Shpirt nė trup apo trupi nė shpirt?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shpirt nė trup apo trupi nė shpirt?

Mesazh  Neo prej 20.06.14 16:03



Koncepti i zakonshėm simbas tė cilit shpirti ėshtė i ndėrfutur nė trup, nuk mund tė mos i duket shumė i ēuditshėm atij qė zotėron edhe nocionet mė elementare tė metafizikės, jo vetėm pse shpirti  nuk mund tė “lokalizohet”, ēka se bėhet fjalė pėr njė “mėnyrė tė thėni” pak a shumė simbolike, por dhe sepse nė kėtė ėshtė e dukshme palogjikshmėria  dhe pėrmbysja e marrėdhėnieve  normale.

Nė tė vėrtetė shpirti nuk ėshtė tjetėr veēse Atma, parimi i tė gjitha gjendjeve tė qėnies nė tė gjitha stadet e manifestimit tė tij; pra, tė gjitha gjėrat janė domosdoshmėrisht tė pėrmbajtura nė parimin e tyre, e nė tė vėrtetė nuk mund tė jenė jashtė nė asnjė lloj mėnyre, e aq mė pak ta pėrmbyllin atė brėnda limiteve tė tyre; pra janė tė gjitha kėto gjendje tė qėnies, -e pėr pasojė edhe trupi qė ėshtė thjesht njė formė e njerės prej tyre-, ato qė duhet tė pėrmbahen nė shpirt nė mėnyrė tė pėrhershme, e jo anasjelltas: E «pakta» nuk mund ta pėrmbaje «tė shumtėn», e aq mė pak ta prodhojė atė, gjė e cila tjetėrkund mund tė jetė e zbatueshme nė nivele tė ndryshme, gjė tė cilėn do ta vėrejmė nė vijim.

Por le tė shqyrtojmė tashpėrtash rastin ekstrem, atė qė i pėrket raportit mes parimit vetė tė qenies dhe formės mė tė ngushtė tė manifestimit tė saj individual njerėzor.

Pikėsėpari do mund tė tundoheshim pėr tė konkluduar qė koncepti i zakonshėm nxitet vetėm nga injoranca e shumicės sė njerėzve, dhe thjesht lidhet me njė gabim gjuhėsor qė pėrsėritet pa u menduar e pėr forcė zakoni.

Por ēėshtja nuk ėshtė aq e thjeshtė, e ky gabim, nėse gabimi egziston, ka arsye shumė mė tė thella se sa ē’mund tė besohet me shikimin e parė.

Kėtyre pikėpamjeve u duhet parathėnė se imazhi hapėsinor i “pėrmbajtėsit” dhe i tė «pėrmbajturit» nuk duhet tė merret fjalė pėr fjalė, sepse vetėm njeri nga kėta dy terma, trupi, zotėron nė tė vėrtetė karakterin hapsinor, duke qenė se hapsira nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nga kushtet e egzistencės sė tij trupore.

Pėrdorimi i simbolizmit hapsinor dhe i atij kohor, siē e kemi pėrmendur, jo vetėm qė ėshtė legjitim, por edhe i pashmangshėm. Mjafton tė kemi pėrherė parasysh se gjithė ēka nuk i pėrket botės trupore nuk mund tė jetė, nė tė vėrtetė, as nė hapėsirė e as nė kohė… Simbas doktrinės hindu dihet se jivatma, i cili ėshtė nė tė vėrtetė vetė Atma, por i parė nė marrėdhėnien e tij me individualitetin njerėzor, rri nė qendėr tė tij dhe pėrfaqėsohet simbolikisht nga zemra.

Kjo s’do tė thotė aspak se jivatma ėshtė e mbyllur nė organin trupor qė mban kėtė emėr, ose nė ndonjė organ tė imtė korrespondues; do tė thotė nė fakt qė, nė njė farė kuptimi ėshtė vendosur nė individualitet, e mė saktėsisht nė pjesėn qendrore tė tij. Nė tė vėrtetė Atma nuk mund tė shfaqet dhe as tė individualizohet e, pėr mė shumė arsye nuk mund tė trupėzohet.

Njeriut tė zakonshėm, ndėrgjegja e tė cilit nė njė farė mėnyre ėshtė “zgjuar”, gjithēka qė percepton nė mėnyrė pak a shumė errėt prej formave tė imta i shfaqet e mbyllur nė trup, sepse ky perceptim i korrespondon vetėm marrėdhėnies qė ato kanė me tė, mė shumė se asaj qė janė nė vetvete; nė tė vėrtetė format e imta nuk mund tė pėrmbahen nė trup dhe tė kushtėzohen nga limitet e tij, ngase para sė gjithash nė to gjendet parimi i drejtėpėrdrejtė i formės trupore, e mandej sepse ato janė shumė tė prira kah njė shtrirje pakrahasimisht mė e madhe, pėr vetė natyrėn e mundėsive qė mbartin.

Kėto forma, pėr mė tepėr, nėse janė vėrtetė tė zhvilluara, shfaqen si “zgjatime” qė shtrihen nė tė gjitha kuptimet pėrtej formės trupore, aqsa trupi gjendet nė njė farė kuptimi terėsisht i «mbėshtjellė» prej tyre.

Nėn kėtė kėndvėshtrim, atij qė e ka realizuar individualitetin terėsor i ndodh njė farė «pėrmbysjeje», nėse mund tė shprehemi kėshtu, nė krahasim me pikėpamjen e njeriut tė zakonshėm.

Nė kėtė rast kufinjtė individualė nuk janė kapėrcyer ende, dhe kjo ėshtė arsyeja pse folėm nė fillim pėr mundėsinė e zbatimit nė nivele tė ndryshme.

Pėrsa kohė qė qėnia nuk e arrinte Atma-n si jivatma, sigurisht nė marrėdhėnie me individualitetin e tij, kjo i shfaqej si e pėrmbyllur nė individualitet, e sigurisht nuk mund t’i shfaqej ndryshe sepse ai nuk ishte nė gjendje t’i kapėrcente limitet e kushteve tė tij njerėzore.  

Po kur ai arrin Atma-n drejtpėrdrejt dhe nė vetvete, atėherė individualiteti, e bashkė me tė dhe gjitha gjendjet e tij individuale e mbi-individuale, i shfaqen tė pėrfshira nė Atma, siē ėshtė nė tė vėrtetė, e nga pikėpamja e realitetit absolut, mbasiqė ato nuk janė asgjė tjetėr veēse vetė mundėsitė e Atma-s, pėrtej sė cilės asgjė nuk mund tė ketė kurrfarė vlere realiteti.

René Guénon
Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpirt nė trup apo trupi nė shpirt?

Mesazh  syri i art prej 28.08.14 9:02

Rosa esht perjashta....po ndjehet ne qdo pjes te trupit... vetja e lart...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

305


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi