Sherlock Holmes, mes tė vėrtetės dhe legjendės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sherlock Holmes, mes tė vėrtetės dhe legjendės

Mesazh  Luli prej 11.07.14 1:04



I hyrė nė legjendė si njė prej krijesave mė tė jashtėzakonshme dhe jetėgjata tė fantazisė letrare, Sherlock Holmes ka njė aftėsi tė mrekullueshme pėr observim dhe deduktim: ėshtė i ftohtė, logjik, i rezervuar por edhe i gatshėm pėr veprim.

I futur nė legjendė si njė prej krijesave mė tė jashtėzakonshme dhe jetėgjata tė fantazisė letrare, Sherlock Holmes ka njė aftėsi tė mrekullueshme pėr observim dhe deduktim: ėshtė i ftohtė, logjik, i rezervuar por edhe i gatshėm pėr veprim. I pėlqen ta pėrcaktojė vetveten si njė “tru, gjithė pjesa tjetėr ėshtė njė shtojcė”. Edhe sot frymėzon libra me peshė qė, mes seriozėve dhe atyre me vizatime, e trajtojnė si njė person qė ka jetuar me tė vėrtetė. Pėr tė mos folurpėr rrėfimet e aventurave tė reja, dokumentarė, seri televizive dhe filma.

Provoni tė lexoni kėtė dialog: “Sigurisht, ju jeni ushtarak, ndėrsa unė njė oficer i vogėl, i parėndėsishėm, tha burri me profil si shqiponjė”. “Ishit pjesė e regjimentit tė Highland dhe keni kryer shėrbim nė Barbados. Jeni liruar prej pak kohėsh’. ‘Po si mund tė dini gjithė kėto gjėra kur unė ende nuk kam folur?’ ‘E thjeshtė. Ju hytė nė dhomė pa e hequr kapelen, dhe kėshtu unė konkludova se keni qenė ushtarak. Pamja pakėz autoritare, kombinuar me moshėn mė bėri tė kuptoj se keni qenė oficer i vogėl. Ndėrsa nga lėkura e ballit kuptova qė keni qenė nė Barbados sepse ai lloj infeksioni i lėkurės tė prek pikėrisht atje’”. Tingėlon si deduksioni klasik “elementar” i tipit Sherlock Holmes. Por pavarėsisht dukjes, detektivi mė i famshėm i letėrsisė, kėtė herė nuk hyn fare. Tė paktėn jo drejtpėrdrejtė: nė fakt bėhet fjalė pėr njė fragment tė njė leksioni tė diagnostikės tė profesor Joseph Bell, docent i Mjekėsisė nė Universitetin e Edinburgut nė Skoci. Njeriu qė frymėzoi personazhin e detektivit tė njė prej studentėve tė tij, shkrimtarit Arthur Conan Doyle.

Nė legjendė

I hyrė nė legjendė si njė prej krijesave mė tė jashtėzakonshme dhe jetėgjata tė fantazisė letrare, Sherlock Holmes ka njė aftėsi tė mrekullueshme pėr observim dhe deduktim: ėshtė i ftohtė, logjik, i rezervuar por edhe i gatshėm pėr veprim. I pėlqen ta pėrcaktojė vetveten si njė “tru, gjithė pjesa tjetėr ėshtė njė shtojcė”. Edhe sot frymėzon libra me peshė qė, mes seriozėve dhe atyre me vizatime, e trajtojnė si njė person qė ka jetuar me tė vėrtetė. Pėr tė mos folur pėr rrėfimet e aventurave tė reja, dokumentarė, seri televizive dhe filma. Shfaqja mė e fundit e detektivit ėshtė nė filmin e Guy Ritchie, “Sherlock Holmes”. Producentėt kanė qenė aq tė sigurtė pėr suksesin saqė pa dalė edne ata kanė patur tė gatshėm edhe vazhdimin. E megjithatė, kur njėqind vjet mė parė mjeku i ri Conan Doyle e zinte kohėn qė i linin tė lirė pacientėt e tij (praktikisht tė gjithė ditėn) duke shkruajtur tregime policeske, as qė e mendonte fare qė ishte duke krijuar njė mit tė pavdekshėm.

Diagnoza deduktive

“Duke lexuar disa kronika policeske u befasova shumė nga fakti qė pothuajse gjithmonė rezultatet arriheshin nė mėnyrė rastėsore”, shkruante Doyle nė kujtimet e tij. “Gaboriau (njė shkrimtar i romaneve policorė francezė) mė linte shumė mbresa pėr zhvillimin e pastėr tė linjave tė rrėfimeve tė tij dhe detektivi i jashtėzakonshėm i Edgar Alan Poe, monsieur Dupin ishte njė prej heronjve tė mi qė nė fėmijėri”, saktėsonte ai. “Por mundesha qė tė shtoja edhe dicka tė re? Mendoja tė imentohesha nė njė histori ku rotagonisti e trajtonte krimin ashtu si doktor Bell trajtonte sėmundjet dhe ku shkenca zėvendėsohej nga ėshtja qė hetohej. Rezultati ishte Sherlock Holmes”. Doktor Bell, tė cilin e pėrmend Conan Doyle, quhej Joseph dhe ishte kirug qė studentėve tė tij u dukej si njė detektiv i mjekėsisė. “Qėndronte ulur me atė fytyrėn e tij tė kuqe, dhe bėnte diagnozėn e personave qė hynin brenda pėrpara se kėta tė hapnin gojėn. Jo vetėm u thoshte atyre simptomat qė kishin, por specifikonte madje edhe disa detaje tė sė kaluarės sė tyre; dhe rrallėherė ndodhte qė tė gabohej”.

Nė njė prej kėtyre skenave, tė ritreguar pikė pėr pikė nga Doyle tek “Sherlock Holmes dhe farat e portokallit” Bell i uronte mirėseardhjen njė pacienteje me njė fėmijė nė krah: “Si e bėtė udhėtimin qė nga Burntisland?’ ‘Nė karrocė’. ‘Po pastaj, shkuat nė kėmbė deri nė Inverleith Row?’ ‘Po’. ‘Dhe kujt ia latė fėmijėn tjetėr?’ ‘E lashė me motrėn time, Leith’. ‘Dhe mendoni tė ktheheni tė punoni nė fabrikėn e linoleumit?’ ‘Sigurisht’. Shpjegimi ėshtė i qartė dhe i goditur: “Shikoni zotėrinj, tha mė pas Bell duke u kthyer nga klasa, ‘kur zonja mė pėrshėndeti sapo hyri tek dera vura re aksentin e saj nga Fife, qė sic e dini ėshtė pranė Burntisland. Mė pas vura re dheun e kuq nė kėpucėt e saj. Dhe e vetmja tokė e kėtij lloji pranė Edinburgut ndodhet tek kopshtet botanikė: Inverleith Row ėshtė rruga mė komode qė pėrshkon kopshtet. Mė pas vura re se palltoja qė ka nė krah ėshtė shumė e vogėl pėr fėmijėn qė ka me vete, pra kishte dalė nga shtėpia me dy fėmijė. Dhe nė fund, vura re njė dermatit nė gishtėrinjtė e dorės sė djathtė, tipike pėr ata qė punojnė nė fabrikat e linoleumit nė Burntisland”.

Pėrtej kėtyre demonstrimeve spektakolarė (dhe ndoshta tė kobbinuar, duke parė qė shėrbenin pėr tė theksuar nė sytė e studentėve tė tij rėndėsinė e njė ekzaminimi tė detajuar gjatė diagnostikimit) ėshtė e mundur qė edhe aspekte tė tjerė tė jetės sė mjekut kanė frymėzuar Conan Doyle. Nė fakt, Joseph Bell ka qenė konsulent i policisė gjatė hetimeve tė krimeve tė ndryshėm, tamam ashtu sikurse njė tjetėr koleg i tij, mjeku Henry Little John. Sipas disa studiuesve, nė epokėn e vrasjeve tė Jack the Ripper nė verėn e vitit 1888, si Little John ashtu edhe Bell konsultoheshin nga policia e Londrės. Tė dy ekzaminonin dosjet e policisė qė e kufizonte fushėpamjen tek katėr tė dyshuar, dhe tė dy vinin gishtin tek i njėjti emėr. Se cili ishte, megjithatė, askush nuk e di pasi relacionet e dy mjekėve (nėse kanė ekzistuar ndonjėherė) rezultojnė sot tė pagjetshme.

Nė anagraf

Sherringford Holmes: Nė fillim duhej tė ishte ky emri i detektivit: “Nuk dija si ta quaja”, shruante Conan Doyle. ‘Kam ende fletė tė bllokut tė shėnimeve me emrat e shumtė qė mė vinin nė mendje. Rebelohesha ndaj idesė qė tė bija nė nevojėn banale pėr tė pėrdorur njė emėr qė tė linte tė kuptoje identitetin e personazhit, si pėr shembull Mr. Sharps (Z. I Zgjuar), apo Mr. Ferrets (Z. Hetimi). “Emri i parė qė zgjodha ishte Sherringford Holmes, qė mė vonė e modifikova nė Sherlock Holmes”.

Pėr emrin e pagėzimit tė personazhit Conan Doyle u frymėzua pothuajse me siguri nga mbiemri i njė shokut tė klasės, Patrick Sherlock: jo shumė brilant, por i apasionuar pas recitimit. Tamam si detektivi i tij, i cili pėlqente tė hetonte si i panjohur duke marrė identitete tė sajuar.

Ndėrsa mbiemri Holmes ėshtė njė homazh pėr shkrimtarin dhe anatomistin amerikan Oliver Wendell Holmes, shkrimtar dhe pionier i mjekėsisė moderne, tė cilin Doyle e admironte. Kulti pėr duhanin dhe mendja analitike e Wendell Holmes (pėrvec dijeve tė tij shkencore) do tė jenė elementėt mė tė dukshėm.

Mbėrrin Watson

I vetėdijshėm pėr figurėn e narratorit nė rrėfimet e Poe tė pėrqėndruar tek Auguste Dupin, por edhe pėr shokun jo shumė brilant tė hetuesit Lecoq tė krijuar nga Gaboriau, Doyle u bind se detektivi i tij duhej tė kishte njė tė dytė. “Duke qenė se Holmes nuk mund tė tregonte vetė aventurat e tij”, shpjegon shkrimtari, “ishte e domosdoshme tė ideohej njė personazh qė do tė ishte shok i tij i pėrjetshėm, njė njeri i veprimit, i cili tė merrte pjesė nė tė gjitha pėr t’i rrėfyer ato mė vonė. Duhej njė emėr i zakonshėm, pa shumė pretendime, dhe Watson ishte i pėrshtatshėm”. Vec tė tjerave, fakti qė njė tjetėr mjek i njohur i Edinburgut tė asaj kohe quhej pikėrisht Patrick Heron Watson, me siguri qė ka kontribuar pėr kėtė zgjedhje.

Nė kėrkim tė njė fytyre

Nė takimet pėrgatitorė tė romanit tė parė tė Sherlock Holmes (Njė studio e kuqe, 1887) protagonisti quhej ende Oliver Sacker (njė prej emrave tė shumtė provizorė). Por aspekti fizik i tij ishte tashmė pėrfundimtari, i frymėzuar edhe njė herė nga ai i Joseph Bell: shikim penetrues dhe gishtėrinj tė gjatė janė tipare qė i janė “vjedhur” mjekut skocez. Megjithatė, kur revista “The Strand Magazine” qė botonte tregumet e Sherlock Holmes vendosi qė tė ilustrojė kėto histori qė botonte, njė gjė e papritur ishte qė fytyra e tij nuk ishte e ngjashme me atė tė Bell, por me njė modelues tė njohur tė kohės, Walter Paget. Pikėrisht kėtė tė fundit, Drejtori i “Strand Magazine” e kishte menduar si ilustrues tė aventurave tė krijuara nga Conan Doyle, por nė fund detyra iu ngarkua vėllait tė Paget, Sidney, i cili zgjodhi piėkrisht profilin e Walter si model pėr fytyrėn e Holmes. Ndėrkohė qė llulla, flokėt e lėpurė, xhaketa prej princi tė Uellsit (ndonėse tė frymėzuar nga veshjet e zotėrinjve anglezė tė kohės) janė tė gjitha sajesa tė Hollywoodit. Ashtu sikurse dhe fraza e njohur “Elementare Watson!” e cila nuk shfaqet, nė kėtė formė, nė asnjėrin prej romaneve.

Kortezi…

Kur Conan Doyle botoi tregimin e parė tė aventurave tė Holmes nė pjesėn e pėrparme tė librit botoi njė dedikim: “Pėr Doktor Bell”. Dhe nė intervista, ashtu si nė tė vetmen dėshmi me zė tė tijėn, shkrimtari deklaroi nė mėnyrė tė qartė se kush ishte frymėzuesi i parė i detektivit tė famshėm. Jo vetėm kaq. Conan Doyle i shkruante vetė Bellit nė 4 maj 1892: “Ju jam juve borxhli pėr Sherlock Holmes dhe, ndonėse nė tregimet unė kam avantazhin qė ta bėj tė jetojė cdo lloj situate dramatike, nuk besoj se puna e tij analitike ėshtė njė ekzagjerim i disa efekteve qė ju kam parė t’i prodhoni mbi pacientėt tanė”.

Nga ana e tij, Bellit dukej se i pėlqente vėmendja dhe mirėnjohja e ish studentit tė tij. E quante njė narrator tė lindur: “Suksesi juaj ėshtė i merituar, emri i heroit tuaj adhurohet nga tė rinjtė e kėtij vendi pėr shkak tė sofistikimit tė metodave tė tij. Tregon se sa e lehtė ėshtė, nėse vetėm vėzhgohen, tė zbulohen shumė gjėra nė lidhje me punėn dhe me persinalitetit e miqve dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė demaskohen kriminelėt dhe tė zbulohen planet e tyre”. Megjithatė, Bell, tė cilit nuk i pėlqente publiciteti dhe qė, edhe kur kish ndihmuar policinė kishte kėrkuar gjithmonė qė emri i tij tė mos citohej, privatisht dukej se shprehte gjykime mė pak entuziastė.

…dhe helm

Sipas biografes skoceze Jessie Saxby, e cila botoi njė libėr mbi Bellin dy vite pas vdekjes sė mjekut (1911) ish profesori, nė ambiente private i quante historitė e Holmes “njė tufė me dėrdėllitje”. Sherlock Holmesit i mungonte rreptėsia shkencore e mjekut. Gjatė leksioneve tė tij, Bell kėrkonte gjithmonė qė t’u bėnte tė kuptonin studentėt se sa i rėndėsishėm ėshtė vėzhgimi i detajeve tek pacientėt, por nė tė njjėtėn kohė se sa e domosdoshme ishte qė tė kontrollohej mė pas nė mėnyrė tė pėrpiktė cdo supozim. Ndryshe nga detektivi (qė shpesh ndihmohet nga precipitimi i fakteve pas supozimeve tė tij), mjeku ishte nė fakt i vetėdijshėm pėr risqet qė mund tė rezervonte cdo lloj analize qė bėhej vetėm nėpėrmjet deduksionit logjik. Nė kėtė drejtim, Bellit i pėlqente tė tregonte gjithnjė njė anektodė qė i kish ndodhur gjatė njė xhiroje vizitash. “Ju i bini njė vegle nė njė grup muzikor, apo jo?” kish pyetur njė herė njė pacient. “Po”, ishte pėrgjigjur i sėmuri. Kėshtu, duke u kthyer nga studentėt qė e shoqėronin, u shpjegoi: “Shikoni, ėshtė shumė e thjeshtė. Ky njeri ka njė paralizė tė muskujve tė faqes, qė vjen nga fakti qė i fryn shumė njė instrumenti frymor. Nuk na mbetet vecse tė pyesim pėr tė marrė njė konfirmim. Njeri i mirė, kujt instrumenti i bini?”. “Daulles”, ishte pėrgjigja e tij.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi