Legjendat antike qė u inspiruan nga ngjarje gjeologjike tė vėrteta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjendat antike qė u inspiruan nga ngjarje gjeologjike tė vėrteta

Mesazh  Berti69 prej 21.06.14 21:16



Pjesa mė e madhe e miteve e kanė origjinėn nga fantazia e shfrenuar humane, por disa nga kėto histori tė kaluara gojė mė gojė janė frymėzuar nga ngjarje gjeologjike, qė realisht kanė ndodhur. Paraardhėsit tanė pėrpiqen tė shpjegojnė fenomenet natyrore disi tė pakuptueshme. Mė poshtė do tė lexoni 10 legjendat mė kurioze me shpjegimet e tyre shkencore.


1. Noa dhe Pėrmbysja e Madhe

Nė tregimin biblik tė njohur nga tė krishterėt, hebrenjtė dhe myslimanėt – dhe tė shumė tė pasionuarve tė kinemasė ditėt e fundit – Zoti dėrgoi pėr 40 ditė dhe 40 net njė stuhi pėr tė mbuluar ēdo gjė nė sipėrfaqe, duke kursyer vetėm Noan dhe familjen e tij. Noa ndėrtoi njė barkė tė madhe, nė tė cilėn futi njė mashkull dhe njė femėr tė tė gjitha kafshėve tė mbetura gjallė. Sepse kėta tė mbijetuar do tė ripopullonin pėrsėri planetin e pėrmbysur.

Bazat shkencore: Ashtu si dhe te filmi, nė rajone tė caktuara tė botės mund tė lokalizohen pėrmbytje tė mėdha (mbase jo nė shkallė globale si nė film). Njė nga hipotezat mė tė besueshme ka tė bėjė me historinė biblike qė ėshtė inspiruar nga njė pėrmbytje katastrofike nė zonėn e Detit tė Zi tė sotėm rreth 5000 vjet para Krishtit. Legjenda mund tė jetė shpjegim i rigjetjeve tė fosileve tė peshqve nė majėn e maleve.


2. Orakulli i Delfit

Flet pėr mitin e Pizia-s, murgeshės qė prononconte orakujt nė emėr tė Perėndisė Apolon nė vendin e shenjtė tė Delfit (Greqi). Ajo e bėnte kėtė gjė nė njė gjendje euforie tė shkaktuar nga avujt qė dilnin nga e ēara e njė shkėmbi.

Bazat shkencore: Tempulli gjendet nė njė zonė aktive nga kėndvėshtrimi sizmik,poshtė tė cilit del vazhdimisht gaz. Ka nga ata qė supozojnė se gazi ėshtė etilen, ka nga ata qė supozojnė se ėshtė benzene, ose pėrzierje e metanin dhe dyoksidit tė karbonit.


3. Atlantis

Miti i ishullit legjendar tė pozicionuar pėrtej “kolonave tė Herkulit”, tė populluar nga gjysmė-Zota dhe gjysmėnjerėz, pėr mijėvjeēarė me radhė, dominoi nė detin e Mesdheut. Ai u rikthye nė det gjatė epokės sė rilindjes. Kjo mbretėri e fuqishme dhe utopike do tė shkatėrrohej brenda njė dite nga njė kataklizėm e madhe, pas pėrpjekjes sė dėshtuar tė banorėve tė saj pėr tė pushtuar Athinėn.

Bazat shkencore: Miti i Atlantis duket njė mėnyrė letrare qė Platoni e pėrdorte pėr tė ilustruar idetė e tij politike. Por shumė kanė provuar tė ngrenė hipoteza pėr zhdukjen e ishullit. Historia e tij mund tė ketė qenė e inspiruar nga shpėrthimi katastrofik i vullkanit Tera, nė detin Egje, ku sot ndodhet ishulli i Santorinit. Rizgjimi i tij 3500 vjet mė pas, provokoi rrėzimin e njė pjese tė ishullit.


4. Njė perėndeshė nė Kilauea

Vullkani hauajan, sipas legjendės, mund tė jetė shtėpia e perėndeshės sė zjarrit Pele. Pėr tė marrė hak ndaj motrės, rivale nė dashuri, kjo perėndeshė dogji njė pyll tė tėrė dhe hodhi tė dashurin brenda kraterit tė vullkanit. Motra, e dėshpėruar, fillon tė gėrmojė nė vullkan, derisa gjeti tė dashurin dhe u ribashkua me tė.

Bazat Shkencore: Telenovela familjare do tė shėrbente pėr tė shpjeguar shpėrthimin kolosal tė llavės, qė zgjati pėr 60 vjet, qė nė shekullin e 15 shkatėrroi 430 kilometėr katrorė pyll nė ishullin e madh tė Hauait. Gėrmimi i motrės sė Peles pėrfaqėson formimin e mėvonshėm tė Kilauleas.


5. Ura Rama

Nė poemėn epike hindu Ramayana, gruaja e Zotit Rama, Sita, rrėmbehet dhe dėrgohet nė ishullin Lanka, nė mbretėrinė e Diajve. Me ndihmėn e Vanaras, njė popull i fuqishėm njerėzish majmunė, Rama dhe vėllai i tij ndėrtojnė njė urė qė lidh Indinė me Lankėn dhe falė kėsaj ure do mund tė shpėtonin Sitan.

Bazat Shkencore: Imazhet satelitore kanė zbuluar njė rrip gurėsh gėlqerorė tė gjatė 29 kilometra qė dikur lidhte Indinė me Sri Lankėn, njė tip ure natyrore qė ėshtė pėrmbytur nga ngritja e nivelit tė ujėrave gjatė epokės sė shkrirjes sė akullnajave. Ka mundėsi qė 4500 vjet mė parė aty kalohej nė kėmbė.


6. Liqeni shpėrthyes

Flitet pėr njė legjendė kamerunase qė pėr njė periudhė tė shkurtėr, populli Kom u vendos nė tokėn Barnessi. Por mbreti i ftuar dha urdhėr pėr vrasjen e tė gjithė meshkujve tė popullit Kom dhe pėr t’u hakmarrė, lideri i kėtij populli i thotė tė motrės se ai do tė varej dhe me gjakun e tij do tė formohej njė liqen plot me peshq. Nė ditėn e dedikuar pėr peshkim, liqeni shpėrtheu duke vrarė kėdo qė ishte aty afėr.

Bazat shkencore: Diēka e tillė ka ndodhur me tė vėrtetė, porse kur ka ndodhur mė parė, nė realitet apo nė legjendė, kėtė nuk e dimė me siguri. Mė 21 gusht tė vitit 1986, nga liqeni vullkanik Nyos u ngrit njė re vdekjeprurėse dyoksidi karboni qė vrau rreth 1700 persona. Nyos qėndron nė konin e njė vullkani tė fjetur dhe ėshtė e mundur qė dyoksidi i karbonit, qė ėshtė mbajtur nga presioni i ujit, tė ketė arritur njė pikė kritike duke shkaktuar ngritjen dhe pėrhapjen e njė reje gjigante gazi toksik.


7. Namazu, peshku i tėrmeteve

Poshtė sipėrfaqes sė Japonisė, sipas njė legjende popullore, fshihej njė peshk gjigant i quajtur Namazu, i mbajtur nga perėndia Kashima, qė vendosi njė gur tė madh mbi kokėn e tij. Kur Kashima e shkėput vėmendjen nga ai, peshku fillon tė lėvizė e tė dridhet pėr t’u liruar, duke provokuar kėshtu tėrmete tė dhunshme qė karakterizojnė vendin.

Bazat shkencore: Japonia shtrihet nė kryqėzimin e disa pllakave tektonike, gjithashtu pėrshkohet nga zona sizmike tė pasura me vullkane. Sipas traditės, ky peshk do tė shėrbente pėr tė parashikuar tėrmetet, edhe pse nuk ekzistojnė prova shkencore pėr kėtė gjė. Tė dy faktet janė futur nė tė njėjtėn legjendė.


8. Kimera

Pėrbindėshi mitologjik zjarr-nxjerrės i pėrshkruar tek Iliada, me kokėn e luanit dhe bishtin e gjarprit, do tė kishte terrorizuar pėr njė kohė tė gjatė, me pėrhapjen e flakėve shkatėrruese brigjet e Turqisė sė sotme, nėse greku Bellerofronte nuk do ta kishte mposhtur me forcėn e tij.

Bazat Shkencore: Nė jugperėndim tė Turqisė, turistėt mund tė gėzojnė akoma vendin Yanartas, tė karakterizuar nga dhjetėra shenja zjarresh nėpėr shkėmbinj. Kėto shenja zjarresh janė pėrdorur si pikė referimi pėr detarėt, tė cilėt mund ta shohin qė nga brigjet, dhe mund tė kenė kontribuar nė lindjen e mitit.


9. Lindja e Liqenit Krater

Kur evropianėt e parė arritėn nė veriperėndim tė Shteteve tė Bashkuara, nė bregdetin Paqėsor, zbuluan se amerikanėt nuk i afroheshin Liqenit Krater, njė liqen vullkanik tė ndodhur nė malin Mazama, sepse besohej se kėtu tė kishte ndodhur njė luftė e pėrgjakshme ndėrmjet Llao-s, Zotit tė Ferrit dhe rivalit tė tij, Skell, Zotit tė Qiellit. Tė dy luftuan derisa vullkani tė pėrpinte Llaon nėntokė. Shiu qė ra mė pas formoi liqenin.

Bazat Shkencore: Miti pėrshkruhet me saktėsi – luftėra hyjnore – qė kanė ndodhur nė realitet 7700 vite mė parė: njė shpėrthim vullkanik, rrėzimi i malit dhe shiu qė rimbush pjesėn e gėrmuar. Miti mbijetoi nė traditėn gojore pėr mijėra vjet.


10. Zhdukja e ishullit

Njerėzit e Ishullit Solomon tregojnė pėr njė djalė tė ri, tė quajtur Rapuanate, qė ishte i dashuruar me njė vajzė tė ishullit Teonimanu, por kjo gjė i ndalohej nga vėllai. Pėr t’u hakmarrė Rapuanate bėn njė magji duke fundosur tė gjithė tokėn e tij nė det.

Bazat Shkencore: Ishulli Teonimanu ka ekzistuar me tė vėrtetė, por u mbulua nga uji gjatė njė ngjarjeje sizmike. Ajo qė ka mbetur nga ishulli ėshtė njė tokė e cekėt, sot i njohur si Lark Shoal, i vendosur nė pjesėn lindore tė arkipelagut. Hartat nėnujore kanė zbuluar prezencės e ishujve tė ndryshėm tė zhytura qindra metra poshtė ujit nė kėtė rajon.

Endri Farka
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


478


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi