Si lindi figura e Djallit?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si lindi figura e Djallit?

Mesazh  Luli prej 12.05.14 23:55



Besimit tė krishterė iu desh tė konkurrojė me shumė fe dhe kulte tė dashura, ndaj ai i demonizoi ata. Njihuni me perėndinė miqėsore qė u kthye nė djallin e tė krishterėve.

Nė fillim tė kėtij viti vizitova tempullin e perėndeshės Hathor nė Dendera, nė perėndim tė Nilit, Egjipt. Datuar qė prej shekullit tė parė tė erės sonė, tempulli ishte i dekoruar me njė pėrshkrim qė e tregonte Kleopatrėn si dashnoren e Jul Cezarit, Mark Antonit dhe faraonit tė fundit tė Egjiptit.

Pak imazhe tė Kleopatrės kanė mbijetuar, njė profil jo i saktė i stampuar nė njė monedhė qė nuk i ngjante aspak Elizabet Tejlorit nė filmin epik tė vitit 1963. Pranė saj ishte pikturuar njė tjetėr figurė e shėmtuar. Ai imazh shfaqej nė pjesė tė ndryshme tė qytetit arkeologjik, por veēanėrisht konturohej nė njė shtyllė guri gėlqerore, qė dikur kishte qenė “shtėpia e lindjes” pranė tempullit.

Me trupin e ngjeshur tė njė xhuxhi kėmbėshtrembėr, ai shfaqej me duart mbėshtetur nė ijė. Koka e tij groteske kishte njė shprehje tė shtrembėruar dhe tė fėlliqur, teksa mjekra e tij pėrfundonte me spirale. Njė bisht i varej pėrmes kėmbėve. Ky ishte perėndia egjiptiane Bes i dashur pėr shekuj jo vetėm prej egjiptianėve, por edhe prej mesdhetarėve dhe sė fundmi kishte ndihmuar nė formėsimin e pamjes sė djallit tė krishterė.

Pavarėsisht se ai nuk ka njė kult tė mirėfilltė, Bes ishte shumė i pėrhapur nė Egjiptin e lashtė. Ai adhurohej dhe mbahej nė shtėpi si shenjė e tė mirave tė jetės si: seksi, pija, muzika dhe argėtimi. Perėndia Bes kishte gjithashtu njė funksion mbrojtės dhe mbahej afėr gjatė lindjeve tė fėmijėve. Me pak fjalė, ndonėse nė kohėn moderne mund tė duket i frikshėm, nė kohėn e tij ai ishte tepėr i mirė.


Verė, femra dhe kėngė

Sipas arkeologut iranian, Kamyar Abdi, imazhi i perėndisė Bes pėrdorej nė Egjiptin e lashtė pėr tė dekoruar shumė sende personale dhe mobilie. Ai ishte i gdhendur nė shtretėr, pasqyra, sete enėsh dhe nė kutitė e bizhuve.

Si rezultat, muzetė nė tė gjithė botėn pėrmbajnė qindra artefakte, thika dhe shkopinj magjikė, tė stolisur me fytyrėn hipnotizuese tė perėndisė Bes. Origjina e tij mbetet e paqartė. Mbase ai ėshtė njė kompozim i mė shumė se dhjetė perėndive tė ndara. Sipas njė kėndvėshtrimi tė historisė sė artit, ai ėshtė sigurisht njė kuriozitet, nė tė kundėrt tė shumė perėndive egjiptiane qė shfaqen nė profil, perėndia Bes shfaqet pėrballė.
Disa studiues kėshillojnė se ai u shfaq nė Afrikėn Nėnsahariane. Ka mundėsi qė ai ta ketė filluar jetėn si njė luan ose mace.

Mendohet se figura e kėtij perėndie i bėnte fėmijėt tė qeshnin, pra ai ishte mė tepėr njė perėndi pėr njerėzit e zakonshėm, sesa pėr mbretėrit. Performuesit e bėnin tatuazh imazhin e Besit pėr shkak tė lidhjes sė tij me muzikėn dhe kėrcimin, ndėrkohė qė prostitutat mund t’i kenė vėnė tatuazhet pranė gjenitaleve tė tyre, nė mėnyrė qė tė largonin sėmundjet seksualisht tė transmetueshme.

Nė fund tė mijėvjeēarit tė dytė pėrpara Krishtit, Bes ishte bėrė i njohur nė botėn Mesdhetare. Edhe vendasit jo egjiptianė prodhonin objekte qė kishin tė gdhendur figurėn e tij. Nė fillim tė mijėvjeēarit tė parė, phoenikanėt u bėnė adhurues tė mėdhenj tė Besit, ashtu si edhe romakėt mė pas. Perėndia Bes shfaqej me raste i veshur si njė legjionar romak. Popullariteti i tij i shfrenuar madje i mbijetoi edhe ardhjes sė kristianizmit.


Perėndi dhe pėrbindėsha

Edhe pse ndikimi i tij u zbeh pėrgjatė kohės sė Kostandinit, perėndia Bes akoma e shfaqte veten nė kulturėn perėndimore. Egjipti i lashtė ishte njė burim i rėndėsishėm i artistėve kristianė. Kėshtu figura e perėndeshės Isis me djalin e saj Horus ofroi njė prototip pėr prezantimin e imazhit tė virgjėreshės dhe fėmijės.

Nė tė njėjtėn mėnyrė perėndia Bes u bė shėmbėlltyrė pėr djallin. Shpesh ai shfaqej me bisht si sfurk ose me gjarpėrinj qė i dilnin prej trupit, tė gjitha kėto u bėnė mė pas cilėsi tė Satanait. Nė mozaikun e ferrit qė daton nė vitin 1280 dhe i atribuohet Coppo di Marcavaldo nė Pėrgėzimoren e Firences, gjarpėrinjtė dilnin nga veshėt e djallit nė imazhin mė tė madh tė Satanait nė Europė.

Mbi tė gjitha, shprehja groteske nė fytyrėn e perėndisė Bes ishte njė model pėr fytyrėn rrėqethėse tė djallit. Pėr shembull, nė njė mozaik tė mrekullueshėm bizantin mbi gjykimin e fundit shfaqej njė vigan me sy blu e mjekėr tė bardhė nė njė liqen tė zjarrtė tė ferrit.

Ashtu si elemente tė tjera, si pesha e shpirtrave, derivojnė prej artit tė Egjiptit tė lashtė, edhe pjesė tė kėtij pėrbindėshi janė huazuar nga tradita ikonografike qė pėrfaqėsonte perėndinė Bes. Ndryshe nga ky i fundit, vigani nuk ėshtė njė xhuxh, por njė figurė e vogėl, identiteti i tė cilit mbetet i pasigurt. Pėrveē kėsaj, lėkura blu e viganit mund tė vijė pėr shkak tė ngjyrave tė gjalla tė hajmalive qė pėrfaqėsonin perėndinė Bes, tė cilat bėheshin me enė argjile me xham.


Shpėrfytyrimi

Ka shumė mundėsi qė imazhi i perėndisė egjiptiane tė ketė ndikuar nė pėrfytyrimin pėr demonėt, grekėt. Kjo mė pas ndikoi te perceptimi i djallit nė pėrgjithėsi. Ka disa ngjashmėri midis Satanait dhe stėrgjyshit tė tij, perėndisė-dh.. greke tė quajtur Pan.

Ashtu si Bes, edhe Pan mendohej tė ishte i lidhur me seksin e paanshėm. “Kisha bėri me Pan-in atė qė Stalini i bėri Trotckit, shprehet kritiku i artit Robert Hughes. Cilėsitė e perėndisė-dh.. greke iu dhanė nė art Satanait kristian. Besimit tė krishterė iu desh tė konkurrojė me shumė fe dhe kulte tė dashura, ndaj ai i demonizoi ata.

Pėr egjiptianėt e lashtė Bes ishte njė zot mbrojtės dhe miqėsor. Nga ana e tyre kristianėt e konsideronin atė si tė huaj dhe shqetėsues, nė mėnyrė qė tė tregonin triumfin e besimit tė ri qė sundoi mbi zakonet e vjetra.









avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi