Librat e ndaluar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Librat e ndaluar

Mesazh  Berti69 prej 15.05.14 22:08

Nė zjarr: njė histori censure



Ndalimi i librave pėr shkaqe fetarė ėshtė ndoshta forma mė e vjetėr e ndalimit tė librave. Qė nė kohėrat e hershme tė grekėve, tek konkuistadorėt, e deri tek Rajhu i Tretė i Hitlerit, raca njerėzore ka vėnė nė dyshim besimet e njėri-tjetrit.

Pushteti ka ofruar dominim tė njė pale ndaj tjetrės, pushtet qė i ka dhėnė formė historisė. Shumė jetė njerėzore janė humbur, ashtu si janė humbur edhe libra tė rėndėsishėm e tė pakthyeshėm. E megjithatė, cfarė ėshtė mbrojtur dhe cfarė ėshtė shpėtuar me anė tė ndalimit tė librave?

Ndalimi pėr shkaqe letrare i letėrsisė ėshtė praktikuar prej mijėra vitesh. Nė Athinė, nė shekullin 5, traktati i Protagorės u hoq mėnjanė dhe u akuzua si fyes. Nė fjalinė e parė tė tij thuhej: “Nė lidhje me perėnditė, unė nuk jam nė gjendje tė them nėse ato ekzistojnė, apo nėse ato nuk ekzistojnė”. Protagora u dėbua jashtė vendit dhe tė gjithė kopjet e traktatit tė tij u dogjėn. Sokrati u dėnua me vdekje pėr mendime tė ngjashėm. Akuza ndaj tij ishte: “Sė pari, pėr shkak se mohon perėnditė e njohura nga shteti dhe se prezanton hyjni tė reja, dhe sė dyti sepse prish tė rinjtė”.

Nė vitin 360 para Krishtit, Platoni shkruante nė lidhje me republikėn e tij ideale: “Puna jonė e parė do tė jetė tė mbikėqyrim krijimin e fabulave dhe legjendave; tė hedhim poshtė tė gjithė ato qė janė tė papėrshtatshme”. Nė perandorinė romake, shteti dhe magjistratėt e tij kontrollonin zyrtarisht fenė. Livi ka shkrajtur se para vitit 186 para Krishtit, senati grumbullonte dhe digjte librat qė profetizonin. Roma u pėrpoq gjithashtu tė censurojė “Odisenė”, pėr arsye se nė tė paraqiteshin idealet grekė tė lirisė, tė cilėt qenė njė rrezik pėr Romėn.

Dorėshkrimet mė tė hershėm, si ata tė gjendur nė Romė, Greqi apo Kinė ishin kopje teke apo dyshe, qė pasi digjeshin, zhdukeshin njė herė e pėrgjithmonė. Me mbėrritjen e shtypshkronjės nė 1450, qarkullimi i librave pėsoi rritje. Djegia e tyre u kthye mė shumė nė dicka simbolike, se sa e dobishme. Censura nuk u kufizua nė djegien, dhe zakonisht botuesi fillimisht pėrndiqej. Vetėm 20 vite pas shpikjes sė Johan Gutenbergut, njė zyrė censure u hap nė Gjermani.

Henri VIII i Anglisė krijoi njė sistem tė ngjashėm qė kėrkonte qė fillimisht tė gjithė botimet tė paraqiteshin tek Kurora. Nė vitin 1535, mbreti francez Franci I nxori njė urdhėr qė nxirrte jashtė ligji printimin e librave.

Kisha Katolike krijoi listėn e parė tė librave tė ndaluar tė quajtur Index Librorum Prohibitorum, apo Indeksi i Librave tė Ndaluar nė vitin 1559. Indeksi shėrbeu si njė guidė pėr censorėt laikė, qė vendosnin se cfarė mund tė printohej. Indeksi vazhdoi tė shtojė tituj me kalimin e shekujve, deri kur u shfuqizua nė vitin 1966, me 5000 tituj. Kisha Spanjolle dhe Kisha Irlandeze krijuan secila listat e tyre, tė cilat u shfuqizuan edhe ato nė fundin e viteve gjashtėdhjetė.

Bibla, nė shumė versionet dhe pėrkthimet e saj ka njė histori tė gjatė ndalimesh dhe djegiesh. Nė vitin 553, perandori romak Justiniani ndaloi pėrdorimin e Midrashit hebre dhe ofroi pėrdorim ekskluziv tė versioneve nė greqisht dhe latinisht tė Biblės. Uilliam Tandeili nisi tė pėrkthejė Testamentin e Ri nė vitin 1525, pavarėsisht hidhėrimit tė klerit anglez. Ai u bė libri i parė i printuar i ndaluar nė Angli, dhe kopje tė tij u dogjėn shpesh herė.

Pėr shkak tė trysnisė sė vazhdueshme pėr tė lejuar njė Bibėl nė anglisht, Henri VIII mė pas lejoi Biblėn e Mateut, njė bashkėpunim i punės sė Tandeilit dhe Xhon Roxhersit. Nė vitni 1555, Mbretėresha Meri urdhėroi qė askush nuk duhet tė sjellė nė kėtė mbretėri libra, letra etj. me emrin e Martin Luterit, Xhon Kelvinit, Majėlls Kovėrdejėllit, Erasmusit, Tandeilit etj apo libra tė tjerė qė pėrmbanin doktrina false kundėr besimit katolik.

Nė Gjermani, pėrkthimi prej Martin Luterit i Biblės u konsiderua heretik dhe u dogj nga Kisha. Bibla e keqe, e quajtur kėshtu pėr shkak tė heqjes aksidentale tė fjalės “mos” nė komandamentin e shtatė u botua nė vitin 1631. Nė vitin 1900, Papa Lei XIII nxorri njė urdhėr qė versionet nė gjuhė tė ndryshme tė Biblės lejoheshin vetėm nėse miratoheshin nga Selia e Shenjtė.

Talmudi ėshtė ndaluar pėr shumė shekuj. Gjatė mesjetės, Kisha Katolike nisi tė vecojė libra tė “rrezikshėm”. Nė vitin 1239, Papa Gregori IX urdhėroi djegien e tė gjithė librave hebrenj. Deri nė 1244, Talmudi digjej nė sasi shumė tė mėdha nė Paris. Nė vitin 1415, Papa Benedikti XII urdhėroi qė tė gjithė kopjet e Talmudit t’u dėrgoheshin peshkopėve pėr t’i ruajtur.

Hebrenjtė u ndaluan qė tė zotėronin kopje materalesh qė ishin antagonistė ndaj Krishtėrimit. Niė pushim i shkurtėr i ndalimit tė librave u sigurua nga Papa Leo X nė vitin 1520, por deri nė vitin 1555 ndalimi u rikthye dhe hebrenjtė kėrcėnoheshin tashmė deri me vdekje, nėse nuk dorėzonin tė gjithė materalet qė pėrbėnin blasfemi. Nė Itali u shkatėrruan 12 mijė vėllime.

Talmudi ka qenė nė listėn origjinale tė Indeksit tė Kishės. Mė pas, versioni i parė nė arabisht i Kur’anit nuk ka dalė pėrpara vitit 1925. Cdo lloj pėrkthimi i librit tė shenjtė tė fesė islame konsiderohet nga shumica e mylimanėve si joperfekt. Ai mund tė riprodhohej vetėm nė formė tė shkruar.

Gjatė mesjetės, kryqėzatat kundėr vendeve arabė ushqyen njė armiqėsi tė vazhdueshme mes krishtėrimit dhe islamit. Njė pėrkthim i hershėm nė latinisht u realizua nė viti 1141 nga Pjetri i Nderuar, abati i Clunyt. Deri nė 1215, kisha i konsideronte myslimanėt si tė pafe dhe u miratuan ligje qė kufizonin myslimanėt.

Botimi i radhės nė arabisht i Kur’anit nė Evropė ndodhi nė vitin 1530, dhe ai gjithashtu u dogj. Nė fund tė shekullit 17, Ibrahim Myteferrika siguroi lejė nga sulltani turk qė tė printonte libra, por jo Kur’anin. Aktualisht ekzistojnė 43 pėrkthime tė Kur’anit, tė gjithė tė paautorizuar. Kur’ani dhe Bibla janė tekstet e shenjtė mė tė lexuar. Mė shumė pjesė tė Kur’anit janė tė memorizuar se cdo lloj shkrimi tė ngjashėm.

Nė Bashkimin Sovjetik, Talmudi, Bibla dhe Kur’ani tė gjitha u ndaluan. Direktivat e qeverisė sovjetike pėr libraritė thoshin se libra dogmatikė fetarė si Ungjijtė, Kur’ani dhe Talmudi mund tė mbeteshin vetėm nė libraritė e mėdha, dhe lejoheshin tė lexoheshin vetėm nga studentė tė historisė, por duhej tė hiqeshin nga libraritė e vogla.

Ndalimi i librave me pėrmbajtje fetare ka shumė aspekte dhe gjithmonė ėshtė gjykuar prej ideve bashkėkohore. Nė vitin 1632, njė astronom me emrin Galileo Galilei shkruajti “Dialogun mbi Dy Sistemet Kryesorė tė Botės”. Galileo ishte njė mbėshtetės i teorisė heliocentrike tė Kopernikut, pra qė toka dhe trupat e tjerė qiellorė rrotulloheshin pėrreth Diellit.

Libri u shkruajt si njė bashkėbisedim mes tre njerėzve: “njė fjorentinas qė beson nė sistemin e Kopernikut, njė mbėshtetės i teorisė gjeocentrike tė Aristotelit, si dhe njė aristokrat venecian, nė dobi tė tė cilit ata prezantojnė argumentat e tyre”. Libri ishte strukturuar nė mėnyrė tė tillė qė tė pajtohej me urdhėrin e Kishės, sipas tė cilit Galileo duhej tė paraqiste teorinė e tij heliocentrike si njė koncept matematik dhe jo si njė “realitet fizik”.

Megjithatė, nė tekst bėhej e qartė se Galileo besonte qė teoria heliocentrike ishte e saktė. Kjo vepėr ishte shumė e rėndėsishme nė krijimin e metodave moderne shkencore. “Sė pari, deklarimet dhe hipotezat pėr natyrėn duhet tė bazohen gjithmonė nė vėzhgimin, dhe jo nė urdhėrat; dhe sė dyti, proceset natyrorė mund tė kuptohen mė mirė nėse paraqiten nė terma matematikorė”.

Galileo e botoi librin e tij pas paralajmėrimeve tė pėrsėritur pėr tė mos botuar teoritė kopernikase. Ai u tregua i mencur kur shtoi njė parathėnie tė njė teologu tė Vatikanit, i cili e pranonte librin si njė ushtrim intelektual. Por nuk ia doli tė bindte Papėn. Shpejt, Galileo u burgos nė Romė pėr herezi. Ai tėrhoqi mbrapsht librin nė mėngjesin e 22 qershorit 1633. Libri u ndalua dhe Galileo u vendos nėn arrest shtėpie.

Nė vitin 1824, njė astronom roman me emrin Kanon Setele botoi njė studim pėr teoritė moderne shkencore. Mė nė fund, Kisha pranoi “mendimin e pėrgjithshėm tė astronomėve modernė”. Megjithatė, u desh tė kalonte kohė deri nė indeksin e 1835, qė tė hiqej emri i Galileos, Keplerit dhe Kopernikut.

Nė librin “Oliver Tuist” tė Carls Dikensit, personazhi me emrin Fagin pėrshkruhet si “Cifuti” nė skena tė ndrysme gjatė librit. Flokėt dhe mjekrra e kuqe e Fagin lidheshin zakonisht me imazhet e djallit nė lashtėsi. Ai kish njė hundė nė formė harku, njė tė ecur tė hallakatur, njė gabardinė tė gjatė… dhe portretizohet si Satanai, i ngjashėm me njė gjarpėr.

Njė version i ripunuar i Oliver Tuistit u botua nė vitin 1867, nė tė cilin Dikensi kish eleminuar “Cifutin” dhe e kish zėvendėsuar me “ai”, ose “Fagin”. Nė vitin 1949, disa prindėr hebrenj nė Bruklin, Nju Jork protestuan pėrdorimin e kėtij materiali nė letėrsinė e shkollės sė mesme. Ata deklaruan se fėmijėt e tyre duhet tė arsimoheshin pa anime fetare, duke pėrmendur Faginin tek Oliver Tuisti dhe Shajlokun tek Tregtari i Venecias. Gjykata e Lartė e Kings Kaunti vendosi qė veprat nuk duhej tė ndaloheshin nė shkolla.

Por ka edhe libra mė aktualė qė janė ndaluar nga Kisha Katolike. Tek libri “E pagabueshme; njė kėrkim”, Hans Kyngu ka vėnė pikėpyetje mbi pagabueshmėrinė e kishės katolike. Kyngu ishte njė teolog katolik, si dhe njė prift gjė qė dukej se i pėrkeqėsonte gjėrat. Sipas doktrinės, “pagabueshmėria ėshtė tipar i Papės kur ai flet si kreu i kishės pėr cėshtjet e fesė dhe moralit”. Kyngu argumentonte se duhet tė lejohet hapėsirė pėr gabime dhe kisha gjithėsesi do tė mbizotėronte.

Ai kritikoi enciklikėn e Papa Gjon Palit VI pėr kontrollin e lindjeve, “Humanae Vitae”. Ai pretendonte se ungjilli i Krishtit ėshtė injoruar dhe tradita papnore ėshtė mė e rėndėsishme. Kyngu shkruan se duhet tė ketė njė lidership ku “papa ekziston pėr Kishėn dhe jo Kisha pėr Papėn”. Kur libri i tij u botua nė vitin 1970, ai krijoi polemika shumė tė mėdha. Si pėrgjigje ndaj librit tė tij, kisha katolike botoi “Deklaratėn kundėr disa gabimeve tė kohėve tė sotme”. Kėtu konfirmohej pagabueshmėria e Papės dhe peshkopėve.

Si ndėshkim i mėtejshėm, Kyngu u ndalua qė tė vazhdojė tė pėrfaqėsojė Kishėn, pėr arsye se ai po “shkaktonte konfuzion mes besimtarėve”. Ai gjithashtu u ndalua qė tė predikonte doktrinėn katolike dhe institucionet katolikė nuk u lejuan ta afrojnė.

Hera e parė qė njė libėr u dogj nė Amerikė ndodhi nė 1650, kur njė pamflet fetar i botuar nga Uilliam Pyncėn u dogj nė tregun e Bostonit. Censura moderne amerikane u krijua nga Antoni Komstoku, i cili krijoi “Shoqėrinė e Nju Jorkut pėr shtypjen e vesit” nė 1872. Ligji Komstok u krijua njė vit mė vonė, pasi Komstoku loboi nė kongres pėr “moral, jo art e letėrsi”.

Ligji Komstok ndalonte postimin materialeve qė konsideroheshin “tė turpshėm, tė pahijshėm, tė ndyrė”. Pėr shkak tė kėtij ligji, 3500 vetė u pėrndoqėn dhe 350 libra u ndaluan. Kėtu pėrfshiheshin klasikė si “Rrėfimet e Kentėrbėrit” tė Shoserit apo “Lizistra” e Aristofanit. Mė vonė do tė ndaloheshin klasikė tė tjerė tė Ernest Hemingueit, Xhon Shtajnbekut dhe Xhejms Xhoisit.

Nėn udhėheqjen e Hitlerit dhe partisė sė tij kombėtare socialiste (naziste), djegia e librave u shndėrrua nė njė simbol tė fuqishėm e tė shpeshtė tė doktrinės sė tyre. Nė 10 maj 1933, studentėt mblodhėn 25 000 vėllime nga autorė hebrenj dhė i dogjėn pėrpara Universitetit tė Berlinit.

Mes autorėve, librat e tė cilėve u dogjėn, ishin Xhek Londoni, Albert Ajnshtaini, Upton Sinkleri, Ernest Heminguei dhe Hainrih Mani. Demonstrime tė ngjashėm pasuan. Studentėt nisėn tė sulmojnė dyqane librash pėr tė gjetur materiale pėr t’i hedhur nė flakė. Nė Salsburg, 15 mijė vetė morėn pjesė nė njė “zjarr purifikimi” ku u dogjėn 2000 vėllime, shumė prej tė cilėve libra hebrenj apo katolikė. Gjatė djegies masive, turma u mblodh bashkė duke kėnduar “Deutschland Über Alles”.

Sot, shumica e librave kundėrshtohen pėr arsye se pėrmbajnė blasfemi apo dhunė, seks, homoseksualizėm, shtrigani dhe magji, “humanizėm laik” apo filozofi tė epokės sė re, paraqitje tė fėmijėve rebelė, apo gjuhė politikisht jokorrekte, raciste apo seksiste.

Nė dhjetė vitet mes 1990 dhe 2000, nga 6364 kundėrshtime, 1607 ishin pėr pėrmbajtje seksuale, 1427 pėr gjuhė ofenduese, 1256 konsideroheshin tė papėrshtatshėm pėr grupmoshat, 737 u konsideruan tė dhunshėm si dhe 419 pėr nxitje tė njė kėndvėshtrimi fetar.

Nė kohėrat moderne, ndalimi pėr shkaqe fetarė pėrmban tė njėjtat tipare. Shembujt mė tė zakonshėm janė ata ku pėrdoret mė kot emri i Perėndisė, nxitja e kėndvėshtrimeve antikristianė apo shpifjet ndaj Kishės. Vargjet Satanikė ėshtė ndaluar pėr shkak tė pėrmbajtjes antimyslimane. Veprat e Shtajnbekut janė hequr mėnjanė pėr arsye se mallkojnė emrin e Zotit.

Ndalimi i librave pėr shkaqe fetarė ėshtė ndoshta forma mė e vjetėr e ndalimit tė librave. Qė nė kohėrat e hershme tė grekėve, tek konkuistadorėt, e deri tek Rajhu i Tretė i Hitlerit, raca njerėzore ka vėnė nė dyshim besimet e njėri-tjetrit. Pushteti ka ofruar dominim tė njė pale ndaj tjetrės, pushtet qė i ka dhėnė formė historisė. Shumė jetė njerėzore janė humbur, ashtu si janė humbur edhe libra tė rėndėsishėm e tė pakthyeshėm. E megjithatė, cfarė ėshtė mbrojtur dhe cfarė ėshtė shpėtuar me anė tė ndalimit tė librave?


Censurė nė kohėra moderne

Qė nga viti 1982, Shoqata Amerikane e Librarive ka sponsorizuar Javėn e Librave tė Ndaluar, njė pėrpjekje pėr tė ndikuar nė pėrhapjen e fjalės sė lirė dhe librarive tė hapura. Tradita erdhi si njė kujtesė, se sa larg ka ecur shoqėria qė nga viti 1557, kur Papa Pali IV krijoi i pari Indeksin e Librave tė Ndaluar pėr tė mbrojtur katolikėt nga idetė kontroverse. Katėrqind e nėntė vite mė vonė, Papa Pali VI do ta shfuqizonte, ndonėse mbeten ende pėrpjekje pėr censurė. Ja njė listė e librave mė tė kundėrshtuar tė tė gjithė kohėrave.


“Dėlirėsia” / Volteri

Kjo satirė klasike franceze vė nė lojė dhe satirizon tė gjithė gjėrat e shenjta – ushtritė, kishat, filozofėt, e madje edhe vetė doktrinėn e optimizmit. Nė vitin 1930, Dogana e SHBA kapi kopje tė librit tė lidhura nė Harvard dhe nė vitin 1944, Zyra Postare e Shteteve tė Bashkuara kėrkoi qė “Dėlirėsia” tė hiqej nga katalogu i kompanisė sė madhe tė shitjeve me pakicė, “Concord Books”.


“Aventurat e Hakėlberi Finit” / Mark Tuein

Nė vitin 1885, Libraria Publike Concord nė Massachusets e ndaloi librin qė kish njė vit qė kish dalė pėr shkak tė gjuhės “sė ashpėr” – kritikėt thanė se pėrdorimi i gjuhės sė rrugės nga Mark Tueini ishte poshtėrues dhe i dėmshėm. Njėri prej tyre madje e quajti “plehrė e rėndomtė, qė mė shumė i shkon pėr shtat lagjeve tė varfėra se sa njerėzve inteligjentė e tė respektueshėm”.


“Botė e re” / Aldus Haksklei

Vepra e Hakskleit e vitit 1932 – qė flet pėr njė shoqėri tė droguar, teveqele dhe tė prodhimit nė masė – ėshtė kundėrshtuar nė vazhdimėsi pėr shkak tė temave tė veta tė seksualitetit, drogėrave dhe vetėvrasjes. Jo mė larg se viti 1993, njė grup prindėrish u pėrpoqėn tė nxjerrin jashtė ligjit dhe tė ndalojnė librin nė Korona-Norko, Kaliforni pėr arsye se ai “pėrqėndrohej pėrreth negativitetit”.


“1984” / Xhorxh Oruell

Eshtė ironike, por edhe me vend qė libri 1984 tė hyjė nė listėn e Shoqatės sė Librarive Amerikane tė librave pėrgjithėsisht tė kundėrshtuar, duke patur parasysh paralajmėrimin e tij krejt tė hapur ndaj censurės totalitare. I shkruajtur nė vitin 1949 nga autori britanik, ndėrkohė qė ky kish zėnė shtratin e vdekjes nga tuberkulozi, libri ėshtė njė kronikė e tė ardhmes sė zymtė tė njė shoqėrie tė zhvatur krejt nga liria, privacia dhe e vėrteta.


“Lolita” / Vladmir Nabokov

I botuar fillimisht nė Francė nga njė gazetė pornografike, ky roman i vitit 1955 eksploron mendjen e njė pedofili shumė inteligjent, por qė ndien neveri pėr vetveten, Hambert Hambert, i cili rrėfen jetėn e tij si dhe obsesionin qė e konsumon atė: epshin qė ndien pėr vajza tė vogla tėrheqėse, si pėr shembull 12-vjecarja Dolores Hejz. Zyrtarėt francezė e ndaluan librin duke e quajtur tė turpshėm, ashtu sic ndodhi edhe nė Angli, Argjentinė, Zelandėn e Re dhe nė Afrikėn e Jugut.


“Unė e di pėrse kėndon zogu nė kafaz” / Maya Angelou

Libri me kujtime i vitit 1970, i pari ndėr pesė vepra autobiografike tė Angelout zemėroi censorėt pėr shkak tė pėrshkrimit grafik qė i bėnte racizmit dhe seksit, sidomos pasazhet nė tė cilėn ajo kujton se si ishte pėrdhunuar nga i dashuri i tė ėmės kur kish qenė vetėm tetė vjec.


“Udhezues pėr anarkistė” / Uilliam Pauell

Pauell ishte vetėm 19 vjec kur shkruajti kėtė klasik kulti nė 1971. Libri udhėzues pėr guerilas arriti jo vetėm tė zemėrojė zyrtarė tė qeverisė, por edhe grupe anarkistėsh. Njė organizatė e tillė, CrimethInc. tha se libri paraqiste keq idealet anarkistė dhe mė vonė nxorri librin e saj me tė njėjtin emėr.


“Vargjet satanikė” / Salman Rushdie

Ky libėr shkaktoi protesta nė tė gjithė botėn pėr atė qė disa e kanė quajtur njė trajtim blasfemik tė besimit islam (nė tė gjithė librin, Rushdie e quan profetin Muhamed si Mahund, emri mesjetar pėr djallin). Nė vitin 1989, pesė vetė vdiqėn nė protesta nė Pakistan dhe njė turmė qė qėllonte me gurė plagosi 60 vetė nė Indi. Ndonėse Rushdie nxorri njė apologji, lideri shpirtėror iranian Ajatollah Ruhollah Khomeini dėnoi publikisht me vdekje autorin indiano-britanik, duke vendosur njė shpėrblim 1 milionė dollarė pėr kokėn e tij (njė vrasės iranian do tė merrte 3 milionė dolalrė, premtoi Khomeini).


Seritė e “Harry Potterit” / J.K. Rauling

Nė vitin 2001, njė grup prindėrish nė Ljuston, Mein ofruan njė skenim djegie librash duke hedhur nė zjarr njė seri librash qė ata pretendonin se nxisnin dhunė, shtrigani dhe adhurim tė djallit. (Departamenti i zjarrfikėsve ndėrhyri pėrpara se tė ndizej shkrepėsja e parė, dhe organizatorėt e protestės siguruan njė palė gėrshėrė me tė cilėt tė grisnin librat). Ndonėse Herri Poteri ishte ende nė “foshnjėrinė” e vet letrare, saga e djaloshit magjistar ka bėrė tashmė shumė kundėrshtarė.

bota.al
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi