Elozh Metafizikės

Shko poshtė

Elozh Metafizikės

Mesazh  Luli prej 16.06.14 11:49



Metafizika, na thoshte njė mėsues, u quajt nga lėēitėsi latin, ajo pjesė e veprės sė maqedonasit Aristotel, qė vinte pas Fizikės. Por meqė physis domethėnė natyrė, metafizikja ėshtė thjesht e mbinatyrshmja. E pėrtejshmja, infiniti, e pashmja simbas dritės...

Ajme jetojmė nė epokėn e anti-metafizikės, nė konsumizėm, dhe tė gjitha kėto tingėllojnė patetike. Kjo epokė ėshtė veē tjerash edhe anti-fizike. Kaq na janė errėsuar sytė nga mallrat, sa kemi humbur edhe lidhjen me natyrėn, me fiziken. Dhe meqė e kemi humbur, kjo lidhje ėshtė bėrė qėllim nė vetvete. Priremi drejt fizikes, duke u nisur nga dėshpėrimi ynė material, si dikur prireshim drejt metafizikes, duke u nisur nga pamjaftueshmėria jonė fizike.

Por shpirti ynė ėshtė aq i paushqyer, sa ēdo kundėrmim metafizike, na bėn efektin e njė helmi. Sa nga njerėzit e sotėm mund ta dėgjojnė Moxartin, pa iu dukur si "muzikė tė vdekurish" fjala vjen?

Pėr tė folur tani mė nė konkret pėr shpirtin shqiptar, e ndjejmė sa i kufizuar ėshtė bėrė ai, nga reformat e historisė, sidomos atyre tė shekullit tė kaluar. Nuk po flasim pėr shpirtin Spirit (Spirito, Geist), por pėr shpirtin Soul (Anima, Seele). Pėr botėn gjysmė-errcake tė shqisave, qė po errėsohet gjithmonė e mė shumė. Shpirti shqiptar po humbet instinktet, por pa fituar mendimin. Po humbet reflekset, pa fituar refleksionin. Mendimi ėshtė instinkt i ri, prandaj i dominon instinktet e vjetra fizike, dhe ėshtė i vetmi instinkt metafizik.

Nė mungesėn e programeve reale, atyre qė i mundėsojnė njeriut tė vetėndėrtohet, jemi sot para dy modeleve "sendėrtuese". Sera e socializmit sovjetik ėshtė zėvendėsuar me xhunglėn e tranzicionit, dhe synohet qė tė shitet xhungla pėr tė blerė serėn. Nė dyja kėto modele zhvillimi tė kopshtit antropologjik, shpirtit i merret fryma (pėr ta thėnė filozofikisht mė saktė, do mė duhej italishtja, e do thosha: allo spirito vien tolta l'anima). Xhungla ėshtė model a-politik, pra antimodel, anarki. Sera prodhon nė seri, por njerėz tė skaduar amą, tė konsumuar.

Nėse elita jonė ka modele kaq tė skaduara pėr ne, kjo do tė thotė se ajo nuk ka model pėr vete. Dhe ajo nuk ka lidhje organike me elitarizmin e viteve '30, sado qė me fjalė mundohet ta bėjė. E madje pyetja shtrohet: a kemi elitė? Jo. Nuk kemi. Kjo elitė synon tė na bėjė tė besojmė se ne nuk kemi teknologjinė pėr ta kuptuar. Por meqė ajo e ka teknologjinė, si ka mundėsi qė nuk kupton vetveten?!

Thjesht se i mungon ai dimensioni...

Ē'ėshtė njė elitė, pėrpos se njė lėvizje qė prodhon metafizikė?! Nė kohėn kur njerėzimi ishte mė pak i robotizuar nga teknika, i donte lundėrtarėt e poetėt e heronjtė e vet, pasi kėta e pajisnin me metafizikė, i jepnin frymėmarrjen univerale, energjinė jetėsore, largpamėsinė profetike. Sot sistemit nuk i duhen mė tėrė kėta figura tė shpirtit, i duhen thjesht bateri.

Pa metafizikė, fjalėt janė thjesht miza. Janė miza qė kalojnė kokė mė kokė, hyjnė nė veshė e dalin nga goja, gjithnjė e mė tė azdisura, gjithnjė e mė pickuese e verbanike. Shikojini se ē'ndodh me tėrė komunikatorėt - conquistadores tė ekranit tė vogėl - gazetarėt, politologėt e politikanėt, pedagogėt e intelektualėt, aktorėt e regjisorėt, kėngėtarėt dhe kompozitorėt? A bėjnė gjė tjetėr pėrpos sė transmetuari mizat?! Mizat e njėri-tjetrit. Mizat e labirintit! Mizat e kėtij realiteti tė mbyllur, jo pėr shkak tė vogėlsisė sė vendit, por pėr shkak tė mungesės sė metafizikės!

Edhe Irlanda ėshtė e vogėl, por shpirti irlandez merr frymė thellė. Sepse njė shpirt nuk ėshtė njė shpirt po nuk u derdh nė njė plan shpirtėror.
Diēka aktuale, tash. Kur themi se ne shqiptarėt e kėsaj Shqipėrie duhet tė dalim, nuk kemi parasysh se duhet tė bėjmė pasaportat biometrike dhe tė harxhojmė ato pak kursime qė kemi. Tė dalim, tė dalim sa mė parė, e jo tė ikim, por tė shkojmė. Pėr hir tė atyre qė vdiqėn nė kufi, tė dalim, pėr tė parė liri me sy, aty ku liria funksionon...

Por ata qė vdiqėn martirė, e kishin metafizikėn e lirisė e ne mund tė vdesim pa e pasur; shpirtrat e tyre e panė lirinė, e ajo qe shkėndija qė i bėri tė lėvizin edhe fizikisht. Sikundėr, shumė shpirtra qė kanė lindur nė liri, nuk do e shohin atė, pasi nuk e kanė metafizikėn e saj.

Kur flet pėr fiziken dhe metafiziken, s'mundesh dot ma ta vesh theksin tek e dyta. E don metafizika e tekstit. Ngase thjesht po shkruan pa folur. E nė fakt nė kohėn tonė pėr shkak se po minohen tė dyja, natyra dhe e mbinatyrshmja bėjnė lidhje tė vetme (religjon t'unjishėm), pėr tė krijuar njeriun me ndjeshmėri kozmike, si pėrgjigje ndaj robotit elektronik.

Pse e duam hebreun, tė krishterin, muslimanin, siē duam poetin, muzikantin, e Ainshtajnin? Se kanė metafizikė, se kuptojnė gjuhėn e krijimit, ia hapin dyert dritės, dhe janė jeta e kėsaj bote, qė pa ta s'ka jetė.

Metafizika ose skaji kah synohet. Pasi vetėm duke synuar tė gjesh mbinjerėzoren, mund tė arrish sė paku njerėzoren.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi