Enneagrami i Gurdjieff-it

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enneagrami i Gurdjieff-it

Mesazh  Zattoo prej 23.05.14 14:25



Enneagrami, ose nonagrami, ėshtė njė figurė nėntėkulmore, zakonisht pėrfshirė brenda njė rrethi dhe lidhet me disa cilėsi ezoterike mistike. Brenda rrethit ėshtė njė trekėndėsh qė lidh pikat 9, 3 dhe 6. Figura, e ngjashme me njė rrjetė, lidh gjashtė pikat e tjera nė njė figurė ciklike 1-4-2-8-5-7.

Ky numėr i pėrgjigjet dhjetores periodike 142857 = 1/7. Kėto gjashtė pika bashkė mė numrin 9 thuhet se pėrfaqėsojnė fazat e shumta tė ēdo procesi tė plotė, dhe mund tė lidhet me notat e oktavės muzikore. Kulmet 3 dhe 6 thuhet se pėrfaqėsojnė “pika shkundjesh”, qė ndikojnė rrugėn e zhvillimit tė njė procesi.

Fillimisht prezantuar nė perėndim nga Gurdjieff, njė mistik e mėsues shpirtėror greko-armen, si simbol i harmonisė universale, u pėrdor prej tij nė Institutin pėr Zhvillimin e Harmonishėm tė Njeriut, qė mė vonė u njoh si shkolla e Rrugės sė Katėrt. Gurdijeff mėsoi pėr Enneagramin nga njė vėllazėri sekrete Sufish quajtur Naqshbandi.

Megjithėse ka disa qė mėtojnė se simboli nuk ėshtė mė i vjetėr se 500 – 600 vjeēar, origjina duket se shtrihet gjer nė kohėrat mitologjike tė Mbretit Ninus (dhe Mbretėreshės Semiramis), qė flitet se themeluan qytetin antik sirian tė Nineveh. Numri 9 ka njė histori tė gjatė simbolizmi nė fetė e Lindjes e Perėndimit, madje edhe sot ėshtė rrėnjosur nė kulturėn pop e rrok nga banda shumė tė njohura.

Gurdjieff argumentoi se shumė prej religjioneve dhe traditave spiritual tė historisė njerėzore harruan parimet e tyre fillimore, prandaj nuk I shėrbenin mė njerėzimit pėr atė qė ishin caktuar. Si pasojė, njerėzit dėshtuan nė kuptimin e vėrtetė tė mėsimeve tė lashta, duke u shndėrrua nė automatė, tė prekshėm nga kontrolli shoqėror dhe hipnoza nė masė. Ai e pa Enneagramin si model, i cili mund tė pėrdoret nė shumė mėnyra pėr tė kuptuar e lidhur pėrsėri me botėn e natyrshme.

Disa prej ndjekėsve tė tij e zhvilluan Enneagramin nė njė model pėr tė analizuar personalitetin njerėzor dhe rritjen e vetėdijes.

Sipas Gurdjieff, figura ėshtė simbol i pėrfaqėsimit tė “ligjit tė shtatė” dhe “ligjit tė tretė” (dy ligjet themelore universale nė sistemin e tij) dhe, sipas kėtij kėndvėshtrimi, simboli mund tė pėrshkruajė ēdo fenomen tė plotė natyral, kozmos, proces jetėsor apo dije tė ndryshme. Figura ėshtė glifi i organizmit qendror tė kėndvėshtrimit Rrugės sė Katėrt pėr botėn materiale, tė cilėn Gudjieff, sipas ndjekėsit Ouspensky, e lidhte me alkiminė.

Shembulli mė i hollėsishėm sesi kjo funksionon, ėshtė shpjegimi i Gurdjieff pėr futjet nė trupin njerėzor (ushqim, ajėr e mbresa, bashkė marrė si lloje ushqimesh) procedohen nė tė ashtuquajtura “substanca tė larta”, tė nevojshme funksione tė larta tė vetėdijes. Propozimi i kėndvėshtrimit alkimik tė lėndės, ėshtė thelbėsor nė atė qė “gjithēka ėshtė lėndė, materie”; vetėdija dhe shpirti konsiderohen si aspekte tė lėndės, megjithėse shumė mė tė pėrmirėsuara ose tė njė “vibrimi mė tė lartė” sesa aspektet e perceptueshme.

Ky propozim ėshtė thelbėsor pėr pikėpamjen e Gurdjieff pėr evolucionin e ushqimin nė “lėndė mė tė lartė”; pėrmbledhur shkurtimisht nga “Nė kėrkim tė sė Mrekullueshmes”: Ushqimi i zakonshėm DO hahet dhe hyn nė trup nė pikėn 1, pastaj nė zorrėn e vogėl MI nė pikėn 2. Kėtu ushqimi nuk zhvillohet dot mė vetė dhe ka nevojė pėr njė “shtytje”, qė nė kėtė rast ėshtė Ajri, njė lloj tjetėr ushqimi edhe ky, qė hyn nė pikėn 3 si njė DO e re, duke u bashkuar me ushqimin tashmė nė gjak nė pikėn 4, FA pėr oktavėn e shqimit tė zakonshėm dhe RE pėr oktavėn e Ajrit.

Nė kėtė pikė humb korrespodenca e qartė me psikologjinė shkencore, por pika 5 pėrfshin substancat dhe energjitė e pėrdorura nė mendim; pika 6 i takon mbresave, trajtuar si lloj ushqimi edhe kėto, tė cilat hyjnė nė trup. “Mbresat” do tė shėrbejnė si shtytje nėse forcohen nga ushtrime “vetėkujtese” mėsuar nga Gurdjieff, duke lejuar oktavat e Ajrit e Mbresave tė lėvizin mes pikave 7 e 8. Ndryshe, vetėm oktavat e ushqimit tė zakonshėm lėvizin drejt pikės 8. LA nė pikėn 7 pėrfaqėson energjitė emocionale dhe tė tjera nė pikėn 8, SI nė fund tė oktavės sė parė tė “ushqimit tė zakonshėm” pėrfaqėson energjitė seksuale; tė cilat janė “lėnda mė e lartė”, qė trupi prodhon natyrshėm pa ndėrhyrje tė vetėdijshme.

Njė dėshirė pėr tė ruajtur kėtė “substancė tė lartė” pėr qėllime ezoterikė thuhet se ėshtė arsyeja themelore pėr beqarinė fetare. Me ndėrhyrjen e vetėdijshme nė pikėn 6 tė “vetėkujtesės”, krijohen mė tej e mė shumė “lėndė tė larta”, pėrfaqėsuar nga oktava e ajrit SOL nė pikėn 8 dhe oktava e Mbresave MI nė pikėn 8. Njė shkundje tjetėr e vetėdijshme mė tej, qė kėrkon “njė lloj tė veēantė kontrolli tė emocioneve” nė pikėn 9 duhet tė mundėsojė njė trup tė ri shpirtėror “mė tė lartė” pėr tė zhvilluar, dhe ky theksohet nga Gurdjieff si qėllim i tij dhe traditave tė tjera ezoterike.

Sipas kėsaj logjike, shihet se emocionet varen nga “lėnda mė e lartė” se mendimi dhe ndjenjat seksuale po nga “lėndė mė tė larta”. Krijimi i universit pėrshkruhet gjithashtu nė terma tė oktavės, Rrezja e Krijimit, pra padyshim nė terma tė Enneagramit.

Pjesa e poshtme ėshtė shkėputur nga leksioni i Gurdjieff, ku prezantohet Enneagrami:

Nė ēdo njeri ėshtė ngulitur njė nevojė, dėshirė, pėr dije, qė ndryshon vetėm nga intensiteti. Por mendja pasive njerėzore, ndėrsa vė nė punė me ēdo mėnyrė marrjen e mbresave, shpesh gjendet nė njė rrugė pa krye nė pėrpjekjen pėr tė gjetur pėrgjigjen e pyetjes Pse. Sytė e njeriut verbohen nga dritat e forta tė ngjyrave tė shumėformėsimit, dhe ai nuk sheh dot nėn sipėrfaqen xixėlluese thelbin e fshehur tė njėsisė tė gjithėqenies. Kjo shumėformshmėri ėshtė kaq reale sa mėnyrat e vetmuara tė saj i qasen atij nga gjithė anėt – disa me anė tė deduksionit logjik e filozofisė, tė tjera nga rrugė besimi e ndjeshmėrie.

Qė prej kohėrave mė tė lashta deri nė epokėn e sotme, pėrmes kohėrave tė jetė sė vet, njerėzimi si tėrėsi ėshtė djegur nga dėshira pėr dijen e kėsaj njėsie dhe e ka kėrkuar, duke u dhėnė pas filozofive tė ndryshme e religjionesh, tė cilat ngelen, siē ishin, pėrmendore nė shtegun e kėtyre kėrkimeve pėr Rrugėn, dhe qė prijnė nė dijen e unitetit. Kėto gjurmime rrezatojnė nė Rrugė si kordat e njė rrethi qė sa mė shumė afrohen me njėra-tjetrėn aq mė shumė afrohen me qendrėn.

Vetė qėllimi paracakton drejtimin e shtigjeve dhe sjell endacakėt nė rrugėn e njė dijeje pėr Njėshin, qė kap thellėsitė ku dija bėhet realitet pėr njohėsin dhe nuk mund t’i pėrcillet njė tjetri, i cili nuk ka tė njėjtėn shkallė zhvillimi. Fjalėt dhe nocionet e gjuhės bisedore bėhen tė vdekura e boshe, duke mos i pėrcjellė asgjė atij qė nuk zotėron dije tė tillė brenda vetes. Njėsoj si nuk i shpjegohet dhimbja e dhėmballės atij qė nuk e ka provuar kurrė, dhe siē ndryshimi mes ngjyrave nuk mund t’i pėrēohet tė lindurit i verbėr, dhe pasuria e ndjesisė dėgjimore nuk mund t’i komunikohet shurdhit, njėsoj edhe ju nuk mund tė shprehni me fjalė thellėsinė e dijes qė ėshtė pjesė e qenies njerėzore.

Fjalėt dhe idetė e epokave ndryshojnė sipas kushteve tė vendit e kohės; uniteti ėshtė i pėrjetshėm e i pandryshueshėm. Ligjet qė veprojnė ndėr ne dhe qė prodhojnė shumėsin e supozuar prej nesh, janė kudo tė njėjta. Qė prej kohėve tė lashta njerėzimi e ka kuptuar kėtė, dhe, duke shfrytėzuar gjuhėn e simboleve e formulave, shumė mė e pėrkryer sesa gjuha jonė e sotme, u ka pėrcjellė kėtė dije brezave pasardhės. Dhe kushdo qė i qaset simbolit i pajisur me njohuri tė plota pėr tė, zotėron njė sintezė tė plotė tė tij. Nė mėnyrė figurative, e ka kėtė simbol brenda vetes.

Njė simbol, me shprehjen e njohurisė pėr ligjet e unitetit, shpreh njėkohėsisht edhe rrugėn drejt tij. Krah ndihmės me simbolet themelore, ndėrkohė qė ata u shkrinė nė sfera mė tė gjera, nisėn e u shfaqėn nė ekzistencė, varėsisht tyre, simbole dhe formula tė tjera. Ēdo gjė nė botė ėshtė njė dhe qeveriset nga ligje tė njėtrajtshme, siē e theksojnė edhe Pllakat e Smeraldta tė Hermes Trismegistus: “Si lart, edhe poshtė”. Gjithė ligjet e kozmosit i gjejmė nė njė atom tė vetėm.

Dhe nė ēdo fenomen qė ekziston si diēka e plotėsuar nė varėsi tė ligjeve (d.m.th nė gjithė plotėsitė). Dija e ligjeve tė shumėsive tė Njėshit ishte gjithmonė e bazuar nė ngjashmėrinė e mikrokozmosit me makrokozmosin – e njeriut me universin dhe anasjelltas. Ligjet themelore tė 3 dhe tė 7, tė parimeve aktive, pasive e asnjanėse, ligjet e veprimtarisė, gjenden e vėrtetohen nė gjithēka, prandaj, duke mbėrritur nė dijeninė pėr strukturėn e botės, njeriu ishte e kishte tė pamundur t’i shmangej rrugė sė vetėnjohjes.

Objekti mė i afėrt e pėrherė i gatshėm pėr njohje i njeriut ishte gjithmonė vetja, duke qenė se ishte shprehja e veprimtarisė sė gjithė ligjeve tė kozmosit. Formula “Njih Veten” ėshtė, nė kėtė kėndvėshtrim, kuptimplotė: ėshtė njė prej simboleve tė dijes pėr tė vėrtetėn. Duke u njohur me simbolet qė shprehin ligjet e krijimit, njeriu do tė mėsojė vetė ligjet, e, duke mėsuar kėto nė vetvete, ai ecėn nė shtegun e vetėdijes, dhe, nė kėtė kuptim, ēdo simbol na mėson diēka pėr veten tonė.

Duke mėsuar tė dallojė ligjet e evolucionit dhe involucionit, sintezave dhe analizave, po dhe jo, tė mirėn e tė keqen, energjinė dhe lėndėn, lėvizjet pėrparuese dhe ato prapanike, njeriu do tė shquajė qartė gjithashtu veprimet e dyanshme tė kėtyre ligjeve. Do tė mėsojė ligjet e mėdha tė njohura pėr urtinė antike, ligjet dyjare dhe treshe ashtu siē zbatohen pėr kozmosin dhe veten.

Duke i lidhur mes tyre e duke i pėrmbledhur nė ciklin e pėrjetėsisė; bashkė me shfaqjet e tyre brenda rretheve tė rikthimit e cikleve qė ndodhin sipas ligjit, brenda ciklit tė pėrjetėsisė pranverore nė planin e kohės sonė, brenda ciklit tė vibrimit tė pėrjetshėm dhe luftės nė vetvete gjatė rrugė sė vetėnjohjes, njeriu me gjithė qenien e vet, hap pas hapi do tė pėrshkojė rrugėn e formimit nė vetvete tė simboleve tė mėdha, tė cilat kanė mbėrritur deri te ne me emrin “Vula e Solomonit”.



Ēfarė parashtrova tregon sa e vėshtirė shndėrrimi i gjuhės sė simboleve nė gjuhėn tonė bisedore, sesa pak kuptim ka nė shpjegimin e njė simboli njeriut qė nuk ka dijeni ta kuptojė atė. Dhe, sado e ēuditshme tė duket, ėshtė fakt qė ndjesi a simbolit, zbulimi i natyrė sė tij, mund t’i jepet vetėm atij qė tashmė e dinte mė pėrpara, dhe pėr tė simboli ėshtė tėrėsia e dijes sė tij, e njėjta formulė pėr shprehjen e dijes siē ishte pėr atė qė e mbrujti.

Si mund t’i thuhet njė njeriu qė nuk e njeh kėtė sistem simbolesh, dhe ai ta kuptojė, se dija e unitetit, sipas kuptimit tė vetėdijes e vetėpėrkryerjes pėr njeriun, ėshtė asnjanėsimi i dyshes nga treshja dhe shndėrrimi i kėsaj nė katėrshe, nė mėnyrė qė tė mbyllet pentagrami e tė plotėsohet “Vula e Solomonit”.



Por, le ta zėmė se po flasim pėr zhvillimin harmonik tė trupit njerėzor, dhe sesi ligji ėshtė gjithmonė i njėjtė nė zbatimin e formulės sė caktuar pėr kėtė zhvillim. Si mund tė pėrkthejmė formulėn e shpallur nė lidhje me kėtė? Ēfarė duhet zėvendėsuar pėr ta deshifruar? Gjithė ndjesitė, mbresat, ndjenjat e mendimet e njeriut ndahen nė tė sakta e tė ērregullta, tė nevojshme e tė panevojshme, tė kėnaqshme e bezdisėse, dhimbje e gėzim. Kjo ėshtė dyshja pėrgjatė sė cilės gjithė mbresat, gjithė jeta e njeriut pėrvijon. Kjo dyshe ėshtė ēdo person qė shikon brenda vetes. Mund tė jetojmė mes kėtyre pėrmasave kalimtare, duke u dhėnė nė rrymė dhe ta lėmė tė na marrė tutje.

Por, gjithė kėtij procesi qė zhvillohet pavarėsisht vullnetit tonė, gjithė kėtyre “qė dėshiron”, mund t’i kundėrvėmė “Dėshirėn” tonė, lidhim sė bashku “po” dhe “jo”, nxitim diskutim mes dy kundėrshtive, njė luftė mes dy parimeve, dhe i asnjanėsojmė me anė tė treshes. Njė debat I madh, nėse nuk ėshtė pa qėllim, duhet tė japė njė rezultat, njė pėrfundim dhe njė pasojė, dhe atėherė kemi katėr elementė: po, jo, debat, rezultat; qė do tė thotė, shndėrrimi i dyshes nė katėrshe. Kjo ėshtė gjysma e parė e formulės. Pjesa e dytė e saj flet vetė dhe nė kėtė mėnyrė tregon drejtimin e zgjidhjes.

Ēdo pėrfundim qė pėrfaqėson pėrmbylljen e njė rrethi jep diēka tė re, qė nė vetvete mund tė veprojė anasjelltas me diēka tjetėr. Kjo “diēka”, shprehur veten e kushtėzuar, mund tė jetė drejt ose gabim, qė do tė thotė, ose nxit formacionin e asaj pėr tė cilėn u prodhua, ose e pengon atė.

Merrni njė rreth ēfarėdo: le tė themi se mė duhet ngutshėm njė e dhėnė pėr qėllimin tim apo diēka tjetėr qė nuk mund ta gjej prej njohjeve tė mia. Por nuk shkoj mirė me tė, pasi njėherė mė ofendoi, dhe, qė t’ia kėrkoj mė duhet tė ndeshem me vetėkrenarinė time. Ka shumė faktorė qė hyjnė nė punė, siē ėshtė frika e mospranimit apo mospranimi i atij tjetrit, etj., ku nuk do tė hyjmė tani. Nė pėrfundim, zgjodha tė shkoj tek ai e t’i kėrkoj me ēdo kusht njė pėrgjigje. Nėse e kam ndarė mendjen mirė tė mos lejoj asnjė rastėsi ta lėkundė, vendimi im do tė ndihmojė atė qė marr pėrsipėr. Nėn ndikimin e faktorėve tė ndryshėm arrij nė pėrfundim tė kundėrt, do tė bllokojė qėllimin tim, por mund tė dalė pėr mirė nė ruajtjen e figurės sime dhe kursimin e energjive nervore. Sidoqoftė, tė fala porosisė sime, qė ėshtė pengesė. Si pasojė, ēdo rezultat duhet parė nė lidhje me efektin pėr tė cilin u prodhua.

E, ndėrsa flasim pėr zhvillimin harmonik tė trupit fizik, makinerinė e njeriut, ēdo “debat” vetor duhet tė ēojė nė njė zhvillim, pra, pėrvetėsimin e njė funksioni tė ri jo tė rregullt tė asaj makine. Dimė qė nė tė janė 5 kryeqenda: qendra mendore, organi formulues, qendra emocionale, qendrat lėvizėse dhe seksuale. Zhvillmi i njėanshėm i njėrės prej tyre ēon nė hipotrofi, tipi i njeriut tė njėanshėm. Ka 5 modele tė tillė. Por nėse tė pesta qendrat zhvillohen njėherėsh te njeriu ai “pėrmbyll” brenda vetes pentagramin pėr vetė faktin se

ka ngritur jetėn e punėn me gjithė qendrat nė pėrputhje harmonike.

Duke vepruar sipas ligjit e jetuar nė harmoni ai pėrfaqėson natyrėn e pėrfunduar fizike tė njeriut, ėshtė modeli i bashkimi tė 5 nė 1. Ėshtė njė, e njėherėsh 5, pasi mund tė jetojė si njė prej atyre 5 dhe si tė pestė njėherėsh. Ėshtė njė yll gjashtėcepėsh, dhe duke u bėrė zotėruesi i kėsaj harmonie e veēuar veten nga jtihė ndikimet e jashtme, duke mbyllur veten lart nė njė rreth tė pavarur, nė njė jetė tė mbyllur nė vete, ėshtė ndėrgjegjėsimi vetjak i “Vulės sė Solomonit”.



Pra, e shihni serinė e simboleve tė pėrmendur qė parashtrohen kur zbatohen nė metodėn qė po marrim parasysh. As mos mendoni se ky ėshtė njė interpretim i plotė. Mund tė bėhet i dukshėm e kuptohet prej atyre qė, nė kėtė kuptim, zotėrojnė njėfarė njohurie e kuptimshmėrie. Por, simboli qė shpreh njė ligj gjithėpėrmbledhės e tėrėsor, ėshtė ipso facto (vetė rrethanat) gjithėpėrfshirės dhe, pėr kėtė arsye, nuk mund tė shpjegohet nė mėnyrė jo shteruese: mund vetėm tė jetohet e provohet.

… … …

Para mbylljes sė fjalės, dua tė them diēka pėr atė qė quhet “Nistim”. Nistimi shihet rėndom si akt prej tė cilit “Njohėsi” i kalon njė njeriu tjetėr “tė paditurit” dije e fuqi gjeraty tė pazakonta pėr tė; duke e caktuar si gjė qė bėhet, atribut, zotėrim i patjetėrsueshėm i tij.

Por, pas gjithė sa u tha prej meje sot kėtu, do tė jeni tė aftė tė kuptoni se, nuk ka e nuk mund tė ketė transferim tė tillė. Ekziston vetėm vetėnistim, i cili fitohet vetėm pėrmes punės sė pėrhershme e kokėfortėsisė nė pėrpjekje tė qėndrueshme. Askush nuk fsheh dijen e sė Vėrtetės.

Thjesht nuk mund tė jepet apo kalohet e falet, ashtu siē nuk mund t’i jepen njėrit qė nuk njeh matematikėn ide tė pėrsosura matematikore, dhe, pėrsa u pėrket pyetjeve nė lidhje me transferimin e dijes sė tė Vėrtetės, gjėrat janė shumė mė tė ndėrlikuara se shembulli. Mbase keni qenė tė zotėt t’ia mbushnit mendjen vetes sot pėr kėtė. Mund t’i mėsosh dikujt matematikė, pėrveēse ta bėsh tė kuptojė tė vėrtetėn qė zotėron nė vete. Dhe, mjerė njeriu qė, nėn ndikimin e helmit qė duket si e Vėrteta, e me orvatje ndaj “rrjedhojave” praktike pa zotėruar kuptimin e dijen e pėrkryer pėr ēka duhet bėrė e si duhet bėrė, nis tė provojė mbi veten, duke i bėrė vetes dėme tė pandreqshme. Harmonia shkatėrrohet dhe, padyshim qė, mė mirė tė mos bėsh asgjė, sesa tė bėsh pa qenė i ditur.

Pėrktheu Arben Orhani
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi