Rendi i ri botėror sipas Moises Naimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rendi i ri botėror sipas Moises Naimit

Mesazh  gjilanasi prej 23.05.14 21:23



Pushteti ka marrė fund, shkruan nė librin e tij mė tė fundit Moises Naim (“Fundi i pushtetit”). Ish drejtori i Foreign Policy shpjegon nė librin e tij se si, dhe pėrse, pushteti qė nė tė kaluarėn mbahej nga politikanė dhe qeveri, nga organizata shumėkombėshe, shtete dhe qendra ekonomike, nuk ėshtė mė i tillė. Sot nuk dihet mirė se kush komandon vėrtetė.

Pushteti, tė paktėn ai i ndalimit apo i kontrastit, duket se po shkon gjithnjė e mė shumė tek grupet e vegjėl, qofshin kėta terroristė, ndėrkombėtarė apo qendra presioni. Pasi ka perėnduar epoka e mazhorancave, shpjegon Naim, ėshtė radha e minorancave, e aksioneve tė grupeve tė vegjėl, qė vihen nė lėvizje falė internetit dhe shėnjestrojnė objektiva tė ndėrmjetėm, nė shkallė lokale, e megjithatė nė gjendje tė influencojnė nė nivel global, falė teoremės sė Eduard Lorenzit, sipas tė cilit rrahja e krahėve tė njė fluture nė Australi ėshtė nė gjendje tė shkaktojė njė tornado nė Europė.

Havier Solana, ministėr i Jashtėm i Spanjės, mė pas Sekretar i NATO-s, pėrfaqėsues i lartė i politikės sė jashtme tė BE, i ka rrėfyer autorit se nė 25 vitet e fundit, drejtuesit e institucioneve nė tė cilėt kishte punuar “e kishin shumė tė vėshtirė tė bėnin atė qė donin”: njė sėrė forcash tė reja pengonin fuqitė mė tė pasura dhe mė tė pėrparuara teknologjikisht.

Rebelė, krahė tė partive politike, kompani tė reja inovative, hacker-a, tė rinj pa udhėheqės nė sheshe, mediat e reja, personazhe karizmatikė, qė duket se shfaqen nga asgjėja, janė duke shkundur rendin e vjetėr. Shembuj tė pėrsosur janė rasti i Beppe Grillos dhe lėvizjes sė tij 5 Yje nė Itali, apo rasti i i Uikileaksit dhe i Eduard Snoudenit nė SHBA.

Dhe nė fakt shembujt janė tė shumtė. Naim flet pėr mikrofuqi: figura tė vogla, tė panjohura, dikur tė papėrfillshme, qė kanė gjetur mėnyrėn tė dobėsojnė, kundėrshtojnė, bllokojnė protagonistėt e mėdhenj dhe tradicionalė tė pushtetit global, organizatat e mėdha burokratike qė kanė drejtuar botėn nė 100 vitet e fundit. Argumentimet e autorit tė “Fundi i pushtetit” janė tė bazuar mbi tre ndryshime tė mėdhenj qė kanė ndodhur, dhe mbi tė cilėt libri ndalet gjatė: Revolucioni i “Mė shumė”. Revolucioni i “Lėvizjes”. Dhe Revolucioni i “Mentalitetit”.

Faktori i parė ėshtė ai i rritjes ekonomike tė pėrgjithėsuar: jetojmė nė njė epokė bollėku nė krahasim me tė kaluarėn. I dyti ka tė bėjė me lėvizjen e popullsisė nė glob: 214 milionė migrantė, me njė rritje prej 37% gjatė njėzetė viteve tė fundit, pasojė e urbanizimit nė rritje. I treti ka tė bėjė me “revolucionin e pritshmėrive”: tashmė asgjė nuk merret e mirėqenė.

Libri i politologut amerikan ėshtė shumė interesant pėr shkak tė shembujve tė shumtė qė pėrmend, frut edhe i pėrvojės sė tij tė drejtpėrdrejtė, nė kontakt me qendrat e pushtetit politik nė shumė skakiera ndėrkombėtare. Megjithatė, nėse diagnoza ėshtė e duhura – makrofuqitė janė nė krizė, dhe kėtu askush nuk duket mė nė gjendje tė vendosė pėr asgjė, edhe kur ėshtė nė krye tė njė qeverie tė fortė – Naim nuk na thotė se ku ka filluar. Sipas historianėve, data qė duhet mbajtur mend ėshtė ajo e 16 tetorit 1973, kur trupat izraelite u afruan nė brigjet perėndimorė tė Kanalit tė Suezit dhe nė 23 dhjetor, OPEC, i dominuar nga vendet arabė, vendosi tė dyfishojė cmimin e naftės.

Sipas disa ekonomistėve, ky konflikt pėrshpejtoi kalimin nga ekonomia keinesiane, tek shteti social, statlist, sipas modelit tė neoliberizmit. Nė tė njėjtėn periudhė, prodhimi industrial filloi migrimin drejt sektorėve jomaterialė, dhe teknologjia analoge u transformua pak nga pak nė atė dixhitale, duke prodhuar modelin e rrjeteve fleksibėl dhe dinamikė.

Qė transformimi teknologjik ėshtė faktori i vėrtetė i transformimit, tė shkatėrrimit tė punės dhe tė ardhurave qė lidhen me tė, kėtė e thonė shumė libra dhe studime tė botuar nė SHBA gjatė dy viteve tė fundit: shpėrndarja e pushtetit ndjek linjat e prodhuara nga ndryshimi i modelit tė punės si dhe shkatėrrimin e formave tradicionale. Por ky ėshtė njė diskutim i mėtejshėm, qė nė librin e Naim gjen jo shumė hapėsirė. Pėrgjigja e pyetjes se ku ka nisur e gjithė kjo, ėshtė e fshehur nė njė artikull tė vjetėr tė Italo Calvinos, i botuar nė gusht 1974 tek Corriere della Sera, me titull: “Pushteti i ndėrkėmbyeshėm”.

Cėshtja qė diskuton shkrimtari italian ėshtė rėnia e Niksonit, pas skandalit Uotėrgejt. Ndonjėherė, shkrimtarėt janė nė gjendje tė perceptojnė shenja tė vogla tė ndryshimit, ndoshta pėr shkak tė fuqisė sė tyre tė imagjinatės.

Calvino ishte i tronditur prej cėshtjes sė mikrofonėve tė futur nė selinė e komitetit elektoral tė Partisė Demokratike, nga spiunė qė paguheshin prej presidentit amerikan, si dhe nga shiritat e rregjistruesve tė pėrdorur. I dukej si njė cėshtje pajisjesh teknike qė, ose funksionojnė shumė, ose funksionojnė keq.
Nė bazė tė kėsaj tė dhėne teknologjike,

Calvino vėren se modeli mbi tė cilin mbahet pushteti nė Amerikė ka karakter mekanik dhe jo biologjik. “Qeverisėsi duhet tė garantojė funksionimin e impiantit tė madh, rrjedhjen e heshtur pa telashe qė tė tėrheqin vėmendjen tek defektet, apo tek intrigat e improvizuara qė duhet tė mbeten tė fshehta”. Zgjedhja e Niksonit, mė pas rėnia e tij, dhe pastaj kalimi i pushtetit tek zėvendės presidenti, demonstroi se si nė Amerikė dominon njė papėrcaktueshmėri nė pushtetin e radhės. “Shoqėria amerikane i kėrkon presidentit qė tė mishėrojė zėvendėsueshmėrinė e shpejtė tė pjesėve tė kėmbimit, qė tė garantojė funksionimin e pėrhershėm tė mekanizmit global, humbjen dhe mė pas rinovimin e shpejtė tė tij”.

Megjithatė, sapo formulon kėtė hipotezė, Calvino kish njė farė pendimi: ndoshta nuk u duhet besuar pamjeve shumė thjeshtėsuese. Dhe arrin menjėherė nė njė konkluzion pėr t’u theksuar: “Shoqėria moderne ėshtė e prirur drejt njė konfigurimi shumė tė ndėrlikuar, qė rėndon mbi njė qendėr pushteti boshe, dhe pikėrisht nė kėtė boshllėk vijnė e ngatėrrohen e trashen pushteti dhe vlerat”.

Nikson, presidenti qė donte tė personifikonte qytetarin mesatar, ėshtė si gjithmonė njė personazh, sic kanė qenė Clinton dhe tani Obama. Boshllėku, shkruante Calvino, bashkėjeton me kėtė personifikim. Calvino e lexonte rėnien e Niksonit si emblemė e kėtij boshllėku, qė ėshtė bėrė pushteti bashkėkohor. Madje e identifikon me njė model, qė ėshtė ai i vetė Italisė. Fjalė tė shkruajtura tridhjetenėntė vjet mė parė, por qė duket se vlejnė dhe sot.

Qendra e boshllėkut ėshtė ajo qė Moises Naim e pėrshkruan nė librin e tij, edhe pse nuk pėrdor kėtė metaforė. Sigurisht qė “froni ėshtė bosh” prej pak kohėsh.

Megjithatė, kemi pritur shumė pėr tė nxjerrė konkluzioni dhe pėr tė bėrė parashikime. Jo se pushteti ėshtė zhdukur por, qendra boshe ėshtė ende aty, nė pritje tė mbushet. “Fundi i pushtetit” na mėson se nuk do tė jetė mė dikush, apo dicka, nė gjendje qė ta mbushė gjatė dekadave tė ardhshme. I madh do tė jetė kaosi poshtė qiellit? Vėshtirė ta themi.

Corriere della sera
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi