Si mundet FRIKA - Jiddu Krishnamurti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si mundet FRIKA - Jiddu Krishnamurti

Mesazh  Kybalioni prej 06.06.14 1:36

Kush ėshtė Jiddu Krishnamurti?
 Jiddu Krishnamurti lindi mė 11 Maj 1895 nė Madanapalle, njė vend  i vogėl pranė  Madras, nė Indinė Jugore.  Mė 1905 humbi tė ėmėn, Sanjeevamma, me tė cilėn ishte shumė i lidhur, e mė 1909 u transferua me tė atin Narianiah dhe katėr vėllezėrit e mbijetuar nė  Adyar, pėr tė jetuar nė njė barakė, nė kushtet e mjerimit tė plotė (Krishnamurti u sėmur shpeshherė nga malarja). Nė tė njejtin vend ndodhej edhe qendra e pėrgjithshme e Shoqatės Teozofike, njė lėvizje e gjallė religjioze e shpėrndarė nė botė (themeluar mė 1875 nga amerikani Holcott e nga okultistja ruse Helena Blavatsky), lėvizje qė besonte nė ardhjen e afėrme tė Mesiut tė ri: Mjeshtrit tė Botės. Njė ditė, Charles Leadbeater, bashkėpunėtor i Annie Besant (presidente e Shoqatės Teozofike), tė cilit i atribuoheshin fuqi psikike dhe aftėsi parashikuese, e pa Krishnamurtin 14-vjeēar qė po lahej nė plazhin e Adyar sė bashku me vėllanė e tij Nitya, e menjėherė u bind se kishte gjetur djalin nėpėrmjet tė cilit do tė shfaqej Hyu. Pėr kėtė arsye, mė 1910, Annie Besant kėrkoi dhe mori nga Narianiah, tutelėn ligjore tė Krishnamurti-t e tė Nitya-s.
Mė 1911 qe themeluar Urdhėri Ndėrkombėtar i Yllit tė Lindjes, kryetar i tė cilit u bė Krishnamurti- urdhėr qė kishte si qėllim tė pėrgatiste ardhjen e Mjeshtrit tė Botės. Dy vėllezėrit qenė transferuar nė Angli, ku u edukuan dhe morėn mėsime sipas mėnyrės angleze. Atje studiuan doktrinat ezoterike tė Teozofisė. Mė 1925, Nitya, i sėmurė prej kohėsh nga tuberkulozi, vdiq, duke e lėnė tė vėllanė nė njė tronditje tė rėndė shpirtėrore. Nė kėtė periudhė rritet pakėnaqėsia e Krishnamurti-t nė lidhje me Teosofinė dhe praktikat e saj. Mė nė fund nė vitin 1929, me rastin e njė mbledhjeje tė Yllit tė Lindjes, nė Hollandė, nė praninė e 3000 besimtarėve, Krishnamurti e shpėrban kėtė Urdhėr duke deklamuar se “E vėrteta ėshtė njė tokė pa shtigje” dhe nuk mund tė arrihet kurrė nėpėrmjet asnjė organizate, kishe, mjeshtri apo guruje. Nė tė ardhmen, Krishnamurti mbylli ēdo marrėdhėnie me Shoqatėn Teozofike. Thoshte: “Qėllimi im i vetėm ėshtė ta bėj njeriun absolutisht e pakushtėzueshmėrisht tė lirė”.
Pėr pesėdhjetė e shtatė vitet e ardhshme Krishnamurti udhėtoi gjatė e gjerė nėpėr botė, me qėllim qė tė transmetonte mėsimin e tij ēlirues, duke i refuzuar gjithmonė lartėsimet qė i bėheshin dhe statusin e gurusė. Pėrveē fondacioneve qė shėrbenin pėr tė organizuar konferenca e pėr tė publikuar shkrimet e tij, Krishnamurti themeloi edhe shkolla nė Indi, nė Angli dhe nė Amerikė, ku “ si nxėnėsit ashtu edhe mėsuesit, tė mund tė lulėzojnė sė brėndshmi”.
Vdiq mė 17 shkurt 1986 nė Ojai
 


Frika, koha e mendimi
Po flasim mbi atė qė frika ėshtė nė vetvete, e jo mbi format e ndryshme nė tė cilat ajo shprehet-frikė nga pleqėria, frikė nga vdekja, frikė nga vetmia, frikė se nuk do mund tė arrijmė atė qė duam, frikė se nuk do mund tė realizohemi shpirtėrisht… Ē’ėshtė frika? Kur frika shfaqet, njihet si frikė pikėrisht nė atė ēast? Nė ēastin kur merr rrugė reagimi nga vuajtja, a jam nė gjendje ta pėrshkruaj? apo vetėm mė vonė mund tė flas pėr tė? “Mė vonė” do tė thotė kohė. Le tė supozojmė se unė kam frikė. Kam frikė nga diēka, kam frikė se zbulohet diēka qė kam bėrė nė tė kaluarėn e nuk dua qė tė merret vesh. Ose, kohė mė parė, ka ndodhur diēka qė mė shtin frikėn ende sot. A ekziston njė frikė nė vetvete, pa objektin qė e provokon? Ēastin nė tė cilin ekziston frika, pikėrisht atė ēast e quani frikė? Apo mund ta bėni kėtė mė vonė, pak mė vonė? Sigurisht mund ta bėni vetėm mbas ēastit nė tė cilin vėrtetohet reagimi. Po kjo, ē’do tė thotė? Truri ka regjistruar kujtime tė momenteve tė tjera tė frikės, e nė  ēastin kur vjen ky reagim, mendimi e rinjeh dhe thotė: “Kjo ėshtė frikė”. Ėshtė e sigurtė se nė ēastin kur mė fshik njė ndjesi frike, nuk kam kohė ta rinjoh e ta quaj frikė. Kjo do tė thotė se e kam rinjohur nė bazėn e kujtimeve tė situatave tė tjera qė mė kanė provokuar frikė. Mė kujtohen ato ndjesi tė provokuara nė tė kaluarėn dhe sa herė shfaqen sėrish ndjesi tė ngjashme, ēilembyll sytė i identifikoj me termin “frikė”. Ėshtė mjaft e thjeshtė, apo jo? Kėshtu, kujtimi i tė shkuarės ushtron njė ndėrhyrje tė vazhdueshme mbi tė sotmen. Tashti pyesim: ē’ėshtė frika? Frika ėshtė kohė? Ka ndodhur diēka javėn e shkuar, qė ka provokuar nė mua ndjesinė qė e quaj frikė; dhe tashti druaj se do mund tė ndodhė sėrish, ose shpresoj se nuk do tė pėrsėritet. Kėshtu, pyes veten: “Ėshtė koha rrėnja e frikės?”. Atėherė, ē’ėshtė koha? Koha e shėnuar nga ora ėshtė shumė e thjeshtė. Dielli lind nė njė farė ore dhe perėndon nė orėn e darkės. Ekziston e sotmja, e nesėrmja, e djeshmja. Ekziston njė sekuencė natyrale e kohės. Por brėnda nesh ekziston edhe njė orė psikologjike. Ngjarjen e ndodhur njė javė mė parė, qė mė ka dhėnė kėnaqėsi ose ka rizgjuar nė mua ndjenjėn e frikės, e kujtoj dhe e projektoj nė tė ardhmen. Mund tė mbetem pa punė, mund tė humbas pozicionin tim, mund tė humbas paratė e mia, mund tė humbas gruan time: kjo ėshtė kohė. Po atėherė, frika ėshtė pjesė e kohės psikologjike? Duket se kėshtu ėshtė. E ē’do tė thotė kohė psikologjike? Kohė qė implikon hapsirėn. Nuk ėshtė vetėm koha fizike ajo qė kėrkon hapsirė, por edhe koha psikologjike kėrkon hapsirė: dje, javėn e shkuar, sot, nesėr. Janė hapsira dhe koha. Ėshtė e thjeshtė. Po frika, ėshtė njė lėvizje e kohės? Por lėvizja e kohės, psikologjikisht, nuk ėshtė lėvizje e mendimit? Kėshtu mendimi ėshtė kohė, ndėrsa koha ėshtė frikė. Ėshtė e natyrshme. Kam shkuar tek dentisti e mė janė krijuar dhembje. E kujtoj, e projektoj kėtė fakt nė tė ardhmen dhe shpresoj tė mos e provoj mė kėtė dhimbje. Mendimi ėshtė nė lėvizje. Kėshtu, frika ėshtė njė lėvizje nė hapsirė e nė kohė psikologjike. Pėr ta parė gjithė kėtė si njė fakt, e jo thjesht pėr tė krijuar njė ide, duhet tė jemi shumė tė vėmendshėm ndaj kėsaj ndjesie frike qė lidhet me atė qė ka ndodhur nė tė shkuarėn. Kėsaj frike i duhet kushtuar njė vėmendje e plotė nė momentin kur lind; atėherė ajo nuk do tė lėrė gjurmė nė kujtesė. Bėjeni, e do ta zbuloni pėr hesapin tuaj. Kur dikush ju ofendon, nėse jeni krejtėsisht tė vėmendshėm, nuk ka ofendim, nuk ka fyerje. Dhe kur ndokush vjen e ju thotė: “Ē’person i mrekullueshėm qė je!”, nėse jeni tė vėmendshėm ky vlerėsim do t’iu rrėshqasė tutje, ashtu ashtu siē rrėshqet ujėt mbi pendėt e rosės. Kėshtu, ju lutem, zbulojeni vetė kėtė tė vėrtetė: qė hapėsirė, kohė, mendim, do tė thotė frikė. Ėshtė njė fakt. E nėse nuk ndaleni nė pėrshkrimin e bėrė nga ai qė ju flet, dhe viheni tė vėzhgoni pėr hesapin tuaj, nuk mund ta shmangni sė perceptuari kėtė fakt, nuk mund ta injoroni. Njė fakti nuk mund t’i ikni. Ėshtė gjithmonė aty. Edhe nėse orvateni ta shmangni, ta ndrydhni, t’i ikni, mbetet gjithmonė aty. Por nėse i kushtoni njė vėmendje tė plotė faktit se frika ėshtė mendim nė lėvizje, atėherė frika, nė nivelin psikologjik, zhduket.

Per te patur sa me teper materiale me vlere ne ngritjen tuaj shpirterore te dashur lexues perzemersisht ju sugjeroj te beheni anetare ne faqen me te re te facebookut te quajtur   "Evolucioni i Vetedijes".FLM



 
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi