Urtėsia e Indianėve tė Amerikės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Urtėsia e Indianėve tė Amerikės

Mesazh  Berti69 prej 20.05.14 9:15

Oh Shpirt i Madh,

Mė jep qetėsinė pėr tė pranuar gjėrat qė nuk mund t’i ndryshoj, guximin pėr tė ndryshuar gjėrat qė mund t’i ndryshoj, Urtėsinė pėr tė kuptuar ndryshimin mes tyre.

(Lutje e fisit indian Cherokee)


“Oh Shpirt i Madh, me zėrin qė ta ndjej nėpėr erėra dhe me frymėmarrjen qė i jep jetė tėrė botės, dėgjomė!

Vij drejt Teje, nji prej shumė bijve tė tu.

Jam i vogėl dhe i dobėt, kam nevojė pėr forcėn dhe urtėsinė tande. Lermė tė ec mes gjėrave tė bukura, dhe bėj qė sytė e mi tė adhurojnė perėndimin e kuq dhe tė artė.

Bėj qė duart e mia tė respektojnė gjithė ēfarė ke krijuar, e veshėt e mi tė jenė tė mprehtė pėr tė dėgjuar zėrin tėnd.

Mė bėj tė urtė, ashtuqė unė tė mundem tė njoh gjanat qė i ke mėsue popullit tim, mėsimet qė ke fshehur nė ēdo gjethe, nė ēdo shkėmb.

Kėrkoj forcė, jo pėr tė qenė sipėror ndaj ndaj vėllezėrve tė mi, po pėr tė qenė i aftė tė luftoj armikun tim mė tė madh: vetveten!

Bėj qė tė jem gjithnjė i gatshėm pėr tė ardhė tek ti, me duar tė pastra dhe sy qė shohin drejt, ashtuqė kur jeta ime tė pėrhapet si drita nė perėndim, shpirti im tė mundet me ardhė tek ti pa pasur turp.”.

(Lutje e fisit indian Cherokee)


Trupi vdes. Trupi ėshtė thjesht ajo qė shpirti zotėron materialisht. Ėshtė zhgualli i shpirtit. Shpirti vazhdon rrugėn e vet.

(Tribuja Seminol)


Kurrė mos e merr fjalėn, nėse mė pėrpara nuk tregon pėrunjėsinė tėnde: “Unė jam i paditur, njė njeri i gjorė”. Kėshtu duhet tė fillojnė tė gjitha fjalimet. “Unė nuk di asgjė mė shumė se ju qė rrini ulur pėrreth meje, por unė do tė doja t’ju ofroja mendimin tim tė pėrunjur”.

(Tribuja Kiowa)


Paqja nuk ėshtė vetėm e kundėrta e luftės, nuk ėshtė vetėm hapėsirė mes dy luftėrash…Paqja ėshtė mė shumė se kaq. Ajo ėshtė Ligj i jetės. Paqja ėshtė tė vepruarėt nė mėnyrė tė drejtė, ėshtė tė mbretėruarėt e drejtėsisė nė ēdo krijesė.

(Thėnie e Irokezėve)


” …Nė jetėn e njė indiani egziston njė detyrė pėrmbushja e sė cilės nuk duhet harruar kurrė: ėshtė detyra pėr tė nderuar ēdo ditė e gjithnjė tė Pėrjetshmin dhe tė Padukshmin nėpėrmjet lutjeve, gjatė gjuetisė sė tij tė pėrditshme. Sa herė qė ai ndodhet pėrballė ndonjė pamjeje tė bukur qė frymėzon respekt tė thellė: pėrballė njė ylberi nėn renė e zezė e tė ngarkuar me shi nėpėr male, njė ujėvare tė bardhė-shkumuese nė zemėr tė greminės sė blertė; njė fushnaje tė gjerė pėrshkėnditur prej tė kuqes sė ndezur tė perėndimit,  gjuetari lėkurėkuq mbetet i heshtur pėr nji ēast, nė njė qėndrim adhurimi tė plotė.

Gjithēka qė bėn ka pėr tė njė domethėnie religjioze. Ai e ndjen Shpirtin e Krijuesit nė tė gjithė natyrėn, dhe beson fuqimisht se forca e mbrendshme qė zotėron buron nga Ai. Indiani e respekton tė pavdekshmen tek gjahu, vėllai i tij, e ky respekt i thellė shkon deri aty sa ai zbukuron me ngjyra simbolike dhe me pupla kokėn e kafshės sė vrarė. Mandej mban lart pipėn e mbushur, shenjė qė tregon se e ka ēliruar nė mėnyrė tė ndershme shpirtin e vėllait, trupin e tė cilit ka qenė i detyruar ta vrasė pėr tė mbajtur shpirtin gjallė…”

(Indian i tribusė Dakota-Santee)


Unė linda nėpėr luadhe ku era frynte lirisht dhe ku nuk kishte asgjė qė mund ta pengonte dritėn e diellit. Unė linda aty ku nuk kishte gardhe dhe ku ēdo gjė merrte frymė lirisht. Unė dua tė vdes atje, dhe jo mes kėtyre mureve.

(Dhjetė Arinjtė, Tribuja Komanē)


Zoti krijoi kėtė vend dhe vendosi nė tė indianėt. Krijoi lumin, peshqit nė kėtė lumė dhe drerėt nė ato male. Indianėt u shumėfishuan dhe u bėnė popull. Kjo ėshtė e drejta jonė, ashtu siē ishte nė njė kohė tė largėt tek e cila mbėrrin kujtesa e stėrgjyshėrve tė mi. Ky ushqim na jepte munndėsinė tė jetonim. Nėna ime mblidhte rrushk; babai im peshkonte dhe gjuante. Derisa tė vdes nuk do tė ndryshoj mendim. Gjaku im, forca ime, vjen nga peshqit, nga rrėnjėt e rrushkut; kėto janė palca e jetės sime. Mua nuk mė sollėn kėtu nga ndonjė vend i huaj, as nuk erdha vetė kėtu. Ėshtė krijuesi ai qė mė vendosi kėtu.

(Meninock, Yokima)


Nėse ju njerėzit e bardhė nuk do tė kishit ardhur kurrė, ky vend do tė ishte prapė si dikur. Gjithēka do ta kishte ruajtur pastėrtinė e saj tė origjinės. Ju e keni quajtur ‘tė egėr’, por nė tė vėrtetė nuk ishte i egėr.  Ishte i lirė. Kafshėt nuk janė tė egra; janė vetėm tė lira. Edhe ne ishim tė lirė para ardhjes suaj. Ju na keni trajtuar si tė egjėr, na keni quajtur barbarė, tė paqytetėruar. Por, ne ishim vetėm tė lirė!

(Shenandoah, kryetar i tribusė Onondaga)


Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi


Edituar pėr herė tė fundit nga Berti69 nė 20.05.14 9:19, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


509


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Urtėsia e Indianėve tė Amerikės

Mesazh  Berti69 prej 20.05.14 9:18

“Nuk na duhet tė themi apo tė mendojmė atė qė nuk dėshirojmė. Mund tė vendosim pėr atė, dhe kėtė duhet ta kuptojmė, dhe tė ushtrojmė tė marrim kėtė vendim."

--Rolling Thunder, fisi CHEROKEE


Mundėsia e zgjedhjes na bėn plotėsisht pėrgjegjės. Askush nuk mund tė na detyrojė tė mendojmė diēka qė nuk duam tė mendojmė. Askush nuk mund tė pėrcaktojė sjelljen dhe veprimin tonė. Nuk ėshtė ajo qė ndodh, por mėnyra se si e konsiderojmė atė qė ndodh. Kur dikush bėn diēka dhe mėrzitemi, nė ēfarėdo kohė tė dėshiruar mund ta ndryshojmė mėnyrėn se si e konsiderojmė. Mund t’i tregojmė vetes nė mėngjes qė dita do tė jetė e bukur dhe qė presin qė tė ndodhin gjėra fantastike. Kur e bėjmė kėtė pėrditė, mendja jonė pėrgatitet pėr tė kėrkuar gėzimin dhe eksitimin e ēdo dite.
Shpirt i Madh, ndihmomė tė zgjedh mendimet e mia me urtėsinė Tėnde.

“Rrathi ynė ėshtė i pakohshėm, rrjedhės, ėshtė njė jetė e re qė del nga vdekja-jeta duke e munduar vdekjen."

--Lame Deer, fisi LAKOTA


Kur e shikojmė botėn nė mėnyrė se si e konceptoi Shpirti i Madh, mund tė shohim se pse ka kuptim tė jetojmė nė harmoni me tė: pemėt rriten dhe mbajnė fruta, frutat kanė farėt, farėt bien nė dhe, nga dheu rriten pemė tė reja, pemė tė vjetra vdesin pėr tė hapur rrugėn pėr tė rejat. Ēdo herė qė mendojmė qė mund ta ndėrpresim kėtė cikėl ose ta ndryshojmė, do tė pėrjetojmė trazirė dhe ngatėrrim. Cikli njerėzor ekziston meqė foshnja bėhet i riu, i riu bėhet i rrituri, i rrituri ka fėmijė, i rrituri bėhet plaku, dhe plaku e mėson rrininė. Pleqtė shkojnė nė botėn e Shpirtit. Shpirti hyn nė foshnjet pėr tė prodhuar jetė tė re. Rrjedh nė rrjedhje. Ji rruga me rezistencėn mė tė vogėl.
Krijuesi im dhe Bėrėsi im, sot mėsomė thjesht tė rrjedh me lumin e jetės.

White Bison
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


509


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Urtėsia e Indianėve tė Amerikės

Mesazh  Magus prej 14.03.15 17:47

Fuqitė superiore tė cilat mund tė punojnė nė ne ėshtė e pakufizuar.
Fuqia qė ne marrim ka pėr qėllim pėr tė kryer shėrime fizike dhe shpirtėrore, profeci, tė zgjidhin probleme, tė organizojmė dhe tė kryejmė ceremonitė tona ... Gjithashtu shėrben pėr tė pėrhapur dashurinė, pėr t’a transformuar, pėr tė pėrhapur paqen dhe pjellorinė.
Kjo nuk ka pėr qėllim pėr tė na dhėnė pushtet mbi tė tjerėt, sepse burim i pushtetit nuk jemi ne. Ai vjen tek ne dhe rrjedh nėpėrmjet nesh, por ajo i takon Misterit tė Madh dhe ndihmėsve tė tij.

Frank Fools Crow (1890 - 1989)

avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



357


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi