Pakti politik Stalin – Hitler ēoi nė Luftėn e Dytė Botėrore

Shko poshtė

Pakti politik Stalin – Hitler ēoi nė Luftėn e Dytė Botėrore

Mesazh  Berti69 prej 27.06.14 0:29



Dy shtete nė Evropė filluan tė thurnin plane djallėzore. Ato ishin Gjermania, qė donte tė ringrihej dhe tė tregonte forcėn e saj tė armėve, dhe Bashkimi Sovjetik, shtet i konsoliduar, por qė donte tė zgjeronte kufijt e tij. Mbi kėto dy shtete do qėndroj pėr tė kuptuar rrjedhėn e ngjarjeve qė do pasojnė.

Mė 16 mars 1935, Hitleri vendosi shėrbimin ushtarak dy vjeēar, si pėrfundim i dėshtimit tė pėrpjekjeve tė tė gjithė shteteve pėr ēarmatim. Qeveria gjermane botoi proklamatėn, ku thuhej: “Pas pėrpjekjeve heroike prej 4,5 vitesh, populli gjerman nė nėntor 1918 hodhi armėt duke besuar sigurinė e dhėnė nga presidenti Uillson. Shteti gjerman u shty nga e keqja tė pranonte gjėndjen mė ēnjerzore, me shpresė se duke vepruar kėshtu, do t’i hapte udhė njė ēarmatimi tė pėrgjithshėm dhe njė paqeje tė gjatė”.

Bazuar nė kėtė kujtesė, pėr tė bėrė publike vendimin e qeverisė si dhe pėr t’i dhėnė goditje Traktatit tė Versajės, Hitleri thirri ambasadorin italjan, Cerruti, dhe i tha: “Gjermania vendosi shėrbimin ushtarak tė detyrueshėm dhe se ushtria gjermane nė kohė paqeje do tė ketė 12 korparmata tė pėrbėra nga 36 divizione”, gjė qė e ēonte nė 500000 numrin e trupave.

Ministri i Luftės, Blomberg, nxori urdhėrin: “Proklamata e Hitlerit ėshtė njė ngjarje historike. Nga dita qė u rrėzua e turpėruar nga shkaku i njė tradhėtie, nga dita qė iu bė i ditur Traktati i Versajės, kjo ėshtė ora mė e madhe pėr popullin gjerman. Me kėtė proklamatė, qė ėshtė njė dokument paqeje, por njėkohėsisht dhe guximi, populli gjerman u ēlirua nga valėt qė i kishin zėnė fytin prej 15 vitesh. Nga dita e sotme, nderi u vu nė vend. Ne sot jemi mė kryelartė si njė komb i lirė midis kombeve tė tjerė”.

Nė vijim tė kėtyre ngjarjeve, mė 23 mars 1935, Hitleri deklaroi: “Gjermania ėshtė njė komb i madh. Ajo nuk e meriton poshtėrimin qė ka pasur. Rivendosja e autoritetit kombėtar tė Gjermanisė nė ēeshtjen e armatimeve, vuri nė vend sovranitetin e njė fuqie tė madhe, qė deri mė sot ishte cėnuar. Ky vendim cėnon Traktatin e Versajės vetėm pėrsa i pėrket pjesės ushtarake. Refuzimi i fuqive tė tjera pėr tė plotėsuar detyrimet e tyre pėr ēarmatim, ka kohė qė e ka humbur vlerėn e kėsaj pjese tė traktatit. Nė vazhdim tė kėtyre 15 viteve, populli gjerman vuajti shumė prej kushteve tė Traktatit tė Paqes. Sikur gjithė bota tė ishte ēarmatosur, populli gjerman nuk do kishte arėsye qė mos tė ishte i kėnaqur. Por ne e quajmė njė ofendim tė tmerrshėm dhe tė poshtėr, kur gjithė bota vazhdon tė armatoset dhe vetėm Gjermanisė t’i mohohet e drejta qė tė siguroj mbrojtjen e saj”.

Tani Gjermaninė asgjė nuk mund ta ndalte. Ajo i tregoi botės se ishte nė gjendje ta qeveriste vetė vendin e saj dhe nuk do tė pyeste mė pėr shtetet e tjera. Nė kėtė kėndvėshtrim, mė 28 mars 1935, ministri i Punėve tė Jashtme tė Bashkimit Sovjetik, Litvinov, i drejtohet shtetit anglez pėr t’i dhėnė tė kuptojė se armatimi i Gjermanisė ve nė rrezik Anglinė sa ve nė rrezik dhe Rusinė me kėto fjalė: “Asnjė prej nesh nuk ėshtė kaq i zgjuar sa tė mund tė parashikoj se cili shtet, ose cilėt shtete, do jenė tė parėt dhe mė tmerrėsisht tė prekur nga rreziku i luftės, se rreziku pėrhapet nė tė gjitha drejtimet. Do ishte diēka qesharake qė ne tė presim nga shkaktarėt e luftės qė tė na thonė se nga cila anė duhet tė mbrohemi ndaj tyre. Por, nuk ėshtė gjetur deri mė tani asnjė lloj arme qė tė ketė veti tė veprojė vetėm nė njė drejtim dhe njėkohėsisht t’i privoj vetvetes drejtimet e tjera”.

Kalojnė ditė e jo muaj dhe Gjermania kėrkoi ish kolonitė e saja. Fletorja gjermane “Voelkischer Beobacher” e Bonit doli hapur: “Kolonitė gjermane, tė gjitha qė janė sot nėn vendet e huaja, janė pronė e patjetėrsueshme e Gjermanisė. Pariteti gjerman teorikisht i njohur nga shtetet e tjera, pėrmbledh dhe problemin e kolonive dhe atyre u takon qė t’i kthejnė Gjermanisė kolonitė e vjedhura. Gjermania i kėrkon kolonitė sepse toka e saj e sotme nuk arrin pėr popullin gjerman”.
Nė reagim tė veprimeve gjermane, mė 2 maj 1935 nė ora 18 e 30 ambasadori sovjetik Potemkin, nėnshkroi me Pierr Laval nė Quai d’Orsai marrėveshjen e ndihmės sė pėrbashkėt franko-sovjetike. Dy javė mė vonė, mė 16 maj 1935, nė Pragė, Benes dhe Aleksandrovski, nėnshkruan marrėveshjen ruso-ēekosllovake tė ndihmės reciproke, qė do bėhej efektive nė rast se viktimat e njė sulmi nga ana e Gjermanisė do ndihmoheshin nga Franca.
Mė 12 shkurt 1938 Hitleri bėri tė ditur idenė e bashkimit tė Austrisė me Gjermaninė. Pėr t’ia arritur qėllimit, ai thirri nė Bershtesgaden kancelarin austriak Shushing dhe iu drejtua: “ Mjafton tė jap vetėm njė urdhėr dhe brenda natės shuhet ai gogol qė quhet kufi. Ti nuk mund tė qendrosh as gjysmė ore. Dėshiron tė kthesh Austrin nė Spanjė tė dytė?”. Shushing duke u kapur ngusht dhe i paaftė tė pėrballonte presionin e Hitlerit, firmosi njė protokoll pėrpiluar nga kandidati pėr ministėr i Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė, Ribbentrop. Mė 20 mars 1938 , nėn “mbrojtjen” e trupave gjermane, u realizua plebishiti, qė me shumicė votash populli austriak votoi nė favor tė Anshlusit.

Gjermania tani kėrkonte mė tepėr. Mė 28 mars 1938 Hitleri priti kryetarin e partisė sė sudetėve gjermanė, Henlein, dhe i dha udhėzime qė 2000000 gjermanė nė rajonin e Sudetėve tė viheshin me njė herė nė lėvizje. Henlein duhet ta fillonte punėn nga kėrkesa pėr autonomi tė sudetėve duke “garantuar” respektimin e shtetit ēekosllovak, e mė pas, duke ja hedhur fajin pėr mungesė respektimi dhe pėr ashpėrsim tė situatės, qeverisė sė Benesh, t’i kėrkonte shkėputje. Nė fund tė prillit 1938, nė kongresin e Karlsbadenit, Henlein shpalli 8 pikat e programit te sudetėve gjermanė, qė ēonin nė realizimin e njė autonomie tė plotė. Ēemberleni kėrkoi tė takohej me Hitlerin. (Nė atė kohė, njė pjesė e mirė e gjeneralėve gjermanė donin ta rrėzonin Hitlerin dhe njė grup mjekėsh do e quanin tė ēmendur dhe do ta ekzekutonin. S. M.).

Pasojat e takimit qė ata bėnė mė 15 shtator 1938 vetėm nė prani tė pėrkthyesve, qenė tė menjėhershme dhe shpėtimtare pėr prijėsin gjerman. Mė 18 shtator 1938, Deladie dhe Benesh, u takuan nė Londėr me Ēemberlenin dhe Halifaksin. Ata u bindėn se ishte shumė urgjente dhe e domosdoshme qė tė pranonin kėrkesat e Hitlerit. Qenė francezėt ata qė e pėrshpejtuan rrjedhėn e ngjarjeve, duke thėnė: “ne duhet tė mbėshtesim kalimin e territorit tė Sudetėve Gjermanisė”. Mė 19 shtator 1938, pėrfundimet e bisedimeve tė Londrės iu bėnė tė ditura Qeverise Ēekosllovake. “Ajo ēka propozojnė Franca dhe Anglia, janė e vetmja rrugė pėr tė penguar luftėn dhe pushtimin. Nėse pėrgjigjia e Qeverisė Ēekosllovake do jetė negative, atėherė pėrgjegjėsia pėr luftėn do tė bjerė mbi tė. Kjo do ēojė nė prishjen e solidaritetit anglo-francez, pasi ėshtė e sigurt qė Anglia nuk do veprojė. Nė kėto rrethana Franca nuk do ndėrhyjė, (Kjo do ēonte dhe nė tėrheqjen e palės sovjetike. S.M.) me fjalė tė tjera, do ta quaj tė pavlefshėm Traktatin e Miqėsisė.

Po atė ditė, Qeveria Ēekosllovake deklaroi se: “pranonte me dhimbje propozimet e Francės dhe Anglisė, duke shpresuar qė ato dy shtete tė bėnin ē’ėshtė e mundur tė ruanin interesat jetėsore tė Republikės Ēekosllovake”.

Mė 22 shtator 1938, Ēemberleni shkoi pėrsėri tek Hitleri pėr ta njoftuar se ēdo gjė ishte zgjidhur mė sė miri. Mė 26 shtator 1938 i gjithė territori i Sudetėve duhej tė pastrohej nga forcat e armatosura ēekosllovake dhe mė 28 shtator 1938 duhej t’i dorėzohej Gjermanisė. Hitleri garantoi “mikun” e tij se “Gjermania do tė respektoj Perandorinė Angleze dhe se nuk do i nxirrte pengesa pėr realizimin e interesave tė saj jashtė Evropės”, dhe i kėrkoi qė “Anglia t’i linte Asaj, dorė tė lirė nė Evropėn Qendrore dhe Juglindore”. Mė 1 tetor 1938, trupat gjermane u futėn nė rajonin e Sudetėve.

U duk sikur Evropa ra nė qetėsi. Por, pa kaluar 5 muaj, nė mars tė vitit 1939, Hitleri shfrytėzoi trazirat nė Sllovaki dhe nuk vonoi t’i bėnte kėrkesa tė reja presidentit tė sapozgjedhur tė Ēekosllovakisė, Emil Hoche. Pasi e thirri nė Berlin dhe e kėrcėnoi se do e pushtonte vendin e tij menjėherė: “nėse ai nuk ia dorėzonte atė nazistėve gjermanė”, Presidenti Hoche, duke u gjendur pa mbėshtetje nga jashtė dhe duke mos pasur rrugėdalje, formuloi tė ashtuquajturėn “kėrkesė” tė Gjermanisė pėr tė hyrė nė Ēekosllovaki pėr tė “vendosur rregull”. Kėshtu Hitleri hyri triumfues nė Pragė mė 15 mars 1939, pa marrė pėlqimin e Anglisė dhe Francės. Njė javė mė vonė, mė 22 mars 1939 pushtoi qytetin Klaiped dhe rajonin e Memelit nė Lituani.

Mė 28 prill 1939, Gjermania dhe Anglia nėnshkruan marrėveshjen mbi shfrytėzimin e detrave; mė 22 maj 1939 Gjermania lidhi marrėveshjen ushtarako-politike me Italin; mė 30 shtator 1939, marrėveshjen e mossulmimit me Anglin dhe mė 6 dhjetor 1939 edhe me Francėn. Nga kėto marrėveshje u duk sikur Evropa ra nė qetėsi, por nuk ėshtė kėshtu. Gjermania e fuqizuar ktheu sytė nga armiku i vjetėr, Polonia.

Polonia ndodhej nė lindje tė Gjermanisė dhe e ndante atė nga Bashkimi Sovjetik. Dikur, shumė shekuj mė parė, Polonia kishte luftuar e kishte arritur tė dilte nė Detin Balltik, duke siguruar njė territor mjaft tė gjėrė, qė shkonte rreth 373 km. gjatėsi. Fare pranė me kufirin gjerman, ndodhej qyteti port i Dancigut dhe nė anėn e kundėrt, nė kufi me vendet Balltike, territor gjerman, qė quhej Prusia Lindore. Nė vitet 1800, Gjermania arriti ta merrte Dancigun dhe e mbajti plot 100 vjet. Pas Luftės I Botėrore, Traktati i Versajės i vitit 1919, Polonisė i dha njė rrip tokė qė u njoh me emrin “Korridori Polak”, qė ndante Prusinė Lindore nga pjesa tjetėr Gjermane, si dhe qytetin e Dancigut, me statusin e qytetit tė lirė. Tani, porti mund tė shfrytėzohej lirshėm si nga polakėt ashtu dhe nga gjermanėt. Sovraniteti i mbetej Polonisė megjithėse shumica e popullsisė ishte gjermane. Gjermanėt ruanin tė drejtėn tė kalonin nėpėr korridor e tė shkonin si nė Prusin Lindore, ashtu dhe nė Dancig. Fon Ribbentrop, qė tashmė ishte bėr ministėr i Punėve tė Jashtme, kėmbėnguli qė Dancigu t’i kthehej Gjermanisė dhe tė lejohej tė ndėrtonte njė korridor tė tyrin pėr ta lidhur Prusin Lindore me Gjermanin. Si shpėrblim, ai propozoi qė Polonisė t’i lejonte pėrdorimin e portit. Ministri i Punėve tė Jashtme polake, kolonel Josef Bek refuzoi tė merrte nė konsideratė propozimin fyes dhe lidhi marrėveshje dypalėshe pėr mbrojtje, me Francėn dhe Anglinė. Hitleri nuk i vlerėsoi tė dyja marrėveshjet, pasi mendoi se ato vende do e injoronin Polonin ashtu si kishin vepruar dhe me Ēekosllovakin.

Qeveria sovjetike duke parė synimet e Gjermanisė, nga mesi i gushtit tė ati viti, propozoi krijimin e njė aleance ndėrmjet saj nga njera anė, dhe Polonisė, Anglisė e Francės, nga ana tjetėr, me qėllim qė t’i dilnin para njė sulmi tė armatosur gjerman kundėr Polonisė, e nė mėnyrė tė tėrthortė tė mbronte dhe vendin e saj. Stalini ishte i bindur, gjė qė e ka shprehur mė vonė, se “nė Evropė asnjė ushtri e kujtdo shteti qoftė, nuk mund ta pėrballonte e vetme urraganin gjerman dhe se vetėm njė koalicion mund tė arrinte, bile dhe me vėshtirėsi tė shpartallonte ushtrinė gjermane”. Bashkimi Sovjetik nuk kishte kufi tė pėrbashkėt me Gjermaninė. Qe tė hynte nė kontakt me ushtrinė gjermane dhe tė fillonte veprime luftarake kundėr saj, duhej tė kalonte nėpėr territorin polak. Jo mė kot, nė atė kohė, Voroshillovi u shpreh: “Bashkimi Sovjetik mund tė sulmohet nė veri nga shtetet Balltike dhe nė perėndim nga Polonia, ndaj ne duam qė trupat sovjetike pėr tė mbrojtur Bashkimin Sovjetik, ėshtė e nevojshme tė dalin nga territori i saj. Do doja tė dija nėse Polonia dhe Rumania do tė lejojnė kalimin e trupave tonė pėrmes territoreve tė tyre?”. Qeveria polake nuk ishte dakort me njė veprim tė tillė. Duke parė qė trupat gjermane ishin pėrqėndruar nė kufirin polak dhe se lufta ishte nė prag, mė 30 gusht 1939, shteti polak dekretoi mobilizimin e pėrgjithshėm, ku tė gjithė burrat nga 18 deri 40 vjeē duhej tė paraqiteshin menjėherė nėn armė.

Nė atė kohė ndodhi ēudia mė e madhe. Ndėrsa bisedimet e tė katėrve dėshtuan, mė 17 gusht 1939 Molotovi priti Shulenbergun, ambasadorin e Gjermanisė nė Moskė dhe larg e larg i hodhi fjalėn se: “mos ishte e interesuar qeveria gjermane pėr njė traktat mossulmimi ndėrmjet tė dy shteteve dhe se ishte e gatshme tė pėrdorte ndikimin e saj tek Japonia pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet sovjeto-japoneze dhe pėr tė “zhdukur konfliktet kufitare?”. Pra qenė rusėt ata qė e hodhėn fjalėn pėr njė traktat mossulmimi gjermano-sovjetik, tamam nė kohė kur sapo kishin mbyllur pa sukses bisedimet me Francėn dhe Britaninė e Madhe pėr kushtet e hyrjes sė tyre nė luftė pėr t’iu kundėrvėn ēdo agresioni tė mundshėm gjerman. Propozimet e Molotovit i plotėsonin tė gjitha shpresat e Hitlerit. Ato ishin tė pėrcaktuara dhe shkonin mė larg se ēdo gjė qė do tė kishte guxuar tė propozonte Hitleri. Bile Fuhreri i pranonte pa kushte propozimet sovjetike. Mė 20 gusht 1939, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik, firmosėn marrėveshjen mbi shkėmbimet tregtare. Po atė ditė nga Berlini nė Moskė arriti telegrami i Adolf Hitlerit:

20 gusht 1939

Zotit Stalin, Moskė.

1) – Pėrshėndes sinqerisht lidhjen e marrėveshjes tregtare gjermano-sovjetike, qė ėshtė hapin i parė nė rrugėn e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve midis dy shteteve tona.

2) – Nėnshkrimi i Traktatit tė mossulmimit do tė thotė pėr mua konsolidim i politikės gjermane pėr njė periudhė tė gjatė. Kėsisoj Gjermania i kthehet vijės politike, e cila gjatė shekujve ka qenė nė dobi tė shteteve. Prandaj, nė kėtė rast, Qeveria e Rajhut ėshtė e vendosur tė nxjerrė pėrfundimet e duhura nga ky ndryshim rrėnjėsor.

3) - Unė e pranoj projektin e Paktit tė Mossulmimit tė paraqitur nga ministri juaj i Punėve tė Jashtme zoti Molotov, por e quaj tė domosdoshme tė saktėsoj sa mė shpejt disa ēėshtje qė lidhen me tė.

4) - Protokolli shtesė, qė dėshiron Qeveria Sovjetike, sipas bindjes sime tė plotė, nė fund mund tė saktėsohet, nė afatet mė tė shkurtėra, nėse personalitetit tė lartė shtetėror tė Gjermanisė do t’i jepet personalisht mundėsia qė tė zhvillojė lidhur me kėto, bisedime nė Moskė. Ndryshe Qeveria Gjermane nuk e merr dot me mend, si mund tė sqarohet ky protokoll shtesė dhe tė hartohet sa mė shpejt, qė tė jetė e mundur.

5) - Tensioni midis Gjermanisė e Polonisė ėshtė bėrė i padurueshėm. Qėndrimi i polakėve ndaj njė fuqie tė madhe ėshtė i tillė, qė kriza mund tė shpėrthejė nga dita nė ditė. Gjermania ėshtė e vendosur, kėtej e tutje, tė mbrojė me ēdo mjet interesat e veta kundėr kėtyre pretendimeve.

6) – Mendoj, se me pėlqimin e tė dy shteteve, pėr tė hyrė nė marrėdhėnie tė reja me njeri-tjetrin, nuk ka mė kuptim tė humbim kohėn kot. Prandaj, pėr herė tė dytė Ju propozoj tė prisni ministrin tim tė Punėve tė Jashtme ditėn e martė mė 22 gusht, veēse jo mė vonė se tė mėrkurėn, mė 23 gusht. Ministri i Punėve tė Jashtme ka tė drejta tė plota dhe tė pakufizuara, pėr tė hartuar dhe nėnshkruar si Paktin e Mossulmimit, ashtu dhe Protokollin. Ministri i Punėve tė Jashtme nuk mund tė qendrojė nė Moskė mė tepėr se njė, shumė-shumė dy ditė, pėr shkak tė gjendjes ndėrkombėtare. Do isha i gėzuar, po tė merrja nga Ju pėrgjigje sa mė shpejt.
A. Hitler.

Dhe ēuditėrisht pėrgjigjia nga ana e Qeverisė sė BRSS qė e menjėhershme:
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pakti politik Stalin – Hitler ēoi nė Luftėn e Dytė Botėrore

Mesazh  Berti69 prej 27.06.14 0:31

21 gusht 1939

Rajhkancelarit tė Gjermanisė Zotit A. Hitler.

Ju falenderoj pėr letrėn.
Shpresoj, se marrėveshja gjermano-sovjetike pėr mossulmimin do tė shėnojė kthesė drejt pėrmirėsimit serioz tė marrėdhėnieve politike midis dy vendeve tona.
Popujt tanė kanė nevojė pėr marrėdhėnie paqeje midis tyre. Pranimi i Qeverisė Gjermane pėr tė nėnshkruar Paktin e Mossulmimit do tė krijojė baza pėr likujdimin e tensionit politik dhe vendosjen e paqes dhe bashkėpunimit midis vendeve tona.
Qeveria sovjetike mė ngarkoi qė t’Ju njoftoj, se ajo ėshtė e gatshme tė presė nė Moskė pėr vizitė zotin Ribbentrop, mė 23 gusht.

J. Stalin.

Ribbentropi mbėrriti nė Moskė mė 23 gusht dhe u drejtua menjėherė nė Kremlin. Duke pasur me vete porositė e Hitlerit, pėr tė hartuar sa mė shpejt Paktin e Mossulmimit dhe Protokollin shtesė sekret, rajhministri nuk desh tė hynte nė pazar. Nė fakt, ai pranoi tė gjitha kėrkesat sovjetike.
Ceremonia e nėnshkrimit tė dokumentave u bė nė prani tė Josif Visarionoviē Stalinit.
Ja dhe dekumenti i marrėveshjes:

Nėnshkrimi i Paktit gjermano-sovjetik.
Teksti i marrėveshjes: Pakti i mossulmimit u nėnshkrua dje mbrėma nė Kremlin dhe pėrbėhet prej 7 artikujsh.

Artikulli 1

Secila nga tė dyja palėt kontraktuese detyrohet tė mos pėrdorė forcė ose ēdo akt sulmi as vetėm as bashkė me Kombe tė tjerė kundra palės tjetėr kontraktuese.

Artikulli 2

Kur njera nga tė dyja palėt kontraktuese bėhet objekt i njė provokimi luftarak nga ana e Kombeve tė tjerė, pala tjetėr kontraktuese detyrohet tė mos e pėrkrahė atė provokim ose sulm nė asnjė mėnyrė.

Artikulli 3

Tė dyja Qeveritė premtojnė tė mbahen nė kontakt tė vazhdueshėm me qėllim konsultiv pėr t’u informuar reciprokisht mbi problemet q’u pėrkasin interesave tė pėrbashkėta tė Gjermanisė dhe tė Rusisė

Artikulli 4

Ēdo njeri nga tė dyja palėt kontraktuese nuk do tė marrė pjesė as nė njė koalicion shtetesh qė tė jetė drejtuar drejtpėrdrejt ose tėrthorazi kundėr palės tjetėr.

Artikulli 5

Nė rast kontrasti ose konflikti qė mund tė lindė midis tė dyja palėve kontraktuese, tė dyja palėt do tė zgjedhin udhėn e njė shkėmbimi paqėsor pikėpamjesh, dhe, nė rast nevoje, atė t’ emėrimit tė njė komisioni arbitrar.

Artikulli 6

Traktati i tanishėm ėshtė lidhur pėr njė kohė prej dhjetė vjetėsh dhe mund tė zgjatet automatikisht pėr pesė vjet tė tjera nė mbarim tė dhjetė vjetėve.

Artikulli 7

Traktati duhet tė ratifikohet nė kohėn mė tė shkurtėr dhe se ratifikimet do tė shkėmbehen nė Berlin.
Marrėveshja hynė nė fuqi me njė herė pas nėnshkrimit.
Moskė, 23 gusht 1939.
Pėr qeverinė e Rajhut gjerman,
Fon Ribbentrop.
Pėr delegacionin e qeverisė tė B.R.S.S,
V.Molotov.

Nė fund u nėnshkrua protokolli sekret shtesė i Paktit tė Mossulmimit tė pėrfunduar mė 23 gusht 1939 midis Gjermanisė dhe Republikave Socialiste Sovjetike.

1 – Pėr rastet kur do bėhet ndonjė ndryshim territorial e politik nė Shtetet Balltike (Finlandė, Estoni, Letoni dhe Lituani), kufiri verior i Lituanisė do bėj njėkohėsisht kufirin e zonave tė influencės tė Gjermanisė dhe B. S. Tė dy palėt do njohin interesat e Lituanisė nė rajonin e Vilnės.

2- Pėr rastet ku do bėhet ndonjė ndryshim territorial dhe politik nė zonat qė i pėrkasin Shtetit Polak, kufiri midis zonave tė influencės sė Gjermanisė dhe B.R.S.S, do vazhdoj nė mėnyrė tė ndjeshme vijėn e lumenjve Pissa, Narv, Vistula dhe San.
Problemi qė shtrohet ėshtė i domosdoshėm pėr interesat e tė dy vendeve pėr tė ruajtur njė shtet polak tė pavarur dhe siē ėshtė pėrcaktuar, nuk mund tė ndryshojė vetėm nėn dritėn e zhvillimeve politike qė do tė vijnė.
Nė tė gjitha rastet, kjo zgjidhje do rezultojė si njė marrėveshje miqėsore e pėrfunduar ndėrmjet dy Qeverive.

3-Dhe nėse i drejtohemi Evropės Jug-Lindore, ajo kalon nė anėn sovjetike tė interesit qė ai ka nė Bessarabi. Nga ana gjermane ai deklarohet tėrsisht i painteresuar pėrsa i pėrket kėti rajoni.
4- Ky protokoll do tė mbahet tėrsisht sekret nga tė dyja palėt.

Moskė, 23 gusht 1939.
Pėr qeverinė e Rajhut gjerman,
fon Ribbentrop.
Pėr delegacionin e qeverisė sė B.R.S.S,
V. Molotov.

Pra del mėse e qartė se nė bazė tė Traktatit, Lituania futej nė sferat e interesit gjerman, kurse Letonia, Estonia, Finlanda dhe Bessarabia nė sferėn sovjetike. Pėr Polonin u la kėshtu: nėqoftėse Gjermania e sulmon atė, Bashkimi Sovjetik do merte territoret e Ukrainės dhe Bielorusisė Perėndimore, qė ishin hequr me Traktatin e Rigės mė vitin 1920, kur Ushtria e Kuqe, me urdhėr tė Leninit, sulmoi Poloninė, me armatat e Tukaēevskit dhe Budionit, si dhe njė pjesė tė territoreve historikisht dhe etnikisht polake, nė provincėn e Lublinit dhe Varshavės.

Po natėn e 23-24 gushtit pas nėnshkrimit tė protokolleve, u mbajt dhe njė procesvebal midis ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Rajhut, zotit Ribbentrop, zotit Stalin dhe Presidentit tė Kėshillit tė Komisarėve tė Popullit V. Molotov e tė tjerėve. Aty u trajtuan marrėdhėnieve me Japoninė, Italinė, Turqinė, Anglinė, Francėn, Paktin Antikomintern, pozicionin e popullit gjerman ndaj marrėveshjes sė mossulmimit gjermano-sovjetik.
Ja dhe proces verbali i bisedės:


1-Japonia

Ministri i Punėve tė Jashtme i Rajhut bėri tė ditur se miqėsia Gjermano-Japoneze nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė e drejtuar kundėr BS. Nė tė kundėrt, raportet tona tė shkėlqyera, me Japoninė na japin tė drejtėn qė tė nxjerim konkluzion pėr njė kompromis midis ati dhe BS. Zoti Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Berlinit ėshtė i gatshėm tė marrė inisistivėn nė kėtė sens nėse Stalini dhe Qeveria Sovjetike shprehen tė gatshėm. Ai do tė ndėrhyjė pėr kėtė veprim pranė Qeverisė Japoneze dhe do tė mbajė kontakt me pėrfaqėsuesit sovjetikė nė Berlin.

Stalini pėrgjigjet: BS dėshiron efektivisht njė pėrmirėsim tė kėtyre relatave me Japoninė dhe se durimi i saj ndaj provokimeve tė tyre ka njė kufi. Nėse Japonia dėshiron luftė, ajo do e ketė. BS nuk ka frikė dhe ai ėshtė pėrgatitur. Nėse Japonia dėshironė paqe, aq mė mirė. Zoti Stalin vlerėsoi qė njė ndėrmjetėsi e Gjermanisė pėr tė pėrmirėsuar raportet ruso-gjermano-japoneze do jetė shumė e dobishme, por ai nuk dėshiron qė Japonia tė mendoj pėr njė pasivitet nga ana e BS.
Zoti Ministėr i Punėve tė Jashtme deklarohet i njė mendje dhe nėnvizon se ndėrhyrja do kufizohet nė arritjen e bisedimeve qė ai ka pasur qė prej disa muajsh me ambasadorin japonez nė Berlin nė sensin e njė pėrmirėsimi tė raporteve Rusi-Gjermani-Japoni. Ai nuk ka asnjė inisiativė tė re nga ana e Gjermanisė nė kėtė ēėshtje.

2-Italia.

Zoti Stalin pyeti pranė zotit MPJ tė Rajhut mbi qėllimet e Italisė, nėse Ajo ka qėllime mė shumė se adneksimi i Shqipėrisė- dhe i territoreve greke, pėr shembull? Shqipėria ėshtė e vogėl, malore dhe me njė popull tė dobėt dhe qė nuk ka nė kėtė pikėpamje asnjė vlerė tė veēantė pėr Italinė.
Zoti ministėr PJ tė Rajhut u pėrgjigj se Shqipėria paraqitet e rėndėsishme pėr Italinė nga pikėpamja strategjike. Megjithatė Musolini ėshtė njė njeri i rėndėsishėm qė nuk mund tė mos kėtė ndikim. Ai e ka demonstruar atė nė konfliktin me Abisininė, gjatė tė cilit Italia ia ka arritur qėllimit nė kundėrshtim me njė koalicion armik. Por Gjermania nuk ka pasur pėr qėllim, nė atė kohė, t’i jepte Italisė njė mbėshtetje tė rėndėsishme. Musolini pret me kėnaqėsi tė madhe pėrmirėsimin e raporteve miqėsore midis Gjermanisė dhe BS. Ai ka manifestuar njė gėzim tė veēantė nė marrjen e vendimit tė njė marrėveshje mossulmimi.

3-Turqia

1-Stalini pyeti Zotin Ministėr tė Punėve tė Jashme tė Rajhut se ē’mendon pėr Turqinė. Ministri PJ tė Rajhut u shpreh si mė poshtė: Kam biseduar me Qeverinė Turke, para disa muajsh, qė Gjermania dėshiron tė hyjė nė relata miqėsore me Turqinė dhe se ka bėrė ē’ėshtė e mundur qė t’ia arrij kėti qėllimi. Turqia, nė pėrgjigje, ka qenė njė nga vendet e para qė u bashkua me frontin e pėrbashkėt me Gjermaninė dhe nuk ka bėrė asnjė kėrkesė pėr marrėveshje paraprake me Qeverinė Gjermane.

2-Zoti Stalin dhe Z. Molotov kanė vėzhguar se BS ka njė pėrvojė jo tė mirė pėrsa i pėrket politikės tė paqėndrueshme nga Turqia.
Ministri PJ tė Rajhut deklaroi pėr pasojė qė Inglitera ka shpenzuar 5 milionė lira nė Turqi pėr tė ushqyer propagandėn kundėr Gjermanisė.
3-Stalini tha qė sipas mendimit tė tij, shuma e lėvruar e Anglisė pėr tė blerė njerėz politikė turq, ėshtė mė e madhe se ajo prej 5 milionė lirash.

4-Anglia

1-ZZ Stalin dhe Molotov u shprehėn nė mėnyrė tė pafavorshme mbi misionin ushtarak britanik tė paraqitur nė Moskė, qė nuk ka deklaruar asnjė herė se ēfarė ai donte nga qeveria sovjetike.

Z.Ministėr PJ tė Rajhut shtoi pėr kėtė qėllim qė Anglia ēdo ditė bėnė, dhe jo ēdo ditė bėnė, mundėsitė e saj pėr tė penguar vendosjen e marrėdhėnieve miqėsore midis Gjermanisė dhe BS. Anglia ėshtė e dobėt dhe pėr tė mbajtur kėto pretendime kalon me hegjemoninė botėrore dhe bėnė ēmos tė fusi ne luftė tė tjerėt.

2-Z. Stalin miratoi me shpejtėsi dhe observoi: ushtria britanike ėshtė e dobėt dhe flota e saj nuk ka mė rėndėsinė si njėherė e njė kohė. Aviacioni ėshtė i mirė, sepse ėshtė nė rikonstruksion, por vuan nga mungesa e pilotėve. Nėse Anglia dominon megjithatė botėn, ajo vjen nga marria e vendeve tė tjera qė e lejojnė atė tė abuzojė nė mėnyrė konstante. Ėshtė qesharake qė psh. India tė jetė e nėnshtruar nga disa qindra anglezė.

Z.MPJ i Rajhut miratoi dhe deklaroi nė mėnyrė konfidenciale Z. Stalin qė Anglia gjatė kėtyre ditėve tė fundit ka lėshuar njė ballon tė ri qė sipas disa burimeve tė sigurta, lidhet qė nga 1914. Bėhet fjalė pėr njė manovėr angleze tipike dhe kokėtrashė. Z MPJ tė Rajhut i ka propozuar Hitlerit qė t’i bėjė tė ditur Anglisė qė nėse ajo ndėrhyn nė mėnyrė armiqėsore nė njė konflikt midis Polonisė dhe Gjermanisė, do tė jetė pėrgjegjėse pėr njė bombardim ajror mbi Londėr.
3-Z. Stalin ndjek qė ballona ėshtė njė provė qė pasqyrohet qartė nė letrėn e Ēemberllanit me Fyhrerin, dėrguar mė 23 gusht nė Obersalzberg pėr ambasadorin Henderson. Ai shprehu gjithashtu opinionin qė Anglia, megjithėse e dobėt do e trajtojė luftėn me shkathtėsi dhe ngulm.

5-Franca

1-Z. Stalin deklaroi qė nga pikėpamja e tij, Franca ka gjithmonė njė ushtri pėr t’u respektuar.
ZMPJ sinjalizoi nga ana e tij qė zz. Stalin dhe Molotov janė inferior nga ana numerike sesa Franca, atėherė kur Gjermania e rrit sasin e tyre me 300000 ushtarė. Franca nuk mund tė hedhė ēdo vit mė shumė se 150000 rekrutė. Muri perėndimor i yni ėshtė 5 herė mė i fuqishėm sesa vija Mazhino. Nėse Franca do tė dėshirojė tė bėjė luftė me Gjermaninė, ajo do tė jetė nė tė gjitha anėt e mundur.

6-Pakti Antikomintern

MPJ i Rajhut bėri tė ditur qė pakti antikomintern, nė princip, nuk ėshtė drejtuar kundėr BS, por kundėr demokracive perėndimore. Qeveria Sovjetike beson dhe nė atė qė bėn, nxjer si pėrfundim logjikė nė artikujt e shtypit sovjetik, atė qė e ka njohur mjaftė mirė.

Stalini bėtri tė ditur qė pakti antikomintern efektivisht ka frikėsuar mbi tė gjitha qytetin e Londrės dhe tregtarėt e vegjėl britanik.
Z. MPJ miratoi dhe bėri tė duket si shaka se Z. Stalin ėshtė vetė ai qė fokuson paktin antikomintern se kėrcėnohet qyteti i Londrės dhe tregtarėt e vegjėl britanikė. Mėnyra pėr tė menduar qė populli gjerman nė kėtė subjekt tė shprehet me fjalė tė mira tė gjetura pėr shpirtin thumbues dhe tallės aq mirė tė njohur nga berlinezėt dhe qė thotė: “Stalini vetė do bashkohet te pakti antikomintern”.

Mė pas u vazhdua me pozicionin e popullit gjerman kundrejt paktit jo agresiv sovjeto-gjerman, pėr tė pėrfunduar me dollitė, ku Stalini ngriti njė tė tillė pėr Hitlerin: “Unė e di sesa e do populli gjerman Hitlerin e tij, prandaj dua tė pi pėr shėndetin e ti”. Dolli tė shumta u ngritėn nga Stalini, Molotovi dhe Ribbentropi pėr Paktin e Mossulmimit. Pėrpara se tė largohej, Stalini i deklaroi tekstualisht ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Rajhut: “Qeveria sovjetike e vlerėson shumė traktatin e ri dhe ju jap fjalėn time tė nderit se Bashkmi Sovjetik nuk do e gėnjej partnerin e tij”. Ndėrsa Ribbentropi nė bisedė e sipėr u shpreh me miqtė e tij se: “Stalini dhe Molotovi janė njerėz mjaftė tė kėndshėm. Unė e ndjeva veten si midis shokėsh tė vjetėr partie”.

Nėnshkrimi i kėti pakti tė turpshėm dhe tė pamoralshėm ishte thikė pas shpine pėr popujt dhe shtetet e Evropės. Ai nuk u prit mirė nga partitė komuniste italiane, spanjolle, franceze etj. Stalini nuk vonoi dhe dėrgoi emisarin e tij besnik, Palmiro Toliatin, qė sikundėr thoshin italianėt, u kthye nė njė grevėthyes (Crumiro). Ai arriti tė ulte indinjatėn e tyre dhe pakti u kalua pa trazira. Ishte Toliati qė me kalkulim politik tė njė projekti tė arrinte ndarjen territoriale tė BS me Gjermaninė, gjė qė nuk mund tė ishte realizuar nga asnjė komunist pėrveē se nga njė besnik i Stalinit. Se kush ishte Palmiro Toliati qė nė vendin tonė konsiderohej udhėheqės i shquar i PKI, po jap vetėm disa tė dhėna nga vetė italianėt.

Toliati qė mbante emri e koduar “Madrid”, aktivitetin e tij si besnik i Stalinit e kishte filluar shumė kohė mė parė. Ishte ai qė u dėrgua nė Spanjė si kėshilltar politik pranė P.K. Spanjolle nė korrik 1937. Atje ai shkruante artikuj, frymėzonte diskutime, mbante qėndrime, merrte pjesė nė mbledhje tė komisionit politik ushtarak tė partisė spanjolle, e cila besonte shumė tek ai, dhe nė tė njėjtėn kohė ishte i lidhur me specialistė sovjetikė nė fushėn ushtarake e politike nė Spanjė. Pas arritjes sė Toliatit nė Spanjė, kundėr vullnetarėve “pėr drejtėsi dhe liri” tė aktivizuar si filotrockist, filluan shumė arrestime midis tė cilėve dhe ndaj vėllezėrve Rosseli nė Francė. Kolonat ushtarake tė Rosselve nė Spanjė vepronin sė bashku me ato anarkiste sepse nuk donin tė ishin nėn urdhėrat e sovjetikėve. Nėn Toliatin filloi goditja pas shpine e republikanėve spanjollė. Kėto veprime frenuan ardhjen e vullnetarėve nga jashtė. Nė 16 gusht 1938 Toliati arriti nė Moskė me vendim tė Kominternit pėr zgjedhjet nė P K Polake qė do tė ēonin nė eliminimi fizik tė drejtuesve tė tyre. Nė mars 1939, Toliati shkoi nė Paris me direktiv nga Moska qė tė merrej me emigrantėt antifashist qė u mblodhėn aty, pas largimit nga Italia,

Gjermania dhe Spanja. Shumica e tyre nė vendin e socializmit gjetėn vdekjen. Nė tetor 1944 Toliati u takua nė Romė me delegacionin jugosllav tė kryesuar nga Kardeli. Ata donin tė tėrhiqnin formacionet italiane tė Venecia Giulia nė ushtrinė e Titos. Toliati mė 14 tetor 1944 i dha instruksione Vinēensa Bianco qė italianėt: “me tė gjitha mėnyrat duhet tė favorizojnė pushtimin e rajonit Giulian nga ana e trupave tė marshallit Tito”, dhe se “kjo direktivė vlen mbi tė gjithė dhe pėr qytetin e Triestes”. Kėshtu PKI shpėrndau njė qarkore nė divizionet garibaldine dhe nė organizimin e partisė friulane, ku motivonte mbajtjen nė kėrkesat e jugosllavėve se “Triestja dhe tė gjithė qytetarėt italiane me tė vėrtetė demokratikė dhe antifashistė, do kenė njė tė ardhme mė tė mirė nė njė vend, ku populli ėshtė padron i fatit tė vetė, sesa nė Italinė e pushtuar nga aleatėt tanė angloamerikanė.

Triestja do tė administrohet nga shumica italiane, nė njė bashkim perfekt me popullin vėlla slloven”. Mė 1 maj 1945 Tito pushtoi Triesten dhe Toliati (i urdhėruar nga Stalini SM) bėnte thirrjen tė shoqėroheshin trupat e Titos si trupa ēlirimtare. Nė tetor 1945 Toliati shkoi nė Beograd dhe takoi Titon. Nė kthim ai tha: “Triestja mund t’i takonte Italisė vetėm nėn njė regjim tė njė “statusi Autonom” dhe me kėmbim, ajo t’i lėshojė Gorizan, qytet qė ėshtė me shumicė sllave”. Nė shtator 1946 Toliat tani dhe si portavoce i qeverisė jugosllave do tė shprehej “nuk mund tė pranojmė zotėrimin e Triestes nga ana e bllokut imperialist anglo-amerikan sepse ajo do tė bėhet njė pozitė kyē nė Evropė nė duart e kėti blloku…Rruga pėr tė shmangur kėtė ėshtė njė e vetme, ajo nė akord me Nocionin sllav, me qeverinė e Jugosllavisė”. Triestja iu njoh italianėve vetėm nė fillim tė vitit 1948 pas shkėputjes sė Titos nga Stalini.

Para se tė flas mbi fillimin e luftės kundėr Polonisė, nė Lindjen e Largėt luftimet midis Bashkimit Sovjetik dhe Mongolisė nga njėra anė dhe Japonisė nga ana tjetėr, kishin muaj qė vazhdonin. Nga janari deri nė prill 1939 Japonia kishte shkelur disa herė teritorin Mongol. Trupat sovjetike nė bazė tė njė marrėveshje qė kishin me Rep. Pop. Mongole, ashtu sikundėr kishin dhe me Ēekosllovakinė e Francėn, kėsaj here shkuan nė ndihmė tė Mongolisė duke dėrguar armatėn e parė tė kėmbėsorisė tė komanduar nga Gjenerali G.K.Zhukov. E kam tė vėshtirė tė them se kush ishte arėsyeja qė rusėt u futėn nė luftė. Mendoj qė duhej tė ishim disa faktorė.

Me Japoninė ishin armiq tė vjetėr, ushtria japoneze me futjen nė territorin mongol, Rusisė i futej nė zemėr tė Siberisė, dhe nė tė ardhmen ajo nėse nuk sprapsej, mund tė sillte trupa tė shumtė dhe mund tė krijonte njė plasdarm tė fuqishėm kundėr Rusisė nė njė lufte tė ardhshme. Ndoshta ishte dhe njė arėsye tjetėr. Nė vitin 1937 Stalini spastroi ushtrinė sovjetike nga 48000 oficerė, duke filluar me marshallin Tukaēevski e deri te grada e togerit. Kėshtu ai donte tė provonte fuqinė goditėse tė ushtrisė, kur nga ana tjetėr Hitleri kishte marr revansh. Megjithatė, mėngjesin e 31 gushtit 1939, sovjetikėt likujduan tėrsisht trupat japoneze nė territorin e Rep. Pop. Mongole, me njė bilanc humbjesh 24000 sovjetikė me 60000 japonezė, pra tri ditė pasi kishin nėnshkruar Paktin e Mossulmimit Stalin-Hitler mbi ndarjen e kufijve tė Evropės dhe njė ditė para sulmit Gjerman mbi Poloninė. Gjatė vitit 1941 Mongolia nė shenjė “mirėnjohje” i dhuroi Bashkimit Sovjetik 140 vagonė “me dhurata” tė ndryshme pėr ushtarėt sovjetikė, me njė vlerė qė shkonte nė 60 milionė Tugrikė (monedha mongole). Nė bankėn tregtare tė jashtme u derdhėn 2500000 Tugrike, 100000 $ amerikanė dhe 300 kg arė. Me kėto Bashkimi Sovjetik prodhoi 53 tanke, ku 32 tanke ishin tė markės T-34. Nė vitet 1941-1942 Ushtrisė Kuqe iu “dhuruan” nga Qeveria Mongole edhe 35000 kuaj.

Mė posht do jap disa tė dhėna shkurt mbi sulmin e ushtrisė gjermane nė Poloni. Mė 25 gusht 1939 nė ora 1500 Hitleri kishte urdhėruar qė mė 26 gusht tė vitit 1939, fiks nė ora 415 tė sulmohej Polonia. Pėr kėtė qėllim, njėsia e posaēme e Abverit nėn komandėn e togerit Albreht Herener, kishte marr urdhėr qė me metoda diversioniste tė pushtonte shtegun Jabllunkovski me rėndėsi strategjike nė Beskidat Perėndimore, vargmal nė pjesėn veriore tė Karpateve, dhe t’i hapte rrugėn gjermanėve tė depėrtonin nė Poloninė Jugore nga pjesa veriore e Ēekosllovakisė. Herener e kreu detyrėn, por pėr ēudi i shkoi njė urdhėr pėr t’u kthyer, pasi u vendos qė Polonia tė sulmohej mė 1 shtator 1939.

Qė mė 19 gusht 1939 kishte filluar grupimi i trupave dhe mė 23 gusht 1939 pėrqėndrimi i tyre nė njė manastir afėr Neisse, rreth 100 km nga kufiri polak. Grupi i punės i fon Rundstedt u transformua nė komandė tė gruparmatės parė. Pasditen e 25 gushtit 1939 trupat iu afruan kufirit me shpresė qė goditja tė bėhej mė datėn 26 gusht 1939 njėkohėsisht me veprimet nė Beskidat Perėndimore. Mbrėmjen e 25 gushtit 1939 Hitleri urdhėroi tė ndaloheshin lėvizjet. U desh tė kalonin 5 ditė, pra tė vinte data 31 gusht 1939 qė Hitleri mė ora 12 e 30 tė nėnshkruante urdhėrin pėr zbatimin e “Planit tė Bardhė”, do me thėnė, sulm mbi Poloninė.
Gibelsi nga ana e tij, me kohė kish pėrzgjedhur njė grup njerėzish, qė tė veshur si ushtarė polakė, nėn komandėn e SS-it Nanjoks, do tė sulmonin radiostacionin gjerman tė Glovicit, sipas planit tė pėrgatitur nga Hajdrih, si dhe i t’i vinin zjarrin nje ndėrtese dogane. Populli gjerman nėpėrmjet valėve tė radios do tė dėgjonte thirrjet pėr ndihmė tė ushtarėve gjermanė. Ky do tė ishte sinjali i fillimit tė pushtimit. Kėshtu mė 1 shtator 1939, nė ora 4 e 45 minuta, artileria gjermane qėlloi me breshėri pas breshėrie kufirin polak. Po atė ditė, kryqėzori “Shlesvig-Holshtajn”, qė ndodhej i ankoruar nė portin e Gdanskut, hapi zjarr pa paralajmėrim mbi qytet. Mbi tokėn polake u vėrsulėn tanket dhe pas tyre, trupat gjermane.

Rreth 1500000 ushtarė e oficerė, 3500 tanke dhe 3000 avionė vėrshuan kundėr 1300000 polakėve, tė inkuadruar nė 30 divizione kėmbėsorie dhe 4 kalorėsie. Fon Blok, komandant i Gruparmatės Veriu kishte nė pėrbėrje dy armata: tė tretėn, tė komanduar nga fon Kuchler, me 10 divizione dhe tė katėrtėn nga fon Kluge, me 20 divizione. Ata sulmuan nga veriu nė korridorin Gdansk mbi Prusinė Lindore. Fon Rundstedt komandonte Gruparmatėn Jugu dhe kishte tre armata: tė tretėn me komandant fon Blaskovitz, tė dhjetėn me fon Reichenau dhe tė katėrmbėdhjetėn me fon List. Armata e 10, mė e fuqishmja, mori detyrė tė thyente armatėn polake tė Krakovis dhe me Panzerat e divizionet e motorizuara tė mbulonte 290 km qė e ndanin nga Varshava. Armata e 3 do vepronte nė tė majtė, kurse e 14 nė tė djathtė, qė tė mbronin krahėt e armatės sė 10. Pasditen e 8 shtatorit 1939 gjermanėt u futėn nė rrethinat e Varshavės. Pėr tri ditė qyteti u godit me artileri e aviacion. Armata e 10-tė e 55 vjeēarit Reichenau sulmoi Varshavėn nga Vistola me anė tė divizioneve tė korracuara dhe tė motorizuara. Nė Rodom u masakruan qindra ēifutė: burra, gra e fėmijė.

Pol Ludvig Evald fon Kleist, qė komandonte korpusin e XXII, pjesė e Armatės 14, me divizionin e tankeve, divizionin alpin dhe divizionin e lehtė, u vendos nė fushat naftėmbajtėse tė Leopolit dhe mė 17 shtator u bashkua me panzerkorpusin XIX tė gjeneral Guderian nė afėrsi tė lumit Bug.

Polakėt pritnin ndihmė nga Anglia dhe Franca qė tė fillonin njė sulm tė gjėrė ajror mbi gjermanėt e me pas tė kalonin nė mėsymje mbi vijėn mbrojtėse Zigfrid, qė mbrohej nga 20 divizione gjermane. Vija Zigfrid pėrbėnte murin jug-perėndimor gjerman, ndėrtuar nė vitet 1935-1939 pėrgjatė kufirit perėndimor gjerman, nga Holanda nė Zvicėr, 500 km e gjatė dhe 35-75 km thellėsi, e ku ishin rreth 16000 objekte tė fortifikuara.

Mė 2 shtator 1939, nga Londra, kryeministri Nevil Ēemberlan i kėrkoi Hitlerit tė tėrhiqej duke i dhėnė ultimatum deri nė orėn 11 tė datės 3 shtator 1939 dhe para popullit tė tij mbajti fjalim nė radio, ku midis tė tjerash tha: “ Ambasadori i Britanisė Madhe nė Berlin mori urdhėr qė t’i dorėzojė Qeverisė sė Rajhut njė deklaratė tė fundme, nė tė cilėn Anglia cakton qė nėse brenda orės 11 tė mėngjesit Gjermania nuk do ketė urdhėruar tėrheqjen e trupave tė saja nga toka polake, atėherė midis Britanisė sė Madhe dhe Gjermanisė do ekzistojė gjendja e luftės”. Kėshtu u formua kabineti i luftės me: Kryeministėr Ēemberlanin; ministėr tė Punėve tė Jashtme, lordin Halifaks; ministėr tė Luftės, Hore Belisha; ministėr tė Marinės, Uindson Ēėrēill; ministėr tė Aviacionit, Kingslei Vud; ministėr tė Punėve tė Brendshme dhe tė Sigurimit, Anderson dhe tė tjerė.

Mė 3 shtator 1939, nė ora 9, Anderson i dėrgoi Ribbentropit notėn e mėposhtme, e cila pėrfundonte: “…pėr pasojė, unė kam nderin t’Ju vė nė dijeni qė nga sot, 3 shtator nė ora 11 tė mėngjesit, sipas orės britanike, Qeveria Gjermane nuk ka tė bėj mė me Qeverinė e Madhėrisė sė Saj nė Londėr, kėshtu qė gjėndja e luftės nė mes dy vendeve fillon nga kjo orė!”. Ky ishte akti mė sublim, besnikėria e Qeverisė sė Britanisė sė Madhe pėr tė mbajtur premtimin e dhėnė, dhe do mbante mbi vete nga ajo ditė sulmet e pa ndėrprera barbare tė aviacionit gjerman. Pėr 5 vjet me rradhė do kishte 126103 civilė tė vrarė ose tė plagosur rėndė, ku 13700 prej tyre fėmijė dhe nga ēdo 5 shtėpi tė Anglisė, njė ėshtė shkatėrruar (rreth 1250000); 14000 kisha ose godina fetare, 1000 shkolla dhe 500 spitale u shkatėrruan ose u dėmtuan.
Po mė 3 shtator 1939, mė ora 17, kryeministri francez Deladie i shpall luftė Gjermanisė.

Por sulmi gjerman mbi Poloni vazhdonte. Brenda pak ditėsh luftvaffe shkatėrroi plotėsisht forcėn e vogėl ajrore polake dhe avionėt bombardues e sulmues gjermanė morrėn tėrsisht nė kontroll qiellin e Polonisė. Sulmi mori emrin Blickrieg (luftė rufe), njė kombinim i shkėlqyer i reparteve tankiste tė ndjekur nga afėr prej trupave kėmbėsore tė motorizuara dhe aviacionit bombardues e sulmues.

Anglia mė 2 shtator 1939 bėri mobilizim tė pėrgjithshėm dhe mė 3 shtator 1939 u hodh nė veprim, duke dėrguar Flotėn Mbretėrore Britanike nė Balltik. Edhe Franca, sikundėr thamė mė sipėr, i shpalli luftė Gjermanisė, por sulmi mbi Sarr nuk pati rezultat dhe u detyrua tė kalonte nė veprime lokale nė vijat Mazhino dhe Zigfrid. Ndėrkohė gjermanėt, qytetet e mėdha polake, stacionet hekurudhore, rrugėt, komplekset industriale dhe linjat e fortifikuara ushtarake i bėnė pluhur e hi. Mė 7 shtator 1939 shumica e 35 divizioneve polake ishin shpartalluar, sprapsur ose ishin rrethuar. Mė 8 shtator u pushtua Karkovi. Mė 9 shtator 1939 gjermanėt u ndodhėn para portave tė Varshavės dhe deri mė 17 shtator 1939 u bėnė manovra pėr rrethimin e qytetit, duke dalur pėrtej Vistulės. Mė 18 shtator 1939 armata e fon Kuchler dhe armata e fon List u takuan nė jug tė Brestit. Nga bombardimet e aviacionit dhe artilerisė u vranė 16000 ushtarė e oficerė dhe 20000 civilė polakė. Me 19 shtator1939 Fyhreri shkoi nė Dancing. Mė 21 shtator1939 gjermanėt u tėrhoqėn nė vijėn e marrėveshjes me rusėt. Hajnrih Himleri dhe Reinhard Hajdrih grumbulluan dhe ekzekutuan tė gjithė liderėt politik tė vendit qė arritėn tė kapnin.

Tė kalojmė nga kampi tjetėr. Mė 31 gusht1939, sapo u largua fon Ribbentropi nga Moska, Sovjeti Suprem ratifikoi Traktatin Molotov-Ribbentrop, qė unė do ta quaja, Stalin-Hitler. Mė 1 shtator 1939, sesioni i 4-tė i jashtėzakonshėm i Sovjetit Suprem tė Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike miratoi ligjin pėr Detyrimin e Pėrgjithshėm Ushtarak. Nė sesion Stalini tha: “Ta tėrheqim Evropėn nė luftė duke qendruar vetė neutralė, pastaj kur kundėrshtarėt tė kenė dobėsuar njeri-tjetrin, tė hedhim tė gjitha forcat e Ushtrisė sė Kuqe!”. Kur luftės nė pjesėn perėndimore tė Polonisė po i vinte fundi, mė 17 shtator1939, nė ora 2 tė mėngjesit, Stalini thirri ambasadorin gjerman Shulenberg dhe i tha: “Duke konstatuar qė Polonia gjendet pa udhėheqje dhe e braktisur, gjė qė e kthenė ate nė njė fushė tė hapur pėr ēdo lloj surprize, e cila mund tė paraqes rrezik pėr pushtetin sovjetik, Qeveria e Moskės nuk mund tė tolerojė vėllezėrit tanė ukrainas e bielorusė qė jetojnė nė territoret polake, tė braktisen pa asnjė mbrojtje. Nisur nga kėto konsiderata Qeveria Sovjetike ka urdhėruar komandėn e lartė tė Ushtrisė Kuqe qė tė kaloj kufirin me qėllim qė tė mbrojė popullatėn dhe pronat e saj nė Ukrainė e nė Bielorusinė Perėndimore”.
Mė 17 shtator 1939, Ushtria e Kuqe filloi “ēlirimin” e Polonisė.

Stalini anashkaloi faktin qė territori i Polonisė ishte ndarė qė mė 23 gusht 1939, dhe bėnte tė paditurėn se nga do i vinte rreziku, kur me gjermanėt ishte marr vesh. Pastaj tokat qė ai pretendonte, njėlloi si Gjermania me Sarrn apo Sudetėt, ishin shkėputur qė nga koha e kryqėzatės sė vitit 1920, me vendim tė Traktatit tė Rigės mė 1921. Por arsyetimi i Stalinit shkonte mė larg. “Duke pushtuar Poloninė ne do tė shtyjmė kufijtė tanė nė perėndim, do forcojmė sigurinė tonė dhe do shtyjmė momentin e fillimit tė njė lufte me Gjermaninė, dhe rusėt nuk do tė quhen inisiatorė tė luftės me Poloninė”. Por Stalini mė kėtė veprim bėri njė gabim strategjik.

Tani nuk ekzistonte ajo qė quhet “zonė e vdekur” ose “vijė demarkacioni”, qė sovjetikėt do e kontrollonin dhe do e prisnin sulmin gjermanė nga larg, por do ishin pėrballė njeri-tjetrit, ku nuk do kishte mundėsi tė reagonte ndaj njė lufte rrufe, ashtu si dhe ndodhi nė qershor tė vitit 1941. Ishte kjo luftė qė BS do i kushtonte 27 milionė tė vrarė ose 54% tė tė gjithė viktimave prej 50 milionėsh qė pati Lufta II Botėrore dhe 25 milionė tė plagosurve, ku shumica do mbeteshin invalidė. Mė 17 korrik 1939 Ushtria e Kuqe kaloi kufirin shtetėror polak nė shkallė tė gjėrė. Mė 20 shtator 1939 ajo pushtoi Lvovin ( Leopolin), nė jug tė Ukrainės Perėndimore, mė pas qytetin Kovel dhe kaloi lumin Dniester. Nė fillim polakėt menduan se Ushtria e Kuqe kishte shkuar tė ndihmonte, por mė pas e morrėn vesh se kishte shkuar si pushtuese, duke shkatėrruar vendin e duke vrarė ushtarė e civilė, dhe kapėn 230000 robėr, ku 15000 ishin oficerė. Qeveria Polake shkoi nė Rumani. Nė kėtė luftė tė pabesė, gjermanėt e shtynė kufirin e tyre shtetėror 300-400 km, ndėrsa rusėt 300 km, qė do e quanin “Brezi i sigurisė”. Nė tė dy anėt e frontit, ushtarė e oficerė kėndonin e hidhnin valle si dhe ngrinin dolli pėr udhėheqėsit e tyre tė shquar.

Pa mbaruar pushtimi i plotė i Polonisė, Qeveria Sovjetike priste nė Moskė Adolf Hitlerin. Trupa e “Balshoi Teatėr” pėrgatiti operėn “Valkira” tė Rikard Vagnerit, qė Hitleri e kishte pėr zemėr. Kur avioni u ul nė aerodrom, zbriti Ribbentropi. Ai solli pėrshėndetjet e Fyherit dhe kėrkoi falje pasi Ati i kishte dalė njė problem i papritur. U shtėrnguan duart dhe u ngritėn dolli. Nė Moskė me avionin qė erdhi nga Gjermania me Ribbentropin, nė mes tė natės zbritėn mjeku, roja, kuzhinieri dhe pėrkthyesi pėrsonal i Adolf Hitlerit. Nė kėto rrethana akoma tė pazbuluara nuk ka mundėsi qė mos tė ishte dhe vetė Hitleri. Ai mund tė ketė zbritur mė vonė dhe tė jetė takuar me Stalinin. Atė natė u nėnshkruan disa dokumenta me rėndėsi, pasi ishte e nevojshme qė protokollit sekret tė datės 23 gusht 1939 t’i bėheshin disa ndryshime kryesisht nė pikėn 1, nė atė qė u quajt “Traktati i Miqėsisė pėr Kufirin”. Ja dhe ai:
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pakti politik Stalin – Hitler ēoi nė Luftėn e Dytė Botėrore

Mesazh  Berti69 prej 27.06.14 0:32

Pakti i miqėsisė gjermano-sovjetik i 28 shtatorit 1939.

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. vlerėsojnė se nė rast tė njė shpėrbėrje tė Shtetit Polak ekzistues, misioni unė do tė jetė tė vendosė paqen dhe rregullin nė kėto rajone dhe tė sigurojė ekzistencėn paqesore tė popujve qė banojnė aty, nėn njė formė garanti mbi karakteret e tyre tė veēanta.
Nė kėtė mbarim ata ranė dakort mbi ēka pason:

Artikulli 1

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. fiksuan si kufi zonėn e interesit tė dy vendeve nė territoret e Shtetit Polak aktual, vijėn e shėnuar nė hartėn qė pason dhe qė do tė jetė precizuar nė protokollin shtesė.

Artikulli 2

Tė dyja palėt marrin si pėrfundimtare kufijtė e parashtruar tek artikulli 1 dhe do kundėrshtojnė tė gjitha ndėrhyrjet e njė fuqie tė tretė nė kėtė ēeshtje.

Artikulli 3

Ndryshimet e reja qeveritare tė nevojshme do tė merren pėr Qeverinė Gjermane nė perėndim tė vijės sė pėrcaktuar nė artikullin 1 dhe pėr Qeverinė e B.R.S.S. nė lindje tė kėsaj vije.

Artikulli 4

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. bien dakort pėr ēka mė sipėr si njė bazė tė sigurtė pėr zhvillim tė favorshėm tė marrėdhėnieve miqėsore midis popujve tė tyre.

Artikulli 5

Ky pakti do tė ratifikohet dhe ratifikimet do kėmbehen nė Berlin sa mė shpejt tė jetė e mundur. Ai do tė hyjė nė fuqi me nėnshkrimet pėrkatėse.

Bėhet nė dy kopje nė gjuhėt gjermane dhe ruse.

Moskė, 28 shtator 1939.

Pėr qeverinė e Rajhut gjerman,
Fon Ribbentrop.
Pėr delegacionin e qeverisė sė B.R.S.S,
V . Molotov.

Protokolli sekret shtesė i Paktit tė miqėsisė dhe caktimit tė kufijve gjermano-sovjetik mė 28 shtator 1939 midis Gjermanisė dhe Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike.

Pėrfaqėsuesit fuqiplotė nėnshkruajnė konfirmimin e marrėveshjes midis Qeverisė sė Rajhut Gjerman dhe Qeverisė sė B.R.S.S. mbi sa mė poshtė:
Protokolli sekret shtesė i datės 23 gusht 1939 do ndryshohet nė artikullin e tij Nr. 1 nė mėnyrė qė tė pėrfshijė territorin e Shtetit tė Lituanisė nė zonėn e interesave tė B.R.S.S, si dhe nga ana tjetėr, qarku i Lublinit dhe njė pjesė e qarkut tė Varshavės do futen nė zonėn e interesave tė Gjermanisė (konsultuar me hartėn e bashkangjitur Traktatit tė Miqėsisė dhe tė ndarjes sė kufijve tė sotėm). Pėr kėtė, Qeveria e B.R.S.S. do marrė masa tė veēanta pėr tė mbrojtur interesat e saja nė rajonin lituanez. Kufiri gjermano-lituan aktual do tė rregullohet, nė mėnyrė qė tė vendos njė kufi mė tė thjeshtė dhe mė natyror, nė mėnyrė qė rajoni qė ndodhet nė jug-perėndim tė vijės sė kufizuar nė hartė tė jetė i vlerėsuar i Gjermanisė.

Nga ana tjetėr ėshtė vendosur qė marrėdhėniet ekonomike ekzistuese aktualisht midis Gjermanisė dhe Lituanisė nuk do tė pėsojnė ndryshime nga ana e masave qė mund tė merren mė poshtė nga Bashkimi Sovjetik.

Moskė, 28 shtator 1939.
Pėr qeverinė e Rajhut gjerman,
fon Ribbentrop
Pėr delegacionin e qeverisė sė B.R.S.S
V. Molotov.
Deklaratė e Qeverisė sė Rajhut Gjerman dhe e Qeverisė sė B.R.S.S. mė datėn 28 shtator 1939.

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S kanė paraqitur pėrfundimisht ēėshtjet e lindura nga asgjesimi i Shtetit Polak nė marrėveshjen e mbyllur sot, dhe qė kanė bazat e njė paqeje tė qėndrueshme nė Evropėn Lindore, janė tė dy tė mendimit qė interesat e vėrteta tė gjithė popujve, do jenė deri nė fund tė luftės ekzistuese aktualisht midis Gjermanisė nga njera anė, Anglisė dhe Francės nga ana tjetėr. Tė dy Qeveritė do pėrdorin tė gjitha pėrpjekjet e tyre nė pėrgjithėsi, nė bashkimin e rasteve, po tė duhet, me Shtete tė tjera mike, pėr tė arritur kėtė qėllim sa mė shpejt tė jetė e mundur.
Nėse pėrpjekjet e tė dy qeverive nuk do tė kurorėzohen me sukses, do jenė ato qė do vendosin qė Anglia dhe Franca tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr zgjatjen e luftės, kėshtu qė Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. do konsultohen mbi masat qė do jenė tė nevojshme tė marrin.

Moskė, 28 shtator 1939.
Pėr qeverin e Rajhut Gjerman,
fon Ribbentrop.
Pėr delegacionin e qeverisė sė B.R.S.S.
V. Molotov.

Nga kjo marrėveshje sovjetikėt pėrfituan njė territor prej 180000 km katror dhe njė popullsi mbi 12000000 banorėsh.

Bashkimi Sovjetik po e ndjente rrezikun gjerman. Nė qytetin Klajpedsk tё Lituanisё, gjermanėt filluan tё bёnin njё politikё aktive pėr tė tri vendet Priballtike. “Lidhja e Rinisё Gjermane” filloi propagandёn e ideve tё fashizmit dhe agresionit direkt. Nga ana e personave zyrtarё gjermanё u krijua njё pёrshtypje pёr mundёsinё e njё protektorati gjerman. Atasheu ushtarak i BRSS nё Letoni, koloneli Vasiliev, duke e ndjer rrezikun, mё 17 maj 1939 i raportonte qeverisė sė Moskės:

Ngjarjet e situatёs sё jashtme kёto dy muajt e fundit kanё ēuar nё lёvizjen e tё gjitha shtresave tё shoqёrisё Letoneze… Popullata e Letonisё po ngren zёrin e saj pёr njё rrezik nё rritje pёrsa i pёrket pavarёsisё sё vendit…

Parku ndёrkombёtar dhe vende tё tjera (Riga-autori) konsiderohen vende ku mblidhet rinia hitleriane. Atje organizohen mbledhje, shetitje dhe lojra… Tё ecurit nё rrugёt e Rigёs e “tё vegjёlve” me ēorape tё bardha dhe me pёrshёndetjen hitleriane, konsiderohen si fenomene tё zakonshme. Pёr mё tepёr, vetė ministri i Punёve tё Jashtme nё ditёn e dytё tё Pashkёs shetiti me ēorape tё bardha…

Mė 23 mars u mbajt festimi i “Lidhjes sё rinisё gjermane”, qё i kushtohej mёsimit tё kёngёve dhe marsheve. Organi fashist qё shtypet nё Letoni “Rigashe Pyndshay” (nё numёr) nga 31 marsi i gajasur nga entuziazmi, shkruan: “Nuk ka komb tjetёr nё botё, i cili tё ketё tё tilla marshe origjinale dhe tё ndryshme…”
Mė 2 prill, nё mbledhjen e dhomёs sё punёs, ministri i Punёve tё Jashtme Mynters filloi me njё deklaratё politike, midis tё tjerash, e cila u miratua nga shtypi gjerman. Thelbi i kёsaj deklarate bashkohej nё pikat e mёposhtme:…pёr Letonin nuk ka asnjё lloj shkaku pёr t’u rrezikuar pёr tё vendosur pavarёsinё; Letonia dhe Gjermania lidhen me nyje tё kaluara tё miqёsisё dhe mirёkuptimit reciprok…

Konkluzioni: Qeveria, maja e saj, si mё parё, tёrheq popullin letones nё gji tё fashizmit gjerman dhe nё moment kritik nuk ndalon para tradhёtisё sё lartё ndaj popullit tё vet.

Masat punonjёse janё pёr bashkimin e drejtё tё Letonisё me Bashkimin Sovjetik…”(kjo e dhėnė ėshtė njė mashtrim nga ana e kolonelit Vasilev. S.M.).
Ja disa dёshmi pёrsa i pёrket Estonisė nga 28 maji i vitit 1939:“…Me lejen e Qeverisё Estoneze, nё Estoni janё organizuar trupa gjermane nё trajtёn e reparteve sulmuese nga gjermanёt vendas. Trupat kanё formёn…

Midis 2 dhe 3 majit vitrinėn e librarisė, nё tё cilёn ishte portreti i Hitlerit, dikush e leu me zift. Magazina ndodhet jo mё larg se dy shtёpi nga konsulata gjermane…

Tregu i librit ёshtё pёrmbytur nga libra dhe revista gjermane. Nё shkolla profesorёt gjermanё bёjnё propagandё fashiste…”, fshatarёsia punonjёse e fshatrave kufitare estoneze tregonė simpati pёr BRSS dhe shpreh dёshirёn e bashkimit tё Estonisё me Bashkimin Sovjetik” (mashtrim nga koloneli Vasilev S.M.).
Ngjarje analoge ndodhin dhe nё Lituani.

Kėto tė dhėna do i paraprinin ndoshta dhe njė ndėrhyrjeje sovjetike, por papritur i ra xholi nė dorė. Nė bazė tė traktatit tė mossulmimit tashmė tė firmosur e ku tri vendet priballtike kaluan nė sferėn sovjetike, Bashkimi Sovjetik filloi pushtimin e tyre tė maskuar nėn tė ashtuquajturin Pakt mbi ndihmėn reciproke. Ja tё dhёnat ruse:

“Nё sulmin e Gjermanisё fashiste mbi Poloninё mё 1 shtator 1939 lufta klasore nё Lituani, Letoni dhe Estoni u acarua shumё. U krijua kёrcёnimi i pashmangshёm i pushtimit tё territoreve tё tyre prej trupave gjermano fashiste. Nё situatёn e krijuar Bashkimi Sovjetik nuk mund tё qёndronte mospjesėmarrёs nё fatet e vendeve priballtike, e tё lejonte kthimin e tyre nё plasdarm nё sulm mbi Bashkimin Sovjetik. Atij nuk i mbeti gjё tjetёr veēse t’i propozonte Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё tё mbyllnin njё pakt mbi ndihmёn reciproke. Qeveritё e kёtyre vendeve duke u ndodhur nёn presionin e popullatёs u detyruan tё pranonin kёtё propozim”.

Pas nėnshkrimit tė pakteve, sipas sovjetikėve, “futja e trupave tё Ushtrisё sё Kuqe u bё nё bazё tё marrёveshjes sё mё parme dhe mirёkuptimit me pёrfaqёsuesit e Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё. Veēanёrisht me kujdes u bisedua kalimi i kufirit shtetёror. Lёvizja e kollonave u krye vetёm sipas planit pёr kёtё marrёveshje. Tё dyja anёt vazhdimisht informuan mbi kёtё lёvizje (kalimi kufirit i rregulluar, vėndet pёr tё kaluar natёn, mbёrritja nё vendet e caktuara)”.

Sipas pakteve, vendet e marra vesh do t’i jepnin njera-tjetrės ndihmё tё ēdo llojshme pёrfshi dhe atё ushtarake. U pёrcaktua krijimi nё territoret e kёtyre tre shteteve i bazave ushtarake dhe vendosja aty i njё numri tё vogёl njёsishё ushtarake sovjetike. Kёto dhe marrёveshje tё tjera nuk preknin strukturat shtetёrore dhe shoqёrore tё atyre vendeve. Ato siguronin pavarёsinё kombёtare tё kёtyre vendeve. Pёr tё vёrtetuar kёtё u dhanё urdhёrat e komisarit tё popullit pёr mbrojtje tё Bashkimit Sovjetik mё 25 tetor 1939. Po japim raportin e komisarit tё mbrojtjes BRSS, komandues i trupave tё rajonit ushtarak tё Leningradit.
Me qёllim qё tё shkurtohet teksti, do paraqesim vetёm ato pika tё cilat i shёrbejnё temёs tonё.

LITUANIA

Urdhёr Nr. 0164
Nё bazё tё marrёveshjes Sovjeto-Lituaneze, mbyllur nё Moskё mё 10 tetor 1939, reparte tё Ushtrisё sё Kuqe u futёn nё territorin e Lituanisё dhe u strehuan nё vendet e caktuara.
Korpusi 16 Kёmbёsor kёtej e tutje do tё ndodhet nё territorin e Republikёs mike tё Lituanisё si mbrojtės i pёrparuar i Ushtrisё sё Kuqe nga sulmet e mundёshme nga ana e armiqve mbi Bashkimin Sovjetik dhe Lituaninё…

Komisari Popullit i Mbrojtjes sё Bashkimit tё RSS.
15 tetor 1939
Sovjetit Ushtarak tё Frontit Bielorus
Nr. 3427.

Pёr tё vёnё nё jetё nёnshkimin midis BRSS dhe Republikёs sё Lituanisё tё Marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke pёrsa i pёrket hyrjes sė njёsive tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Republikёs sё Lituanisё, u krijua komisioni nёn presidencёn e komandantit tё trupave tё Frontit Bielorusisё, Komandantarmate tё rangut dytё shokut Kovalev dhe anёtarёve: Komandantin e korpusit shokun Purkajev; Heroin e Bashkimit Sovjetik, Komandantin e korpusit, Pavllov; Komandantin e Divizionit, shokun Aleksejev; Komandantin e Divizionit, shokun Korobkov dhe Komisarin e brigades Nikollajev.
Detyra e komisionit: Bashkarisht me pёrfaqёsuesit e Qeverisё sё Republikёs sё Lituanisё, tё pёrcaktojnё vendet e vendosjes dhe tё shqyrtojnё ēёshtjet e organizimit tё njёsive tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Lituanisё aprosimaktivisht nё rajonet qё vijnё mё pas:

a)- Nё rajonin e Vilniusit, – drejtimi, Korpusi 16 Kёmbёsor: njё regjiment kёmbёsor, njё divizion artilerie i regjimentit 5 tё divizionit kёmbёsor, njё regjiment aviacioni CB me aviobazёn;

b)- Nё rajonoin Kovo – drejtimi i Divizionit 5 kёmbёsorё: njё regjiment kёmbёsorie, njё regjiment artilerie-obus, batalion tankesh dhe njё divizion artilerie i regimentit 5 tё artilerisё, divizion artilerie kundėrajror, njё regjiment aviacioni sulmues me bazё ajrore dhe njё batalion autotransporti;

c)- Nё rajonin Olita, njё regjiment kёmbёsor dhe njё regjiment artilerie tё divizionit 5 kёmbёsor;
d)- Nё rajonin Ukmerg (Vilkomir) brigadёn e 2 tankiste “BT”, pa asnjё batalion tankist;
e)- Nё rajonin Shavli, batalion tankesh nga organika e Brigadёs 2 tankiste.

Komisjoni ёshtё i detyruar tё shikoj kazermat dhe ndёrtesat e caktuara pёr vendosjen e trupave, tё ruaj nё mёnyrё tё rreptё ato pjesё toke tё domosdoshme pranё aerodromeve dhe tankodromeve, tё sqarojė se ēfarё ndёrtimesh janё tё nevojshme tё bёhen, dhe tё caktohet plani i kёtyre ndёrtimeve.

Sovjetit ushtarak tё frontit te Bielorusisё pa vonesё i duhet tё pёrgatisė njёsitё ushtarake pёr t’u futur sa mё shpejt nё territorin e Lituanisё.
Trupat qё do futen nё Lituani duhet me kujdes me i kontrolluar dhe me veēue pёr kёtё, efektivin mё tё mirё, me siguru personelin komandues mё tё pёrgatitur, veēanёrisht atё komisar dhe politik, tё furnizohen njёsitё me armatim dhe paisje. Trupat tё vishen mirё me uniformё, duke drejtuar vėmendjen e duhur nё cilёsinё dhe rregullin. Komisioni tё niset nё 6 tetor dhe tё filloj punёn me njё herё dhe ta mbaroj atё me 6 tetor 1939.
Pёrgatitja e trupave pёr t’u dislokuar nё Lituani tё mbarojė nё 6 tetor 1939. Zbatimi tё ēohet deri nё fund.

Por jo ēdo gjė shkoi vaj. midis Rusisё dhe Lituanisё ndodhёn mosmarrёveshjet , pėr kėtė arėsye, mё 10 qershor 1940, nė ora 23 e 50 minuta, Ministri i Punёve tё Jashtme tё BRSS Venēesllav M. Molotov, thirri Ministrin e Punёve tё Jashtme tё Lituanisё Urbshisin. Qeveria Lituaneze deri nё atё kohё akoma nuk e kishte kuptuar gjendjen me tё gjithё seriozitetin. Molotovi e informoi mbi vendimin e Qeverisё Sovjetike, sipas tё cilit, ai nuk mund tё ndryshonte asnjё gёrmё. Urbshis pyeti sesa do tё fusi akoma ushtarė sovjetikė. Shoku Molotov i thotё se 3-4 korpuse. Urbshis i kёrkoi qё t’ia preēizonte nё divizione. Shoku Molotov i pёrgjigjet, qё afёrsisht 9-12 divizione, dhe e sqaron se Qeveria Sovjetike kёrkon t’i jepeshin tё tilla kushte, nё tё cilat plotёsimi i marrёveshjes tё sigurohej i plotё.

Urbshis e pyeti se ēfarё pikash presupozon tё marrin trupat sovjetike, dhe nё detaje, kush do jenё qёllimet nё raport me qytetin e Kaunasit. Molotovi i pёrgjigjet qё nё fund tё fundit ky ёshtё problem i ushtarakёve, por njё gjё ёshtё e qartё, qё trupat do i duhet tё vendosen nё tё gjitha pikat e rёndёsishme, duke mos pёrjashtuar dhe nё Kaunas.
Mё tej shoku Molotov e paralajmёroi Urbshisin, qё nёse pёrgjigjja vonohet, atёherё Qeveria sovjetike menjёherё do zbatoj masat e saja, dhe pa kushte.
Gjendja e pёrgjithshme e Merkusit dihet.

Urbshis shtroi pyetjen nёse mundet qё trupat sovjetike tё pёrzihen nё ēёshtjet e brendshme tё Lituanisё. Molotovi i pёrgjigjet negativisht, duke nёnvizuar se kjo ёshtё njё ēёshtje e qeverisё. Qeveria e Bashkimit Sovjetik ёshtё prolituane dhe ne dёshirojmё qё Qeveria Lituaneze tё jetё pro sovjetike.

Netkeviēius, i dёrguar i posaēёm i Lituanisё nё Moskё pyeti nёse kёrkesat e Qeverisё Sovjetike do tё aprovohen, atёherё me Qeverinё Lituaneze do tё koordinohen ēёshtjet mbi afatin e vendosjes tё trupave sovjetike, vendet e vendosjes sё tyre e tё tjera. Shoku Molotov u pёrgjigj nё mёnyrё lakonik: po, sipas kushteve, nёse do tё pranohen tё gjitha kёrkesat dhe nё afat.

Urbshis shtroi pyetjen se ēfarё qeverie lituaneze do tё pranohej nga Qeveria Sovjetike. Shoku Molotov i vuri nё dukje, se mbi persona tё veēantё e kishte tё vёshtirё tё thoshte, por nёnvizoi se duhet njё ndryshim i tillё i kabinetit, i cili do tё ēonte nё formimin e njё qeverie pro sovjetike nё Lituani, veēanёrisht jo vetёm me ndershmёri tё plotёsonte marrёveshjen mbi ndihmёn reciproke, por dhe tё luftonte aktivisht pёr ekzistencёn e saj. Atёherё Urbshis shtroi pyetjen sesi do tё sillet Qeveria Sovjetike me persona tё veēantё tё kabinetit tё tanishёm. Shoku Molotov i bёri bisht pёrgjigjes konkrete pёr kёtё problem.
Urbshis pyeti nёse duhej kabineti i ri tё ishte gati nё ora 10 tё mёngjesit tё 15 qershorit. Molotovi: kjo nuk ёshtё e thёnё, qё kabineti tё krijohet mё vonё (pёr shёmbull ditёn tjetёr) por nё kushte tё domosdoshme, nёse tё gjitha kёrkesat e Qeverisё Sovjetike do tё bёhen nё kohё.

Pyetjes nёse duhet tё jetё dakort trupa e kabinetit tё ri me Qeverinё Sovjetike dhe nёse po, atёhere si. Molotovi iu pёrgjigj qё rёnia dakort do tё ndodh dhe si do tё veprohet mё vonё tё merremi vesh: ose menjёherё nё Moskё, ose nё Kaunas me diplomatё. Rёndёsi ka qё tё jetё njё qeveri e ndershme, qё tё garantojė plotёsimin e marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke nё masёn 100 pёr qind. Nga qeveria e tanishme e Lituanisё kёtё ёshtё e pamundur ta presim. Qeveria Sovjetike asaj nuk i beson dhe nuk e shikon tё mundёshme qё tё merret vesh me atё.

Urbshis flet qё ai nuk shikon ndonjё artikull nё bazё tё tё cilit mund tё ēoj nё gjyq ministrin e Punёve tё Brendshme Skuēas dhe shefin e policisё politike Povilajtis. Si tё veproj? Shoku Molotov i pёrgjigjet se para sё gjithash ata duhen arrestuar dhe t’i jepen gjyqit, dhe pastaj do tё gjindet. Dhe juristёt sovjetikё mund tё ndihmojnё nё kёtё duke mёsuar kodin lituanez.

Molotovi nё fund i tha se pёrgjigjen e pret nё ora 10 tё mёngjesit tё datёs 15 qershor.
Urbshis i tha Molotovit sesi ka mundėsi qė pas disa muajve nga nёnshkrimi i traktatit mё 10 tetor 1939, marrёdhёniet midis Lituanisё dhe Bashkimit Sovjetik tё shkonin nё njё gjendje kaq tё tensionuar dhe se ai ёshtё shumё i shqetёsuar pёr fatin e vendit tё tij.
Molotovi pёrgjigjet se fajtor pёr gjithё kёtё janё provokatorёt lituanezё si Skuēas etj.

Nё takim morёn pjesё ambasadori i Lituanisё Natkeviēius dhe i dёrguari sovjetik nё Lituani, Pozdniakov.
Mbledhja mbaroi nё ora 00 e 22 minuta tё datёs 15 qershor 1940.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pakti politik Stalin – Hitler ēoi nė Luftėn e Dytė Botėrore

Mesazh  Berti69 prej 27.06.14 0:34

Takimi Molotov, Merkidsom dhe Urbshis mё Moskё mё 15 qershor 1940.

Dhe po mё 15 qershor 1940, nё Moskё u takuan Presidenti i Komisariatit tё Popullit tё BRSS, V.M. Molotov dhe kryetari i Kёshillit tё Ministrave Lituanisё Zoti Merkisom si dhe ministri i Punёve tё Jashtme tё Lituanisё, Urbshis. Qeveria Sovjetike, tashmė padrone e Lituanisė, i parashtroi atyre faktet dhe kėrkesat e mёposhtme:

1. Gjatё muajve tё fundit nё Lituani kanё pasur vend njё seri rastesh tё rrёmbimeve nga pushtetarё lituanė tё trupave sovjetike nga njёsi tё ushtrive sovjetike, tё vendosur sipas marrёveshjes sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke nё territorin e Lituanisё, dhe t’i torturojnё ata me qёllim qё tё japin sekrete ushtarake tё Shtetit Sovjetik. Ёshtё konstatuar nё lidhje me kёtё, qё ushtaraku Butaev jo vetёm qё u rrёmbye, por dhe u vra nga policia lituaneze, pasi Qeveria e BRSS kёrkoi dorёzimin e ushtarakut Butaev. Dy tё rrёmbyer tё tjerё ushtarakё sovjetikё, Pisarev dhe Shvamgonc, arritёn tё iknin fshehurazi nga duart e rrёmbyesve tё policisё lituaneze, qё kishin bёrё tortura mbi ata. I rrёmbyeri nё Lituani ushtaraku Shutov deri tani nuk ёshtё gjetur. Tё tilla veprime nё sjellje me ushtarakёt e disllokuar nё Lituani tё njёsive ushtarake sovjetike nga pushteti lituanez synojnё ta bёjnё tё pamundur qёndrimin nё Lituani tё njёsive ushtarake sovjetike.

Pёr kёtё dёshmojnё dhe fakte tё tilla, sidomos tё ndodhura kohёve tё fundit, si arrestime tё shumta dhe internime nё kampet e pёrqёndrimit tё qytetarёve lituanezё qё i shёrbejnё personelit tё njёsive ushtarake sovjetike- bashkёpunёtorёve nё mensa, rrobalarёse etj, si dhe arrestime nё masё tё qytetarёve lituanezё nga numri i punёtorёve dhe teknikёve, qё merren me ndёrtimin e kazermave pёr njёsitё e ushtrive sovjetike. Tё tilla veprime represive tё padёgjuara dhe tё pafrenuara kundёr qytetarёve lituanezё tё marrun me punё nё njёsitё ushtarake sovjetike, janё drejtuar nё mёnyrё qё tё bёjnё tё pamundur qёndrimin e njёsive ushtarake sovjetike nё Lituani, por dhe tё krijojnё raporte armiqёsore nё Lituani ndaj ushtarakёve sovjetikё dhe pёrgatitjen e njё sulmi mbi kёto njёsi ushtarake.

2. Menjёherё pas mbylljes sё marrёveshjes midis Lituanisё dhe BRSS mbi ndihmёn reciproke, Qeveria Lituaneze u fut nё njё aleancё ushtarake me Letonin dhe Estonin, duke e kthyer kёtё si tё ashtuquajtur “Antanta Balltike”, nё tё cilёn mё parё me aleancё ushtarake ishin lidhur vetёm Letonia dhe Estonia, kurse tani, aleanca ushtarake u kthye nё njё aleancё ushtarake tё tre shteteve. Qeveria Sovjetike e konsideron qё kjo aleancё ushtarake ёshtё drejtuar kundёr Bashkimit Sovjetik. Nё lidhje me futjen e Lituanisё nё kёtё aleancё ushtarake, mendojmė se ky veprim ka forcuar lidhjen e shtabeve tё pёrgjithshme tё Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё, tė realizuar nё fshehtёsi nga BRSS. Dihet gjithashtu, qё nё shkurt tė vitit 1940 u krijua organi i shtypit i kёsaj Antante ushtarake “Revju Balltik”, qё botohet nё gjuhёt anglisht, frёngjisht dhe gjermanisht.

Tё gjitha kёto fakte flasin mbi atё qё Qeveria Lituaneze me brutalitet thyen marrёveshjen sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke, e cila i ndalon tё dyja palёve “tё lidhin” ēfarёdo aleance ose tё marrin pjesё nё koalicione, tё drejtuara kundёr ndonjё prej palёve tё marrёveshjes.
Tё gjitha kёto shkelje tё traktatit sovjeto-lituanez dhe veprime armiqёsore tё Qeverisё Lituaneze nё raport me BRSS kanё pas vend, duke mos parё nё politikёn prolituaneze tё jashtėzakonshme dhe tё caktuar tё BRSS nё raport me Lituaninё, tё cilёn Bashkimi Sovjetik, sikundёr dihet, sipas iniciativёs sё vet shtroi pёrpara qytetit Vilno dhe rajonit tё Vilniusit.

Qeveria Sovjetike mendon, qё situata tё ngjashme mё tej nuk mundet tё vazhdojnё.
Qeveria sovjetike e konsideron absolutisht tё nevojshme dhe urgjente:

1-Qё menjёherё duhet t’i jepet gjyqit ministri i Punёve tё Brendshme Z. Skuēas dhe Shefi i departamentit tё policisё politike Z. Povelajtis, si fajtorё kryesorё tё veprimeve provokative kundёr garnizonit sovjetik nё Lituani.
2. Qё menjёherё tё formohet nё Lituani njё qeveri e tillё, e cila tё jetё e aftё dhe e gatshme tё siguroj njё zbatim tё ndershёm nё jetё tё Marrёveshjes sovjeto-lituaneze mbi ndihmёs reciproke dhe njё frenim kategorik tё armiqve tё marrёveshjes.

3. Qё menjёherё tё sigurohet leje-hyrja e lirё nё territorin e Lituanisё tё njёsive ushtarake sovjetike pёr vendosjen e tyre nё qendra tё rёndёsishme tё Lituanisё nё sasi tё mjaftueshme pёr tё siguruar mundёsinė e ekzistencёs sё Marrёveshjes sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke dhe tё shmangė veprimet provokative, tё drejtuara kundёr garnizonit sovjetik nё Lituani.

Qeveria Sovjetike e konsideron plotёsimin e kёtyre kёrkesave si kushte elementare, pa tё cilat ёshtё e pamundur tё arrihet ajo, qё Marrёveshja sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke tё realizohet me ndershmёri dhe ndёrgjegje.

Qeveria Sovjetike pret pёrgjigje nga Qeveria Lituaneze deri nё orёn 10 tё mёngjesit tё 15 qershorit. Mosardhja e pёrgjigjes nga Qeveria Lituaneze brenda kёti afati do tё shikohet si refuzim pёr plotёsimin e kёrkesave tё paraqitura mё sipёr nga Bashkimit Sovjetik.

Mё 16 qershor 1940, (pasi ishte ulur kėmbkryq nė tė tri republikat priballtike. SM), Qeveria Sovjetike iu drejtua Qeverive Lituaneze, Letoneze dhe Estoneze me propozimin qё tё respektonin me rreptёsi marrёveshjet. Nё rast provokimesh dhe mos sigurim tё qetёsisё nё garnizonet e tyre tё vogla nё Priballtik, ajo e konsideron tё domosdoshme qё tё dёrgoj para kohe kontigjentё tё reja plotёsuese. Qeveritё e Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё pёrsёri nёn presionin e masave punonjёse mё 17 qershor 1940, lejuan qė trupat ruse tė futen nё tre shtetet Priballtike, tё cilat “pranuar” propozimin e Bashkimit Sovjetik.
Futja e trupave tё Ushtrisё sё Kuqe u bё nё bazё tё marrёveshjes sё mё parme dhe mirёkuptimit me pёrfaqёsuesit e Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё. Veēanёrisht me kujdes u bisedua kalimi i kufirit shtetёror. Lёvizja e kollonave u krye vetёm sipas planit pёr kёtё marrёveshje. Tё dyja anёt vazhdimisht informuan mbi kёtё lёvizje (kalimi kufirit i rregulluar, vėndet pёr tё kaluar natёn, mbёrritja nё vendet e caktuara).

Fjala e presidentit tė delegacionit fuqiplot tё sejmit popullor Lituanez Ju. Paleēkis nё sesionin e gjashtё tё Sovjetit suprem tё BRSS.
Tashmė tėrsisht i gjunjėzuar, presidenti i Lituanisė, Paleēkis, mė 3 gusht 1940, nė sesionin e gjashtė tė Sovjetit Suprem tė BRSS, midis tė tjerash tha:
“…Nё Lituanin borgjeze shumё ёshtё shkruajtur dhe folur mbi tё ashtuquajturёn mёvetёsi tё shtetit Lituan. Njёkohёsisht kjo mёvehtёsi ishte vetёm iluzion. Gjatё gjithё kohёs sё ekzistencёs sё saj Lituania ёshtё konsideruar lodёr nё duart e shteteve imperialiste. Nё ēёshtjen e Vilenskut as nё lidhjen e kombeve as nga ana e aleatёve, Lituania nuk gjeti mbёshtetje pёr interesat ligjore tё saja. Kjo ka qenё dhe pёr tё gjitha problemet e tjera tё politikёs sё jashtme tё klikёs drejtuese borgjeze tё Lituanisё. Vetёm Bashkimi Sovjetik i papёrkulur e ka mbёshtetur Lituaninё dhe e ka ndihmuar atё.

Me mbёshtetjen vllazёrore tё Ushtrisё sё Kuqe nё 1919, qyteti Vilna u bё kryeqyteti i Lituanisё Sovjetike. Nё vitin 1920 pas shpartallimit tё polakёve, Bashkimi Sovjetik ja dha Vilnёn Lituanisё nё bazё tё shumё bisedimeve, nё vitin 1939. Bashkimi Sovjetik jo vetёm qё i dha Lituanisė qytetin Vilna dhe rajonin Vilensk, por dhe me mbylljen e marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke e ēliroi popullin lituanez nga rreziku i njё lufte tё re. Pёr tё gjithё kёtё borgjezia e Lituanisё u pёrgjigj me provokacione nё drejtim tё Bashkimit Sovjetik, dhe deri nё momentin e fundit preferoi tё mbetej njё qenush i imperializmit ndёrkombёtar, dhe jo tё ecte nё njё rrugё tё drejtё tё njё bashkёpunimi tё ndershёm, tё cilёn ia propozoi Qeveria e BRSS. Si morёn Vilnan, borgjezia e Lituanisё solli aty sё bashku me shovinizmin polak, dhe njё shovinizёm tё tillё lituan, nga i cili me tmerr u keqtrajtua popullata shumkombёshe e Vilenshēinёs. Borgjezia e Lituanisё ishte njё burg pёr shtresat punёtore tё pakicave kombёtare, dhe nё tё njёjtёn kohё drejtuesit e saj miqёsisht shtёrngoheshin me ēifligarёt dhe kapitalistёt e atyre nacionaliteteve…”
Publikoi S.A.Gorllov
Nė vitin 1940 Lituania kishte njė sipėrfaqe prej 65200 km2 dhe 2900000 banorė. Pas nėnshkrimit tė deklaratave pėr ndihmė recproke, Stalini nė Kaunas tė Lituanisė dėrgoi zėv/m/p/j Dekanozovin, dhe menjėherė 20000 ushtarė sovjetikė u vendosėn nė Lituani. Nga viti 1940 deri nė 1953 u internuan 120000 veta.

ESTONIA

Komisari i Popullit i Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike
Marshall i Bashkimit Sovjetik K. Voroshillov.
Shefi i Shtabit tё PёrgjithshёmRKKA
Komandant i Rangut I B. Shaposhnikov.
Tepёr sekret
30 shtator 1939
071
Leningrad
Sovjetit Ushtarak
Qarkut Ushtarak tё Leningradit

Pёr tё vёnё nё jetё marrёveshjen e mbyllur midis Bashkimit Sovjetik dhe Republikёs Estoneze mbi ndihmёn reciproke nё repartet qё i pёrkasin hyrjes sё trupave (njёsive) tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Republikёs Estoneze, u formua komisioni nёn kryesinё e komandantit tё trupave tё rangut 2, shokut Mereēkov dhe me anёtarё: Komisari Divizionit shoku Vashugin, Hero i Bashkimit Sovjetik; Komandanti Korpusit, Pavllov; Komandanti Divizionit, shoku Aleksejev; Komandanti Divizionit, shoku Tjurin dhe Komandanti Brigadёs, shoku Kalmejkov.

Detyra e komisionit: sё bashku me pёrfaqёsuesit e Qeverisё tё Republikёs sё Estonisё ėshtė tё caktojnё qendrat e vendosjes dhe tё shikojnё problemet e vendosjes sё njёsive tё Ushtrisё sё Kuqe, duke lёshuar vendosje nё territorin e Republikёs Estoneze nё kёto rajone:

a)Trupat kёmbёsore – njёsi tё korpusit kёmbёsor, njёsi tё divizionit kёmbёsor, njё regjiment kёmbёsor, regjiment artilerie obus, bataljon tankesh dhe njёsi seciale tё divizionit, nё rajonin e portit tё Balltikut, Talin; njё regjiment kёmbёsor me njё divizion artilerie nё ishujt Ezel, Dago, duke patur nё ishullin Dago njё bataljon kёmbёsor, njё regjiment kёmbёsor, njё regjiment artilerie dhe njё divizion nё rajonet e Hapsall-Talin.

b) Stalleria-njё brigadё tё veēantё kalorёsie nё pёrbёrje tё dy regjimenteve kalorёsie, regjiment tankist dhe divizion artilerie nё rajonin Viljand dhe Valk.

c) Reparte tё motorizuara- brigadё tankesh nё pёrbёrje tё katёr bataljoneve tankiste dhe bataljonit kёmbёsor mitraljer – nё rajonin Tjuri nё veriperёndim nga njё pikёvendosje.

d) Aviacioni – njё regjiment gjuajtёs nё ishujt Ezel, Dago; njё regjiment gjuajtёs nё rajonin Viljand, Valk; njё regjiment SB nё rajonin Hapsal, Pernov dhe njё regjiment CB nё rajonin Pajde.

Komisjoni ёshtё i detyruar t’i shohė kazermat e dhёna nga qeveria estoneze si dhe ndёrtesat pёr vendosjen e trupave dhe duke i dhёnё pjesё toke pranё aerodromeve dhe tankodromeve dhe tё sqarojnё se ēfarё ndёrtimesh janё tё domosdoshme tё jepen qё tё hartohet plani i kёtyre ndёrtimeve.
Sovjeti Ushtarak LBO sipas direktivave tё Komandantit tё Shtabit tё Pёrgjithshёm nga 30 shtatori sipas Nr. 4/2/49287 menjёherё tё pёrgatisė repartet ushtarake pёr futjen e menjёhershme nё territorin e Republikёs Estoneze.

Trupat ushtarake tё futura nё Estoni tё kontrollohen me kujdes, tё zgjidhet prej tyre efektivi ushtar mё i mirё, tё sigurohet personeli komandues mё i pёrgatitur, sidomos komisar e politik, me furnizu trupat me armatim dhe paisje. Trupat tё vishen mirё me uniformё e tё drejtohet vėmendja te cilёsia dhe rregulli.
Komisioni niset me avion nga Leningradi mё 1 tetor dhe fillon punёn menjёherё, duke e mbaruar atё mё 6-8 tetor 1939.
Pёrgatitja e trupave pёr tё hyrё nё territorin e Republikёs Estoneze tё mbarojё nё 4 tetor 1939.
Plotёsimi detyrave

Urdhёr Nr. 0162:
Nё bazё tё Paktit Sovjeto-Estonez mbi ndihmёn reciproke tё nёnshkruar nё Moskё mё 28 shtator 1939, njёsi tё Ushtrisё sё Kuqe dhe Flotёs Ushtarako-Detare u futёn nё territorin e Estonisё dhe u vendosёn nё qendra siē e pёrcaktonte marrёveshja.

Korpusi i 65 i veēantė kёmbёsor kёtej e tutje do tё ndodhet nё territoret e dhёna neve nga Republika Estoneze si vijё mbrojtёse e pёrparuar e Ushtrisё Kuqe nga sulme tё mundshme nga ana e armiqve mbi Bashkimin Sovjetik ose Estoninė.

Detyrёn e saj tё rёndёsishme Korpusi i 65 i veēantё kёmbёsor do e plotёsojė me nder vetёm nё atё rast, nёse jeta dhe pёrgatitja e pёrditёshme luftarake e pjesёve tё korpusit do tё rrjedhё nё gjendje normale, gjё qё bёhet e mundur vetёm nёse respektohen tёrsisht nga trupat tonё tё gjitha pikat e paktit mbi ndihmёn reciproke midis BRSS dhe Republikёs sё Estonisё.

Me qёllim qё me pёrpikmёni tё plotёsohet pakti mbi ndihmёn reciproke midis BRSS dhe Republikёs Estoneze urdhёroj:

1- Komandёs tё Korpusit tё 65 tё veēant kёmbёsor me komandant divizioni shokun Tjurin dhe komisar i po atij korpusi, komisarin e brigadёs shokun Zhmakin, tё marrin tё gjitha masat e nevojshme pёr tё vendosur efektivin e reparteve tona, qё ndodhen nё Estoni, nga ushtarёt e kuq mё tё thjeshtё deri te personeli mё i lartё, qė me pёrpikmёni dhe me ndёrgjegje tё plotёsojnё ēdo pikё tё marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke dhe nё asnjё mёnyrё tё mos pёrzihen nё ēёshtjet e brendёshme tё Republikёs Estoneze.

2- T’i bёhet e qartё gjithё efektivit tё njёsive tona politika miqёsore e Qeverisё Sovjetike nё raport me Estoninё. Marrёveshja mbi ndihmёn reciproke me Estonin eshtё marrė pёr tё siguruar njё paqe tё qёndrueshme nё Priballtik, sigurinё e Estonisё dhe Bashkimit Sovjetik. I gjithё efektivi i njёsive tana duhet ta dijё me pёrpikmёri, se sipas marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke, njёsitё tona do tё strehohen kёtu dhe do tё jetojnё nё territorin e shtetit sovran, dhe nё ēёshtje politike e ndёrtimin social nuk kanё tё drejtё tё pёrzihen.

Provokatorё tё ndryshёm antisovjetikė do tё pёrpiqen dhe tashma pёrpiqen ta paraqesin vendosjen e trupave tona nё Estoni si fillimin e njё “sovjetizimi”. Tendenca tё tilla dhe tё ngjashme si dhe bisedat mbi “sovjetizimin” e Estonisё nё esencё me iu kundёrvёn politikёs tё partisё tonё dhe qeverisё, duhet tё konsiderohen pa fjalё provokuese. Bashkimi Sovjetik do tё jetё i ndershёm dhe me pёrpikmёri do respektoj marrёveshjen mbi ndihmёn reciproke dhe pret po tё njёjtёn gjё nga ana e Estonisё. Gjёndjen shpirtёrore dhe bisedat mbi “sovjetizimin”, nёse ato do kenё vend midis ushtarakёve, duhet tёrsisht me i likujduar dhe me parandalu nё mёnyrё tё pamёshirshme, sepse ato janё nё duar vetёm tё armiqve tё Bashkimit Sovjetik dhe tё Estonisё.

3. …Nuk duhet me leju asnjё llojё pёrzierje tё njerёzve tanё nё probleme ndёrpartiake ose nё ēёshtje tё tjera tё Estonisё. Ēdo pёrpjekje nga ana e ushtarakёve, pavarёsisht nga gjendja e tyre, tё pёrzihen me anarshist tё “majtё” dhe tė bёjnё propagandё komuniste, edhe sikur midis personave tё veēantё tё popullatёs estone, mund tё shikohen si akt antisovjetik, dhe drejtohet nё diskreditimin e marrёveshjes e ndihmёs reciproke me Estoninё. Tё gjithё personat qё e mbajnё veten tё majtё ose tё pёrtej sё majtёs dhe pёrpiqen nё ndonjё formё tё pёrzihen nё punёt e brendёshme tё Republikёs Estoneze, duhet me i pa si lojtarё nё duar e provokatorёve antisovjetik dhe armiq tė papajtueshėm tё socializmit dhe me rreptёsi tё dёnohen.

5- Tё gjithё njёsitё tё Korpusit tё veēantё tё 65 duhet tё bёjnё njё jetё tё qetё tё zakonshme, duke ndjekur mёsimin dhe kohёn e lirё…

8- Komandantёt dhe komisarёt duhet tё futen nё ndёrgjegjen, e njёsive tė Ushtrisё sё Kuqe qё ndodhen nё vёnde tё huaja, me tё cilat ne qёndrojmё nё marrёveshje tё caktuara, dhe qё ata pёrgjigjen jo vetёm pёr veprimet e tyre, por dhe pёr veprimet e vartёsve tё tyre. Duke u ndodhur nё territor tё huaj, njёsitё e korpusit 65 tё veēantё kёmbёsor duhet jo vetёm plotёsisht tё ruajnё, por dhe pandёrprerje tё rrisin cilёsitё e tyre moralo-politike si dhe aftёsitё luftarake, sepse nё ato varet detyra me pёrgjegjёsi – tё mbrojmё rrugёt pёr nё atdheun tonё. Pёr popullatёn vendase personeli komandues dhe ushtarёt e njёsive tona duhet tё jenё shembull organizimi, kulture dhe disiplinimi.

9- Urdhёri tё lexohet nё tё gjitha kompanitё, bateritė, skuadronat, repartet, komandat, skuadriljet dhe bazat qё ndodhen nё Estoni. Nё bazё tё metodёs tё mёsimeve komanduese dhe atyre politike tё ushtarёve tё kuq, tё arrihet qё i gjithё efektivi pёrbёrёs i korpusit 65 kёmbёsor tё dijё mirё dhe tё kuptoj urdhёrin…

Qёllimi: “Mundёsia e njё sulmi nga ana armiqve mbi Bashkimin Sovjetik dhe Estoninė”. Komandanti i trupave Tjurin; Komisar, Zhmakin.
Kёtu u vendos Korpusi 65 i kёmbėsorisё, mё 5, me Komandant Divizioni, Tjurin.
Komisari i popullit i mbrojtjes sё BRSS
Marshalli i Bashkimit Sovjetik K. Voroshillov
Shefi Shtabit tё Pёrgjithshёm PKKA
Komandantarmate rangut I, B. Shaposhnikov.

Mё 10.50 19.10 (19) viti 39 kaluan kufirin shtetёror kollonat e fundit tё njёsive tona tё drejtuara pёr nё territorin e Estonisё…

Kalimi i kufirit u bё nё rregull si mё poshtё: Nё 8.00 18.10 (19) viti 1939 nё kufirin sovjeto-estonez nё pikat e kalimit trupat i mblodhёn pёrfaqёsuesit e komandёs sё Ushtrisё Kuqe. Nё rrugёn Narvsk, Komandanti i njёsive 16, komandantbrigade Ljubovcev; nё rrugёn pёr nё Rigё, komandanti i armatёs 8 komandantdivizioni Habarov dhe komandanti i trupave tё blinduara komandantbrigade Vershinin. Nga ana estoneze gjatё kalimit tё kufirit trupat e Ushtrisё sё Kuqe kaluan: nё Rrugёn Narvsk, komandantbrigade Ljubovcev; nё rrugёn e Rigёs, komandant i armatёs 8, komandantdivizioni Habarov dhe komandanti i trupave tё mjeteve tё blinduara, komandantbrigade Vershinin. Nga ana estoneze: nё rrugёn Narvsk, Komandanti i Divizionit I Kёmbёsor, gjeneralmajor Pulk nё shoqёrinё e oficerёve; nё rrugёn e Rigёs, komandanti i Divizionit II kёmbёsor, gjeneralmajor Krus dhe Komandanti i Qarkut Ushtarak tё Peēorskut, kolonel String, i shoqёruar me oficerё. Pas takimeve tё pёrzemёrta, orkestra interpretoi “Internacionalen” nga ana e rusёve, kurse nga ana e estonezёve, Himni Kombёtar Estonez. Pas kёsaj u dha komanda pёr lёvizje, dhe ata shkuan nё destinacion.

Komandanti i trupave LVO
Komandantarmate Rangut II, Mereēkov
Anёtari Sovjetit Ushtarak LVO (Mbrojtjes Ushtarake tё Leningradit S.M)
Komisari i Korpusit Veshugin.
Shefi Shtabit LVO
Komandantbrigade Ēibisov.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pakti politik Stalin – Hitler ēoi nė Luftėn e Dytė Botėrore

Mesazh  Berti69 prej 27.06.14 0:36

PROTOKOLLI

Nga 17 qershori 1940, marrёveshja midis pёrfaqёsuesve: Komanda e Ushtrisё sё Kuqe tё Bashkimit tё Republikave Socialiste Sovjetike nga njera anё dhe Komanda e Ushtrisё Estoneze nga ana tjetёr.

Nga ana e komandёs sё Ushtrisё sё Kuqe, Gjeneralarmate shoku Mereēkov, nga ana e Ushtrisё Estoneze, zoti Lajdoner, morrёn kushtet pёr pikat e mё poshtme:

1. Tё lejohet vendosja e trupave tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Republikёs Estoneze nё rajonet e mё poshtme:
1) Nё bregun perёndimor deri nё vijёn Talin,Rappel,Vistru;
2) Nurme, Pernov, Moizekjulja, Yla, Kabli, Cintengof;
3) Ristikjulja, Karukjulja ,Moizakjulja;
4) Rakvere, Tapa, Klein;
5) Pajde, Arokjulja, Soomevere, Tamsi;
6) Mz. Staro-Vajdoma, Pjaidre, Nemme, dhe nё qytetin Viljandi;
7) Liqeni Veis-Jarv, Veikevorokjulja, Mz. Bengof, dhe nё qytetin Terva;
Valk, p. Gauka, Verro, Mz. Karolen;
9) Mz. Kukkulin, Stanovij Vapramje, Mora, Vjagvere, dhe nё qytetin Targu;
10) Ievve, Krengolm, Narva, Narva-Ioesu, Sillamjagi, Razdjelenie Orro;
11) Ishulljt Vorme, Moon, dhe gadishulli Surop si dhe tё gjithё pikat tё zёna nga Ushtria e Kuqe nё bazё tё marrёveshjes;
12) Ishujt Vulf dhe Nargen.

2. Pёrfaqёsuesit e komandёs estoneze ranё dakort:

1) I gjithё aviacioni estonez tёrhiqet nga fluturimet mbi republikё pёr 14 ditё nga (datat) nёnshkrimi i marrёveshjes sё rёni dakort;

2) T’i lejohet Komandёs Sovjetike nё Estoni mundёsi mё tё mёdha qё tё pёrdori transportin hekurudhor dhe llojet e tjera tё transportit pёr mbrojtjen e trupave dhe tё gjithё ngarkesave duke pёrfshirё dhe lёndёn djegёse deri nё pikat e dislokimit tё trupave sovjetike dhe tё lejohen eshalonёt sovjetikё me ngarkesa nё rajonet e vendosjes sё trupave tё Ushtrisё sё Kuqe nё Estoni, llogari tё ndёrsjellta pёr pёrdorimin e rrugёs hekurudhore sipas paraqitjes sё llogarisё midis pёrfaqёsive tregtare tё Bashkimit RSS nё Estoni;

3) Nё lidhje me rritjen e masshtabit tё ngarkesave nё rrugёt hekurudhore pёr njёsitё e Ushtrisё sё Kuqe nё Estoni, t’i jepet mundёsia komandёs sovjetike tё ketё komandantё ushtarakё me aparate nё nyjet kryesore hekurudhore: Talin, Pernov, Valk, Tartu, Taps, Narva;

4) Tё sigurohet mundёsia qё mos tё shfrytёzohen parcelat vjetore tё tokёs pranё aerodromeve dhe sipёrfaqet e mbjella nё vendet sipas urdhёrit tё komandёs sё trupave sovjetike nё Estoni;

5) Pёr vendosjen e shёrbimit tё drejtimit tё trupave sovjetike nё Estoni dhe shёrbimin e VNOS, tё kenё pёrfaqёsuesit sovjetikё tё komandёs nё pikat telegraf-telefonike: Talin, Haapsal, Pernov, Valk, Viljand, Verro, Tapa, Rakver, Narv, Tartu, Peēora, Izborsk;

6) T’i lejohet komandёs sovjetike nё Estoni e drejta e marrjes nё punё tё forcave punёtore nga popullsia vendase pёr ndёrtimin dhe paisjen e aerodromeve dhe sheshqёndrimeve;

7) Tё lejohet mundёsia e komendantёve pёr furnizimin e trupave sovjetike (jo jashtё komendantit tё furnizimit divizionit), blerja e llojeve tё ndryshme produktesh ushqimore dhe furazheve nga rezervat e lira tё Estonisё;

Pёr ndriēimin e garnizoneve dhe aerodromeve tё trupave sovjetike nё Estoni, tё jepet mundёsia tё pёrdorin elektroenergjinё;

9) Pёr tё shmangur keqkuptimet dhe provokimet pas 48 orёve nga nёnshkrimi marrёveshjes, tё merren armёt gjithё qytetarёve estonez dhe tё ruhen ato nё depot ushtarake estoneze;

10) Nё rast domosdoshmёrie, me kёrkesё tё komandёs sovjetike, dislokimi i tanishёm i trupave sovjetike do tё rishikohet.
Protokolli u pёrpilua nё 3 kopje, nё 5 faqe, sot mё 17 qershor mё ora 15.

Nёnshkruan:
Pёrfaqёsuesi komandёs sovjetike
Gjeneralarmate Mereēkov
Pёrfaqёsuesi komandёs estoneze
Gjeneraldivizioni Lajdoner.

Tregues i rёndёsishёm ėshtė qё pushtim nga ana e Ushtrisё sё Kuqe nuk ka pasur, por vetёm raporte miqёsore. Kjo dukuri justifikohet si mё posht:
“Nga ana e shumicёs sё popullsisё estoneze, raportet me Ushtrinё e Kuqe janё tё mira. Punёtorёt shprehin simpati dhe gёzim pёr ardhjen e njёsive tona nё Talin.

Nё biseda me komandantё dhe ushtarё tё kuq, punёtorёt estonezё mundohen tё tregojnё mbi gjithё fyerjet nё marёdhёnie jo tё drejta dhe persekutimet, tё cilat ata i pёsojnё nga policia dhe qeveria…

Njё sёrё punёtorё estonezё nё bisedat me ushtarёt e kuq dhe komandantёt, sot, 22 qershor tё vitit 1940, shprehin pakёnaqёsinё pёr pёrbёrjen e qeveris sё re. Pёr shembull, dy punёtorё, pjesёmarrёs dje nё demostratё, erdhёn sot te komanda e brigadёs sё tankeve dhe pyetёn: “si ka mundёsi sot pёrsёri neve na ēarmatosёn e formuan qeverinё borgjeze?. Ne menduam qё do tё ngrihej flamuri i kuq nё ndёrtesёn e qeverisё, por aty pёrsёri vendosёn tre luanё?. Nёqoftёse ne pёrsёri do t’na persekutojnё, ne pёrsёri do tё vijmё te ju”. Komanda e brigadёs i sqaroi punёtorёt, qё Ushtria e Kuqe nuk ndёrhyn nё punёt e brendёshme tё Estonisё. Problemin mbi pushtetin e zgjidh populli estonez, kurse ne plotёsojmё marrёveshjen mbi ndihmёn reciproke me qeverinё…
Komisari ushtarak 65 OSK
Komandanti i brigadёs Zhmakin
Pёrgjegjёsi i sektorit politik 65 OSK
Komisar regjimenti Ivanov

Nė vitin 1940 Estonia kishte 45100 km2 sipėrfaqe dhe 1000000 banorė. Pas nėnshkrimit tė deklaratave pėr ndihmė reciproke, Stalini dėrgoi Zhdanovin nė Talin dhe menjėherė 30000 ushtarė sovjetikė u vendosėn nė Estoni. Nga viti 1940 deri nė 1953 u internuan 30000 estonė.

Letonia

Urdhёr Nr. 0163.
Nё bazё tё marrёveshjes Sovjeto-Letoneze mbi ndihmёn reciproke mbyllur nё Moskё mё 5 shtator 1939, reparte tё Ushtrisё sё Kuqe dhe Flotёs Ushtarako-Detare tё BRSS u futёn nё territorin e Letonisё dhe u vendosёn nё pikat e caktuara e tё parashikuara nё marrёveshje.

Korpusi 2 Kёmbёsor, do tё ndodhet nё territorin letonez nё mёnyrё miqёsore si pararojё e Ushtrisё sё Kuqe nga mundёsia e njё sulmi nga ana e armiqve mbi Bashkimin Sovjetik ose mbi Letonin..

Nė vitin 1940 Letonia kishte njė sipėrfaqe prej 63700 km2 dhe 1900000 banorė; Pas nėnshkrimit tė deklaratave pėr ndihmė recproke Stalini dėrgoi Vishinskin nė Riga dhe menjėherė 30000 ushtarė sovjetikė u vendosėn nė Letoni. Nga viti 1940 deri nė 1953 numri i banorėve tė internuar ishte 50000 letonė.
Nga viti 1940 deri nė 1953 nė total u internuan mbi 200000, ose 10% e popullatės adulte tė kėtyre vendėve.

Bashkimi i tre republikave me Bashkimin Sovjetik
Komisari ushtarak 65 OSK
Komandanti i brigadёs Zhmakin
Pёrgjegjёsi i sektorit politik 65 OSK
Komisar regjimenti Ivanov

Ja ndhe pėrfundimi i kėti traktati:Nё gjysmёn e parė tё vitit 1940 u bё ndryshimi (zёvendёsimi) i regjimeve ekzistuese nё Lituani, Letoni dhe Estoni (nё rrugё paqёsore me rrugёn e zgjedhjeve).

Mё 21 korrik 1940 u hapёn kongreset e para tё sejmeve popullore tё Lituanisё, Letonisё dhe dumёs sё re shtetёrore tё Estonisё.
Seimi popullor i Lituanisё aprovoi deklaratёn mbi vendosjen e Pushtetit sovjetik, mbi shpalljen e Lituanisė, Republikё Socialiste Sovjetike, dhe futjen e saj nё pёrbёrje tё BRSS. Po kёshtu vepruan dhe dy republikat e tjera.

Nё gusht tё vitit 1940 sesioni VII i Sovjetit Suprem tё BRSS miratoi kёrkesёn e Republikave Priballtike tё Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё pёr tё hyrё nё pёrbёrje tё BRSS si Republika Sovjetike me tё drejta tё barabarta.

Me direktivё tё Komisariatit tё Popullit pёr Mbrojtjen tё Bashkimit tё Republikave Socialiste Sovjetike Nr. 0/2/105022 nga 17 gushti 1940 u dha urdhёri: “…Armatat ekzistuese nё Republikat Socialiste Sovjetike tё Estonisё, Letonisё dhe Lituanisё, tё ruajnё afatin njё vjeēar, tё spastrojnё elementёt e padёshirueshёm dhe tё riorganizojnё ēdo armatё me Korpusin Territorial Kёmbёsor, duke pasur parasysh qё efektivi nacional tё mbaroj nё kёtё kohё pёrvehtёsimin e gjuhёs ruse dhe pёrgatitjen ushtarake, pas tё cilёs korpuset territoriale tё zёvendёsohen me jashtёterritorialёt tё formuar me baza tё pёrgjithshme.
Korpuset tё ndryshojnё emertimin:

a) Korpusi i Estonisė, nё Korpusi 22 kёmbёsor.
b) Korpusi i Letonisė, nё Korpusi 24 kёmbёsor.
c) Korpusi i Lituanisė, nё Korpusi 29 kёmbёsor.

Nё formimin e korpuseve tё kthehen tё gjitha njёsitё ushtarake dhe institucionet nё pёrbёrje tё armatave estone, letone dhe lituane me tё gjithё armatimet, transportin dhe mjetet luftarake. Mjetet e tepёrta luftarake pas reformimit tё ushtrisё nё pamje normale tё dorёzohen me procesverbale nё depot ushtarake. Korpuset e reformuar tё futen nё pёrbёrje tё Ushtrisё sё Kuqe dhe t’i nёnshtrohen komandave tё trupave tё Qarkut Ushtarak tё Priballtikut”.

Pas pushtimit tė tri shteteve Priballtike mė 30 nėntor 1939, Bashkimi Sovjetik sulmoi Finlandėn, po gjithmonė nė bazė tė ndarjes sė sferave tė influencės midis dy kontraktuesve. Mbi pushtimin e njė territori tė konsiderueshėn tė Finlandės do shkruaj nė njė artikull tjetėr.

Nga Spiro Mėhilli
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pakti politik Stalin – Hitler ēoi nė Luftėn e Dytė Botėrore

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi