Si e pėrgjon botėn "Uncle Sam"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si e pėrgjon botėn "Uncle Sam"

Mesazh  Odin prej 22.06.14 23:13

Qendra Kėrkimore e Informacioneve tė Internetit e Kinės publikoi mė 26 maj raportin me titull "Rekordi i mbikėqyrjes globale tė ShBA-sė". Nė raport vihet nė dukje se ShBA-ja ka pėrgjuar gjerėrisht nė mbarė globin liderė tė vendeve tė ndryshme, institucione kėrkimore, universitete, kompani etj. Specialistėt kinezė janė tė mendimit se pėrgjimi i ShBA-sė kalon sferėn normale, dobėson besimin reciprok strategjik midis vendeve dhe shkel rėndė privatėsinė. Me pėrtėrirjen e teknologjive tė internetit, ka nevojė urgjente tė krijohen rregullat dhe rendi ndėrkombėtar i internetit. Nė programin e sotėm, do tė fokusohemi nė kėtė temė.



Nė "Rekord" thuhet se nė qershor tė vjetshėm, nė bazė tė materialteve tė demaskuara nga Edward Snowden, ish-punonjės i Agjencisė Kombėtare tė Sigurisė tė ShBA-sė (NSA), mediat britanike, amerikane dhe hongkongase njoftuan me radhė projektin sekret me emrin "Prizmi" tė NSA-sė, qė tronditi gjithė botėn. Me hetime disa-mujore, sektori pėrkatės kinez vėrtetoi vjedhjet e informacioneve sekrete tė Kinės.

Nė "Rekord" bėhet e ditur se dėshmitė e zbuluara nga Snowdeni vėrtetojnė se Kina ėshtė njė nga objektivat kryesore tė pėrgjimit tė paligjshėm nga ShBA-ja, pėrgjim ky qė synon liderėt kinezė, institucionet kėrkimore, universitetet, ndėrmarrjet etj.

Nė "Rekord" thuhet se sipas dokumenteve tė dhėna nga Snowdeni revistės gjermane "Der Spiegel", sulmet masive kibernetike tė ShBA-sė kundėr Kinės synuan liderėt kinezė dhe kompaninė e telekomunikacionit Huawei, Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kinės si dhe shumė banka.

Duke iu referuar njoftimeve tė revistės gjermane "Der Spiegel", nė "Rekord" thuhet se nė "hartėn e zbuluar tė pėrgjimeve globale" tė ShBA-sė nė vitin 2010, pėrfshihen 90 vende tė botės. Gjithashtu, qytete kryesore kineze, si Pekini, Shangai, Chengdu, Hong-Kongu, Taipei etj. u radhitėn nė listėn e pikave kryesore tė pėrgjimit nga NSA. Qysh nga viti 2009, NSA-ja nisi sulmet kibernetike nė pjesėn kontinentale tė Kinės dhe nė Hong-Kong, duke kontrolluar qindra objekte.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi