Mumia e mallkuar qė vrau secilin qė e preku!?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mumia e mallkuar qė vrau secilin qė e preku!?

Mesazh  Odin prej 10.06.14 20:58



Mė 1860, pesė tė diplomuar nga Oksfordi vendosėn tė shkojnė nė Egjipt. Kur u kthyen nė vendlindje, sollėn sarkofagun ku ishte varrosur priftėresha e perėndisė Amon-Ra. Ajo ishte nė njė post tė lartė gjatė dinastisė sė 21-tė tė faraonėve (1085-945 p.e.s.). Por, nuk ishte nė sarkofag!

Me sy tė mėdha dhe krahė tė hapur, imazhi i saj kishte njė aurė fatzezė. Qėkur ėshtė zbuluar, tė gjithė qė ishin nė kontakt me tė kanė vdekur.

Pas kthimit nga Egjipti, dy tė diplomuar vdiqėn. I treti u qėllua aksidentalisht gjatė gjuetisė dhe dora e tij u amputua. Ndėrsa, njė anėtar tjetėr tėrė pasurinė e shpenzoi nė bixhoz. Ky i fundit iku nė SHBA, ku po ashtu u pasurua dhe nė fund gjithēka humbi nė zjarr dhe pėrmbytje.

Kapaku i sarkofagut pastaj shkoi te motra e tij, e cila donte ta fotografonte mė 1887. Fotografi vdiq, si dhe njeriu qė e mbante. Po ashtu vdiq njeriu qė synoi tė deshifronte hieroglifėt. Ai e vrau veten.

Pas gjithė kėsaj, njė gjė u tha se ishte e sigurt: kapaku i sarkofagut ėshtė i mallkuar.

Pllaka ndodhet sot nė Muzeun Britanik dhe njihet si “Artefakti 22542”, transmeton Telegrafi. Shumica e njohin si “Mumia qė sjell fatkeqėsi”. Kėshtu, njė gazetar vendosi tė bėjė njė rrėfim pėr kėtė rast tė pazakontė. Nė vitin 1904, Bertam Fletcher Robinson botoi nė faqen e parė tė ditores “The Daily Express" artikullin “Priftėresha e vdekjes”. Tre vjet mė vonė ai vdiq. Ai ishte paralajmėruar pėr kėtė artikull nga shefi i tij, i cili mė vonė thotė: “E paralajmėrova. Ai ishte kėmbėngulės dhe sot ėshtė i vdekur”.

Nė kohėn kur sarkofagu shkon nė Angli, Perandoria Britanike pushton Egjiptin dhe bombardon Aleksandrinė. Aty anglezėt qėndruan deri mė 1922. Nė atė kohė kishte pėrparuar edhe shkenca. Por, disa besime kishin mbetur tė pandryshuara. Kėshtu, egjiptologėt, pėrkundėr qasjeve moderne, ishin tė bindur se “tė vdekurit nuk duhet tė shqetėsohen”.

“E keni pllakėn e sarkofagut tė priftėreshės. Ėshtė dashur qė aty tė jetė edhe ajo. Por, nuk ėshtė. Pllaka ėshtė shfaqur nė botė, e ndarė nga trupi. Kjo shqetėson njerėzit, kjo i frikėson”, thotė njė egjiptologe nga Universiteti i Kalifornisė.

Shumė studiues thonė se ky mallkim ėshtė “budallallėk”. Por, historia e kėsaj mumie vazhdon tė frikėsojė tė gjithė ata qė e prekin.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi