Shtyllasi, si metaforė e tranzicionit shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtyllasi, si metaforė e tranzicionit shqiptar

Mesazh  FM prej 25.05.14 23:11

Regjimet ndryshuan por tė persekutuarit mbetėn tė persekutuar, e tė privilegjuarit tė privilegjuar
Para disa ditėsh mė takuan disa miq tė vjetėr nga Shtyllasi i Fierit, ish tė dėnuar dhe tė persekutuar, tė cilėt mė shprehėn njė shqetėsim qė kishte lidhje me pronat e tyre.

Shtyllasi ėshtė njė fshat internimi, i ngritur nė vitet e “arta” tė diktaturės, ku fillimisht shėrbeu si kamp pune pėr kanalin vaditės Vjosė – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepėr e ndritur e Partisė”, – tė burgosurit politik i ēuan pėr tė ndėrtuar vepra tė tjera, ndėrsa nė Shtyllas sollėn familje tė internuara nga tė gjitha krahinat e vendit.

Shtyllasi mbetet gjithmonė njė mozaik dhimbjesh e krahinash pėr tė gjithė Shqipėrinė qė nga Veriu e deri nė Jug. Tė gjitha ato familje patėn fatin e keq tė internimit siē ishin: Ndreajt, Xherahėt, Gjutajt, Mirakajt, Bazellėt, Mihalėt Pėllumbėt, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nėnshtruan njė trajtimi ēnjerėzor; qė nga puna e detyruar, banimi nė kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptė nga ana e Sigurimit tė Shtetit. Shumė banorė tė kėtij fshati nga familje tė internuara pėrfunduan nė burgje dhe arrati.

Nė vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisė, shumė banorė tė tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalėngadalė u kthye pėr ta nė njė kujtim tė frikshėm tė sė kaluarės sė tyre tragjike.

Nga ligji famėkeq Nr. 7501, familjet e tyre, tė internuara ne kėtė fshat, fituan tokė si gjithė tė tjerėt, atė tokė qė pėr vite me radhė e kishin vaditur me gjakun, djersėn dhe lotėt e tyre… Ata kishin hapur toka tė reja duke mbjellė plantacione tė tėra me vreshta e ullinj.

Nė njė pjesė tė tokave tė tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, pėr tokėn e zėnė paguhet njė ēmim i caktuar nga Qeveria. Ky ēmim nuk ėshtė unik, Levani i populluar nga “agallarėt” e rinj, tė ardhur nga zonat e Jugut, e ka ēmimin pėr 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekė, Pojani 868 lek m2 lekė; njė diferencė kjo e madhe pėr tė njėjtėn tokė.

Ē’ėshtė ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove tė Partisė dhe Pojani i lidhur ngushtė me Partinė, ndėrsa Shtyllasi qendėr internimi. Miqtė e mi mė treguan tė dokumentuara tė gjitha pėrēapjet e tyre dėshpėruese qė kanė bėrė deri mė sot pėr ta ndrequr kėtė “gabim” qė qeveria demokratike e “PD” paska bėrė ndoshta “pa dashje“…, por deri mė sot asnjė pėrgjigje shpresėdhėnėse. E njėjta tokė, nė tė njėjtin vend, pėrkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet tė kishte vlerė mė tė lartė se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse ėshtė tokė pjellore, ndėrsa ēmimi i vlerėsimit i ndryshėm, shumė i ndryshėm. E kjo ėshtė mėse e kuptueshme, sepse tė persekutuarit duhet tė mbeten gjithmonė tė persekutuar, ndėrsa tė privilegjuarit e djeshėm duhet tė jenė pėrjetėsisht tė privilegjuar. O e keqe, sa thellė janė rrėnjėt e tua!

Tragjikomedia e tranzicionit tė tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon tė luhet ethshėm mbi kurrizin e njė populli tė tėrė dhe veēanėrisht shtresės sė persekutuarve, tė burgosurve dhe tė shpronėsuarve.

Pushtetarėt e derisotėm, njė pjesė e tė cilėve janė hajdutė e kriminelė, dallkaukė e batakēinj qė u pasuruan “habitshėm” duke kullotur azadė te livadhet e pafundme tė pasurive tė kėtij vendi, duke i grabitur, rrėmbyer, dhuruar nga partitė apo blerė me ēmime qesharake.

Nė rastin e Shtyllasit ėshtė e pranishme dhe njė aferė korruptive ku dy pjesė anėsore tė rrugės nga 25 mijė m2 do t’i marrė njė pronar anonim italian pėr tė ndėrtuar dy parkingje gjigante, tė vulosura nga qeveria e Berishės…

Dhe fshatarėve u ėshtė thėnė se kjo ėshtė vendosur, ndaj ju duhet vetėm, tė heshtni, tė pranoni pa bėre zė grabitjen qė iu bėn pushteti.

A ka drejtėsi nė kėtė vend? Jo!…


Fatmir Lamaj
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtyllasi, si metaforė e tranzicionit shqiptar

Mesazh  Muneer prej 25.05.14 23:51

Te vetmit ish te iternuar qe kane ecur perpara pas ardhjes se demokracise jane ato qe emigruan jashte vendit. Eshte per te ardhur sidomos kur paguhej per krimet qe mund te bente nje anetar tjeter i familjes. Asnje njeri nuk ka te drejte te te denoje per krimet e dikujt tjeter. Gjithsesi i vetmi ngushellim per to eshte karma.(Mqs kane vuajtur gjithe ato vite te pakten do te pastrojne karmen).
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

479


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi