Besimet e ēuditshme tė mendimtarėve tė mėdhenj

Shko poshtė

Besimet e ēuditshme tė mendimtarėve tė mėdhenj

Mesazh  Odin prej 10.06.14 21:13



Mendimtarėt e mėdhenj shpesh kanė qenė tė njohur me pėrrallat e jetės sė tyre dhe besimeve qė kanė pasur. Disa prej tyre kanė besuar nė disa gjėra mjaft tė ēuditshme. Pėr shembull, njė filozof ka besuar qė ėshtė Zot dhe ėshtė hedhur nė vullkan pėr ta dėshmuar kėtė. Ēfarė mendoni qė ka ndodhur mė pas?

Pitagora ėshtė matematikan i njohur nė botė, mė sė shumti me teoremėn e tij. Pitagora ka qenė gjeni matematikor, pa dyshim, por ai ka kontribuar shumė edhe nė fushėn e muzikės, astronomisė dhe mjekėsisė.



Pėr tė ėshtė e njohur qė nuk ka qenė i kėnaqur nga tė mirat materiale. Ai ka besuar nė reinkarnimin e shpirtrave dhe ka qenė vegjetarian, ka luftuar pėr paqen, por pėrveē kėtyre, ai ka pasur dhe disa besime tė ēuditshme. Pėr shembull, Pitagora ka besuar qė fasulja ėshtė krijuar nga materiali i njejtė si njerėzir dhe pėr kėtė arsye nuk duhet tė konsumohet.



Semjuel Morz ka qenė piktor, por ai ka shpikur telegrafin e parė dhe alfabetin e Morzit. Megjithatė, ai, si dhe shumica e mendimtarėve tė tij bashkėkohės, ka qenė racist dhe paranoik. Morzi ka besuar qė tė zinjtė, hebrenjtė, katolikėt dhe tė gjithė austriakėt duan ti shkatėrrojnė protestantėt e bardhė anglosakson tė Amerikės. Ai madje ka shkruar disa libra me kėtė temė.



Nė moshėn 81-vjeēare, Joshiro Nakamacu ėshtė inovatori mė i suksesshėm nė botė me mbi 3000 patentime. Ai thotė qė ka shpikur ndonjė gjė pėr gjithēka. Derisa punon nė njė shpikje tė re, ai pėrshkruan procesin e tij kreativ i cili pėrfshin muzikė dhe zhytje nė ujė tė thellė, mbajtje e frymėmarrjes pėr 0,5 sekonda para se tė humbasė vetėdijen pėr t'u inspiruar. Pėrveē kėsaj, ai ėshtė i vendosur tė jetojė deri mė 144 vjet dhe ka ndjekur njė regjim tė rreptė tė tė ushqyerit pėr ta arritur kėtė.



Empedokleu ka qenė njė filozof antik grek i cili qėndron prapa shumė mendimeve gjeniale tė thurura nė vargje. Mes tė tjerash, Empedokleu ka qenė njeriu i parė qė ka folur pėr katėr elementet qė pėrbėjnė botėn - zjarri, toka, uji dhe ajri. Ai ka pasur teori tė evolucionit e cila ka ndikuar nė atė tė Darvinit, ndėrsa Aristoteli e ka quajtur baba tė retorikės. Por, ai ka besuar qė ėshtė Zot, poashtu dhe nė reinkarnim. Pėr ta dėshmuar kėtė, Empedokleu ėshtė hedhur nė vullkan aktiv (Etna). Disa njerėz besojnė qė pas asaj ėshtė shndėrruar nė Zot tė pavdekshėm. Sidoqoftė, ky ka qenė fundi i kėtij filozofi.
avatar
Odin

528


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi