Mite, art e shkencė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mite, art e shkencė

Mesazh  Admin prej 25.12.08 0:46

Mite, art e shkencė

Mitet janė krijimtari dhe art. Ato pėrbėhen nga pėrralla, legjenda e folklor.

Sot qarkullojnė shume hipoteza se si arti gjithmonė i ka paraprirė shkencės dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarė, piktorė, skulptorė si Da Vinci, Mikelanxhelo, Verne, H.G.Ėells, e tė tjerė.

Mitet janė krijimtari dhe art. Ato pėrbėhen nga pėrralla, legjenda e folklor.

Sot qarkullojnė shume hipoteza se si arti gjithmonė i ka paraprirė shkencės dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarė, piktorė, skulptorė si Da Vinci, Mikelanxhelo, Verne, H.G.Ėells, e tė tjerė.

Ėshtė thėnė se pyetjes se si e fillonte punėn pėr njė skulpturė tė re, Mikelanxhelo iu pėrgjigj se, sė pari e imagjinonte statujėn brenda gurit tė mermertė qė do tė gdhendte dhe pastaj i vinte detyrė vetės qė ta pastronte atė nga pjesėt qė mbulonin pamjen e imagjinuar.

Duke zėvendėsuar pjesėt e tepėrta (+) me hapėsira boshe (-), ai lejonte daljen e skulpturės nė dritė.

Mė vonė Njutoni do ta pėrdorte kėtė koncept artistik pėr parashtrimin dhe zgjidhjen e problemeve algjebrike nė librin e tij “Universal Arithmetick”.

Nuk ka shkencė pa zbukurime, dhe jo art pa fakte, do tė thoshte V.Nabakov.

Por artisti a krijuesi trajton jo vetėm pamjen e jashtme tė realitetit, por edhe tė brendshmen, qė pėrbehet nga fantazi, mite, ėndrra, ndjenja, shpirt.

Deri para njė shekulli, shkencėtarėt merreshin vetėm me anėn e jashtme tė lėndės, duke studiuar formėn, lėvizjet, pėrbėrjen fizike, forcėn.

Nė vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenė se drita mund tė jetė objekt fizik i pėrbėrė nga grimca shumė tė vogla tė quajtura fotone.

Kjo ide tronditi qarqet shkencore tė kohės dhe shumė shkencėtarė u distancuan prej saj. A nuk ishte provuar pėr qindra vjet me eksperimente se drita ishte thjesht njė valė, ndėrsa tani Ajnshtajni, i ri nė moshė e nė shkencė, thyente ēdo ligj shkencor, duke thėnė se drita pėrbėhej nga grimca fizike.

Mė 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshėm pėr t’i pajtuar kėto dy rryma, duke paraqitur sintezėn se drita nuk ishte as valė e as grimcė, por pėrbėhej nga tė dyja; njohja e kėtyre dy aspekteve krejt tė ndryshme ishte e nevojshme pėr pėrcaktimin e dritės: njėra pa tjetrėn ishte jo e plotė, thoshte Bohr. Dhe kėshtu lindi Fizika Quantike.

Pėr Ajnshtajnin thuhet se mohonte ekzistencėn e Zotit dhe njė letėr e tij mbi kėtė ēėshtje u shit kohėt e fundit afro 250 mijė dollarė.

Por shpesh pak rėndėsi ka se ēfarė thuhet, sepse me idenė e tij, Ajnshtajn ndihmoi pėr tė provuar se drita ėshtė edhe materie. Por duke u nisur nga njė arsyetim i ngjashėm i pėrmbysur, del se bota ėshtė jo vetėm fizike, por edhe shpirtėrore.

Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtė hebraik) pėrmban edhe njė bisedė midis Zotit dhe Abrahamit - “Po tė mos isha Unė, ti nuk do tė ekzistoje” - “Po, Zot, ėshtė e vėrtetė e tė jam mirėnjohės. Por po tė mos isha unė, Ju nuk do tė njiheshit”.

Ky dialog bėhet midis natyrės dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohės dhe hapėsirės, mitit dhe krijimit, e njeriut nė vetvete midis pjesės sė djathtė e tė majtė tė trurit.

Gjithashtu dialogu Zot-Abraham tregon se njeriut gjithmonė i ėshtė dashur tė besojė e njėkohėsisht tė shohė me dyshim atė qė beson.

Pra kjo ndarje dypjesėshe ka ekzistuar qė nė fillim, prandaj edhe miti duhet parė e shihet si mjet alegorik qė tregon njė histori tė ndėrlikuar e me shumė kuptime.

Dionisi e Apolloni, ishin vėllezėr, bij tė Zeusit. Sipas Mitologjisė, Dionisi ishte Perėndi e qejfit, dhimbjes vuajtjes, bukurisė, ēmendurisė, terrorit. Apolloni, ishte Perėndi e arsyes, shkencės, mjekėsisė, ligjit e dijes.

Thuhet se ai i fitoi kėto veti kur pushtoi Orakullin e Delfit qė deri atėherė mbahej nga perėndia Pan, i cili pėr nga karakteri ngjante shumė me Dionisin. Gjithashtu Apolloni vrau edhe gjarprin gjigand Python qė ruante kėtė tempull. Python ishte i shenjtė pėr Dionisin.

Duke iu referuar legjendės, Herodoti thotė se nė lashtėsi, Tempulli i Delfit u pushtua nga enkelenjtė “ngjalė”, qė ishin Ilirėt. “Illurjanka” - “gjarpėr”, tė cilėt mė pas u zhdukėn ose u shpėrndanė. Duket se Apolloni shėnon tėrheqjen e ilirėve nga zona e Delfit dhe ardhjen e helenėve.

Miti thotė se Apolloni e arriti kėtė duke pėrdorur njė armė tė re: harkun dhe shigjetėn, qė mund tė merret si metaforė e fitores tė sė resė mbi tė vjetrėn, popullsisė sė ardhur ndaj asaj autoktone.

Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit tė Biblės mbi Adamin, Evėn, gjarprin dhe mollėn nė Kopshtin e Edenit. Apollo - greq. “mollė”.

Megjithėse Dionisi e Apolloni ishin krejtėsisht tė kundėrt pėr nga karakteri, ata kishin njė gjė tė pėrbashkėt: tė dy ishin Perėndi tė Muzikės.

Dionisi trashėgoi nga Pan, flautin, paraardhės i instrumenteve tė sotėm frymorė, si trompa, saksofoni, klarineta. Ndėrsa Apolloni, i cili ishte mė serioz e i pėrmbajtur, mori pėrsipėr lirėn, paraardhėse e harpės, violės e violinės.

Sipas mitit, lira e Apollonit kishte gjithmonė 7 tela, njė pėr ēdo zanore.

Thuhet se Platoni, pėrkrahės i muzikės apolloniane, e cila krijonte njė atmosferė tė qetė e menduese, ishte kundėr muzikės dionisiane, plot zhurmė e ritėm, dhe shpalli se nė “Republikėn” e tij do tė lejohej vetėm muzika apolloniane.

Kėto dy forma tė ndryshme muzike, janė ende tė pranishme; njėra e thellė, serioze, e tjetra e lehtė, shfrenuese.

Kėshtu, nuk ėshtė as e rastit qė nė tė gjitha orkestrat simfonike, nė rreshtin e parė vendosen instrumentet me tela, pasardhėse tė lirės sė Apollonit, ndėrsa veglat frymore vendosen pas.

Dhe e kundėrta ndodh nė xhaz, njė formė dionisiane e muzikės, ku saksofoni, trompa e klarineta e veglat e tjera frymore dalin nė ballė dhe pas tyre vijnė instrumentet me tela.

Astrit Lulushi

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi