Misteri i Ėndrrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i Ėndrrave

Mesazh  Neo prej 24.12.08 23:44

Misteri i Ėndrrave
Eksplorimi i ėndrrave

Pėr shkencėn ėshtė akoma njė mister. Pėrse ėndėrrojmė? Cili ėshtė kuptimi i fantazive tona gjatė natės?

Cdo natė, nė ėndrrat tona na shfaqen imazhe tė ndryshme dhe tė ēuditshme. Cfarė fshihet pas kėsaj ngjarjeje kaq misterioze qė askush nuk mund tė ta thotė me siguri.

Kanė provuar t'i interpretojnė psikanalistė, poetė dhe ciganė. Kush mund t'i shpjegojė ėndrrat? Kanė njė domethėnie apo janė vetėm njė seri e impulseve elektrike? Pėr ēfarė shėrbejnė dhe si formohen?

Cfarė ndodh kur ėndėrrojmė?

Kur mbyllen sytė dhe kur humbet kontakti me botėn e jashtme, ne bėhemi spektatorė tė imazheve fantastike njėsoj si tė ishim para njė filmi, i cili na jep njė emocion tė fortė.

Muskujt e trupit janė thuajse tė paralizuar, ndėrsa truri nė disa faza tė caktuara tė gjumit bėhet aktiv, tamam si nė gjendjen kur jemi zgjuar.

Nė vitet tė 50-tė, kur William Dement, sot njė nga shkencėtarėt mė tė famshėm tė gjumit, formuloi kėtė hipotezė duke studiuar gjumin e maceve, komuniteti shkencor mendoi menjėherė se i riu kishte gabuar. Nė realitet, kjo shėnoi njė pikė tė rėndėsishme nė studimin e gjumit dhe atė tė ėndrrave.

Njė zbulim revolucionar

Ekzaktėsisht para 50 vjetėsh zbulohet se ėndrrat (si vizione tė ēuditshme) ndodhin pikėrisht nė fazėn e gjumit, e cila ėshtė e karakterizuar nga njė lėvizje e shpejtė e syve e quajtur REM. (Rapid Eye Movement). "Ajo ēka ne ėndėrrojmė, ndodh me tė vėrtetė nė trurin tonė", shpjegon Demet.

Cshtė e vėrtetė se kur njė njeri ėndėrron qė merr pjesė nė njė lojė tenisi, sytė e tij nėn qepalla spostohen nga e majta nė tė djathtė, ashtu siē do tė bėnte nė realitet.

Nė kėtė optikė, fakti qė shpeshherė ėndrrat mbahen mend, sipas disa shkencėtarėve, mund tė jetė njė mekanizėm i mbrojtjes sė trurit: pėrndryshe rrezikojmė ta ngatėrrojmė atė me realitetin, me sekuenca tė vazhdueshme pėr mirėqenien psikike tė secilit.

Mesazh i pavetėdijshėm apo impuls i rastit?

Shumė vjet para ardhjes sė neuroshkencės, Sigmund Freud i kishte atribuuar ėndrrės fenomenin shkencor. "Pėr babanė e psikanalizės, ėndrrat janė "mesazhe tė ardhura nga vetja", janė mesazhe tė cilat inkoshienca dėrgon te koshienca nga ana e vetėdijshme e mendjes njerėzore", shpjegon psikoterapeutja Edmonda Guzzardi.

Nė kėtė kuptim, vizionet qė na shfaqen natėn kanė njė gjuhė simbolike pėr tė shfaqur instinktet e ndaluara (qė pėr Frojdin janė veēanėrisht tė natyrės seksuale).

Kalojmė rreth 6 vjet tė jetės duke ėndėrruar dhe pothuajse 50 mijė orė.Endrrat janė aktiviteti i tretė i mendjes, ndryshe nga tė arsyetuarit dhe nga gjumi i thellė. Njerėzimi i ka konsideruar gjithmonė thelbėsore, duke pyetur se ēfarė kuptimi do tė kishin.

Egjiptologėt kanė zbuluar njė libėr, nė tė cilin egjiptianėt interpretonin simbolet e ėndrrave. Romakėt dhe grekėt besonin nė anėn parashikuese tė ėndrrave, duke i dalluar "ėndrra tė bardha" dhe "ėndrra tė zeza".

Sipas dy studiuesve, ėndrrat nuk janė gjė tjetėr veēse impulseve nervore. Falė instrumenteve si Pet, ose tomografia e lėshimit tė pozitroneve, tė cilat janė tė afta pėr tė treguar zonat e ndryshme tė trurit, ėshtė formuluar njė metodė e quajtur "aktivimi dhe sinteza".

Kufiri i ėndrrave do tė ishte njė shkarkim i impulseve nervore qė nga njė pikė e vogėl, aktivizon qelizat e kores sė trurit. Kėto shkarkime provokojnė imazhe dhe ndjenja qė mė pas truri i "sintetizon" sipas njė domethėnieje rastėsore.

Ashtu siē ndodh edhe nė laborator, ku realizohet stimulimi elektrik nė disa zona tė trurit. Mund tė ndodhė qė dikush dėgjon njė muzikė dhe dikush kujton njė lojė tė fėmijėrisė.

Nė zbulim tė unit

Studiues tė tjerė kanė pohuar se impulset nervore qė sinjalizohen janė tė rastėsishme, por ka shumė mundėsi qė tė shkojnė pėr tė stimuluar vetėm disa qeliza nervore, ato qė janė mė aktivet gjatė ditės. Njė shembull?

Nėse trembeni gjatė ditės, nė darkė zonat e trurit qė kontrollojnė emocionet e frikės do tė jenė mė aktive. Kjo hipotezė, ndryshe nga tė tjerat, duket se po arrin tė bashkojė psikanalizėn dhe neuroshkencėn, edhe pse sot koshienca e trurit njerėzor nuk lejon tė hedhė dritė nė kėtė mister.

Endrra si fenomen mental ėshtė lėndė e psikanalizės. Por ėshtė e qartė qė argumenti u intereson edhe shumė disiplinave tė ndryshme sepse futet thellė nė studimin e asaj ēka ndodh gjatė gjumit", shpjegon psikanalisti dhe neurofiziologu Mauro Mancia.

Duke pasur parasysh se teksa ėndėrrojmė, truri i njeriut ndryshon, disa shkencėtarė kanė provuar tė studiojnė nė trurin e atyre qė flenė.

Pierre Maquet, studiues nė Universitetin e Liegos, ka vendosur njė Pet te disa vullnetarė, pėr tė verifikuar se cilat zona cerebrale janė tė aktivizuara gjatė gjumit.

Nė fazėn e mesme janė mė aktive zona frontale dhe parietale e kores sė trurit. "Nuk ka asnjė moment nė tė cilin truri ynė pushon, ky ėshtė dėnimi ose fati ynė", tregon Mancia.

Njė gjė ėshtė e sigurt: tė ėndėrrosh ėshtė e nevojshme. Kjo tezė ėshtė arritur duke eksperimentuar disa vullnetarė. Por pėrse ėndėrrojmė? Gjatė kohės janė realizuar hipoteza tė ndryshme.

Sipas disave, funksioni i tyre ėshtė nė mėnyrė tipike neurologjik. Pa ėndrra, qė kanė si detyrė tė mbajnė minimalisht "motorin cerebral", truri nuk do tė funksiononte siē duhet.

Ndėrsa sipas neurofiziologut Allan Hobson, nė ėndrra truri ripėrpunon materialin e imagjinuar gjatė ditės dhe fikson nė kujtesė pėr njė kohė tė gjatė eksperiencat mė tė fundit.

Zonat e trurit

Nė fillim tė viteve tė 80-tė, Francis Crick, fitues i ēmimit Nobel pėr pėrcaktimin e strukturės sė ADN-sė, dhe Graeme Mitchinson hodhėn njė hipotezė tė re: ėndėrrojmė pėr tė harruar.

Sipas tyre, faza REM shėrben pėr tė pastruar trurin nga kujtimet "e kėqija", informacione tė kota tė marra gjatė ditės, tė cilat mund tė kenė pasoja negative dhe tė padėshirueshme.

Hipotezat e dy studiuesve shpjegojnė vetėm pse shohim ėndrra nga mė tė ēuditshmet dhe mė absurdet.

Gjithēka e programuar

Nė disa raste, ėndrrat lejojnė kapėrcimin e episodeve negative qė hasen gjatė ditės. Nė kėtė mėnyrė ato arrijnė tė mbajnė njė ekuilibėr mental. Pėr Frojdin, nėse nuk do tė kishte ėndrra, dėshirat e ndaluara tė cilitdo do tė prodhonin episode psikopatike dhe neuroza.

Ndėrsa pėr psikologun Mario Bertini, truri i njeriut sillet si njė kompjuter, duke alternuar momente tė realizimit tė komandave dhe momente tė tjera riprogramimi. Organizon dhe mbledh informacionet gjenetike qė i pėrkasin individit me tė dhėna personale.

Kjo do tė shpjegonte edhe motivin, pėr tė cilin tė sapolindurit e kalojnė 70 pėr qind tė gjumit tė tyre nė fazėn REM. A ėshtė si tė kishin nevojė pėr tė imagjinuar sa mė shumė informacione qė lidhen me sjelljen njerėzore.

Ėndrrat kanė qenė gjithmonė frymėzim pėr artistėt. Njė vepėr e piktorit surrealist Salvador Dali

Mendja nuk fle asnjėherė. Muskujt paralizohen dhe vetėm zemra dhe mushkėritė vazhdojnė punėn e tyre

Tre imazhe tė realizuara nga tomografia e lėshimit tė pozitroneve: nė foton e parė, truri i njė njeriu qė ėshtė zgjuar.

Nė tė dytėn, truri i njė njeriu nė gjumė, por jo nė fazėn REM. Nė foton e tretė, fotoja e trurit tė njė personi nė fazėn REM, d.m.th gjatė njė ėndrre

Sa flemė dhe sa ėndėrrojmė? Varet nga mosha: shumė nė muajt e parė tė jetės dhe mė pas vjen nė rėnie.

Njė foshnjė fle rreth 16-18 orė nė ditė, duke ėndėrruar nė pjesėn mė tė madhe tė kohės.

Tė rriturit flenė 7-8,5 orė nė ditė duke u dedikuar vetėm 20-25 pėr qind ėndrrave

Delina Cici
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteri i Ėndrrave

Mesazh  Berti69 prej 16.08.11 10:17

Shpjegimi i ėndėrrave

Jeta mund tė jetė vetėm njė ėndėrr, por si t’a shpjegojmė?

Ēka ėndėrrojmė gjatė natės mund tė na jep neve informata pėr gjėrat e rėndėsishme nė jetėn tonė reale.

Ėndėrrat na ndihmojnė t’i pėrpunojmė mendimet tona dhe mund tė na japin njė mprehtėsi tė rėndėsishme ndaj problemeve dhe sfidave qė i hasim nė jetė.

Ndonėse ne mund tė kemi ėndėrra tė ēuditshme dhe tė pazakonshme, ka njė numėr tė caktuar tė ėndėrrave tė zakonshme qė shumė prej nesh i pėrjetojmė e qė pėrsėriten.

Lexoni interpretimet e mėposhtme pėr njė shpjegim tė shenjave qė shpesh ju paraqiten nė ėndėrra.

Personi juaj i dashur ėshtė i sėmurė ose po vdes

Ju po i afroheni njė kohe pėr ndryshim tė madh kur disa pjesė tė jetės tuaj po prishen dhe po zhduken. Kjo ėndėr po ju ndihmon tė praktikoni ndjenjat e humbjes qė ju mund tė keni pasiqė elementet e jetės tuaj dhe tė marrėdhėnies tuaj me tė tjerėt ndryshojnė dhe zhvillohen. Rrallėherė kjo ėndėrr parashikon vdekjen e vėrtetė ose sėmundjen, por mund tė jetė edhe njė ide pėr tė bėrė njė kontrollim ose pėr t’i kushtuar mė shumė vėmendje shėndetit tuaj.

Po ju ndjekin

Nėse ju ndjekin nė ėndėrr kjo tregon se ju ndjeni se keni shumė pėrgjegjėsi tė cilat po i pėrballoni me vėshtirėsi. Kjo ėndėrr zakonisht njihet si “ėndėrra e stresit” dhe tregon se prezenca e tij ėshtė njė shenjė pėr t’u relaksuar dhe pėr t’u ngadalėsuar.

Lakuriqėsia

Ėndėrrat ku ju ose dikush tjetėr shfaqet lakuriq lidhen me ndjenjat e nėnshtrimit ose tė cenimit gjatė jetės tuaj. Ju mund tė keni aktualisht njė pėrvojė ku ēdo njeri tjetėr i njeh problemet dhe ēėshtjet tuaja, dhe ju po keni vėshtirėsi ndaj shqyrtimit tė situatės tuaj nė fshehtėsi.

Rėnia, fluturimi ose fundosja

Ndėrrrimi i drejtimit, ngritja lart ose rėnia poshtė nė ėndėrr, tregon ku ėshtė vetėdija juaj nė jetėn reale. Ėndėrrimi i rėnies apo fundosjes simbolizon njė kohė tė tė qenurit mė shumė i vetėdijshėm ndaj mendjes tuaj tė pavetėdijshme dhe mendimeve mė tė thella, ndjenjave dhe kujtimeve. Ėndėrrimi i fluturimit tregon se ju jeni duke zbuluar mendjen tuaj tė vetėdijshme nė kėtė kohė dhe duke e lidhur me sferėn e shpirtėrave, engjujve dhe krijesave tjera energjetike.

Uji

Ėndėrrimi i ujit ėshtė njė shenjė qė njė situatė ose njė pėrvojė e caktuar emocionale ėshtė shumė e rėndėsishme nė jetėn tuaj. Tani ėshtė koha e duhur t’i kujtoni vėmendje ndjenjave tuaja dhe sferės sė imagjinatės, ėndrėrrave dhe imagjinatės tuaj. Gjendja ose forma e ujit jep shenja si tė natyrės sė saktė tė pėrjetimit tuaj.

Stuhitė

Stuhitė dhe shtrėngatat mund tė tregojnė situata mė emocionale dhe sfiduese, dhe nė anėn e kundėrt, lumenjtė dhe liqenet e qeta tregojnė njė gjendje mė tė rehatshme dhe paqėsore ose edhe ndonjė gjendje emocionale, lidhje dashurie apo romantike.



avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteri i Ėndrrave

Mesazh  Flavius prej 22.11.12 20:12

Unė kam ardhur nė pėrfundim, pėrmes pėrvojave qė kam pasur me endrra, se ēdo gjė ėshtė e shkruar, nuk ka asnjė shans, asnjė vullnet tė lirė nė kėtė formė tė jetės, dhe se gjithēka ėshtė shkruar para Mishėrimit dhe kur dikur mishėroheni nė kėtė planet, ju vetėm keni pėr tė jetuar jetėn qė ju ėshtė shkruar, dhe e vetmja gjė pėr tė bėrė nė kėtė tokė ėshtė qė tė leni gjėrat tė shkojnė ashtu si vijnė, sepse ne nuk mund tė ndryshojmė asgjė dhe duhet tė gėzojmė jetėn pa e ēarė kokėn....
avatar
Flavius

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi