Osho- FEMRA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Osho- FEMRA

Mesazh  Kybalioni prej 07.06.14 1:24

Osho pėr Femrėn

Gratė janė mė tė tolerante e tė duruara se burrat, shumė mė pak tė dhunshme. Ato nuk kryejnė vrasje, vetėvrasje, por burrat bėjnė luftėra, kryqėzata, armė vdekjeprurėse, bomba atomike. Gruaja ėshtė komplet jashtė kėsaj loje vdekjesh.

Do tė kishim njė botė mė tė bukur nėse gratė, gjysma e botės, do tė lejoheshin tė zhvillonin talentet e tyre. Nuk ėshtė punė mė tė miri, gruaja apo burri. Kanė ndryshime, por ato nuk do tė thonė se njėri ėshtė mė lart se tjetri, ndryshimet janė tėrheqja mes tyre.

Gruaja ka njė qenie krejt tjetėr. Gjithė trupi i saj ka nevojė pėr dashuri, jo seksualitet, i gjithė trupi i saj ėshtė orgazmik. Burri vjen shpejt nė orgazmė, dy minuta, kurse gruaja ende nuk ka nisur, do kohė. Pra, ajo nuk ėshtė mė shumė e interesuar pėr aktin seksual sesa nė pėrqafim, afrim, ngrohtėsi, dashuri. Pėr miliona vjet ato vuajnė sepse burri nuk u jep dot asgjė, pėrveēse i ka pėrdorur si vegla seksuale. I pėrdorin e pastaj kthehen tė gėrrhasin. Kaq e shėmtuar! Standardi i dashurisė sė gruas qėndron shumė mė lart se ai i burrit. Dashuria ėshtė e vetmja rrugė pėr tė bashkuar njė grua e burrė, asnjė ritual tjetėr.

Gjithė gratė nė botė po pėrpiqen tė sillen si meshkuj. Po vishen si burra, tymosin si ata e ēdo gjė tjetėr. Pėrdorin komunikim e gjuhėn e tyre, po bėhen arrogante, agresive, po humbin cilėsitė femėrore. Shikoni grate e lėvizjeve ēlirimtare: kanė humbur diēka – butėsinė, femėroren, perceptimin, pasivitetin, gjėra qė nuk i zotėrojnė mė. Janė agresive, tė dhunshme.

Mendja femėrore nuk mund tė ketė ndjesinė e kohės. Ėshtė mashkulli, mendja agresive qė shqetėsohet pėr kohėn, i kohėndėrgjegjshėm. Janė plotėsisht tė kundėrt. Femra nuk nxiton, prandaj nuk bėhen lidere tė mėdha, shkencėtare, luftėtare. E, kur kanė mėndje tė frikshme, kanė mendje mashkullore. Pėr mendjen fermėrore nuk ka qėllime, por bota jonė ėshtė mashkullore. Tani e kėtu ajo ėshtė e lumtur, e trishtuar, e paqėllimtė: ekziston nė moment, prandaj nuk ėshtė kurioze pėr largėsi e gjėra qė nuk janė aty. Nuk i plas fare ē’po bėhet nė Vietnam. Burrat janė absurdė komplet: shqetėsohen ēfarė po bėn Mao apo Niksoni. Gruaja merret me dashuriēkat e lagjes, me afėrsinė. Koha ekziston vetėm kur mendoni tė mbėrrini diku, ndryshe, ē’kuptim tjetėr ka koha.

Njė femėr ka cilėsi perfekte tė bėhet dishepull, ėshtė e gatshme tė dorėzohet, e ka shumė tė lehtė. E ka tė natyrshme. Kudo qė gjenden 4 dishepuj, tre prej tyre janė gra. Ky do tė jetė raporti nė gjithė botėn. Mahavir kishte 4000 dishepuj, 3000 ishin femra. E njėjta gjė me Budėn. Shkoni nė tempuj, kisha e numėroni, gjithmonė do tė gjeni raportin 3 me 1. Nė fakt, gjithė religjionet mbėshteten, ushqehen prej femrave; por ato janė vetėm dishepuj.

Mendja femėrore nuk diskuton, thjesht jep pėrfundimin. Debati nuk ėshtė femėror, intuita ėshtė pėrmbledhėse, arsyeja merret me hollėsitė. Intuita thjesht zgjedh po ose jo.

Gratė duhet tė mėsojnė karate, aikido, judo – duhet tė merren me kėto teknika delikate – qė janė teknika femėrore, tė cilat i bėjnė tė forta pa masė. Nuk janė tė forta si burrat, por ka rrugė tė tjera tė fuqishme.

Nė tremijė vjet janė bėrė pesėmijė lufėra – ja ēfarė ka bėrė mendja mashkullore. Jam pėr njė sistem matriarkal. Do tė doja qė fuqia t’u shkonte femrave, pasi nė thelb, ato nuk janė agresive, janė tė dashura, tė dhembshura. Kjo nuk ka tė bėjė me biologjinė, pasi edhe mendja mashkullore mund tė bėhet e tillė. Dhe, gjithė procesi i shndėrrimit tė mendjes mashkullore ėshtė arti i meditimit. Do tė doja qė femrat tė bėheshin sa mė shumė femra, vetėm atėherė mund tė lulėzojnė. Ashtu siē dua meshkujt tė bėhen sa mė shumė meshkuj tė munden. Kur janė kaq tė kundėrt njė tėrheqje e madhe, magnetizėm shfaqet mes tyre. Kur afrohen, takohen nė intimitet, sjellin dy botė tė ndryshme, dimensione tė ndryshme, pasuri tė ndryshme nė bekim tė pafundmė. Mund tė bėjnė njė botė tė mrekullueshme bashkė. Burri e gruaja duhet tė jenė gjysmat e njė tė tėre, tė plotėsojnė cilėsitė e njėri-tjetrit. Tė gjithė bashkė, qeniet njerėzore do tė jenė mė tė mirė nė tė gjitha mėnyrat e mundshme.

Nėse nuk respektoni femrėn, nuk mund tė respektoni askėnd tjetėr – pasi prej femrave ekzistoni. Ju mbajti nė bark pėr nėntė muaj, u kujdes pėr ju derisa u rritėt. Pastaj…nuk jetoni dot pa njė grua. Ėshtė ngushėllimi juaj, ngrohtėsia, jeta ėshtė e ftohtė pa njė grua. Jeta ėshtė jofrymėzuese, gruaja bėhet frymėzimi juaj. Jeta ėshtė matematikė, gruaja e bėn poezi, kujdeset pėr ju, bėhet vetė jeta juaj, ju dashuron tmerrėsisht, plotėsisht.

Situata ime ėshtė e thjeshtė: me ata qė lėndojnė njerėzimin jam i ashpėr dhe me tė lėnduarit jam i dashuruar. Pėr gjithė gratė qė quajtėt shtriga e i dogjėt tė gjalla kam njė dashuri tė pamatė. Pėr gjithė ata qė vratė sepse ishin muhamedanė, ēifutė ndjej respekt e dashuri, por jo pėr kriminelėt. Pėr ta unė jam shpata e pėr viktimat jam zambaku. Jam tė dyja bashkė: nė njė dorė mbaj shpatėn, nė tjetrėn zambakun. Tė gjithėve atė qė meritojnė.

Gjithė historia e burrave ėshtė histori dėnimi grash nga gjithė shoqėritė, kulturat, religjionet. Mes gjithė qenieve mė tė mėdha njerėzore qė ecėn mbi tokė nuk asnjė qė respektoi gruan. Moisiu, Jezusi, Muhamedi, Mahavira madje edhe Buda i kanė dėnuar femrat nė njė mėnyrė apo tjetrėn. Unė jam njeriu i parė qė i kam dhėnė grarisė tė njėjtin respekt si burrave.

Ēdo burrė duhet tė respektojė femrat: janė nėnat e dashuritė tuaja. Ēdo femėr duhet tė respektojė meshkujt: janė fėmijėt tuaj, tė dashurit. Janė dy anėt e sė njėjtės monedhė.

Asnjė grua nė botė nuk ka krijuar ideologji, metafizikė, filozofi tė mėdha. Ajo shqetėsohet pėr tė brendshmen, jo tė jashtmen, prandaj kam respektin e pafundmė pėr gruan, madje jam burri qė ka respekt pėr gratė si askush tjetėr. Gratė i dashurojnė por nuk i respektojnė, e, dashuria pa respekt ėshtė thjesht epsh, pėrbrenda ngelet gjithmonė seks, vetėm seks, nėse nuk ka respektin pėrbrenda. Burri e ka katandisur femrėn e spiritualitetin e saj vetėm nė seks. E nėse ndiqet moda amerikane – ku ēdo gjė pėrdoret njėherė e pastaj flaket tutje – pasoja e fundme ėshtė afėr: pėrdoreni gruan njėherė e pastaj flakeni. Dhe, nė njė farė mėnyre, kėtė po bėjnė…

Miliona gra urrejnė burrat vetėm pėr arsyen e thjeshtė sepse ndihet tė pėrdorura, makina seksi pėr epshin, qė burrat tė shfryhen e tė flenė rehat. Kurrė mos pėrdorni gratė, burrat, askėnd. Respekti e dashuria janė tė pėrbashkėta, nuk janė pėrdorimi apo nxjerrja e diēkaje prej dikujt. Jepeni zemrėn plotėsisht, jo pėr arsye, por vetėm pėr kėnaqėsine tė ndarit.

Pėr shekuj kėta burra gjigandė flasin sesi gruaja ėshtė porta e ferrit, duke e dėnuar femrėn pa thėnė asgjė pėr burrin. Kėta nuk janė tė urtė, por derra shovinistė! E ēuditshme, pasi edhe kėtė shenjtorė vijnė prej barkut tė gruas, por kėtė gjė kurrė nuk e pėrmendin. Kanė frikė prej seksualiteti tė tyre, sepse u kanė thėnė se seksi ėshtė mėkat. E sigurisht, pėr ta, gruaja simbolizon seksin. Askush nuk ēan kokė pėr gruan e gjendjen e saj. Tė gjitha religjionet kanė frikė nga femra, sepse kanė frikė nga seksi. Nėse dėnon seksin je i detyruar tė dėnosh edhe gruan. Fetė bien dakord me njėra-tjeterėn vetėm pėr seksin. Kanė frikė sepse ėshtė energjia mė e madhe te njeriu. Kanė frikė se femrat u tėrheqin vėmendjen nga Zoti. Nė fakt, nuk ka Zot, vetėm ideja e tyre se ndonjė grua e bukur do t’i shastisė…kanė tė drejtė!

Nė bashkėsinė time ēdo njeri ka dinjitet e nuk katandiset nė send. Respektoni femrat, meshkujt, janė hyjnorė. Tė respektosh gratė nuk do tė thotė tė kesh mė pak respekt pėr burrat, por njėsoj.

Kėta burrat e shenjtė na flasin pėr shpirtin, qė nuk ėshtė as burrė as grua, dhe kanė dishepuj vetėm burra, e thonė pastaj se femra ėshtė mė pak shpirtėrore se mashkulli. Po sikur unė tė bėj operacion plastik e tė shndėrrohem nė grua, ēfarė do tė bėjė Buda pastaj? Do tė mė pranojė si burrė apo apo grua? Nuk do tė dinte ētė bėnte.

Njė grua dihet tė ruajė natyrėn e vet, cilėsitė femėrore e t’i pastrojė ato, duke shkuar drejt pėrndritjes. Tė ndriēuar do tw jeni vetėm qenie njerėzore, pėrtej seksit. Gra! Cilėsitė tuaja janė rruga drejt zotave! Do tė doja qė gjithė bota tė kishte cilėsi femėrore. Respektoni femėroren: qėndron shumė mė lart se cilėsitė mashkullore. Prej kompleksit tė inferioritetit, mendja mashkullore pėrpiqet tė shtypė femėroren. Gjithė e kaluara njerėzore ėshtė e shėmtuar, vetėm sepse nuk kemi lejuar cilėsitė femėrore tė lulėzojnė. Nė ēastin qė energjia mashkullore shndėrrohet nė femėrore lind Buda, Krishti.

Burri e ka dėnuar gruan, mbase pėr njė arsye: ishte i pasigurt para epėrsisė sė gruas – dashurisė. Asnjė logjikė nuk ėshtė mė e lartė se dashuria, asnjė mendje nuk qėndron mbi zemrėn, por mendja bėhet vrasėse, e dhunshme, kjo ėshtė bėrė gjithė kėto shekuj. Burrat e gratė duhet tė plotėsojnė cilėsitė e njėri-tjetrit, pasi janė nė thelb pėrbėrės tė njėri-tjetrit.

Nė pėrvojėn njerėzore, lidhja mes nėnė e fėmijės ėshtė mė e afėrta me dhembshurinė, megjithėse njerėzit e quajnė dashuri. Nuk ėshtė dashuri, pasi nuk ka pasion nė tė. Sepse nėna e njeh fėmijėn nė vetvete, e kishte pjesė tė qenies sė saj. Mijėra milje larg, nėse fėmija sėmuret, nėna shqetėsohet, megjithėse nuk e di. Nėse fėmija ka dashur e ėshtė dashur nga nėna, ky ėshtė fillimi i gjithė besimit nė tė ardhmen. Fėmija nė tė ardhmen do tė dojė mė shumė femrat, do tė bėjė mė shumė miq, e njė ditė do tė jetė i aftė t’i dorėzohet njė mjeshtri. Mė nė fund do t’i dorėzohet Zotit. Por nėse mungon lidhja bazė, gjithēka bėhet e vėshtirė.

Njerėzimi ka harruar gjėra thelbėsore:pėr shembull tė prekurit dhe rėndėsia e madhe e prekjes nė jetė. Nėse nėna nuk ju ka marrė nė gji, t’ju pėrcjellė ngrohtėsinė, do tė jeni tė ftohtė nė jetė.

Zoti ėshtė mė shumė nėnė se babė, mė shumė njė gji sesa diēka tjetėr. Ėshtė lindja e vdekja jonė, lindim jashtė tij e shkrihemi nė tė. Ėshtė si oqeani qė na valėzon, ne valėt e tij. Cilėsitė e tij, dhembshuri, dashuri janė femėrore. Universi ėshtė nėnė, po ju pret prej pafundėsisė, mjaft tė trokisni, por ju rrini te porta. Ekzistenca nuk e hap vetė derėn, nuk ėshtė agresive, por pret edhe nė dashuri. Prandaj po pret t’ju kthejė pėrgjigje.

Dashuria ėshtė ushqim pėr intuitėn. Nėse nėna e do fėmijėn ai bėhet intuitiv e rritet pėrbrenda, nėse jo ai bėhet intelektual.

Ēdo gjė qė njė nėnė tregon, bėn, flet, ėshtė domethėnėse. Kur fėmija qesh dhe nėna i jep dashuri e qumėsht, pėrqafime, ai po mėson politikėn: do tė buzėqeshė kur nuk i buzėqeshet sepse e di sesi ta bindė nėnėn. Dhe lind gėnjeshtari, politikani vjen nė jetė. Ai di si tė falsifikojė, gjė qė e ka mėsuar qysh prej lidhjes me nėnėn e vet. Kjo ėshtė marrėdhėnia e parė nė botė. Kur tė ndėrgjegjėsohet pėr mjerimin e vet, ferrin e vet, pėshtjellimet e veta, do tė gjejė diku atje tė fshehur nėnėn e vet.


(TE dashur lexues per te lexuar shkrime  interesante qe do ti sherbejne ngritjes tuaj shpirterore ju sugjeroj te beheni anetare te faqes me te re ne facebook qe quhet "Evolucioni i Vetedijes"   FLM)
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Osho- FEMRA

Mesazh  Muneer prej 03.08.17 15:14

Interesant se si shume meshkuj i trajtojne femrat si prostituta, dhe femrat nuk kane deshire te ndahen nga ky lloj trajtimi. Cfare flet kjo per natyren femerore?
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

339


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi