10 legjenda urbane tė Mesjetės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 legjenda urbane tė Mesjetės

Mesazh  Luli prej 24.05.14 13:44



10. Incubus dhe Sucubus

Incubus-i ėshtė njė demon nė formėn mashkullore, qė mendohet se qėndron mbi njerėzit qė janė duke fjetur, sidomos te femrat, me qėllim qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me to, sipas njė numri traditash mitologjike dhe legjendare.

Nė versionin femėror quhet sucubus.

Njė incubus mund tė kryejė marrėdhėnie seksuale me njė grua pėr tė lindur njė fėmijė, si nė rastin e legjendės sė Merlin. Tradita fetare thotė se marrėdhėniet e pėrsėritura me njė incubus apo sucubus mund tė rezultojnė nė pėrkeqėsim tė shėndetit apo deri nė vdekje. Janė ofruar njė numėr shpjegimesh laikė pėr origjinėn e legjendave tė incubus. Ato pėrfshijnė shqetėsimin mesjetar pėr mėkatin, sidomos mėkatet seksuale tė grave. Viktimat mund tė kenė pėrjetuar makthe ose paraliza gjatė gjumit.



9. Fiset e humbur

Dhjetė Fiset e Humbur tė Izraelit i referohen Fiseve tė lashtė tė Izraelit, qė u zhdukėn nga rrėfimet biblikė pas shkatėrrimit tė Mbretėrisė sė Izraelit, tė skllavėruar dhe tė dėbuar nė mėrgim nga Asiria e lashtė. Shumė grupe hebrejsh kanė doktrina qė kanė tė bėjnė me ekzistencėn e vazhdueshme tė fshehur apo rikthimin publik tė kėtyre fiseve.

Kjo ėshtė njė temė, e cila bazohet nė mėnyrė tė pjesshme nė fakte historikė tė dokumentuar dhe autentikė, pjesėrisht nė traditėn e shkruar fetare dhe pjesėrisht mbi spekullime. Ka njė sasi shumė tė madhe literature mbi Fiset e Humbur dhe nuk mund tė mbėshtetemi tek asnjė burim i veēantė pėr njė pėrgjigje tė plotė. Disa shkencėtarė kanė kryer studime nė lidhje me kėtė temė dhe herė pas here kanė nxjerrė pretendime pėr prova empirike mbi ekzistencėn e Dhjetė Fiseve tė Humbur.

Megjithatė, burimet fetare dhe biblike mbeten burimet kryesorė tė besimit se Dhjetė Fiset e Humbur kanė njė identitet tė fshehur, diku. Duhet vėnė re se Libri i Mormonėve thotė qė amerikanėt vendas e kanė origjinėn nga dy prej dhjetė fiseve tė humbur.



8. BURIMI I RINISĖ

Burimi i Rinisė ėshtė njė burim legjendar qė supozohet se u kthen menjėherė rininė atyre qė pijnė ujin e tij.

Thuhet shpeshherė se Florida mund tė jetė vendndodhja e kėtij burimi dhe historitė e burimit janė disa prej atyre qė lidhen mė sė shumti me kėtė shtet. Rinia e pėrjetshme ėshtė njė dhunti, qė gjithmonė ėshtė kėrkuar nėpėr mite dhe legjenda, dhe histori pėr gjėra tė tilla si guri filozofik, ilaēi universal pėr tė gjithė tė kėqiat dhe eliksiri i jetės janė tė zakonshme nė tė gjithė Eurazinė dhe pėrtej.

Fatkeqėsisht, versione tė mėhershėm tė legjendės (qė nga koha kur Bota e Vjetėr u bė e tillė) nuk njihen jashtė asaj qė kronikanėt spanjollė arritėn tė ruajnė dhe qė ėshtė e sigurtė qė ka qenė njė traditė shumė e pasur.



7. HEBREU ENDACAK

Hebreu endacak ėshtė njė figurė e folklorit kristian mesjetar, legjenda e tė cilit nisi tė pėrhapet nė Evropė nė shekullin XIII dhe u shndėrrua nė njė element tė pėrhershėm tė mitologjisė kristiane dhe mė vonė, romanticizmit. Legjenda flet pėr njė hebre qė u tall me Jezu Krishtin kur ky ishte rrugės drejt kryqėzimit dhe mė pas u mallkua qė tė endej nėpėr Tokė deri nė Ardhjen e Dytė tė Krishtit.

Natyra e saktė e pamaturisė sė Hebreut ėshtė e ndryshme nė variante tė ndryshėm tė rrėfimit, ashtu si edhe aspektet e karakterit tė tij; ndonjėherė thuhet se ai ka qenė njė kėpucėpunues apo tregtar, tė tjerė thonė se ka qenė roja i derės nė pronėn e Ponc Pilatit. Origjina e legjendės ėshtė e debatueshme; ndoshta njė element ėshtė historia e Gjenezės sė Kainit, tė cilit i jepet njė ndėshkim i ngjashėm - qė tė bredhė pėrreth tokės, duke mos korrur kurrė mė fryte, por vetėm duke rrėmuar nėpėr plehėra.



6. PAPA JOANĖ


Papa Joanė (e quajtur gjithashtu La Papessa) ėshtė emri i Papės legjendare femėr qė mendohet se ka udhėhequr pėr mė pak se tre vite nė vitet 850, ndėrmjet papatėve tė Lei IV dhe Benedikt III (ndonėse vetėm dy muaj kaluan mes kėtyre tė dyve). Ajo njihet kryesisht nga njė legjendė qė qarkullonte nė Mesjetė. Papa Joanė shihet nga shumica e historianėve modernė, si dhe studiuesve, si njė personazh i sajuar, qė ndoshta e ka origjinėn nė satirat antipapnore.

Historia e Papės Joanė njihet kryesisht nga kronikani i shekullit XIII, Martin i Opavės - qė ka shkruajtur afro 500 vite pas Papės femėr tė supozuar. Shumica e studiuesve e injorojnė dhe e quajnė thjesht njė legjendė mesjetare.

Fjalori i Oksfordit i papėve pranon se kjo legjendė ėshtė besuar gjerėsisht pėr shekuj tė tėrė, edhe mes qarqeve katolike, por nė tė thuhet se, "nuk ka prova bashkėkohore pėr njė papė femėr nė ndonjė prej datave qė supozohen dhe mė tej shton se, faktet e njohur tė periudhave respektive e bėjnė tė pamundur praninė e njė pape femėr".

Pėr ata qė mendojnė se ēfarė do tė ndodhte nėse kjo gjė do tė ishte e vėrtetė: asgjė; njė femėr nuk lejohet tė bėhet priftėreshė dhe njė Papė nuk mund tė bėhet i tillė pa qenė prift.



5. ROBIN HOOD

Robin Hood ėshtė njė figurė prototip nė folklorin anglez, historia e tė cilit e ka origjinėn nė Mesjetė, por qė mbetet shumė i rėndėsishėm nė kulturėn popullore, ku njihet si njeriu qė "u grabiste tė pasurve dhe ua jepte tė varfėrve" dhe qė luftonte kundėr padrejtėsive dhe tiranisė. Banda e tij pėrfshin njė grup njerėzish tė kėrkuar si shkelės tė ligjeve, si Hereward i wake, Murgu Eustace, Fulk Fitz Warin dhe William Wallace.

Ka njė numėr teorish qė bėjnė pėrpjekje tė identifikojnė Robin Hood-in historik, por pėr arsye tė ndryshme (si popullariteti i kėtij emri nė kohėrat e Mesjetės), nuk ka shumė gjasa tė arrihet nė prova qė tė tregojnė se ai nuk ėshtė thjeshtė njė legjendė.



4. GRALI I SHENJTĖ

Sipas mitologjisė sė krishterė, Grali i Shenjtė ishte ena, pjata apo kupa qė u pėrdor nga Jezusi nė Darkėn e Fundit e qė mendohet se kishte fuqi tė mrekullueshme. Lidhja e Jozefit tė Arimatesė me legjendėn e Gralit buron nga libri i Robert de Boron "Joseph d'Arimathie" (fundi i shekullit XII), nė tė cilin Jozefi e merr Gralin pas njė shfaqjeje tė Jezusit dhe ua dėrgon atė ndjekėsve tė tij nė Britaninė e Madhe.

Evoluimi i legjendės sė Gralit ėshtė gjurmuar nė detaje nga historianė kulturorė: Ajo ėshtė njė legjendė qė nė fillim u shfaq nė formėn e romancave tė shkruara, duke buruar ndoshta nga disa tė dhėna tė para folklorit kristian, nė fundin e shekullit XII dhe fillimin e shekullit XIII. Romancat e hershme tė Gralit pėrqendroheshin nė Percivalin dhe ishin tė pėrfshira mė sė shumti nė legjendėn Arturiane. Njė pjesė e legjendave tė Gralit janė tė ndėrthurura me ato tė Kupės sė Shenjtė.



3. MBRETI ARTUR

Mbreti Artur ėshtė njė udhėheqės legjendar britanik qė, sipas historive dhe romancave mesjetare, udhėhoqi mbrojtjen e Britanisė kundėr pushtuesve saksonė nė fillim tė shekullit VI. Detajet e historisė sė Arturit janė tė pėrbėra kryesisht nga elementė folklorikė dhe tė sajuar, dhe ekzistenca e tij historike debatohet shumė nga historianėt modernė.

Baza historike pėr legjendėn e Mbretit Artur ėshtė debatuar pėr njė kohė shumė tė gjatė edhe nga studiuesit. Njė shkollė mendimi, duke cituar tė dhėna nga Historia Brittonum (Historia e Britanikėve) dhe Annales Cambriae (Anale Uellsianė) e sheh Arturin si njė figurė tė pastėr historike, njė udhėheqės romano-britanik qė luftoi kundėr pushtuesve anglo-saksonė diku nė fund tė shekullit V dhe fillimin e shekullit VI, por mungesa e provave tė hershme bindėse ėshtė arsyeja pėrse shumė historianė e pėrjashtojnė Arturin nga rrėfimet e tyre pėr Britaninė post-romake.



2. KRYQĖZATA E FĖMIJĖVE

Kryqėzata e Fėmijėve ėshtė emri qė iu dha njė serie ngjarjesh tė sajuara dhe reale qė ndodhėn nė 1212, e qė kombinojnė disa ose tė gjithė elementėt; vizione nga njė djalė francez apo gjerman; njė qėllim pėr tė konvertuar paqėsisht nė kristianizėm tė gjithė myslimanėt nė Tokėn e Shenjtė; grupe fėmijėsh qė marshonin drejt Italisė; dhe fėmijė tė shitur pėr skllavėri.

Njė studim i botuar nė 1977 hedh dyshime mbi ekzistencėn e kėtyre ngjarjeve dhe shumė historianė sot besojnė se ata nuk ishin kryesisht fėmijė, por grupe tė shumtė "endacakėsh tė varfėr" nė Gjermani dhe nė Francė, disa prej tė cilėve u pėrpoqėn tė shkojnė nė Tokėn e Shenjtė dhe tė tjerė qė nuk kishin asnjėherė ndėrmend ta bėnin kėtė. Versionet e hershėm tė ngjarjeve, pėr tė cilat ka shumė variacione tė rrėfyer nėpėr shekuj, janė kryesisht tė paprovuar.

Studimet mė tė fundit tregojnė se pjesėmarrėsit nuk ishin fėmijė. Konfuzioni nisi sepse kronikanėt e mėvonshėm, tė cilit nuk kishin qenė dėshmitarė tė ngjarjeve tė 1212 dhe qė shkruanin 30 vite mė vonė, filluan tė pėrkthejnė rrėfimet origjinalė dhe keqkuptuan fjalėn latine "pueri", qė do tė thotė "djem", duke e marrė atė si "fėmijė". Rrėfimet origjinalė e pėrdornin termin pueri, por kishte njė kuptim gjuhe tė folur.



1. PRIFTI JOHN

Legjenda e Priftit John, shumė popullore nė Evropė nga shekulli XII deri nė shekullin XVII, flisnin pėr njė patriark tė krishterė qė thuhet se ka sunduar mbi njė komb kristian tė humbur mes myslimanėve dhe paganėve tė Orientit. Rrėfime tė shkruar pėr kėtė Mbretėri janė koleksione tė shumėllojshėm tė fantazisė popullore mesjetare.

Prifti John thuhet se ka qenė njė sundimtar bujar dhe njė njeri me virtute, i cili udhėhiqte njė mbretėri tė mbushur me pasuri dhe krijesa tė ēuditshme, ku banonin Patriarku dhe Kristianėt e Shėn Tomasit. Mbretėria e tij kishte mrekulli tė tilla si Portat e Aleksandrit dhe Burimin e Rinisė, si dhe kish nė kufi Parajsėn tokėsore. Mes thesareve tė tij ishte njė pasqyrė pėrmes tė cilės mund tė shihte ēdo provincė.

Pavarėsisht mosekzistencės sė Priftit John, besimi mesjetar nė kėtė legjendė ka patur ndikim nė disa qindra vite histori evropiane dhe botėrore, nė mėnyrė direkte dhe indirekte, duke inkurajuar dhe nxitur eksploratorė, misionarė, studiues dhe gjuetarė thesari evropianė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi