Nevoja e manipulimit dhe e bindjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nevoja e manipulimit dhe e bindjes

Mesazh  Odin prej 14.05.14 10:39

Njė vėshtrim i cekėt mbi evolucionin e komunikimit strategjik dhe pėrshkallėzimin e Inxhinierisė sė Pėlqimit. Ku po shkon formėsimi i opinionit publik dhe a mund tė orientohet nė dobi tė progresit shoqėror.



Shtysa pėr tė zotėruar gjėra qė nuk janė thelbėsore pėr ekzistencėn apo edhe pėr kėnaqėsinė tonė afatgjatė ėshtė ende ēėshtje studimi dhe analize nė shumė aspekte. Por ashtu si fanepsjet efemere dhe dashuritė qė skadojnė brenda njė stine, gjakimi i njeriut pėr ta pasur gjithēka nė ēastin qė e dėshiron dhe ashtu siē ia do zemra, qėndron nė thelb tė kapitalizmit modern dhe infrastrukturės sė tij mbėshtetėse.

Reklamat pėr shembull, shpesh tė shpėrfillura nga mė intelektualėt dhe tė diturit ndėr ne, mbeten megjithatė njė ngasje reale – tė paktėn nė nivelin e nėnvetėdijes – dhe si rrjedhojė, njė shtysė e paartikuluar brenda vetes pėr tė kryer veprime, tė cilat shpesh nuk do t’i mbijetonin njė analize racionale dhe koherente.

Nė sfera tė tjera, manipulimi i perceptimit orientohet nga bindja e votuesve pėr tė mbėshtetur njė kandidat zgjedhor apo nxitja e njė kombeve tė tėra pėr t’u rreshtuar luftėrave nė kontinente tė largėta, nė emėr tė vlerave tė njė paqeje abstrakte. Gjėra tė tmerrshme janė arritur pėrmes metodave tė komunikimit strategjik: gjenocide, rrėzime demokracish, rrėnime ekonomish dhe mbytje tė aspiratave tė popujve tė lirė pėr tė jetuar si tė barabartė ndėr tė tjerėt.

Po ashtu, fitore tė mėdha tė njerėzimit janė luftuar nė tė njėjtėn rrugė pėr tė fituar mendje pas mendjeje e zemėr pas zemre. Por, arti i errėt i formėsimit tė aprovimit nuk ėshtė domosodoshmėrisht njė shpikje e Shekullit XX.

Diku nė vitet ’60 para Krishtit, Marcus Tullius Cicero ishte nė ngjitje tė karrierės sė tij politike drejt marrjes sė postit tė Konsullit – karrigia mė e lartė nė Republikėn Romake – kur vėllai i tij Quintus vendosi tė shkruante njė pamflet pėr t’i ardhur nė ndihmė. “Commentariolum Petitionis” ishte materiali i parė i marrėdhėnieve tė publikut (PR), pėrqendruar te sfera e politikės dhe elektorati, diēka mė pak se 2000 vjet para kohės sė babait zyrtar tė PR, Edward Bernays.

Ndonėse ky i fundit e ka merituar titullin falė pėrpjekjeve akademike pėr ta konturuar konceptin dhe zbatimin e marrėdhėnieve tė publikut sipas njė modeli bashkėkohor dhe industrial, historia flet pėr raste tė tjera pėrfaqėsuese nė nivelin praktik. Georgiana Cavendish, Dukeshė e Devonshire, ishte ndėr profesionistėt e parė tė marrėdhėnieve tė publikut nė botė, duke zhvilluar njė fushatė intensive nė mbėshtetje tė Charles James Fox dhe partisė sė tij liberale. Fox ishte pro Pavarėsisė sė Amerikės, pro Revolucionit Francez dhe njė militant i zhdukjes sė skllavėrisė.

Pavarėsisht kėtyre referencave praktike, PR zuri njė vend formal nė historinė e shkruar tė njerėzimit mė vonė nė shekullin XX, kur teknika dhe zbatimi u integruan me botėn e korporatės, me intensifikimin e revolucionit industrial, prodhimin nė seri dhe forcimit tė konkurrencės pėrballė kristalizimit tė shoqėrisė konsumatore.

Nė fund tė viteve 1800 dhe fillimin e 1900, Ivy Lee zuri vendin nė histori si specialisti i parė i mirėfilltė i PR. Ai krijoi njoftimin pėr shtyp siē e njohim sot, dha tė parat shėrbime profesionale nė histori ndaj Standard Oil (John D. Rockefeller), si dhe shpiku edhe vetė termin “marrėdhėnie me publikun”.

Termi njohu njė kuptim mė akademik dhe njė praktikė revolucionare nga Edward Bernays. Themeluesi i industrisė sė marrėdhėnieve tė publikut dhe propagandės moderne, vėrtet nuk shpiku rrotėn, por ashtu siē ėshtė edhe shprehja, e bėri tė rrotullohet nė drejtimin e duhur.

Bernays e realizoi koktejin e tij falė njė kombinimi tė hulumtimeve ekzistuese mbi sjelljen e turmės (“Turma: njė studim i mendjes popullore” - Gustave Le Bon - 1895; “Instinkte tė kopesė nė paqe dhe luftė” - Wilfred Trotter - 1916) me lėvrimet e ungjit tė tij nė fushėn e psikoanalizės. Ungji nė fjalė ishte Sigmund Freud.

Pėrveē referencave tė shumta bibliografike, kėtė histori e gjeni tė treguar bukur nė dokumentarin me katėr pjesė tė vitit 2002, “The Century of the Self” (Shekulli i vetes) nga Adam Curtis.

Frymėzuar dhe mbėshtetur nė hapat e tė parėve, Bernays shkroi dhe publikoi disa materiale themeltare tė komunikimit nė nivel industrial, si “Kristalizimi i opinionit publik” - 1923, “Propaganda” - 1928, si dhe “Inxhinieria e pėlqimit” – 1947 (The Engineering of Consent).

Kjo ese prej disa faqesh shndėrroi botėn e komunikimit, reklamės, politikės dhe vetė mėnyrės sė tė bėrit biznes pėrmes premisės sė manipulimit tė dėshirave tė pavetėdijshme tė njerėzve. Sipas Bernays, popullatave tė tėra u mungonin parime tė qarta intelektuale dhe morale, ndaj ishin tė cenueshėm nga ndikimi i pavetėdijshėm pėr tė dėshiruar gjėra qė nuk u duheshin. Diēka e tillė arrihej duke lidhur ato produkte dhe ide me dėshirat e pavetėdijshme.

I gjithė ky sistem i manipulimit tė qėllimshėm dhe tė strukturuar nė shkolla, metodologji, pėrshkrime pune dhe madje, dhėnie ēmimesh e dekoratash pėr mė skifterėt dhe mė novatorėt e industrisė nė fjalė, nuk nėnkupton asnjė sakrilegj. Kjo histori ka kohė qė lėvrohet e zbatohet sa fshehtas ashtu dhe nė diell qė nga fabula e “Mollės sė ndaluar” e deri te rasti mė i rėndomtė i zyrtarit qė dėrgon njė njoftim pėr shtyp nė njė listė e-mail-esh.

Gjithashtu, edhe njė ēift i tėrhequr nga prania e njėri-tjetrit do tė luajnė si macja me miun pėr rolin dominues nė marrėdhėnie apo thjesht pėr tė rritur shanset pėr seks, duke tentuar qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme tė marrin pėlqimin e tjetrit.

Kėtu nuk po flasim pėr dashurinė. Por qoftė edhe kjo tema nė diskutim, nuk mund tė anashkalojmė “aftėsitė teknike” tė inxhinierisė sė pėlqimit qė Mahatma Gandi, Malcolm X e tė tjerė pėrdorėn pėr t’i shtyrė masat (turmat dhe audiencat pėrkatėse) drejt arritjes sė objektivave specifike, sado idealiste qofshin ato.

Kėtu renditen fjalimet e ndėrtuara mirė, infrastruktura mbėshtetėse njerėzore dhe teknike dhe mesazhet e pėrgatitura me kujdes. I pyetur nga njė gazetar se ēfarė mendonte pėr qytetėrimin perėndimor, Gandi u pėrgjigj: “Mendoj se do tė ishte ide e mirė”. Gandi kėmbėngulte jo thjesht pėr pavarėsinė e Indisė, por pėr vlerat dhe qytetėrimin e lartė indian si njė motivues vetėbesimi te masat.

Komunikimi dhe rrėfimi i historive qėndrojnė nė zemėr tė pėrcaktimit tė njeriut si qenie inteligjente, apo siē e quan Tham Khai Meng, mbėshtetur mbi zbulime tė neurologjisė, “Majmuni Tregimtar”.

Por nė tė sotmen e evolucionit tė pandalshėm tė teknologjisė sė informacionit, tregimtaria industriale qė i shtyn njerėzit nė mėnyra tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta tė blejnė diēka – qoftė rasti i njė malli apo bindjeje – po precipiton rrezikshėm drejt njė kakofonie mbytėse dhe gjithėpushtuese. Komunikimi dhe ndėrlidhja e konstante po intensifikohet ēdo sekondė e mė shumė, nė secilėn shtypje tasti qė na vėrvit oqeaneve tė pacak tė impulseve numerike.

Lidhja e pandalshme e njeriut me rrjetin shumėndjesor tė teknologjisė dixhitale dhe intensifikimi i marrėdhėnieve jofizike, po degradojnė nė probleme reale pėr individin dhe shoqėrinė.

Pa dyshim, qė tė jesh gjithmonė i pėrditėsuar mbi novacionet e fundit ėshtė diēka e lėvdueshme, madje detyrė pėr disa – siē ėshtė rasti i kėtij autori – por gjetja e ekuilibrit mes lundrimit dhe mbytjes po bėhet pėrherė e mė e vėshtirė. Sakaq janė publikuar studimet e para tė qenėsishme qė flasin pėr pasojat serioze qė ka mbi njerėzit konsumi i lartė i medias, qė nga deformimi i realitetit e deri te alienimi dhe skizofrenia.

Por, televizioni dhe Facebook mund tė konsiderohen si tė tejkaluara deri diku. Google Glass, dronėt qė na patrullojnė mbi kokė, sinkronzimi i sė gjithės pėr tė gjetur kush po darkon me kė dhe ku, cilat janė preferencat e secilit, pėr tė gjetur mė pas pėrshtatshmėrinė dhe pėrdorimin efikas tė mjeteve nė dispozicion pėr tė arritur qėllime praktike, ėshtė vetėm maja e malit tė ajsbergut qė del nga sipėrfaqja. Qasja nė mediat e reja, mė shumė se njė ushtrim i lirė dhe fakultativ po shndėrrohet gjithnjė e mė shumė nė njė praktikė tė imponuar pėr arsye profesionale apo shoqėrore.

Mė tej, shfrytėzimi i teknologjisė shoqėrore pėr arsye pėrgjimi nga qeveri e korporata ėshtė njė realitet pėrherė e mė i pranishėm. Programi PRISM qė mbikėqyr planetin, pėrveē skandalit qė pėrfaqėson, ėshtė njė shqetėsim real pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e komunikimeve nė rrjet.

Po ashtu, nepset e qeverive pėr tė pėrgjuar komshiun dhe lakmia e korporatave pėr t’u pėrvjedhur nė ekranet e kompjuterėve e tabletave tė fėmijėve janė premisa llahtarisėse qė diktojnė pėr njė tė ardhme oruelliane.

Mbi tė gjitha, pėrdorimi i kėsaj morie teknologjike pėr arsye kontrolluese dhe manipuluese, dukshėm orientohet drejt zėvendėsimit tė realitetit me utopi mikrokozmike (kredia qė shpėton jetė apo shfarosja nė emėr tė progresit), tė cilat tė pėrbashkuara, kanė fuqinė graduale pėr t’i dhėnė jetė njė dystopie tė personalizuar dhe nga e cila ėshtė e vėshtirė tė arratisesh.

Ky nuk ėshtė njė diskutim moral por thelbėsisht teknik. Procesi ėshtė gjerėsisht i pakthyeshėm, sikundėr instinkti i individit pėr “mė shumė” nga gjithēka e dėshirueshme. Rrėfimtarėt thonė se kur Aleksandri i Madh hapi hartėn e botės (sė njohur deri atėherė) qau me lot se nuk i kishte mbetur asgjė pėr tė pushtuar.

Parajsat Artificiale, pėrtej pėrvojės sė kufizuar tė drogės, sot po bėhen njė realitet i pamohueshėm i marrėdhėnieve tė publikut dhe reklamimit, tė cilat ditė pas dite tejkalojnė zenitet nė fuqi pėr tė ringritur tė reja, sakaq tė tejkaluara qė nė momentin e formulimit. Shpejtėsia ėshtė vėrtet marramendėse dhe po ashtu, edhe hutimi i spektatorėve (konsumatorėve) tė kėtij spektakli ėshtė thuajse i pashmangshėm.

Por tė mos harrojmė asnjėherė se tė njėjtat mjete qė pėrdoren pėr tė mundėsuar ekzistencėn e domosdoshme dhe zhvillimin e sistemit tė sotėm njerėzor nė nivel komercial, por pėrdoren gjithnjė e mė shumė si burime diturie, revolucioni, vetėdijesimi dhe virtyti.

Facebook dhe Twitter janė mjete tė hatashme pėr tė komunikuar dhe organizuar jashtė kanaleve tė medias konvencionale, sikundėr dėshmojnė qartė shembujt nga “Pranvera Arabe” e shumė tė tjerė nėpėr botė. Mund tė rendisim kėtu edhe pėrvoja si rasti i protestave kundėr armėve kimike nė Shqipėri.

Mėsimi nė distancė, mundėsimi i filmave me cilėsi tė larta prodhimi, por thuajse fare pa buxhet, komunikimi me ēdo cep tė planetit, thuajse nė kohė reale dhe informimi publik i pakontrolluar nga kanalet formale brenda harkut tė pak minutave, janė realitete tė pamohueshme tė kohėve tona dhe tė vullnetit njerėzor pėr tė sfiduar kufijtė rrethanorė apo ata qė burojnė dhe zhvillohen nga Vetja.

Sipas modelit ende riosh tė gazetarisė sė hapur (open journalism), falė teknologjisė regjistruese tė lėvizshme, sot mund tė realizohen pamje filmike nga ajri, tė cilat shpėrndahen nė kanale tė transmetimit “live” nė internet brenda 20 minutash dhe me njė kosto fillestare dhe tė pėrhershme investimi qė nuk i kalon 500 dollarėt. Tani vendoseni veten nė poltronėn e presidentit tė CNN qė sheh me trishtim nga flota super e shtrenjtė e helikopterėve tė tij.

Kėshtu, sikundėr njė lopatė xheniere mund tė pėrdoret pėr tė hapur hendeqe apo kafka (Remark) edhe makineria e komunikimit industrial mund tė shfrytėzohet pėr t’u pėrmirėsuar e lartėsuar si specie, pėrkundėr dėshirės sonė pėr t’u blerė e shitur me ēmimin mė tė mirė spekulues. Tė dyja kanė nevojė pėr njėra-tjetrėn qė secila tė ekzistojė.

Natyra njerėzore ėshtė shumė komplekse pėr tė qenė tėrėsisht e pėrkushtuar ndaj vesit apo virtytit. Ne jemi bashkudhėtarė tė dėshirave tona mė tė errėta e aspiratave mė tė shndritshme, tė cilat na shėnojnė rrugėtimin dhe pėrcaktojmė ēfarė jemi.

Por, pėrballė shfrytėzimit strategjik tė mjeteve tė pafundme nė dispozicion, pėrdorimi ad hoc i kėtyre tė fundit, shėnon veēse njė betejė tė humbur. Sikundėr filozofia dhe praktika e hapjes (Open Culture) ka arritur tė fokusohet te mjetet, nė tė njėjtėn mėnyrė ajo duhet tė fokusohet te strategjia, doktrina dhe metoda pėr t’i bėrė kėto tė fundit pasuri-dije tė brendėsuara tė masave.

Shpėrndarja e PR-it pėr masat ėshtė njė ushtrim i vėshtirė dhe i debatueshėm nė kontekstin e Dijes sė Hapur, por pėrkundėr diskutimeve morale, mundėsitė janė tė mėdha.

Sofistėt e Greqisė sė Lashtė, pėr shembull, ua pėrēonin dijet e tyre mbi filozofinė dhe retorikėn vetėm tė pasurve dhe kundrejt pagesės, duke ushqyer krijimin e pakicave (kastave) aristokrate mė tė mirėformuara, por pa njė kontekst tė vėrtetė vlerash. Hannah Arendt nė analizėn e saj mbi totalitarizmin citon Platonin, i cili thotė pėr sofistėt se “arti universal i ndėrrimit tė mendjeve pėrmes argumenteve nuk ka tė bėjė fare me tė vėrtetėn, por synon opinionet, tė cilat pėr nga vetė natyra ndryshojnė, dhe tė cilat janė tė vlefshme vetėm ‘nė kohėn e njė marrėveshjeje dhe sa kohė marrėveshja zgjat’”.

Arendt vėren se “dallimi mė goditės ndėrmjet sofistėve tė lashtė dhe sofistėve modernė ėshtė se tė lashtėt kėnaqeshin me fitoren kalimtare tė argumentit nė kurriz tė sė vėrtetės, ndėrsa modernėt kėrkojnė njė fitore mė tė gjatė nė kurriz tė realitetit”.

Ndėrsa heronj si Sokrati, Platoni dhe Ksenofoni i pėrhapėn dijet e tyre pėr tė gjithė, tė tjerė pėrgjatė historisė kanė kaluar stafetėn nė kohė e fusha tė ndryshme. E sotmja ėshtė koha e pluralizimit tė komunikimit strategjik pėr shumicėn, apo thėnė ndryshe e “sofizmit pėr masat”. Ekzistojnė disa arsye dhe hipoteza konkrete pėr diēka tė tillė.

Sė pari, do tė kishte njė zhvillim tė madh tė kėsaj dijeje tė errėt pėr publikun e gjerė, duke rritur konkurrencėn dhe sfidat brenda dhe jashtė industrisė sė komunikimit strategjik. Nga kjo do tė pėrfitonte vetė sektori duke rritur presionin pėr mė shumė talent dhe profesionalizėm. Gjithashtu, do tė ndikonte edhe botėn e biznesit, duke e orientuar reklamėn dhe komunikimet e tjera mė pranė realitetit dhe me formulime mė tė sofistikuara.

Si rrjedhojė, presioni do tė vendosej mbi cilėsinė e qenėsishme tė produkteve dhe shėrbimeve, ēka nėnkupton mbėshtetje tė konkurrencės dhe tė sistemit kapitalist brenda njė rendi tė evoluar siguresash shoqėrore. Kompanitė qė shesin ajėr do ta kishin punėn mė tė vėshtirė dhe ato qė shesin mollė mė tė lehtė. Tė vetmit qė do tė vuanin do tė ishin elitat politike dhe trustet e interesit pranė tyre, tė cilat gjithsesi do tė duhej tė silleshin mė mirė si pasojė e njė presioni gjerėsisht pozitiv.

Merrni shembullin e protestave kundėr armėve kimike nė Shqipėri. Publiku (turma sipas pėrcaktimit tė Le Bon) u targetua qartė me dy mesazhe tė ndryshme e tė ndėrthurura bukur: “frika” dhe “dinjiteti”. Si rrjedhojė, dolėn nė rrugė plakat e gratė me fėmijė qė nuk ėshtė se ushqejnė ndonjė prirje tė mirartikuluar te vlerat njerėzore, sikundėr edhe tė rinjtė qė mbanin nė duar “Yes We Can - Say No!”.

Sigurisht faktorėt dhe mesazhet qė ndikuan rrjedhėn e atyre ngjarjeve qė sot tentohet tė falsifikohen nga satelitėt e forcave politike, janė mė tė shumta dhe tė ndėrlikuara se kėto dy argumente, por qartazi, dy mesazhet kryesore tė atij komunikimi strategjik, janė vėrtet kėto, tė drejta dhe jokonfliktuese pėr dy audienca tė ndryshme tė tė njėjtit komunitet. Nė fund fituan shqiptarėt.

Nevoja e njė ndėrhyrjeje civile nė rregullimin e kėsaj industrie ėshtė e domosdoshme edhe pėr “arsye ideologjike”. Pėrralla e vetėrregullimit tė tregut ka kohė qė ka skaduar, ndonėse u tregua shumė mirė dhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė. Kjo ėshtė njė tjetėr provė qė gėnjeshtra e ka jetėn e shkurtėr, nė nivel personal apo global. Ndaj ndėrhyrja e vetėdijshme, falas dhe e koordinuar mirė ndėrmjet aktorėve ėshtė e domosdoshme pėr tė ripėrtėrirė e forcuar ekuilibrat e brishtė tė shoqėrisė dhe tė individit.

Diēka e tillė do tė thotė mė shumė pėrgjegjshmėri nė praktikimin e qėllimeve dhe mjeteve, tė cilat nuk janė tė kėqija nė vetvete, por qė pėrmbajnė kurdoherė nė ushtrim, moralin dhe qėllimin e pėrdoruesit.

Tė mos harrojmė se komunikimi mbėshtetet mbi perceptimin, duke orientuar kanalizimin dhe pėrpunimin e tij sipas formateve tė ndryshme, tė atypėratyshme, ose tė trashėguara si dije historike apo informacion gjenetik parafabrikat. Dhe nuk duhet harruar po ashtu se perceptimi ynė ndikon nė formėsimin e realitetit, i cili nga ana e tij pėrcakton vetė fatin tonė.

Nėse mendjet tona janė tė formėsuara pėr tė na bėrė ta konsiderojmė realitetin sipas optikės sė porositėsit, atėherė universi ynė do tė shihet sipas shkallės dhe standardeve tė instaluara nė tė pandėrgjegjshmen tonė. Si rrjedhojė, ne do tė ndėrveprojmė me realitetin sipas asaj mėnyre, me veprat dhe rezultatet pėrkatėse. Nėse ky ushtrim shtrihet nė komunitete e popullata tė tėra, kemi krijuar realitete tė reja, botė tė reja.

E vėrteta ėshtė se vullneti njerėzor dhe vetė thurma e realitetit tė perceptuar janė njė ēėshtje ende e pazgjidhur. Pėr ta shtyrė kėtė rrėfim tė Majmunit Tregimtar nė lėmin e fanta-shkencės, sot njė nga dilemat e fizikės kuantike lidhet me faktin se ndonėse njė atom ėshtė i paparashikueshėm sa i takon vendndodhjes sė tij nė kohė dhe hapėsirė, atomi do tė shfaqet gjithmonė dhe pikėrisht aty ku ne do tė kėrkojmė ta gjejmė atė.

Ngjan sikur atomi i pėrgjigjet vėmendjes sė vėzhguesit pėr ta manifestuar veten, apo thėnė ndryshe, sikur vėmendja e vėzhguesit e materializon atė. “Fizikani ėshtė thjesht njė mėnyrė sesi atomi sheh veten”, ka thėnė fizikani nobelist Niels Bohr.

Nė kėtė pikė, Bohr mund tė mos jetė i vetmi burim shastisės pėr t’u cituar: “Ne jemi ēfarė mendojmė. Gjithēka jemi ngrihet me mendimet tona. Me mendimet tona, ne bėjmė botėn” – Buda.

Nga Ervin Qafmolla
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi