Misteri i rrathėve nė shkretėtirėn e Afrikės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i rrathėve nė shkretėtirėn e Afrikės

Mesazh  gjilanasi prej 09.07.14 19:46

Nėse e shohim nga ajri, shkretėtirėn e Namibisė, duket sikur ajo tė jetė vizatuar me dorė dhe tė jetė mbushur plot me rrathė. 1,100 milje, pjesė tė shkretėtirės, janė tė mbushura me disa kratere me madhėsi 10-65 metra pėr diametėr, tė quajtura ndryshe si “Rrathėt e Zanave”. Kėto kratere pėrfaqėsojnė njė nga misteret mė tė mėdha tė natyrės.



Gjatė dekadave tė fundit, njė numėr i madh teorish, si pėr shembull ajo e gazrave helmuese janė munduar tė shpjegojnė fenomenin misterioz. Vitin e kaluar, njė studim i publikuar nė revistėn “Science” bėri bujė duke pretenduar se termitet nė rėrė ishin pėrgjegjėse tė rrathėve.  Por asnjė nga kėto nuk ėshtė provuar plotėsisht.



"Ēėshtja ėshtė se “Rrathėt e Zanave” mbeten ende njė mister. Ėshtė bėrė njė punė e madhe nė kėtė fushė dhe nė laboratorė, por askush nuk mund tė zgjidhė kėtė ēėshtje", thotė Stephan Getzin, njė shkencėtar nga “Qendra Helmholcit” pėr Kėrkime Mjedisore nė Leipzig, Gjermani .

Por njė studim i fundit, tregon se qarqet e Namibisė janė formuar pėrmes njė dukurie tė ngjashme me atė tė  vetė-organizimit. Nė thelb tė kėsaj dukurie, qėndron ideja se nė klimat e thata, ku uji ėshtė i pakėt dhe lėndėt ushqyese tė tokės janė tė varfra, bimėt pėrballen me njė konkurrencė tė ashpėr pėr burime. Si rezultat, ato e "organizojnė" veten nė njė distancė tė tillė qė tė shfrytėzojnė burimet e kufizuara nė dispozicion.  



Teoria e vetė-organizimit ėshtė zbuluar rreth njė viti mė parė. Sipas kėsaj teorie, gjallesat krijojnė oazė tė nėndheshėm pėr veten e tyre duke ngrėnė rrėnjėt e barit. Pra, disa bimė mund tė tėrheqin burimet minerale qė gjenden nė tokė drejt sipėrfaqes ku ato shtrihen. Si rezultat, pėrfitimi i mineraleve pėr kėto bimė, e bėn tė pamundur zhvillimin pėr bimė tė tjera qė zėnė zonat mė tė largėta.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi