Misteret e Ismail Qemalit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteret e Ismail Qemalit

Mesazh  Zattoo prej 09.06.14 12:14



Misteret e kanė shoqėruar gjatė gjithė jetės, njeriun qė themeloi tė parin shtet shqiptar. Pėr Ismail Qemalin ėshtė shkruar shumė rreth momentit tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė, nė vitin 1912 si dhe pėr qeverinė e parė shqiptare qė ai arriti tė krijonte, por jo pėr momentet e fundit tė jetės sė tij. Ismail Qemali do jetė sot pjesė e rubrikės "Sekretet e njerėzve tė vdekur". Nė kėtė pjesė do tregohen tė gjitha tė fshehtat e pathėna rreth jetės sė njeriut qė themeloi shtetin e parė shqiptar, qė nga vdekja e dyshimtė, propozimi po tė dyshimtė tė sulltanit pėr t'i dhėnė postin e vezirit, e deri te fshehja e ditės sė lindjes sė tij gjatė regjimit komunist.


Si u mundua Ismail Qemali tė shtonte delegatėt nė Konferencėn e Paqes nė Paris? Pse nuk u realizua ky plan?

Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me njė mister tė madh. Askush deri me sot nuk ka arritur tė shpjegojė nė mėnyrė tė detajuar pėr vdekjen e kryeministrit tė parė tė Shqipėrisė. Nė janar tė vitit 1919, nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do tė diskutonte edhe pėr fatet e vendit tonė. Pėr kėtė arsye Ismail Qemali ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet e vendit. Gjithė sakrificat qė ai kishte bėrė pėr vendin e tij donte qė tė kurorėzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji qė tė kishte mundėsi tė influenconte nė vendimet e konferencės. Pėr tė arritur kėtė qėllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar, nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare, tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika. Pėr njė marrėveshje me qeverinė italiane u pa e nevojshme tė shkojė nė Romė. Prej andej Ismail Qemali kėrkoi tė bėnte njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilohej programi pėrfundimtar.

Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisė ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti nė Peruxhia tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė.

Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apoplektike, gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur "Mė hėngrėn nė besė"! Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t'i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė dhe ai s'do tė merrte pjesė as vetė.

Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27, kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.



U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parė i Shqipėrisė, njė nga misteret mė tė mėdha qė ka shoqruar historiografinė shqiptare tė shekullit XX!?

Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Et'hemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t'i lidhte dot fjalėt.

Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė. Kjo padyshim qė ėshtė njė vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.



Pse nuk ia publikuan asnjėherė datėn e lindjes Ismail Qemalit gjatė periudhės sė komunizmit?

Njė mister tjetėr qė ka tė bėjė me figurėn e Ismail Qemalit ėshtė dhe data e lindjes sė tij. Njė nga studiuesit mė tė mirė qė ka punuar nė arkivat e Perandorisė Osmane ka zbuluar se dita e lindjes sė kryeministrit tė parė tė shtetit shqiptar ėshtė mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatė, mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Datėlindja e kėtij personalitetit ėshtė debatuar shpesh gjatė periudhės sė komunizmit nga historianė shqiptarė dhe tė huaj, mirėpo nuk binin dakord pėr kėtė datė, pikėrisht sepse qėllonte nė tė njėjtėn datė kur e kishte ditėlindjen dhe diktatori Enver Hoxha.

Kjo u mbajt e fshehtė pothuajse pėr 45 vjet, por qė nga tė dhėnat e fundit nga historianė turq mė nė fund caktohet nė mėnyrė tė saktė dhe datėlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarėt qė ka arritur ofiqet mė tė larta nė Perandorinė Osmane, duke filluar nga njė pėrkthyes i thjeshtė deri nė zėvendėsministėr i Jashtėm, e mė vonė deputet. Por qė ėshtė dhe njeriu qė krijoi shtetin e parė shqiptar tė pavarur.

Cilat janė tė fshehtat e Ismail Qemalit nė vitin 1913? Pse e dorėzoi qeverinė nė duart e tė huajve, a ishin ato qė ndodhėn mė pas dėshirat e tij?
Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar, duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e pėrbashkėt e tė gjitha trevave shqiptare. Me shpalljen e pavarėsisė, nė krye tė qeverisė u vendos pikėrisht ai qė kishte kontributin mė tė qenėsishėm, Ismail Qemali. Ai nė krye tė qeverisė shqiptare ndenji fare pak duke, dhėnė dorėheqjen nė rrethana misterioze.

Shpesh ėshtė aluduar se ai bėri kėtė veprim pėr tė lejuar njė pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha qė ta drejtonte vendin tonė, kjo pėr tė vendosur edhe stabilitetin e munguar nė tokat shqiptare, qė jo vetėm po shqetėsoheshin nga tė tjerėt, por edhe mes vetit kishin probleme tė theksuara. Njė palė kėrkonte tė mos shkėputeshim nga Perandoria Otomane, ndėrkohė qė fqinjėt tanė grabitqarė ishin duke punuar tė shkėpusnin sa mė tepėr nga trupi i truallit tonė. I gjendur nė njė pozicion tė vėshtirė, pranoi propozimin e fuqive tė mėdha, pėr ardhjen e Princ Vidit nė krye tė vendit. Mirėpo kjo lėvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartė u shemb, ishin fuqitė e mėdha ato qė bėnė pazar me fqinjėt tanė pėr trojet shqiptare. Nė vitin 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Shqipėria u copėtua nga tė gjithė anėt, duke u bėrė i vetmi vend nė botė qė kufizohej me trupin e vetė. Pėrpjekjet e plakut tė menēur nuk reshtėn qė tė realizohej aspirata e gjithė shqiptarėve pėr njė Shqipėri tė bashkuar.



Pse nuk shkoi nė Stamboll kur Sulltani i propozoi pėr postin e vezirit, ēfarė kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bėnin?

Duke parė lėvizjet qė po bėnte anė e kėnd Evropės Ismail Qemali, sulltani i kėrkon atij tė shkonte nė kryeqytetin turk dhe tė merrte postin e vezirit. Ky ishte njė kurth qė po i bėnte sulltani patriotit shqiptar qė, pasi tė shkonte atje, ta ekzekutonte. Ismail Qemali duke nuhatur qėllimet e sulltanit e kundėrshtoi kategorikisht njė rikthim nė kryeqytetin e Portės sė Lartė, duke iu vėnė me gjithė energjitė e tij ēėshtjes shqiptare. Pėr episodin e kurthit qė po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanė shkruar njė sėrė historianėsh, si turq ashtu dhe shqiptarė. Pasi kėtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratėn pesė shekullore tė shqiptarėve atė tė pavarėsisė.



A ka ndonjė tė fshehtė nė planet e Ismail Qemalit pėr tė zgjedhur qytetin e Vlorės pėr tė ngritur flamurin e pavarėsisė dhe pse pikėrisht mė datėn 28 nėntor?

Siē e dimė, origjina e Ismail Qemalit ishte pikėrisht nga Vlora, njė nga qytetet mė tė njohur nė historinė dhjetėra shekullore tė Shqipėrisė. Ismail Qemali, pasi bėri pėrgatitjet pėr t'u nisur drejt Shqipėrisė, vendosi qė flamuri do tė ngrihet nė Vlorė. Ai lajmėroi gjithė delegatėt nga krahinat e ndryshme tė vendit. Nė qytetin e tij atmosfera ishte krejt ndryshe. Popullsia e Vlorės dhe gjithė delegatėt, qė ndėrkohe kishin arritur nga ēdo anė e Shqipėrisė ishin tė mbushur me njė ndjenjė tė zjarrtė atdhedashurie dhe me njė entuziazėm te vėrtetė. Me 28 nėntor 1912,

Ismail Qemali shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė pėrpara njė turme nė festė, tė mallėngjyer e thuhej se shpirti i Heroit tė madh Skėnderbe, fluturonte mbi patriotėt e gėzuar, ashtu si pesė shekuj mė parė, pikėrisht mė 28 nėntor 1443, kur ai shpalli nė Krujė pavarėsinė nga sundimi osman, duke ngritur tė njėjtin flamur kuq e zi, me shqiponjėn dykrenore nė mes. Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan, duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi