Osho- Seksi,Dashuria,Martesa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Osho- Seksi,Dashuria,Martesa

Mesazh  Kybalioni prej 10.06.14 1:03

Ata qė mė quajnė “guruja i seksit” janė komplet budallenj; nuk kuptojnė njė gjė tė thjeshtė, qė e pėrsėris: Jam njeriu mė anti-seks nė botė. Nėse mė dėgjojnė siē duhet nuk do tė ketė pornografi, homoseksualė, lezbike – perversitete tė ēdo lloji. Dhe ju mė quani “guru i seksit”! Mos harroni: seksi nuk gjendet nė gjenitale, por nė kokat tuaja. Ka njė qendėr aty qė kontrollon veglat tuaja; prandaj, kur seksi pėrmbahet, nuk ėshtė punė gjenitalesh. Ka sekte Kristiane qė janė vetėtredhur pėr tė ruajtur beqarinė absolute. Por kjo nuk i ēliron prej seksit, pasi qendra e vėrtetė ėshtė nė kokė, nga ku seksi ėshtė vetėm njė zgjatim. Prandaj, kur fantazoni pėr seksin gjenitalet tuaja preken menjėherė: janė zgjatime tė mendjes suaj. Dhe kur mendja pėrmbytet nga seksualiteti, shfaqet ajo qė religjionet tuaja janė pėrgjegjėse: pornografia.
Gjithė pėrpjekja ime ėshtė t’ju them se kėnaqėsitė e jetės duhen provuar nga njeriu. Sipas llogarive tė mia, jeta pėrshkon njė minicilkėl tė plotė pas shtatė vjetėsh dhe njė ndryshim. Shtatė vitet e para janė i pėrkasin fėmijėrisė, pafajėsisė, lojės, ėshtė e artė ajo jetė. Kujtimet e atyre ditėve i pėrndjekin njerėzit deri nė vdekje, pasi asnjėherė gjatė jetės sė tyre nuk mund tė bėjnė diēka mė tė mirė. Shtatė vitet e tjera janė pjekja e energjive seksuale. 14 vjeē njeriu ėshtė seksualisht i pjekur, i aftė tė prodhojė biologjikisht fėmijė.
Nėse nevojat seksuale tė dikujt nuk plotėsohen ai fillon tė hajė shumė. Ėshtė fakt i njohur tani se pas martese femrat fillojnė tė shėndoshen, por jo para martese. E ēuditshme; pasi martohen nuk kanė mė probleme: kanė gjetur shėrbėtor jetėgjatė. Mund tė hanė, ēlodhen e tė shėndoshen. Dhe, sa mė shumė shėndoshen, aq mė shumė burrat e tyre shohin gra tė tjera. Sa mė shumė shohin burrat gra tė tjera, edhe mė shumė hanė ato, pasi e ngrėna zėvendėson seksin: jeta fillon me seksin e vazhdon me ushqimin, pra seksi e ushqimi mbajnė jetėn gjallė. Pse nuk ju tėrheq njė femėr apo mashkull i shėndoshė? Arsyeja kryesore ėshtė se ai ka zėvendėsuar seksin me ushqimin. Femra e shėndoshė tregon qartė se ajo ka hequr dorė nga seksi.
Shtypja e pėrmbajtja nuk sjell kurrė liri, tė bėn skllav. Pėrmbaj diēka e do tė bėhet padroni yt. Tė ashtuquajturit murgj nė manastire – BRAHMACHARIS – janė vazhdimisht tė fiksuar me seksin. Gjithė mania e tyre ėshtė seksi, mendja e tyre ėshtė plotėsisht seksuale, nuk ka si tė jetė ndryshe. I vetmi sukses, kur ēmendesh fare e je kundėr trupit tėnd, e shkatėrron, ėshtė se bėhesh eunuk.
Epshi ėshtė forma mė e ulėt e energjisė seksuale; dėshira mė e larta. Derisa epshi juat tė bėhet dashuri do tė vazhdoni tė jeni larg qėllimit. Epshi ėshtė e njėjta energji si dashuria; ndryshimi ėshtė vetėm nė drejtimin; epshi lėviz pėrposhtė, dashuria sipėr; epshi ėshtė si rrėnjėt e pemės, dashuria si krahėt e zogjve, por energjia ėshtė e njėjtė, neutrale. Derisa ju tė bėheni tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė fakt nuk do tė jeni krijues. Nė zbritje ėshtė shkatėrruese, thjesht po argėtoni veten, nuk po intergroheni – ajo qė Gurdjief quan kristalizim.
Kur epshi shndėrrohet e hyni nė qytetin e dashurisė, jeni tė pavarur. Ta dini, ky ėshtė pėrkufizimi i dashurisė. Nėse dashuria ka varėsi pėrbrenda, ėshtė epsh. Nė epsh nuk po mendoni vėrtet pėr tjetrin, por e pėrdorni tjetrin si mjet pėr qėllimet tuaja. E, sigurisht, kjo ėshtė varėsi, pasi doni ta zotėroni tjetrin pėrgjithmonė. Pasi tė nesėrmen, e prapė tė pasnesėrmen do tė keni nevojė pėr njė tė dashur qė ta zotėroni.
Kur tjetri ėshtė bėhet mė i vlefshėm se ju – kjo ėshtė dhembshuri, kjo ėshtė dashuri – kur sakrifikoni veten pėr tjetrin. Kur bėheni mėnyra dhe tjetri bėhet qėllimi, kjo ėshtė dashuria. Kur bėheni qėllimi e tjetri pėrdoret si mjet, ky ėshtė vetėm epsh, i cili ėshtė gjithmonė dinak, kurse dashuria ėshtė gjithmonė pėrdėllyese.
Dashuria e pavetėdijshme ėshtė vetėm epsh e asgjė tjetėr – njė emėr i bukur pėr njė gjė tė shėmtuar. Por sa njerėz janė vėrtet tė vetėdijshėm? Kur dashuria ėshtė meditative, atėherė ėshtė e vėrtetė.
Dashuria ėshtė mė shumė estetike; epshi joestetik, i shėmtuar. Kur dikush ju sheh me epsh nė sy, ia keni vėnė re fytyrėn? E shėmtuar. Edhe njė fytyrė e bukur shėmtohet kur ka epsh nė sy. E kundėrta ndodh me dashurinė: njė fytyrė e shėmtuar bėhet e bukur me dashurinė nė sy. Dashuria nė sy i jep tjetėr ngjyrė fytyrės; njė aurė e ndryshme ngjizet. Epshi krijon aura tė zeza, tė liga, tė shohėsh dikė epshor ėshtė gjė e shėmtuar.
Njeriu ėshtė i pavetėdijshėm. Ju bėni gjėra pa ditur pse. Bėni gjėra qė nuk do t’i bėnit kurrė nėse do tė ishit qoftė njė fije tė vetėdijshėm. Ajo qė bėni me jetėn ėshtė se vetėm flini gjatė saj. Ndėrgjegja duhet tė evoluojė. Sa mė shumė vetėdije tė keni aq mė shumė energji lėviz lart. Vetėdija ėshtė ēelėsi kryesor. Epshi kthehet nė dashuri nėpėrmjet ndėrgjegjjes, prandaj dashuria nuk mund tė jetė kurrė diēka e pavetėdijshme.
Epshi ėshtė lakmi, varėsi, zotėrim. Dashuria nuk ka nevojė fare pėr zotėrim, varėsi, pasi nuk ėshtė zili e lakmi. Dashuria ėshtė dhuratė, pjesėmarrje. Keni gjetuar diēka, zemra ėshtė plot, frutat tė pjekura, kėrkoni pėr dikė qė tė vijė tek ju dhe ta ndani.  Nuk kushtėzohet nga kush jep e merr. Jeni aq tė mbushur me dashuri, si retė plot ujė, tė cilin e japin nė formė shiu. Ndonjėherė e japin mbi pyll, kodėr, shkretėrtirė. Fakti se ku bie shi, pėr to ėshtė i parėndėsishėm. Njė dashnor ėshtė plot si re me ujė dashurie, i duhet tė japė, e kjo ėshtė e vetvetishme.
Zgjidhni dashurinė; shndėrroni epshin nė dashuri. Gjithė jeta nuk ėshtė gjė tjetėr veē pėrpjekje e madhe pėr tė zgjedhur jetėn para vdekjes, dashurinė para epshit, Zotin para botės, bukurinė, tė mirėn, tė vėrtetėn para tė rremes. Dashuria ėshtė dielli qė po lind, epshi ėshtė errėsira e shpirtit.
Asgjė nuk bėn njerėzit mė tė shėmtuar e kafshė se epshi. Njerėzit duan tė fitojnė para, famė, prestigj, ego vetėm pėr tė pasur seks, epsh.  Ju vini te mua me njėmijėe njė probleme e pyetje, por pėrgjigja ime ėshtė gjithmonė e njėjtė: nėse jeni i inatosur them vetėdijėsohuni pėr tė, nėse jeni ziliqar vetėdijėsohuni pėr tė, nėse jeni epshor vetėdijėsohuni pėr tė – sepse vetėdijėsimi shkull rrėnjėt e vėrteta. Ēfarė ėshtė rrėnja? Pavetėdija ėshtė rrėnja!
Vetėm hidhini njė sy jetės suaj: njė minutė zemėrimi e sa minuta faji? Njė minutė epshi e sa minuta faji, orė apo ditė? Disa sqarime duhen bėrė: kur Buddha thotė “sensual” nuk kupton “ndjeshmėri”. Nė fakt, njė person sensual ėshtė vulgar, kurse personi i ndjeshėm ėshtė i mprehtė, delikat. E para ėshtė shėmti, e dyta bukuri. Dashuria ėshtė bukuri, epshi shėmti. Dashuria ju jep atė qė keni, ndėrsa epshi rrok atė qė ka tjetri. Jini tė ndjeshėm por jo sensualė nė atė kuptim. Dashuroni, por qėndroni jashtė epshit. Epshi ėshtė kafshėror, dashuria njerėzore.
Kujdes nga epshi, seksualiteti i pavetėdijshėm. Kur ėshtė i ndėrgjegjshėm ka njė shije krejt ndryshe, bėhet tantra, nuk ėshtė mė seks, bėht dashuri, sjell liri, ndėrsa epshi bėhet burg.
Martesat me dashuri erdhėn nė jetė, por nuk do tė zgjatin, pėr arsyen e thjeshtė se dashuria vjen, ndodh e pėr njė ēast ikėn. Nuk kishit asgjė nė dorė. Martesat e vjetra dėshtuan sepse duhej ta donit me patjetėr gruan e burrin. Ėshtė njė “duhet”, gjė qė nuk ia del dot kush, mbase aktron pėr ca kohė, pretendon sikur ia del, por jo: dashuria nuk ėshtė shtirje, aktrim, nuk ke ē’t’i bėsh. Martesat e reja dėshtuan sepse janė vetėm njė rebelim kundėr atyre tė vjetra. Nuk kanė kuptim pasi janė vetėm reagim kundėr tė vjetrave. Ju nuk e dini ē’ėshtė dashuria more! Vetėm dashuroni njė fytyrė tė bukur, trup tė rregullt e mendoni “Oh, Zot, jam i dashuruar!”. Kjo nuk do tė zgjatė, pas dy ditėsh, me tė njėjtin surrat para syve pėr 24 orė nė ditė do tė mėrziteni. I njėjti trup, tė cilin do ta keni eksploruar topografisht e hollėsisht. Duke eksploruar tė njėjtėn gjeografi ndiheni idiotė. E ēfarė ishtė gjithė kjo? Kjo punė dashuriēkash, martesa dėshtoi, kishte dėshtuar qė nė fillim. E gjitha sepse nuk dini tė prisni qė dashuria tė ndodhė vetė.
Martesat tuaja janė politikė e mprehtė sundimi. Tė qenėt baba e nėnė janė politikė e hollė.
Martesa ka bėrė qė dashuria tė zhduket frikshėm nga toka. Pasi martesa pėrgatitet pėr arsye tė tjera pėrveē dashurisė – para, financė, familje, prestigj, astrologji – oh sa shumė budallalėqe, sa absurditete! Prandaj martesa ėshtė pothuajse gjithmonė dėshtim, pasi nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me zemrat e dy tė martuarve. Martesat e suksesshme janė mė shumė aksidente, pėrjashtime, kėshtu qė nuk llogariten kėtu.
Dikush duhet tė martohet vetėm nėse ėshtė mjaft i ditur. Martesa nuk ėshtė pėr tė rinjtė, zakonisht, pasi ata janė pėr t’u vėrdallosur, por pėr ata njerėz qė kanė provuar jetėn nė rrugė tė ndryshme, kanė parė ngjyra tė ndryshme tė saj, gjithė spektrin, e tani janė gati pėr tė ndalur.
Nuk jam kundėr martesės – jam pėr dashurinė. Nėse ajo bėhet martesa juaj, mrekulli, por mos shpresoni se martesa sjell dashuri. Duhet tė punoni me ndėrgjegje tė plotė pėr ta shndėrruar dashurinė nė martesė. Zakonish, njerėzit e shkatėrrojnė dashurinė, madje bėjnė gjithēka ta shkatėrrojnė e pastaj vuajnė, e pastaj thonė “ēfarė nuk shkonte?”. Dhe bėnė gjithēka pėr ta shkatėrruar. Martesa ėshtė ndryshe: kulmi i dashurisė, kėshtu po. Nuk jam kundėr martesės – jam pėr njė martesė tė vėrtetė. Jam kundėr tė rremes, pseudos. Por martesa juaj ėshtė mėrrėveshje: j’u jep njė farė sigurie, lehtėsie, merreni me diēka, ju mban tė zėnė.
Ka njė dėshirė tė madhe pėr dashuri, por dashuria kėrkon vetėdije tė madhe, tė plotė. Vetėm atėherė arrin kulmin, i cili ėshtė martesa. Nuk ka lidhje me ndonjė ligj. Ėshtė shkrirja pėrfundimtare e dy zemrave nė plotėsi. Ėshtė funksionimi i dy personave nė sinkronizėm – kjo ėshtė martesa. Por njerėzit pėrpiqen pėr dashuri duke qenė tė pvetėdijshėm…dėshira e mirė, por dashuria e tyre ėshtė xhelozi, sundim, zemėrim, e shpifur. Shumė shpejt i japin dėrrmėn prandaj pėr shekuj me radhė jepen pas martesės: mė mirė nisen me martesė, pasi ligji tė mbron nga shkatėrrimi i saj. Shoqėria, shteti, gjykata, polici, kleriku, tė gjithė tė detyrojnė tė jetosh nė institucionin e martesės, e ti je veē njė skllav. Vetėm skllevėrit kėrkojnė tė jetojnė nė institucione.
Nuk kam thėnė kurrė se dashurinė e shkatėrron martesa, e si mundet? Po, shkatėrrohet nė martesė, por nga JU, jo nga martesa! Nga partnerėt, ju e shkatėrroni, pasi nuk e dini ē’ėshtė dashuria. Vetėm mėtoni se e dini, shpresoni se e dini, ėndėrroni se e dini, por nuk dini asgjė. Dashuria mėsohet: ėshtė arti mė i madh qė ekziston.
India i’a futi kot me martesat e stisura, Perėndimi ia fut kot me dashurinė e lirė. Nė Indi prindėrit janė shumė pėrllogaritės e dinakė, e si tė tillė i humbėn shansin Indisė pėr mundėsitė e dashurisė, pasi nuk lanė dashurinė tė ndodhte, sepse dashuria nuk dihet ku tė ēon. Nė Perėndim janė tepėr rebelė, shumė tė rinj, jo tė zgjuar, tepėr fėmijėnorė. E bėnė seksin tė lirė fare, tė gatshėm kudo: nuk ka nevojė tė zbulosh dashurinė atje, thjesht gėzoju seksit e mbaro punė. Prej seksit, Perėndimi doli huq; prej martesės Lindja doli huq. Por dashuria nuk ėshtė lindore as perėndimore. Zbuloni dashurinė brenda jush, e nėse e bėni, herėt a vonė, dikush do tė vijė tek ju, pasi njė zemėr e dashur vjen vetėm pranė njė zemre tė dashur, gjithmonė ndodh. Por nėse kėrkoni me xhelozi, apo vetėm seks e siguri nuk do tė gjeni asgjė. Mendohuni pak para se tė martoheni: do tė jeni nė ēark. Ju ēarku i gruas e gruaja gracka juaj. Grackė e ndėrsjellė, reciproke. Dhe pastaj, ligjėrish, jeni tė lirė tė torturoni njėri-tjetrin derisa tė vdisni.
Dashuroni sa mė thellėsisht tė mundeni, e nėse bėhet martesė ėshtė tjetėr gjė. Nėse dashuria bėhet diēka e pathyeshme ėshtė tjetėr gjė, jo detyrim ligjor. Detyrimet ligjore ju duhen sepse keni frikė, e dini se dashuria juaj nuk mjafton e keni nevojė pėr mbėshtetje ligjore. E dini mirė se njėri prej jush mund tė ikė, prandaj keni nevojė pėr policin t’ju mbajė bashkė. Kjo ėshtė shumė e shėmtuar: tė kesh nevojė pėr njė polic qė t’ju mbajė tė ngjitur. Ja, kjo ėshtė martesa!
Nuk kam dėgjuar kurrė pėr ndonjė martesė tė pėrkryer. Thonė se ndodhin nė qiell, por askush nuk ka ardhur prej atje, mbase ėshtė e vėrtetė. Por, ē’lloj martesash janė ato tė pėrkryerat? Pa tension, pa individualitet tė burrit apo gruas. Nuk zihen kurrė, nuk pėrlpasen, kaq tė ėmbėl me njėri-tjetrin. Epo, kaq shumė sheqerosje tė bėn me diabet!
Siē e shoh unė, 99% e marteave janė vetėm prostitucion i liēencuar. Nė njė botė mė tė mirė, me njerėz mė tė mirė, gjėrat do tė jenė ndryshe. Fėmija i lindur nga dashuria nuk do tė quhet kopil, vetėm ai i lindur nga ligji, liēenca, do tė jetė bastard.
Dashuriēkat dėshtojė sepse nė fillim martesa stisej nga astrologjia, pastaj nga prindėrit, e tani nga biologjia. Papritur ndjen se tė pėlqen njė grua, por nuk di sa do tė zgjasė e nuk ia ke idenė pse tė pėlqen ajo ty, apo ti atė. Mbase ėshtė stili i flokėve, e martohesh me njė stil tė caktuar flokėsh, e nesėr flokėt i prishen asaj, kurse ti ngelesh si guhak “Kjo ėshtė ajo gruaja qė doja unė?” I njėjti stil flokėsh pėrditė…! Njerėzit bien nė dashuri vetėm se dikush ka njė hundė tė caktuar, dashurohen me fragmente. Asnjėri nuk merret me njeriun nė tėrėsi,  e kjo shkon dėm. Hunda nuk ka shumė rėndėsi, pas dy ditėsh nuk do ta shohėsh fare, ngjyrėn, formėn apo format trupore, kėto janė vogėlsira. Thelbi qėndron nė funksionin tėrėsor tė njeriut.
Seksi ėshtė fizik, dashuria shpirtėrore.
Dashuria jep, seksi kėrkon vetėm tė marrė.
Kur seksi hyn, dashuria del jashtė.
Gėrrmo nė seks e do tė gjesh dashurinė. Gėrrmo nė dashuri e do tė gjesh lutjen.
Buddha kėrkon nga ju tė transformoni energjinė seksuale, jo ta shtypni e luftoni, pasi ėshtė e vetmja energji qė ju ka mbetur. Seksi nuk duhet pėrjashtuar, mohuar apo shtypur, por transformuar me anė tė vetėdijes.
Bėjeni dashurinė festė, jo hyrje-dalje. Kėrceni, kėndoni e mos e bėni seksin cerebral, bėjeni autentik.
Kurrė nuk them hiqni dorė nga seksi. TRANSFORMOJENI. Nuk duhet tė jetė vetėm biologjik, jepini spiritualitet. Kur bėni dashuri meditoni, lutuni. Dashuria nuk ėshtė akt fizik, por shpirtėror. Kur hiqni dorė nga seksi nuk jeni mė tė aftė tė transformoni energjinė e tij, ėshtė vetėm energji. Mund tė lėvizė nė cdo drejtim tė mundshėm. Nėse e pranoni, nė vetė atė pranim fillon tė lėvizė sipėr, pasi po e ndihmoni. Nė ēastin qė e mohoni, stypni, po krijoni njė armiqėsi, ndarje nė vetvete.
Vetėdija e vėrtetė ju ēon pėrtej seksit, e kjo ndodh vetėm me pėlqimin e vet. Nė seks jeni mashkull ose femėr. Njė beqar i vėrtetė ka shkuar pėrtej, nuk ėshtė as mashkull as femėr.
Buddha nuk ėshtė pėr ndrydhjen, por pėr transformimin. Mund tė shkoni majė Himalajave e tė uleni atje, duke menduar se keni fituar beqarinė. Por vazhdoni tė ėndėrroni pėr femra, madje mė shumė se pėrpara, se jeni mė larg. Me luftė asnjė nuk ndryshon, vetėm nėpėrmjet vetėdijėsimit.
Pasi bėheni tė dhunshėm, vjen qetėsia. Kur jeni tė qetė, dhuna po pret aty prapa. Janė gjithmonė bashkė, ndasitė janė gjithmonė bashkė. Kur seksi zhduket edhe beqaria zhduket gjithashtu – ta dini. Nėse mėtoni se jeni beqarė seksualiteti vazhdon tė ekzistojė e njė ditė do tė shpėrthejė. Po uleni mbi njė vullkan. Kur seksi zhduket, cili ėshtė kuptimi i beqarisė? Fjala nuk ka mė kuptim, pasi funksionon vetėm nė lidhje me seksin. Buddha thotė se kur dualiteti zhduket ti je nė mes, i qetė, i pastėr, i heshtur. Rruga ėshtė ajo e mesmja.
Jeta lind nga seksi, bėhet pėr seks. Mund ta ngrini seksin nė lartėsinė e dashurisė e ta shndėrroni nė dhembshuri. Por, nėse e bllokoni atė energji me murgjėri e beqari keni shkatėrruar mundėsinė e rritjes suaj si njeri.
Dashuria nuk ėshtė pasion seksual. Seksi ėshtė manifestim kalimtar i dashurisė, pjesė e mekanizmit tė natyrės. Energjia e manifestuar nė seks transfomohet nė dashuri.
Bėhuni dėshmitarė nė seks, jo kontrolluesi, qėndroni tė vetėdijshėm. Pėr shekuj ju ėshtė thėnė se seksi ėshtė mėkat. Dėshmoni seksin si ēdo gjė tjetėr nė botė, nga njė pikėvėshtrim pozitiv, e mjerimi do tė ikė vetvetiu. Bėhuni meditues.
Gjithė perversitetet nė botė – homoseksualiteti, sadomazokizmi, etj -  janė thelbėsisht nėnprodukte tė ashtuquajturave religjione, sidomos Krishtėrimit, pasi sa mė shumė shtypin e mohojnė dicka, aq mė shumė energji do tė kėrkojė rrugė tė shfaqet. Seksi natyral ėshtė i bukur, perversi ėshtė i shėmtuar, pasi ėshtė zhvendosur dy herė radhazi nga origjina e vet.
Ju keni lindur prej seksit, ēdo qelizė juaja ėshtė seksuale, gjithė energjia juaj. Pra, nėse fetė dėnojnė seksin si mėkat, ju kanė dėnuar ju plotėsisht. E jo vetėm ata, por edhe ju keni dėnuar veten, jeni tė pėrēarė, ndiheni fajtorė e bėheni neurotikė. Unė e quaj seksin problemin kryesor, tė cilin, nėse e zgjidhni, do tė jeni burra apo gra krejt tjetėr, pasi gjithė perversitetet zhduken vetvetiu. Kur e keni pranuar, jo luftuar, mund ta transformoni, pasi ajo ėshtė energjia e gjallė ndėr ju. Keshtu punon mekanizmi: transformojeni nė dashuri. Ata qė urrejnė janė zakonisht nė luftė me seksin e tyre. Nėse nuk e luftoni, e pranoni, e transformoni kthehet nė dashuri. Kjo ėshtė mė e bukura: nėse pranoni seksin do tė pranoni ēdo gjė tjetėr. Tė jetosh do tė thotė tė jesh seksual, e nėse jeni kundėr seksit jeni kundėr gjithēkaje.
Tė mendosh pėr seksin ėshtė mė e rrezikshme se vetė seksi. Ėshtė njėsoj sikur dikush do tė hajė bukė me veshė, jo me gojė.
Do tė ēuditeni kur t’ju them se njerėzit makutė nuk kanė probleme seksuale, ata nuk kanė energji seksuale, tė gjithė e kanė pėrqendruar nė lakmi. Paraja ėshtė objekti i dashurisė sė tyre, nuk duan t’ia dinėpėr femra.
Papėt e shankaracharyat nė Indi mund tė jetė guru seksi, pasi ata mėsojnė se seksi duhet luftuar e mohuar. Ajo qė shtypet merr forma perversioni te njeriu, mund tė jetė homoseksualiteti, sodomia etj. Homoseksualiteti ėshtė fenomen manastiresh, ėshtė religjioz, pasi fetė nuk lejuan burrat e gratė tė preknin njėri-tjetrin. E ku do tė shpėrthejė pastaj energjia e tyre seksuale? Biologjia nuk e dėgjon betimin e beqarisė.
Kafshėt kanė seks por jo seksualitet, njeriu i ka tė dyja, seksualiteti ėshtė mendor, por ti ngelesh kafshė. Me dashurinė bėhesh njeri, qėndron drejt mbi tokė. Me seksin ngelesh kafshė, horizontal nė tokė, duke u zvarritur.
Nė orgazmė tė thellė, nėse jeni tė vetėdijshėm, do tė kuptoni pėr herė tė parė ēfarė ėshtė ekstaza. Deri tani vetėm sa e keni dėgjuar si fjalė, nuk e keni rrokur kuptimin. Vetėm nė orgazmė tė thellė, tė fortė e tė vetėdijshėm plotėsisht, do tė kuptoni se seksi nuk ėshtė vetėm seks, por vetėm shtresa mė e jashtme: nė thellėsi gjendet dashuria; akoma mė thellė lutja e mė thellė akoma ndodhet Zoti vetė.

(Te dashur lexues per te qene i pranishem ne shkrime te tjera me natyre te ngjashme qe do ti sherbejne ngritjes tuaj shiperterore ju sugjeroj te beni thjesht nje "like"ne faqen time me te re ne facebook qe quhet  Evolucioni i Vetedijes .  FLM)
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Osho- Seksi,Dashuria,Martesa

Mesazh  55 prej 11.06.14 11:36

Gjithe perversitetet ne bote vijne nga keta infraseksuale, qe jane kunder seksit. Nuk po them kunder magjise seksuale *e bardhe* ose supraseksualitetit. Nuk jam personi adapt per te folur per te tilla tema por mashtrimet e tyre i dalloj. Seksi mund te krijoj ose mund te shkaterroj-kini kujdes!
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


319


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi