Tė pasurit mė tė pasur se kurrė pas krizės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė pasurit mė tė pasur se kurrė pas krizės

Mesazh  Zattoo prej 20.05.14 0:33



Pasuritė e grumbulluara nga njė mijė njerėzit mė tė pasur tė Britanisė sė Madhe ėshtė rritur me 15 pėr qind nė njė vit, njė kėrcim spektakolar sipas studimeve vjetore tė kryera nga “Sunday Times”.

Tė gjithė sė bashku, njė mijė personat mė tė basur tė Britanisė sė Madhe kanė njė pasuri qė arrin nė 518,975 miliardė sterlina (637 miliardė euro), ose 15,4 pėr qind mė shumė se sa 449,654 miliardė sterlinat qė kishin vitin e kaluar, sipas kėsaj gazete.

“Kurrė nuk kisha parė njė rritje kaq spektakolare”, komentoi Philip Beresford qė nė vitin 1989 hartoi kėtė listė.

Shifra qė pėrfaqėson njė tė tretėn e Produktit tė Brendshėm Bruto (PBB) tė Britanisė sė Madhe, ėshtė dyfishuar nė raport me vitin 2009 qė, nė mes tė krizės financiare, arrinte nė njė total prej 258 miliardė sterlinash.

PBB-ja pėr banor nė Britaninė e Madhe, shpesh e pėrdorur pėr tė treguar pasurinė mesatare tė popullsisė ėshtė shumė mė posht se sa kulmi qė arriti nė vitin 2008 dhe parashikohet se nuk do e kalojė para vitit 2017 sipas shifrave tė publikuara nė fillim tė majit.

Pėr tė hyrė nė njė mijė mė tė pasurit, nė krye tė tė cilėve qėndrojnė vėllezėrit Gopichand dhe Srichand Hinduja me 11,9 miliardė sterlina, duhet tė kesh minimumi 85 milionė sterlina, kundrejt 80 milionė qė ishte nė vitin 2008 para se tė fillonte kriza.

Me njė pasuri qė vlerėsohet nė 330 milionė sterlina, mbretėresha Elizabeta II renditet nė vendin e 285-ė nė njė listė ku ajo ndodhet qė prej hartimit tė saj nė vitin 1989.

Sipas njė studimi tė fundit Britania e Madhe ėshtė vendi me pėrqėndrimin mė tė lartė tė miliarderėve pėr banorė nė botė, me 104 miliarderė nė sterlina qė banojnė nė kėtė vend.
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi