ProjektiI “Morpheus” - Hyrja nė “tė ardhmen”!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ProjektiI “Morpheus” - Hyrja nė “tė ardhmen”!

Mesazh  Berti69 prej 13.05.14 9:59



Kam parė tė ardhmen. Madje kam qenė brenda saj. Ose tė paktėn kėshtu mė ėshtė dukur. Se cfarė kam parė dhe ku jam futur vėrtetė, kjo nė fakt ėshtė e diskutueshme: ēėshtje ndjesish.

Mund tė betohem qė kam fluturuar nė hapėsirė, mes anijeve kozmike, raketave dhe meteorėve, dhe mė pas qė kam zbritur nė hone tė thellė, nėn ujė, mes peshkaqenėve dhe peshqve tė ēdo lloj dimensioni, por mundet qė edhe tė kem qenė nė ėndėrr.

“Projekti Morpheus” quhet helmeta virtuale qė njė teknik i kompanisė Sony mė vendosi nė kokė, duke mė transportuar vetėm pak ēaste mė vonė nė botėn magjike tė realitetit virtual. Njė eksperiencė loje, objektivi parėsor i tė cilės ėshtė tė revolucionarizojė mėnyrėn se si luhet me lojėrat elektronike, duke parė edhe qė, ajo qė e ka shpikur ėshtė kompania prodhuese e Playstation, gjigandi japonez i argėtimit dhe elektronikės.

Por sot, pėrdorimi i kėsaj helmete qė ulet deri tek sytė dhe qė tė ēon kudo qė dėshiron, shkon pėrtej lojėrave elektronike dhe hap kufij tė rinj, qė nga arsimi shkollor e deri tek terapia mjekėsore. Dhe ėshtė e drejtė tė mendosh qė nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, pas dhjetė apo njėzetė vitesh, nėse mban njė helmetė tė tillė (apo aksesorė tė tjerė tė kėtij lloji) mund tė bėsh ēfarė tė duash, tė provosh ēdo lloj emocioni, pa lėvizur nga kolltuku i shtėpisė: apo ndoshta nga krevati i shtėpisė.

Jemi nė katet e nėndheshėm tė njė hoteli nė Londėr “hip”, siē i shkon pėr shtat njė industrie pararojė tė teknologjisė: nga jashtė nuk duket si hotel, dhe as nga brenda, tualetet janė dhomėza tė riveshura me kadife, me divanė dhe rafte. Kėshtu fillohet tė dilet nga realiteti real, nga bota me tė cilėn jemi mėsuar qė pėrpara fillimit tė eksperimentit, pėr tė cilin Sony ka ftuar kėtu njė grup gazetash tė pėrzgjedhur nga e gjithė bota. Zbresim nė katin e nėndheshėm. Dhe ja, brenda njė salle nė gjysmė errėsirė, tre shirita drite: vijnė qė nga vendndodhja e tre “demo”-ve, siē thuhet nė zhargon, tre lojėra elektronike ende nė fazėn e testimit. Nė dukje asgjė e pazakontė, tre ekrane, tre histori.

Por kur vendos kokoren nė kokė, gjithēka ndryshon.

Nuk jam mė nė katin e nėndheshėm tė hotelit. Nuk jam mė nė Londėr. Ja tek jam (demo numėr 1: “Eye Valkyrie”) brenda njė anijeje kozmike qė bėhet gati tė niset. Numėroj mbrapsht, dhjetė, nėntė, tetė etj. Dhe bum, jam nė hapėsirė. Mjafton tė shtypėsh njė buton pėr tė ndėrruar rrugė dhe pamje. Meteorėt mė kalojnė fare pranė, anije tė vogla armike mė sulmojnė. I pėrgjigjem zjarrit, kthehem, nxitoj, dhe pėrfundoj i pėrplasur tek njė tjetėr anije kozmike. Demo numėr dy: “The Deep”.

Kjo helmetė elektronike mė duket edhe mė e avancuar. Nėse pėrkulem, shoh kėmbėt e mia qė pėrkulen. Nėse tregoj diēka, shoh krahun tim qė zgjatet. Nėse shoh poshtė, shoh sipėrfaqen e ujit ku me sa duket sapo jam zhytur. Nėse hedh sytė poshtė, shoh thellėsitė. Ndodhem brenda njė kafazi mbrojtės. Mund tė qėlloj me njė pistoletė pėr tė ndriēuar errėsirėn e thellėsisė sė detit. Gjithēka shkon mirė, deri kur mbėrrin njė peshkaqen, pėrplaset me kafazin tim, shkėput me dhėmbė njė copė prej tij, e merr me vete, krijon njė tė ēarė. Po tani?

Fatmirėsisht, kėtu demonstrimi merr fund dhe kaloj tek tjetra: “The Castle”. Njė kėshtjellė mesjetare. Njė teknik mė vendos nė duar dy abazhure me ngjyra. Por kur vendos helmetėn virtuale, ata tė dy shndėrrohen nė njė shpatė, njė mburojė, njė hark me shigjeta: do tė mė duhen pėr t’u ndeshur me njė kalorės kundėrshtar dhe ta bėj copė. Gjithmonė nėse nuk mė bėn mua ai copė i pari.

Edhe nė ēdo lloj loje elektronike tradicionale mund tė kesh ndjesinė qė po hyn nė histori: nė fund tė fundit ky ėshtė qėllimi i atyre qė i krijojnė. Por me helmetėn e Projektit Morpheus, ndjesia ėshtė shumė mė e fortė. Pas fluturimit nė hapėsirė, ndjen stomakun tė tė vijė nė gojė sikur tė kesh qenė vėrtetė. Pas zhytjesh nė thellėsi tė deteve, tė merren mendtė dhe tė ushtojnė veshėt. Pas duelit mesjetar, tė vjen tė kontrollohesh nėse e ke nė vend ēdo pjesė tė trupit.

“Nė ēdo lojė elektronike ekrani pėrfaqėson njė kufi dhe me kėtė helmetė bėhet i mundur kapėrcimi i tij”, shpjegon Simon Benson, koordinator i sektorit tė realitetit virtual tek Sony. “Hyn dhe bėhesh pjesė e historisė, me njė eksperiencė tėrėsisht tredimensionale qė pėrfshin tė gjithė shqisat”.

Kompania japoneze nuk bėn tė ditur kur do e nxjerė nė treg helmetėn magjike. “Sa mė shpejt tė jetė e mundur”, thotė Benson, ndoshta qė vitin tjetėr. Eshtė e dukshme mėnyra si mund t’i transformojė lojėrat elektronike: do tė jetė e mundur tė luash futboll me Ronaldon dhe Messin duke qenė me ta nė fushė, tė shkosh nė luftė me njė komando forcash speciale, tė ngasėsh njė makinė garash nė njė cirkuit, duke ndjerė gomat qė fėrkohen pas asfaltit.

“Por realiteti virtual nuk do tė transformojė vetėm argėtimin”, thotė koordinatori i Sonyt. “Mund tė dergojmė kėdo, nė cilėndo anė tė botės, tė vizitojė Venecian apo Kullėn Eiffel, apo Malin Everest, pa dalė nga shtėpia. Qė tani po studiohet pėrdorimi nė sektorin e arsimit: mund tė ēojmė njė klasė pėr t’u argėtuar nė Romėn e lashtė apo pėrreth piramidave, ose pėr njė leksion gjeografie nė xhunglėn e Amazonės. Ose pėr njė mėsim fizike nė Hėnė.

Ka filluar gjithashtu pėrdorimi shkencor nė sektorin e mjekėsisė, tė terapive: imagjinoni njė person qė vuan nga agarofobia, dhe ka frikė tė ndodhet nė mes tė njerėzve. Mund t’i vendosim helmetėn dhe ta bėjmė tė ndihet sikur ėshtė nė njė vagon metroje, nė fillim vetėm, pastaj me dy apo tre vetė, mė pas me dhjetė e kėshtu me radhė. Nė ēdo moment mund tė heqė helmetėn nėse ndihet keq dhe tė pėrgatitet gradualisht pėr tė hyrė nė komunitetin real”.

Ka edhe pėrdorime tė tjerė, disa prej tė cilėve pėrtej fazės eksperimentale: ata ushtarakė, pėr shembull qė u ofrojnė pilotėve tė avionėve gjuajtės dhe bombardues njė stėrvitje identike me betejat qė do tė ndeshin nė realitet. Nė fund tė fundit, teknika ėshtė po ajo e lojėrave elektronike: multitasking, tė arrish tė kthehesh dhe tė godasėsh nė tė njėjtėn kohė, pėr kėtė arsye profesionistėt e lojėrave elektronike mund tė shpresojnė qė kur tė rriten tė pėrfundojnė nė ndonjė Air Force One.

Pyes Bensonin nėse helmeta e Morpheusit, pėr njė qėllim mė paqėsor, njė ditė mund tė na lejojė tė dashurojmė virtualisht: “Pse jo”, pėrgjigjet duke buzėqeshur, “lojėrat elektronike ekzistojnė prej njėzetė vitesh dhe ėshtė e pamundur tė imagjinosh se ku do tė na ēojnė kėto teknologji”.

Vendos helmetėn pėr herė tė fundit, nė pėrpjekje pėr tė zhbiriluar brenda tė ardhmes: ėshtė komode, e lehtė por jo tamam ai lloj aksesori qė njėri do tė donte pėr seksin. Megjithatė, pėr tė ėndėrruar tė bėrit dashuri njė ditė mund tė shkojė fare mirė edhe Projekti Morpheus. “Jemi tė pėrbėrė nga e njėjta substancė si edhe ėndrrat”, na ka thėnė Shekspiri. Dhe kushedi ēfarė do tė kishte shkruajtur shkrimtari i madh, po tė kish patur njė helmetė tė tillė nė kokė.

Enrico Franceschini / La Republicca
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi