Prejardhja e Kalendarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Prejardhja e Kalendarit

Mesazh  Admin prej 18.09.08 16:14

Kalendarėt, prejardhja dhe kuptimi i 12 muajve

Ndarja e vitit nė 12 muaj i ka rrėnjėt nė Periudhėn e Hershme Gjeometrike (shek 9-tė Para Krishtit). Ka pasur dhe njė kalendar romak, tė ndarė nė 10 muaj.



Emrat e muajve ndryshonin nga rajoni nė rajon dhe lidheshin, zakonisht, me disa festivale fetare tė rėndėsishme lokale.

Herodi (rreth viteve 750-700 Para Krishtit) ishte i pari qė iu referua nė poemėn e tij "Punėt dhe Ditėt" aktiviteteve njerėzore tė shoqėruara nga ēdo muaj dhe i lidhi ato gjithashtu me fenomenet astrologjike, qė u korrespondonin atyre.

Ilustrimi i muajve me shenjėn e Zodiakut u bė i zakonshėm mė parė, nė periudhėn Helenistike (shek. 4-2 Para Krishtit).

Janari, muaji i parė i kalendarit civil, e mori emrin e vet nga perėndia romake dyfytyrėshe, Janus. Shenja e Zodiakut: Ujori.

Shkurti, emri i tij rrjedh nga fjala latine "februare", qė nėnkupton "tė lash mėkatet". Shenja e Zodiakut: Peshqit.

Marsi, mori emrin pėr nder tė Marsit, Perėndia e Luftės dhe Krijimit stėrgjyshor tė romakėve. Shenja e Zodiakut: Dashi.

Prilli, e ka origjinėn e emrit tė tij nga folja latine "aprire", qė do tė thotė "me hapur", meqė ky ėshtė muaji i lulėzimit dhe ēeljes sė luleve. Shenja e Zodiakut: Demi.

Maji, e ka marrė emrin nga njė perėndi e vjetėr romake e quajtur Maia, qė simbolizon pjellorinė e tokės. Shenja e Zodiakut: Binjakėt.

Qershori, ia detyron emrin perėndeshės Juno (Hera), mbrojtėse e familjarėve dhe e martesės. Shenja e Zodiakut: Gaforrja.

Korriku, iu dha emri nė vitin 44 Para Krishtit nga Mark Antoni, pėr nder tė Jul Ēezarit, i cili pėrgjigjej pėr reformat e kalendarit. Shenja e Zodiakut: Luani.

Gushti, iu dha emri pėr nder tė perandorit romak Augustus. Shenja e Zodiakut: Virgjėresha. Shtatori, rrjedh nga fjala latine "septem", qė nėnkupton numrin shtatė.

Pėrpara se tė shtoheshin muajt Janar e Shkurt, Shtatori ishte muaji i shtatė nė kalendarin dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Peshorja.

Tetori, e merr emrin nga fjala latine "octo", qė ėshtė kuptimi i numrit tetė dhe qė i pėrkiste muajit tė tetė nė kalendarin e vjetėr dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Akrepi.

Nėntori, e merr emrin nga fjala "novem", qė e ka kuptimin e numrit nėntė, presupozonte vendin e nėntė nė kalendarin e vjetėr dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Shigjetari.

Dhjetori, e merr emrin nga fjala "decem", qė nėnkupton numrin dhjetė, zinte vendin e dhjetė nė kalendarin e vjetėr romak. Shenja e Zodiakut: Bricjapi.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 04.09.14 22:54, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1142


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prejardhja e Kalandarit

Mesazh  Admin prej 25.12.08 17:45

PREJARDHJA E KALENDARIT



Prejardhja

Emėrimi

Kuptimi…

H Y R J E

Nuk ka njeri qė nuk ka kalendar nė shtėpi. Nuk ka shqiptar, shehėrli apo katundar, qė nuk ka njė apo mė shumė kalendarė, kalendarė tė ēdo forme, lloji, cilėsie apo madhėsie.

Kalendari ėshtė bėrė nevojė e pėrditshme e jetės. Jeta pa kalendar ėshtė diēka e paparė…!

Po , por prej nga vjen fjala kalendar?

Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakėt ditėn e parė tė muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalės kalendes-kalendae, qė e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalės kalare, qė do tė thotė shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.

Sot nė botė, sipas llogarive tė fundit, ka rreth (40) katėrdhjetė kalendarė. Prej kėtyre mė tė pėrhapurit janė “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, qė ėshtė Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, qė ėshtė Hėnor ose Lunar, qė e pėrdor Bota Islame.

Kalendari (Julian) – Gregorian - Kalendar Kristian apo pagan?

Kalendari (Julian)-Gregorian qė e pėrdorė Europa dhe Amerika nuk ėshtė Kalendar Kristian, ai ėshtė kalendar pagan.

Ėshtė kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…

Rromakėt e pėrvetėsuan nga grekėt, tė cilėt e kishin pėrvetėsuar nga egjyptasit, tė cilėt e pėrvetėsuan nga persianėt, qė e kishin pėrvetėsuar nga babilonasit…

“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, qė nė tė vėrtetė ėshtė Kalendari Julian, emėrtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmėn e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojė kalendarin e vjetėr rromak nė vitin 45 para Krishtit…

“Kalendari Kristian” qė nė tė vėrtetė ėshtė rromako-pagan, ishte nė pėrdorim para Krishterimit, por meqė kishte gabime, u detyrua Papa qė tė bėjė nė te pėrmirėsime.

Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papės Gregori i XIII-tė, i cili me urdhėresėn, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojė Kalendarin Julian…

Me gjithė reformat , ndryshimi prej 10-tė ditėsh ndėrmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot ėshtė rritur nė 13-tė ditė.

Me gjithė kėtė, Kalendari Gregorian u pėrhapė shumė ngadal nėpėr Europėn e krishterė.

Nė fillim e pranuan vetėm vendet qė kishin popullsi katolike, tė cilat ishin nėn ndikimin, kontrollin e Papės, Kishės Katolike.

Mė vonė e pranuan edhe vendet protestante, siē ishte Anglia nė vitin 1752 dhe njėkohėsisht, Amerika, aty ku kishte protestantė, po nė vitin 1752.

Vendet me besim orthodoks e pranuan mė vonė, kurse vendet me popullsi myslimane edhe mė vonė. Shqipėria e pranojė nė dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….

Mbas shekullit XVIII-tė Kalendari Gregorian fillojė tė pėrhapet me shpejtėsi gati nė tėrė Europėn.

Prejardhja e muajve tė vitit

Prejardhja

Emėrimi

Kuptimi…

Kalendari i lashtė rromako-pagan kishte dhjetė muaj, tė cilėt kishin 304 ditė gjithsejt. Viti fillonte nė muajin Mars dhe pėrfundonte me muajin Dhjetor.

Mė vonė u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bė me dymbėdhjetė muaj me 355 ditė. Dikur iu shtuan edhe dhjetė ditė dhe viti u plotėsue me 365 ditė, sikur qė ėshtė edhe sot e kėsaj dite…

Emrat e kėtyre dymbėdhjetė muajve kanė prejardhje pagane, janė emėrtime nga gjuha latine dhe kanė kėto kuptime:

1. Muaji i parė, Janari, ėshtė me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, qė ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.

2. Muaji i dytė, Shkurti, pėrpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kėshtu quhej njė periudhė kohore, kur bėheshin flijime, kurbanė, hyjnive, pėr shlyerjen e mėkatėve.

3. Muaji i tretė, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftės.

4. Muaji i katėrt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalės Aperire, me hapė, hapje, ēelja e natyrės…

5. Muaji i pestė, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e tė mbjellave, rritėsja e zhvilluesja e tyre.

6. Muaji i gjashtė, Qershori, ėshtė shqip, muaji nė tė cilin piqen qershijat, por nė gjuhėt tjera vjen nga gjuha latine, Junius, njė nga hyjnitė paganė…

7. Muaji i shtatė, Korriku, ėshtė shqip, muaji i korrjeve, por nė gjuhė tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, ėshtė emėrtuar nė vitin 44 para Krishtit.

8. Muaji i tetė, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit rromak, Augustus Cesarit, nė vitin 8-tė para Krishtit.

9. Muaji i nėntė, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, qė ka kuptimin: “ i Shtati”.

Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kėshtu qė ky muaj ishte dikur muaji i shtatė. Kėshtu emėrtohen edhe tre muajt tė tjerė qė vazhdojnė, pra emėrtohen me numra rreshtorė me prejardhje nga gjuha latine.

10. Muaji i Dhjetė, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetė.

11. Muaji i Njėmbėdhjetė, Nėntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nėnti”, sepse ishte muaji i nėntė.

12. Muaji i Dymbėdhjetė, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetė, i fundit, kur viti kishte dhjetė muaj, me 304 ditė.

Shėnim: Muaji korrik, nė fillim, nė origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine : i “Pesti” ndėrsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”.

Kėta dy muaj mė vonė u emėruan nė shenjė nderimi ndaj perandorėve paganė, me emrat e perandorėve rromak Julius Cesarit, nė vitin 44 para Krishtit dhe nipit tė tij, Augustus Cesarit, nė vitin 8 para Krishtit.

Pra, prej 12-tė muajve tė vitit, vetėm tre muaj janė nė gjuhėn shqipe dhe kanė kuptim shqip. Muaji i dytė Shkurti, i cili siē dihet, pėr njė ditė-dy, ėshtė mė i shkurtėr se muajt tė tjerė. Muaji i gjashtė, Qershori, muaji nė tė cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatė, Korriku, nė tė cilin fillojnė korrjet…

Tė gjithė muajt tė tjerė tė vitit, qė mbesin nėntė, janė me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emėrtohen nė nderim tė hyjnive paganė, perandorėve paganė, kurse tė tjerėt me numra rreshtorė, sipas renditjes qė kanė…

Me pak fjalė, ky ėshtė Kalendari i lashtė rromako-pagan, i reformuar nga perandori rromak- pagan, Jul Cesari, nė vitin 45 para Krishtit, qė ėshtė quajtur Kalendari Julian, mė vonė u “krishterizue” dhe u emėrtue si “Kalendari Kristian”, sepse u reformuar me urdhėr nga Papa Gregori i XIII-tė nė Vatikan, dhe u quejt Kalendari Gregorian, por mbeten emėrtimet latine nė nderim tė hyjnive paganė…!

Prejardhja e ditėve tė javės

Prejardhja

Emėrimi

Kuptimi

Tė gjithė e dijmė se java i ka shtatė ditė, por pak kush e di se nga e kanė prejardhjen ditėt e javės dhe ē’kuptim kanė!?

Nė njė ilahi, nė gjuhėn shqipe, e cila kėndohet aq shpesh, nėpėr Kosovė, sidomos nė Gjakovė, nė njė varg tė kėsaj ilahije thuhet:

”Shtatė ditė ymėr n’kėt dynja…”

Pra, e gjithė jeta nė kėtė botė, e shkurtėr apo e gjatė, jeta nė kėtė dynja vetėm shtatė ditė i ka!

Prej kah e kanė prejardhjen ditėt e javės?

Ditėt e javės, java prej shtatė ditėsh, s’pari u pėrvetėsue nė Rromė nė shekullin e katėrt, prej nga u pėrhapė mė vonė nė Europė.

Me urdhėr tė perandorit rromak, Konstantini i Madh, nė vitin 321 u vendos qė dita e parė e javės tė caktohet dita e diel.

Dita e diel u caktuar si ditė e parė e javės nė nderim tė Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakėve paganė si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshėm, i pamposhtur)…

Por, ditėt e javės qenė pėrvetėsuar nga rromakėt prej egjyptasėve, prej tyre i pėrvetėsuan popujve tjerė pėr rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanė pėrvetėsuar ditėt e javės prej persianėve, tė cilėt i kanė pėrvetėsuar prej babilonasėve nė Mesopotami.

Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellor ose planeteve. Tė gjitha kėto emėrtime janė nga gjuha latine. Por, kėto emėrime nga gjuha latine, nė tė vėrtetė, janė pėrkthime. Janė pėrkthime nga greqishtja, tė cilat i pėrvetėsoj latinishtja.

Dita e parė, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakėt paganė si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekėve, egjyptasve, persianėve paganė me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra qė thirrej Bir’i Zotit dhe Dritė e Botės besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siē besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganė…

Dita e dytė, e Hėnė, sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar me emra tė ndryshėm: Selene, Luna, Mani…

Dita e tretė, e Martė, sipas Marsit, i cili te rromakėt paganė adhurohej si hyjni i luftės me emrin Martius.

Dita e katėrt, e Merkurė, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakėt, kurse te grekėt adhurohej me emrin Hermes.

Dita e pestė, e Enjte, adhurohej si hyjneshė e fuqisė…

Dita e gjashtė, e Premte, sipas Venerės, dita kushtuar Venerės, hyjneshė e dashurisė.Tė gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės, pėrveē Venerės, hyjnesha e dashurisė, qė sillet nė drejtim tė akrepave tė orės.

Dita e shtatė, e Shtunė, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakėve paganė si hyjni i bujqėsisė.

Pothuajse tė gjitha gjuhėt e Europės i pėrvetėsuan kėto emėrtime, me pėrjashtim tė gjuhės gjermane, e cila katėr ditė tė javės, nė vend tė emrave tė trupave qiellor i zavendsoi me emėrtime tė katėr hyjnive pagane rromake…

Mbeturinat e besimit pagan nė simbologjinė e krishterė janė tė dukshme, janė tė pamohueshme…

Dhe mė nė fund, shtrohet pyetja:

A ka kuptim qė besimtarėt muslimanė, pse jo edhe besimtarėt kristianė, ta presin, ta pėrcjellin, ta kremtojnė, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili ėshtė pagan?

Mexhid YVEJSI

(Autori ėshtė studiues i religjioneve)


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 04.09.14 22:55, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1142


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si u krijua Kalendari?

Mesazh  nitty prej 27.04.11 18:03

Duke u bazuar nė vrojtime tė shumta,ėshtė kuptuar se intervali kohor mes dy kalimeve tė Diellit nėpėr pikėn e ekuinoksit pranveror gama zgjat 365 ditė 5 orė dhe 48 minuta dhe 46 sekonda,qė iu pėrgjigjet 365.2422 ditėve.Ky ėshtė vit tropik,i cili merret pėr bazė tė ndėrtimit tė kalendarit.

Me kalendar nė Astronomi kuptojmė mėnyrėn e njehsimit tė intervaleve tė gjata kohore,pėrkatėsisht rregullėn e njehsimit tė ditėve,tė muajve dhe tė viteve.Ndėrtimi i kalendarit ėshtė pėrcjell me vėshtirėsi tė cilat rrjedhin nga mospėrputhja e zgjatjes sė vitit tropik me numėr tė plotė tė ditėve.Qe fillimi i pranverės tė paraqitet nė tė njejtėn ditė tė vitit,viti kalendarik duhet tė pėrmbaj njė numėr tė plotė tė ditėve me zgjatje tė afėrt me zgjatjen e vitit tropik.

-Kalendari i Hėnės.Myslimanėt kalendarin e kanė bazuar nė ndėrrimet e fazave tė hėnės,meqe Hėnėn e plotė dhe Hėnėn e re e kanė lidhur mė shumė ceremoni.Ky kalendar quhet muhamedan edhe sot ėshtė nė pėrdorim nė shtetet myslimane.Si bazė pėr kėtė kalendar merret viti i Hėnės,qė pėrbėhet prej 12 muajve,alternativ tė gjatė 29 dhe 30 ditė,mesatarisht 29,5 ditė sa ėshtė intervali kohor mes fazave tė njėpasnjėshme.

Pėr kėtė viti i Hėnės ka 354 ose 355 ditė.Pasi qe viti i Hėnės ėshtė mė i shkurtėr se viti tropik pėr afro 11 ditė,dita e vitit i bie ēdo vit 11 ditė mė herėt se nė kalendarin diellor dhe gjatė 33 vjetėve lėviz nėpėr tė gjitha stinėt.Pėr kėtė arsye pas 33 vjetėve tropike viti i Hėnės grumbullon njė vit mė tepėr.

-Kalendari Julian (stili i vjetėr).Stili i vjetėr i kėtij kalendari ėshtė paraqitur nė vitin 46 para erės sė re nga Jul Qezari me zgjatje mesatare te vitit 365,ditėn e 29,pėr cka viti nė fjalė quhet i brishtė.Pra,viti i brishtė i ka 366 ditė dhe pikėrisht dita e tepėrt i shkurtohet Shkurtit si ditė e 29.

Shihet se gjatėsia e vitit kalendarik julian ėshtė me e madhe se gjatėsia e vitit tropik.Nuk ėshtė vėshtirė tė njehsohet se pėr ēdo 4000 vjet ndryshimi i zgjatjes sė tyre arrin nė 3 ditė,prandaj,sipas kalendarit julian dita e ekuinoksit tė pranverės pas 400 vjetėve paraqitet 3 ditė mė herėt.

-Kalendari Grigorian (stili i ri).Grumbullimi i ditėve tė tepėrta nė kalendarin julian u anuluan me 1582 me kėrkesėn e papa Grigorit XIII,qė tė korigjohet stili i vjetėr.Pas kėtij korigjimi pason stili i ri qė quhet kalendari grigorian.Sė pari si rezultat i korigjimit tė stilit tė vjetėr 5 tetori i vitit 1582 u deklarua si 15 tetor,sepse pikėrisht kaq ditė ishin grumbulluar mė tepėr nga stili i vjetėr nė qindvjetėshat e kaluar.

Sė dyti,vitet e tipit 1700,1800,1900,2100 etj., tė cilėt plotėpjestohen me numrin 4,u quajtėn vite tė thjeshta jo tė brishta.Gabimi prej njė dite,i cili mblidhet nė kalendarin gregorian,bėhet pas 3300 vjetėsh.

-Krijimii muajit dhe i javės.Muaji lidhet me rrotullim tė hėnės rreth tokės.Muaji sinodik (intervali mes fazave me emėr tė njejtė tė Hėnės),zgjat afro 29.5 ditė.Emrat e shumicės sė muajve dhe numri i ditėve nė tė ka ngelur trashėgim nga romakėt.

Nė kalendarin e tyre (stili i vjetėr) muaji i parė ishte marsi,ndėrsa shtatori ishte muaji i shtatė,prandaj edhe emrin e kishte tė lidhur me numrin shtatė.Me paraqitjen e stilit tė ri muaji i parė u bė Janari,ndėrsa shtatori u shty nė vendin e nėntė,por nuk ndryshoi emrin.Kėshtu ndodhi edhe me tetorin,nėntorin dhe dhjetorin.

Java shtatėditėshe ėshtė trashėgim nga babilonasit qė lidhin atė me 5 planetet (pėr sa dinin atėherė),Hėnėn dhe Diellin.

-Epoka.Fillimi i numėrimit tė viteve quhet epokė.Nė vende dhe nė kohė tė ndryshme janė pėrdorur epoka tė ndryshme.Nė Greqi tė vjetėr numėrimi fillonte nga olimpiada e parė.Nė Romėn e vjetėr ėshtė pėrdorur epoka e themelimit tė saj.Epoka tė cilėn sot e pėrdorim quhet epokė e re.,fillon 284 vjet para Dioklecianit.

Pėr tė rregulluar sistemet e ndryshme kronologjike,ėshtė propozuar ashtuquajtura periodė juliane e cila pėrmban 7890 vjet juliane.Si fillim i saj merret 1 janari i vitit 4713 p.e.r.Nė astronomi pėrdoret shumė numėrimi i ditėve nga fillimi i epokės juliane.
avatar
nitty

107


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hyllvegu – kalendari i sotėm pagan

Mesazh  xheme prej 05.12.11 23:31



Kalendari i sotėm pagan, ėshtė kalendari kombėtar qė praktikohet nga pothuaj tė gjithė shqiptarėt, por shumė prej nesh, pa e ditur ende arsyen e vėrtetė pas festimeve, qė pėrfshihen nė tė.

Ēfarė kuptimi kanė veroret, plugimi, festivalet e luleve, rrėshajat, zjarret malore, buzmi, kėrshėndellat, ujqit, viti i ri e shumė tė tjera, qė janė festa mbarėkombėtare?

Fshehur nėn veshje tė huaja me disa emra tė ndryshuara me dhunė, festat qė mbahen me kryeneēėsi prej tė gjithė nesh, pa dallim krahine apo ideje, janė festat e lashta ilire, tė cilat aspak rastėsisht vazhdojnė tė ndjekin kėmba-kėmbės ciklin e diellit dhe luhatjet e tij.

Hyllvegu ėshtė emri i ri vargmalas i kėtij kalendari tė lashtė e tė pavdekshėm e do tė thotė veg i Hyllit, punishte e Yllit, punishte e Diellit.

Hyllvegu
Viti: 12 muaj / 365 ditė (366 njė herė nė katėr vjet)
Muaji: 30-31 ditė (shkurt 28-29)
Java: 7 ditė (e hėna e para)
Dita: 24 herė (12 herė ditė, 12 herė natė)

Hyllvegu ėshtė standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore.
Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare tė shpėrndara gjatė vitit, vihet re se ato kryhen sipas njė rregullsie qė ndjek ciklin diellor.

Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetėdijshėm mbarėpopullor tė njė kalendari tė vjetėr, nė rite pagane, i cili pavarėsisht pėrpjekjeve pėr dobėsim, apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nėse hetohet me kujdes, ndonėse ende i pazyrtarizuar, ruan me ngulm thelbin e vet tė pandryshuar qė prej lashtėsisė.

Festat mbi tė cilat ngrihet Hyllvegu janė nė dimėr:
-fundshtatori me barasnatėn e vjeshtės kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletėve;
-funddhjetori, qė vjen me 2 javėt e Mesdimrit, Buzmit dhe festės sė ujqve.

Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimėror deri nė 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egėrsinė e natyrės nė dimėr dhe njėsohet me djem veshur nė lėkurė ujqish qė shkaktojnė trazira pėrgjatė 2 javėve tė Mesdimrit – me rrėnjė thellė nė lashtėsinė ilire.

Nė verė: fundmarsi me Ditėn e Verės dhe veroret e vajzave ndjek barasnatėn pranverore nė datėn 21 tė muajit.

Nė fund tė qershorit vijojnė dy javėt e Mesverės pėr solsticin veror me tė Korrunat, tė Qethat, therjen e bagėtisė, Natėn e Verės, Rrėshajėn e gjarpėrinjve dhe nė tė parat e korrikut buēasin festimet e kultit tė Diellit me zjarrndezje nė majat e larta malore gjatė natės dhe zjarret e tymit nė fusha.

Viti nė Hyllveg ndjek kalendarin e sotėm e nis mė 1 janar dhe mbaron nė 31 dhjetor, por ka vetėm dy stinė, verėn dhe dimrin. Vera nis me barasnatėn e 21 marsit dhe mbaron nė barasnatėn e 23 shtatorit. Qė prej aty e nė mars gjysma tjetėr e vitit ėshtė dimėr. Nė dy solsticet Hyllvegu shėnon dy festat e mėdha tė Mesverės dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecėn gjithashtu sipas kalendarit tė sotėm duke ruajtur dhe tė gjithė rregullat e tjera tė tij.

Festimet kryesore
2 javė tė Mesdimrit dhe Ulknirit
25 dhjetor – Kėrshėndellat (22), Buzmi I
1 janar – Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III
21 mars – Dita e Verės, Veroret, Dita e Luleve
(Plakat)
2 javė tė Mesverės, tė Korrunat, Dielli
24 qershor – Nata e Verės, Tė Korrunat, Tė qethat
1 korrik – Rrėshajat, Dielli
6 korrik – Dielli
(Djegaguri)
23 shtator – Dita e Dimrit, Dita e Bletėve, Plugimi

Sipas kėtij caktimi tė praktikės kombėtare gjatė shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpėrndarja festive bėhet e vetėkuptueshme. Me ndarjen dystinėshe, Mesdimri dhe Mesvera bien nė mes tė stinėve tė Hyllvegut, dhe dallojnė nga pėrkatėset e Bujkut me rreth 45 ditė, pėr shkak se i fundit feston nė ciklin e tokės.

Shkėputmas pjesėrisht nga karakteri bujqėsor, nė Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave nė ditėt e sotme. Nė vijim tė kėsaj renditjeje ēdo krahinė shqiptare ka dhe festa tė tjera lokale qė ndjekin veēoritė dhe doket e krahinės.

Kemi pas pėr njė kohė nė pėrdorim brenda Vargmalit, kėto emėrtime:
Kallnor
Fror
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Djegagur
Britm
Vjeshtė
Brymės
Dimėror

Nė rastin e frorit, psh. shkurti duket mė i pėrshtatshėm dhe i veēantė, shėnon zhvillim tė rregullt, i pėrshtatet kalendarit tė tashėm dhe mė shqip s’bėhet, kėshtu qė ėshtė mė i pėlqyeshėm se frori.

Djegaguri ėshtė mė specifik se sa duket, (ngjan me Plakat pėr nga funksioni) dhe do kishte zgjerim kuptimi nqs i jepej emri gjithė muajit gusht. Gjithashtu i mėshohet prirjes tė mospėrdorimit tė tė njėjtėve emra dhe pėr muajt e Bujkut dhe pėr tė Hyllvegut, qė tė ketė njė dallim tė menjėhershėm, qė nė emrin e muajit, se pėr cilin kalendar flitet.
avatar
xheme

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prejardhja e Kalendarit

Mesazh  Berti69 prej 02.09.15 14:16

Llogaritja e kohės, njė histori e kalendarit

Nga kalendarėt e egjiptianėve, ai “Julian” e deri tek kalendari “Gregorian” qė pėrdorim sot. Si njerėzimi nisi tė maste kohėn dhe roli i Papėve tė Vatikanit nė vendosjen e kalendarit



Nė vitin 1267, njė fetar anglez i quajtur Roger Bacon shkroi njė letėr drejtuar Papa Klementit IV, nė tė cilėn ai bėnte apel pėr korrigjimin e njė problemi me kohėn. Sipas pėrllogaritjeve tė tij, Bacon zbuloi se kalendari i asokohe “Julian” ishte 11 minuta mė i gjatė se sa viti diellor. Bacon zbulon se kjo llogaritje ishte e gabuar, pėr njė ditė ēdo 125 vjet, qė nė epokėn e tij ishte e barabartė me 9 ditė. Kjo zhvendosje do ta ēonte muajin mars nė kohėt e ftohta tė dimrit, dhe Bacon nė tė njėjtėn kohė zbuloi se tė krishterėt po i festonin Pashkėt nė njė ditė tė gabuar, dhe do vazhdonin ta bėnin njė gjė tė tillė derisa kalendari tė rregullohej.

Papa Klementi IV vdiq pėrpara se t’i pėrgjigjej letrės zyrtare tė Bacon dhe tė ndryshonte kalendarin “Julian”, prandaj Roger Bacon vdiq pa e parė tė riformatuar kalendarin qė aq shumė e dėshironte, dhe dukej se gjetjet e tij do tė humbnin me kalimin e kohės. Nė tė vėrtetė, gjetjet e Bacon u injoruan pėr 317 vjet, por nuk humbėn. Papa Gregori XII shtroi ēėshtjen e reformimit tė kalendarit nė vitin 1582, duke na dhėnė kalendarin qė njeh e gjithė bota sot, atė “Gregorian”. Qė nga viti 1917, kur rusėt mė nė fund pranuan tė ndjekin kalendarin gregorian, shumica e botės pėrdor kėtė kalendar pėr tė ndjekur ditėt, javėt e muajt.

Ēdo qenie njerėzore e merr falas saktėsinė e kalendarit modern. Kalendarėt pėrfaqėsojnė pėrpjekjet e njerėzimit pėr tė kuptuar, konceptuar dhe strukturuar kohėn. Kalendari ynė daton mijėra vjet nė kohė. Dhe ndėrsa ndikimi i saj kryesor ėshtė europian, historia e tij i ka ndikimet nga Egjipti, Greqia dhe qytetėrimet e mėdha tė lashta tė Lindjes sė Mesme dhe ndoshta edhe nga Epoka e Gurit, njeriut primitiv, i cili ishte i pari qė pati idenė 10 mijė vjet mė parė tė ndiqte ciklet e Hėnės dhe ishte i pari qė u pėrpoq tė kuptonte dhe strukturonte kohėn.

Etimologjia

Fjala “kalendar” ėshtė njė fjalė angleze, por qė vjen nga frėngjishtja e vjetėr calendier, e cila edhe ajo e ka prejardhjen nga latinishtja Kalendarium qė do tė thotė “libėr llogarish”.

Kalendari primitiv Hėnor


Shembulli mė i hershėm i njohur nė botė i kalendarit hėnor ėshtė rreth 10 mijė vjet mė parė. Nė vitin 2004, arkeologu britanik Vincent Gaffney bėri zbulimin e jetės sė tij kur zbuloi njė seri prej 12 gropash tė mėdha nė Aberdeenshire tė Skocisė, qė imitonin fazat e ndryshme tė Hėnės. Kėto gropa formonin harqe me rreth 50 metra.

Pothuajse ēdo qytetėrim i lashtė pas njeriu neolitik e ka dashuruar Hėnėn. Egjiptianėt e lashtė e quanin hėnėn, Zoti Khonsu, ndėrsa sumerianėt, Nanna. Pėr grekėt e romakėt Hėna ishte njė perėndeshė qė kishte tre “fytyra”: e errėt (Hecate), gjysmė (Artemis) dhe e plotė (Luna). Edhe sot disa kultura akoma e festojnė ditėn e Hėnės, duke organizuar valle, festa e rituale solemne. Myslimanėt gjithashtu festojnė hėnėn e re tė Ramazanit, nė tė cilėn agjėrojnė gjatė ditės dhe hanė natėn.

Nga sumerėt deri tek kinezėt, Hėna u bė njė mjet pėr pėrcaktimin e kohės me 12 muaj dhe 354 ditė nė vit. Njerėzit filluan tė zbulojnė si tė ndėrtojnė civilizimet e mėdha dhe kėshtu kėrkuan sistemet kalendarike pėr tė ndjekur sistemet qeveritare, ushtarake dhe bujqėsore. Por megjithatė, kėto kalendarė hėnorė nuk mund tė merren si tė vėrtetė. Njė muaj i vėrtetė hėnor ėshtė 29.5306 ditė i gjatė i matur me instrumente moderne. Me kėto pėrllogaritje astronomėt e hershėm filluan tė bėnin dallimin e viteve hėnore dhe atyre diellore. Nga mungesa e mjeteve moderne, astronomėt antikė pėrpiqeshin tė bėnin lidhjen mes diellit e hėnės pėr shekuj me radhė por dėshtuan.

Kompromisi Diello-Hėnor

Pavarėsisht njohurive tė avancuara pėr astronominė, babilonasit nuk e braktisėn kalendarin e tyre hėnor. Por kalendarin hėnor ata e zėvendėsuan me atė diello-hėnor. Rreth 432 vjet para lindjes sė Krishti, matematikanėt babilonas zbuluan se 7 vite diellore ndiqeshin nga 12 vite hėnore tė barabarta me 19 vite diellore. Kjo mė pas u quajt “cikli metonik”, sipas astronomit grek Meton. Por cikli metonik me sistemin 19 vjeēar u provua mė vonė tė ishte i pasaktė.

Edhe grekėt gjithashtu pėrdorėn kalendarin lunisolar, megjithatė kalendarit tė tyre i mungonte uniformiteti, dhe disa qytet-shtete kishin metodat e veta pėr pėrcaktimin e kohės. Nė parim, qytetet greke pėrdor vitin diello-hėnor me 30 e 29 ditė nė muaj, me muaj ekstra pėr t’u pėrshtatur me stinėt. Ēdo komunitet kishte Vitin e Ri tė vet. Pėr shembull kalendari spartan lėvizte me dy ditė nga ai athinas.

Qytetėrime tė tjera tė lashta tė gatshėm pėr tė hequr dorė nga kalendari hėnor, shpikėn sistemet e tyre. Sipas legjendave, matematikanėt kinezė, nėn urdhrat e perandorit Yao, filluan tė eksperimentonin me njė kalendar qė 2357 vjet para Krishtit.
Nė shekullin e 21 para Krishtit, sumerėt kishin zhvilluar njė sistem tė ndryshėm bazuar nė kalendarin me 360 ditė. Ky sistem bazohej nė numrat 6 dhe 60.

Kalendarėt egjiptianė



Kalendari egjiptian ishte ndoshta kalendari mė i thjeshtė i botės antike dhe pati ndikim tė madh sepse struktura e tij ishte pothuajse plotėsisht uniforme. Tė gjithė muajt kishin 30 ditė dhe viti 12 muaj. Egjiptianėt shtonin disa ditė nė fund tė ēdo muaji, nė mėnyrė qė viti tė kishte plot 365 ditė.

Kalendari egjiptian ėshtė gjithashtu i pari kalendar i regjistruar nė bazė tė fakteve gjeofizike dhe jo astronomike. Kalendari i parė doli nga pėrpjekjet e egjiptianėve pėr tė regjistruar pėrmbytjet e Nilit rreth 4000 vjet para Krishtit. Ndėrsa egjiptianėt e lashtė regjistronin lėvizjet e Nilit, ata zhvilluan njė kalendar me tre stinė me nga 4 muaj secili dhe ēdo muaj merrte emrin nga festat qė mbaheshin atė muaj: Akhet (pėrmbytja), Peret (rritja, dimri) dhe Shemu (korrja, vera), Tekhy (hapėsi i vitit).

Ndėrsa qytetėrimi egjiptian pėrparonte, po ashtu rritej nevoja pėr shpikjen e njė kalendari civil gjithashtu. I prezantuar rreth 2500 vjet para Krishtit, kalendari civil kishte 12 muaj tė grupuara ēdo katėr muaj nė tre sezone. Reformimi kalendarik shtoi 5 ditė tė tjera qė festoheshin si ditėt e Perėndive Osiris, Set, Horus, Isis dhe Nepthys sepse egjiptianėt nuk e ndjenin qė tė punonin ato ditė. Pra kalendari i ri civil pėrmbante 365 ditė dhe ishte i ndarė nė 12 muaj, ēdo muaj 30 ditė. Ky kalendar ishte i ngjashėm me atė diellor por prapėseprapė nuk ekzistonte njė pėrshtatje e plotė. Edhe pse ata kishin shpikur njė kalendar tė fiksuar me 365 ditė qė korrespondonte me ngjarjet gjeofizike, kishte dallim me kalendarin e lashtė hėnor. Megjithatė ky ishte njė problem qė nuk i shqetėsoi egjiptianėt pėr 1 apo pėr 2 dekada Kalendari civil provoi tė ishte njė ēerek viti mė i shkurtėr dhe prandaj nuk lidhej me ngjarjet yjore qė kalendari supozohej tė ndiqte.

Megjithatė, burokratėt egjiptianė nuk u treguan tė gatshėm tė rregullonin vitin e tyre. Prandaj, egjiptianėt e zgjodhėn problemin duke shpikur njė kalendar tjetėr. Nga shekulli i 4 para Krishtit, Egjiptianėt kishin tre kalendarė nė pėrdorim. Kėta tre kalendarė u rregulluan nga zyrtarė fetarė qė mbajtėn njė qėndrim tepėr konservator pėr ndryshimet e bėra. Ēdo mbreti egjiptian i kėrkohej tė betohej pėrpara se tė merrte fronin se nuk do ta ndryshonte kalendarin. Asnjė nga tre kalendarėt nuk e zgjidhi problemin e tė ashtuquajturit “viti i pėrēartė”. Klerikėt egjiptianė e konsideronin kalendarin e tyre tepėr tė shenjtė pėr ta ndryshuar, duke e lėnė atė tė zhvendosej me 6 orė ēdo vit. Kalendari egjiptian mund ta pėrsėriste veten ēdo 1460 vjet. Ky kalendar nuk u ndryshua deri nė epokėn e Ptolemeut nė Egjipt.

Kreditet pėr zbulimin e vitit diellor qė pėrmban 364 e ¼ ditė iu dhanė autorėve klasikė Eudoksos dhe Knidos, pėrllogaritjet e tė cilėve u pėrdorėn nė vitin 239 para erės sonė, nga mbreti aleksandrian Ptolemeu III. Ky i fundit u pėrpoq tė bindte klerikėt egjiptianė qė tė fusnin ditėn e brishtė nė kalendarin e tyre. Por klerikėt nuk e pranuan kėtė gjė dhe e injoruan dekretin.

Kjo ēėshtje zgjati deri nė vitin 46 para Krishtit, kur u shpik viti Julian me 365 e ¼ ditė nė vit pėr Jul Ēezarin. Perandori romak August, mposhti Mark Antonin dhe Kleopatrėn nė betejėn e bregut perėndimor tė Greqisė duke aneksuar Egjiptin pėr Perandorinė Romake. Nė vitin 30 para erės sonė, senati romak reformoi kalendarin egjiptian.

Kalendari egjiptian ka pasur ndikim tė madh, dhe do tė kishte qenė njė nga kalendarėt mė dominues nė botė nėse nuk do ndėrhynte Roma dhe mė pas krishtėrimi, qė u mundua ta bėnte kalendarin julian universal pėr tė gjithė Europėn. Ngritja e fesė islame shkatėrroi kulturat e mbetura ku pėrdorej akoma kalendari egjiptian, dhe sot ekziston vetėm nė Etiopi.

Ngritja e Perandorisė Romake dhe Kalendarit Julian

Kalendari romak akoma formon thelbin e kalendarit tonė perėndimor (gregorian). Kalendari i hershėm romak, tradicionalisht i atribuohet Romulos, themeluesit legjendar tė Romės – i pėrbėrė nga 10 muaj. Disa ditė i shtohen kalendarit pėr tė plotėsuar kalendarin me 365 ditė.

Pak para vrasjes sė Jul Ēezarit, muajt e quajtur Quintilis dhe Sextilis u alternuan nga senati romak dhe iu vendosėn emrat Julius (July – korriku) dhe Augustus (August- Gushti) nė nder tė emrave tė dy liderėve politikė tė kohės, Jul Ēezari dhe Augusti. Senati romak ia vuri emrin muajit Quintilis, Iulius sepse nė atė muaj lindi Jul Ēezari dhe Agustus, gushtit sepse nė atė muaj lindi Augusti.

Shkruesi romak Licy thotė se kur Numa Pompilius u bė mbret i Romės nė vitin 715 ai e reformoi kalendarin duke shtuar muajt Janar (29 ditė) dhe Shkurt (28 ditė) nė fund tė vitit. Ai gjithashtu adaptoi kalendarin hėnor me 354 ditė por duke qenė se kėto numra konsideroheshin tė pafat, shtoi njė ditė duke e bėrė vitin me 355 ditė.

Reformat e Numas pėrmirėsuan kalendarin e lashtė romak, por nuk i zgjidhėn tė gjitha problemet e tij, sepse ēdo 4 vit dilnin 4 ditė shtesė.

Prifti mė i lartė romak, Pontifeks Maksimus, i cili ishte nė ngarkim tė detyrės sė kalendarit, filloi tė bėjė ndryshime pėr qėllim politike duke zgjeruar mandatet e politikanėve tė shquar dhe duke dhėnė pushime shtesė. Prandaj, nė njė farė mėnyre nė kohėn e Jul Ēezarit, kalendari i lashtė romak ishte i pakuptimtė.

Rreth 20 vjet pėrpara vrasjes sė tij, Jul Ēezari u zgjodh nė kolegjin e papatit, qė ishte njė nder i madh qė mbante me vete pushtetin dhe prestigjin e tė qenit njė nga personat qė mund tė rekomandonte dhe tė kryente ndryshime nė kalendarin romak. Mė vonė, pasi u zgjodh perandor, ai ndėrmori disa reforma shumė tė nevojshme tė jetės romake dhe ishte i interesuar nė rishikimin e kalendarit.

Nė vitin 46 ai urdhėroi njė rishikim tė kalendarit tė lashtė romak pėr tė miratuar njė kalendar tė saktė diellor. Ky kalendar kishte 365 e ¼ ditė nė vit me njė ditė tė shtuar ēdo katėr vjet, viti i brishtė. Ēezari thirri astronomin egjiptian Sosigjeni pėr konsultime rreth reformimit tė kalendarit romak. Sosigjeni kėshilloi Ēezarin qė tė braktiste kalendarin hėnor pėr tė zėvendėsuar me njė diellor qė pėrmbante 12 muaj. Ishte ai qė i sugjeroi qė ēdo 4 vjet tė shtohej njė ditė. Nė kėtė vit tė brishtė, muaji shkurt do tė kishte njė ditė mė tepėr duke plotėsuar kėshtu vitin me 365 e ¼ ditė. Emrat e muajve u ruajtėn, por numri i ditėve u ndryshua pėr tė pasur tė njėjtin numėr ditėsh me aq sa kemi sot. Ēezari veproi sipas kėshillave tė Sosigjenit dhe nė vitin 46 para Krishtit, me ndihmėn e priftit Marcus Lepidus, ata reformuan nė mėnyrė tė suksesshme kalendarin romak, njė reformė qė zgjati pėr 1600 vitet nė vazhdim. Viti 46 para Krishtit ishte viti i fundit i konfuzionit pėrsa i pėrket kalendarit.

Fatkeqėsisht, Jul Ēezari u vra nė vitin 44 para erės sonė dhe nuk mundi ta mbikėqyrte implementimin e kalendarit tė tij tė ri, e kėshtu papati keqkuptoi detyrėn dhe i interpretoi urdhrat ndryshe duke bėrė qė edhe kalendari tė kishte sėrish probleme. Kjo gjė nuk u vu re nė fillim nga perandori i ri August Ēezari, por nė vitin 9 para Krishtit, ai vendosi ta korrigjonte problemin, dhe kėshtu iu shtua njė dit muajit gusht, pasi iu hoq njė muajit shkurt. Nė tė njėjtė kohė, u bėnė rregullime tė tjera pėr tė shmangur tre muajt rresht me 31 ditė.

Kalendari Julian mbeti kalendari zyrtar i kishės sė krishterė deri nė fund tė shekullit tė 16. Nė vitin 1582 u zėvendėsua nga kalendari Gregorian.

Kalendari Gregorian



Edhe kalendari julian provoi tė kishte disa defekte. Numri mesatar i ditėve tė vitit ishte 365.25, ndėrsa gjatėsi e vėrtetė e vitit diellor ėshtė 365.24219 ditė. Kjo mospėrputhje bėnte qė ekuinoksi pranveror tė vinte mė herėt ēdo vit kalendarik. Pėr mė tepėr, shqetėsim tė madh patėn edhe dijetarėt e devotshėm tė krishterė pasi dita e Pashkėve qėllonte mė vonė me kalimin e viteve. Data e Pashkėve nxiti lėvizjen e reformave.

Nė letrėn e tij drejtuar Papa Klementit IV, Bacon kritikon ashpėr kalendarin Julian duke e quajtur atė “tė patolerueshėm e tė tmerrshėm”. Shumė pak gjėra u bėnė pėr ndryshimin e kalendarit deri nė vitin 1572.

Mė 14 maj 1572, papė u zgjodh Ugo Buoncompagni dhe mori emrin Gregori XIII. Ai ishte njė avokat i shquar pėrpara se tė bėhej prift, dhe ishte tepėr i dhėnė pas pėrmirėsimit tė arsimit romak. Papa Gregori vendosi tė reformonte kalendarin Julian njė herė e pėrgjithmonė. Ai ndėrtoi “Galleria Della Carte Geografiche”, pėr tė studiuar mė mirė lėvizjet yjore. Dhe ishte i bindur, edhe falė kėshillave tė astronomit Ignazio Dnati, se ekuinokset po ndodhnin nė datat e gabuara.

Pak kohė pasi u zgjodh Papė, Gregori XIII, prezantoi njė kalendar tė ri, kreditet e tė cilit ia jep fizikanit Luigi Lilio. Ai sugjeroi se vitet e brishta duhet tė vinin njė herė nė 4 vjet. Sipas tij viti kishte 365 ditė e 5 orė e 49 minuta e 12 sekonda. Asnjė rregull tjetėr nuk mund tė ishte kaq i saktė sa ky.

Papa Gregori XIII pranoi propozimin e Lilios mė 5 janar 1578. Pėrmbledhja 20 faqėshe e Lilios u kritikua gjerėsisht nė fillim, megjithatė komisioni papal firmosi pėr kalendarin e ri mė 15 shtator 1580. Si dita e Vitit tė Ri u zgjodh 1 janari. Mė 24 shkurt tė vitit 1582 erdhi fundi i kalendarit Julian dhe mė 1 mars tė po atij viti filloi zyrtarisht kalendari i ri. Vendet katolike nė Europė miratuan kalendarin e ri. Por Britania e Madhe ishte njė nga vendet qė nuk e miratoi deri mė 1 shtator 1752. Mė pas kalendari gregorian u pėrhap nė tė 4 cepat e globit, dhe tani pėrdoret universalisht nga tė gjithė.

Megjithatė, edhe kalendari gregorian ėshtė jo perfekt. Ai luan me 25 sekonda ēdo vit. Qė nga viti 1582 janė akumuluar plot 2 orė e 59 minuta e 12 sekonda dhe do tė plotėsojnė njė ditė tė tėrė pas 72 gjeneratash nga sot.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


440


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prejardhja e Kalendarit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi