Osho- Per ARTIN si Lindje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Osho- Per ARTIN si Lindje

Mesazh  Kybalioni prej 18.06.14 0:40


Nuk ka asgjė tė panatyrshme tė mos duash tė bėsh fėmijė. Nėse nuk do, e ke kėtė tė drejtė. Nėse do tė zhvillosh krijimtarinė nė art, pikturė, muzikė, shumė mirė, madje mė mirė se tė sjellėsh njė fėmijė nė kėtė botė siē ėshtė. E kushedi ē’fėmijė del pastaj: Hitleri po pret pėr ndonjė mitėr, Stalini po pret tė dalė prej teje. Kujdes, ai tipi i yndyrshėm italian, Musolini po pret. Gjthė kėta tipa po presin tė vijnė nė radhė pėr tė ardhur kėtu. Kėto kohė janė tė kėqija pėr fėmijėt. Piktura nuk ėshtė dėm, kėrcimi gjithashtu, krejt tė natyrshme. Burrat thonė vazhdimisht se ėshtė gratė kanė pėr detyrė tė lindin fėmijė. Kėshtu i mbajnė  gratė nė skllavėri, pasi ku ka kohė gruaja pėr art pastaj? Vetėm nja 100 vjet pėrpara ēdo grua nė botė ishte pothuajse shtatzėnė vazhdimisht. Mos dėgjo njeri: nėse nuk ėshtė problem atėherė nuk ėshtė derisa ta ndiesh ndryshe. Nėse ndihesh mirė nė tė bėrit art, do tė bėsh edhe fėmijė mė tė mirė.
Njė nga arsyet pse gratė nuk janė tė lira ėshtė se ato thjesht nuk duan, nuk e kuptojnė se janė forca mė e madhe nė planet. Por ato janė xheloze pėr gratė e tjera, ky ėshtė problemi, simpatizojnė vetėm burrat. Bėhen xheloze pėr rrobat, makinat e shtėpitė e grave tė tjera, kjo ėshtė e vetmja marrėdhėnie me gratė e tjera. Ato duhej tė ishin tė lira kohė mė parė, asgjė nuk i ka penguar, por janė armiq tė vetes. Gratė kanė pėrfunduar duke pėlqyer burrat, jo tė tyret kuptohet, por tė grave tė tjera.
Mendja femėrore ka tė dyja cilėsitė: negativen dhe pozitiven. Xhelozinė si negative dhe dashurinė si pozitive. E njėjta gjė ndodh me meshkujt: pozitivja ėshtė kureshtja, kėrkimi dhe negativja dyshimi.
Tė dyja palėt duhet t’i japin rėndėsi anės sė tyre pozitive, pastaj gjėja mė e bukur nė botė ndodh. Ėshtė njeriu i pandarė, njė, unitet, kozmos i brendshėm, simfoni ku notat harmonojnė, bashkėsi.
Kur shkruani njė libėr apo bėni art ndiheni plot energji e gėzim. Por kur mbaroni jeni bosh, thuajse i vdekur. Ky boshllėk ju tmerron. Kur gruaja ėshtė shtatzėnė ėshtė e mbushur me ndjesi, ndėrsa pas lindjes ndihet bosh. I mungon fėmija qė kishte brenda. Megjithatė, pas disa ditėsh qetėsohet e vazhdon me rritjen e fėmijės, duke u mbushur pėrsėri. Pėr njė artist kjo ėshtė absolutisht e pamundur. Pikturon, shkruan, kompozon, pastaj ngelet bosh, por nuk asgjė pėr tė rritur e ndjekur nga mbrapa gjatė jetės si nėna fėmijėn, sepse vepra ėshtė e rritur, e pėrfunduar, nuk ke ē’i bėn mė. Por artisti duhet tė pėrballet me kėtė boshllėk. Mos kujto se je bosh, ose i fikur, sepse edhe boshllėku ka diēka nė tė, ti thjesht po sheh nė kėndin e gabuar. Njė dhomė plotė me sende e quajnė tė mbushur. Pasi e boshatisim ėshtė edhe mė plot se pėrpara: ėshtė e plotė. Dhomė do tė thotė hapėsirė, sendet i zinin vendin kėsaj hapėsire. Boshllėku ėshtė i plotė pa sendet.
Njėherė, bujta nė shtėpinė e njė pasaniku pa gusto fare. Shtėpinė e kishte mbushur plotepėrplot me gjėra tė shėmtuara, sa mezi lėvizte, kishte frikė mos thyente gjėra tė shtrenjta. Edhe shėrbėtorėt ishin bėrė me fiksime. Mė ēoi nė dhomėn mė tė bukur, sipas tij, por nuk pranova dhe i thashė se nuk doja tė rrija nė njė muzeum. Dua njė dhomė ku mund tė lėviz. Dhomė domethėnė liria qė ke pėr tė lėvizur atje brenda.
Kur krijon e ke kokėn plot, mendja ėshtė e zėnė gjithė kohėn, ndjenja, mendime, karaktere. Pastaj libri mbaron dhe sendet ikin, ndėrsa ti ndihesh bosh. Por nuk ke pse trishtohesh, pasi pikėrisht kėtu ėshtė e gjithė ēėshtja, ajo qė Buddha quan Samyak Drasthi: nėse e shikoni me syrin e duhur ėshtė vetėm njė ēlirim, lirėsi nga fiksimet, gjėrat. Ndiheni i pastėr pėrsėri. Kėtė shijoni. Kėndvėshtrimi juaj i gabuar krijon trishtim. A jeni ndier ndonjėherė nė siklet nga bujtėsi? Sapo ikėn ai qetėsoheni, keni pėrsėri hapėsirėn tuaj.
Tė shkruash ėshtė ēmenduri: karakteret bėhen bujtės, secili entitet mė vete. Dhe asnjėherė nuk dėgjojnė shkrimtarin, i cili e nis tregimin por kurrė nuk e mbaron vetė. Personazhet janė pėr qejf tė vet, njėsoj sikur ke bėrė fėmijė. Ti e pėrfytyron doktor ai bėhet endacak. Mė thuaj, ke ē’t’i bėsh? Ti e nis profet ai pėrfundon teveqel. Prandaj tė shkruarit, arti, ėshtė gjithmonė katarsis, duhet tė ndodhė qė tė ēlirohesh.
Prandaj njerėzit krijues pothuajse ēmenden. Mediokrit nuk ēmenden kurrė, nuk kanė arsye, i kanė jetėt tė zakonshme. Van Gogh ēmendet, Nijinsky ēmendet, Niēe ēmendet, pasi nuk kanė hapėsirėn e tyre nė vetvete, e kanė plot me njerėz qė ikin e vijnė gjithė kohėn. Ėshtė ēmimi qė ēdo artist paguan.
Mbaj mend, kur njė libėr mbaron e njė fėmijė lind, gėzohu, lumturohu me atė hėpėsirė, sepse sė shpejti njė libėr tjetėr do vijė, si gjethet e pemėve. Nuk ke ē’t’i bėsh, ėshtė e natyrshme. Qėndroni gjetherėnė nėn qiellin e dimrit, por mos e quani boshllėk, quajeni plotėsi, plot me vete. Ajo periudhė qetėsie ėshtė e nevojshme pėr ēdo artist tė vėrtetė, ėshtė e natyrshme. Jo siē ndodh me femrat: sapo pjellin njėrin, hopa me barrė pa mbushur muajin. Ajo lodhet, mbaron.
Nėse njė tregim ėshtė perlė, aq mė i madh ėshtė boshllėku qė ndjeni, aq mė e madhe koha e rimėkėmbjes. Nėse ėshtė vetėm njė copė gazetari apo punė pėr lekė, nuk boshatiseni fare, j’ua them unė. Sa mė i thellė krijimi, as mė e madhe hapėsira, gėzojuni. Stuhia ėshtė e mirė, por edhe qetėsia pas saj. Dita ėshtė e bukur, edhe nata ėshtė. Nė mėngjes ngriheni plot energji, gati pėr punė tė tjera.
Por njeriu jeton nėpėr fjalė. I quani gjėrat me emrat e gabuar, keni frikė prej tyre. Ajo qė shqiptoni nuk ėshtė veē fjalė, por tingėllim kuptimplotė qė ka lidhje tė thella me qenien tuaj. Prandaj keni frikė kur e quani boshllėk. Nė Indi, kemi njė fjalė mė tė mirė, Shunya, qė ėshtė fjalė pozitive, e bukur. Do tė thotė: hapėsirė, e pakufizuar. Edhe qėllimin e fundmė ne e quamė Shunya. Buda thotė se kur bėhe Shunya, kur bėhesh absolutisht hiē, atėherė ia ke dalė.
Njė poet, artist, piktor ėshtė drejt rrugės sė mistikut. E gjithė veprimtaria artistike ėshtė rrugės pėr t’u shndėrruar nė religjion. Kur mbaroni sė krijuari e jeni fikur, shfrytėsojeni tė jeni vetėm me qenien tuaj, mos e quani boshllėk, por gjithėnjėsi, qenie, vėrtetėsi, quajeni Zot. Vetėm atėherė do tė ndjeni urantėn.


Arti sipas Gurdjieff
Osho: Gurdjieff e ndan artin nė dy kategori: modernin e quan subjektiv, kurse antikun e quan artin real. Njerėzit qė ndėrtuan piramidat, Taj Mahal, shpellat e Ajanta e Ellora, ishin komplet ndryshe. Ai e quan kėtė art objektiv. Pėr artistėt modernė, subjektivė ėshtė e shėndetshme tė bėjnė artin kėshtu si tani, pasi nxjerrin jashtė helmin e tyre, ēlirohen, por nuk ėshtė mirė pėr tė tjerėt. Pėr hatėr tė muzikės moderne ti lėviz nėpėr hapėsira ēmendurie brenda vetes.
Arti objektiv nėnkupton diēka qė tė ndihmon tė qendėrzohesh. Tė shohėsh Taj Mahal nėn hėnėn e plotė gjen menjėherė hapėsirė meditative. Por arti objektiv ėshtė zhdukur sepse mistikėt janė zhdukur nga bota. Tė tillėt janė ata qė kanė arritur majat e mund tė shohin malin e luginėn njėherėsh, bukurinė dhe shėmtirėn njerėzore njėherėsh. Mund tė shohin njėherėsh vrimat e errėta ku zvarriten njerėzit dhe ata qė ecin nė dritėn e diellit. Ata krijojnė mėnyra qė ndihmojnė shpellarėt tė dalin nė diell. Botės i duhet rikthyer arti objektiv.

(Te dashur lexues ju ftoj te beheni pjese e faqes me te re ne facebook"Evolucioni i Vetedijes" per ti hedhur nje sy shkrimeve mjaft interesante me natyre shpirterore dhe filozofike nga urtaket e mocem)
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi