Fuqia e Momentit-Eckhart Tolle

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fuqia e Momentit-Eckhart Tolle

Mesazh  Kybalioni prej 02.06.14 0:56







Ndriēimi – ēfarė ėshtė?

Njė lypsar ulej prej 30 vjetėsh ndanė rrugės. Njė i panjohur kalon pranė dhe lypėsi i thotė “Mė fal ndonjė tė thyer!” duke i zgjatur kapelėn e vjetėr tė bejsbollit. “S’kam ē’tė tė jap!” ia kthen i huaji, dhe vazhdoi. “Ku je ulur ashtu?” “Hiē, i pėrgjigjet lypėsi, veē njė kuti e vjetėr. Nuk mbaj mend qyshkur jam ulur mbi tė!” “A i ke hedhur ndonjėherė sytė brenda? e pyeti i huaji. “Jo, lypėsi, e ē‘kuptim ka, bosh duhet tė jetė!” I huaji kėmbėnguli qė tė shikonte brenda kutisė dhe lypėsit iu mbush mendja tė shqyente kapakun. I habitur, mosbesues e me ngazėllim zbuloi se kutia ishte plot me flori.
Unė jam ai i huaji qė nuk kam ē’tė tė jap e po tė them tė shohėsh pėrbrenda. Jo brenda ndonjė sėnduku, si nė parabolė, por diku mė afėr: brenda vetes.
Dhe ti ma kthen “Por unė nuk jam ai lypėsi!”
Ata qė nuk kanė gjetur pasurinė e tyre tė vėrtetė, e cila ėshtė hareja llamburitėse e Qenies dhe qetėsia e thellė e palėkundshme qė ajo sjell, ngelen lypsarė, qofshin pasanikė tė mėdhenj. Kėta gjithmonė kėrkojnė jashtė pėr hedhurina kėnaqėsie apo pėrmbushje, miratim, siguri apo dashuri, kur kanė njė thesar tė tillė pėrbrenda, i cili jo vetėm pėrfshin gjithato gjėra, por ėshtė edhe mė i madh se gjithēka qė mund tė ofrojė bota.
Fjala ndriēim ndjell idenė e ndonjė mjeshtėrie mbinjerėzore, dhe egos i vjen pėrmbarė ta shohė ashtu, por ėshtė thjesht e vetėm gjendja jote e natyrshme e tė qenit pa ndarė prej Qenies. Ėshtė gjendja e bashkėlidhjes me diēka tė pamatshme e tė pashkatėrrueshme, diēka qė, pothuajse nė mėnyrė paradoksale, je thelbėsisht ti e njėherėsh mė shumė se ti. Ėshtė zbulimi i natyrė sate tė vėrtetė pėrtej emrit e formės. Paaftėsia pėr tė ndjerė kėtė bashkėlidhje i jep jetė iluzionit tė veēimit, prej vetes e botės rrotull teje. Prandaj e percepton veten, paditur apo vetėdijshėm, si njė fragment tė copėzuar. Lind frika dhe lufta e brendshme e periferike, e cila bėhet e zakonshme.
Mė pėlqen pėrcaktimi i thjeshtė i Budės pėr ndriēimin si “fund vuajtjesh”. Nuk ka gjė mbinjerėzore nė tė, apo jo! Sigurisht, si pėrcaktim nuk ėshtė i plotė, sepse tė thotė vetėm se ēfarė nuk ėshtė ndriēimi: jo vuajtje. Epo, ēfarė ngelet kur nuk mė vuajtje? Buda hesht pėr kėtė dhe heshtja e tij nėnkupton se duhet ta gjesh vetė. Ai pėrdor njė pėrcaktim negativ nė mėnyrė qė mendja tė mos kapet nė diēka pėr tė ndjekur apo pas njė pėrkryerje mbinjerėzore, njė qėllim i mundshėm ku mbėrrihet. E, pavarėsisht kėtij kujdesi, shumica e budistėve ende beson se ndriēimi ėshtė pėr Budėn, jo pėr ta, tė paktėn nė kėtė jetė.
Ti pėrdore fjalėn Qenie. Na shpjegoni ēfarė kupton me kėtė?
Qenia ėshtė Jeta e Vetme, e pėrjetshme dhe e pėrhershme, pėrtej formave tė panumėrta jetėsore, tė cilat janė subjekt i jetėvdekjes. Gjithashtu, Qenia nuk ėshtė vetėm pėrtej, por edhe thellėsisht pėrfshirė brenda ēdo forme jete si thelbi i padukshėm e i pashkatėrrueshėm i tyre. Kjo do tė thotė qė ėshtė tashmė brenda teje si vetja jote mė thellėsore, natyra jote e vėrtetė. Por, por, mos u pėrpiqni ta rrokni me mendje. Mos u pėrpiqni ta kuptoni. Mund ta njihni vetėm nė heshtjen e mendjes. Kur jeni tė pranishėm, kur vėmendja juaj ėshtė plotėsisht e gjallėrisht nė Tanishmėri, atėherė ndihet Qenia, por s’mund tė kuptohet kurrė mendėrisht. Rimbėrritja nė vetėdijshmėrinė e Qenies dhe prehja nė atė gjendje tė “ndjesi-perceptimit” ėshtė ndriēim.
Kur thua Qenie, po flet pėr Zotin? Nėse po, pse nuk e shqipton?
Fjala Zot ėshtė boshatisur prej gjithė kuptimeve nėpėr mijėra vjet keqpėrdorimi. E pėrdor ndonjėherė, por me masė. Kur them keqpėrdorim, flas pėr njerėz, qė s’kanė as pikėn e mbretėrisė sė shenjtė, pėrherjen e pafundme pėrtej asaj fjale, e pėrdorin me bindje tė madhe, sikur ta dinė se pėr ēfarė po flasin. Ose argumentojnė kundėr, sikur ta dinė se ēfarė po mohojnė. Ky keqpėrdorim ngre besime absurde, pohime e zhgėnjime vetjake, siē janė “Zoti im ose yni ėshtė i vetmi Zot i vėrtetė dhe Zoti yt ėshtė i gėnjeshtėrt”, ose formulimin e famshėm tė Niēes “Zoti vdiq”.
Fjala Zot ėshtė bėrė njė koncept i mbyllur. Ēastin qė shprehet fjala, krijohet njė imazh mendor, mbase jo mė i njė plaku mjekėrbardhė, por ende njė pėrfaqėsim mendor i dikujt a diēkaje jashtė teje, dhe dihet, pothuajse gjithmonė i njė mashkulli apo gjėje mashkullore. As fjala Qenie as Zot, apo tjetėr fjalė, s’mund tė shpjegojė apo pėrcaktojė realitetin e parrėfyeshėm pėrtej fjalės, prandaj e vetmja pyetje qė ia vlen ėshtė nėse fjala ėshtė ndihmė apo pengesė nė mundėsinė tėnde pėr tė provuar Atė, ku tregohet me gisht. A drejtohet pėrtej vetes nė atė realitet pėrtejshmėrie, apo i jep vetes kollaj tė bėhet jo mė shumė se njė ide nė kokėn tėnde, ku ti beson, njė idhull mendor?
Fjala Qenie nuk shpjegon gjė, por as ajo Zot. Qenia, sidoqoftė, ka pėrparėsinė tė jetė njė koncept i hapur. Nuk kufizon padukshmėrinė e pakufishme nė entitet tė fundmė. Ėshtė pamundėsi formimi i njė krijimi tė tillė mendor. Askush nuk deklaron zotėrim tė veēantė tė Qenies. Ėshtė vetė thelbi yt, dhe ėshtė i arritshėm menjėherė pėr ty si ndjesi e vetė pranisė sate, ndėrgjegjėsimi i Unė Jam, para tė qenit “unė jam kjo apo diēka tjetėr”. Pra, ėshtė vetėm njė hap i vogėl nga fjala Qenie deri nė pėrvojėn e Qenies.
Cila ėshtė pengesa mė e madhe pėr tė pėrjetuar kėtė realitet?
Identifikimi me mendjen tėnde, i cili bėn qė ky mendim tė bėhet detyrues, fiksim. Paaftėsia pėr tė ndalur tė menduarin ėshtė e keqe e frikshme, por nuk e kuptojmė kėtė sepse pothuajse tė gjithė vuajnė prej kėsaj dhe quhet diēka e zakonshme. Kjo zhurmė e pareshtur mendore tė pengon drejt gjetjes sė asaj fushe qetėsie brendėsore, e cila ėshtė e pandashme nga Qenia. Gjithashtu, krijon njė vete tė rreme mendore, qė bėn hije frike e vuajtjesh.
Filozofi Descartes besonte se gjeti tė vėrtetėn mė thelbėsore kur bėri formulimin e tij tė famshėm: “Mendoj, pra jam!” Ai, nė fakt, shprehu gabimin mė tė thellė: barazimi i tė menduarit me Qenien dhe identitetin me tė menduarin. Mendimtari i pandreqshėm dhe i fiksuar, domethėnė pothuajse tė gjithė, jeton nė gjendje ndasie tė dukshme , nė njė botė tė pėrbėrė marrėzisht prej problemesh e konfliktesh tė vazhdueshme, njė botė qė pasqyron copėzimin pėrherė nė rritje tė mendjes.
Ndriēimi ėshtė gjendje plotshmėrie, tė qenit “nė njė” dhe nė paqe, njėsh me jetėn, nė aspektin e saj tė manifestuar, tė shfaqur, bota, siē ėshtė me veten tėnde mė tė thellė dhe jetėn e pamanifestuar – njėsh me Qenien. Ndriēimi nuk ėshtė vetėm fundi i vuajtjeve dhe luftės sė vazhdueshme brenda e jashtė, por gjithashtu fundi i skllavėrisė sė llahtarshme tė tė menduarit papushim. Eh, ēfarė ēlirimi ėshtė ky!
Identifikimi i me mendjen krijon njė ekran tė errėt ky ėshtė mashtrimi. Mjeti tė ka marrė nėn kontroll.
Nuk jam dakord. E vėrtetė qė unė mendoj sa tė duash pa qėllim, si tė gjithė, por unė mund tė zgjedh pėrdorimin e mendjes pėr tė pėrmbushur diēka, dhe e bėj kėtė gjithė kohėn.
Vetėm se ti zgjidh njė fjalėkryq apo ndėrton njė bombė atomike nuk do tė thotė se po pėrdor mendjen tėnde. Siē pėrtyp gjithė qejf qeni kocka, mendja kėnaqet kur mpreh dhėmbėt nė halle tė ndryshme. Prandaj zgjidh fjalėkryqe e ndėrton bomba atomike. Nuk ju intereson asnjėra as tjetra. Po t’ju pyes unė: a mund tė ēlironi mendjen kurdo qė tė keni qejf? A e keni gjetur butonin “Ndal”?
Po thua tė ndal tė menduarit krejtėsisht? Jo, s’mundem, pėrveēse njė apo dy ēastesh.
Pra, mendja po tė shfrytėzon. Ti identifikohesh vetėdijshėm me tė, dhe as qė kupton se je skllavi i saj. Ėshtė sikur je pushtuar pa e ditur dhe e merr entitetin zotėrues si veten tėnde. Fillimi i lirisė ėshtė tė kuptuarit se ti nuk je pushtuesi – mendimtari. Tė diturit e kėsaj tė bėn tė zotin ta vėzhgosh entitetin. Nė ēastin qė fillon tė shohėsh mendimtarin, njė nivel mė i lartė vetėdijeje hyn nė veprim. Pastaj fillon tė kuptosh se ka njė fushė tė pamatė inteligjence pėrtej mendimit, se mendimi ėshtė vetėm njė aspekt i vockėl i asaj inteligjence. Kupton gjithashtu se gjithė gjėrat vėrtet tė rėndėsishme – bukuria, dashuria, krijimtaria, hareja, paqja e brendshme – vijnė nga pėrtej mendjes. E fillon tė zgjohesh.
A nuk ėshtė thelbėsor tė menduarit, qė tė mbijetohet nė kėtė botė?
Mendja jote ėshtė njė mjet, instrument. Duhet pėrdorur pėr ēėshtje specifike, dhe, kur puna kryhet, lėre mėnjan. Kėshtu siē ėshtė, them se 80-90 % e tė mendimeve tė njerėzve ėshtė jo vetėm ripėrsėritės e pa dobi, por edhe i dėmshėm pėr shkak tė natyrės negative e keqfunksionale. Vėzhgojeni mendjen tuaj dhe do ta kuptoni se ėshtė e vėrtetė. Shkakton njė humbje serioze energjish jetėsore. Ky lloj tė menduari maniakal ėshtė nė fakt fiksim. E ēfarė e shkakton? Thjesht kjo: ti nuk ndjen se ke zgjidhje tė ndalesh. Ėshtė mė e fortė se ty d he tė jep njė ndjenjė tė rreme kėnaqėsie, e cila kthehet vazhdimisht nė dhimbje.
Pse fiksohemi pas gjėrave?
Sepse identifikoheni me to, qė do tė thotė se ndjesia e vetes ju buron nga pėrmbajtja dhe veprimtaria e mendjes. Sepse besoni se do tė merrni fund nėse do tė ndalni tė menduarit. Ndėrsa rriteni, formoni njė imazh mendor se ēfarė jeni, bazuar nė kushtėzimet personale e kulturore. Mund ta quajmė ego kėtė fantazmė vetjake. Pėrbėhet prej veprimtarie mendore dhe mund tė gjallojė vetėm pėrmes tė menduarit tė pėrhershėm. Termi ego nėnkupton gjėra tė ndryshme pėr njerėz tė ndryshėm, por kėtu po e pėrdor si vete tė gėnjeshtėrt, krijuar prej identifikimit tė pavetėdijshėm me mendjen.
Pėr egon, e tashmja pothuajse nuk ekziston, vetėm e shkuara dhe e ardhmja merren si tė rėndėsishme. Kjo kokakėmbthi e sė vėrtetės i leverdis egos pėr faktin se mendja ėshtė keqfunksionale. Gjithmonė shqetėsohet pėr mbajtjen gjallė sė tė shkuarės, sepse pa tė – kush je ti? Projekton vazhdimisht veten nė tė ardhme pėr tė siguruar mbijetesėn e kėrkuar ndonjė lloj lehtėsimi a pėrmbushjeje atje. Thotė: “Njė ditė, kur kjo, ajo apo tjera tė ndodhė, do tė jem nė rregull, nė paqe e lumturi!” Edhe kur duket se egoja merret me tė tashmen, nuk ėshtė realisht aty: e keqkupton plotėsisht sepse e sheh me sytė e sė shkuarės. Ose e rrudh tė tashmen si mjet pėr njė qėllim, i cili shtrihet gjithmonė nė projektet mendore tė ardhme. Vėzhgojeni mendjen tuaj dhe do tė kuptoni sesi funksionon kjo. Ēasti i tashėm pėrmban ēelėsin e ēlirimit. Por nuk do ta gjeni tė tashmen pėr sa kohė jeni mendja juaj.
Nuk dua ta humb aftėsinė e analizimit e dallimit. Nuk do tė isha kundėr tė menduarit mė qartė, tė pėrqendruar, por nuk dua ta humb mendjen. Bekimi i tė menduarit ėshtė gjėja mė e ēmuar qė kemi. Pa tė do tė ishim thjesht njė lloj tjetėr kafshe.
Epėrsia mendore ėshtė vetėm njė shkallė nė evolucionin e vetėdijes. Ne duhet tė lėvizim njė shkallė mė lart tani pėr ēėshtje tė ngutshme; pėrndryshe do tė shkatėrrohemi prej mendjes, e cila ėshtė kthyer nė njė pėrbindėsh tė llahtarshėm. Tė menduarit dhe vetėdija nuk janė sinonime. Mendimi ėshtė vetėm aspekt i vockėl i ndėrgjegjes. Mendimi nuk mund tė jetė pa vetėdijen, por vetėdija nuk ka nevojė pėr tė menduarit.
Ndriēim do tė thotė ngritje mbi tė menduarit, jo kthimi prapa nė njė gradė poshtė mendimit, nė sferėn e njė kafshe apo bime. Nė pėrndritje mund tė pėrdorėsh mendjen kur duhet, por nė mėnyrė mė tė pėrqendruar e tė dobishme se pėrpara. E pėrdor mė sė shumti nė ēėshtje praktike, por lirisht prej dialogut brendėsor tė pavullnetshėm, dhe aty ėshtė heshtja e brendshme. Kur ti e pėrdor mendjen, sidomos pėr zgjidhje krijuese, lėkundesh pėr minuta tė tėra mes tė menduarit e qetėsisė, mes mendjes e jomendjes. Jomendja ėshtė vetėdije pa tė menduarit. Vetėm ashtu ėshtė e mundur tė mendohet nė mėnyrė krijuese, pasi vetėm ashtu ka mendimi fuqi reale. Vetėm tė menduarit, kur nuk lidhet me mbretėrinė e pamatė tė vetėdijes, bėhet shpejt barrė, ēmenduri, shkatėrrim.
Mendja ėshtė nė thelb njė makinė mbijetuese. Sulmi e mbrojtja kundėr mendjeve tė tjera, mbledhja, magazinimi e analizimi i tė dhėnave – pėr kėtė ėshtė e mirė, por nuk ėshtė aspak krijimtari.
Gjithė artistėt e vėrtetė, me dijen e tyre ose jo, krijojnė prej njė vendi jomendor, prej heshtjes brendėsore. Mė pas mendja i jep formė shtysės krijuese ose mprehtėsisė. Edhe shkencėtarėt e mėdhenj pranojnė se zbulimet e tyre u erdhėn nė kohė qetėsie mendore. Prandaj mund tė them se arsyeja e thjeshtė pse shumica e shkencėtarėve e artistėve nuk janė krijues ėshtė sepse nuk dinė si tė mendojnė, apo mė mirė nuk dinė si tė ndalin tė menduarit!
Mrekullia e jetės nė tokė apo trupat tanė nuk u krijuan prej mendjes e tė menduarit. Sigurisht ka njė inteligjencė, shumė mė e madhe se mendja.
Ti pėrmende frikėn si pjesė tė dhimbjes emocionale thelbėsore. Si lind frika dhe pse ka kaq shumė frikė nė jetėt tona? Dhe, a ėshtė vetėmbrojtje njė pjesėz frike? Nėse s’kam frikė prej zjarrit mund tė vė dorėn nė tė dhe digjem.
Arsyeja pse nuk fut dorėn nė zjarr nuk ėshtė se ke frikė, por e di se digjesh. Nuk ke nevojė pėr frikė tė shmangėsh rreziqe tė panevojshme – vetėm pakėz inteligjencė e ndjesi tė zakonshme. Mjafton tė vėsh nė punė mėsimet e sė kaluarės. Pra, nėse dikush tė kėrcėnon me zjarr apo dhunė fizike, mund tė provosh diēka si frikė. Ky ėshtė njė ndruajtje instiktive nga rreziku, por jo kushtėzimi psikologjik i frikės qė po flasim kėtu. Kushti psikologjik i frikės ndahet nga ēdo lloj I vėrtetė e konkret rreziku tė njėmendshėm. Vjen nė forma tė ndryshme: shqetėsim, ankth, siklet, nervozizėm, tension, tmerr, fobi e tė tjera. Kjo lloj frike psikologjike ėshtė gjithmonė pėr diēka qė mund tė ndodhė, jo prej diēkaje qė po ndodh tani. Ti je kėtu e tani, ndėrsa mendja jote nė tė ardhmen. Kjo krijon ankth e zbrazėti. E, nėse identifikohesh me mendjen dhe ke humbur lidhjen me fuqinė e thjeshtėsinė e sė tashmes, ajo zbrazėtirė ankthi do tė ngelet vazhdimisht shoqėruesi yt. Mund tė pėrballėsh me ēastin e tashėm, por jo me atė qė ėshtė vetėm njė projektim mendor – nuk pėrballesh dot me tė ardhmen.
Pėr mė shumė, pėrsa kohė identifikohesh me mendjen tėnde, egoja tė nxin jetėn, siē thashė edhe mė parė. Sepse, pėr shkak tė natyrės sė saj fantazmagorike, e, pavarėsisht mekanizmave tė zhvilluar mbrojtės, egoja ėshtė tepėr e lėndueshme dhe e pasigurt, duke e parė veten gjithmonė nė rrezik. Kjo, meqė ra fjala, ėshtė edhe nė rastin kur egoja shfaqet sė jashtmi tepėr e sigurt nė vetvete. Mbani mend se njė emocion ėshtė ndėrveprimi i trupit ndaj mendjes suaj. Ēfarė mesazhi merr trupi gjithė kohėn prej egos, tė rremes, vetes sė vetėmenduar? Rrezik, unė jam nė rrezik! Dhe ēfarė emocioni ngjallet nga ky mesazh i vazhdueshėm? Frikė, kuptohet!
Frika duket se ka shumė shkaqe: prej humbjes, dėshtimit, lėndimit e kėshtu me radhė, por, pėrfundimisht, gjithė frika ėshtė ajo e egos prej vdekjes, shkatėrrimit. Pėr egon vdekja ėshtė gjithmonė pas qoshes. Nė kėtė gjendje mendjeidentifikuese, frika prej vdekjes prek ēdo aspekt tė tė jetės sate. Pėr shembull, edhe njė diskutim i thjeshtė pėr tė qenė I saktė e t’I ndėrrosh mendjen tjetrit, duke treguar se ke tė drejtė – mbrojtja e pozicionit mendor me tė cilin identifikohesh – bėhet prej frikės nga vdekja. Nėse identifikohesh me njė pozicion mendor, e mė pas gabohesh, ndjenja vetjake mendjebazuar kėrcėnohet seriozisht me asgjėsim. Pra, ti si ego nuk ta mban tė jesh gabuar. Tė gabosh ėshtė vdekje. Luftėra janė bėrė pėr kėtė e lidhje tė panumėrta janė shkatėrruar.
Kur je ē’njėjtėsuar prej mendjes sate, edhe nėse je gabim, nuk ka dallim pėr veten aspak, dhe nevoja e pavetėdijshme e ngutshmėrisė pėr tė pasur tė drejtė, e cila ėshtė njė lloj dhune, nuk do tė jetė mė. Mund tė deklarosh qartė e thjesht ēfarė ndjen apo mendon, por pa armiqėsi apo mbrojtje. Ndjesia e vetes rrjedh nga njė vend mė i thellė e i vėrtetė brenda vetes, jo prej mendjes.
Ruaju prej ndonjė lloj mbrojtjeje brenda vetes. Ēfarė po mbron? Njė identitet tė gėnjeshtėrt, njė imazh nė mendjen tėnde, njė entitet imagjinar. Duke e bėrė kėtė model tė vetėdijshėm, duke e dėshmuar, fillon tė mos identifikohesh mė me tė. Nė dritėn e vetėdijes sate, modeli i pandėrgjegjshėm do tė shpėrbėhet shumė shpejt. Ky ėshtė fundi i ēdo diskutimi e lojėrave tė forcės, tė cilat janė kaq gėrryese pėr marrėdhėniet. Fuqia mbi tė tjerėt ėshtė dobėsi e maskuar si fuqi. Forca e vėrtetė ndodhet pėrbrenda dhe e gatshme pėr ty qė tani. Pra, kushdo qė identifikohet me mendjen e vet e, paskėtaj, shkėputet nga fuqia e vėrtetė, vetvetja e thellė bazuar nė Qenie, do tė ketė frikėn si partner tė pėrhershėm. Numri i njerėzve qė kanė shkuar pėrtej mendjes ėshtė tepėr, tepėr i vogėl, prandaj merreni tė mirėqenė se kėdo qė shihni apo takoni jeton nė gjendje frike. Ndryshon vetėm ngjyrimi i saj. Luhatet mes ankthit e tmerrit nga njėra anė dhe shqetėsimit tė mjegullt e ndjesisė sė largėt ndaj tjetrit. Shumica vetėdijėsohen pėr tė vetėm kur frika merr format e saj mė tė skajshme.
Ndiej se kam nevojė tė madhe tė mėsoj pėr punėt e mendjes sime para se t’i afrohem paksa vetėdijėsimit tė plotė apo ndriēimit shpirtėror.
Jo, nuk ke nevojė. Problemet e mendjes nuk mund tė zgjidhen nė nivelet e mendjes. Kur tė kesh kuptuar keqfunksionimin themelor, nuk ka ē’tė mėsosh apo kuptosh kushediseēfarė. Studimi i ndėrlikimeve tė mendjes mund tė tė bėjė psikolog tė mirė, por kjo nuk tė ēon pėrtej mendjes, ashtu siē nuk sjell menēuri studimi i ēmendurisė. Ti ke kuptuar tashmė bazat e gjendjes sė pavetėdijshme: identifikim me mendjen, e cila krijon njė vete tė rreme, egon, si njė zėvendėsues pėr veten e vėrtetė rrėnjosur nė Qenie. Bėhesh si “degė e prerė nga hardhia” siē thotė Jeshua.
Nevojat e egos janė pa fund. Ndihet e lėndueshme, e kėrcėnuar dhe jeton nė gjendje frike e dėshirimi. Kur di sesi ėshtė puna e keqfunksionimit, nuk ka nevojė pėr tė mėsuar gjithė shfaqjet e saj tė panumėrta, pa nevojėn pėr ta bėrė problem personal tė koklavitur. Egoja, sigurisht, rend pas tyre. Gjithmonė kėrkon pėr diēka ku tė bashkėngjitet pėr tė forcuar ndenjėn e vetes sė gėnjeshtėrt dhe do tė ngjitet menjėherė pas problemeve tė tua. Prandaj pėr shumė njerėz njė pjesė e madhe e vetes sė tyre lidhet ngushtė me problemet e tyre. Pasi ndodh kjo, gjėja e fundit qė duan ėshtė tė ēlirohen prej tyre; kjo do tė thotė humbje e vetes. Ka njė investim tė madh e tė egos sė pavetėdijshme nė dhimbje e vuajtje. Pra, kur njihni rrėnjėn e sė pandėrgjegjshmes si identifikim me mendjen, e cila sigurisht pėrfshin emocionet, filloni tė dilni prej saj. Bėheni tė pranishėm. Kur jeni tė pranishėm, mund tė lejoni mendjen tė jetė ashtu siē ėshtė pa u korkolepsur nė tė. Vetė mendja ėshtė keqfunksionale. Ėshtė mjet i mrekullueshėm. E keqja vjen kur ti kėrkon veten nė tė dhe e ngatėrron veten me tė. Atėherė bėhet mendja egoike dhe tė merr jetėn nė dorė.
A nuk janė reale e shkuara dhe ardhmja, ndonjėherė mė reale se e tashmeja? Fundja, e shkuara vendos kush jemi, ashtu siē dallohemi e sillemi nė tė tashmen. Dhe syminet tona tė tė ardhme pėrcaktojnė veprimet qė marrim tash.
Nuk kuptove asgjė ē’kam thėnė deri tani, sepse pėrpiqesh ta kuptosh mendėrisht. Mendja s’mund ta kuptojė kėtė. Vetėm ti mundesh. Tė lutem, dėgjo. A ke provuar ndonjėherė, bėrė, menduar, apo ndjerė diēka jashtė sė Tashmes? Mendon se e ke bėrė ndonjėherė? Pėrgjigja dihet, apo jo? Asgjė nuk ka ndodhur kurrė nė tė shkuarėn; ndodhi nė tė Tashmen. Asgjė nuk do tė ndodhė kurrė nė tė ardhmen; do tė ndodhė nė tė Tashmen. Ajo qė ti mendon si tė shkuar ėshtė gjurmė kujtimore, rezervuar nė mendje, njė ish Tanishmėri. Kur kujton tė shkuarėn riaktivizon njė gjurmė kujtese – kėtė po bėn edhe tani. E ardhmja ėshtė njė Tash e imagjinuar, projektim i mendjes. Kur e ardhmja vjen, vjen si e Tashme. Kur mendon pėr tė ardhmen, e bėn tani. E shkuara dhe e ardhmja dukshėm nuk kanė realitet tė tyren. Siē nuk ka hėna dritė tė vetėn, por vetėm pasqyron dritėn e diellit, ashtu janė edhe e shkuara dhe e ardhmja pasqyrime tė vagullta tė dritės, fuqisė dhe realitetit tė pranisė sė pėrjetshme. Realiteti i tyre “huazohet” nga Tash. Thelbi i ēfarė po them nuk mund tė kuptohet prej mendjes. Nė ēastin qė ti e rrok ka njė zhvendosje tė vetėdijes nga mendja drejt Qenies, nga koha nė prani, Tanishmėri. Papritur, ēdo gjė merr jetė, rrezaton energji, buron Qenie.
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi