shkelte kokėn me kėmbė, veshi i djallit zhytej nė fytyrėn e tij. Atėherė, apostulli e pyeti: “Thuajmė kush je, ē’emėr ke dhe ēfarė bėn pėr tėrė (tokėn). Pėrgjigjmu menjėherė“. Djalli iu pėrgjigj: “Liromė paksa, hiqe thembrėn tėnde nga koka ime dhe do tė tė them kush jam, si kam ardhur kėtu, ēfarė bėj, ē’emėr kam“.



Bartolomeu flet me armikun

Atėherė ai e liroi paksa. Mandej apostulli Bartolomé i tha: “O mashtrues i lig i shpirtėrave, a e pranon atė qė ke bėrė dhe po bėn kundėr popullit tė Zotit tė gjallė?“

Djalli u pėrgjigj: “Nėse do ta dish, mė pėrpara emri im ishte Atanaul, qė do tė thotė engjėll, po kur bėra vepra bindėse kundėr Krishtit, mė qe dhėnė emri Satana, domethėnė engjėll i ferrit, prijės i demonėve, princ i mendjemadhėsisė, mjeshtėr i rremė pėr cmirė, shpirtligėsi, mllef. Nė tė vėrtetė, mendjemadhėsia qe futur nė kėtė botė prej meje. Unė jam mjeshtėr i shpėrbetimit dhe i mbrapėshtisė pėr mllef, mashtrim, mendjemadhėsi e lakmi. Zoti pėrgatit pėrherė ēdo gjė tė mirė, kurse unė me mashtrime dhe padrejtėsi tė rrezikshme i vė tė lėvizin njerėzit nė njė mėnyrė tė tillė, qė tė mos ngjiten atje prej nga mua mė kanė dėbuar. Ndihmėsi im ėshtė shpirti i lig, i cili i tėrheq drejt meje ata tė qė kanė pėr t‘u shuar sė bashku me mua.“

Apostulli i tha: “Tregomė gjithēka, shpirthumbur, mos mė fshih kurrgjė“. Dhe ai iu pėrgjigj: “Pėrse mė shtrėngon me tė djathtėn e Zotit, shenjė e Kryqėzimit? Pėrse mė shtrėngon? Edhe po tė doja tė fshihesha, nuk do tė mundja; nėse do mundesha do tė kisha luftuar kundėr tyre; por me tė vėrtetė nuk mundem. Nėse do tė kisha mundur t’ju ēoja tė gjithėve nė humbje, ashtu siē bėra me njėrin prej jush, me emrin Juda, i cili gjendet nėn sundimin tim! Nė tė vėrtetė, edhe unė qeshė krijuar si njė prej engjėjve, atėherė kur Zoti bėri qiellin e tokėn. Zoti mori njė flakėrimė tė zjarrtė dhe pikėsėpari mė krijoi mua; mė pas krijoi kryeengjėllin Mikael, tė cilit mė pas iu dha pushteti.

Birin e vet, nė tė vėrtetė, e pati lindur pėrpara se tė hidhte themelet e qiellit e tokės. Dhe kur deshi tė ndėrtonte gjithēka, u shndėrrua nė fjalė pėr birin e tij. Ne jemi krijuar nga dashja e birit tė tij, ai na ka mbruajtur simbas pėlqimit tė Atit.

Unė kam qenė i pari nga ata qė u krijuan. Mandej qe krijuar Mikaeli tė cilin Zoti e quajti tė denjė pėr ēdo virtyt dhe ai, meqenėse ishte i bindur, mbeti besnik ndaj urdhėresave hyjnore. I treti qė u krijua ishte Rafaeli, i katėrti Gabrieli, i pesti Urieli, i gjashti Zataeli e mandej gjashtė tė tjerė, tė cilėt nuk mund t’i pėrmend. Janė kėta, pra, ata qė mbrojnė fronin e Zotit.

Mė ndėshkojnė shtatė herė gjatė ditės dhe natėn mė ēojnė shtatė herė nė shkatėrrim, duke ma kėputur tėrė fuqinė. Kėta janė dymbėdhjetė engjėj mbrojtės qė rrijnė pėrpara fronit tė Zotit: kėta janė engjėjt e krijuar mė sė pari; mė pas vjen e gjithė moria e engjėjve tė tjerė. Nė qiellin e parė, mijėra e mijėra e dhjetėra mijė, kėshtu edhe nė tė dytin e nė tė tretin, gjithashtu nė tė katėrtin e tė pestin, poashtu nė qiellin e gjashtė dhe tė shtatė. Mbas qiellit tė shtatė ndodhet njė tryezė ku janė autoritetet qė pengojnė hyrjen e atyre qė veprojnė nė mėnyrė tė pakujdesshme.

Janė edhe katėr engjėj tė tjerė tė cilėt drejtojnė frymėn e erėrave dhe i pengojnė ato tė bėjnė si tė duan. Manku ėshtė engjėlli qė drejton tramundanėn, ndėrsa Etalfata drejton erėn e veriut: nė duar mbajnė vishkulla tė zjarrta dhe vravashka flakėruese pėr t’u mbrojtur nga tė ftohtėt, me qėllim qė toka tė mos thahet dhe bota tė mos vdesė. Ēedori drejton jugėn, me qėllim qė dielli tė mos e trazojė tokėn, zbut nxehtėsinė e tij, qė tė mos e pėrzhisė tokėn dhe shuan flakėn qė del nga goja e tij. Njė tjetėr engjėll gjendet mbi det pėr tė thyejė fuqinė e dallgėve. Gjėrat e tjera nuk t’i them“.



Dredhitė e armikut

Apostulli Bartolome i tha: “Thuajmė, o keqbėrės e rrenacak, ti hajn qysh prej zanafillės, mbushur me hidhėri e mashtrim, me cmirė e skuthėri, ti gjarpėr dinak dhe i lashtė, ujk grabitqar, ti qė bėn vepra tė cilat synojnė t‘i bindin njerėzit pėr t’u larguar nga Zoti i vėrtetė, krijuesi i Gjithēkasė qė bėri qiellin, tokėn, detin me tėrė ēfarė gjendet nė tė, meqenėse ti je gjithnjė armik i gjinisė njerėzore“.

Satanai iu pėrgjigj: “Nėse vėrtetė dėshiron t’i dish, unė do tė tė rrėfej dredhitė e veēanta me tė cilat i mashtroj njerėzit. Bėj punė bindėse pėr vrasjen, idhujtarinė, dėmin, qė tė besojnė nė fantazitė qė unė u fus nė mendjen e tyre. Ata qė i bėjnė kėto gjėra, ata qė i miratojnė dhe ata qė i mėsojnė, zhduken bashkė me mua.“

Bartolomeu i tha: “Thuajmė menjėherė, nė ē’mėnyrė i bind njerėzit qė tė mos ndjekin Zotin, por dredhitė e liga, epshore dhe tė errėta, duke braktisur udhėt e drejta dhe tė pėrndritura tė Zotit“. Antikrishti iu pėrgjigj: “Do tė ta them. Nga ferri u ngjit njė rrotė, e cila kishte shtatė thika tė zjarrta. Thika e parė ka dymbėdhjetė ullukė“. Bartolomeu pyeti: “Kush janė ata qė ndodhen nė thika?“ Antikrishti iu pėrgjigj: “Nė ullukun e zjarrtė tė thikės sė parė gjenden ata qė hedhin short, falltarėt, magjistarėt, ata qė besuan tek kėta dhe ata qė i kėrkuan: me mbrapėshtinė e zemrės sė tyre ata gjetėn parashikime tė rreme.

Nė ullukun e dytė tė zjarrtė janė vendosur tė pėtenzonėt, ata qė nėmin Zotin dhe tė afėrmin e tyre, ata qė mallkojnė Shkrimet; kėtu janė vendosur edhe yshtėsit, ata qė i kėrkuan dhe ata qė besuan nė ta. Ai vend ėshtė caktuar pėr ata qė vetėvriten ose i dorėzohen vdekjes, ata qė mbyten, qė hidhen nė ndonjė pus, qė varen nė litar, qė goditen me armė.

Nė ullukun e tretė janė vendosur vrasėsit, idhujtarėt, ata qė ndjekin koprracinė dhe smirėn, pėr shkak tė sė cilės mua mė kanė dėbuar prej qiejve nė tokė.

Nė ulluqet e tjerė janė vendosur bčrrejshmit, hajnat, mėndjemėdhenjtė, lakmiqarėt, fajdexhinjtė, ata qė mallkojnė shpirtėrat, qė nuk tregohen mikpritės me shtegtarėt, qė nuk japin lėmoshė, qė nuk ndihmojnė tė burgosurit, qė i shėrbejnė nė mėnyrė tė vakėt Kishės dhe janė pėrgojues; ata qė nuk e duan tė afėrmin e tyre dhe tė gjithė mėkatarėt qė nuk e kėrkojnė Zotin apo qė e nderojnė nė mėnyrė tė vakėt: unė do t’i shkundulloj ata simbas dėshirės sime“. Bartolomeu e pyeti: “Thuajmė, djall rrenacak dhe i pavėrtetė, kėto gjėra i bėn vetė ti, apo nėpėrmjet ndihmėsve e tė ngjashmėve tė tu?“ Antikrishti iu pėrgjigj: “Oh, sikur unė tė mund tė arrija t’i bėja kėto gjėra vetė! Mė ndihmojnė disa nga ata qė janė flakur kėtu me mua.

Por kėtu kemi disa ndihmės tė dorės sė dytė, qė nga ana e tyre kanė zėnė shokė ndihmės, tė cilėve u kemi dhėnė urdhėrat tanė, mbi ta kemi vendosur petrahilėt7 tanė dhe i kemi dėrguar pėr gjueti, me qėllim qė t’i zėnė rob me shumė ėmbėlsi shpirtėrat e njerėzve, duke i nxitur tė ndjekin dehjen, koprracinė, mallkimin, duke iu prirė kah kurvėrimi dhe herezia, kah idhujtaria, shmangia nga Kisha, apo nėnēmimi i kryqit tė Kryqėzimit, thėnia e dėshmive tė rreme: pra, ne bėjmė gjithēka qė Zoti e urren.

Disa i shtyjmė tė bien nė zjarr, tė tjerė i hedhim prej ndonjė peme poshtė, disave u thyejmė duart apo kėmbėt dhe tė tjerėve u nxjerrim sytė, por bėjmė edhe plot gjėra tė kėtij lloji. U dhurojmė atyre ar, argjend dhe (realizimin e) ēdo dėshire tė botės, e ata qė s’mund t’i nxisim nė mėkat ditėn, i bėjmė tė mėkatojnė nė ėndėrr.

Armiku paraqet pushtimet dhe humbjet e veta

Por pėr ndokė qė do tė heqė dorė nga ligėsitė e sipėrpėrmendura e dėshiron tė kthehet kah Jezui, qė dėshiron t’i ndajė mirė pasuritė e botės dhe do tė pendohet, Zoti do tė drejtohet nga ai dhe do ta dėlirė enėn e tij, meqė ai vetė e ka mbrujtur, dhe e bėn tė veten shtėpinė e tij.

Kur mandej arrijnė ndihmėsit e mi, e gjejnė tė zėnė atė shtėpi dhe nuk mund t’i qasen as sė largu, duke qenė se ajo banohet nga mbreti qiellor dhe nė ēdo anė ndodhet vula e tij. Atėherė lėshojnė njė vrumbullimė dhe kthehen tek ne me lot nė sy, pėr tė na lajmėruar: “Ia patėm dalė ta pushtonim me punėn e mė shumė se njė viti, dhe ja tek e humbėm sėrish; tashmė donte deri edhe tė na lidhte e tė na ēonte nė ferr“.

Por unė i fshikulloj, sepse janė sjellė nė mėnyrė tė pakujdesshme, i dėrgoj atje ku mund tė gjejnė njė shpirt pėr ta joshur, me qėllim qė ta ndjekin e tė na e japin neve; ne u japim atyre edhe aftėsinė pėr t’iu fanitur njerėzve me ēfarėdo pamje qė tė dėshirojnė.

Do tė tė them edhe emrat e engjėjve tė Zotit qė janė kundėr nesh: Njėri quhet Mermot dhe ka gjithnjė nė dorė stuhitė; ndihmėsit e mi i pėrgjėrohen dhe ai i lejon tė banojnė ku tė duan, por nė kthim ata digjen. Pesėdhjetė tė tjerė janė engjėjt vetėtitės dhe kur shpirti don tė dalė nga ne nėpėr det a pėrmbi tokė, kėta engjėj, qė nga retė, vėrvisin kundėr tyre gurė dhe zjarr qė thyejnė shėkmbinj e pemė, dhe na djegin.

E kudo qė tė na gjejnė na pėrndjekin simbas urdhėrit tė atij qė mė ka syrgjynosur; meqenėse edhe ti je duke mė sunduar sipas urdhėrit tė tij, e sadoqė unė nuk mendoj tė flas fare, prapėseprapė po i rrėfej tė fshehtat e mia nė mėnyrė tė pavullnetshme.

Apostulli Bartoleme e pyeti sėrish: “Thuamė, ēfarė ke bėrė dhe ēfarė bėn.“ Satanai iu pėrgjigj: “Mendoja tė mos ta rrėfeja tėrė sekretin tim, po prej atij qė urdhėron, kryqi i tė cilit mė detyron, nuk mund tė tė fsheh asgjė. Unė e nxita mbretin Jeroboam8 tė prodhonte dy viēa tė artė, tė kurvėronin nė emėr tė tyre dhe ta detyronte popullin t’i shkonte pas; e akoma mė pėrpara isha po unė qė i bėra kėto altare dhe kėto shtylla, duke e detyruar popullin tė kurvėronte nė emėr tė tyre.

Jam unė qė e kam tunduar Jobin9 dhe ia kam zhvatur bijtė dhe pasurinė, mua mė ėshtė dhėnė pushteti pėr ta mbuluar Jobin me plagė, nga koka te kėmbėt. Nėpėrmjet gruas sė tij u pėrpoqa t’i marr edhe shpirtin, por nuk ia dola mbanė: duke qenė se ai ishte i drejtė dhe i pėrkryer para Zotit, Zoti e mbrojti. Jam unė qė, pėrmes grave, mashtrova bijtė e priftit Eli, me tė cilėt qenė vrarė mė shumė se tridhjetė mijė njerėz.

Jam unė ai qė e ka bėrė tė pėshpėritė popullin e Zotit nė shkretėtirė; i bėra tė kurvėronin nė emėr tė shtyllave tė shenjta e tė altarėve dhe nė emėr tė viēave tė artė. Jam unė qė i kam joshur duke hyrė nė zemrėn e popullit, me qėllim qė t’i thonin Aronit10: “Bėj pėr ne ca zota qė tė na prijnė“ e mandej hodhėn valle rrotull viēit dhe e adhuruan. Kur erdhi Moisiu, ai u lut pėr ta dhe, meqenėse ata u penduan, shpėtuan, sepse kudo qė gjendet njė njeri i drejtė dhe besnik, i cili i rri larg sė keqes dhe druhet nga Ai qė e ka krijuar, nėpėrmjet veprės sė tij shpėtojnė shumė njerėz.

Por, kudo qė gjendet njė njeri qė nuk i druhet Atij prej tė cilit ėshtė krijuar, por i shėrben Atij nė mėnyrė tė vakėt, ai nuk shpėton dot as veten e as tė tjerėt. Dhe unė do ta shkandulloj, me qėllim qė ai tė mos rifillojė tė lutet pėr mėkatet e tij dhe tė mos bėjė vepra tė mira.

Megjithatė, unė nuk i mposht dot tė gjithė, por vetėm ata gjė i gjej tė zbrazėt. Ata qė i gjej tė mbushulluar me Shpirtin e Shenjtė dhe shenjėn e kryqit, ata qė kėmbėngulin nė zbatimin e urdhėresave tė Zotit dhe mbajnė shqytin e besimit, pra kryqin mbi tė cilin ai qe varur, sigurisht pėrpiqem t’i tundoj, por mbetem i pėshtjelluar. Por unė arrij tė hyj dhe tė qėndroj tek ata tė cilėt i gjej tė zbrazėt, pa shenjėn e Kryqėzimit, ata qė janė kėmbėngulės nė gjėrat e kėqija ose qė nuk besojnė fare nė Zot.

Tė siguroj qė unė i urrej veprat e mira, por i dėshiroj veprat e kėqija. Jam unė qė kam bėrė dhe bėn martirė, duke hyrė nė zemrėn e parisė, me qėllim qė t’i pėrndjekin. Jam unė qė kam nxitur tre fėmijė tė hyjnė nė furrėn e ndezur. Por ai qė mė ka mbėrthyer me zinxhirė tė zjarrtė, ishte me ta nė mes tė furrės dhe i freskonte.

Jam unė qė kam bėrė tė pėrndiqen makabejtė meqenėse ishin tė pėrkryer nė ligjin e Zotit. Jam unė qė ka bėrė tė zhuriten nga pasioni pėr Suzanėn dy pleqtė, dhe i nxita tė shpallnin kundėr saj njė dėshmi tė rreme. Jam unė qė nxita tė mbruhet shėmbėlltyra e urdhėruar nga Nabukodonozori dhe banova mbi tė.

Priftėrinjtė e idhujve, si nė Babiloni ashtu dhe nė krahinat e tjera tė botės, tė adhuruar nga gjithė njerėzit, janė streha ime, unė banoj me ta dhe ata janė vėllezėrit e mi.

Jam unė qė, duke hyrė nė gojėn e tėrė profetėve, mashtrova mbretin Akam me njė ndihmė tė rreme. Kur njerėzit duan tė japin lėmoshė, tė ndihmojnė tė burgosurit, tė vizitojnė tė sėmurėt, tė pėrkujdesen pėr veten, tė veshin njė njeri lakuriq, t’i japin bukė e ujė tė uriturve, tė dėgjojnė zėrin e skamnorėve dhe tė shlyejnė kėsisoj mėkatet e veta, atėherė unė hyj nė zemrat e tyre duke i mashtruar nė njė mėnyrė tė atillė sa ata tė mos bėjnė atė qė ėshtė e mirė, por atė qė ėshtė e keqe.

I shtyrė nga smira, unė punoj asisoji qė asnjė i krishterė tė mos ngjitet atje prej nga mua mė kanė dėbuar. E, pėr t’i thėnė tė gjitha, unė ia jap tė pijė tėrė botės pijet e mia. Jam unė qė i nxis njerėzit tė adhurojnė idhujt e tė pėrnderojnė fushat.

Jam unė qė ngjall epshin nė vend tė dėlirėsisė, zvetėnimin nė vend tė virgjėrisė, dashurinė pėr kėtė botė nė vend tė dashurisė pėr Zotin, dashurinė pėr fėlligėshtinė nė vend tė dashurisė pėr pastėrtinė. Jam unė qė ngjall mendjemadhėsinė nė vend tė bindjes, dehjen nė vend tė pėrkorjes. Jam unė qė i nxis herezitė e ndryshme, me qėllim qė njerėzit tė kurvėrojnė nėpėrmjet idhujve dhe tė ndahen nga Kisha katolike.

E, ashtu sikundėr Mėsuesi juaj ju dha juve apostujve tė tij tagrin qė, me predikimet tuaja, t’i pėrgatisni tėrė njerėzit e botės pėr Kishėn e tij tė shpirtėrave besnikė, poashtu edhe unė, pėr tė fituar dishepuj, i dėrgoj ndihmėsit e mi nė ēdo vend ku gjenden njerėz tė pabesė, tė cilėt nuk besojnė tek Mėsuesi i njėmendtė, por tek njė mashtrues si unė.

Pra, unė bėj tė ėmbėl atė qė ėshtė e hidhur, bėj tė duket e mirė atė qė ėshtė e pėrbuzshme, turbulloj atė qė ėshtė e qetė, bėj tė duket mirėdashėse atė qė ėshtė zemėrake, tė virgjėr atė qė ėshtė e flligėsht, tė keqe atė qė ėshtė e mirė, tė padrejtė atė qė ėshtė e drejtė, fyese atė qė ėshtė nderuese, tė pikėlluar atė qė ėshtė e ngazėllyer, lakmi atė qė ėshtė lėmoshė, tė patenzonė atė qė ėshtė i devotshėm, grykėsi atė qė ėshtė pėrkorje, tė rreme atė qė ėshtė dėshmi e vėrtetė.

Nėpėrmjet miqve tė mi, ndihmėsve dhe dishepujve, unė tėrheq kah vetja kėdo qė mundem, me qėllim qė ata tė humbin sė bashku me mua. Nė tė vėrtetė, nėse do tė isha i lirė, do tė ngrehja aq shumė kurthe midis njerėzve, sa askush mė nuk do mund tė hynte nė vendin prej nga mė kanė dėbuar mua dhe, nėse do mundesha, do t’ju tundoja edhe juve e do t’ju vrisja, ashtu siē kam bėrė tashmė me Judėn tuaj, e do nxisja hasmėri mes jush e etėrve tuaj qė ishin pėrpara jush.

Por, kur tė niseni pėr tė predikuar, do tė dėrgoj mbas jush ndihmėsit e mi, me qėllim qė njerėzit e tėrė botės tė mos ju besojnė, por tė bien nė ujdi midis tyre pėr t’ju vrarė, pėr t’ju mbytur me gurė, pėr t’ju kryqėzuar ashtu si dhe mėsuesin tuaj.

Jam unė qė, pėrmes veprimit tė njė gruaje11, kam bėrė t’i pritet koka nga Herodi edhe Gjon Pagėzorit. Jeta ime ėshtė vdekja juaj, lumturia ime ėshtė mjerimi juaj, hareja ime ėshtė vuajtja juaj. Mjaftojnė kėto qė tė rrėfeva! Nėse do tė tė rrėfeja mė shumė nuk do tė gjeja mė prehje“.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Apokrifet - Ungjilli i Bartolemeut

Mesazh  Zattoo prej 11.07.14 15:56

Dredhitė e tashme dhe tė ardhme tė armikut

Perėndia Jezu i tha apostullit Bartoleme: “Largohu prej tij dhe urdhėroje qė tė rikthehet nė vendin e vet deri nė ardhjen e Perėndisė. Unė do tė tė tregoj se sa ka mbetur ende; nė tė vėrtetė, ėshtė e domosdoshme tė rilindim ndryshe; kėsisoj, ata qė janė vėnė nė provė dhe kanė fituar, do tė gjenden nė mbretėrinė e qiejve, prej nga ky armik ėshtė rrėzuar sė bashku me kėshilltarėt e tij“.

Atėherė apostulli Bartolemé i tha antikrishtit: “Rikthehu nė mbretėrinė tėnde tė ferrit, o armik i nėmur i njerėzve, deri nė ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht i cili do tė vijė t‘i gjykojė nėpėrmjet zjarrit tė gjallėt, tė vdekurit dhe epokėn, e tė tė dėnojė sė bashku me tė ngjashmit e tu, me qėllim qė ti tė mos pandehėsh se do t’i pėrmbushėsh ato qė the“.

Me njė zė tė pėrvajshėm qė i ngjante ulėrimės sė luanit, Satanai tha: “Mjerė unė! Kam mashtruar shumė njerėz pėrmes gruas, e edhe unė vetė jam mashtruar prej njė virgjėreshe, i mbėrthyer dhe i lidhur prej zinxhirėsh tė zjarrtė prej birit tė virgjėreshės, po pėrzhitem nė mėnyrė tė tmerrshme. O virgjėri qė pėrherė mė ke qenė kundėr! Duhet tė kalojnė akoma edhe shtatė mijė vjet, si vallė u mashtrova dhe rrėfeva gjithė sa thashė!

Megjithatė, pėrpara ardhjes sė tij, unė do t’i vėrvis sėrish shigjetat e mia aty ku tė mundem, qoftė unė vetė qoftė nėpėrmjet ndihmėsve dhe dishepujve tė mi. Por e gjithė kjo, mua dhe kėshilltarėve tė mi, na ka ndodhur pėr shkak tė mendjemadhėsisė dhe mosbindjes. Jam unė ai i cili ka bėrė tė mundur qė vėllezėrit e tij ta urrenin Jozefin12, i nxita unė kundėr tij me qėllim qė ta vrisnin, ashtu siē e vrau Kaini vėllain e tij Abelin, desha ta mashtroj nėpėrmjet njė gruaje por nuk ia dola mbanė.

Nė tė vėrtetė, aty ku ekziston dashuria e Zotit, aty ėshtė edhe druajtja; ashtu sikundėr se aty ku gjendet urtėsia dhe dėlirėsia, aty ėshtė edhe pėrunjėsia e dashuria e pėrkryer, dhe kundėr tyre unė nuk mund tė bėj asgjė. Jam unė qė e kam ngashnjyer mbretin Saul13 qė tė mos i bindej zėrit tė profetit Samuel14.

Saturni, Apolloni, Jupiteri dhe Mėrkuri janė vėllezėrit e mi, dhe tė gjithė zotat e adhuruar nga gjithė njerėzit janė pjesė e imja, meqenėse jam unė ai qė thirret pėrmes emrit tė tyre. Simon Magu15, Zaroes e Arfaxir, Jamne e Mambre janė vėllezėrit e mi, e kėsisoj edhe ata qė i kanė grishur; Sodoma dhe Gomorra kanė ndjekur veprat e mia, derisa Zoti u zemėrua kundėr tyre dhe lėshoi nga qielli shi prej zjarri dhe squfuri duke i asgjėsuar tė gjithė.

Enoku16 dhe Noe qenė armiqtė e mi, prejse ata ishin tė drejtė pėrpara Zotit. Unė nxita Ezaun17 kundėr Jakobit18 dhe bėra qė Zakaria tė vritej nė tempull. Isha unė qė ndėrfuta nė zemrėn e Judės tradhėtinė ndaj Krishtit, ndaj judejve, dhe jam unė qė kam vepruar nė zemrėn e hebrenjve qė ata ta kryqėzonin Krishtin dhe ta godisnin me shtizė. Jam unė qė e kam tunduar atė, siē kam bėrė me njeriun e parė, jam unė qė i kam ofruar nė shkretėtirė bukė e ujė pėr tė parė nėse mund ta ngashnjeja ashtu si njeriun e parė, e madje i ofrova edhe mbretėritė e botės.

Por ai qė ka krijuar engjėjt, botėn dhe tė gjitha gjėrat qė gjenden nė botė, nga urdhėrat e tė cilit dridhet gjithēka, ai qė ka sajuar detin dhe ia ka hedhur themelet nė tė thatė, ai pėrmes tė cilit ėshtė bėrė ēdo gjė, mė ka lidhur me zinxhirė prej zjarri, prej tij jam mposhtur; kryqi i tij mė torturon shumė dhe nuk mė lejon tė bėj gjithsa dėshiroj, pa lejen e tij.

E nuk ta fsheh as kėtė, sado qė po e rrėfej pa dėshirė. Kur tė krishterėt duan tė jetojnė simbas urdhėresave tė Zotit dhe duan tė ngarendin drejt kishės pėr tė dėgjuar mėsimet dhe fjalėt e Zotit, apo kur duan tė luten mirėsisht, unė hyj nė zemrat e tyre, u ndėrfus nė to tundime tė ndryshme dhe u bėj shumė gjėra. Ne qė nuk kemi tjetėr pėrpos sė keqes, si vallė mund tė bėjmė tė mira?“



Bartolomeu falenderon Jezuin

Apostulli i Lumė Bartolemé i tha Jezuit: “Ti je i mirė, Zot Jezu Krisht, nga ardhja jote e vėrtetė dhe e lavdishme ne jemi bėrė tė mirė, meqenėse ti je pėrdėllyes ndaj atyre qė kthehen kah ti; je njė Zot mirėdashės, ti ke denjuar tė vish nga mitra e njė virgjėreshe, e kėsisoj, mishi qė ish prishur nga mashtrimi i armikut, u pėrtėri nga vepra e njė virgjėreshe tė mirė e tė dėlirė pėrmes sė cilės ti ke denjuar tė vish e qė me tė drejtė ėshtė quajtur nėnė e mbretėreshė; me ardhjen tėnd tė lavdishme e tė mrekullueshme ke shėlbyer nė emėr tė Atit Perėndi tė gjithfuqishėm; pėr shkak tė Evės qemė pėrhumbur dhe ndarė nga mbretėria e qiejve, e tash pėmes veprės sė njė virgjėreshe gjithēka ėshtė ēuar nė vend e nėpėrmjet ardhjes sate tė shenjtė dhe misterit tėnd famėmadh ua ke hapur mbretėrinė tėnde tė qiejve atyre qė besojnė nė ty; teksa mė pėrpara gjinia njerėzore kishte rėnė nė mėkat nga shkaku i mendjemadhėsisė dhe i kėshillave tė armikut. Po tė kėrkojmė, Zot, qė tė kesh zemėrdhembshuri ndaj shėrbėtorėve tė tu tė cilėt shpresojnė nė ty, meqenėse ti je i njejti Zot qė i ke dhėnė fuqi shėrbėtorit tėnd Moisi kundėr Amalekut19 tė cilin e ke mposhtur pėrmes krahut tėnd tė shenjtė e tė jashtėzakonshėm, siē ke dėrrmuar faraonin dhe ushtrinė e tij, teksa ke shpėtuar popullin duke i dhėnė fitoren shėrbėtorėve tė tu. Dhe sėrish je ti qė i ke shpartalluar armiqtė mes kėtyre breznive tė kėqija nė sy tė popullit tė Izraelit, dhe nė themelin e fuqisė sate ke vendosur qė fitorja t’i buzėqeshte pėrherė shėrbėtorit tėnd David, je ti qė ke folur nė kohėn e tij dhe ia ke fuqizuar krahėt kundėr armiqve tė vet.“



Arsyeja e rėnies sė armikut

Mbas kėsaj, Bartolemeut iu fanit pėrsėri djalli, i cili i tha: “Tė lutem, o apostull i Zotit tė gjallė, tė mos ia tregosh askujt ato qė tė rrėfeva nė mėnyrė tė pavullnetshme“. Apostulli Bartolome, duke vėrejtur guximin e armikut e duke u mbėshtetur nė fuqine e Shpėtimtarit, iu pėrgjigj Satanait: “Djall i fėlliqur, rrėfe arsyen pėr tė cilėn je dėbuar nga lartėsia e qiejve, meqenėse m’u betove se do tė m’i thoje tė gjitha“.

Djalli u pėrgjigj: “Kur Zoti bėri atin Adam simbas shėmbėlltyrės sė tij, u tha katėr engjėjve qė tė merrnin dhé nga katėr skajet e tokės dhe ujė nga katėr lumenj tė parajsės. Nė botė unė ndodhesha tek katėr skajet e tokės. Atje ku unė nuk isha u krijua njeriu si qenie e gjallė e (Zoti) e bekoi, sepse ishte sipas shėmbėlltyrės sė tij. Mė pas, Mikaeli20, Gabrieli21 dhe Urieli e adhuruan.

Kur unė u ktheva nga bota, kryeengjėlli Mikael mė tha: “Adhuroje figurėn qė Zoti e ka krijuar simbas dėshirės sė vet“. Unė e pashė qė ishte krijuar me pluhurin e tokės, dhe i thashė: “Unė jam prej uji e zjarri dhe jam krijuar mė pėrpara. Nuk e adhuroj baltėn e tokės“. Mikaeli mė tha prapė: “Adhuroje! S‘duhet tė ndodhė qė Zoti tė zemėrohet kundėr teje“. Unė iu pėrgjigja sėrish: “Zoti nuk zemėrohet kundėr meje. Pėrkundrazi, do ta vė pushtetin tim kundėr pushtetit tė tij“. Atėherė Zoti u zemėrua kundėr meje; urdhėroi tė hapeshin ujėvarat e qiellit dhe mė vėrviti nė tokė.

Mbasi u flaka poshtė, Zoti pyeti disa engjėj qė ndodheshin nėn pushtetin tim, nėse donin ta adhuronin veprėn e duarve tė tij. Dhe ata iu pėrgjigjėn: “E pamė qė prijėsi ynė nuk e adhuroi, kėsisoj as ne nuk e adhurojmė atė qė ėshtė mė i dobėt se ne“. Atėherė edhe ata u flakėn nė tokė me mua, ku fjetėm pėr dyzetė vjet rresht. Kur u zgjova, vura re se ata po flinin poshtė meje; i zgjova simbas vullnetit tim dhe u kėshillova me ta rreth mėnyrės se si ta kandisnim njeriun, pėr shkakun e tė cilit qemė flakur poshtė nga qiejtė.

Mbasi u kėshillova me ta, e kuptova se si do mund ta ngashnjeja. Kėsisoj, mora nė duart e mia gjethe fiku, thava me to djersėn e gjoksit tim dhe flatrave tė mia e mandej i hodha nė rrjedhėn e ujit: Kur Eva piu nga ai ujė, ndjeu dėshirėn e mishit; i dha edhe tė shoqit; e atyre iu duk i ėmbėl, paēka se ishte i hidhur. Pėr shkak tė shpėrdorimit qė kishin bėrė, nuk e kuptuan se kishin bėrė shkelje. Nėse nuk do tė kishin pirė nga ai ujė, nuk do kisha mundur t’i ngashnjeja kurrė e as unė nuk do t‘ia kisha dalė mbanė t’i mposhtja me ndonjė mėnyrė tjetėr.

Por mjerė unė sepse, nėse nėpėrmjet Evės kam dalė fitimtar, nėpėrmjet Maries sė virgjėr jam mposhtur. Prej birit tė saj jam burgosur dhe tashti po digjem nė mėnyrė tė tmerrshme. Mjerė unė, sepse nėpėrmjet njė virgjėreshe ėshtė zbuluar qėllimi im, forca ime ėshtė shpėrbėrė dhe unė po pėrzhitem tepėr shumė. Por tė lutem, o apostull i Zotit tė gjallė, tė mos i rrėfesh tė gjitha fjalėt qė unė tė kam thėnė, kėshtu i mposhtur, i lidhur dhe i detyruar, meqenėse nuk di se ku tė prehem“.

         

Lamtumirė armikut

Bartolomeu iu pėrgjigj: “Mos qofsh kurrė mirė, o armik dinak dhe i mallkuar i njerėzve, ti dragua shumė i lashtė. Ti do qė unė t’ia fsheh popullit tė Zotit hilet tua tė liga, dinake dhe tė kėqija? Udhėt e tua tė mbrapshta dhe mashtruese, terratisėse e tė fėlliqura qė, ty dhe ata si ti, i ēojnė nė rrėnim, nė skėterrėn e zjarrit dhe nė ndėshkim tė pėrjetshėm? Nuk do t’i mbaj tė fshehta, po pėrkundrazi mjeshtrin e tyre do t‘ia shpall njerėzve qė besojnė nė Zotin tim Jezu Krisht.

Unė do tė shpall udhėn e drejtėsisė, tė sė vėrtetės e tė dashurisė, qė ēon nė jetėn e pafundme dhe nė prehjen e amėshuar, me qėllim qė ata tė cilėt e ndjekin dhe i shkojnė deri nė fund, tė rrojnė pėrjetėsisht e tė jenė pjesėmarrės nė jetėn e amėshuar prej nga ku ti, o i mjerė,  ke rėnė pėr shkak tė mendjemadhėsisė.“

E, duke u lutur, apostulli Bartoleme tha: “Zot Jezu Krisht, jep urdhėr qė ai tė hyjė nė ferr, meqenėse ky djall qėndron sypatrembur para meje“. Zoti Jezu Krisht i tha Satanait: “Largohu, zbrit nė ferr dhe qėndro aty deri nė ardhjen time!“ Dhe nė ēast djalli u zhduk pėr tė mos u shfaqur mė.

         

Lutja e Bartolemeut

Atėherė Bartolomeu, duke i rėnė nė gjunjė Zotit tonė Jezu Krisht, nisi tė thoshte mes lotėve: “Abba22, Atė, i vetmi qė je prorė i lavdishėm, Fjalė e Atit nėpėrmjet sė cilės ėshtė krijuar gjithēka! Ai qė me vėshtirėsi e pėrmbanin qiejtė dhe prapėseprapė pranoi tė banonte nė mitrėn e njė gruaje; ai qė njė virgjėreshė e mbarti dhe e lindi pa ndjerė kurrfarė dhembjeje. E virgjėr ishte pėrpara lindjes dhe e virgjėr mbeti sėrish pas lindjes.

Ti, Zot, e ke zgjedhur dhe e ke quajtur nėnė tė vėrtetė, virgjėreshė dhe shėrbėtore. Nėnė sepse pėrmes saj ti ke denjuar tė zbresėsh aty ky je veshur me mish. Mbretėreshė, sepse ti e ke bėrė atė mbretėreshė tė virgjėreshave. Ti mandej, Zot, ke krijuar gjithēka simbas gjykimit tėnd duke bėrė qė, qysh mė pėrpara se tė lutemi, ti tė na japėsh gjithēka simbas shpirtmirėsisė sate, Zot.

Ti qė ke mbajtur njė kurorė prej ferrash, pėr tė na dhėnė neve qė tė lutemi njė kurorė tė paēmuar e pėr tė na liruar nga ferrat e mėkatit. Ti vetė je varur nė njė dru, pėr tė larguar prej nesh drurin e lakmisė dhe tė epshit; dhe me qėllim qė edhe ne besimtarėt, falė veprės sė drurit tė ri nė kryqin e shpėtimtarit, Zotit Jezu Krisht, pėrmes tė cilit ke mposhtur botėn dhe atė qė e ngashnjente pėrherė botėn, tė mund t‘i mposhtim fuqitė e kundėrshtarit, duke e ndjekur dhe mbrojtur gjithmonė nė zemrėn tonė.

Tė pėrgjėrohemi, Zot, qė pėr kėtė gjurmė tė kryqit tė shenjtė, pėr ardhjen tėnde tė lavdishme e pėr emrin tėnd tė lavdishėm, ata tė cilėt besojnė nė ty tė mund t’i mposhtin fuqitė e pathemelta. Meqenėse ti je forca e lavdia jonė dhe na ke siguruar duke na thėnė: “Pa mua, ju nuk do mund tė bėni asgjė.““



Lutja e apostujve

Mbas tėrė kėsaj, tė gjithė apostujt ranė pėrmbys nė kėmbėt e Zotit, duke thėnė: “I bekuar, Zot, krijues i madh dhe i jashtėzakonshėm, prej veprės sė tė cilit ėshtė bėrė gjithēka, nė qiell e nė tokė, qė ke denjuar t’ua shpėrfaqėsh shėrbėtorėve tė tu kėtė mister, me qėllim qė njerėzit dhe breznitė njerėzore ta dinė se ti ke krijuar gjithēka dhe i shpėton tė gjithė ata qė besojnė nė ty. Na ke zbuluar armikun tonė me qėllim qė njerėzit tė mėsojnė tė ruhen nga tundimet e gjarpėrit tė lashtė qė ka ngashnjyer njeriun e parė, me qėllim qė njerėzit tė mos i besojnė kur ai me dredhitė e tij tė liga tė hyjė nė altarėt dhe nė statujat e bronxta, pėr tė joshur shpirtėrat e njerėzve, qė mandej t’i ēojė nė rrėnim ashtu si edhe veten. Ai tėrheq nė gabimin e rrenės ata qė besojnė tek e vėrteta dhe tek emri yt i madh e i jashtėzakonshėm, ata tė cilėt besojnė qė ti je Zoti njė dhe i trefishtė, dhe tė pohojnė si njė brenda nė trini.

Tė lėvdojnė qiejtė e qiejve.

Tė lėvdojnė kerubinė e serafinė23.

Tė lėvdojnė profetėt.

Tė lėvdojnė engjėjt e kryeengjėjt.

Tė lėvdojnė tė drejtėt.

Tė lėvdojnė martirėt.

Tė lėvdojnė rrėfyesit.

Tė lėvdojnė virgjėreshat.

Dhe ne, shėrbėtorėt e tu, tė lėvdojmė dhe bekojmė emrin tėnd.

O mbret i qiejve, qė i vetėm bėn gjėra tė mėdha e tė mrekullueshme, ashtu siē ke bėrė edhe me etėrit tanė Abraham, Isak e Jakob, siē ke bėrė me Moisiun, Aronin e Jezu Navėn, e me tė gjithė besnikėt e tu tė cilėt qenė mirėpritur si Davidi e Solomoni.

Jotja forca e lavdia.

Jotja fuqia.

Yti pushteti.

Yti sundimi.

Jotja mbretėria.

Jotja madhėshtia.

Yti lartėsimi.

Jotja fitorja, sepse ke mposhtur ngashnjyesin e botės.

Jotja pėrjetėsia me Atin e Shpirtin e Shenjtė.

Ti je fillesa e ti je fundi.

Je ti qė ke shėlbyer botėn me gjakun tėnd dhe sėrish je mirėpritur si gjykatės i tė gjallėve e i tė vdekurve. Tė pėrgjėrohemi, Zot, qė tė denjosh tė jesh pėrherė me ne. Mos na braktis! Ji gjithmonė pranė besnikėve tė tu, o Zot!

Je ti qė nė zanafillė ke mbruajtur tokėn, dhe qiejtė janė vepėr e duarve tua. Je ti qė ke ndarė dritėn nga errėsira, dhe tė gjitha gjėrat janė bėrė nė praninė tėnde.

Ti je i fuqishėm dhe i vėrtetė nė fjalėt e tua, o Zot, dhe je besnik nė ligjet e tua, me tė cilat na ke folur nėpėrmjet shėrbėtorėve tė tu profetė, e me tė cilat ke premtuar qė do tė na kushtoheshe ne.

Ti ke ardhur nga vepra e mitrės sė lavdishme dhe tė dėlirė tė virgjėreshės sė shenjtė Mari.

Ti ke lejuar qė njė heshtė t‘a pėrshkonte kraharorin tėnd pėr tė na shmangur nga shpata e djallit, tė ngopėsh me trupin e me gjakun tėnd dhe tė ēlirosh pėrgjithmonė nga grackat e armikut ata qė marrin kėto gjėra dhe besojnė nė Kishėn tėnde tė shenjtė katolike.

Ti, nėpėrmjet njė kallami, ke ngjėruar njė sfungjer plot me vrer e uthull, pėr tė na mbajtur larg nga goja e djallit dhe pėr tė na ēliruar nga uthulla e hidhėrimit.

Ti na ke dhėnė kupėn e verės sė dėlirė tė besėlidhjes sė re si ushqim i shpirtit dhe i trupit, si shėlbim i jetės sė amėshuar.

Ti u ke thirrur katėr lumenjve, dhe simbas urdhėrit ata rendėn tė bindur e u vunė nėn shėrbimin tėnd. Lumi i parė ėshtė Filosofon pėr unitetin e Kishės dhe syleshėsinė e shfaqur nė kėtė botė. Lumi i dytė ėshtė Geon sepse ėshtė bėrė prej toke, ose edhe pėr dy besėlidhjet24. Lumi i tretė ėshtė Tigri, sepse nė qiej na ėshtė shpėrfaqur triniteti i amėshuar: ne besojmė nė Atin, nė Birin, e nė Shpirtin e Shenjtė, por vetėm njė ėshtė Zoti prej tė cilit janė bėrė gjėrat nė qiell e nė tokė.

Ti ke ngopur pėrgjithmonė ēdo shpirt tė gjallė me dlirėsinė e ringjalljes, e cila ishte shėmbėlltyrė e ungjijve qė rrjedhin pėrgjatė tėrė rruzullin tokėsor qė ti ke denjuar ta ungjillizosh pėrmes veprės sė shėrbėtorėve tė tu, ashtuqė gjithėsa besojnė dhe rrėfehen tė shpėtojnė duke u mbėshtetur nė emrin tėnd tė madh e tė frikshėm, si dhe nė ungjijtė e tu tė shenjtė, pėr tė mbėrritur kėsisoj atė jetė qė nuk e kanė“.

         

Pėrlėvdimet e Bartolomeut

Atėherė apostulli Bartoleme i tha Jezuit: “Zot, Atė, mbret i jetės sė amėshuar, mbret i qiejve, mbret i kryeengjėjve, mbret i profetėve, mbret i tė drejtėve, mbret i besnikėve, mbret i tėrė atyre qė besojnė nė ty, mbret i jetimėve, mbret i tė burgosurve, mbret i tė vegjėlve, mbret i epokave, mbret i botės. Ngushėllues i tė munduarve, ēlirues i gjithė atyre qė besojnė nė ty, mjek i atyre qė ndjejnė dhimbje, ushqyes i jetimėve e i vejushave, shėlbyes i atyre qė qenė humbur, je ti qė me gjakun tėnd ke shpėtuar tėrė rruzullin tokėsor prej armikut qė gulēonte nga dėshira pėr ta gllabėruar popullin tėnd. Shpėtim i mėkatarėve, mos e braktis krijesėn e mbruajtur prej teje“.

         

Detyra e Jezuit nė botė

Jezui u pėrgjigj: “Bartolome, Ati im mė ka quajtur Krisht pikėrisht pėr kėtė, me qėllim qė unė tė zbrisja nė tokė pėr tė mirosur me vajin e jetės ēdo njeri qė vjen tek unė; e kushdo qė do tė jetė mirosur do tė rrojė nė pėrjetėsi. Dhe mė ka quajtur Jezu me qėllim qė unė t’ua shlyej mėkatet pendestarėve, atyre qė pendohen pėr veprat e tyre tė kėqija, atyre qė largohen nga jeta e errėt qė tė ndjekin udhėn e drejtėsisė pėr tė marrė kėshtu pagėzimin me thirrje dhe me shpallje tė gjerė, atyre qė u pėrmbahen urdhėresave tė mia, tė cilat janė tė shkruara kėtu, nė profeci e nė ligje dhe nuk ndjekin udhėn e mbrapėshtisė nė tė cilėn armiku ka mbjellė tė kėqija.

Nė tė vėrtetė, unė ia kam dhuruar tė gjithėve tė vėrtetėn e Zotit, meqenėse unė jam udha, e vėrteta dhe jeta. Udha, sepse askush nuk mund tė vijė tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje; jeta, sepse unė i jap jetėn e amėshuar tė drejtėve, besimtarėve qė besojnė tek unė me zemėr tė pastėr e atyre qė mė druhen: kėta do tė jenė si engjėjt e Zotit dhe do tė quhen bij tė tė Madhėrueshmit; unė jam e vėrteta, sepse nė mua u pėrmbush gjithė ēfarė patėn parathėnė profetėt pėr mua dhe gjithė sa ėshtė shkruar pėr mua nėpėr psalme; nė tė vėrtetė jam unė qė i kam dėrguar. Unė jam jeta, sepse iu kam treguar besimtarėve udhėn, domethėnė pagėzimin e shenjtėrimit.

Unė u jam nėnshtruar me dashje fshikullimeve, mora pėshtyrje nė fytyrė, u shitova nga njė heshtė dhe piva vrer e uthull; prej hebrejsh tė pabesė u vara nė njė kryq. Pranova t’i vuaj tė gjitha kėto gjėra prej kryepriftėrinjve hebrej, qė tė shpėtoja botėn, ta liroja nga zemėrimi i armikut tė mallkuar, i cili donte ta ēonte nė humbje gjininė njerėzore, ashtu siē pati humbur edhe ai vetė.

Sa shumė gjėra tė mrekullueshme kam kryer pėrpara tyre e prapė nuk mė besuan, pėrkundrazi i mbyllėn veshėt dhe mė kthyen krahėt, duke mė thėnė: “Dėbon djajtė me fuqinė e Belzebulit, prijėsit tė djajve“ e duke thėrritur: “Ne nuk kemi kurrfarė mbreti!“ Nuk donin ta kuptonin se sa shumė vuajtje kisha pėrballuar unė pėr t’i ēliruar nga toka e Egjiptit, nga shtėpia e robėrisė e pėr t’i ndihmuar tė kalonin pėrmes Detit tė Kuq si pėrmes tokės sė thatė.

Pėr dyzetė vite ushqeva me manė25 etėrit e tyre nė shkretėtirė; bėra qė uji tė teptiste nga njė shkėmb shumė i fortė; ndėrsa ata ma shpaguan tė mirėn me tė keqe. Nuk deshėn tė mė njohin si Zotin qė i ka krijuar. Pėrballė tyre i thyva tė gjithė njerėzit, por nuk pranuan tė ecnin simbas urdhėresave tė mia. Pėrkundrazi, u bėnė nė njė mendje dhe mė dėnuan me vdekje.

Jini dishepujt e mij dhe ndiqni rrugėn time. Pėr shkak tė emrit tim do gjendeni pėrballė mbretėrish dhe guvernatorėsh, princėrish e pushtetarėsh. Tregoni pak durim pėr hir tė dashurisė sime dhe do tė mbretėroni me mua nė pėrjetėsi, do tė qėndroni pranė meje nė mbretėrinė e Atit tim e do rrini pranė meje nė gjyq, pėr tė gjykuar dymbėdhjetė fiset e Izraelit. Meqenėse unė nuk ju them mė (shėrbėtorė), por miq, prejse ju kam shpėrfaqur ēdo gjė: shėrbėtori nuk di atė qė bėn zotėria i tij, ndėrsa unė ju kam shpėrfaqur ēdo gjė.

Mos ua keni frikėn atyre qė mund tė vrasin trupin tuaj, sepse shpirtin nuk do tė mund ta vrasin. Mos mendoni se si e ēfarė do tė flisni, sepse nė ju banon shpirti i Atit tim, e ai do t’ju japė dėshminė e hakmarrjes ndaj botės dhe atij qė ngashnjehet nga bota.

Nė tė vėrtetė, tashti do tė shkatėrrohet urtėsia e botės dhe do tė lartėsohet ajo e Zotit. Duajeni njėri-tjetrin ashtu siē ju kam dashur unė dhe qėndroni nė mua ashtu sikundėr unė nė ju. Ashtu siē unė kam dhėnė frymėn pėr botėn e pėr ju, ashtu edhe ju jepini frymėt tuaja pėr vėllezėrit.“

Bartolomeu i tha: “Zot, a ėshtė e lejueshme t’u zbulohen kėto gjėra tė gjithė njerėzve?“ Jezui iu pėrgjigj: “Ėshtė e lejueshme t’u zbulohen tė gjithė atyre qė janė besimtarė dhe e shqyrtojnė kėtė tė fshehtė qė unė ju kam treguar. Nė tė vėrtetė, mes paganėve ka nga ata qė adhurojnė idhujt, qė janė pijanecė, kurvėrues, bérrejshėm, blasfemues, prozhmues tė Kishės katolike, smirėzinj, tė rrezikshėm, yshtės, tė zvetėnuar, zbatues tė dredhive tė armikut, urrejtės tė tė afėrmve tė tyre: tė gjithė kėta nuk janė tė denjė ta dėgjojnė kėtė tė fshehtė.

Por, nga ana tjetėr, janė tė denjė ata qė zbatojnė urdhėresat e mia, qė i kuptojnė fjalėt e shpėtimit tė jetės sė amėshuar qė s’ka mbarim: dhe nė qiell, nė mbretėrinė e Atit tim, do jenė pjesė e tė shenjtėve, tė drejtėve, besnikėve. Ai qė do tė jetė ndarė nga gabimi i paudhėsisė dhe do tė ketė ndjekur udhėn e sė drejtės, ėshtė e nevojshme ta dėgjojė kėtė tė fshehtė. Ti Bartoleme i Lumė dhe breznia jote e Lume.“

Atėherė, Bartolomeu, duke i shkruar nė zemrėn e vet tė gjitha gjėrat e dėgjuara nga goja e Zotit tonė Jezu Krisht, me fytyrė tė hareshme bekoi Atin, Birin e Shpirtin e Shenjtė duke thėnė: “Lavdi ty, o Zot, shpėtimtar, ēlirues i mėkatarėve, jetė e tė drejtėve, fé pėr besimtarėt, ringjallje e tė vdekurve, dritė e botės, dashurues i dėlirėsisė“.

Atėherė Jezui, duke ngjeshur gjoksoren, tha: “Unė jam i mirė, zemėrbutė dhe mirėdashės, pėrdėllyes dhe i mėshirshėm, i fortė dhe i drejtė, i mrekullueshėm, i shenjtė dhe shėrues, mbrojtės i jetimėve dhe i vejushave; ai qė kurorėzon tė drejtėt dhe besimtarėt; gjykatės i tė gjallėve e i tė vdekurve; dritė e dritės dhe e vezullim i flakės; ngushėllues i tė vuajturve dhe ndihmesė e tė vegjėlve. Gėzoni me mua, miqtė e mi, dhe merreni dhuratėn (time): unė do t’ju jap dhuratėn qiellore.“

Kur Jezui pėrfundoi sė thėni kėto fjalė, tė gjithė apostujt e puthėn e i dėshiruan paqė; e bekuan dhe e lėvduan njėzėri, duke i thėnė: “Amen!“
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Apokrifet - Ungjilli i Bartolemeut

Mesazh  Zattoo prej 11.07.14 15:57

Lloje mėkatesh e mėkatarėsh

Dhe dishepujt e pyetėn: “Zot, na thuaj: cili ėshtė mėkati mė i madh se ēdo tjetėr mėkat, Zot?“ Jezui iu pėrgjigj atyre: “Mėkat i rėndė ėshtė kurvėrimi, zemėrimi, mallkimi, pabesimi, mashtrimi, dashuria e rreme, veprimet e liga. Pėr ata qė veprojnė kėsisoj, profeti tha: “Tė patenzonėt nuk do tė ringjallen nė gjykim dhe as mėkatarėt nė kėshillin e tė drejtėve“. Amen, amen, unė ju them qė njerėzve do t’u falet ēdo mėkat e ēdolloj veprimi i lig, mjaft qė tė pendohen. Po pėr atė qė blasfemon kundėr Shpirtit tė Shenjtė nuk ka falje as nė kėtė epokė e as nė gjykimin e ardhshėm“.

Bartolomeu i tha: “Zot, ēfarė do tė thotė tė mėkatosh kundėr Shpirtit tė Shenjtė?“ Jezui iu pėrgjigj: “Kushdo qė blasfemon kundėr njė njeriu i cili i shėrben besnikėrisht Zotit Atė, apo braktis Kishėn e tij katolike pėr tė ndjekur herezinė, ai blasfemon kundėr Shpirtit tė Shenjtė; pėr kėtė njeri nuk do tė ketė falje.

Kush nuk adhuron Zotin krijues tė Gjithēkasė, qė bėri qiellin e tokėn, por adhuron drunj dhe gurė pa ndjenja e shpirt, pa frymėmarrje, pa aftėsinė e tė parit, tė tė dėgjuarit, nuk do tė jetė i falur nga mėkatet.

Kush nuk kėrkon shpėtimin e Shpėrblimtarit, kryen mėkat tė rėndė. Ata qė besojnė tek njerėzit e vdekshėm, ata qė nuk rendin kah Kisha katolike, por rendin kah shėmbėlltyrat e djajve, nuk do tė kenė falje tė mėkateve.

Kush nuk kėrkon Zotin sundues tė tė gjithėve, nuk do tė pėrjetojė falje tė mėkateve. Kush kėrkon yshtėsit, falltarėt, prozhmuesit, do tė qe mė mirė sikur tė mos kishte lindur fare.

Kush nuk beson se unė kam zbritur nga qielli nė tokė pėr tė shėlbyer botėn, kush nuk beson se unė, dhe pse erdha nė kėtė botė, kam mbretėruar ngahera nė shekuj tė shekujve me Atin tim, nuk do tė pėrjetojė falje.

Kush nuk beson se unė kam vuajtur dhe jam ringjallur; kush nuk beson nė ringjalljen e tė vdekurve, tė parathėnė prej meje, nuk do tė gėzojė falje tė mėkateve.

Dhe prapė. Kush nuk beson se unė do tė rikthehem si gjykatės i tė gjallėve dhe i tė vdekurve, kur tė vegoj i pėrlėvduar, ai nuk do ta ketė faljen as nė kėtė epokė e as nė atė gjykim.

Ata qė nuk adhuron Zotin e gjallė krijues, prej tė cilit janė bėrė tė gjitha gjėrat, por adhurojnė njė krijesė, ata kryejnė njė mėkat tė rėndė!

Kush nuk beson nė Atin, nė Birin e nė Shpirtin e Shenjtė, ai blasfemon kundėr Shpirtit tė Shenjtė, kėsisoj pėr tė nuk do tė ketė falje as kėtu e as nė gjykimin e ardhshėm.

Kush nuk beson qė Ati, Biri e Shpirti i Shenjtė nuk janė njė Zot i vetėm, nuk do tė ketė falje tė mėkateve.

Ata qė pėr shkak tė ndonjė mllefi vrasin veten, ose hidhen nė lumė, nuk do tė pėrjetojnė falje tė mėkateve.

Kush nuk do tė mendojė pėr shpirtin e tij, por do tė ndjekė mashtrimet e armikut, nuk do ta ketė faljen e mėkateve.

Por kush e  do Zotin me zemėr tė pastėr, ndjek urdhėresat e tij dhe zbaton atė qė ėshtė shkruar kėtu, pėrmes urdhėresave dhe profetėve, nuk do tė mposhtet prej armikut dhe nuk do tė cėnohet prej kurrfarė tė keqeje.

Shkoni e predikoni! Shkoni pra dhe mėsojini tė gjithė njerėzit qė tė mos mėtojnė tė betohen as pėr qiellin e as pėr tokėn; askush tė mos betohet as pėr kokėn e tij, meqenėse nuk ėshtė nė gjendje tė rikthejė as edhe njė fije floku tė bardhė apo tė zezė. Mes tyre ata duhet tė thonė “po po“, “jo jo“.

Shkoni dhe predikoni nė tėrė botėn dhe mes tė gjithė njerėzve njė fjalė vėrtetėsie dhe paqeje, me qėllim qė ēdokush tė shfaqė vėrtetėsi dhe dashuri kundrejt vėllait, kundrejt tė afėrmit apo mikut dhe tė thotė tė vėrtetėn.

Kėshtu ēdo njeri tė flasė mirė me fqinjin e vet dhe ēdo mike me miken e vet, dhe jo me mashtrime. Unė them gjėra tė vėrteta e dua qė edhe ju tė thoni gjėra tė vėrteta. Unė i pikas mendimet e tė gjithėve qysh prej sė largu, pėrpara se ato tė trajtėsohen dhe e gjykoj dashurinė e rreme. Por ti, Bartoleme, shko dhe predikoji fjalėt e shpėtimit nė veshėt e atij qė ka dėshirė tė kuptojė.

E tė gjithė apostujt (e tjerė) tė zgjedhur prej meje, shkoni dhe predikoni! Ata qė do t’ju besojnė, do tė pagėzohen dhe do t’u besojnė urdhėresave qė ju predikoni, do tė fitojnė jetėn e amėshuar dhe kurorėn e pėrjetshme. Ndėrsa ata qė nuk do tė dėgjojnė, nuk do tė zbatojnė e nuk do tė pagėzohen, do tė dėnohen nė ditėn e gjykimit dhe do tė pėsojnė ndėshkimin e zjarrit“.

Martesė dhe dėlirėsi

Bartolemeu i tha sėrish: “Zot, ēfarė pjese do ketė nė gjykim ai qė kryen njė mėkat tė mishit?“ Jezui u pėrgjigj: “Ėshtė mirė qė ai i cili ėshtė i pagėzuar ta respektojė pagėzimin e tij, ta mbrojė dėlirėsinė dhe tė mbetet i tillė.

Por, nėse i lind dėshira e mishit, ai duhet tė bėhet burri i njė gruaje tė vetme. Sepse, ashtu sikundėr gruaja nuk duhet tė njohė burrė tjetėr, poashtu edhe burri duhet tė qėndrojė larg ēdo gruaje tjetėr.

Nėse ruajnė dėlirėsinė, respektojnė urdhėresat e mia dhe ia japin tė dhjetėn Kishės, ashtu si shėrbėtori Abraham qė i mbrojti urdhėresat e mia, atyre do t’u jap qindfishin dhe bashkimi i tyre do tė jetė pa mėkate.

Marrjen e njė tjetėr bashkėshorti mund ta bėjnė veē nėse shkojnė nė kishė, falin lėmoshė, veshin tė zhveshurit, u japin ushqim dhe pije tė uriturit e tė eturit, u japin mikėpritje shtegtarėve dhe nuk na pėrbuzin neve, pėrkujdesen pėr tė sėmurėt, ndihmojnė tė burgosurit, bėjnė dėshmi tė vėrteta, presin me tė gjitha nderimet njė prift dhe i druhen Zotit; e, sikundėr ju thashė, i japin tė dhjetėn Kishės dhe bėjnė gjėra tė drejta qė i pėlqejnė Zotit.

Por nėse dikush merr grua tė tretė, ai ka pėr t’u konsideruar nė mbretėrinė e qiejve i padenjė dhe mėkatar sė bashku me atė.

Nga ana tjetėr, ai qė ruan dėlirėsinė dhe virgjėrinė e tij, qoftė burrė apo grua dhe ėshtė i pėrkryer nė Kishėn katolike, ai do tė konsiderohet i pėrkryer edhe nė mbretėrinė e qiejve.

Shkoni, ju, dhe predikojuani kėto gjėra tė gjithė njerėzve: t’u pėrmbahen urdhėresave qė unė ju kam thėnė, qė tė mund tė shpėtohen e tė mbėrrijnė jetėn e amėshuar.

Unė jam Zoti juaj Jezu Krisht dhe Mėsuesi. Unė jam fillesa dhe fundi, i pari dhe i mbrami, aleluja. Mbret i fuqishėm dhe shumė i tmerrshėm, qė ua jap kurorėn juve besnikėve tė mi qė shpresoni nė mua. Jam unė ai qė ka ndarė dritėn nga errėsira. Aleluja“.

         

Pėrlėvdimet e apostujve

E tė gjithė apostujt u pėrgjigjėn njėzėri duke e lartėsuar, madhėshtuar e pėrlėvduar, me fjalėt: “Je ti, Zot, qė nė zanafillė ke hedhur themelet e tokės, e qiejt janė vepėr e duarve tua.

Je ti qė nė zanafillė ke mbruajtur Adamin e Evėn dhe nuk i ke braktisur ata; e ndonėse mashtrimi i armikut i joshi, mėshira jote prapė nuk i braktisi, por i shelbove me gjakun tėnd tė shenjtė.

Ne qė pėr shkak tė Evės patėm dalė nga parajsa e galdimit, tashti prej ardhjes sate tė shenjtė dhe prej Marisė virgjėreshė e mbretėreshė, ti na ke rikthyer nė mbretėritė e qiellit, pra nė Kishėn tėnde katolike, e cila ėshtė trupi yt dhe qė e ke quajtur bashkėshorten tėnde. Ti je gjykatėsi i tė gjallėve dhe i tė vdekurve. Aleluja, aleluja.“



Ngjitja e Jezuit nė qiell

Jezui u pėrgjigj sėrish e u tha: “Unė do t’ju pėrgatis mbretėrinė e qiejve dhe qė prej fronit tė lavdisė sime do t’ju dėrgoj Shpirtin e Shenjtė qė do t’ju bėjė tė shfaqeni mė vezullues, tė vėrtetė dhe tė fortė pėrballė prijėsve dhe tė pushtetshmėve. Aleluja.

E do tė rikthehem pėrsėri pėr ta shpėrblyer secilin simbas veprave tė tij: tė drejtėve, besnikėve, e tė gjithėve qė besojnė nė mua dhe zbatojnė urdhėresat e mia, kurorėn e jetės sė amėshuar; atyre qė pėrbuzin urdhėresat, vuajtjet e pėrjetshme dhe ferrin e zjarrit, ku do tė ketė vajtime dhe kėrcėllima dhėmbėsh.

Paqė pėr ju! Juve jua jap paqėn time, juve jua lė paqėn time. Pėrjetojeni paqėn time tė gjithė ju qė besoni nė mua, predikojani mbretėrinė e Zotit dhe mbretėrinė e tij tė qiejve tė gjithė botės dhe tė gjithė njerėzve, ashtu siē unė jua predikova juve“.

E teksa fliste kėshtu, u mbart nė qiell, nėpėr re. Dhe atyre, ashtu tė mrekulluar siē ishin, u veguan dy engjėj me petka vezullore qė iu thanė: “Burra galileas, pse rrini dhe sodisni Zotin qė ngjitet nė qiell? Ai do tė vijė, ashtu siē e patė tė ngjitet nė qiell. Ai ėshtė gjykatėsi i tė gjallėve e i tė vdekurve; ai ėshtė shėlbyesi i gjithė atyre qė shpresojnė nė tė, ai qė ėshtė paralajmėruar nga profetėt dhe psalmistėt, siē thuhet nė psalmin e shtatė: “Prandaj rikthehu lart, Zot“. Pra, deri kur tė jetė plotėsuar numri i besimtarėve.

Mandej do tė rikthehet me lavdi tė madhe e, nė plotfuqinė e tij, mėndjemėdhenjve do t’u japė ndėshkimin, ndėrsa zemėrbutėve dhe tė pėrvuajturve mbretėrinė e qiejve“.

Atėherė Bartolomeu dhe tė gjithė apostujt e tjerė pėrlėvduan Zotin Jezu Krisht, duke thėnė:

“Lavdi ty, o Atė i qiejve,

mbret i jetės sė amėshuar,

kandil me dritė tė pashuar,

diell i shndritshėm e kthjelltėsi

e dritės vizlluese tė amėshuar.

Mbret i mbretėrve e zot i zotave,

Jotja lavdia e madhėshtia,

Sundimi e mbretėria, nderi e pushteti

Me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtė.

Bekuar Zoti, Perėndia e Izraelit,

qė vizitoi e ēliroi popullin e vet nga dorė e armikut,

dhe bėri pėr neve pėrdėllesė e gjykim.

Ju tė gjithė njerėzit,

Lėvdojeni Zotin tonė Jezu Krisht dhe besojini

se ėshtė gjykatės i tė gjallėve e i tė vdekurve,

Shėlbyesi i besimtarėve.

Ai qė me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė

Jeton e mbretėron nė gjithė kohėt. Amen“.

Kėtu mbarojnė pyetjet qė apostulli Bartolemeu i Lumė dhe apostujt e tjerė i bėnė Zotit Jezu Krisht.

1 Ungjilli qė i mvishet Bartolomeut (Rreth pyetjeve qė Bartolemeu i Lumė dhe apostujt e tjerė i bėjnė Zotit Jezu Krisht) ėshtė shkruar nga njė autor anonim i shek. III. Ungjilli parashtron njė varg zbulesash tė Jezuit pas ringjalljes sė tij, si dhe legjenda tė ndryshme qė qarkullonin nė atė kohė pėr vuajtjet, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Shėn Bartolomeu (?-?) ishte njė nga tė dymėdhjetėt. Emri Bartolome rrjedh nga aramaishtja bar Tōlmay, qė do tė thotė ‘biri i brazdave’, sepse, me gjasė, ishte pendar. Dendur identifikohet me Natanaelin e Gjon ungjillorit. Nė ungjijt sinoptikė tė Mateut, Markut dhe Lukės, Filipi dhe Bartolomeu pėrmenden gjithnjė bashkė, kurse Nanataeli nuk pėrmendet asnjė herė. Nga ana tjetėr, nė Ungjillin sipas Gjonit, pėrmenden Filipi dhe Natanaeli, por nuk thuhet asnjė fjalė pėr Bartolomeun. Sipas traditės siriane, emri i vėrtetė i Bartolomeut ishte Jezu. Sipas Besėlidhjes sė Re, Bartolomeu ishte njėri prej dishepujve tė cilėve iu shfaq Jezui pas ringjalljes nė Detin e Tiberit (Gjn 21: 2). Ai dėshmon edhe pėr Ngjitjen e Jezuit (Vap 1: 4, 12, 13). Thuhet se pas Ngjitjes, Bartolomeu filloi udhėtimin misionar nė Indi, ku la edhe njė kopje tė Ungjillit tė Mateut. Nė veprat e artit ai dendur paraqitet me njė thikė tė gjatė, apo si nė “Gjyqin e Fundit” tė Mikelangjelos, me lėkurėn qė i varet mbi krah. Sipas traditės, nė Armeni ai u rrop pėrsėgjali dhe pasandaj u kryqėzua kokėposhtė. Pėr kėtė arėsye u zgjodh shenjti mbrojtės i lėkurpunuesve. Mendohet se bashkė me Shėn Judė Tadeun ai pėrhapi nė shek. I Krishtėrimin nė Armeni. Prandaj kisha armene quhet Kisha Apostolike Armene, kurse tė dy shenjtėt pajtorė tė kėsaj kishe. Dita e festės: 24 gushti.

2 Belzebuli: Baal Zebul, njė emėrtim i princit tė djajve, qė do tė thotė “Zoti-Princ”. Shkrimtari i Librit tė dytė tė mbretėrve e quan edhe Beelzebub, pra, “Zoti i mizave”.

3 Satanai: djalli, kundėrshtari i Perėndisė dhe ngashėnjyesi i njerėzimit: herė-herė identifikohet me Luciferin (Lk 4: 5–8). Nga hebraishtja satan pėrbetues, armik, kundėrshtar.

4 Prehėri i Abrahamit: tė qenėt nė Prehrin (Gjirin) e Abrahamit (Lk 16: 22, 23) do tė thotė tė gėzosh lumturi dhe prehje (Mt 8: 11; Lk 16: 23) nė gostinė e Parajsės. Prehri i Abrahamit ėshtė vendqėndrimi i shpirtėrave qė vdesin pa faje dhe pa merita, i atyre qė kanė jetuar nė purputhje me besimin nė Jahvehun, por qė kanė vdekur pėrpara ardhjes sė Jezu Krishtit; gjatė tre ditėve midis kryqėzimit tė Jezuit dhe ringjalljes sė tij, Jezui zbriti nė mbretėrinė e tė vdekurve dhe ēliroi ata qė banonin nė prehrin e Abrahamit. Besohej se pėrpara ringjalljes sė Jezuit ishte njė pjesė e “hadit”, afėr Ferrit (apo vendit tė mundimeve).

5 Kerubini (k’ruv), qė pėrmendet nė shumė vende tė Besėlidhjes sė Vjetėr, ėshtė njė qenie mitologjike, tė cilėn hebrejtė e huajtėn nga tradita mesapotame. Sot pranohet botėrisht mendimi se, me gjasė, ky emėr ėshtė huajtur nga gjuha akade, sado qė emri kāribu (apo xxxābu) – ‘gju’, nuk thotė dhe aq pėr kuptimin e vėrtetė tė fjalės burimore. Ashtu si nė Torė, edhe sot figura e kerubinit pėrshkruhet nė mėnyra tė ndryshme. Sipas disave, kerubinėt ishin qenie me flatra, me kokė njeriu (djali a vajze), sipas disa tė tjerėve, kishin kokė njeriu, flatra shqiponje dhe trup luani, pėr ca tė tretė – trup demi. Pas mendimit tė njė pale, pezullojnė, sipas palės tjetėr ecin mbi dy kėmbė.

6 Engjėllit tartarik: engjėlli i Tartarit, pra, i Nėntokės, Ferrit. Nė mitologjinė greke Tartari ishte njė humnerė ndėn Had, ku qenė burgosur titanėt; me kėtė emėr njihej edhe njė pjesė e Hadit, ku mbylleshin keqbėrėsit; emri Tartar pėrdoret edhe pėr tė shenjuar Hadin si tė tillė. Ky ishte edhe emri i njė prej zotave nistorė, qė bijoi pėrbindėshin Tifon.

7 petrahil: veshje qė zbret gjer nė gju, qė e veshin priftėrinjtė ortodoksė gjatė shėrbesave fetare, stolė.

8 Jeroboami (nė Besėlidhjen e Vjetėr): mbreti i parė i mbretėrisė veriore tė Izraelit (?922–?901 pėrpara K.). Pas vdekjes se Salomonit, dhjetė viset veriore u rebeluan dhe formuan njė mbretėri tė veēuar tė Izraelit, tė sunduar prej Jeroboamit, me kryeqytetin nė Shekem dhe qendra adhurimi nė Dan dhe Bethel. Pasardhėsit e Davidit vazhduan tė sundonin mbi bretėrinė jugore tė Judės prej kryeqytetit, Jeruzalemit. Kjo ndarje ishte e pėrhershme. Me kėtė emėr njihet edhe njė tjetėr mbret i po kėsaj mbretėrie, qė sundoi rreth 150 vjet mė vonė (?786 – ?746 pėrpara K.). Kėtu bėhet fjalė pėr Jeroboamin e parė, qė sundoi fill pas vdekjes sė Salomonit.

9 Jobi (nė Besėlidhjen e Vjetėr): duhet tė ketė qenė person historik, sado qė historia nuk jep tė dhėna pėr tė. Nuk ka qenė izraelit. Ndoshta qe nga Edomi.

10 Aaroni (nė Besėlidhjen e Vjetėr): kryeprifti i parė i Izraelit, vėllai i Moisiut (Dalja 4: 14).

11 Nga Salomeja, vajza e Herodias (nė Besėlidhjen e Re).

12 Jozefi (nė Besėlidhjen e Vjetėr): djali i njėmbėdhjetė i Jakobit dhe njė nga dymbėdhjetė patriarkėt e Izraelit (Zan 30: 2–24).

13 Sauli (nė Besėlidhjen e Vjetėr): mbreti i parė i Izraelit (?1020–1000 pėrpara K.). Ai e udhėhoqi me sukses Izraelin kundėr filistinėve, por u godit nga ēmenduria dhe vrau veten. U pasua nė fron nga Davidi, psalmisti.

14 Samueli (nė Besėlidhjen e Vjetėr): profet dhe Gjyqtari i fundit i Izraelit, qė mirosi dy mbretėrit e parė tė Izraelit (1 Sam 1–3; 8–15).

15 Simon Magu (nė Besėlidhjen e Re), samaritani i shekullit tė parė, ėshtė magjistari mė i rėndėsishėm gnostik. Lindi me gjasė nga qyteti Gitta. Shkrimtarėt e krishterė tė kohėve tė para e konsideronin si njė prej armiqve mė tė rrezikshėm tė kishės dhe si at tė herezisė. Falė fuqive tė tij mrekullibėrėse samaritanėt e pėrnderonin si tė ishte bash perėndi: “Ky njeri ėshtė Fuqia hyjnore, ajo qė quhet e ‘Madhe’” (Vap, 8: 10).  Fillimisht iu bashkua kishės, por u pėrjashtua shpejt prej saj, sepse deshi tė blente me para prej apostujve fuqinė e Shpirtit tė Shenjtė (Vap 8:9-24). Prej kėndej ‘simoni’ bėri tregti me gjėrat e shenjta. Thonė se paskėtaj vajti nė Romė, ku kreu shumė mrekulli. Magjinė e mėsoi nė Egjipt; shėronte tė sėmurėt, bėhej i padukshėm, grishte shpirtėrat. Mbrunte njerėz nga ajri, gjė qė konsiderohej njė gjė shumė mė e rėndė se sa mbrujtja e njeriut nga dheu. Mund tė shndėrrohej nė kafshė dhe nė ēdo trajtė qė t’ia kishte ėnda. Pohonte se nuk mund tė plagosej, se nuk e digjte zjarri, se ishte nė gjendje  tė flatronte, tė kthente gurin nė bukė etj. Sipas tė krishterėve, pas kėtyre punėve fshihej djalli. Vetė Simoni pohonte se ishte mishėrim i Trinisė sė shenjtė. Thoshte pasandaj se e dashura e tij, njė prostitutė nga Tiri, ishte rimishėrim i Helenės sė Trojės.

16 Enoku: nė Besėlidhjen e Vjetėr pėrmenden dy njerėz me kėtė emėr dhe qė tė dy te Zanafilla (njėri 4: 17 dhe tjetri 5: 24). Kėtu bėhet fjalė pėr kėtė tė dytin, babain e Metuzalemit, pėr tė cilin thuhet se eci me Zotin dhe se nė fund tė jetės sė tij tokėsore u mor nga Zoti.

17 Ezau (nė Besėlidhjen e Vjetėr): djali i Isakut e Rebekės dhe vėllai binjak i Jakobit, tė cilit i shiti tė drejtėn e parėlindėsisė (Zan 25: 29–34).

18 Jakobi (nė Besėlidhjen e Vjetėr): djali i Isakut, vėllai binjak i Ezaut dhe ati i dymbėdhjetė patriarkėve tė Izraelit.

19 Amaleku (nė Besėlidhjen e Vjetėr): emėr kolektiv, sikundėr janė Izraeli, Edomi: amalekitėt, izraelitėt, edomitėt etj. Amalekitėt janė njė popull shumė i vjetėr. Ka shumė tė ngjarė qė nė kohėn e Moisiut tė kenė kontrolluar rrugėt qė shpinin nga Egjipti nė Arabi dhe anasjelltas (Zan 17: 8–16).

20 Mikaeli apo Shėn Mėhilli: njw nga kryeengjėjt. Dita e festės: 29 shtatori, apo 8 nėntori.

21 Gabrieli: njė nga kryeengjėjt, kumtari i lajmeve tė mira (Dan 8: 16–26; Lk 1: 11–20, 26–38).

22 Abba ėshtė njė formė e fjalės aramaike “baba”. Nė Besėlidhjen e Re kjo fjalė del tri herė (Marku 14:36; Romakėve 8:15; Galatasve 4:6). Nė ēdo rast ajo ka si shtojcė gjegjėsen e saj nė greqisht abba, pater nė tekstin grek; abba, pater nė Vulgatėn latine. Fjalėn abba Jezui e pėrdorte kur i drejtohej Perėndisė. Orlando Paterson mendon se pėrdorimi i kėsaj fjale ka qenė “krejt i ri dhe fyes pėr bashkėvendasit e tij hebrenj”. Sepse ajo “shpreh afėrsi dhe familjaritet dhe asnjė jude i kohės sė Jezuit nuk do tė guxonte t’i drejtohej Perėndisė me njė fjalė tė tillė”. Shėn Pjetri nė predikimin e tij i shtoi fjalės edhe pėrkthimin grek; tė njėjtėn gjė bėnė edhe ungjillorėt.

23 Seraf, nė shumės: serafim. Pėr tė emėruar kėta engjėj, thuajse nė tė gjitha gjuhėt evropiane ėshtė pranuar emri nė shumės, nė trajtėn e aramaizuar serafin. Disa studijues, duke e pėrqasur kėtė emėr, – qė nė tėrė Besėlidhjen e Vjetėr del vetėm nė dy vende (Is, 6: 2 dhe 6: 6), – me emrin saraf – qė nė Besėlidhjen e Vjetėr del nė pesė vende dhe do tė thotė ‘gjarpėr helmues’ (folja saraf – ‘me djegė’, prej kėndej – ‘gjarpėr’, kafshimi i tė cilit djeg!) mėtojnė se engjėlli gjashtėkrahėsh seraf kishte trajtė gjarpėri. Ka tė ngjarė qė edhe kjo paraqitje ishte pleksje e figurės sė njeriut, kafshės dhe zogut, siē mund tė shihet ende nė tabelat nga Tel Halafa nė Mesapotami, ku njė figurė e tillė gjashtėkrahėshe ka edhe njė kurorė nė kokė.

24 Dy Besėlidhjet, me anė tė Fjalės apo Frymės dhe me anė tė Mishit, tė lidhura nga Jehovahu me Abrahamin (Zan 27). Besėlidhja e Rrethprerjes u krye pėr tė qenė njė shenjė e jashtme dhe e dukshme e dorėzanisė Hyjnore kundrejt Abrahamit dhe pinjollėve tė tij. Fjala pėr rrethprerjen nė hebraisht ėshtė Mulah, MULH: vėr re se MLH ėshtė, gjithashtu, sinonim i DBR, debar – verbum apo fjalė.

25 Sipas Besėlidhjes sė Vjetėr (Dal 16: 14-15) mana ėshtė ushqimi me tė cilin u ushqyen hebrenjtė pėr dyzet vjetė nė shkretėtirė: “Atėherė u duk mbi tokė kokrrizė e hollė porsi brymė” (Dal 16: 14). Historiani hebre Jozef Flavi dėshmon se edhe nė kohėn e tij nė atė pjesė tė shkretėtirės binte njė lloj bryme, e cila ishte e ngrėnshme (Hebrenjtė e lashtė 3, 1, 6). Tė njėjtėn gjė pohon edhe Origjeni (Selecta in Numeros).

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
Redaktoi dhe pajisi me shėnime: Azem Qazimi
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Apokrifet - Ungjilli i Bartolemeut

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi