Osho- Dashuria rilind cdo dite

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Osho- Dashuria rilind cdo dite

Mesazh  Kybalioni prej 08.06.14 2:05

Njeriu ėshtė krijesa mė e pėrsosur dhe qėnia mė e evoluar e kėsaj Toke. Asnjė zog nuk mund tė kėndojė kėngėn e tij: muzika e tij ėshtė veēse njė zhurmė, edhe pse e bukur duke qenė frut i pafajėsisė sė tij. Ndėrsa ti mund tė kėndosh kėngė shumė mė tė bukura, tė pasura me domethėnie. Por njerėzit pyesin gjithmonė : «Ēfarė kam unė pėr tė dhėnė?»

Pemėt, yjet lumenjtė janė tė bukur…por a ke parė ndonjėherė gjė mė tė bukur se njė fytyrė njeriu? A ke parė ndonjėherė gjė mė tė shkėlqyer se sytė e tij? Nuk ekziston mbi kėtė Tokė asgjė mė delikate se ato. Dhe ēfarė thellėsie! Por ti pyet: “Ēfarė kam pėr tė ofruar unė nė dashuri?” Nė fakt kur dikush bie nė dashuri me ty, ti i habitur thua: “Mua?! Ky njeri mė do mua !?” Nė mendjen tėnde tė vjen kjo ide: “Sepse nuk mė njeh, prandaj. Nėse do tė mė njihte, nėse do tė thellė meje, nuk do tė mė dashuronte kurrė”. Pikėrisht pėr kėtė arsye tė dashuruarit fillojnė t’i fshihen njėri tjetrit. Ruajnė brenda tyre gjėra private, mbajnė sekrete, sepse kanė frikė se duke bėrė tė kundėrten, dashuria do tė zvenitej: nė momentin qė ato do tė hapnin zemrat e tyre, gjithēka do tė merrte fund pa mėdyshje. Nuk dinė tė duan veten e vet: si mund ta konceptojnė se dikush tjetėr mund t’i dojė ato? Dashuria fillon duke dashur veten. Mos u bėj egoist, por ama veten tėnde duaje, duke evituar obsesionin dhe narcizismin: janė dy gjėra tė ndryshme.

Dashuria pėr veten ėshtė njė fenomen thelbėsor. Vetėm atėherė mund tė arrish tė duash tjetrin. Pranoje veten dhe dashuroje atė: je njė krijesė e Zotit. Mban firmėn e tij, je unik, special. Askush tjetėr nuk ka qenė si ti dhe nuk ka pėr tė qenė ndonjėherė: je thjesht i pakrahasueshėm. Prano, dashuro dhe stimulo ato ēka ke. Dashuria bėhet e mundur vetėm kur ti fillon dhe e pranon thellėsisht veten tėnde, e mė pas tjetrin.   Dashuria nuk ėshtė “njė lidhje”, dashuria ėshtė “tė lidhesh”. Njė lidhje pėr vetė natyrėn e saj statike qė ka, ėshtė e destinuar tė marrė fund sapo tė mbarojė muaji i mjaltit. Mbas saj nuk ekziston mė as gėzimi dhe as entuziasmi, gjithēka merr fund. Mund ta vazhdosh lidhjen pėr tė mbajtur premtimin tėnd, ndoshta edhe sepse ėshtė mjaft komode ashtu, e pėrshtatshme, e sigurtė, sepse nuk ke se ēfarė tė bėsh tjetėr, sepse po t’i japėsh fund do tė kesh probleme.  Dashuria ėshtė njė lumė qė rrjedh pa pushim.

Dashuria nuk di tė ndalojė: muaji i mjaltit fillon, por nuk mbaron kurrė. Nuk ėshtė si njė roman qė fillon dhe mbaron. Ėshtė njė fenomen qė vazhdon pa fund. Lidhjet mbarojnė, dashuria vazhdon. Ėshtė njė folje, nuk ėshtė njė emėr. Atėherė pėrse ta zbehim bukurinė e tė lidhurit, me lidhje? Pse kemi kaq ngut? Pėrse tė lidhesh ėshtė kaq e pasigurtė, ndėrsa njė lidhje ėshtė e sigurtė? Kemi kaq frikė dhe duam ta bėjmė gjithēka tė qartė dhe tė parashikueshme. Dėshirojmė qė e nesėrmja tė anashkalojė idetė tona pa i lejuar qė ato tė ndjekin rrugėn e tyre. Ja pėrse katandisim lehtėsisht tė gjitha foljet nė emra. Kur dashuron njė njeri, fillon e mendon menjėherė pėr martesėn, pėr njė kontratė legale. Pse? Ēfarė pune ka ligji me dashurinė? Ka, sepse mungon dashuria. Ajo ėshtė thjesht njė fantazi dhe para se tė zhduket tėrėsisht ėshtė mirė qė tė sistemojmė gjėrat, tė marrim masat qė tė bėhet e pamundur ndarja mė pas. 

Nė njė botė mė tė mirė, me njerėz mė meditativė, tė gjithė do tė dashuronin pafundėsisht, por dashuria e tyre do tė ishte “tė lidhesh” dhe nuk do tė transformohej kurrė nė njė “lidhje”.  Dhe kjo dashuri do tė zgjaste shumė mė tepėr se tė ashtuquajturat lidhje, pa patur nevojė tė garantohet as nga ligjet, as nga gjykatat dhe as nga policia.  Garancia do tė jetė e brendshme. Do tė jetė njė impenjim qė vjen nga zemra, njė komunikim i heshtur. Nėse ndjehesh i lumtur duke ndenjur me njė njeri, do tė dėshirosh tė rrish gjithmonė me tė. Nėse intimiteti tė sjell kėnaqėsi, do tė dėshirosh ta eksplorosh gjithnjė e mė shumė tjetrin. Ekzistojnė lule dashurie qė ēelin vetėm mbas njė intimiteti tė gjatė, dhe tė tjera qė janė stinore: pėr gjashtė javė i ekspozohen diellit dhe mbas gjashtė tė tjerave zhduken pėrgjithmonė. Ka lule qė kėrkojnė vite pėr tė lulėzuar dhe tė tjera qė duan mė pak kohė. Sa mė e gjatė tė jetė pritja, aq mė e madhe do tė jetė thellėsia.

Por duhet tė jetė njė impenjim i zemrės me zemrėn. Nuk duhet tė ketė asgjė verbale. Duhet tė jetė njė impenjim i heshtur, i syve me sytė, i zemrės me zemrėn, i qėnies me qėnien. Ajo kuptohet, nuk thuhet. Ėshtė e shėmtuar, jo humane, tė shohėsh se si njerėzit shkojnė nė kishė apo nė bashki pėr tu martuar. Kjo tregon thjeshtė se ato nuk kanė besim tek njėri tjetri. Kanė mė tepėr besim tek pėrfaqėsuesit e shtetit sesa nė zėrin e tyre tė brendshėm. Ato kėshtu tregojnė se nuk kanė besim tek dashuria, por tek ligji. Kur je nė njė lidhje, fillon dhe humbet kontaktin. Pikėrisht kjo i shkatėrron historitė e dashurisė. Gruaja mendon se e njeh burrin dhe burri mendon se e njeh gruan. Asnjėri nė fakt nuk di asgjė. Ėshtė e pamundur tė njohėsh tjetrin: mbetet njė mister.

Tė mendosh se e njeh shumė mirė gruan tėnde, ėshtė njė mendjelehtėsi. Si mund ta njohėsh ti atė grua? Si mund ta njohėsh ti atė burrė? Janė proēese, nuk janė gjėra. Gruaja qė ti ke njohur dje, sot nuk ėshtė mė: ajo ėshtė gjithmonė njė tjetėr, totalisht ndryshe. Tė dashuruarit bėhen pasqyrė e njėri tjetrit dhe dashuria transformohet nė njė meditim. Lidhja ėshtė e shėmtuar, tė lidhesh ėshtė e mrekullueshme. Nė njė lidhje partnerėt bėhen tė verbėr pėr njėri tjetrin. Pėrpiqu tė kujtosh, sa kohė ka kaluar nga hera e fundit qė e ke parė nė sy burrin tėnd apo gruan tėnde? Ndoshta vite. Dhe ti mendon se e njeh Dhe mė pas thua : «E ēfarė ka pėr tė shikuar akoma?» Tani tė interesojnė mė tepėr tė panjohurit sesa njėrėzit qė njeh: sepse tek kėto tė fundit njeh ēdo milimetėr tė trupit, mėnyrėn se si do tė pėrgjigjen, gjith ēfarė ka ndodhur do tė pėrsėritet. Ėshtė si njė rreth vicioz. Nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Asgjė nuk pėrsėritet: ēdo ditė sjell gjėra tė reja. Vetėm sytė e tu dhe supozimet e tua do tė vjetrohen: vetėm pasqyrėn tėnde do ta mbulojė pluhuri dhe do ta bėjė tė pamundur pasqyrimin e tjetrit aty.

Pėr kėtė arsye them “tė lidheni”. Dhe me kėtė nuk dua tė them “qėndroni gjithmonė nė muaj mjalti”. Vazhdoni gjithmonė tė kėrkoni dhe tė thelloheni tek tjetri, gjeni mėnyra tė reja pėr tė qėndruar sė bashku dhe pėr tu dashur. Ēdo njeri ėshtė njė mister pa fund, i paparashikueshėm, i paeksplorueshėm. Asnjėherė nuk mund tė thuash: “Unė e njoh atė”. Por mund tė pohosh: “Kam bėrė mė tė mirėn time pėr ta njohur, por mister ka akoma”. Nė fakt sa mė tepėr e njeh, aq mė shumė tjetri bėhet misterioz. Atėherė dashuria transformohet nė njė aventurė pa fund.
Nėse do tė shohėsh nė rrugė njė ēift dhe burri duket i trishtuar, tė jesh i sigurtė se ai ėshtė i shoqi. Nėse duket i lumtur, atėherė nuk janė tė martuar dhe ajo nuk ėshtė gruaja e tij.

Dashuria tė jep liri tė plotė: dhe nėse nuk ta jep, ajo nuk ėshtė dashuri, por diēka tjetėr. Ėshtė njė trip egoje. Nėse ke njė grua tė bukur, do t’ia tregosh gjithė botės, a thua se ajo ėshtė pronė e jotja. Ėshtė njėsoj sikur ke njė makinė tė bukur dhe vjen vėrdallė qė tė gjithė tė shohin qė makinėn qė ke ti nuk e ka askush. Vėrdallose gruan sa nė njėrin lokal tek tjetri dhe rriji ngjitur qė t’ju tregosh tė gjithėve se ajo tė pėrket ty. Ēdo dhunim i tė drejtave tė tua ėshtė i mjaftueshėm qė tė tė zemėrojė: nė kėtė rast mund edhe ta vrasėsh…Dhe ty tė gėnjen mendja se e do. Mbas ēdo gjėje fshihet gjithmonė njė egoizėm i madh nė veprim. I duam njerėzit t’i trajtojmė si objekte, i posedojmė si tė tillė, i katandisim nė objekte. Dashuria nuk ka qoshe tė errėta, dashuria ėshtė trasparente, nuk ėshtė objekt solid. Dashuria ėshtė i vetmi fenomen mbi tokė qė nuk  krijon hije.
Nėse e katandis tjetrin nė njė skllav, ai do tė tė katandisė edhe ty nė njė skllav. E meqė ke kaq frikė se mos tjetri do tė tė lėrė, je gati tė bėsh ēdo lloj kompromisi. Kėto lloj sjelljesh i sheh rėndom mes bashkėshortėve. Ato kanė bėrė njė kompromis: kanė shitur shpirtin e tyre pėr njė arsye tė thjeshtė: nuk dinė tė rrinė vetėm. Kanė frikė se mos burri ose gruaja mund t’ju iki dhe mjafton vetėm ideja pėr t’i terrorizuar. Aftėsia pėr tė ndenjur vetėm ėshtė aftėsia pėr tė dashuruar. Mund tė duket paradokasale, por nuk ėshtė. Ėshtė e vėrtetė ekzistenciale: Vetėm ato qė janė nė gjendje qė tė rrinė vetėm, janė nė gjėndje qė tė dashurojnė, tė ndajnė gjithēka me tjetrin, pa e poseduar dhe pa u bėrė tė varur, pa e katandisur nė njė send e pa e frustruar. I lihet liri absolute tjetrit, sepse ata e dinė se edhe po tė ndahen, do tė jenė pėrsėri tė lumtur. Lumturinė tėnde nuk mund tė ta marri tjetri me vete, sepse nuk ta ka dhėnė ai.  Atėherė pėrse duan qė tė rrinė bashkė? Tė ndenjurit bashkė nuk ėshtė njė nevojė, por njė luks. Pėrpiqu ta kuptosh. Njerėzit autentikė dashurohen me njėri tjetrin nė mėnyrė luksoze, jo si domosdoshmėri. Ato kėnaqen kur ndajnė gjithēka bashkė: kanė aq lumturi sa duan t’ia japin dikujt. Por dinė qė jetėn e tyre mund ta luajnė edhe si solistė. Solisti i flautit e ēmon instrumentin e tij edhe kur nuk e shoqėron asnjė instrument tjetėr, por nėse ai gjen njė solist pianoje, qė tė dy do tė ndjeheshin tė lumtur duke ndenjur bashkė dhe duke krijuar atė harmoni midis flautit dhe pianos.
Nga ana tjetėr shoqėria ėshtė e krijuar nga njerėz nevojtarė, tė varur nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr. Fėmijėt varen prej prindėrve, por mos harroni edhe prindėrit varen prej fėmijėve. Mund tė duket pak e ēuditshme por ėshtė kėshtu. Tė gjithė pjestarėt e familjes varen dhe kacavirren tek njėri tjetri pėr tė gjetur konfort, garanci dhe siguri: vetė famija ėshtė e varur nga familjet e tjera, njerėzit varen nga kisha, nga shoqėria: ėshtė njė botė kaq e madhe e pėrbėrė nga njerėz kaq infantilė dhe tė papjekur. Njerėzit duhet tė jenė tė sinqertė. Nėse ndjehen mirė duke ndenjur me tjetrin, mrekulli. Nėse kjo eksperiencė nuk mund tė rritet dhe maturohet, ėshtė mirė tė pėrshėndeteni. T’i jeni mirėnjohės tjetrit: gjithēka keni ndarė me tė ka qenė e bukur dhe mund tė mbetet njė kujtim i bukur, por tani ėshtė momenti qė tė ndaheni. Keni jetuar tė lumtur dhe po ndaheni tė lumtur. Dhe miqėsa nuk do tė prishet. Dhe mund tė ndodhė pėrsėri: ato mund tė kthehen pėrsėri pėr tė jetuar bashkė. Ato nuk do tė lėnė asnjė plagė tek trupi i tjetrit, do tė respektojnė lirinė e tjetrit. Cili ėshtė qėllimi? Tė krijojmė individė tė aftė pėr tė ndenjur vetėm dhe nė ēift, tė bėhen solistė por tė dinė tė kėndojnė edhe nė kor.


(Te dashur lexues per te ndjekur me teper shkrime te ketij lloji per ngritjen tuaj shpirterore ju ftoj qe ti beni like faqes time me te re ne facebook "Evolucioni i Vetedijes" FLM)
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Edhe une si ti mendoj, Kybalion.

Mesazh  Morgan TheSetting Witch prej 08.06.14 15:53

Dashuria eshte ndjenja me e bukur e Madheshtores. Te dashurosh do te thote te ndjesh. Keto ndjenja vijne nga thellesia e zemres.Per ne mund te duket vecse nje ndjenje, por ajo eshte me shume se kaq. Eshte nje lidhje mes teje dhe personit qe dashuron. Nje lidhje e perjetshme, qe askush s'e ndan dot, por tenton. Dhe ne fund deshton.
avatar
Morgan TheSetting Witch

Universe for me is the god who answers me!

150


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Osho- Dashuria rilind cdo dite

Mesazh  Kybalioni prej 08.06.14 23:58

Biselar,Osho flet per nje lloj dashurie sublime por njekohesiht edhe mjaft naturale dhe praktike, pa u sforcuar per te qendruar me personin tjeter.Ju keni te drejte plotesisht per ato qe thoni.
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Osho- Dashuria rilind cdo dite

Mesazh  Elsavrana prej 09.06.14 18:45

SHUME I QARTE DHE I NEVOJSHEM KY LEKSION.....BEJME MIRE TA LEXOJME HERE PAS HERE .FLM. KYBALION.
avatar
Elsavrana

80


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi