Prejardhja e Kalandarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kalendarėt, prejardhja dhe kuptimi i 12 muajve

Mesazh  Explorer prej 18.09.08 16:14

Kalendarėt, prejardhja dhe kuptimi i 12 muajve

Ndarja e vitit nė 12 muaj i ka rrėnjėt nė Periudhėn e Hershme Gjeometrike (shek 9-tė Para Krishtit). Ka pasur dhe njė kalendar romak, tė ndarė nė 10 muaj.

Emrat e muajve ndryshonin nga rajoni nė rajon dhe lidheshin, zakonisht, me disa festivale fetare tė rėndėsishme lokale.

Herodi (rreth viteve 750-700 Para Krishtit) ishte i pari qė iu referua nė poemėn e tij "Punėt dhe Ditėt" aktiviteteve njerėzore tė shoqėruara nga ēdo muaj dhe i lidhi ato gjithashtu me fenomenet astrologjike, qė u korrespondonin atyre.

Ilustrimi i muajve me shenjėn e Zodiakut u bė i zakonshėm mė parė, nė periudhėn Helenistike (shek. 4-2 Para Krishtit).

Janari, muaji i parė i kalendarit civil, e mori emrin e vet nga perėndia romake dyfytyrėshe, Janus. Shenja e Zodiakut: Ujori.

Shkurti, emri i tij rrjedh nga fjala latine "februare", qė nėnkupton "tė lash mėkatet". Shenja e Zodiakut: Peshqit.

Marsi, mori emrin pėr nder tė Marsit, Perėndia e Luftės dhe Krijimit stėrgjyshor tė romakėve. Shenja e Zodiakut: Dashi.

Prilli, e ka origjinėn e emrit tė tij nga folja latine "aprire", qė do tė thotė "me hapur", meqė ky ėshtė muaji i lulėzimit dhe ēeljes sė luleve. Shenja e Zodiakut: Demi.

Maji, e ka marrė emrin nga njė perėndi e vjetėr romake e quajtur Maia, qė simbolizon pjellorinė e tokės. Shenja e Zodiakut: Binjakėt.

Qershori, ia detyron emrin perėndeshės Juno (Hera), mbrojtėse e familjarėve dhe e martesės. Shenja e Zodiakut: Gaforrja.

Korriku, iu dha emri nė vitin 44 Para Krishtit nga Mark Antoni, pėr nder tė Jul Ēezarit, i cili pėrgjigjej pėr reformat e kalendarit. Shenja e Zodiakut: Luani.

Gushti, iu dha emri pėr nder tė perandorit romak Augustus. Shenja e Zodiakut: Virgjėresha. Shtatori, rrjedh nga fjala latine "septem", qė nėnkupton numrin shtatė.

Pėrpara se tė shtoheshin muajt Janar e Shkurt, Shtatori ishte muaji i shtatė nė kalendarin dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Peshorja.

Tetori, e merr emrin nga fjala latine "octo", qė ėshtė kuptimi i numrit tetė dhe qė i pėrkiste muajit tė tetė nė kalendarin e vjetėr dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Akrepi.

Nėntori, e merr emrin nga fjala "novem", qė e ka kuptimin e numrit nėntė, presupozonte vendin e nėntė nė kalendarin e vjetėr dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Shigjetari.

Dhjetori, e merr emrin nga fjala "decem", qė nėnkupton numrin dhjetė, zinte vendin e dhjetė nė kalendarin e vjetėr romak. Shenja e Zodiakut: Bricjapi.

Explorer

Shkrime: 1004


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prejardhja e Kalandarit

Mesazh  Explorer prej 25.12.08 17:45

PREJARDHJA E KALENDARIT

Prejardhja

Emėrimi

Kuptimi…

H Y R J E

Nuk ka njeri qė nuk ka kalendar nė shtėpi. Nuk ka shqiptar, shehėrli apo katundar, qė nuk ka njė apo mė shumė kalendarė, kalendarė tė ēdo forme, lloji, cilėsie apo madhėsie.

Kalendari ėshtė bėrė nevojė e pėrditshme e jetės. Jeta pa kalendar ėshtė diēka e paparė…!

Po , por prej nga vjen fjala kalendar?

Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakėt ditėn e parė tė muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalės kalendes-kalendae, qė e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalės kalare, qė do tė thotė shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.

Sot nė botė, sipas llogarive tė fundit, ka rreth (40) katėrdhjetė kalendarė. Prej kėtyre mė tė pėrhapurit janė “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, qė ėshtė Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, qė ėshtė Hėnor ose Lunar, qė e pėrdor Bota Islame.

Kalendari (Julian) – Gregorian - Kalendar Kristian apo pagan?

Kalendari (Julian)-Gregorian qė e pėrdorė Europa dhe Amerika nuk ėshtė Kalendar Kristian, ai ėshtė kalendar pagan.

Ėshtė kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…

Rromakėt e pėrvetėsuan nga grekėt, tė cilėt e kishin pėrvetėsuar nga egjyptasit, tė cilėt e pėrvetėsuan nga persianėt, qė e kishin pėrvetėsuar nga babilonasit…

“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, qė nė tė vėrtetė ėshtė Kalendari Julian, emėrtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmėn e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojė kalendarin e vjetėr rromak nė vitin 45 para Krishtit…

“Kalendari Kristian” qė nė tė vėrtetė ėshtė rromako-pagan, ishte nė pėrdorim para Krishterimit, por meqė kishte gabime, u detyrua Papa qė tė bėjė nė te pėrmirėsime.

Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papės Gregori i XIII-tė, i cili me urdhėresėn, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojė Kalendarin Julian…

Me gjithė reformat , ndryshimi prej 10-tė ditėsh ndėrmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot ėshtė rritur nė 13-tė ditė.

Me gjithė kėtė, Kalendari Gregorian u pėrhapė shumė ngadal nėpėr Europėn e krishterė.

Nė fillim e pranuan vetėm vendet qė kishin popullsi katolike, tė cilat ishin nėn ndikimin, kontrollin e Papės, Kishės Katolike.

Mė vonė e pranuan edhe vendet protestante, siē ishte Anglia nė vitin 1752 dhe njėkohėsisht, Amerika, aty ku kishte protestantė, po nė vitin 1752.

Vendet me besim orthodoks e pranuan mė vonė, kurse vendet me popullsi myslimane edhe mė vonė. Shqipėria e pranojė nė dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….

Mbas shekullit XVIII-tė Kalendari Gregorian fillojė tė pėrhapet me shpejtėsi gati nė tėrė Europėn.

Prejardhja e muajve tė vitit

Prejardhja

Emėrimi

Kuptimi…

Kalendari i lashtė rromako-pagan kishte dhjetė muaj, tė cilėt kishin 304 ditė gjithsejt. Viti fillonte nė muajin Mars dhe pėrfundonte me muajin Dhjetor.

Mė vonė u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bė me dymbėdhjetė muaj me 355 ditė. Dikur iu shtuan edhe dhjetė ditė dhe viti u plotėsue me 365 ditė, sikur qė ėshtė edhe sot e kėsaj dite…

Emrat e kėtyre dymbėdhjetė muajve kanė prejardhje pagane, janė emėrtime nga gjuha latine dhe kanė kėto kuptime:

1. Muaji i parė, Janari, ėshtė me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, qė ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.

2. Muaji i dytė, Shkurti, pėrpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kėshtu quhej njė periudhė kohore, kur bėheshin flijime, kurbanė, hyjnive, pėr shlyerjen e mėkatėve.

3. Muaji i tretė, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftės.

4. Muaji i katėrt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalės Aperire, me hapė, hapje, ēelja e natyrės…

5. Muaji i pestė, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e tė mbjellave, rritėsja e zhvilluesja e tyre.

6. Muaji i gjashtė, Qershori, ėshtė shqip, muaji nė tė cilin piqen qershijat, por nė gjuhėt tjera vjen nga gjuha latine, Junius, njė nga hyjnitė paganė…

7. Muaji i shtatė, Korriku, ėshtė shqip, muaji i korrjeve, por nė gjuhė tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, ėshtė emėrtuar nė vitin 44 para Krishtit.

8. Muaji i tetė, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit rromak, Augustus Cesarit, nė vitin 8-tė para Krishtit.

9. Muaji i nėntė, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, qė ka kuptimin: “ i Shtati”.

Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kėshtu qė ky muaj ishte dikur muaji i shtatė. Kėshtu emėrtohen edhe tre muajt tė tjerė qė vazhdojnė, pra emėrtohen me numra rreshtorė me prejardhje nga gjuha latine.

10. Muaji i Dhjetė, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetė.

11. Muaji i Njėmbėdhjetė, Nėntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nėnti”, sepse ishte muaji i nėntė.

12. Muaji i Dymbėdhjetė, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetė, i fundit, kur viti kishte dhjetė muaj, me 304 ditė.

Shėnim: Muaji korrik, nė fillim, nė origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine : i “Pesti” ndėrsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”.

Kėta dy muaj mė vonė u emėruan nė shenjė nderimi ndaj perandorėve paganė, me emrat e perandorėve rromak Julius Cesarit, nė vitin 44 para Krishtit dhe nipit tė tij, Augustus Cesarit, nė vitin 8 para Krishtit.

Pra, prej 12-tė muajve tė vitit, vetėm tre muaj janė nė gjuhėn shqipe dhe kanė kuptim shqip. Muaji i dytė Shkurti, i cili siē dihet, pėr njė ditė-dy, ėshtė mė i shkurtėr se muajt tė tjerė. Muaji i gjashtė, Qershori, muaji nė tė cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatė, Korriku, nė tė cilin fillojnė korrjet…

Tė gjithė muajt tė tjerė tė vitit, qė mbesin nėntė, janė me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emėrtohen nė nderim tė hyjnive paganė, perandorėve paganė, kurse tė tjerėt me numra rreshtorė, sipas renditjes qė kanė…

Me pak fjalė, ky ėshtė Kalendari i lashtė rromako-pagan, i reformuar nga perandori rromak- pagan, Jul Cesari, nė vitin 45 para Krishtit, qė ėshtė quajtur Kalendari Julian, mė vonė u “krishterizue” dhe u emėrtue si “Kalendari Kristian”, sepse u reformuar me urdhėr nga Papa Gregori i XIII-tė nė Vatikan, dhe u quejt Kalendari Gregorian, por mbeten emėrtimet latine nė nderim tė hyjnive paganė…!

Prejardhja e ditėve tė javės

Prejardhja

Emėrimi

Kuptimi

Tė gjithė e dijmė se java i ka shtatė ditė, por pak kush e di se nga e kanė prejardhjen ditėt e javės dhe ē’kuptim kanė!?

Nė njė ilahi, nė gjuhėn shqipe, e cila kėndohet aq shpesh, nėpėr Kosovė, sidomos nė Gjakovė, nė njė varg tė kėsaj ilahije thuhet:

”Shtatė ditė ymėr n’kėt dynja…”

Pra, e gjithė jeta nė kėtė botė, e shkurtėr apo e gjatė, jeta nė kėtė dynja vetėm shtatė ditė i ka!

Prej kah e kanė prejardhjen ditėt e javės?

Ditėt e javės, java prej shtatė ditėsh, s’pari u pėrvetėsue nė Rromė nė shekullin e katėrt, prej nga u pėrhapė mė vonė nė Europė.

Me urdhėr tė perandorit rromak, Konstantini i Madh, nė vitin 321 u vendos qė dita e parė e javės tė caktohet dita e diel.

Dita e diel u caktuar si ditė e parė e javės nė nderim tė Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakėve paganė si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshėm, i pamposhtur)…

Por, ditėt e javės qenė pėrvetėsuar nga rromakėt prej egjyptasėve, prej tyre i pėrvetėsuan popujve tjerė pėr rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanė pėrvetėsuar ditėt e javės prej persianėve, tė cilėt i kanė pėrvetėsuar prej babilonasėve nė Mesopotami.

Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellor ose planeteve. Tė gjitha kėto emėrtime janė nga gjuha latine. Por, kėto emėrime nga gjuha latine, nė tė vėrtetė, janė pėrkthime. Janė pėrkthime nga greqishtja, tė cilat i pėrvetėsoj latinishtja.

Dita e parė, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakėt paganė si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekėve, egjyptasve, persianėve paganė me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra qė thirrej Bir’i Zotit dhe Dritė e Botės besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siē besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganė…

Dita e dytė, e Hėnė, sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar me emra tė ndryshėm: Selene, Luna, Mani…

Dita e tretė, e Martė, sipas Marsit, i cili te rromakėt paganė adhurohej si hyjni i luftės me emrin Martius.

Dita e katėrt, e Merkurė, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakėt, kurse te grekėt adhurohej me emrin Hermes.

Dita e pestė, e Enjte, adhurohej si hyjneshė e fuqisė…

Dita e gjashtė, e Premte, sipas Venerės, dita kushtuar Venerės, hyjneshė e dashurisė.Tė gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės, pėrveē Venerės, hyjnesha e dashurisė, qė sillet nė drejtim tė akrepave tė orės.

Dita e shtatė, e Shtunė, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakėve paganė si hyjni i bujqėsisė.

Pothuajse tė gjitha gjuhėt e Europės i pėrvetėsuan kėto emėrtime, me pėrjashtim tė gjuhės gjermane, e cila katėr ditė tė javės, nė vend tė emrave tė trupave qiellor i zavendsoi me emėrtime tė katėr hyjnive pagane rromake…

Mbeturinat e besimit pagan nė simbologjinė e krishterė janė tė dukshme, janė tė pamohueshme…

Dhe mė nė fund, shtrohet pyetja:

A ka kuptim qė besimtarėt muslimanė, pse jo edhe besimtarėt kristianė, ta presin, ta pėrcjellin, ta kremtojnė, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili ėshtė pagan?

Mexhid YVEJSI

(Autori ėshtė studiues i religjioneve)

Explorer

Shkrime: 1004


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si u krijua Kalendari?

Mesazh  nitty prej 27.04.11 18:03

Duke u bazuar nė vrojtime tė shumta,ėshtė kuptuar se intervali kohor mes dy kalimeve tė Diellit nėpėr pikėn e ekuinoksit pranveror gama zgjat 365 ditė 5 orė dhe 48 minuta dhe 46 sekonda,qė iu pėrgjigjet 365.2422 ditėve.Ky ėshtė vit tropik,i cili merret pėr bazė tė ndėrtimit tė kalendarit.

Me kalendar nė Astronomi kuptojmė mėnyrėn e njehsimit tė intervaleve tė gjata kohore,pėrkatėsisht rregullėn e njehsimit tė ditėve,tė muajve dhe tė viteve.Ndėrtimi i kalendarit ėshtė pėrcjell me vėshtirėsi tė cilat rrjedhin nga mospėrputhja e zgjatjes sė vitit tropik me numėr tė plotė tė ditėve.Qe fillimi i pranverės tė paraqitet nė tė njejtėn ditė tė vitit,viti kalendarik duhet tė pėrmbaj njė numėr tė plotė tė ditėve me zgjatje tė afėrt me zgjatjen e vitit tropik.

-Kalendari i Hėnės.Myslimanėt kalendarin e kanė bazuar nė ndėrrimet e fazave tė hėnės,meqe Hėnėn e plotė dhe Hėnėn e re e kanė lidhur mė shumė ceremoni.Ky kalendar quhet muhamedan edhe sot ėshtė nė pėrdorim nė shtetet myslimane.Si bazė pėr kėtė kalendar merret viti i Hėnės,qė pėrbėhet prej 12 muajve,alternativ tė gjatė 29 dhe 30 ditė,mesatarisht 29,5 ditė sa ėshtė intervali kohor mes fazave tė njėpasnjėshme.

Pėr kėtė viti i Hėnės ka 354 ose 355 ditė.Pasi qe viti i Hėnės ėshtė mė i shkurtėr se viti tropik pėr afro 11 ditė,dita e vitit i bie ēdo vit 11 ditė mė herėt se nė kalendarin diellor dhe gjatė 33 vjetėve lėviz nėpėr tė gjitha stinėt.Pėr kėtė arsye pas 33 vjetėve tropike viti i Hėnės grumbullon njė vit mė tepėr.

-Kalendari Julian (stili i vjetėr).Stili i vjetėr i kėtij kalendari ėshtė paraqitur nė vitin 46 para erės sė re nga Jul Qezari me zgjatje mesatare te vitit 365,ditėn e 29,pėr cka viti nė fjalė quhet i brishtė.Pra,viti i brishtė i ka 366 ditė dhe pikėrisht dita e tepėrt i shkurtohet Shkurtit si ditė e 29.

Shihet se gjatėsia e vitit kalendarik julian ėshtė me e madhe se gjatėsia e vitit tropik.Nuk ėshtė vėshtirė tė njehsohet se pėr ēdo 4000 vjet ndryshimi i zgjatjes sė tyre arrin nė 3 ditė,prandaj,sipas kalendarit julian dita e ekuinoksit tė pranverės pas 400 vjetėve paraqitet 3 ditė mė herėt.

-Kalendari Grigorian (stili i ri).Grumbullimi i ditėve tė tepėrta nė kalendarin julian u anuluan me 1582 me kėrkesėn e papa Grigorit XIII,qė tė korigjohet stili i vjetėr.Pas kėtij korigjimi pason stili i ri qė quhet kalendari grigorian.Sė pari si rezultat i korigjimit tė stilit tė vjetėr 5 tetori i vitit 1582 u deklarua si 15 tetor,sepse pikėrisht kaq ditė ishin grumbulluar mė tepėr nga stili i vjetėr nė qindvjetėshat e kaluar.

Sė dyti,vitet e tipit 1700,1800,1900,2100 etj., tė cilėt plotėpjestohen me numrin 4,u quajtėn vite tė thjeshta jo tė brishta.Gabimi prej njė dite,i cili mblidhet nė kalendarin gregorian,bėhet pas 3300 vjetėsh.

-Krijimii muajit dhe i javės.Muaji lidhet me rrotullim tė hėnės rreth tokės.Muaji sinodik (intervali mes fazave me emėr tė njejtė tė Hėnės),zgjat afro 29.5 ditė.Emrat e shumicės sė muajve dhe numri i ditėve nė tė ka ngelur trashėgim nga romakėt.

Nė kalendarin e tyre (stili i vjetėr) muaji i parė ishte marsi,ndėrsa shtatori ishte muaji i shtatė,prandaj edhe emrin e kishte tė lidhur me numrin shtatė.Me paraqitjen e stilit tė ri muaji i parė u bė Janari,ndėrsa shtatori u shty nė vendin e nėntė,por nuk ndryshoi emrin.Kėshtu ndodhi edhe me tetorin,nėntorin dhe dhjetorin.

Java shtatėditėshe ėshtė trashėgim nga babilonasit qė lidhin atė me 5 planetet (pėr sa dinin atėherė),Hėnėn dhe Diellin.

-Epoka.Fillimi i numėrimit tė viteve quhet epokė.Nė vende dhe nė kohė tė ndryshme janė pėrdorur epoka tė ndryshme.Nė Greqi tė vjetėr numėrimi fillonte nga olimpiada e parė.Nė Romėn e vjetėr ėshtė pėrdorur epoka e themelimit tė saj.Epoka tė cilėn sot e pėrdorim quhet epokė e re.,fillon 284 vjet para Dioklecianit.

Pėr tė rregulluar sistemet e ndryshme kronologjike,ėshtė propozuar ashtuquajtura periodė juliane e cila pėrmban 7890 vjet juliane.Si fillim i saj merret 1 janari i vitit 4713 p.e.r.Nė astronomi pėrdoret shumė numėrimi i ditėve nga fillimi i epokės juliane.

nitty

Shkrime: 255


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hyllvegu – kalendari i sotėm pagan

Mesazh  xheme prej 05.12.11 23:31



Kalendari i sotėm pagan, ėshtė kalendari kombėtar qė praktikohet nga pothuaj tė gjithė shqiptarėt, por shumė prej nesh, pa e ditur ende arsyen e vėrtetė pas festimeve, qė pėrfshihen nė tė.

Ēfarė kuptimi kanė veroret, plugimi, festivalet e luleve, rrėshajat, zjarret malore, buzmi, kėrshėndellat, ujqit, viti i ri e shumė tė tjera, qė janė festa mbarėkombėtare?

Fshehur nėn veshje tė huaja me disa emra tė ndryshuara me dhunė, festat qė mbahen me kryeneēėsi prej tė gjithė nesh, pa dallim krahine apo ideje, janė festat e lashta ilire, tė cilat aspak rastėsisht vazhdojnė tė ndjekin kėmba-kėmbės ciklin e diellit dhe luhatjet e tij.

Hyllvegu ėshtė emri i ri vargmalas i kėtij kalendari tė lashtė e tė pavdekshėm e do tė thotė veg i Hyllit, punishte e Yllit, punishte e Diellit.

Hyllvegu
Viti: 12 muaj / 365 ditė (366 njė herė nė katėr vjet)
Muaji: 30-31 ditė (shkurt 28-29)
Java: 7 ditė (e hėna e para)
Dita: 24 herė (12 herė ditė, 12 herė natė)

Hyllvegu ėshtė standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore.
Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare tė shpėrndara gjatė vitit, vihet re se ato kryhen sipas njė rregullsie qė ndjek ciklin diellor.

Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetėdijshėm mbarėpopullor tė njė kalendari tė vjetėr, nė rite pagane, i cili pavarėsisht pėrpjekjeve pėr dobėsim, apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nėse hetohet me kujdes, ndonėse ende i pazyrtarizuar, ruan me ngulm thelbin e vet tė pandryshuar qė prej lashtėsisė.

Festat mbi tė cilat ngrihet Hyllvegu janė nė dimėr:
-fundshtatori me barasnatėn e vjeshtės kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletėve;
-funddhjetori, qė vjen me 2 javėt e Mesdimrit, Buzmit dhe festės sė ujqve.

Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimėror deri nė 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egėrsinė e natyrės nė dimėr dhe njėsohet me djem veshur nė lėkurė ujqish qė shkaktojnė trazira pėrgjatė 2 javėve tė Mesdimrit – me rrėnjė thellė nė lashtėsinė ilire.

Nė verė: fundmarsi me Ditėn e Verės dhe veroret e vajzave ndjek barasnatėn pranverore nė datėn 21 tė muajit.

Nė fund tė qershorit vijojnė dy javėt e Mesverės pėr solsticin veror me tė Korrunat, tė Qethat, therjen e bagėtisė, Natėn e Verės, Rrėshajėn e gjarpėrinjve dhe nė tė parat e korrikut buēasin festimet e kultit tė Diellit me zjarrndezje nė majat e larta malore gjatė natės dhe zjarret e tymit nė fusha.

Viti nė Hyllveg ndjek kalendarin e sotėm e nis mė 1 janar dhe mbaron nė 31 dhjetor, por ka vetėm dy stinė, verėn dhe dimrin. Vera nis me barasnatėn e 21 marsit dhe mbaron nė barasnatėn e 23 shtatorit. Qė prej aty e nė mars gjysma tjetėr e vitit ėshtė dimėr. Nė dy solsticet Hyllvegu shėnon dy festat e mėdha tė Mesverės dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecėn gjithashtu sipas kalendarit tė sotėm duke ruajtur dhe tė gjithė rregullat e tjera tė tij.

Festimet kryesore
2 javė tė Mesdimrit dhe Ulknirit
25 dhjetor – Kėrshėndellat (22), Buzmi I
1 janar – Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III
21 mars – Dita e Verės, Veroret, Dita e Luleve
(Plakat)
2 javė tė Mesverės, tė Korrunat, Dielli
24 qershor – Nata e Verės, Tė Korrunat, Tė qethat
1 korrik – Rrėshajat, Dielli
6 korrik – Dielli
(Djegaguri)
23 shtator – Dita e Dimrit, Dita e Bletėve, Plugimi

Sipas kėtij caktimi tė praktikės kombėtare gjatė shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpėrndarja festive bėhet e vetėkuptueshme. Me ndarjen dystinėshe, Mesdimri dhe Mesvera bien nė mes tė stinėve tė Hyllvegut, dhe dallojnė nga pėrkatėset e Bujkut me rreth 45 ditė, pėr shkak se i fundit feston nė ciklin e tokės.

Shkėputmas pjesėrisht nga karakteri bujqėsor, nė Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave nė ditėt e sotme. Nė vijim tė kėsaj renditjeje ēdo krahinė shqiptare ka dhe festa tė tjera lokale qė ndjekin veēoritė dhe doket e krahinės.

Kemi pas pėr njė kohė nė pėrdorim brenda Vargmalit, kėto emėrtime:
Kallnor
Fror
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Djegagur
Britm
Vjeshtė
Brymės
Dimėror

Nė rastin e frorit, psh. shkurti duket mė i pėrshtatshėm dhe i veēantė, shėnon zhvillim tė rregullt, i pėrshtatet kalendarit tė tashėm dhe mė shqip s’bėhet, kėshtu qė ėshtė mė i pėlqyeshėm se frori.

Djegaguri ėshtė mė specifik se sa duket, (ngjan me Plakat pėr nga funksioni) dhe do kishte zgjerim kuptimi nqs i jepej emri gjithė muajit gusht. Gjithashtu i mėshohet prirjes tė mospėrdorimit tė tė njėjtėve emra dhe pėr muajt e Bujkut dhe pėr tė Hyllvegut, qė tė ketė njė dallim tė menjėhershėm, qė nė emrin e muajit, se pėr cilin kalendar flitet.

xheme

Shkrime: 13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi