OSHO- Liria nga posedimi ne "Dashuri"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

OSHO- Liria nga posedimi ne "Dashuri"

Mesazh  Kybalioni prej 12.06.14 16:52

Dashuria bėhet barrė sepse nuk ka dashuri. Ju vetėm po lodronit, mashtronit veten. Lidhja, kapistalli ėshtė realiteti; dashuria ishte vetėm njė hyrje. Prandaj, sa herė qė bini nė dashuri, herėt a vonė zbuloni se jeni kthyer nė njė instrument – atėherė fillon gjithė mjerimi. Cili ėshtė mekanizmi? Pse ndodh?
Vetėn para ca ditėsh njė burrė erdhi te unė dhe mė mė tha se ndihej shumė fajtor. “Doja njė grua, e doja shumė, shumė. Ditėn qė ajo vdiq po vajtoja, por njė ēast e kapa veten me njė farė lirie pėrbrenda, sikur tė mė ishte hequr njė barrė. Mora frymė thellė, sikur tė isha i lirė”. Atė ēast ai u bė i vetėdijshėm pėr njė shtresė dytėsore tė ndjenjave tė veta. Nga jashtė po qante e ulėrinte e thoshte “Nuk jetoj dot pa tė, tani ėshtė e pamundur jeta, do tė duket si vdekje”, por thellė poshtė thoshte “Kuptova se po ndihem shumė mirė, tani ndihem i lirė”. Njė shtresė e tretė filloi tė ndihej nė faj, i thotė vetes “ēfarė po bėn?”, ndėrsa para tij shtrihej trupi pa jetė, duke e bėrė tė ndihej nė faj tė madh.
Ky njeri erdhi te unė dhe mė tha ta ndihmoja “Mė ndihmo! Ēfarė i ndodhi mendjes sime? Kaq shpejt e tradhėtova? Nuk ndodhi asgjė, askush nuk tradhėtoi? Por dashuria bėhet barrė, bėhet kapistall, varėsi, skllavėri. Pse bėhet e tillė? Gjėja e parė qė duhet kuptuar ėshtė se nėse shndėrrohet nė skllavėri, ishte vetėm njė iluzion sikur ishte dashuri. Po luanit me veten dhe e mendonit si dashuri. Nė fakt kishit nevojė pėr ca litarė, frerė, madje thellė-thellė do tė gjeni nevojėn tuaj pėr tu bėrė skllevėr.
Ka njė frikė tė fshehtė kundrejt lirisė dhe tė gjithė duan tė bėhen skllevėr. Tė gjithė, sigurisht, flasin pėr lirinė, por askush nuk ka kurajon tė ēlirohet vėrtet, sepse kur jeni plotėsisht tė lirė JENI VETĖM. Nėse keni kurajon tė jeni vetėm, vetėm atėherė mund tė jeni tė lirė. Por askush nuk ėshtė aq kurajoz sa tė rrijė vetėm. Keni nevojė pėr dikė, sepse keni frikė nga vetmia juaj. Mėrziteni me veten, nuk rrini dot njė sekondė vetėm me veten, me veten ju duket gjithēka pa kuptim. Me dikė tjetėr jeni nė veprim dhe krijoni kuptime false rreth vetes. Nuk jetoni dot pėr veten, por nisni jetėn pėr dikė tjetėr. Dhe kjo vlen edhe pėr tjetrin, gjithmonė: ai ose ajo, nuk jeton dot vetėm dhe ėshtė nė kėrkim tė dikujt. Dy njerėz qė kanė tmerr vetminė e tyre bashkohen dhe fillojnė tė luajnė – lojėn e dashurisė.
Por thellė pėrbrenda po kėrkojnė angazhim, lidhje, skllavėrinė. Pra, herėtavonė, ajo qė po dėshironit ndodh. Kjo ėshtė njė nga fatkeqėsitė mė tė mėdha tė botės. Do ta keni dhe paraloja zhduket, sapo mbaron funksioni i saj. Kur jeni bėrė burrė e gura, skllevėr tė njėri-tjetrit, kur ndodh martesa, dashuria do tė zhduket sepse dashuria ishte vetėm njė iluzion nė tė cilin dy njerėz mund tė skllavėronin njėri-tjetrin.
Pėr ju ėshtė poshtėruese ta kėrkoni skllavėrinė drejtpėrdrejt, nuk e bėni. Dhe nuk mund t’i thoni dikujt nė fytyrė “Bėhu skllav pėr mua” ose “Dua tė bėhėm skllavi yt”, kėshtu qė i thoni “Nuk jetoj dot pa ty”. Dhe kuptimi ėshtė brenda; ėshtė i njėjti. Dhe, kur dėshira e vėrtetė pėrmbushet, dashuria zhduket. Filloni tė ndjeni skllavėrinė, zinxhirėt e nisni tė luftoni pėr lirinė.
Mbajeni mend kėtė, ėshtė njė nga paradokset e mendjes: ēfarėdo qė tė merrni do tė mėrziteni dhe ēfarėdo qė nuk e arrini dot do ta dėshironi. Kur jeni vetėm kėrkoni lidhje e skllavėri. Kur jeni tė angazhuar do tė filloni tė kėrkoni lirinė. Vėrtet, vetėm skllevėrit ėndėrrojnė lirinė, ndėrsa tė lirėt kėrkojnė skllavėri. Mendja ėshtė si lavjerrės, lėviz nga njėri skaj nė tjetrin. Dashuria nuk bėhet barrė. Duheshin litarėt; dashuria ishte vetėm karremi. Po kėrkonit njė peshk tė quajtur skllavėri: dashuria ishte karremi pėr tė kapur kėtė peshk. Kur kapet peshku karremi flaket tej. Mendojeni gjithmonė kėtė dhe, kur bėni diēka, vetėdijėsohuni pėrbrenda qė tė gjeni shkakun themelor.
Nėse dashuria ėshtė e vėrtetė nuk bėhet kurrė barrė. Cili ėshtė mekanizmi qė e bėn dashurinė skllavėri? Ēasti qė i thoni tė dashurit “Mė duaj vetėm mua”. Keni filluar pėrvetėsimin, dhe nė ēastin qė zotėroni dikė e keni poshtėruar thellėsisht, sepse e keni shndėrruar nė njė send.
Kur tė zotėroj, nuk je mė njeri, por vetėm njė send mė shumė ndėr gjėrat e mia. Pastaj tė pėrdor, se je gjėja ime, zotėrimi im, tė cilin nuk lejoj kėnd tjetėr ta pėrdorė. Ėshtė njė ujdi, ku unė zotėrohem nga ty dhe ti mė bėn send, por nuk mė pėrdor dot asnjė tjetėr. Tė dy partnerėt ndihen tė lidhur e skllavėruar. Bėjmė skllav njėri-tjetrin.
Pastaj plas lufta. Dua tė ēlirohem e njėherėsh tė zotėroj e tė zotėrohem – kjo ėshtė lufta. Nėse nuk dua tė zotėrohem atėherė nuk tė zotėroj dot.
Zotėrimi duhet tė rrijė larg mesit tonė. Duhet tė ngelemi individė e tė lėvizim si vetėdije tė lira e tė pavarura. Mund tė bashkohemi, shkrihemi me njėri-tjetrin pa zotėruar askush. Dhe nuk ka mė skllavėri e barrė. Frerėt janė njė nga gjėrat mė tė shėmtuara, dhe, kur them e shėmtuar nuk kam parasysh vetėm nė mėnyrė religjioze, por edhe estetikisht. Kur jeni nė zinxhirė humbni vetminė tuaj, veten tuaj: keni humbur gjithēka. Vetėm qė tė ndiheni mirė se dikush ju ka nevojėn e ėshtė me ju, keni humbur gjithēka, keni humbur veten. Por hilja qėndron nė pėrpjekjen pėr tė qenė tė pavarur dhe tė bėni tjetrin zotėrim – ndėrsa tjetri bėn tė njėjtėn gjė. Pra, mos zotėroni nėse nuk do tė tė zotėroheni. Jezusi tha diku “Mos gjykoni, qė tė mos gjykoheni”. Ėshtė e njėjta gjė: “Mos zotėroni, qė tė mos zotėroheni”. Mos skllavėroni, qė tė mos skllavėroheni.
Tė ashtuquajtirut mjeshtra janė gjithmonė skllevėr tė mjeshtrave tė tyre. Nuk mund tė bėheni mjeshtra tė dikujt pa u bėrė skllav – ėshtė e pamundur. Mund tė bėheni mjeshtėr vetėm kur nuk keni skllevėr. Duket paradoksale, sepse kur ju them se mund tė jeni mjeshtėr vetėm kur s’keni skllevėr, do tė mė pyesni se ēfarė ėshtė mjeshtėria? Si mund tė ndihem mjeshtėr kur nuk kam asnjė nėn vete? Por unė ju them se vetėm atėherė jeni mjeshtra. Atėherė askush nuk ėshtė skllavi juaj e nuk do tė mundohet t’ju trajtojė si skllavin e vet.
Tė dashurosh lirinė, pėrpjekjet pėr tė qenė i lirė, janė domethėnia e kuptimit tė thellė qė keni pėr veten tuaj. Kuptoni se tani jeni mjaftueshėm te vetja. Mund tė ndani e bashkoni me tė tjerė, por jeni tė pavarur. Unė mund tė ndaj veten me dikė, mund tė ndaj dashurinė time, lumturinė time, ngazėllimin tim, qetėsinė time me dikė. Por ėshtė pėrndarje, jo varėsi. Nėse nuk ka njeri aty unė jam njėsoj i lumtur e i pėrndritur. Nėse dikush ndodhet aq mė mirė dhe e ndaj gjithēka me tė.
Kur njėmendėsoni vetėdijen tuaj tė brendshme, qendrėn tuaj, vetėm atėherė dashuria nuk ėshtė skllavėri, ėshtė pėrkushtim. Nėse nuk njihni qendrėn tuaj dashuria bėhet barrė. Por, fillimisht, duhet tė jeni aty pėr tė dashuruar, e nuk jeni.
Buda po kalonte pėrmes njė fshati. Njė djalosh iu afrua dhe e pyeti “Mėsomė diēka: si mund tu shėrbej tė tjerėve?” Buda u gajas me tė dhe i tha “Mė parė ji. Harroji tė tjerėt. Mė parė ji vetja e gjithēka vjen vetė mė pas.”
Ju, tani, nuk jeni. Kur thoni se “dashuroni dikė, ajo/ai bėhet barrė”, po thoni se ju nuk jeni, sepse ēdo gjė qė bėni shkon keq pasi njeriu qė vepron nuk ėshtė aty. Pika e brendshme e vetėdijėsimit nuk ėshtė aty, prandaj gjithēka shkon ters. Mė parė duhet TĖ JESH, pastaj mund tė ndash qenien me tė tjerėt. Dhe kjo ndarje do tė tjetė dashuri. Por, para kėsaj, ēdo gjė qė bėni ėshtė skllavėri.
Sė fundmi: nėse luftoni kundėr lidhjes, keni marrrė kthesė tė gabuar. Vazhdoni luftėn, por kaq shumė murgj, oshėnarė, sannyasinė po e bėjnė vazhdimisht. Ndjejnė se janė tė lidhur pas shtėpisė sė tyre, pronės, grave, fėmijėve dhe ndihen tė mbyllur nė kafaz. Arratisen, lėnė gjithēka mbrapa dhe bėhen lypės, ikin pyjeve e vetmohen. Por shkoni vėzhgojini: bėhen tė lidhur me mjediset e reja.
I bėra vizitė njė miku oshėnar, qė jetonte nėn njė pemė nė njė pyll tė dendur, por atje kishte edhe asketė tė tjerė. Njė ditė rastisi qė po rrinim bashkė, dhe, kur miku iku nė lumė tė bėnte banjė, erdhi njė asket i ri e u ul nė vend tė tij. Nisi tė meditonte. Kur u kthye miku im nga lumi e shtyu tė riun nga pema e ti tha “Kjo ėshtė pema ime. Shko gjej njė tjetėr, nuk ulet kush nė pemėn time!” Dhe ky njeri kishte lėnė shtėpinė, gruan e fėmijėt. Tani ishte bėrė pema pronė – e nuk mund tė meditonte kush tjetėr nėn pemėn e tij.
Nuk shpėtohet lehtė nga zotėrimi. Merr forma tė reja, gėnjen veten, por ngelet aty. Prandaj mos luftoni me maninė pėr zotėrim, vetėm pėrpiquni tė kuptoni pse e keni. Dhe shkoni nė themel tė shkakut: sepse ju nuk jeni aty, ėshtė skllavėria.
Pėrbrenda jush, vetja ju ėshtė aq shumė nė mungesė sa pėrpiqeni t’i bashkangjiteni diēkaje pėr tė ndjerė siguri. Nuk jeni tė rrėnjėzuar dhe pėrpiqeni tė shndėrroni gjithēka tjetėr nė rrėnjėt tuaja. Kur jeni tė bazuar nė vetvete, kur e dini kush jeni, ēfarė ėshtė kjo qenie brenda jush e kjo vetėdijėsim pėrbrenda, nuk ngjiteni pas askujt.
Kjo nuk do tė thotė se nuk do tė dashuroni, jo. Nė tė vėrtetė, vetėm atėherė mund tė dashuroni, sepse tė ndash me tjetrin ėshtė e mundur – pa kushtėzime, pa pritshmėri. Ndani e jepni thjesht sepse keni begatinė, rrjedhshmėrinė. Kjo tejmbushje vetjake ėshtė dashuri, e kur kjo shndėrrohet nė pėrmbytje, derdhet mbi gjithė universin e dashuria arrin yjet, nė dashurinė tuaj toka rrėngjethet. Ėshtė pėrkushtim, ėshtė lutje.


(Te dashur lexues jeni te mirepritur te beheni anetare te faqes me te re ne facebook "Evolucioni i Vetedijes" ku do gjeni mjaft shkrime qe do ti sherbejne vetedijesimit )FLM
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi