Ekzistenca - si krijohet gjithēkaja nga asgjėja?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekzistenca - si krijohet gjithēkaja nga asgjėja?

Mesazh  gjilanasi prej 23.05.14 19:15



Pėrse ėshtė bota, nė vend tė asgjėsė? Pėrse asgjėja ka njė prirje natyrore qė tė krijojė… universe
Afro 13.7 miliardė vjet mė parė, krejt papritur, qė nga boshllėku u shfaqėn nė mėnyrė shpėrthyese universi, hapėsira, koha. Ishte big bangu.

Si ndodhi? Pėrse? Pėrse universi ekziston sot ashtu siē e shohim ne? Eshtė njė pyetje tė cilės ėshtė shumė e vėshtirė t’i pėrgjigjesh.

Vetė ideja e universit tė lindur nga asgjėja ėshtė e vėshtirė tė rroket. Tė pėrpiqesh tė imagjinosh se ēfarė ėshtė vetė asgjėja, ėshtė akoma mė e vėshtirė. Por, nė fund tė fundit, nga kėndvėshtrimi i shkencės, ėshtė njė pyetje shumė e arsyeshme. Dihet qė disa prej ligjeve themelorė tė fizikės sugjerojnė qė ne dhe pjesa tjetėr e universit kemi shumė pak mundėsi qė tė ekzistojmė.

Shumė rrėmujė

Ligji i dytė i termodinamikės thotė qė nė botė, entropia, mungesa e rregullit, ka prirjen tė rritet: ēdo gjė qė ndodh nė univers shpėrndan energji. Asgjėja, nė bazė tė kėtij ligji, ėshtė entropia maksimale, ėshtė maksimumi i mungesės sė rregullit, ėshtė pika ku nuk ka mė energji pėr tė shpėrndarė. Por nėse tendenca ėshtė drejt entropisė, pra asgjėsė, si mundi asgjėja qė tė transformohet nė diēka tė madhe siē ėshtė universi? Arsyeja, sot e dimė, ėshtė qė entropia ėshtė vetėm njėra anė e medaljes. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Aspekti tjetėr qė duhet marrė nė konsideratė ėshtė simetria.

Njė cilėsi qė duket se ka ndikim tė thellė nė univers. Cdo gjė qė ėshtė simetrike, qė nga thėrrmijat e deri tek qeniet e gjalla, duken tė jenė pėrgjithėsisht mė tė qėndrueshme. Nėse pėrshembull, vėmė pranė e pranė dy trupa me tė njėjtėn temperaturė, kjo nuk do tė ndryshojė tek tė dy trupat.

Nė tė kundėrt, nėse temperaturat janė tė ndryshme, tė dy ndryshojnė: ai qė ėshtė mė i ftohtė ngrohet dhe e anasjellta. Nė univers, thonė teoritė mė tė besuara, duhet tė ketė njė sasi tė barabartė (pra edhe njė simetri) mes materies dhe antimateries, 2 gjendje qė, nėse bien nė kontakt mes tyre, asgjėsohen, pra shndėrrohen nė asgjė. Dhe duke qenė se nė asgjė, nė boshllėk, nuk mund tė dallosh njė pjesė nga tjetra, aty ėshtė edhe maksimumi i simetrisė.

Por fizikanėt kanė zbuluar tani se simetritė nuk janė tė qėndrueshme: janė bėrė pėr t’u prishur. “Kromodinamika kuantike”, teoria qė pėrshkruan sjelljen e kuarkeve brenda njė bėrthame atomike, na thotė qė asgjėja ėshtė njė gjendje e paqėndrueshme. Dhe qė nė mėnyrė spontane fillon tė prodhojė ēifte kuarkesh dhe antikuarkesh. Simetria prishet. “Kjo”, thotė Victor Stenger, profesor i fizikės nė Universitetin e Colorados, “ėshtė si tė thuash qė ekzistenca ėshtė njė gjendje shumė mė natyrore dhe e qėndrueshme se sa mosekzistenca”.

Ajnshtaini

Kėto mendime pėrshtaten mirė me versionin mė tė besuar mbi momentet e parė tė ekzistencės sė universit: shpėrthimi dhe ekspansioni i shpejtė menjėherė pas big bangut. Kjo periudhė e mbushi universin me energji. Teoria e pėrgjithshme e relativitetit e Albert Ajnshtainit shpjegon se si energjia mund tė transformohet nė masė (E=mc2) dhe masa krijon gravitet (masa e Tokės, pėr shembull, qė pėrcakton tėrheqjen e gravitetit qė na mban me kėmbė nė tokė dhe qė pengon Hėnėn tė “marrė kot”).

Ja pėrse mė shumė energji do tė thotė mė shumė masė (nė rastin e universit e gjithė materia) dhe gjithashtu edhe mė shumė gravitet (sa mė shumė yje dhe planete tė ketė, aq mė shumė gravitet). Nė kėtė situatė, graviteti pėrfaqėson forcėn qė i kundėrvihet inflacionit tė universit, dhe e frenon deri sa e eleminon.

Kjo sepse ndėrkohė qė inflacioni ėshtė ekspansion, graviteti tenton tė bėjė tė kundėrtėn, tė tkurrė universin: yjet tėrheqin njėri-tjetrin. Fizikanėt ishin tė prirur tė mendonin qė tė krijosh diēka nga asgjėja do tė binte ndesh me ligjet si ai i ruajtjes sė energjisė qė thotė, nė njė version popullor, “asgjė nuk krijohet, asgjė nuk shkatėrrohet”. Por nėse energjia qė duhet tė konservohet ėshtė e barabartė me zero, siē ndodh tek asgjėja, problemi nuk ekziston mė dhe universi qė del nga asgjėja bėhet i pranueshėm.

Ligje misteriozė

Megjithatė, kjo nuk e zgjidh problemin: kuptimi ynė pėr krijimin bazohet nė vlefshmėrinė e ligjeve tė fizikės. Por kjo lė tė kuptohet qė ligje tė tillė kanė qenė nė njė farė mėnyre tė fiksuar pėrpara se universi tė ekzistonte, domethėnė jashtė hapėsirės dhe pa njė gjė qė i shkaktonte. Praktikisht, ka njė kthim nė pyetjen fillestare: pėrse kėta ligje janė bėrė nė mėnyrė tė tillė, nė kushtet kur diēka ekziston pra, dhe jo nė kushtet e asgjėsė?

Gjithnjė e mė tė ērregullt

Edhe mbi njė tryezė pune tė pėrsosur rrėmuja herėt a vonė mbizotėron. Kjo ėshtė ajo qė ndodh nė ēfarėdolloj sistemi “tė izoluar”. Me rregullin e komponentėve tė tij (pėr shembull nga njėra anė molekulat e ngrohta, nga ana tjetėr ato tė ftohta) ekziston ende energji e shfrytėzueshme. Mjafton tė mendosh qė me dy trupa tė ndryshėm e tė ndarė, njė i ftohtė e tjetri i ngrohtė, mund tė krijohet energji (ndodh tek frigoriferėt).

Po pėrse maksimumi i rrėmujės duhet tė pėrkojė, siē thonė fizikanėt, me njė situatė ku sistemi ka tė njėjtėn tempraturė nė ēdo pikė? Mendoni njė shtėpi: nė kuzhinė janė enėt dhe pjatat, nė dhomė veshjet dhe tė brendshmet: secila dhomė ka njė “temperaturė objektesh” tė ndryshme. Nėse nė ēdo dhomė, enėt dhe veshjet do tė ishin nė masė tė barabartė, atėherė rrėmuja do tė ishte absolute! Fizikanėt e quajnė entropi kėtė rritje tė rrėmujės, qė mendohet se do tė ēojė universin nė tė ashququajturėn “vdekje entropike”: momenti kur nė ēdo pikė tė hapėsirės do tė jetė e njėjta temperaturė.

/New Scientist/
avatar
gjilanasi

418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi