Feja tek paraardhėsit tanė lindorė (thrako-dakė)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Feja tek paraardhėsit tanė lindorė (thrako-dakė)

Mesazh  beslasht prej 10.07.14 0:26


Prania e thrakėve nė konstituimin e popullit shqiptar nė mesjetė ėshtė pranuar edhe nga albanologė tė shquar si Thalloczi, Shuflaj, Ēabej etj. duke mos hequr dorė nga prejardhja ilire. Mė poshtė do tė njihemi me momentet mė interesante fetare tek kėta stėrgjyshėr tanė qė popullonin Bullgarinė dhe Rumaninė e sotme.

KALORĖSIT DAKĖ, tė ashtuquajturit kalorėsit dakė lidheshin me fenė mistere tė dakėve, popuj tė trungut thrak qė jetonin nė Dakinė antike (Rumania e sotme). Kulti i kalorėsve dakė filloi tė pėrhapet edhe tek ushtarėt romakė menjėherė pas pushtimit tė Dakisė mė 106 e.s.
Shumė relieve dhe gurė tė ēmuar janė gjetur qė kanė tė vizatuar kalorėsit dakė. Prej 232 objekteve, 60 janė nga Dakia, 24 nga Mysia e sipėrme, 34 nga Mysia e poshtme, 47 nga Panonia e poshtme, dhe 25 nga Panonia e sipėrme. Kėto relieve janė bėrė kryesisht nga mermeri. Ishin kopjuar nė masė tė madhe nė pllaka plumbi, materialė ky shumė i shtrenjtė, pėrdorimi i tė cilit shpjegohet me qėllimet magjike pėr ēka imazhet e kalorėsve dakė ishin paraparė. Nga 90 kopje plumbi, 44 janė gjetur nė Panoni tė poshtme.

Relievet mė tė lashta shfaqin vetėm njė’ kalorės, ikonografia e tė cilit ishte e ndikuar nga Kalorėsi thrak. Monumentete e mėvonshme shfaqin dy kalorės rreth njė perėndeshe e cila si imbol kryesor e ka peshkun. Tipi i relieveve me dy kalorės i ēėrket periudhės sė mėvonshme kah shek. III i e.s.
Pėrveē dy kalorėsve, perėndeshės dhe peshkut, ka edhe karaktere tjera, ndjekės dhe simbole tė ndryshme, si p.sh. dielli, hėna, yjet, kafshė tė shumta (dashi, qeni, luani, shqiponja, fazani, korbi, kėndezi, gjarpėri dhe nganjėherė edhe demi). Identifikmet e perėndeshės janė tė ndryshme nga shkollarėt. Edhe pėr kalorėsit disa thonė se janė Kabirėt tė tjerė thonė se janė Dioskurėt.

Vetėm tri grada tė inicimit ishin tė pranishme nė mysteret e Kalorėsve Dakė: Aries (dashi), Miles (ushtari), dhe Leo (luani). Dy tė parėt vendoseshin nėn influencėn e planetit Mars, kurse luani nėn influencėn e Diellit. Nėse kafshėt e shumta nė relievet dake i interpretojmė si yllėsi, atėherė do tė vinim nė pėrfundim qė simbolizmi i dakėve ishte mjaft i komplikuar. Rishtarėt nė mistere identifikonin gradėn e vet me shenja dhe vula; pėr shembull, ėshtė gjetur njė gur unaze qė mban tė mbishkruar njė fjalė tė vetme “LEO” (luan). Sipas tė gjitha gjasave flijimi i njė dashi liuante rol nė kėto mistere.

FEJA DAKE Getėt dhe Dakėt ishin popuj tė lashtė thrakė qė jetonin nė Bullgarinė veriore, Rumani dhe Moldavi. Ngjashėm si religjioni i keltėve dhe ai dak paraqet njė nga kapitujt mė interesantė nė historinė e religjioneve indoeuropiane. Evidenca dėshmon se themelimi i shtetit dak ishte pasojė e ideve theokratike. Kėto ide burojnė nga adhurimi i Zalmoksit, si duket njė reformator fetar i lashtė me tė cilin ishte e lidhur edhe origjina e mbretėrisė dake. Mė vonė Zalmoksi u hyjnizua, njė proces i cili ka paralele dhe nė Greqinė antike.

Emri i dakėve lidhet me fjalės frigjiane DAOS (ujk). Krepēmeri e nxjerr me prejardhje nga DHAVO (ujk). Mirēea Eliade thotė se dakėt formonin njė “Mannerbund” qė bazohej nė idenė e lykanthropisė rituale. Luftėtarėt e rinj dakė trajnoheshin qė tė imitonin sjelljet e ujqve tė egėr.

Sipas tė gjitha gjasave mesazhi i Zalmoksit shpjegonte pėr njė jetė nė parajsė nė tė cilėn luftėtarėt e vlefshėm do tė mbijetonin pas vdekjes nė njė gjendje tė lumturisė sė pėrhershme. Pėrveē pavdekshmėrisė Zalmoksi mėsonte edhe njė lloj tė shėrimit psikosomatik me anė tė fjalėve-lutjeve, qėllimi i tė cilit ishte tė shėroheshin sė bashku edhe trupi edhe shpirti. Platoni tek “Charmides” jep tė dhėna entuziaste pėr mjekėsinė zalmokseane. Vonė nė shek. III tė e.s. kjo gjė vėrtetohet nga numri i madh i bimėve mjekėsore dake pėr tė cilat shkruan Dioskuridi.

PRIFTĖRIA ZALMOKSEANE Kulti i Zalmoksit ka lidhje tė forta me mbretėrimin. Platoni raporton se Zalmoksi ishte mbret i Getėve (Dakėve), por Straboni thotė se Zalmoksi ishte prift dhe ishte zoti mė i rėndėsishėm i Getėve. Ai kishte jetuar nė njė shpellė tė njė mali tė shenjtė tė quajtur Kogajon, ku vetėm mbreti dhe lajmėtarėt e tij mund t’a vizitonin. Priftėria e shenjtė vazhdoi deri nė kohėt e Strabonit. Shpella duhet tė ketė qenė vend i lashtė kulti ku adhuroheshin perėnditė dhe priftėrinjtė qėndronin aty. Herodoti tregon se Zalmoksi ishte fshehur nė shpellė pėr tri vite dhe pastaj ishte rishfaqur nė tokė. Njė shenjtore e tillė ėshtė gjetur nė Sarmizegetusa, kryeqytet i dakėve. Ekziston njė listė e priftėrinjėve zalmokseanė qė nga epoka e Burebistės 80-44 p.e.s. e deri te koha e mbretit Dekeballi 106 e.s.

Kjo seri priftėrinjsh hapet me tė mirėnjohurin Decaeneus (Dekeneu), kėshilltar i mbretit Burebista, qė mund tė ketė ndikuar mjaft nė fuqizimin epushtetit tė kėtij tė fundit. Dekeneu i mėsoi dakėve filozofinė, fizikėn, etikėn, logjikėn dhe astronominė. Veēanėrisht ua mėsoi sekretet e astrologjisė, revolucioneve tė planetėve, fazat e hėnės, matjen e madhėsisė sė diellit, dhe revolucionet kozmike. Gjithashtu ua zbuloi dakėve njė kalendar mjaft intrigues, misteri i tė cilit ende nuk ėshtė shpjeguar si duhet. Pasardhėsit (pasuesit) e Dekeneut ishin prifti Komosiku dhe Korillo, qė tė dy mė vonė mbretėr tė Dakisė. Me gjasė ky Korillo apo ndryshe i njohur si Skorilo ishte babai i Dekeballit, tė cilin e mposhti Trajani mė 106.

Njė listė tjetėr i radhit priftrinjtė sipas aftėsisė apo rėndėsisė. Jordani e vė tė parin njėfarė Zeutas, pastaj Dekeneu, dhe i treti Zalmoksi. Emri Zeutas lidhet me emrin thrak Seuthas(prift).

TĖ TJERA Straboni raportonte pėr “ktistai” qė ishin priftėrinj qė jetonin nė pėrkorje dhe “abioi” (pa jetė). Straboni gjithashtu raporton se Zalmoksi u mėsoi dakėve vegjetarianizmin. Sipas Posidonusit dhe Strabonit, devotshmėria e thellė e dakėve ishte e njohur nė antikitet. Jordani raporton se zotėrinjtė dhe priftėrinjtė nė Daki quheshin pilleati sepse mbanin plis (pilleus). Ndėrsa populli i thjeshtė nuk mbante plis.

KALENDARI TEMPULL NĖ SARMIZEGETUSA Sipas Jordanit, luftėtarėt dakė shfrytėzonin kohėn mes luftėrave pėr tė studiuar vetitė e bimėve dhe sekretet e qiellit. Kjo gjė konfirmohet edhe nga zbulimi dhe interpretimi i kalendarit-tempull nė rrėnojat te Sarmizegetusa, e cila ishte qendėr e priftėrisė dake para pushtimit romak.

Kalendari tempull ėshtė pėrbėrė nga dy shenjtėrore rrethore tė bėra nga shtyllat e gurit dhe andezitit dhe tė shtyllave tė drurit me terrakota, tė vendosura sipas njė rregulli tė caktuar. Format dhe materiali i pėrdorur i pėrgjigjet njėsive tė ndryshme tė kalendarit dak. Dakėt kishin njė javė qė luante nga 6 deri 8 ditė (mesatarja 7). Njė vit dak pėrbėhej nga 47 javė tė tilla, dhe kishte 364 deri 367 ditė. Pas njė cikli prej 13 viteve, nevojitej njė ditė korrektim, e cila ishte e shėnuar nė radhėn e shtyllave si shtyllė e veēantė. Pas njė shekulli prej 104 viteve ose 8 cikle me nga 13 vjet, njė ditė tjetėr nevojitej pėr korrektim tė kalendarit. Sėrish njė ditė ekstra nevojitej pėpr korrektim pas 5 “shekujve” tė tillė apo 520 viteve.

Pėrveē kėtij kalendari “civil” dakėt kishin edhe njė kalendar religjioz, qė pėrbėhej nga 60 javė me nga 6 ditė secila. Njė korrektim prej 68 ditėve nevojitej qė shėnohej nė vargun e shtylla me 68 shtylla tė veēanta, ishte pikėrisht operacioni i nevojshėm astronomik pas njė cikli 13 vjeēar.

Ky kalendar ishte aq i saktė, saqė pas 2275 viteve, kalendari do tė ndryshonte nga koha astronomike pėr vetėm 39 sekonda. Ky kalendar tempull duhet tė jetė ndėrtuar nė kohėn e Dekeballit, por sistemi kalendarik duhet tė jetė zbuluar nga Dekeneu.

ZALMOKSI ishte themelues, me gjasė legjendar, i linjės sė priftėrinjve tė lidhur ngushtė me dinastinė mbretėrore tė dakėve e getėve. Emri i tij ka ngjashmėri me emrat thrakė Zalmodegikus dhe Zelmutas.
Sipas Herodotit Zalmoksin, dakėt e quanin edhe Gebeleizis ose Beleizis qė ishte zoti i rrufeve.
Zalmoksi kishte ndėrtuar njė odė burrash, ku priste krerėt e dakėve dhe i mėsonte se ata nuk do tė vdisnin kurrė. Ky koncept i pavdekėsisė i referohej njė parajse ku luftėtarėt pas vdekjes do tė shijonin jetėn e pėrhershme nė njė kėnaqėsi tė pafund. Gjatė kėsaj kohe ndėrtoi njė kthinė nėn tokė. Hyri nė tė pėr tri vite, gjatė tė cilave populli e vajtoi vdekjen e tij, por pas kėtyre tri viteve ai doli sėrish, duke treguar qė vdekja ėshtė e riparueshme.

Herodoti kundėrshton mendimin e disa grekėve pontikė se Zalmoksi paska qenė skllav i Pythagorės, pėrkundrazi thotė se jetoi shumė kohė para Pythagorės. Ai thotė edhe se Zalmoksi ishte njė profet qė u bė prifti i zotit kryesor tė dakėve. Ai qėndronte nė njė shpellė nė malin e shenjtė Kogajon, ku vetėm mbreti dhe lajmėtarėt e tij mund ta vizitonin. Platoni pėrveē qė konfirmon gjitha kėto edhe tregon se Zalmoksi u kishte mėsuar dakėve njė formė mjekėsie psikosomatike me anė tė lutjeve-shprehjeve.

Sipas Pomponiusit, luftėtarėt dakė nuk frikėsosheshin nga vdekja. Ai i jep tri shpjegime pėr kėtė:
1)besimi nė reinkarnim
2)besimi se shpirti pas vdekjes jeton nė njė vend tė lumtur
3)besimi se jeta ėshtė mė e keqe se vdekja.

Herodoti e barazon Zalmoksin me Gebelezisin dhe thotė se ky ishte zoti i qiellit dhe rrufeve. Kjo shpjegohet me faktin se gjatė shtrėngatave e rrufeve, Dakėt hidhnin shigjeta drejt qiellit.

Thuhet se Dekeneu kishte kėshilluar Burebistėn qė tė ndalonte verėn e tė shkuleshin tė gjitha vreshtat. Edhe Dekeneu e kishte zakon tė qėndronte nė shpellėn e shenjtė ku kishte qėndruar Zalmoksi.

Zalmoksi deri diku ėshtė krahasuar me Zeusin e Kretės si edhe me Epimenidin.
BENDA Nė shkrimet e grekėve, kjo perėndeshė thrako-jugore njihet si Bendida, Bendis ose Mendis
Emri i padyshim shpjegohet me fjalėt shqipe bindem, bind, pėrbindėsh, bindje, dhe ka lidhje me emrin e perėndisė ilire Bindi (Bindus). Ajo ishte me gjasė hyjneshė e pyjeve, gjuetisė, por ndoshta edhe e martesės.

Qysh nė vitet 429-428 p.e.s. Benda ishte e adhuruar, nė formė kulti shtetėror nė Athinė/ Nė festėn qė quhej Bendideja, qė mbahej mė datėn 19 ose 20 Thargelion, dy procesione baheshin, njėri nga thrakėt e pasur e tė pushtetshėm tė Pireut, dhe tjetri nga athinasit. Bendideoni apo faltorja e Bendės, ishte ndėrtuar nė kodrėn Munikia.

Bendideja siē pėrshkruhej nė veprėn Republika tė Platonit, ishte spektakulare por nuk pėrmbante shenja tė ndonjė karakteri orgjiastik. Benda ishte kryesisht e identifikuar me Artemidėn greke.
Nė relieve dhe shtatore tė vogla, Benda paraqitet me veshje thrakase dhe kapelė frigjiane. Atributet e saj janė shpesh njė kupė e blatimeve nė dorėn e djathtė dhe njė shtizė nė tė majtėn. Nė monedhat e Bythinisė ajo paraqitet duke mbajtur dy shtiza nė dorėn e djathtė dhe njė thikė nė tė majtėn. Nė monedhat nga Kabylja, ajo mban dy pishtarė, ose njė pishtar e njė paterė. Pishtarėt ishin gjithashtu atribute tė perėndeshėn greke Hekata, me tė cilėn Benda ka qenė gjithashtu e identifikuar.

Njė faltore kushtuar Bendės apo Mendės, ishte nė vitin 188 p.e.s. nė bregun e djathtė tė Hebrit (sot Marica nė Bullgari). Tė dhėnat e mėvonshme pėrmendin njė tjetėr faltore nė Egjypt, pranė Ptolemaidės. Emri i saj ėshtė hasur si emėr grash edhe nė Thraki edhe nė Greqi.

FEJA THRAKE Afėr 200 fise njihen nėn emrin pėrgjithėsues “thrak”, prej tė cilėve mė tė rėndėsishmit janė Odrysėt qė jetonin nė Bullarinė juglindore; Dentheletėt nė veri tė Maqedonisė; Serdėt nė Serdikė, Sofja e sotme; Besėt nė perėndim tė Serdikės; Mysėt mes malit Ballkan dhe lumit Danub; dhe dako-Getėt territorin e sotėm tė Rumanisė. Fiset tjera thrake si Thynėt, Bithynėt, Fryggėt e Armenėt, ishin vendosur nė Azi tė Vogėl.

Kulturalisht thrakėt jugorė ishin tė lidhur me pellazgėt, me disa popuj tė Azisė sė Vogėl, me dako-getėt dhe me ilirėt. Para pushtimit romak ndikimi grek nė Daki ka qenė inekzistent.

Feja thrake u zhvillua nė dy linja divergjente, njėra tek Dako-Getėt nė veri falė reformave tė Zalmoksit, dhe tjetra te thrakėt nė jug tė malit Ballkan. Por ka burime qė dėshmojnė ndėrfutjen e besimeve veriore tė Zalmoksit tek thrakėt e jugut.

Sipas Herodotit thrakėt adhuronin tri perėndi, qė i pėrgjigjeshin perėndive greke Aresit, Dionysit dhe Artemidės, ndėrsa mbretėrit e tyre adhuronin njė tė katėrt qė i pėrgjigjej Hermesit. Jordani dėshmon rėndėsinė e madhe tė Aresit-Marsit tek Getėt-Dakėt. Atij i sakrifikoheshin robėrit e luftės. Perėndia Sabazios identifikohej me perėndinė e verės Dionysin, ndėrsa Bendis dhe Kotyto identifikoheshin me Artemidėn. Polyaenos konfirmon se priftėrinjtė e Herės ishin mbretėr tė fiseve tė Kebrenėve dhe Sykaiboajve. Njėri prej tyre filloi tė ndėrtojė drejt qiellit shkallė tė larta druri, qė tė shkojė tek Hera e t’i akuzoj’ė thrakėt se nuk po e dėgjojnė atė (mbretin); thrakėt tė frikėsuar iu bindėn mbretit.

Dy praktika religjioze ishin tė pėrhapura tek tė gjithė thrakėt si nė jug dhe nė veri: tatuazhet, si dhe djegia e kufomave.

Herodoti tregon se trupi ekspozohej tri ditė, pas tė cilave flijoheshin kafshė, festohej, vajtonin pastaj digjej kufoma.

Straboni raporton se Mysėt praktikonin vegjetarianizmin, ushqeheshin vetėm me mjaltė, qumėsht e djathė. Kėta quheshin Theosebeis (adhurues tė zotave). Tė ashtuquajturit ktistai jetonin tė pėrkorė ndryshe quheshin abioi. Ndėrsa njė kategori tjetėr quheshin kapnobatai (ec nėpėr tym) qė i referohet praktikės qė thrakėt nė vend se tė pinin verė hudhnin njė lloj farash nė zjarr dhe e thithnin tymin e tyre. Kjo bimė quhej kanabis nga Heziku i Aleksandrisė.

Referencat:
http://zojsi.albanianforum.net/t122-feja-thrake
http://zojsi.albanianforum.net/t72-feja-dake
http://zojsi.albanianforum.net/t71-perendite-kalores
http://zojsi.albanianforum.net/t75-profeti-zalmoks
http://zojsi.albanianforum.net/t73-prifteria-zalmokseane
http://zojsi.albanianforum.net/t74-kalendari-dak
http://zojsi.albanianforum.net/t89-benda-hyjneshe-thrake

avatar
beslasht

peshq dhe yje

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi