Origjina e Jetes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Origjina e Jetes

Mesazh  Jon prej 27.12.08 16:06



Si ka lindur jeta ne planetin tone?

Kjo eshte nje pyetje te cilen njerezimi ia ka bere vetes qe ne zanafillen e vet, dhe me gjithe shpjegimet e panumerta qe nga lashtesia gjer me sot, vazhdon te mbetet ndoshta po aq sfiduese sa kur u pyet per here te pare.

Ne kete hyrje te shkurter do te perqendrohemi kryesisht tek shpjegimet e ofruara nga shkencat natyrore.

Hipoteza e Panspermias sugjeron se Jeta ne Toke e ka origjinen nga nje tjeter burim ne Univers.

Kjo eshte nje mundesi, por ne te njejten kohe kjo hipoteze nuk ofron ndonje shpjegim se pse Jeta eshte dashur medeomos te transportohet ne Toke.

Pse, per shembull, kjo hipoteze nuk e merr ne konsiderate mundesine qe Jeta ka buruar ne Toke, dhe prej ketu transportohet neper Univers?

Dy shkencetare, Haldane dhe Oparin, sugjeruan nje skenar se si kushtet fillestare te jetes ne Toke mund te kene qene. Molekulat e thjeshta organike, qe permbajne karbon, u formuan te parat.

Me pas, energjia diellore dhe nxehtesia e cliruar nga toka rezultoi ne reaksione kimike qe u vijuan nga prodhimi i molekulave te vogla nga sinteza e substancave ne atmosfere.

Keto molekula formuan rendom proteina, karbohidrate dhe acide nukleike, e si rrjedhoje nga bashkimi i tyre u lind dhe organizmi i pare.

Per te verifikuar qe nje fenomen i tille, te quajtur edhe “supe prebiotike”, mund te rezultoje ne krijimin e ketyre molekulave (si rrjedhoje, vete jetes), Stanley Miller sintetizoi ne menyre te suksesshme lende organike nga substance inorganike(1). Ne fakt, ky konsiderohet si eksperimenti klasik i Origjines se Jetes.

Oparin-i propozoi, gjithashtu, se molekulat e thjeshta organike do te krijonin “koacervate”, struktura sferike qe i mbeshtjellin ato duke mundesuar zhvillimin e reaksioneve katalitike ne brendesi.

Sidoqofte, nuk eshte e qarte akoma se si kjo mund te ndodhe; A eshte bashkimi i molekulave i mjaftueshem per katalizimin e tyre? Cilet jane katalizatoret ne kete rast?

Bota e ARN-se, term ky i formuluar nga Walter Gilbert ne vitin 1986, i referohet nje faze te hershme te jetes ne planetin Toke.

Ne kete faze prania e proteinave katalitike nuk ishte e nevojshme sepse ARN-ja kishte rol te dyfishte, ate te ruajtjes se informacionit gjenetik dhe ate te katalizatorit ne nje sistem primitiv vete-replikues(2).

ARN-ja eshte me e thjeshte se proteinat dhe mund te kene evoluar me shpejt.

Sidoqofte, pyetja mbetet – nese ARN-ja ishte e para molekule, atehere duhet te jete formuar pa pranine e enzimave, dhe si rrjedhoje kjo kerkon shpjegim se si nukleotidet u bashkuan per te formuar ARN-ne?

Cfare mundesoi formimin e zinxhiret te nukleotideve, dhe ARN-se si rrjedhoje?

Aleksander Graham Cairns-Smith, biolog molecular dhe kimist, sugjeron te kunderten – qe acidet nukleike jane formuar me vone dhe te parat kane qene proteinat.

Ne librin e tij Ardhja e Gjenetikes: Dhe Origjina Minerale e Jetes ai propozon qe proteinat e para u sintetizuan nga kristale minerale inorganike, dhe ne kete faze as ADN-ja as ARN-ja nuk ishin prezente.

Me vone bashke me molekulat organike kemi edhe ardhjen e Gjenetikes ne skene. Nje pikepytje serioze ne lidhje me kete model eshte se sugjeron qe Origjina e Jetes eshte nga lenda inorganike, apo me gjuhe popullore, nga guri. Dhe kjo eshte dicka qe shume e kane te veshtire ta pranojne.

Kjo hyrje e shkurter e hipotezave kryesore ne lidhje me Origjinen e Jetes tregon se nuk ka model “standart”, dhe secili nga modelet e mesiperme ka avantazhet dhe dobesite e veta.

Sidoqofte, eksperimenti i Stanley Miller-it ofron evidence te forte qe molekulat organike mund te sintetizohen nga inorganiket ne kushte te ngjashme me ato te Tokes ne fazat e hershme te ekzistences se saj.

Dhe nje fjale te fundit ne lidhje me perspektiven religjioze te Origjines se Jetes; njerezit e lashte zhvilluan dy menyra te menduarit, folurit dhe te perftuarit te njohurive – mitin dhe logosin(3).

Te dyja ishin themelore, dhe plotesuese te njera tjetres, si menyre per te zbuluar te verteten, secila ne sferen e vet te kompetences.

Miti perqendrohej ne origjinen e jetes dhe thellesine e mendjes njerezore, jo me ceshtjet e perditshme praktike apo empirike. Miti kerkon te zbuloje e gjeje kuptim ne jeten tone.

Historite mitologjike me heronj qe zbresin ne Boten e Pertejme, apo qe luftojne shtriga e bisha, demonstrojne realitetin e subkoshiences njerezore, qe nuk mund te njihet thjesht nepermjet arsyes, por qe ka nje ndikim te thelle mbi pervojen dhe sjelljen tone.

Miti as nuk mund te demonstrohet, as nuk kerkon prove racionale, por lidhjen me njerezit e ka te ngjashme me ate te artit apo muzikes. Ne anen tjeter, logosi ishte po aq i rendesishem.

Eshte menyra racionale, pragmatike dhe shkencore e te menduarit qe mundeson njerezit funksionimin normal te jetes dhe ceshtjeve materiale. Ndryshe nga miti, logosi duhet te perkoje saktesisht me faktet dhe realitetin e jashtem per te qene efikas.

Ne menyre te ngjashme nese zevendesojme mitin me religjionin, atehere rrjedhimisht perspektiva qe kjo e fundit ofron ne lidhje me Origjinen e Jetes nuk ka vend ne sferen e shpjegimeve shkencore empirike.

Fatos Kopliku
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  Jon prej 11.01.11 13:49

Origjina e jetes ne toke



Ideja qe vullkanet mund te kene luajtur nje rol te rendesishem ne shfaqjen e jetes mbi toke, eshte mjaft e vjeter, e megjithate disa kerkues e kthejne kete hipoteze ne qender te debatit. Arsyeja kryesore e rihapjes se debatit jane analizat e kryera mbi proveza te marra nga nje prej eksperimenteve me te famshme te historise.

Krijimi i jetes ne laborator eshte nje prej arritjeve me te medha qe nje kerkues mund te shpresoje, dhe qe do ti falte fame kujtdo ekipi qe do te arrinte ne rezultat pozitiv.

Eksperimenti me i famshem i njohur deri me sot ne kete fushe eshte ai Stanley Miller, i kryer ne laboratorin e cmimit Nobel te kimise Harold Urey ne Universitetin e Cikagos. Rezultatet e arritur ne ate kohe por qe per arsye te panjohura, Miller vendosi te mos i publikoje jane edhe me shpresedhenese sec mendohej.

Stenlei Miller donte te testonte teorite e Aleksander Oparine (Aleksandr Oparine) dhe Xhon Haldane (John Haldane) sipas te cileve perberes kimike si metani, diokside i karbonit ose amoniake te ndodhur ne atmosferen primitive te Tokes, do te kishin bashkevepruar nen aksionin e rrezeve ultravjollce (UV) ose te rrufeve dhe do te kishin formuar molekula me te medha qe do te kishin rene ne oqean. Brenda kesaj, “supe primitive”, molekulat organike do te kishin lejuar formimin e qelizave te para te gjalla.

Miller percepton dhe krijon nje pajisje qe imiton kushtet e atmosferes se Tokes se hershme, e cila sillte avuj uji te pasuruar me metan, amoniak dhe hidrogjen prane disa elektrodave qe simulonin veprimin e rrezeve ultravjollce ose rrufeve. Me 1953 Miller publikon ne Science rezultatet e eksperimentit te tij: kishte arritur te prodhonte 5 acide aminik, perberesit baze te proteinave dhe te jetes, duke u nisur nga supa primitive e pajete.

Ajo qe eshte edhe me e cuditshme eshte se kjo nuk perbente gjithe suksesin e Millerit dhe nje pjese te rezultateve (ato me te rendesishmet) ai i mbajti te fshehura. Xhefrei Bada (Jeffrey Bada-Scripps Institution of Oceanography, USA), koleg i ngushte dhe bashkepunetor i Miller, trashegoi pas vdekjes se ketij te fundit me 2007 gjithe materialin e tij kerkimor.

Thuajse rastesisht Bada zbuloi ne nje kuti laboratori provezat e eksperimenteve te prodhuara me nje pajisje lehtesisht te modifikuar per te imituar kushtet prane shperthimi vullkanik.

Fale teknologjive te sotme laboratorike Xhefrei Bada (Jeffrey Bada), Adam Xhonson(Adam Johnson-Indiana University) dhe koleget e tyre arriten te zbulojne 22 acide aminike. Forca e shperthimit vullkanik, dhe presioni i avullit mund te shpjegoje ndryshimin.

Sidoqofte eksperimentet e Millerit jane akoma me provuese se sa mendohej dhe perforcojne idene qe vullkanet dhe geizeret mund te kene luajtur nje rol te rendesishem ne shfaqjen e jetes mbi Toke.

Ajo qe mbetet e pashpjegueshme eshte se pse Miller nuk i publikoi keto rezultate ne artikullin zyrtar te publikuar ne Science duke qene se perbenin nje prove akoma me te forte nga ato te publikuara.

Nga ana tjeter lind natyrshem pyetja: A ka kryer Miller eksperimente te tjera te ngjashme me rezultate edhe me pozitive por te papublikuara?

Cécile Dumas
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  cybernet prej 11.01.11 14:28

Ahhhhhh , keta shkencetaret dite e me shume po me merzisin , japin teori te kota perzijn ēka te mundin :ADN , ARN , Proteina , Vullkane , Avuj , Gazra , Jashtetoksorė , Bakterie , Qeliza ....
avatar
cybernet

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Asteroidi qe i hapi rruge ardhjes se njeriut

Mesazh  Nikolaos prej 22.03.11 12:21

Njė asteroid ka zhdukur dinozaurėt duke i hapur rrugėn njeriut

Njė asteroid ka zhdukur dinozaurėt duke i hapur rrugėn njeriut Njė skuadėr prej 41 shkencėtarėsh nga mbarė bota, pas shqyrtimit tė tė dhėnave tė mbledhura gjatė kėtyre 20 viteve, ka konfirmuar shkakun e sė ashtuquajturės zhdukje tė Kretacen-Terciarit (KT), kur krijimi i kushteve tė pabanueshme nė Tokė rreth 65 milionė vite mė parė solli zhdukjen e mė tepėr se gjysmės sė llojeve tė deriatėhershme tė planetit.

Bota shkencore ka qenė e ndarė derimėtash nė lidhje me shkakun e zhdukjes, nėse ky vinte nga asteroid apo nga veprimtaria vullkanike 1.5-milionė-vjeēare nė zonėn e Dekanit nė Indi.

Studimi i ri, i kryer nga shkencėtarė tė disiplinave tė ndryshme nga shtete tė Evropės, Amerikės dhe Japonia dhe botuar sė fundmi nė revistėn "Science", vė re se shkaku i zhdukjes ka qenė pikėrisht njė asteroid me gjerėsi 15 km qė ka goditur Tokėn nė Ēikshulub, Meksikė.

"Kjo shkaktoi zjarre nė shkallė tė gjerė, tėrmete mbi 10 rihter, shkarje kontinentale qė formuan mė tej cunami," thotė Xhoena Morgani, e Kolegjit Imperial Londėr, bashkautore e studimit.

Mendohet se asteroidi e ka goditur Tokėn me njė fuqi miliarda herė mė tė madhe se bomba atomike nė Hiroshimė. Morgani shton se "goditja vdekjeprurėse pėr dinozaurėt" erdhi kur lėnda e ngritur nga shpėrthimi u pėrhap nė atmosferė duke mbėshtjellė planetin nė errėsirė e duke shkaktuar njė dimėr mbarėbotėror qė "zhduku shumė lloje qė nuk mundėn t'i pėrshtateshin kėtyre kushteve armiqėsore".

Shkencėtarėt morėn nė shqyrtim punėn e paleontologėve, gjeokimistėve, modeluesve tė klimės, gjeofizikanėve dhe sedimentologėve tė cilėt kanė grumbulluar gjatė 20 viteve tė fundit fakte rreth zhdukjes KT.

Tė dhėnat gjeologjike tregojnė se ka qenė njė ngjarje e caktuar ajo qė nisi zhdukjen e dinozaurėve dhe shkatėrrimin e pėrshpejtuar tė ekosistemeve detare dhe tokėsore, dhe se vetėm goditja nga asteroid "ishte i vetmi shpjegim i mundshėm".

Peter Shulte i Universitetit tė Erlangenit nė Gjermani, kryeautor i studimit, thotė se tė dhėnat fosile tregojnė qartė njė zhdukje masive rreth 65.5 milionė vjet mė parė, periudhė kjo qė njihet si kufiri K-Pg.

Me gjithė tė dhėnat pėr veprimtari vullkanike nė Indi, ekosistemet detare dhe tokėsore shfaqnin luhatje minimale gjatė 500'000 viteve para kufirit K-Pg, gjė qė do tė thotė se zhdukja nuk kishte nisur qė mė parė dhe nuk ishte shkaktuar nga shpėrthimet vullkanike.

Teza e vullkanit tė Dekanit vihej nė dyshim, sipas ekipit shkencor, dhe nga modelet kimike atmosferike, tė cilat tregojnė se goditja nga asteroidi do tė kishte lėshuar sasi shumė mė tė mėdha tė squfurit, pluhurit dhe blozės nė shumė mė pak kohė se sa shpėrthimet vullkanike, duke shkaktuar errėsim dhe ftohje tė skajshme.

Gereth Kolinsi, njė tjetėr bashkautor nga Kolegji Imperial, thotė se goditja nga asteroidi shkaktoi njė "ferr" tė atillė qė shėnoi fundin e sundimit 160-milionė-vjeēar tė dinozaurėve, por qė i hapi rrugėn gjitarėve.

"Zhdukja KT ka qenė njė ēast kyē nė historinė e Tokėn, duke i hapur pėrfundimisht rrugėn njeriut tė bėhet lloji mbizotėrues nė Tokė," pohon ai nė studim.

Kolinsi ka krijuar gjithashtu njė faqe (http://impact.ese.ic.ac.uk/ImpactEffects/Chicxulub.html) qė jep mundėsinė tė shikojmė pasojat e goditjes nga asteroidi.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

565


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  Nikolaos prej 27.03.11 16:08



avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

565


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fshehtėsia e fillimit tė jetės

Mesazh  Gjinkalla prej 15.11.11 17:29

Diskutimet mbi fillimin e jetės nė Tokė janė tė shpeshta mes shkencėtarėve, kjo nga vetė fakti qė tema ėshtė shumė delikate nė aspekt shkencor po aq sa edhe nė atė shoqėror. Nė fakt kjo temė doli tė jetė mė e vėshtirė sesa u mendua tė jetė nė vitet '50, sidomos me dėshtimin e vėrtetimit praktik se jeta nė Tokė mund tė jetė zhvilluar nė etapat e evolucionit biokimik.

Ėshtė e kuptueshme qė gjatė shqyrtimeve tė tilla, grupi eksperimentues ėshtė i prirur tė jetė paragjykues, duke ndikuar direkt nė rezultatet (ose mungesėn e tyre) e punės.

Ēėshja qėndron se as sot ky soj sfidimi nuk ėshtė shpjeguar plotėsisht. Evolucioni biokimik, ėshtė njė pikėsynim i zgjatur shkencor nga kėrkesat qė shtron shoqėria e sotme. Provat shkencore dėshmojnė qė nga metani, uji, hidrogjeni, amoniaku janė formuar amino acide tė numėrta dhe, burimisht janė formuar proteinat. Thjeshtėsia e kėsaj qėndron qė kushte tė pėrafėrta me kushtet e supozuara tė Tokės sė hershme pėr reagimin e komponimeve tė tipit tė metanit arrihen nė pėrpjesa tė zvogėluara nė laboratore dhe kjo premton njė gjysėm sukses pėr shpjegimin e idesė nė fjalė. Rol thelbėsor ka edhe koordinimi i elementeve tė nxehtėsisė nė procesin e zhvillimit tė jetės.

Duke e thėnė shkurt, problemi kyē, mes tė tjerave, ėshtė pamundėsia me i pėrfshi dhe me i pėrcaktu tė gjitha elementet e nevojshmė pėr formimin e makromolekulave me funksione tė caktuara jetėsore. Ndaj kėtu ėshtė e patjetėrsueshme pėrfshirja e faktorit tė rastėsisė nė shqyrtime, dhe meqė paraqitja e kėtij tė fundit do tė pėrfshinte mundėsi tė panumėrta tė sistemimit deri nė atė pikė qė "tė funksionojė", nė praktikė e pamundėson realizimin e saj.

Me rritjėn e rivalitetit mes feve dhe ateizmit, teorive tė kėtilla iu ėshtė dhėnė rėndėsi e madhe, automatikisht duke i shndėrruar nė mjet luftues/sulmues politikash teologjike. Prandaj kemi paraqitjen e teorive anėsore mbi zhvillimin e jetės nė Tokė, qė herė janė tė vėrtetuara me prova brenda mundėsive, e herė bėjnė fole pushuese pėr qeniet e dyzuara nė shkencė dhe teologji.

Prej atyne mė tė rėndėsishme dhe tė pranueshmė nė qarqet akademike, po e pėrmend teorine e panspermias, qė supozon krijimin e jetės nė Tokė nga njė farė e jashtme. Dhe pėr plotėsimin e kėrkesave shkencore, provat mbi kėtė mundėsi qėndrojnė nė faktin se kometa tė caktuara pėrmbajnė mikroorganizma bakterie. Pra, dhe ky shpjegim rangohet nė ndodhitė shumė tė mundshme tė krijimit tė jetės nė Tokė.

Pastaj, kemi dhe teori tė tipit qė jeta nė Tokė ėshtė krijuar nga njė krijues jashtė univerzit. Kjo personalisht si ide mė bėn shumė pėrshtypje, sepse automatikisht mund tė vėrehėn tė meta qė nė fund e bėjnė teorinė e panevojshme, apo nė rastin mė tė keq, tė nevojshme pėr vetngushėllim.

Ėshtė e natyrshme qė ēdo gjė nė univerz ėshtė e vazhdueshme, dhe natyra nė vete ėshtė barazpeshė e forcave ndėrlidhėse tė "atyre qė jetojne" (jetė mund tė jetė dhe nxitimi i elektroneve nė atomet e bakrit, bjen fjala). Pėrfshirja e zotit nė njė sistem tė tillė jetese paraqet njė jovazhdueshmėri dhe ērregullim tė tėrė ciklit natyror, sepse zoti si diēka (edhe me aftėsitė hyjnore qė i atribuohen) patjetėr duhet tė jetė sė paku njė dimenzional - dhe si i tillė normalisht i jep natyrės koncept tjetėr qė nuk pėrputhet me obzervimet dhe matjet shkencore. Ky model i ngecjės sė univerzit nė tėrėsi i jep tėrė idesė sė teorisė njė absurditet tė tipit tė veēantė, qė e rangon nė mesin e atyre pėr vetngushėllim.

Duke ardhur nė kėtė pikė, ku nė shqyrtim fusim dhe madhėsi jashtė-tokėsore, vlen tė theksohet qė edhe nė rastin e jopėrputhjės sė probabilitetit mbi krijimin e jetės nė Tokė (10^40.000?), nuk asgjėsohet mundėsia qė jeta tė jetė krijuar jashtė Tokės (qė lidhet direkt me teorinė e ekzogjenezės).

Nė fund, e tėrė baza e ēėshtjės qė pėrdoret si argument/kundėrargument pėr pohimet e zotit ėshtė i paarsyeshėm, meqė dhe kėtu ekziston njė mundėsi e jo saktėsi pėr tė qenė njėra e saktė mbi tė tjetrėn, mirėpo nuk preferohet qė tė pėrdoret si argument pėr pohimin mbi ekzistencėn e zotit, meqė ėshtė fije qė anon nga provat e vėrtetimet shkencore dhe jo aludimet teologjike.
avatar
Gjinkalla

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  Nikolaos prej 15.11.11 19:09

Te lumte Gjinkalla per shkrimin qe ke hedhur!
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

565


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  Gjinkalla prej 15.11.11 22:08

flm Nikolaos,por se di a e ke kuptua drejtshkrimin ngase ne kosovaret,nuk shkruajme ngjashem sikurse ju shqiptaret,meqe ra fjala kam munguar nje kohe,por pasi jam kthyer ty rralle po te shoh ketu,cila eshte arsyeja?
avatar
Gjinkalla

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  Cimi Elezi prej 06.12.11 23:41

Nje shkrim qe te fut ne mendime dhe te arsyetosh me mendje te ftot,bravo gjinkalla
avatar
Cimi Elezi

251


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  lavdim.bossi prej 07.12.11 9:47

njeriu bart me vete disa mistere te quditshme dhe te rendesishme qe ndoshta nuk do ti zbuloj kurr , por me rendesi eshte qe njeri duhet ta kuptoj se eshte i pa fuqishem ne krahasim me krijuesin dhe duhet te kuptoj here do kur qe eshte i manget ne shum lemi dhe ka nevoj per ndihme dhe shpetim, ose ose mbetet i deshtuar pergjithmone.!!!!

1.kufiri i mendjes
2.mungesa e fakteve
3.mosbesimi ne krijues
4.armiqesia mesvllazerore
5.mos arsimimi
6.shmangia e sendeve qe na rrethojn.:::

te gjitha keto aspekte njeriu po i lene anash per kete aresye nuk i kupton proceset natyrore sepse eshte i manget ne besim.!!!!

lavdim.bossi

60


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Meteoritėt e parė mbi oqeane, mund tė kenė ndikuar nė

Mesazh  Gjinkalla prej 08.12.11 13:06

Meteoritėt e parė mbi oqeane, mund tė kenė ndikuar nė formimin e jetės nė Tokė


Studimet e reja pėrkrahin mundėsinė se fillimi i jetės nė Tokė mund tė ketė qenė pasojė e reaksioneve tė skajshme kimike.

Meteoritėt qė kanė goditur oqeanet parake nė Tokė mund t'i kenė furnizuar me sasi tė mjaftueshme karboni dhe tė kenė krijuar njė trysni tė tillė kimike nga fuqia e shtypjes sė tyre qė me radhėn e vet ka shėnuar nisjen e sintetizimit tė molekulave biologjike.

Studiuesit flasin pėr pėrplasjen e njė kondtriti (hekur, nikel dhe karbon), njė meteorit i zakonshėm i cili godet nė Tokė me nė shpejtėsi prej 2 km/sekondė.

Studiuesit arritėn nė kėtė pėrfudnim duke marrė parasysh presionin tė cilit iu nėnshtruan pėrbėrėsit kimikė, mes tė tjerash uji dhe nitrogjeni, qė mendohen tė kenė qenė nė sasi tė bollshme nė atmosferėn e hershme.

Si pasojė e temperaturės reth 2760 gradė Celsius, u prodhua njė llojllojshmėri lėnde organike, si acidet monokarboksilike dhe aminoacidet.

Nga njė studim i mėhershėm ėshtė vertetuar se njė pėrplasje e tillė mund tė prodhojė dhe amoniak, pėrbėrje e cila kur i nėnshtrohet shpėrthimit mund tė ndikojė nė formimin e glicerinės, njė aminoacidi tė thjeshtė.

Studimi ėshtė kryer nga hulumtues tė universitetit tė Tohokut, Japoni.
BURIMI NGA: SHKENCA
avatar
Gjinkalla

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

i nderuar

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 08.12.11 18:56

ndryshojne mendimet e shkenctarve me provat ata nuk kan prova ce do te thote se ata nuk e kan akoma idene e krijimit te tokes klm tung
avatar
Ushtari i krishtit

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  Azazil prej 30.01.14 0:53

esht thene se shkenca pa fe eshte e dobet dhe feja pa shkencen eshte e cale.
avatar
Azazil

908yughugikgiyguyg


14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  Zattoo prej 22.06.14 10:37

Origjina e jetės



Ēdo qenie e gjallė mbi tokė ka lindur nga nja paraardhės i vetėm. Por nga ka ardhur? Dhe si ėshtė formuar? Njė udhėtim nė kohė pėr tė gjetur pėrgjigjet

Si ka nisur jeta? Ėshtė pa dyshim njė prej pyetjeve mė tė rėndėsishme tė biologjisė. Por edhe njė prej mė tė vėshtirave pėr t’iu pėrgjigjur; pėrveēse ėshtė dhe mė e diskutueshmja. Shkencėtarėt diskutojnė ēdo hap qė ka ēuar tek organizmat e parė tė gjallė dhe ai prej tyre qė do tė zbulojė molekulat dhe mekanizmat qė bėjnė tė funksionojė jetėn do tė ketė pothuajse tė garantuar Cmimin Nobel.

Problemi nė studimin e origjinės sė jetės ėshtė i ndėrlikuar prej njė tjetėr pyetjeje tė vėshtirė: ēfarė ėshtė jeta? Definicionet janė mė shumė se dhjetėra. Programi i ezobiologjisė i NASA ka pėrshtatur, pėr shembull, definicionin e jetės si “sistem kimik qė vetėushqehet dhe i nėnshtrohet evolucionit darvinian”. Pra, njė mėnyrė pėr tė identifikuar karakteristikat e pėrbashkėta tė jetės dhe pėr tė kujtuar qė gjallesat nuk janė aspak “gjėra”, por njė proces i udhėhequr prej reaksioneve kimikė: metabolizmi.

E megjithatė, edhe pse nuk kemi tė gjithė pėrgjigjet pėr origjinėn e jetės, studimet e kohėve tė fundit ofrojnė tregues tė rinj entuziasmues. Vitin e kaluar shkencėtarėt kanė zbuluar fosilet absolutisht mė antikė nė njė shkėmb sedimentar 3.4 miliardė vite tė lashtė, nė Streley Pool nė bregun perėndimor tė Australisė. Shkėmbi pėrmban struktura mikroskopike tė ngjashme me qelizat, tė rrethuara nga “gjurmė dixhitale” kimike, tregues ky i njė aktiviteti biologjik. Bėhet fjalė pėr izotope tė karbonit tė pranishėm nė pėrmasa qė tregojnė konvertimin nga CO2 – anhidriti karbonik – inorganik, nė molekulat organike qė prodhohen prej qelizave tė gjalla.

“Kemi zbuluar njėsi tė konservuara nė mėnyrė fantastike dhe tė pėrfshira nė dritare tė vogla mes kokėrzave tė rėrės, qė duket se e kanė shmangur shtypjen. Janė struktura tė ngjashme me qelizat, morfologjia e tyre ėshtė e llojit biologjik dhe kimia e tyre e pajtueshme me rrugėt metabolike biologjike”, shpjegon Martin Brasier, paleobiolog nė Universitetin e Oksfordit.

Kimia e shkėmbit tregon qė, veē tė tjerash, kėta mikrobe primitivė gjeneronin energji pėrmes reaksioneve kimikė qė pėrdornin squfurin, tė ngjashėm nė kėtė me sulfobakteret aktualė. E qartė qė kėta mikrobe tė lashtė ishin njė formė boll e sofistikuar e jetės dhe vėshtirė se pėrfaqėsojnė organizmat e parė tė gjallė.

Atėherė, kur e ka pasur fillimin jeta? Vėshtirė qė organizmat e parė tė jenė shfaqur mė herėt se 4 miliardė vite mė parė, pra 500 milionė vite pas formimit tė Tokės. Nė atė kohė, planeti ynė ishte njė botė uji dhe toka e thatė kishte marrė formėn e harqeve tė izoluar, mė shumė se sa tė kontinenteve tė vėrtetė. Shkėlqimi i Diellit ishte vetėm 70 pėrqind i atij aktual dhe veprimtaria vullkanike rriste temperaturat deri nė kushte tė buta, mes 25 dhe 60 gradė celsius.

Toka primitive

Nė krahasim me sot, Hėna ishte mė afėr, shkaktonte batica mė tė forta dhe Toka rrotullohej mė shpejt rreth vetes. Ditėt ishin mė tė shkurtra dhe kohėzgjatja e tyre ishte mes tetė dhe dhjetė orėve. Sipėrfaqja goditej vazhdimisht nga mbetje shkėmbore tė Sistemit Diellor primitiv gjatė Bombardimit tė Madh tė Vonė kur nuk ishin tė pazakontė meteorė dhjetė herė mė tė mėdhenj se sa ata qė shkaktuan shfarosjen e dinosaurėve.

Pasi pėrfundoi 3.8 miliardė vite mė parė, ky eon Adean (eoni ėshtė kategoria e shkallės mė tė lartė mes nėndarjeve tė shkallės sė kohėve gjeologjike) – emri i tė cilit frymėzohet nga bota e grekėve tė lashtė – nga ideja e njė ferri mbi Tokė. E megjithatė, pėr mikrobet ishte njė lloj parajse.

Nė fakt, meteorėt do tė ishin vektorėt e rėndėsishėm metalikė me jetė nė sipėrfaqen e tyre; nga ana e tyre, energjia vullkanike dhe drita diellore ofronin energjinė e nevojshme. Toka primitive, edhe pse nė pamje tė parė duket se ka qenė armiqėsore ndaj qenieve si ne, ishte nė fakt njė vend shumė i gjallėrishėm ku mund tė zhvillohej jeta.

Mbėshtjellė nga gazrat, atmosfera ishte pa oksigjen, njė produkt i rrallė qė prodhohet nga bimėt dhe algat, qė atėherė nuk ekzistonin. Atmosfera primitive pėrmbante nė fakt metan, anhidrit karboni, anhidrid sulfuri, acid sulfhidrik dhe avuj uji nė sasi. “Kėto substanca na duken toksike, e megjithatė janė nė pjesėn mė tė madhe lėndė tė para ideale pėr jetėn e mikrobeve. Pėr to, ajo botė ishte njė parajsė”, thotė Braiser.

Ndoshta nuk do tė zbulojmė asnjėherė gjurmėt e jetės primitive tė konservuar nė dokumentimin fosil dhe qė ngjitet nė kohė pėrtej mikrofosileve australianė. Siē shpjegon Braiser, “pėrpara 3 miliardė e gjysmė viteve provat janė ekskluzivisht minerale apo kimike, ndoshta sepse kėta shkėmbinj tė vjetėr janė shumė tė pėrkeqėsuar pėr tė konservuar mbetjet e qelizave. Cdo formė jete ėshtė qelizore. Pėr kėtė arsye qelizat fosile janė njė bankė prove thelbėsore pėr fillimet e jetės”.

Pėr tė rindėrtuar ngjarjet e ndodhura pėrpara daljes sė qelizave tė para, disa shkencėtarė ndjekin madje njė rrugė tė ndryshme: simulojnė evolucionin e mundshėm tė jetės duke krijuar pėrbėrėsit e saj nė laborator. Eshtė strategji e frymėzuar nga njė ide e viteve njėzetė, sipas tė cilės organizmat e parė u shfaqėn nga njė “pėrzierje fillestare” molekulash organike.

Njė test i rėndėsishėm pėr teorinė e pėrzierjes fillestare u zhvillua nė 1952 nga kimistėt Stanley Miller dhe Harold Urey. Ata kaluan nėpėr njė shkarkesė elektrike (rrufe e simuluar) njė pajisje prej qelqi qė pėrmbante njė pėrzierje gazesh qė mendohej tė kenė qenė tė pranishėm nė atmosferėn primitive tė Tokės, pra metan, amoniak, hidrogjen dhe avuj uji. Uji qė u kondensua nė kėtė “oqean” artificial pėrmbante aminoacide, tullat e proteinave, molekula tė domosdoshme pėr jetėn.

Shkencėtarėt qė studiojnė substancat kimike qė u paraprinė qelizave tė para kėmbėngulin se jeta nuk u shfaq nė njė ngjarje tė vetme. “Origjina e jetės nuk ėshtė njė Big Bang”, konfirmon Philipp Holliger i laboratorit tė biologjisė molekulare nė MRC (Medical Research Council) nė Cambridge. “Nuk ėshtė njė shkėndijė hyjnore qė i bėn gjėrat tė gjalla, se sa njė tranzicion. Ndoshta ishte njė zonė ngjyrė gri ku materia merr nė mėnyrė progresive formėn e jetės”, shton ai.

Atėherė, nėse pėr tė gatuar pararendėsit e jetės nė njė pėrzierje fillestare kėrkon njė zjarr tė ngadaltė, cilėt ishin pėrbėrėsit? Tė gjithė qeniet e gjalla pėrbėhen nga ADN, ARN, proteina dhe lipide: katėr molekula shumė tė rėndėsishme pėr qelizat. Lipidet, pėr shembull, pėrbėjnė membranėn, pengesėn qė ndan njė qelizė nga ambienti i jashtėm dhe i lejon tė rregullojė reaksionet e brendshėm metabolikė. Por nėse sot receta e jetės kėrkon pashmangshmėrisht kėta katėr ingredientė, ndoshta gjėrat nuk kanė shkuar gjithmonė kėshtu.

Bota nė ARN

Ja paradoksi: nė qelizat aktuale proteinat janė mbėshtetja strukturore dhe kryejnė funksionin e enzimave (katalizatorėt qė mundėsojnė reaksionet kimikė), ndėrkohė qė gjenet e ADN kodifikojnė informacionin pėr tė prodhuar proteina. Ėshtė dilema klasike e vezės dhe pulės: kush ka lindur mė parė, ADN apo proteinat?

Asnjė nga tė dyja, duket se ėshtė pėrgjigja. U ka paraprirė vėllai i madh i ADN, qė ėshtė ARN. Ndonėse tė dyja janė tė formuara nga nukleotide (katėr “germat: qė formojnė sekuencat e ADN dhe ARN), dy molekulat kanė personalitete tė ndryshėm. Ndėrkohė qė ARN ėshtė njė molekulė reaktive e pėrbėrė nga njė zinxhir i vetėm nukleotidesh, struktura karakteristike me helikė tė dyfishtė e ADN e bėn tė qėndrueshme nga pikėpamja kimike dhe si rrjedhim njė molekulė mė tė besueshme pėr tė arkivuar informacionin gjenetik. Ashtu si proteinat, zinxhiri i ARN mund tė rivishet mė tej nė struktura tridimensionale qė vėnė nė kontakt molekulat, duke favorizuar katalizėn e reaksioneve.

Prandaj ARN mund tė kryejė teorikisht funksionet e ADN dhe proteinave: duke u sjellė si njė vektor informacioni, por edhe si katalizator. Nėse reaksionet do tė pėrfshinin aftėsinė pėr tė bashkuar nė zinxhir nukleotidet pėr tė krijuar njė kopje tė zinxhirit, molekula do tė zotėronte edhe cilėsitė qė pėrcaktojnė jetėn, domethėnė aftėsinė pėr t’u rikrijuar dhe tė trashėguar informacionin. Me fjalė tė tjera, riprodhimin.

Shumė biologė besojnė se ARN ka qenė “replikuesi i parė” dhe qė Toka nė fillimet e saj ka qenė njė “botė nė ARN”, dominuar nga kėta pararendės tė jetės. Prova mė e mirė qė mbėshtet kėtė hipotezė buron nga ribozomet, fabrikat e proteinave tė qelizės. Pothuajse tė gjithė reaksionet qelizorė janė tė katalizuar nga proteinat, nė veshjen e tyre si enzima. Megjithatė, enzima mė e rėndėsishme e robozomit ėshtė njė “ribozim”, domethėnė njė enzimė e ndėrtuar nga ARN. Dhe duke qenė se pėrdoret nga tė gjithė format e jetės, ribozomi ėshtė ndoshta njė trashėgimi e botės sė ARN.

Megjithatė, molekula vetėprodhuese e botės nė ARN ka humbur nė natėn e kohėve. “Mė e mira qė mund tė bėjmė ėshtė qė tė ndėrtojmė nė laborator njė molekulė sozi, pėr tė studiuar cilėsitė e saj dhe pėr tė kuptuar cfarė ka ndodhur katėr miliardė vite mė parė”, konfirmon Holliger. “Vetėriprodhimi, i pėrmbledhur tek aftėsia trashėguese, do tė pėrfaqėsonte tranzicionin nga bota e kimisė, tek ajo e biologjisė”, shton. Deri tani Holliger ka krijuar njė enzimė tė pėrbėrė nga 200 germa tė ARN nė gjendje tė lexojnė dhe shkruajnė fragmente tė shkurtėr tė ARN, duke pėrfshirė edhe sekuencėn e vet tė nukleotideve. Objektivi ėshtė qė tė kopjohet nė kėtė enzimė nė ARN tė gjithė sekuencėn e saj.

Gabimet nė kopjim, tė ashtuquajturit mutacione, mund tė pėrmirėsojnė ARN, pra mund ta bėnin mė tė shpejtė dhe tė saktė nė riprodhim. Dhe me njė burim tė kufizuar burimesh mjedisore, nė formėn e “tullave” tė nukleotideve, ėshtė e mundur tė vėrehet njė evolucion pėr pėrzgjedhjen natyrore. Do tė bėhej fjalė pėr njė “pėrzgjedhje kimike” tė udhėhequr nga mbijetesa e katalizatorėve mė eficientė.

Qeliza e parė

Hapi tjetėr nė rindėrtimin e jetės ėshtė krijimi i njė qelize. Membranat qelizore janė tė pėrbėra nga lipide, apo mė saktė yndyrna: molekula me njė kokė hidrofile (tė afėrta me ujin) dhe njė bisht lipofil (afėr me lipidet). Kėto molekula formojnė njė shtresė tė dyfishtė lipidike, ku pjesėt lipofile tė molekulave vendosen pėrballė njėra-tjetrės dhe formojnė njė mbushje vajore tė njė “sanduici” hidrofil.

Ashtu si ndodh me pikat e vajit nė ujė, grupet kimikė pranė ujit bashkohen dhe vetėmblidhen nė mėnyrė spontane duke krijuar njė “fshikėz”, njė sferė tė zhytur nė ujė dhe qė pėrmban ujė brenda vetvetes. Nė se mė pas, nė brendėsi tė fluskės lipidike ka ARN, atėherė kemi krijuar qelizėn primitive, njė “protocelulė”.

Studimi i sjelljes sė ARN tė futur nė kėto protocelula na ka mundėsuar tė kuptojmė disa gjėra shumė interesante mbi pararendėsit e jetės. Duke bashkėpunuar me njė pioner tė protocelulave si Jack Szostak, biofizikania Irene Chen e Universitetit tė Harvardit, ka zbuluar qė protocelulat e ARN rifryhen kur ARN riprodhohet.

Membranat janė kėshtu tė pėrshkueshme nga molekula shumė tė vogla, si nukleotidet. Por pasi kėto molekula hyjnė, ato renditen e vihen nė resht pėr tė krijuar zinxhirė tė gjatė ARN-je, shumė tė mėdha pėr tė dalė sėrish. Dhe duke qenė se molekulat e ARN kanė njė ngarkesė elektrike negative, tėrheqja elektrostatike thith nė qelizė ione tė vegjėl tė ngarkuar pozitivisht. Nė atė pikė, uji ndjek ionet pėr osmozėn dhe qeliza rifryhet.

“Kemi zbuluar qė ARN pėrkthente rritjen e vet drejtpėrdrejtė nė rritjen e tė gjithė qelizės. Nuk ėshtė e nevojshme tė shtohen enzima apo molekula tė tjera nė sistem: ėshtė pasojė e thjeshtė e cilėsive fizike dhe kimike”, shpjegon Chen. Qelizat qė shfrytėzojnė burimet pėr t’u rritur mė shpejt do tė dilnin mė mirė se “simotrat” e tyre. Eshtė njė formė e parė e pėrzgjedhjes natyrore.

Megjithatė, disa shkencėtarė kanė dyshime se riprodhimi i jetės nė laborator do tė na tregojė historinė e plotė tė origjinės sė jetės. “Edhe nėse sot do tė realizonim njė eksperiment ku, duke nisur nga substancat kimike, do tė kishim nė sintezė njė jetė tė re, ky nuk ėshtė demonstrim qė jeta ka lindur pikėrisht kėshtu. Do tė kishim mė shumė njė rrėfim qė do e bėnte mė bindėse”, thotė Bill Martin, biolog evolucionist nė Universitetin e Dyseldorfit nė Gjermani.

Martin shton se teoria e jetės sė ardhur nga njė pėrzierje fillestare tė mbushur me molekula organike e ka kaluar kohėn e vet. “Pėrzierja organike ėshtė njė teori qė vėrtitet prej 80 vitesh, qė pėrpara se tė krijohej ideja se si qelizat marrin energji”, saktėson ai.

Opinionet e studiuesve bien ndesh sa i pėrket ingredientėve tė pėrzierjes. “Thuhet qė cdo lloj substance do tė ishte e mirė pėr tė mbushur pėrzierjen. Mungojnė provat qė njė pėrzierje e tillė ka ekzistuar ndonjėherė”, pohon Nick Lane, biokimist nė University College nė Londėr.

Shkėmbim energjie

Ndėrkohė qė shumė pėrkrahės tė “botės nė ARN” mendojnė qė ARN-ja ka lindur e para dhe ka zhvilluar aftėsinė pėr tė konsumuar molekula organike qė ishin tashmė tė pranishme nė pėrzierje, kolegė tė tjerė besojnė nė fakt qė qelizave u ėshtė dashur fillimisht tė mėsojnė tė prodhojnė molekula organike si dhe tė gjenerojnė energji pėrmes metabolizmit. Pėr mbrojtėsit e teorisė sė origjinės sė jetės “metabolike”, si Lane dhe Martin, organizmat mund tė zhvilloheshin vetėm nėse mjedisi pėrmbante njė sistem pėr tė gjeneruar energjinė e domosdoshme pėr tė drejtuar reaksionet kimikė tė metabolizmit.

Nė tė gjithė qelizat aktuale qė pėrmbajnė njė bėrthamė dhe pėrdorin oksigjenin, energjia prodhohet prej mitokondrive. Kėto struktura – centrale tė vėrtetė energjetikė tė qelizės – prodhojnė energji nėpėrmjet lėvizjes sė atomeve tė ngarkuar elektrikisht (ioneve) pėrmes membranės, tė cilėt krijojnė njė gradient elektrokimik mes pjesės sė brendshme dhe tė jashtme tė membranės.

Imagjinoni njė digė hidroelektrike: presioni i krijuar nga presioni i mė shumė uji nga njėra anė krijon energji, duke qenė se uji rrjedh pėrmes njė turbine. Dicka e ngjashme ndodh tek mitokondritet. Vetėm se kėtu, nė vend tė ujit janė protonet (ionet e hidrogjenit), tė cilėt rrjedhin pėrgjatė njė gradienti me pėrqėndrim nė brendėsi tė njė mitokondriti. Protonet pėrshkojnė njė “turbinė” molekulare, ATP, dhe gjenerojnė kėshtu energji.

Ndėrkohė ATP pėrdor energjinė e cliruar nga fluksi i protoneve pėr tė prodhuar molekula tė ATP, monedha e kėmbimit tė energjisė sė qelizės, e shpenzuar nė reaksionet kimikė tė domosdoshėm pėr jetėn. Njė person i rritur prodhon cdo ditė ekuivalentin e peshės sė tij nė ATP, duke ricikluar cdo molekulė mė shumė se njė mijė herė.

Dhe sipas shkencėtarėve qė mbėshtesin teorinė “metabolike”, janė gradientėt e protoneve qė kanė gjeneruar energjinė e nevojshme pėr tė ushqyer format e para tė jetės. Megjithatė, ngrihet pyetja se cfarė i ka prodhuar kėta gradientė pėrpara oksigjenit, membranės dhe ATP. Pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes se si ka nisur jeta duke nisur nga energjia, ėshtė e nevojshme edhe tė dijmė se ku ekzistojnė tashmė gradientėt.

Djepi i jetės

Jeta ka nisur nė stere apo nė oqeane? Nė vitin 1871 Darvin uronte qė ndoshta kish nisur nė njė “pellg tė vogėl tė ngrohtė” dhe debati ėshtė ende i hapur. Nė shkurtin qė kaloi, fizikani Armen Mulkidjanian ka hedhur hipotezėn qė, nė bazė tė pėrbėrjes ionike tė qelizave aktuale, jeta do tė evoluonte pranė pellgjeve gjeotermikė nė Kamchatka (pranė Siberisė), pellgje tė ngjashėm me atė tė Parkut Kombėtar tė Gurit tė Verdhė nė SHBA. Teza ėshtė shumė e diskutueshme.

Nė fakt, kritikėt nėnvizojnė se nė Tokėn primitive stereja ishte ende e rrallė (duke reduktuar kėshtu hapėsirėn potenciale pėr formimin e jetės) dhe qė shiu do tė kishte shpėlarė apo pėrmbytur pėrmbajtjen e pellgjeve. Teori tė tjera parashikojnė sasi tė mėdha guri dhe shtufe dhe “vullkane balte” nė thellėsitė, qė sot janė nė qiell tė hapur nė Groenlandė.

Njė tjetėr mundėsi ėshtė oqeani, duke qenė se thellėsitė do tė kishin mbrojtur jetėn primitive nga efektet e dėmshėm tė rrezeve ultraviollcė (UV). Deri pak kohė mė parė, teoria rivale mė e besueshme ishin burimet hidrotermikė tė formuar nė shtratin e oqeanėve, qė nxirrnin ujė tė nxehtė. Por kėta burime kanė njė jetė relativisht tė shkurtėr, janė hsumė tė nxehtė pėr jetėn (400 gradė celcius) dhe shumė acidė.

Kandidati kryesor si djep i jetės janė burimet hidrotermikė alkalinė, si ata tė Lost City, njė rajon me kulla guri pėrgjatė njė pjese vullkanike nė oqeanin Atlantik. Mineralet e burimeve alkalinė sedimentohen duke krijuar depozita dhe mund tė rriten dhe tė formojnė struktura tė mėdha tė bardha tė ngjashme me oxhaqet. Kėta burime hidrotermikė i bėn tė vecantė uji i nxehtė qė del nė temperatura mė tė ulėta se 100 gradė celcius – i ftohtė sa duhet pėr jetėn – dhe fakti qė durojnė 100 mijė vite, njė kohė e mjaftueshme pėr t’i lejuar jetės tė nisė. Por aspekti mė i rėndėsishėm ėshtė qė brendia alkaline e depozitave hidrotermike konservon njė gradient protonik natyror qė jeta primitive do ta shfrytėzonte pėr tė gjeneruar energji. “Njė depozitė hidrotermale mund tė konsiderohet njė mjet pėr tė kapur energji dhe materiale, si njė fabrikė qė monton pjesėt nė vend, nė vend qė tė zhyten nė njė pėrzierje shumė tė holluar”, shpjegon Michael Russell, njė prej mbėshtetėsve tė teorisė sė origjinės sė jetės nė burimet alkaline dhe gjeokimike e qė punon nė Jet Propulsion Lab nė NASA.

Gradienti i protoneve udhėhiqet nga ndryshimi i aciditetit mes ujit tė detit dhe brendėsisė sė burimeve. Brendia e tyre ėshtė alkaline, ndryshe nga uji i kripur i oqeaneve primitivė qė ndoshta ishte pak acid. Njė proces gjeologjik nė koren e Tokės transferon njė fluks konstant hidrogjeni, nėn formėn e ioneve protonikė, drejt burimit. Kėshtu ruhet gradienti dhe protonet rrjedhin drejt rajonit me pėrqėndrim mė tė ulėt, uji i detit acid.

Hidrogjeni dhe mineralet shtyhen pėrmes njė rrjeti poresh nė depozitėn hidrotermike nga rryma, njė fenomen qė pėrqėndron molekulat nė njė vend tė njėjtė. Nė kėto mikrodhomėza jeta mund tė ketė lindur.

Fillohet duke krijuar ngjarje tė caktuara kimike. Eshtė fakt qė nė fillim duhen dhomėza qė pėrmbajnė frutin e punės kimike”, shpjegon Russell.

Burim energjie

Muret e depozitės nuk kanė ATP, qė kap energjinė e cliruar nga fluksi i protoneve. Ndėrsa nė oqeanet primitivė, muret duhet tė kenė qenė formuar nga sulfur hekuri, duke krijuar njė sipėrfaqe katalitike pėr shkėmbimin e elektroneve mes molekulave. Kjo ka lejuar hidrogjenin e burimeve termikė qė tė reagojnė me CO2, tė tretur nė ujė, duke prodhuar molekula organike: me fjalė tė tjera, fillimet e metabolizmit. “Jam dakord me botėn nė ARN, por ėshtė dicka qė vjen mė vonė”, saktėson Russell.

Sipas skenarit “metabolik”, fluska lipidesh do tė formoheshin mė pas brenda poreve tė njė depozite hidrotermike duke mbyllur molekula ARN-je. Poret janė pothuajse dhjetė herė mė tė mėdha se sa njė mikrob tipik, njė hapėsirė e mjaftueshme pėr tė formuar qelizat e para. Edhe mė vonė, ADN do tė zhvillohej nga ARN dhe proteinat e demonstruara enzima mė tė mira se sa ARN. Proteinat do tė zhvilloheshin mė vonė pėr tė pompuar nė mėnyrė aktive ionet pėrmes membranės duke lejuar qelizat qė tė konservonin gradientin e tyre pėr tė gjeneruar energji dhe braktisur kufijtė e poreve. “Nė kėndvėshtrimin tim qeliza e gjallė ėshtė autonome dhe njė entitet qė riprodhohet dhe merr energji nga mjedisi duke pėrdorur reaksione kimikė tė specifikuar nga gjenet e vet”, thotė Bill Martin. Po cfarė pamje kishin qelizat e para? Nuk kemi provat nga “bota nė ARN”, sepse jeta primitive bazuar nė ARN do tė ishte eleminuar nga historia. Por nėse ka ndodhur mė parė metabolizmi, atėherė shkencėtarėt mund tė nxjerrin ide nga cdo lloj procesi antik metabolik qė pėrdoret ende pėr sintetizimin e molekulave organike. Martin kėmbėngul qė, nėse proceset kimikė themelorė ishin nė veprim 4 miliardė vite mė parė, nuk ka arsye pėrse mund tė kenė ndryshuar. “Jeta primitive ishte shumė e ngjashme me mikrobet qė mund tėvėrejmė edhe sot”. Tipi mė primitiv i metabolizmit, shpjegon Martin, ėshtė ai i pėrdorur nga mikrobet e thjeshtė: metanogjenėt, qė prodhojnė metan; dhe acetogjenėt, qė prodhojnė acid acetik. Kėshtu, organizmat mė tė lashtė mund t’u kenė ngjarė kėtyre tė fundit.

Shkencėtarėt bien dakord se jeta ka njė origjinė tė vetme sepse kodi gjenetik ėshtė i pėrbashkėt pėr tė gjithė organizmat. Por sekuenca e hapave evolues drejt qelizės sė parė do tė mbetet gjithmonė e diskutueshme. Sic shpejgon Martin, “nė biologjinė evolucioniste ėshtė gjithmonė njė problem i ngritjes sė urave pėr tė bashkuar hendeqet. Hendeku mes nesh dhe shimpanzesė ėshtė minimal. Dhe mund tė gjejmė edhe ecjen sė prapthi: tek peshqit, tek sfungjerėt, tek kafshėt mė tė thjeshta. Por tranzicioni qė tė con nga anhidriti karbonik, uji dhe shkėmbinjtė nė Tokėn primitive drejt qenieve tė gjalla ėshtė shumė i ndėrlikuar. Dimė qė ndodh. Por pyetja nuk ėshtė “nėse”. Pyetja ėshtė “si”.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e Jetes

Mesazh  gjilanasi prej 10.03.15 12:11

Njė histori e re e Jetės



Risia mė e shkėlqyer nė historinė e planetit tonė, ishte ndėrkohė edhe mė katastrofikja. Afro 2.4 miliardė vjet mė parė, njė mikrob evoluoi, duke prodhuar energji nga rrezet e diellit. Ai reaksion kimik shfrytėzoi dioksidin e karbonit, qė gjendej me bollėk nė atmosferėn e mėhershme tė Tokės. Kur nivelet e gazit serė u ulėn, planeti ynė u shndėrrua nė njė top tė madh dėbore, duke zhdukur masivisht specie, nga tė cilat bota jonė mezi ishte populluar.

Ky cikėl i bumit dhe i shkatėrrimeve, ėshtė tipik i jetės nė Tokė. Nė fakt, shfarosja nė masė, ėshtė vetėm njė nga konstantet e jetės, si Peter Uard dhe Xho Kirshvink, tregojnė nė librin e tyre “Njė histori e re e jetės”. Konstante tjetėr e shkatėrrimeve tė shumta gjatė historisė sė jetės, ėshtė se “kohėt e krizės, nxisin risitė e reja”.

Secili prej nesh ėshtė “pasardhės i tė mbijetuarve, tė zbutur nga katastrofat dhe shuar me kalimin e kohės”, thonė ata. Tė dy janė tė mirė-kualifikuar, pėr tė bėrė pėrgjithėsime tė tilla dhe ndėrmarrė sfidėn mė tė madhe, pėr tė sintetizuar tė gjitha ato qė kanė ndodhur, prej acideve tė para nukleike, qė filluan tė shumėfishohen 4 miliardė vjet mė parė.

Interesi dhe ekspertiza e tyre janė komplementare. Uard, ėshtė njė paleobiologjist nė Universitetin e Uashingtonit nė SHBA, qė hulumton dhe ėshtė fokusuar nė zhdukjen nė masė. Kirshvink, ėshtė gjeobiologjist nė Institutin e Teknologjisė nė Kaliforni, pėrgjegjės pėr hipotezėn e “Snowball Earth”. Pėr mė tepėr, njė histori e re e jetės, ėshtė shumė e nevojshme, qė nga pėrmbledhja e madhe e fundit, e botuar mbi kėtė temė nė vitin 1998, nga paleontologu Riēard Fortej.

Si njė lloj pėrditėsimi, libri i Uard dhe Kirshvinkut, ėshtė nxitės. Pėr fat tė keq, botimi vuan nga organizimi i dobėt dhe shkrimi evaziv. Disa prej hipotezave shkencore bazė, shpjegohen me pėrsėritje 2 ose 3 herė nė seksione tė ndryshme, dhe proza ngjan e nxituar, duke e bėrė leximin pak tė kėndshėm. Thėnė kėtė, “Njė histori e re e jetės”, mbetet gjithėsesi njė libėr tėrheqės, kur autorėt shkruajnė pėr ēėshtjet qė kanė mė pėr zemėr, tė tilla si “Snowball Earth”.

Epoka e thellė akullnajore, qė zgjati mbi 100 milionė vjet, ngriu oqeanet dhe vrau shumicėn e organizmave tė gjalla. Njėri nga tė mbijetuarit, ishte cianobakteri pėrgjegjės pėr “shpikjen” e fotosintezės, dhe pėr “ngjarjen e madhe tė oksigjenimit”, cila prishi atmosferėn e dioksidit karbonik. Ndėrsa planeti ynė ishte i ngrirė, mikrobet e kalonin kohėn e tyre tek burimet e nxehta.

Ndėrsa vullkanet, e rimbushėn ngadalė atmosferėn me CO2, dhe efekti serė shkriu tokėn, cianobakteret lulėzuan pėrsėri, duke pėrpirė CO2-in e ēmuar, dhe pėr pasojė kallkanosur botėn pėr njė herė tė dytė.

Ajo qė nxorri e Tokėn nga ky rreth vicioz, shpjegojnė autorėt, ishte nxitja evolucionare e oksigjenit:”Evolucioni do tė kishte favorizuar jashtėzakonisht ndonjė organizėm, qė mund tė pėrdorte oksigjen, meqė asnjė molekulė tjetėr nuk lejon reaksionet kimike, tė cilat ne i quajmė jetė qė zhvillohen mė shpejt, me mė shumė saktėsi , dhe qė ēlirojnė sa mė shumė energji, si ato ku oksigjeni ėshtė pėrdorur”.

Mikrobi, mori metabolizmin e oksigjenit, dhe njė nga gazrat mė tė dėmshėm, u shndėrrua nė bazėn e gjithė jetės sė kafshėve, duke ekzistuar brenda ēdo qelizė tek Mitokondria. Nė njė proces tė ngjashėm, cianobakteret evoluan nė kloroplaste fotosintetike brenda bimėve. Evolucioni e kanalizoi krizėn nė njė mundėsi, duke lejuar nė fund tė fundit kompleksitetin multiqelizor tė pyjeve dhe njerėzve.

Episodet e “Snowball Earth”, ofrojnė njė shembull tė pėrkryer, sesa ēuditėrisht krijuese, mund tė jetė zhdukja nė masė. Pasi patėm oksigjenin, nuk mund kishte tė asnjė me ndryshim zakoni. Gati 2 miliardė vjet pas ngjarjes sė madhe tė oksigjenimit, njė rėnie e madhe e sasisė sė O2, shkaktoi rrallimin mė tė madh tė oksigjenit, tė tė gjitha kohėrave.

E njohur me konsensus si “Vdekja e Madhe”, zhdukja permiane, eliminoi 90 pėrqind tė specieve mbi Tokė. Bakteret e purpurta tė squfurit pushtuan oqeanet, duke nxjerrė nė atmosferė gazra toksikė tė sulfurit tė hidrogjenit. Oksigjeni atmosferik, u reduktua me dy tė tretat. Njėkohėsisht rritja e niveleve tė gazit serė, e shndėrroi klimėn nė tropikale.

Sikurse vėnė nė dukje Uard dhe Kirshvink, kjo nxehtėsi nė rritje, rriti kėrkesat e kafshėve pėr oksigjen, nė momentin mė tė keq tė mundshėm. Shumė nga speciet tokėsore qė nuk vdiqėn, shkuan tek detrat mė tė ftohtė. E braktisur nė pjesėn e saj dėrrmuse, toka ishte e hapur pėr ēdo organizėm, qė mund tė pėrshtatej. Dinosaurėt bėnė hapin e tyre.

Ndryshimi i parė i rėndėsishėm, ishte ecja me dy kėmbė, duke i mundėsuar zvarranikeve tė merrnin frymė teksa ecnin. Pėr me tepėr e ashtuquajtura kohė e thellė, ėshtė aspekti mė i injoruar, tek debatet pėr ndryshimet klimatike. Mė parė zhdukja massive, na tregoi sesi nė mėnyrė radikale, ka ndryshuar planeti ynė si pasojė e raportit tė gazeve serė, dhe sa e ndjeshėm ėshtė jeta nga kėto ndryshime. Megjithatė, autorėt duket tė pavėmendshėm, pėr mėsimin qė na jep koha e thellė, kur ata pretendojnė qė njerėzit janė “njė goxha prove, pėr atė shfarosje”, pra qė ne njėfarė mėnyre, ne jemi tė ēliruar nga vjetėrimi, falė inteligjencės tonė superiore. Fuqia e shumicės sė specieve, ėshtė njėherazi edhe dobėsia e tyre. E jona, nė mėnyrė tė qartė, ėshtė kryeneēėsia.

Jonathon Keats
Science
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi