Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Shko poshtė

Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 10:55

Pelasgetė kishinė nje besė te bukur’ e vjershėtore. Besonin gjithe shenjat’ e natyres e trupet’ e qjellit; i faleshinė djellit, henes, yjevet te medhenj, qiellit,revet,eresė,detit e te tjerave. Kjo besė, qe thuhet “mythologji” eshte bes’ e te parevet prinder tanė, pelasgvet.

Sami Frasheri


Mbi simbolin e flamurit shqipėtar, shqiponjės dy krenore tė zezė nė fushė tė kuqe, janė bėrė studime tė shumta. Studiuesit e lashtėsisė, pohojnė njėzėri se, shqiponja ėshtė njė nga figurat kultike mė tė lashta, mė tė fuqishme dhe mė jetėgjata. Edhe nė ditėt e sotme, ajo vazhdon tė pėrfaqėsoje gjuhėn, kombin, emėrtimin e Shqipetarėve, por edhe simbolet shtetėrore tė vėndeve tė tjera, brėnda dhe jashtė Europės.

Megjithatė, simboli i shqiponjės nuk ka aritur tė trajtohet shkencėrisht nė domethėnien e saj historike. Ka patur shumė hamėndsime, sidomos pėr qėnien e dy kokave tė drejtuara nė anė tė kundėrta, pėrmendja e tė cilėve do tė hante shumė vend e kohė, dhe mendoj se janė tė bazuara thjesht nė ngjarjet historike dhe simbolin e dyfishtė, se sa pikėrisht nė natyrėn e saj, si simbol kultik i BESIMIT tė Pellazgėve hyjnorė.

Pėrse Flamuri i shqipėtarėve (dhe jo vetėm ay, tek Kombi ynė) pėrfaqėson : Historinė e lindjes sė besimit, njohjes sė natyrės, zhvillimit dhe e organizimit politik, e njeriut tė parė nė Lashtėsi ?

Qė t’iu pergjigjemi tė gjitha kėtyre atributeve tė flamurit tonė, duhet tė zbulojmė fillimisht se si u krijua emėrtimi dhe kulti i shqiponjės dhe domosdoshmėrisht tė hyjmė nė labirinthin e thellėsisė sė kohrave.


Kur lindi gjuha dhe besimi, tek njeriu primitiv ?

Njė prej themeluesve tė historisė moderne tė besimit, Mircea Eliade (1907-1986) ėshtė shprehur se: “Duke qėnė njė dukuri njerėzore, besimi ėshtė edhe njė dukuri shoqėrore, gjuhėsore dhe ekonomike – ėshtė i pakuptueshėm njeriu jashtė gjuhės dhe jetės nė bashkėsi”(1)

Prof. Anxhelo Karkanji (Angelo Carcagni), duke studiuar vizatimet e njeriut primitiv nė shpellėn Grotta dei Cervi nė Porto Badisco (Itali), ka nxjerrė pėrfundimin se lindja e besimit ėshtė e lidhur me lindjen e gjuhės. Shtytja ndaj besimit mund tė jetė e lindur, me qėnėse e vėrejmė nė tė gjithė botėn, por sot mundet tė pohojmė nga llogjika e fakteve, se besimi ėshtė zhvilluar krahas me gjuhėn (si mjet komunikimi), afėrsisht 50 mije vjet pėrpara. (2) Pėr tė shprehur besimin e tij, njeriu primitiv fillimisht ka zhvilluar nė formėn e mjaftueshme pėr komunikim – gjuhėn, dmth njė sasi tė caktuar fjalėsh. Pėr kėtė arėsye nė besimin pellazg, por edhe nė fetė e reja qė lindėn prej tij, thuhet se: “E para ishte fjala”.

Prof Angelo Carcagni nė studimin e tij “Gjuha dhe mendimi simbolik”, pohon se fjala qė krijoi njeriu primitiv, nuk pėrcaktonte vetėm njė send apo dukuri, siē ndodh sot, por shprehte njė mendim tė tėrė. Pėr rrjedhojė, fjala luante rolin e njė simboli : “ Me zhvillimin e tė folurit, njeriu primitiv pėrftoi njė mundėsi tė re tė marrdhėnieve nė komunitet, tė shkėmbimit simbolik (fjala-simbol)…Roli i saj zanafillor (i fjalės) ėshtė ndėrtues nė zhvillimin e njeriut dhe duhet tė njihet nė pėrbėrėsit e saj kryesor:

Tė vendosė identitetin e grupit, tė krijojė njė rregull shoqėror tė lidhjes dhe tė bashk-jetesės,tė disiplinojė sjelljet subkoshiente…Kur flasim pėr shenja dhe simbole tė botės neolitike, tė jetės neolitike, tė qytetrimit neolitik, nuk bėhet fjalė pėr ēėshtje thjesht emėrtimesh…nuk gjėndemi pėrballė “shėnjave” tė thjeshta , sepse mbrapa kėtyre shėnjave, mbrapa kėtyre simboleve pėrcaktuese (fjalės) ndodhen ide, koncepte, kėndvėshtrime mbi botėn e deri edhe ndjenja dhe emocione. (3)

Duke kuptuar se gjuha e parė qė krijoi njėriu, pėrbėhej nga fjalė-simbole qė shprehnin njė mendim tė thjeshtė (mė vonė edhe ide tė kuptueshme vetėm nga “njerėz tė zgjedhur”), kemi gjetur ĒELĖSIN qė hap portėn e labirintit tė Lashtėsisė dhe tė besimit pellazg, nga e ka origjinėn edhe emri dhe miti i shqiponjės i flamurit tonė kombėtar.

Ku e mbeshtes kėtė mendim?

Lieblein, nė njė paragraf tė shkruar nė vitin 1884 pohonte se: “ Vete idea e Zotit ishte zhvilluar nė njė periudhe mė tė herėshme tė gjuhėve sesa gjuha indo-europiane…Kur tė kemi arritur deri kaq larg (sa tė zbulojme kėtė gjuhė zanafillore-shėn im), ka shumė tė ngjarė, qė nė kėtė gjuhė parahistorike, tė gjejmė edhe fjalė qė shprehin idenė e Zotit “ (4)

Pėr lidhjen e fjalės me besimin ka shkruar Ptahhotepi (2400 pk): “Fjala shkruhet me njė yll, sepse synohet tė pėrndritet shpirti i lexuesitme njė dritė me prejardhje hyjnore”. (5)

Prof Angelo Carcagni dhe studiuesit e tjerė, dėshmuan natyrėn simbolike tė gjuhės sė parė, tė krijuar nė lashtėsi dhe lidhjen e saj me besimin, por nuk kanė mundur ta vėrtetojė me fjalorin e gjuhėve tė lashta apo tė atyre qė fliten sot.

Tė parėt qė e kanė faktuar me anėn e gjuhės kėtė lidhje, kanė qėnė studiuesit arbėr. Nė veprėn madhore “Thoti fliste shqip” Xhuzepe Katapano zbėrthen emrin e shqiponjės (AIN nė arbėrisht), duke pohuar filozofinė e besimit Pellazg : A=At,Parimi i Parė, Zot At i Pėrjetshėm , I=Fjala Krijuese , N= protomateria (lėnda fillestare, e parė, prej nga u krijuan tė tjerat) (6)

Studiuesi zbuloi tek shkrimet nė papiruse, gdhėndjet e gurta tė Piramideve apo nė emertimet e Perėndive tė Egjiptit tė lashtė, edhe shumė fjalė/simbole tė tjera, tė besimit pellazgo-ilir, me anėn e gjuhės arbėrishte (shqipe).

Ky fakt mbėshtetet nė gjeografinė historike tė pėrhapjes sė fiseve pellazgo-ilire dhe tė miteve tė tyre, njė prej tė cilave ėshtė edhe ay i shqiponjės. Spiro Konda pohon se “Atje ku ka fjalė pellazgjike, atje gjėnden edhe pellazgė qė banojnė” (7)


Pėrfundimi i parė : Gjuha pellazgo-shqipe ka natyrė simbolike (ku njė fjalė pėrfshin njė mendim apo frazė tė tėrė dhe ka disa kuptime) gjė qė nuk vėrehet nė gjuhėt e tjera tė ashtuquajtura nė shk19 “indo-europiane”. Pėr rrjedhojė, gjuha pellazgo-shqipe ėshtė gjuha e parė e njeriut primitiv e hapsirės euro-afro-aziatike.

Gjuha shqipe, krahas besimit pellazgjik (sellenizmit), ka njė moshė afro 50 mije vjeēare. Shqiponja, qė ka pėrfaqėsuar vetė Krijuesin (Zotin) dhe Fjalėn e tij, ėshtė nderuar si figurė kultike e tij mė e rėndėsisheme dhe gjuha e krijuar nga njeriu primitiv, u quajt “gjuha e zogut” (e shqipes) dhe ka qėnė gjuha e Besimit tė parė, qė vazhdon tė flitet edhe sot nga shqipetarėt dhe arbėreshėt, nė ēdo cep tė Botės.

E panjohura mė e madhe rreth figurės sė shqiponjės, sigurisht lidhet me paraqitjen e saj nė lashtėsi, me dy koka tė kthyera nė anė tė kundėrta, e zbuluar edhe nė tempullin e parė tė Pellazgėve nė Dodonė, nė vitin 1878.(8) Duhet pohuar, se krahas saj, ka qėndruar edhe trajta e shqiponjės me njė kokė.

Deri mė sot, nuk ėshtė bėrė ndonjė lidhje apo dallim midis tyre apo hershmėrisė sė njėrės ndaj tjetrės. Kjo bashkjetesė ėshtė pasqyruar edhe nė flamujt apo heraldikat, si dhe nė ēdo krijimtari tė traditės sė periudhave tė ndryshme. Mendoj se shpjegimi mė i saktė i qėnjes sė dy kokave tek shqiponja, duhet kėrkuar tek lidhja e saj (e padyshimtė) me shqiponjėn njėkrenore – tė zogut qė pėrfaqsoi KRIJUESIN.

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 10:57

Le tė kthehemi sėrisht tek vizatimet nė muret e shpellave, qė janė dėshmitė e para materiale qė kanė mbritur nė ditėt tona, nga periudha mė e herėshme e njeriut qė flet dhe mendon. Nė vizatimet e shpellės Grotta dei Cervi, ndėrmjet figurave tė shumta tė botės qė e rrethonte njeriun primitiv, duken edhe vizatime abstrakte (ajo sipėr), tė lidhura sipas studiuesve me besimin.

Vėnd tė veēante, zė portreti i “shamanit” (mė poshtė), drejtuesit dhe organizuesit tė parė tė njė bashkėsie primitive. Nė figuren nė tė majtė, ėshtė “shamani” prehistorik (nė shpellėn Grotta di Cervi) dhe nė tė djathtė, i njė periudhe shumė mė tė vonshme, i njė mbreti tokėsor tė hyjnizuar-Perėndia Bes. (mė gjatė tek shkrimi “Si u hyjnizua BESA e arbėrve nė tempujt e faraonėve”)



Emėrtimi “shaman” ėshtė i shekujve tė fundit, por nė gjuhėn shqipe mund ta shprehim mė sakt me emrin “Kreu” apo “Ati”, siē e gjejmė pėr mbretin-bari tė Thesprotisė pellazge (Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte”). Pa dyshim se ka qėnė, jo vetėm i fortė fizikisht dhe i gatshėm t’i vėrsulej kujtdo qė mund tė rrezikonte jetėn e gjinisė sė tij, por edhe njė verejtės i palodhur i botės qė e rrethonte dhe mendimtar, se si te mbrohej prej saj. Duke vėrejtur, Kreu mėsoi tė vlerėsojė forcėn e natyrės dhe botės shtazore, por dhe tė mundėsive tė njeriut pėr t’u mbrojtur.

Ky “peshim forcash” e shtyu tė kėrkojė dhe tė shpik, pėr tė mbijetuar, “mjetet”(por edhe me pamjen e tij), pėr “duelin” me kundėrshtarin. Ishte Kreu, qė morri vėndin e ndėrmjetėsit, midis gjinisė sė tij dhe rrezikut, tė cilin e luftonte por edhe e merrte me tė mirė. Shumė shpejt, njeriu primitiv vėrejti se vetėm me NJE-rėn, nuk mund tė matej, bile as ta shikonte formėn e saj, as ta prekte dhe as t’ia dėgjonte zhurmėn apo zėrin.

Fuqia e saj ishte kaq e madhe, sa mund tė zhdukte ēdo gjė tė lėvizshme apo tė palėvizshme nė natyrė, bile edhe vetė atė e fisin e tij. Kur ēfaqej AJO, ēfaqej edhe njeriu dhe bota pėrreth tij, kur largohej, bashkė me tė zhdukej edhe bota qė e rrethonte njeriun primitiv dhe sundonte vetėm errėsira-Terri. Ishte AJO qė krijonte gjithshka! Fuqia e saj bėnte tė mundur tė ēfaqej e tė zhdukej edhe vetė Terrin . Atėhere Kreu dhe njerėzit e fisit, vendosėn ta nderojnė, ta marrin me tė mirė, t’i kushtojnė valle dhe muzikė, t’i ēojnė njė pjesė nga gjahu dhe prodhimet e tyre.

Nė mėndjen e njėriut primitiv, akoma shumė pranė botės shtazore, AJO ishte DRITA! Studiuesi Jaho Brahaj me tė drejtė e emėrton “Nėna e Madhe e Dritės sė Jetės”. Kėshtu lindi Besimi i Dritės hyjnore!

Pėr tė mos u zgjatur nė kėtė pikė, po sjell njė dėshmi tė pėrkryer, tė studiuesit dhe patriotit Adem Demaēi, me titull “Kush ėshtė Zoti ?” ku shprehen qartė tė gjitha karakteristikat fizike, kimike dhe filozofike tė kėsaj dukurie natyrore. Mjafton nė vėnd tė emrit “Zoti”, tė vendosni “Drita” dhe do tė vėreni se nuk do tė ketė mosperputhje, nė asnjė pėrcaktim: “Zoti ėshtė i vetėkrijuari dhe krijuesi i gjithėsisė e i asgjėsisė. Zoti nuk ka formė as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formė, as ngjyrė, as shije, as erė tė caktuar. Zoti ngėrthen nė vetvete tė gjitha pamjet, tė gjitha ngjyrat, tė gjitha shijet e tė gjitha erėrat e mundshme.

Zoti ėshtė edhe pėrtej teheve tė gjithėsisė e cila edhe mė tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon tė gjitha dimensionet hapėsinore e kohore nė kuptimin e mendjes sė kufizuar njerėzore e cila njeh vetėm kohė njėvijore qė mbėshtetet nė kujtesėn e vet tė vazhduar qė pėrdorė si pikė tė brendshme referuese egon e vet.

Prandaj, mendja e kufizuar nė kohė e nė hapėsirė, duke u mbėshtetur nė pėrvojėn e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenė njė fillim tė vetin, duhet ta kenė tė kaluarėn edhe tė tashmen e vet. Nė tė vėrtetė, vetėm mendja dinamike e ka tė qartė se Zoti ėshtė i amshueshėm, sepse ai ėshtė vetėm nė tė tashmen, vetėm nė prezent. Sepse vetėm e tashmja ka tė kundėrtėn e vet… Zoti ėshtė gjithkund, sepse Zoti ėshtė i gjithėpranishėm. Tė gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janė shfaqje,ose manifestime tė Zotit. Gjuha e Zotit ėshtė heshtja.” (9)

Duhet tė sqaroj se, Drita ėshtė vlerėsuar nga njeriu primitiv, por edhe sot e kėsaj dite, me ngjyrėn e bardhė, ndėrkohė qė kjo ngjyrė pėrftohet nga 7 pėrbėrėsit e saj me ngjyra tė ndryshme. Nė kėtė kuptim, mund tė themi se nuk ka njė ngjyrė tė vetėn specifike, sepse pėrmban nė vetvete edhe ngjyrat e tjera, pra nuk ka ngjyrė.

Siē dėshmon Mehdi Frashėri, Shqipetarėt edhe sot bėjnė be “Pėr kėtė dritė!” (10) Kėtė pohim na e sjellin edhe studiues tė tjerė si Dhimitėr Pilika:“Gurra e stėrmoēme na bindin se ylli lutej si perėndia e Dritės” (11) Mark Tirta: “Shqiptarėt besonin se flaka e zjarrit ėshtė njė perėndi, prandaj edhe sot bejne be “pėr kėtė zjarr”, “pėr kėtė dritė” (12) George G. M.James: “Misteret egjiptiane kishin tre nivele studentėsh : a)njerėzit e vdekshėm dmth njerėzit nė provė b) inteligjentėt dmth ata qė kishin arritur vizionin e brėndshėm dhe c) krijuesit ose Bijtė e Dritės, tė cilėt njėsoheshin me Dritėn (ndergjegjen e vėrtetė shpirtėrore).” (13)

Spiro Konda pohon se :” Rrėnja “di”nė sanskritisht do te thote “ndrit” ,shkelqej” (14) Edhe studiuesi arbėresh Xhuzepe Katapano e shikon Krijuesin nė kėtė kėndvėshtrim: “…Prejardhjen dhe natyrėn e burimit tė ndritshėm : Zotin, mendimin e tij, tė shfaqur brėnda relativitetit tė asaj kohe dhe hapsire, si “dritė bardhėsore”. Prandaj mendoj se shkenca ezoterike e lashtė, e pandryshueshme sepse e sakte ,e mėsuar nė tempujt e Egjyptit-qėndėr e botės-dhe e rrezatuar ngado , ėshtė me origjinė « boreale » (ipe-borealet jane dardano-thesprotėt – shėn im) (15)

Duke nėnkuptuar Krijuesin si “dritė bardhėsore” emrin “bardhė” e gjejmė nė toponime, emra njerėzish dhe fisesh. « Mbreti Dardan Bardhylus, “Ylli i Bardhė”(449?-359?BC) ishte ai, i cili formoi fillimisht mbretėrinė e Maqedonisė dhe qė e cila mė pas, u shndėrrua nė perandorinė e famshme maqedonase nga Philipi II (359-336 BC)» (16) Historiani,

Dion Kasi, thotė se, “Vendi qė quhet sot Maqedoni ish i banuar prej barbarėve: ”Ilirė dhe Bardhė”… » (17) “Nė gjuhen e hititėve dhe nė atė ilire, fjala “ALP” do tė thotė “i bardhė” (18) ,nga vjen edhe emėrtimi i vargmalit mė tė gjatė nė Europė, qė vijojnė edhe nė trevat tona –Alpet. Edhe emri i mbretit tė parė tė Thesprotisė ka qenė “Alpan” (Alban) (Niko Stillo), si sinonim i mėvonshėm i emrit Bardhyl (bardh+yll – ylli i bardhė). Studiuesit dėshmojnė se Zoti nė fillim qe grua, edhe nė gjuhėn shqipe emėrtimi ėshtė i gjinisė femėrore (Drita) edhe tempulli i parė i institucionalizuar i pellazgėve-Dodona, i kushtohesh njė perėndeshe grua (Sellenės/Hėna) emrin e sė cilės e mori besimi hėnor pellazg “sellenizmi”, (sot i shperfytyruar nė pėrmbajtje – “hellenizmi”). Edhe shqiponja, pėrfaqėsuesja e saj, nė gjuhėn shqipe nuk ka gjini mashkullore. (19)

Fshehja e emrit tė vėrtetė tė Krijuesit (mė sakt Krijueses) nė rrjedhėn e shekujve ėshtė bėrė qėllimisht. Fillimisht pėr ta mbajtur tė fshehtė nga fiset e tjera, sepse siē vėrejnė studiuesit, besimi lindi si njė mjet mbrojtjeje. Nė shekujt e mė vonshėm, edhe emrat e Perėndive tė herėshme prehistorike, nuk tregoheshin dhe autorėt e lashtėsisė, padrejtėsisht dėshmojnė se Pellazgėt e gadishullit Ilirik, nuk u kishin vėnė emra perėndive tė tyre. Qė nga kjo periudhė, pėr Krijuesin u ligjėsua qė tė mos i pėrmendej emri, ndėrkohė u hyjnizuan me emra, “pasardhėsit” e saj: Hėna/Sellena, Dielli/Apollon dhe njė varg i gjatė Hyjnish e Hyjneshash, tė ndėr-lidhur ndėrmjet tyre, me njė fill tė ngatėruar farefisnor.


A ėshtė shprehur figurativisht Drita hyjnore (Zoti)?

Nė Europėn jug-lindore nė qeramikėn neolitike (mijėvjeēari i VII pk) e deri nė periudhėn e bronxit , dallohen figurina qė paraqesin gruan me kokė-zogu, qė sipas studiueses Marija Gimbutas (“Il linguaggio della Dea” ) duket se shėrbejnė pėr tė njejtin qėllim: “pėr tė shprehur Krijuesen hyjnore”, (20). Ky binjakėzim midis gruas/krijuese dhe zogut/shpendit tė lartėsisė, ishte shprehje e mėnyrės simbolike tė pėrcaktimit, nga ana e njeriut primitiv, tė idesė sė Krijueses-DRITĖS hyjnore, tė emėrtuar nga studiuesit “Dea-zog” (Hyjnesha-zog), model arkaik i Sfinksit tė mė vonshėm. Njė model i bukur i saj (majtas) ndodhet nė muzeun e Prishtinės nė Republikėn e Kosovės.



Nė krahun e djathtė ėshtė njė model i saj i mė vonshėm (gjysėm grua dhe zog) i shk 3 pk-Antigone. (J.Brahaj “Historia e flamurit shqipetar”)
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 11:00

Po pėrse mendojmė se ky zog, ka qenė shqiponja?

Pėr tre arėsyje: 1) Studimet paleografike e dėshmojnė Shqiponjėn mbreterore nė Europė, qė nė periudhėn e Pleistocenit tė mesėm (800 000-128 000 pk) (rapaces.lpo.fr/aigle-royal/presentation-de-laigle-royal‎) dhe njeriu primitiv e vlerėsonte mbi kafshėt e tjera, sepse ishte shpendi qiellor mė i fortė, fluturonte mė lart dhe ushqehesh nė tokė.

Pra ishte kafshė e Qiellit dhe e Tokės dhe nė kėtė drejtim kishte pėrparėsi ndaj luanit. 2) Nė periudhat e mė vonshme figura e shqiponjės shprehet qartazi tek skulpturat e para tė Sfinksit (gruas me krahė dhe kėmbė zogu) dhe tek tė gjithė Perėnditė femėrore me krahė dhe shumė mė vonė ato mashkullore, si simbol i natyrės sė tyre hyjnore dhe 3) Siē pohojnė studiuesit, shqiponja dhe jo ndonjė shpend tjetėr ėshtė kulti mė i lashtė.

Shume karakteristika tė mėnyrės sė jetesės sė shqiponjės, u ndoqėn nga njeriu zanafillor dhe u kristalizuan nė karakterin e iliro-pellazgėve si: lidhja e fortė me truallin dhe familjen e tij, sulmi i furishėm, besnikrija etj. Lidhja e Dritės hyjnore me “tė tjerėt” bėhej nėpėrmjet rrezeve nė formėn e dorės (nė njė nga flamujt e pėrdorur nga shqiptarėt, ka patur edhe figurėn e dorės). Shqiponja dhe Rrezja (Perėndia Ra tek egjiptianėt) personifikonin Krijuesen-Dritė.



Rrezet, si simbole tė Dritės hyjnore, u vendosėn nė formė kurore mbi kokėn e Mbreterve duke dėshmuar hyjnizimin e tyre pas vdekjes.



Nė foton e majte, Kostandini i Madh me njė kurore rrezesh, shprehje e Hyjnores (fr.wikipedia.org/wiki/Sol_Invictus_(religion) Nė tė djathtė, kurora mbretėrore nė formėn e rrezeve.

Edhe mbi kokėn apo dy kokat e shqiponjės, kemi kurora-rreze, qė me kalimin e shekujve u shndėruan nė kurora tė stilizuara mbretėrore, qė kishin humbur tashmė kuptimin e tyre hyjnor dhe pėrfaqsonin pushtetin e mbretit, familjen mbretėrore apo fisnikėt

Drita hyjnore dhe miti i Shqiponjės

Pėrpara se tė flasimpėr mitin e shqiponjės ėshtė e nevojshme tė pėrmėndim, njė nga pengesat shumė tė rėndėsishme tė Historiografisė : Mosnjohjen e dialekteve tė gjuhės pellazgo-shqipe, gegėrishtes, toskėrishtes si dhe tė gjuhėsisė historike.

Po sjell njė shėmbull pikėrisht pėr emrin e shqiponjės dhe tė vendit tonė . Studiuesi Sh.S. duke folur pėr emerin e popullit “Shqipetar” dhe tė vendit tonė “Shqiperi”, pohon se : “Studiuesi me tė drejtė u largohet formave romantike dhe madhėshtuese tė shpjegimit tė emrit etnonimik tė shqiptarėve, pėrmes njė shenje qė nuk ka qenė ndonjė herė totem i shqiptarėve, shqiponjės apo formės sė shkurtėr, shqipes” .( 21) Janė tė shumtė edhe studiues tė tjerė, qė emėrtimin “shqipetar” dhe “Shqiperi”, e lidhin me ngjarjet e shk 15 nė kohėn e Skėnderbeut, duke e quajtur si njė emėrtim tė vonėt mesjetar.

Por faktet historike pohojne tė kundėrtėn. Arkeologu Hasan Ceka dėshmon se, shqiponja si emblemė kombėtare shqiptare, nuk ėshtė as e shekullit tonė, as e kemi trashėguar vetėm nga mesjeta, por ka zbukuruar shpinėn e njė tok monedhash tė Ilirisė, si psh tė Lidhjes Epirote, Bylysit, Apollonisė, Orikut (H.Ceka « Monedhat Antike-burim historik », « Shkenca e Jeta »Tirane,1976 nr.4 f27,28) (22)

Gjithashtu, nė rast se i drejtohemi folklorit tė krahinės sė Ēamėrisė, emėrtimi i kėtij shpendi dhe i vendit tė arbėrve i ardhur qė nga lashtėsia, ka qėnė “Ipe” dhe “Iperia”. Sikurse edhe emėrtimi nė arbėrisht “AIN”, ky emėr ėshtė fjalė/sombol i besimit pellazg. Pėrdorimi i lashtė i kėtij emėrtimi, faktohet nga emėrtimi “Epir”(Shqipėri) ku dy zanore “i” dhe “e” kanė shkėmbyer vendin tek bashkė-tingllorja e parė “p”, njė dukuri e njohur gjuhėsore. Kėshtu nga Iperi, u bė Epiri – Epir. E gjithe krahina e Epirit ėshtė njė pjesė e Shqiperisė sė lashtė, emėr i zogut hyjnor tė Krijuesit. Sipas R.Bedo, nė mburojen e trefishtė tė mbretit Geyron,paraqitet shqiponja e zezė, qė lidhet me simbolin e lashtė tė Epirit. (23)

Nė gurėn popullore tė Ēamėrisė, nė kėngėt kushtuar Ali Pashė Tepelenės, e gjejmė tė pėrdorur pikėrisht nė kėtė formė. Nė njė goj-dhėnė ēame pėr Ali Pashėn, treguar nga njė shėrbėtor manastiri thuhet: “…Ali, e di se do tė bėnesh njeri i madh e do tė kumandoē gjithė Iperon?…Aliu u bė mė i madhi e mė trimi nė Ipero, pas Pirros” (24) Nuk mund tė ri pa thėnė, se gjuhėtaret qė merren me drejtshkrimin, duhet tė mos lejojnė heqjen e gėrmave nė emėrtimet qė na vijnė nga tė parėt tanė.

Emri “shqipetar”, siē shkruhesh nė kohėn e Rilindasve , sot shkruhet padrejtėsisht “shqiptar”, me arsyetimin se “kėshtu shqiptohet sot”, megjithėse emri i vėndit e ka ruajtur formėn e tij. Nė kėtė formė humbet rrėnja origjinale “shqipe”(shqiponjė) dhe sot na mbetet “shqipt+ar”qė nuk na thotė asgjė dhe ngatėrohet me shpjegimin “shqiptoj qartė” qe s’ka asnjė lidhje historike apo mitike me gjuhėn tonė. Sot anglishtja, shqiptohet ndryshe nga anglezėt dhe ndryshe nga amerikanėt, por shkruhet njėsoj, pra drejtshkrimi nuk duhet tė diktohet nga e folura e pėrditshme, qė shpesh i shtrėmbėron fjalėt, pėr arėsye nga mė tė ndryshme.

E bėra kėtė parashtrim, pėr tė kuptuar, se nė mitet pellazge, zogun hyjnor e gjejmė nėn emrin “Ipe” dhe me mbaresat e gjuhėve mė tė vona- Iperione apo Hyperion, etj. Pėr rrjedhojė, emrat “Shq-ipe-tar” dhe “Shq-ipe-ri” vijnė nga kohėt mitike tė Lashtėsisė dhe nuk fillojnė tė pėrdoren nga periudha e Mesjetės. (Se si u krijua forma “shqipetar” do tė flitet nė njė material tjetėr).

Sipas miteve, Iperioni ishte nga fisi i Titanėve (Titanėt janė Pellazgė), bir i Tokės (Gea/Dhea) dhe i Qiellit (Uranit), i dashuruar me motrėn hyjnore Teia, Thia apo Tia, pati tre fėmije, po titanė : Hėnėn (Sellena), Diellin (Elios) dhe Agimin (Eos). (Esiodo, Teogonia)- (25) Emri Tia, mendoj se ėshtė shtrėmbėrimi i emrit Di-a (ose zėvėndėsimi i njohur tė “D” me “T-Th”tė greqishtes) , Diona e mėvonshme, gruaja e Zeusit nė Dodonė dhe se pėrfaqsonte rrezen e Dritės, pėr kėtė arėsye e kishte edhe emrin Aria (ajėri ku kalon rrezja). (26) Nė periudhat e mė vonshme, Diona tek thesprotėt pellazgė, apo Aurora tek latinėt, do tė pėrfaqėsoje Hyjneshėn e Tokės-Dhemitrėn pellazge dhe Mater Matutėn etruske. (27)
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 11:03

EOS me krahė shqiponje (si bijė e Ipes) e tėrhequr prej kuajve hyjnorė. Tia (Di-a) nė mite, cilesohet titane e shikimit dhe e dritės, dmth e Dritės qė shikon gjithshka dhe sė bashku me Iperione (shqiponjėn) pėrfaqsonin Dritėn hyjnore-Krijuesen. (28)Tė mos harrojmė, se nė hieroglifet egjiptiane, Krijuesi pėrfaqsohej nga penda e shqiponjės qė shprehte gėrmėn “I” (…ndina “I” do me thene :”Ti je Perėndi!”) (29) dhe ndodhet tek tė gjithė emrat qė kanė lidhje me dritėn.



Vasil Tole tregon traditėn e shqiptarėve gjatė ritit tė vajtimit tė tė vdekurit: „Populli thotė se kėrcet dhoma kur ia marrin njė tė “qare me bote”, e ja bėjnė tė gjitha – i i i „ (30) Nė zanafill, kjo „i“ e zgjatur, ishte thirrja qė familjarėt i bėnin Zotit (Krijuesit) pėr ta pranuar shpirtin e tė vdekurit, por tashmė kuptimi i saj ėshtė i panjohur pėr vajtueset. Shumė studiues “Dritėn” e kanė trajtuar si simbol tė Diellit.

Por siē del nga mitet, pėr njeriun primitiv, Dielli krahas Henės, Rrufesė, Zjarrit, vetėtimės, etj janė ēfaqje tė pamjeve tė shumta tė Dritės hyjnore qė u pėrfaqesua me shqiponjėn dhe rrezen/Di-an. Kostandini i Madh-shprehet Xh.Katapano-dhe tė gjithė Perandorėt e tjerė tė Ilirisė ,qė sunduan pas tij, nėn shenjėn e Shqiponjės, janė tė gjithė borealė, “Bijė tė Dritės”. (31)

Shqiponja ka pėrfaqėsuar shėnjtėrimin dhe gjatė historisė, shumė figura qė kryen vepra tė mėdha, u quajtėn “shqiponja” duke nėnkuptuar emertimin “hyjnorė”. Kėtė emėrtim nuk e ka marrė vetėm Pirro Burri, por edhe figura tė tjera historike si mbreti/Perėndi Horus i Egjiptit apo Tougrul Beig (993 – 1063 era jonė), themeluesi i shteti Selxhuk tė Azisė ,etj. (32 )

Edhe nė shekujt modernė, tek fiset aziatike shqiponja ishte simbol i Krijuesit. Tek fisi Jakuti i Siberisė , Kreu qė luante rolin e ndėrmjetėsit midis popullit dhe Zotit, emėrtohesh “bir i shqipes” nė kuptimin e njeriut hyjnor. (33) Shqiptarėt, duke trashėguar emrin e simbolit tė Krijueses-Ipes (Shqiponjės) e kanė quajtur gjatė shekujve, veten, gjuhėn dhe vėndin e tyre “hyjnorė”, e drejtė e ligjeruar (jo nga romantizmi apo nacionalizmi i shk19) por nga mitet mijėravjeēare tė Historisė sė njerėzimit.

Por, siē ishte nė lashtėsi zakoni i pėrdorimit tė disa emėrtimeve, pellazgo-ilirėt u vet-quajtėn edhe me emėrtime tė tjera: Alban (Alpan)-Arbėr -Shqipetar, tė gjitha tė lidhura me periudhėn zanafillore tė miteve dhe pėrbėjne emėrtimin mė tė lashtė kombėtar.

Hėna, bij e shqiponjės, Perėndesha qė sundoi nė Dodonė


Nė gjetjet arkeollogjike, simbol tė Hėnės kemi Perėndeshėn Sellena, dhe nė mite ėshtė bijė e Shqiponjės (Ipes). Dėshmi pėr natyrėn e saj hyjnore (sepse shqiponja ishte pėrfaqėsuese e Krijuesit), janė krahėt e shqiponjės (mė gjerėsisht shiko “Rruga e zbulimit tė emrit tė besimit Pellazg dhe i vashės krahė-shqiponje”).


Skulptura e Sellenės nė Muzeun e Luvrit, gjėndur nė Tempullin e Samothrakės.

Nė shekujt e mėvonshėm ėshtė haruar domethėnia mitike dhe ėshtė emėrtuar me njė nga “punėt” e saj (Hėna ndikonte nė arritjen e suksesit nė luftė) dhe statuja e Sellenės u emėrtua “Perėndesha e Fitores”. Ky rol magjik i Hėnės ishte i njohur edhe nė mesjetė nga tė gjitha popullsitė euro-aziatike.

Marin Barleti, duke pėrshkruar rrethimin e Shkodrės, pohon se “Turqit , sipas urdhėrit tė sulltanit ,ishin rradhitur pėr sulm ; vetėm ata prisnin , sipas zakonit tė vet, qė tė dilte Hėna e re. (34) Edhe Shqiponja, ėshtė pėrdorur nė formacionet ushtarake, si simbol i forcės dhe fitores hyjnore.

Pra Shqiponja me njė kokė, pėr shumė mijėvjeēarė ka pėrfaqėsuar Dritėn-hėnore, besimin e Pellazgėve hyjnorė (“sellenizmin”), shumė mė pėrpara se tė ēfaqej shqiponja me dy kokė. Tė gjitha Perėnditė mė tė lashta janė hėnore dhe kanė, nė objektet arkeologjike, krahė shqiponje, duke pėrfshirė edhe Zeusin vetė, qė dėshmonte pėrkatėsinė e tyre ndaj besimit hėnor.



Kėtu paraqitet Kairos, me krahė . Sipas Ione prej Chio, Kairos ishte fėmija i fundit i Zeusit.


avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 11:07

Pėrse besimi i parė ka qėnė hėnor dhe jo diellor ?

Sipas Marija Gimbutas , nė gjetjet e shumta arkeologjike, Hyjnesha zanafillore nė besimin e njeriut primitiv, nuk ishte shprehje e femrės riprodhuese, siē ndodhi pas fillimit tė bujqėsisė, dhe as ai i mėmėsisė. Duket mė bindės trajtimi i Hyjneshės (Dea) si tė plotfuqishme mbi Jetėn, Vdekjen dhe Rigjenerimin (rilindjen), tre fazat e kudo-ndodhura tė Natyrės. (35) Faktori kryesor qė ndikoi nė lindjen e kultit tė adhurimit tė Hėnės dhe lindjes sė besimit tė parė-atij hėnor (sellenizmit)- qe ndryshimi ciklik i formės sė saj.

Sipas studiuesit M.Eliade, njeriu primitiv vėrente se Dielli nuk pėsonte ndryshim nė pamjen e tij, pra ishte statik, ndėrkohė qė Hėna ēfaqej herė e plotė, herė e pėrgjysmuar apo vetullore dhe kishte netė kur nuk dukej fare, pėr t’u ēfaqur natėn tjetėr pėrsėri e pėrsėri… Pra ishte diēka qė ndryshonte pėrjetėsisht, ishte njė objekt i “gjallė”, nė lėvizje . Kjo lėvizje e formės sė Hėnės nė tre faza, ishte e ngjashme me jetėn e njeriut (lindja-maturia-vdekja) dhe pėrfaqesonte botėn e pavdekshme sepse rilindte nė vazhdimsi. (36)

Nė traditėn e popullit tonė gjejmė kėtė “rilindjen” mbas vdekjes, tė pasqyruar tek figura e shqiponjės (shpendit kultik i Hėnės): “Nė njė festival folklorik zonal, njė i moshuar nga Mėrturi i Gurit (Pukė) paraqiti njė valle qė imitonte shqiponjėn nė momentin e mbarimit tė jetės. Me levizjet e valltarit, duke dridhur gjithė trupin dhe krahėt hapur, tregohej se si shqiponja vdes dhe ringjallet pėrsėri…” (37)

Ndryshimet qė pėsonte Hėna, sollėn lindjen e mitit tė saj: Njeriu primitiv kur vinte nata, vėzhgonte i mbėrthyer nga kurreshtja, Hėnėn ngjyrė argjendi rrethuar nga dritėzat e shumta e tė vogla (yjet) nė qiellin e natės . Ajo ishte gjithėmonė aty lart, shoqėruesja e tyre e pandarė, dhe me driten e saj tė zbehtė, nuk linte tė zhdukej njeriu dhe natyra pėrreth tij nga terri i natės.

Prandaj ajo ishte mikeshė e tyre dhe kur pėrgjysmohej apo hollohej shumė, ata shqetėsoheshin dhe mendonin se mos e hante ndonjė pėrbindėsh (gjarpri-bolla) kur largohej dhe shkonte nėn tokė, sipas imagjinatės sė tyre. Emri i Hėnės, vjen nga rrėnja shqipe “ha” (ajo sė cilės i hanė anėn-Hana). Shqiponja, pėrfaqėsuesja e Krijueses-Dritė, i sulej gjarapėrit pėr tė mbrojtur fėmijėn e vet (Hėnėn). Shqiponja -vėren Jaho Brahaj- sipas mitollogjisė pėrfaqėson fuqinė e Dritės, qė lufton kundėr fuqive tė errėsirės nėntoksore, e simbolizuar me gjarpėrin…nė monumentet e lashta tė arkeologjisė, tė dokumentuara nė tė gjithė truallin Ilir e mė gjerė, paraqitet lufta e shqiponjės me gjarpėrin“. (38)

Mendoj se emri “Sellena” ėshtė i mė vonshėm se sa “Hėna”. Siē dihet, nė zanafillė tė miteve pellazge, hyjnitė ishin dukuri tė natyrės (Qielli, Uji, Toka, Dita, Nata etj) por tė pa pasqyruara si figura. Shumė mė vonė, forcat dhe dukuritė natyrore morrėn pamjen njerėzore, duke u emėrtuar Hyjni dhe Hyjnesha. Kėtė e dėshmon edhe fakti, se nė gjuhėn pellazgo-shqipe, emri mbeti nė formėn e tij mitike zanafillore, kurse nė greqisht e ka emėrtimin nga Perėndesha “Sellena” (Seleni), i vėnė nga shkruesit e lashtė fetarė, qė hartuan gjuhėn priftėrore greke dhe shpreh njė fazė mė tė vonshme tė besimit.

Ky fakt dėshmon se gjuha pellazgo-shqipe ėshtė gjuhė zanafillore, qė studiuesit i emėrtojnė “gjuhė natyrale” dhe ėshtė mė e lashtė se greqishtja dhe latinishtja, qė nuk pėrcaktohen si tė tilla. Edhe emri i Diellit e ka burimin nga ai i Hėnės.

Studiuesi M.Eliade pohon se nė Rodi, “gjatė festimit kushtuar Halieia-s (Diellit) ėshtė afruar njė karrocė me katėr kuaj… ky emėr vjen nga “halios” , qė ėshtė forma dorike e emėrtimit Helios (Diellit)”. (Holmberg “Die religiösen Vorstellurgen der altoischen Völkern” (39) Rrėnja “ha” e kuptueshme nga mitet mbi Hėnėn, ndėrton emėrtimin e Diellit, por nuk ka lidhje me ndonjė mit.

Perėndesha e Henės nė mite, kishte kultet e veta mė tė rėndėsishme: shqiponjėn, yllin, gjarpėrin dhe demin, qė simbolizonin forcėn e saj magjike rigjeneruese. Si simbole mbrojtėse hėnore, nė mburojėn e Akilit ndodheshin: katėr yje-rozeta, tė cilat i rinin si kurorė shqiponjės (gjetur nė njė pjatė tė pikturuar nė qytetin Vulēi tė Etrurisė) (40)


Flamuri shqipetar nga 1914 deri 1920, ku pasqyrohen shqiponja, ylli dhe rrufeja, simbole kultike tė Krijuesit (Dritės hyjnore) dhe Shqiponja perandorake e Napoleonit, i cili nuk preferoi shqiponjėn dy krenore tė Karlit tė Madh, i ndikuar nė shk15 nga modelet lindore, por atė tė besimit hėnor dodonas – shqiponjėn me njė kokė dhe rrufe.

Siē vėren studiuesi Jaho Brahaj “Shqiponjėn njė krenore nė stemat hieraldike familjare, e gjejmė mė pėrpara tek Arbėrit, se tek popujt e tjerė tė Ballkanit dhe Europės,” (nė flamurin e Principatės sė Arbėrit shk12) (41)

Siē pėrmėnda rastin e shkrimit tė fjalės “shqipetar”, edhe pėr rastin e flamurit tonė, me ēdo ndryshim qė mendohet, duhet tė merren ata studiues, qė e njohin historinė e lashtė tė popullit tonė.

Duke hequr yllin pesė-cepėsh nė flamurin shqipetar, i cili ėshtė gjithashtu njė figurė/simbol i besimit pellazg, pavarsisht qė u pėrdor nga ideollogjia komuniste, sikurse u pėrdorėn edhe shumė simbole pellazge nga nazistėt (dhe mund tė zėvėndėsohej me yllin gjashtė cepėsh tė Skėndėrbeut apo tetė-cepėsh tė Aleksandrit tė Madh), ne zhdukėm me duart tona nė flamur, faktet historike tė Kombit tonė dhe simbolin e Krijueses- Dritės hyjnore. “Shqiponja dhe Ylli, simbolizojnė qė nė kohėt mė tė lashta , dritėn, shpirtin pra vetė zanafillėn e jetės dhe tė ēdo krijimi, qė janė thelbėsisht tė rendit mendor”. Sipas Moisiut, shqiponja dhe ylli, janė sinonime (42)


Aleksandri i Madh mbi qeleshen e tė cilit dallohen qartė simbolet e besimit sellenik: Hėna dhe ylli tetė-cepėsh-

Siē vihet re, rrezet me tė cilat shprehet ylli, simbolizojne Dritėn hyjnore dhe qėndron mbi hėnėn, sikurse edhe mbi kokėn e shqiponjave, nė flamuj apo emblema ndėr shekuj. Ky ka qenė edhe simboli i Afėrditės (njė gjysėm-Hėnė e vendosur pranė njė ylli)(43) si dhe emblemė shtetėrore e Epirit antik, gjendur tek njė dorėshkrim (shkXVII) i pabotuar deri mė sot. (44)

Siē pohon Jaho Brahaj, nga ky simbol i stėrvjetėr i Dodonės, e kanė burimin stolitė tona me drapėr-hėne horizontale, tė shoqėruara zakonisht edhe me yllin.Ylli gjashtė cepėsh dhe hėna.



Stoli e e pėrdorur nė Malėsinė e Madhe.


avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 11:11

Pėrfundimi i dytė: Perėndia e dritės hėnore -Sellena, ka qenė pėrfaqėsuese e besimit tė parė tė institucionalizuar tė Dodonės – sellenizmit, i cili zgjati pėr njė periudhe dhjetra- mijėravjeēare.

Pėrparsia e kultit tė Hėnės ka ardhur nga krahasimi i ēfaqjes sė saj (nė tre forma) e ngjashme me tre cikle tė jetės nė Tokė dhe zbulimi shkallė-shkallė shkencor, i ndikimit tė saj, nė jetėn e njeriut dhe mbi natyrėn. Kjo shkencė primitive, bazohej nė aftėsinė e intuitės sė njeriut primitiv dhe krahasimit tė dukurive nė botėn qė e rrethonte. Shqiponja me njė kokė ka pėrfaqėsuar “Dritėn hėnore” dhe ka qenė mė e lashtė se shqiponja dy krenore.



Stema e Kastriotėve me trekėndėshin (qė nė vizatimet e para tė njeriut primitiv ka pėrfaqėsuar gruan), yllin 6 cepėsh dhe kurorat me rreze tė Krijueses-Dritės hyjnore.



Besimi hėnor (me shqiponjėn me njė kokė) pėrfaqėsoi nė zanafillė matriarkatin; Besimi diellor (me shqiponjėn me dy kokė) patriarkatin dhe forcėn ushtarake tė pushtetit administrativ.

Pellazgėt, nga nevoja jetike apo fati i keq gjatė luftrave me fiset e tjera tė njė gjinie, (prandaj dhe lufta e tyre quhej “lufta e Titanėve” dhmth “e tanėve”-njerėzve tanė, gjė qė faktohet edhe nga mitet ), u pėrhapėn drejt perėndimit, veriut, jugut dhe lindjes, duke mbartur me vete e zgjeruar edhe hapsirėn gjeografike tė besimit tė tyre sellenik (hėnor).

Pėr tė ndėrtuar historinė e lashtė tė paraardhėsve tė popullit tonė, domosdoshmėrisht duhet tė studiohen edhe gjurmėt qė lanė ata nė toponime, mite dhe gjuhė, nė vėndet ku emigruan. Kjo metodė plotėsoi shumė studime mbi lashtėsinė, pėr faktin se shumė gjurmė tė tyre, kanė mbijetuar nė vėndet ku kaloi apo sundoi raca pellazgjike.

Studiuesi i besimit tė lashtė G.Dumezil, pohon se “Pjesa mė e madhe e figurave tė panjohura tė rrjeshtuara nga Wissowa, gjetėn shpjegim tė kėnaqshėm dhe pėrputhen harmonikisht me tė dhėnat e dokumenteve, tė sjella nėpėrmjet paraleleve me popujt e tjerė indo-europian” (45) Duke ndjekur ngjashmėritė nė mitet dhe ritet, nė Europėn veriore (galo-keltėt, iberėt etj), nė Azinė e Vogėl (frigėt, shumerėt, hititėt, hurritėt, skithet, etj) nė Afrikėn veriore dhe deri nė Azinė e largėt, zbulohet edhe rruga dhe koha e lėvizjeve tė fiseve pellazge.



Pllakė e Perėndisė Horus (Musée du Louvre | Paris

Kjo pllakė guri e gdhėndur, gjėndej brėnda varrit tė mbretit tė dinastisė sė parė « Thinite », Horusit (afersisht 3040-3020 pk). Nė kėtė monument tė lashtė, nė kompleksin egjiptian tė Abydos, paraqitet njė shqiponjė, njė gjarpėr dhe tre vija paralele nė formėn e kolonave. Edhe nė hieroglifet qė pasqyrojnė emrin e tij, kemi figurėn e shqiponjės, gjarpėrit dhe tre vijat paralele, qė i gjejmė si tre simbole tė Dhemitres zanafillore, qė dėshmojnė vijėmsinė e tė njejtit besim sellenik tė pellazgeve dhe tė shqiponjės me njė kokė, nė Egjipt. Ky fakt dėshmon edhe vjetėrsinė e besimit tė Dodonės, krahasuar me atė egjiptian.

Nė pllakėn mortore tė Horusit, kėto simbole i pėrkasin tashmė njė figure mashkullore, qė dėshmon rritjen e rolit tė figurės sė burrit, jo vetėm si pushtet tokėsor, por edhe atij shpirtėror.



Horusi, i mbiquajtur Perėndia shqiponjė (Ḥr), ishte mbret i dinastisė sė parė arkaike. Kulti i tij nderohej veēanrisht nė qytetin e lashtė Nekhen, qė nė gjuhėn kopte pėrkthehej “qyteti i shqiponjave”.(Nekhen-wikipedia)

Sipas miteve, Horusi ėshtė njė shqiponjė hyjnore (emėrtim qė e mbajti edhe Pirro Burri dhe shumė tė tjerė), bir i Osirisit (Perėndia diellore) dhe Isisit (Perėndi hėnore) dhe syri i tij i majtė ishte hėna dhe i djathti – dielli. Pikėrisht syrin e majtė-tė hėnės- egjiptianėt do ta mbajnė si nuskė mbrojtėse, sepse mendonin se kishte fuqi magjike. Ajo qė tė bije nė sy ėshtė bashk-vendosja tek njė njeri, i dy kulteve: atij diellor dhe hėnor. Nė foton mė poshtė, keto dy kulte jepen me dy kokat, krahėt dhe kėmbėt e shqiponjės, nė trupin e njėriut.



Koka e njė sepate, Kompleksi i Bactria-Margiana, fundi i mijėvjeēarit III- fillimi i mijevj.II pk-Metropolitan Museum of Art (fr.wikipedia.org/wiki/Abaris_le_Scythe) Domethėnia e mitit tė shprehur nė kėtė dorezė dhe drejtimi nė anė tė kundėrta e dy kokave, do tė trajtohet nė njė material tjetėr.



Siē vihet re nga miti, “Shqiponja” (e personifikuar nga Horosi) paraqitet si fėmijė e Perėndisė-Diell dhe Hėnė, qė nė mitologjinė e herėshme pellazge, ishte nėna e tyre. Ky mit ėshtė pėrshtatur pėr dinastitė faraonike tokėsore, me qėllimin e afrimit tė tyre, si bij tė drejtpėrdrejtė tė Krijueses – Dritės hyjnore. Marrja e simboleve kultike tė figurės femėrore (Krijueses) nga ana e figurės mashkullore-Faraonit, nuk do tė thotė se nė besimin sellenik (tė emėrtuar “hellenik” mė vonė) nuk kishte mė vend pėr hyjnesha gra.

Kjo dėshmohet nga vėndi i rėndėsishėm qė zinte Perėndesha hėnore Isis nė Egjiptin e lashtė, me Hėnėn e plotė mbi kokėn e saj (dhe jo Dielli, siē shprehen disa studiues) pohuar edhe nga Plutarku: “ ndėrmjet statujave tė saj me brirė, janė ato me Hėnėn e re”. Siē vėren edhe Wilkinson Richard H. :“Isis u bė njė nga Perėnditė mė tė rėndėsishme nė Egjipt” (Wilkinson 2003, pp. 51, 146–149) – Wilkinson, Richard H.(2003). The Complete Gods and Goddesses of Ancient Egypt. Thames & Hudson. ISBN 0-500-05120-8. ) (46)



Perėndesha Isis dhe Kleopatra e Egjiptit me krahėt e shqiponjės mbi kokė. (Ancient Egyptian religion – Wikipedia)

Xh.Katapano pohon se “is” nė hebraisht ka kuptimin e “Dritės sė Parė” (47) Hėna e plotė, brirėt e kaut (simbol i Hėnės) dhe krahėt e shqiponjės, dėshmojnė se ishte njė Perėndeshė hėnore, sikurse edhe tė gjithė perėnditė e lashta tė mėvonshme mashkullore, pėrfshirė dhe Horusin, fakt qė pohon edhe njė herė se, besimi hėnor (sellenik) ishte shumė mė i hershėm se sa ay diellor.

Simbolet kultike dhe skeleti mitik i ngjashėm, qė vėrejmė nė tė gjithė hapsirėn euro-afro-aziatike, dėshmojnė jo pėr kryqėzimin (sinkretizmin) e besimeve tė ndryshme, siē lexojmė sot nė librat historik, por pėr shkallė tė ndryshme tė zhvillimit nė kohė, tė tė njejtit besim pellazg, elementėt e tė cilit janė marrė dhe dhėnė ndėrmjet popujve tė sė njejtės racė (drejtuese-ushtarake). Herodoti (484 – 425 pk), gjithashtu e pohon qėnien e tė njejtit besim nė Egjipt dhe gadishullin Ilirik.

Duke folur pėr hyjnit e egjiptianeve, ai shkruan : « Nuk kam sigurisht qėllim tė tregoj gjithė sa dėgjova pėr hyjnitė e tyre, pėrveē emrave tė vet, se mendoj qė tė tėrė njerėzit tė njejtat (gjėra) besojnė pėr hyjnitė » (48) Ky fakt vėrtetohet me njohjen e hartės gjeografike tė pėrhapjes sė fiseve dhe grupeve luftarake Pellazgo-Ilire tė kėsaj periudhe. Gjithashtu nuk mund tė mohojmė pasurimin e skeletit tė besimit hėnor pellazgjik dhe atij diellor tė mėvonshėm, me mite dhe emėrtime tė ndikuara nga ngjarjet dhe personat historikė (qė u quajtėn Perėndi, Profetė apo reformatorė tė besimit) me elemente tė kulturės sė hapsirės euro-afro-aziatike.

Simboli i shqiponjės, qė nė hieroglife emėrtonte Horusin, do tė jetė emri i parė (faraonėt emėrtoheshin me disa emra, njėr pas tjetrit) nė emėrtimin e Faraonėve egjiptian si, Kheops, Toutankhamon, Amenhotepin e III etj.(Horus-wikipedia)

Shumė vėnde dhe figura historike u mbiquajtėn me emrin e shqiponjės, pėr tė dėshmuar natyrėn hyjnore tė tyre, por Shqiponja, simbol i Krijueses-Dritės hyjnore, mbijetoi nė vijėmsi dhe nė tė gjitha format e shprehjes sė saj (komb, gjuhė, vend, traditėn kulturore, flamur etj) vetėm tek arbėreshėt dhe shqipetarėt, qė dėshmon pėrkatėsinė e tyre prej Pellazgėve hyjnorė.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 11:13

Egjipti i lashtė, ėshtė vendi ku iliro-pellazgėt sundues, kryen “reformėn” e parė tė besimit tė tyre hėnor – sellenizmit.


Kur flasim pėr besimin e Egjiptit tė Lashtė, duhet tė kemi parasysh dy faktorė :1) Besimi ishte nė “pronėsi” tė familjes mbretėrore, udhėheqėsve tė lartė fetare e ushtarak dhe drejtonte jetėn civile dhe shpirtėrore tė popullit. 2) Pėrfaqėsuesit mė nė zė tė Lashtėsisė egjiptiane, ishin tė huaj, me origjinė pellazgjike, e shprehur nė mitet, ritet, kultet, toponimet, gjuhėsinė, emėrtimet dhe biografinė e tyre e dėshmuar nė studime tė shumta, sidomos ato shqipetare. Studiuesit shqipetarė, po japin njė ndihmesė tė paēmueshme, duke zbuluar fijet lidhėse tė periudhave dhe zhvillimimeve tė shoqėrisė njerėzore, tė errėta deri mė sot.

Siē pamė edhe mė lart, Horusi-Perėndi dhe mbret tokėsor, mbante nė emėrtim, kultin e shqiponjės, gjarpėrit dhe tre vijave paralele tė besimit hėnor pellazgjik.



Statuja e Horusit nėn kultin e shqiponjės, pėrpara tempullit Edfou dhe vijimi i mitit tė luftės kundėr gjarpėrit, nė Egjiptin e lashtė.

Nė Afrikėn Veriore, ngritėn qytetrime tė zhvilluara edhe shumė mbretėr tė tjerė pellazgė, origjina e tė cilėve nuk pėrmėndet nga historiografija botėrore. Sot, si njė nga Faraonėt mė tė famshėm (ndoshta pse lidhej edhe me emrin e nipit tė tij, Merenptah– Moisiut, krijuesit tė besimit tė krishter) njihet Ramsesi i II(1304 -1213 pk) i mbiquajtur Ramsesi i Madh. Xh.Katapano vėren se ai mbante emėrtimin “Larte” qė ishte karakteristik pėr mbretėrit etruskė, fakt qė dėshmon origjinėn etrusko/trojane tė Ramsesit II dhe tė Moisiut. (49) Ramsesi i II ėshtė pasardhės i njė vargu tė gjatė faraonėsh tė racės sė tij, pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė tė cilėve, i gjejmė nė Dinastinė e 12-tė (1983 – 1778 pk).

Po ē’lidhje ka Dinastia e famėshme nė Egjiptin e lashtė, me simbolin e shqiponjės nė flamurin dhe traditėn e shqiptarėve?

Kjo Dinasti ėshtė pjesa e “humbur” apo “e zhdukur” e Historisė mijravjeēare e Kombit tė Titanėve pellazgė , por edhe e origjinės sonė, “e varrosur” nga Historiografia e shk19-tė. Kjo periudhė zė fill me bashkimin e Egjiptit dhe mbretėrimin e Faraonit, Amenemhat I-rė(1983 – 1953 pk) njė administrator, ndėrtues dhe luftėtar i shquar, qė pranoi i pari bashk-administrimin me djalin e tij, Sessostri I-rė duke krijuar njė Perandori tė papushtueshme, tė begatė dhe tė lulėzuar. E gjithė dinastia e tij, qė vijoi ndėr shekuj, si emėr tė parė mbante figurėn e Shqiponjės hyjnore, kultit hėnor dodonas (Horusin).

Diodori (Diodore de Sicile- shk I pk) i sjelle nga studiuesi Niko Stillo (“Etruskishte Toskerishte”), nė “Bibliotekėn e tij historike” pėrmend faktin se : “Nė vitet e vjetra, mbretėrit e Azisė ishin vendės, por nuk kujtohet asnjė veprim i tyre i ēmuar dhe as ndonjė emėr konkret. I pari mbret qė arriti gjer tek ne, nė histori dhe kujtesė ishte Ninoja, mbreti i asirėve i cili nėnshtroi : Egjiptin, Fenikinė, Sirinė Koile, Kilikinė, Pamfilinė e Likinė, madje Karian si dhe Lidinė, vuri nėn skeptrin e vet dhe Troadėn e Fringjinė nė Helespont dhe Propontiden Bitininė e Kapadokinė, si dhe kombet barbare qė banonin nė brigjet e Detit tė Zi gjer te lumi Tanai (Don)”(50)Ky Mbret-luftėtar, qė pėr madheshtinė e Perandorisė (euro-afro-aziatike) qė krijoi, vendosjes sė ligjeve, sundimit por edhe tė demokracisė sė nėnshtetasve tė lirė, ndėrtimin e tempujve si bosht i qyteteve tė shumtė qė ngriti, zhvillimin e bujqėsisė, veprave ujitėse, urave etj, dhe sidomos administrimin e mėnēur qė vendosi, ju dha vendi i Kryeperėndisė. Miti i tij pas vdekjes, pushtoi hapsira shumė mė tė mėdha, se sa kur qe gjallė i zoti.



Ky Mbret tokėsor, nėn emrin e Ninos, mbretit tė asirėve, tė Sessostri I-rė nė Egjipt, Sheshoosit tek pellazgo-ilirėt, Tinia tek etruskėt, Minosi dhe Heleni nė Mikenė, Di-as apo Zeusit mbi Olimp, Dionisit nė mite (dhe shumė emrave tė tjerė), sundoi nė tokė e nė qiell, nėn hijen e Shqiponjės (tė trashėguar nga Ati apo etėrit, brez pas brezi), e besimit hėnor tė vendit tė tij tė origjinės- Dodonės thesprote nė Ēamėri. Nė Dhjatėn e Vjetėr, Heroi dhe Mbreti i racės arbėrore, mė i famshėmi nė Historinė njerėzore, ėshtė emėrtuar Noe (51)

Kush mė shumė se Kombi ynė duhet ta ēvarrosė kėtė Dinasti pellazge, duke lidhur fijet e kėputura nga koha dhe ideollogjia? Jo thjesht pėr tė zbuluar origjinėn e simbolit tė flamurit dhe tė emrit tonė kombėtar, por edhe pėr tė pėrmbysur dogmat e Historiografisė pėr ardhjen e fiseve “indo-europiane”, “ndikimit” oriental tė besimit apo pėrhapjen e besimit “hellenik” (“sellenizmit”) nga Aleksandri i Madh.

Aleksandri i Madh e ripėrtėriti besimin dodonas nė fushatat e tij, duke shpallur edhe veten “bir” tė familjes hyjnore. Ai ndoqi nė gjithshka, shėmbullin e paraardhėsit tė tij pellazgo-ilir, Sessostrit tė I-rė dhe tė qytete-shteteve qė u krijuan nga ushtarėt e tij, tė cilėt pėrhapėn kudo ku shkelėn, (Afrikė -Azi dhe Europė) qytetrimin ilirik. Studimi shkencor i Niko Stillos “Etruskishte Toskėrishte” zbulon me hollėsi historinė tokėsore dhe qiellore, tė Hyjnive arbėr, tė Olimpit homerik.



Obelisku i Sessostrit tė I (1962 pk) nė Eliopoli dhe Skulptura e Faraonit Sessostri I
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 prej 12.05.14 11:16

Lartesimi i kultit Diellor –shprehje e forcės sė pushtetit tokėsor

Pėr studiuesit e sotėm tė besimit, figura mė e rėndėsishme nė historinė mijėravjeēare tė Egjiptit tė lashtė, qė i dha vėndin e Krijuesit- Diellit dhe vetes- Profet tė tij, ka qenė Amenhotepi i IV, Faraonit i dhjetė i dinastisė sė 18 (sundoi mė1355-1338 pk).

Faraoni Akhenaton « heretiku » nė tė djathtė dhe familja e tij duke adhuruar Perėndinė Aton (Ancient Egyptian religion -Wikipedia)

Faraoni Amenhotepi i IV, i vetėquajtur Akhénaton, pranohet si “reformator i parė i besimit” dhe “krijuesi i besimit monoteist” sepse vendosi besimin Diellor (Aton) si kultin e vetėm shtetėror. Bashkė me kryeqytetin, ai ndryshoi edhe tė gjithė administratėn e tij, ku vendosi ata qė kishin pėrqafuar besimin e ri.

Nė besimin hėnor (sellenizmin) qė pėrfaqėsonte “matriarkatin”, figura qėndrore e gruas (Diona nė Dodone dhe Isisi egjiptiane), nė periudhat e mėvonshme mitike, u zėvėndėsua nga ajo e mashkullit (Zeusi nė gadishullin Ilirik dhe Osirisi, nė Egjipt,) qė pėrfaqėsonin “patriarkatin”, duke marrė edhe simbolet e saj mė tė rėndėsishme si shqiponjėn, demin, gjarpėrin, etj. Edhe nėn mbretėrimin e babait tė tij, Amenhotepin e III (sundoi 1391-1353pk). (52) kishte filluar ngritja e simbolit diellor. Por, Faraoni Akhenaton e mohoi dhe e luftoi besimin tradicional hėnor, tė cilin themeluesi i shkencės krahasuese tė miteve, Max Myler (Max Müller 1823-1900) e quan “ hénothéisme “. (hénothéisme -Wikipedia)

Krijimi i perandorive, tė mėdha gjeografike tė Faraoneve egjiptian dhe hyjnizimi i figurės sė sunduesit mashkull, tė fortė ushtarakisht dhe me pushtet tė pakufizuar administrativ e sidomos zhvillimi i madh i shkencės sė lashtė, nxorri nė plan tė parė rėndėsinė e njeriut tė ditur – tė llogjikės – si mjet pushteti. Filozofi mė i madh romak, Plutarku ( viti 46 pk- 125) pohonte se: “Njeriu pėrbehej nga tre pjesė : trupi (soma) shpirti (psyche) dhe llogjika (nous). Shpirti i njerėzve tė drejtė, pastrohej nė Hėnė, trupi i kthehej Tokės ndėrsa llogjika (shkonte drejt) Diellit” (53)

M.Eliade shprehet se “pėrorfikėt (Dielli) ėshtė inteligjenca botėrore. Macrobio, ia dedikon kultit diellor tė gjithė teologjinė dhe i paralelizon me Diellin : Apollon, Liber-Dionysos, Marte, Mercurio, Esculapio, Ercole, Serapide, Osiride, Horus, Adone, Nemesi, Pan, Saturno, Adad e deri Jupiterin” (54) Le tė kujtojmė se, qė nga shkolla e Thotit nė Egjiptin prehistorik dhe deri tek ajo e arbėrit, Gjergj Xhemisto Pletones (1355-1452), nė Mistra tė gadishullit Ilirik, ku mėsohesh shkenca e lashtė“qė synonte mbruajtjen e njeriut tė fortė e tė pėrkryer ; tė fuqishėm nė trup e mendje” (55), mėsimi ishte i rezervuar vetėm pėr “udhėheqėsit” e ardhshėm. Njohja e vlerės sė “llogjikės” (dijes), rrjedhojė e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, nxiti ndryshimin edhe nė kulte, tė cilat nė lashtėsi ishin tė detyrueshme sikurse “Kushtetuta” e ditėve tė sotme.

Baza e mėsimeve tė Shkollave tė Misterit, qe studimi i ekujlibrave, qė e gjejmė edhe nė komentet qė janė bėrė pėr dy kokat e shqiponjės, si psh femėr-mashkull, lindje-perėndim dhe gjithēka qė u nda, ėshtė e kundėrt apo e dyzuar. Kėto ēfaqje binjake e ndanin shoqerinė nė dy klasa themelore: atė femėrore, qė duke qėnė mė e fuqishme, zhvillojnė ndjenjat dhe klasėn tjetėr ku rryma mashkullore pėrforcon cilesitė mendore. (56)

Edhe sot qarkullonidea se meshkujt janė mė tė zgjuar se femrat, pasojė e ideollogjisė mijeravjeēare e pushtetit administrativ nė Lashtėsi. Pėrdorimi i kėtij ekujlibri apo dualizmi, sipas M.Eliade buronte nga traditat e lashta tė Hellenėve (Pellazgėve –shėn im) dhe njihej edhe nga Platoni (57)

Pėrfaqėsuesi mė i madh i kėtij ekujlibri, ishte ai midis Hėnės dhe Diellit, (dy planetet mė tė mėdha qė shihen nga Toka) e shprehur nė simbolin kultik, tė dy kokave tė shqiponjės. Pėr tė kuptuar zhvillimin e besimit tek njeriu para-historik, shumė studiues kanė gjurmuar besimet e fiseve apo popullsive tė sotme, qė jetojnė tė mėnjanuar nga bota moderne. Mircea Elade dėshmon se, nė fiset afrikane, simboli i Hėnės pėrfaqėsonte matriarkatin ndėrsa i Diellit patriarkatin : “Festa e Hėnės sė re ndiqej vetėm nga gratė, kurse festa e Diellit festohej vetėm nga burrat. ( 58)

Vendosja e pushtetit patriarkal nė besimin e Egjiptit tė lashtė, pasqyrohet qartėsisht nė ndryshimin e emėrtimit tė Krijuesit e zbėrthyer nėpėrmjet gjuhės arbėrishte nga Xhuzepe Katapano (“Thoti fliste shqip”): nga Amon (A-m-on=at+nėnė+jonė), nė Aton (At-on= at+ynė) (59)

Siē vėrehet, ėshtė mėnjanuar figura femėrore qė mbisundonte nė besimin hėnor. Perėndinė Diell-Aton, qė deri nė atė kohė paraqitej vetėm si hieroglif me kuptimin “dritė”, Akhenatoni e paraqiti si emėr tė njė faraoni. Ai ngriti kultin e Diellit mbi kultet e tjera dhe ndėrtoi tempullin Aton nė njė qytet tė ri Akhétaton (Tell-er-Amarna). Nga emri i tij, u hoq emri i Horusit dhe figura e shqiponjės (pėrfaqėsuese e besimit hėnor) dhe mbeti vetėm i Perėndisė “Ra” qė pėrfaqėsonte Dritėn hyjnore.

Reforma e tij, kundėr Perėndisė Amon, nuk pati sukses dhe mbas vdekjes sė tij, vijuan tė adhuroheshin perėnditė tradicionale. Megjithėse revolta e Akhenatonit dėshtoi, ajo gjeti vijues tė tjerė nė shekujt e mėvonshėm, tashme jo nė Egjypt, por nė Azinė e Afėrme (Mithra), nė Gadishullin Ilirik (Apolloni) dhe sidomos nė Perandorinė romake, me triumfin e “Diellit fitimtar!”( Sol-Invictus).

Sipas studiuesve, Perset dhe Epirotėt ishin tė parėt qė e pėrdorėn, si simbol ushtarak dhe mė vonė u bėnė emblema tė Egjiptit, Perandorise romake dhe tė perandorėve tė Lindjes dhe Perėndimit.(60)

Sot nė pėrgjithėsi, mendohet se kulti i Diellit ishte kryesor dhe mė i pėrhapuri nė botė. Nė fakt, eruditi gjerman i shk19, Adolf Bastian (1826 –1905,) vėrejti se ky kult ishte i pėrhapur nė hapėsira shumė tė kufizuara tė botės, si nė Egjipt, nė Azi dhe nė Europe, vetėm tek disa popujt, me njė zhvillim tė lartė nė lashtėsi. (61) Ai u pėrhap dhe u bė kult shtetėror nga mbretėr qė pėrfaqėsonin pushtetin ushtarak.


Shqiponja hitite (J.Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”)



Pikėrisht nė Azinė e Vogėl gjejmė nė zbulimet arkeologjike, shqiponjėn tashmė me dy koka, shprehje e bashkjetesės sė dy kulteve: atij hėnor dhe diellor. Shqiponja me dy kokė e zbuluar nė Azinė e vogėl, sipas studiuesve i pėrket kulturės sė popujve Hititė. Gjithashtu dėshmohet se qytetrimi i tyre kishte patur ndikim tė madh nga qytetrimi i mėparshėm i popujve Hurritė (Mesopotami, mijėvjeēari 3 pk). Nė ikonografinė e hurriteve, Hėna dhe Dielli paraqiten dėndur tė binjakėzuar. Hurritėt udhėhiqeshin nga njė kastė aristokratike luftėtarėsh (62) dhe figura qėndrore e besimit tė tyre ishte Perėndia e luftės.(63)

Studiuesi Trevor Bryce nė librin e tij “The Kingdom of the Hittitės”,(Oxford 1998) duke ju referuar emrave tė mbretėrve hititė veren “ se ata kanė prapashtese -ili, mėnyrė e cila i identifikonte ata me yllin… Pėrveē ilireve dhe hititėve, nuk ka asnjė popull tjetėr nė Azi apo Evrope, qė tė pėrdorė prapashtesėn -ili pas emrit tė njė mbreti. Mes gjuhėve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititėt dhe iliret kishin tė njėjtėn kulturė e qytetėrim dhe tė njėjtėn gjuhe. (64)

Edhe Arif Mati e pohon kėtė fakt: “Prijėsit Hititė nga ana etnike ishin tė pėrafėrt me trojanėt, thrakasit ose frigjanėt dmth njė popull pellazg. Popull i famshėm “i malėsorėve me kokė tė rrumbullakėt“ tė cilėt kanė shkelur tokėn e Lindjes sė Mesme rreth viteve 4000 pk” (65)

Pra koha dhe vėndi ku u zbulua shqiponja me dy kokė, lidhet me fiset pellazgo-ilire qė nuk e braktisėn kurrė besimin hėnor, por pranuan ekujlibrin e dy kulteve, nėpėrmjet dy kokave tė shqiponjės hyjnore.

M.Eliade pohon se, filozofija mistike e indjanėve nuk trajton supremacinė e Hėnės apo tė Diellit, pėrkundrazi pėrpiqet t’i baras-vendosė, sepse kjo formulė (Hėna-Diell), vinte qė nga periudha primitive, si shprehje e ripėrtėritjes (66) Ky fakt i sjellė nga M.Eliade ėshtė njė “gjurmė” historike e ndikimit tė besimit pellazg, tė pushtuesve tė parė tė Gadishullit Indjan, dhe nuk njihet ndonjė dėshmi qė tė flasė pėr tė kundėrtėn (tezėn pėr fiset indo-europiane, shumė studiues e kanė venė nė dyshim -A.Mati (67)

Fakti, qė pas rėnjes sė mbretėrisė hitite (1180 pk) e deri nė periudhėn e Perandorisė romake nuk ėshtė gjendur asnjė gjurmė e shqiponjės me dy kokė, (68) dėshmon se nė Azi, ky simbol nuk ishte vėndės, por kalimtar, i sjellė nga fise luftėtarėsh pellazgo-ilir, gjatė pushtimeve tė tyre nė kėtė trevė.

Shqiponja dykrenore ka qenė emblemė e Dyerve fisnike tė Gropajve, Muzakajve, Aranitėve, Kastriotėve, dhe shqiponja me njė kokė, e Zakariajve dhe Buzėzezėve (69)



Shqiponja dy krenore e Perandorėve arbėr Paleologė, nė Stamboll (Photo © Pythacli) dhe pllakė memoriale pėr dy kapitenė stradiotė shqipetarė, Don Nicolo dhe Angelo Maipesi. © Napoli.

Pėrfundimi i tretė: Besimi pellazg hėnor u pėrhap nė tė gjitha vėndet, qė pushtuan dhe sunduan, mbretėrit Heronj dhe Profetė tė origjinės ilirike: nė Europė, Afrikėn veriore, Azinė e vogėl e deri nė Azinė e largėt. Ky besim pėsoi ndryshime nė mite, duke u dhėnė rolin kryesor Perėndive meshkuj dhe kulteve tė tyre. Kjo dukuri pasqyroi kalimin drejt shoqerisė patriarkale me administrata tė fuqishme politike dhe ushtarake, tė drejtuara nga mbreti- diell, simbol i dijes, i pushtetit dhe i ligjit. Besimi diellor vendosi nė plan tė parė forcėn e pushtetit, tė krahasuar me forcėn e ndriēimit diellor.

Njė nga dukurite e rėndėsishme nė mitet, pohon Mircea Eliade, ėshtė ay i “heronjve diellore” , sidomos tek blegtorėt nomade, fise nga dolėn nė shekujt e mėvonshėm tė ashtuquajtura nacione “qė bejnė historinė”…dukuri sidomos e shteteve indo-europiane. (70) Kėshtu shqiponjės qė pėrfaqėsonte Krijuesin-“Dritėn hyjnore”, ju shtua krahas kokės sė parė “dritės hėnore” edhe njė kokė e dytė “drita diellore” (njė ekujlibėr i pranuar me vėshtirėsi dhe nganjėherė edhe me luftė). Prandaj nuk janė tė rralla pamjet me tre kurora mbi kokėn e shqiponjės dy krenore: dy tė vogla, mbi sejcilėn kokė dhe njė e madhe nė mes, qė perfaqėson Krijuesen/Dritėn hyjnore.

Kjo ka qenė “reforma”e parė e besimit pellaz, shumė kohė pėrpara se tė ndodhte “reforma” e dytė, qė shėnoi fillimin e njė lufte fetare dhe administrative (qė zgjati me shekuj), kundėr besimit 50 mijė vjeēar tė Pellazgėve hyjnorė dhe solli lindjen e Krishtėrimit. Besimi i ri, zėvėndėsoi kultin zanafillor tė Hėnės dhe jet-shkurtėr tė Diellit, me kultin e Njeriut tokėsor dhe hyjnor, tė lidhur me Krijuesin.



***

Nė kėtė material, kam hedhur vetėm disa vija, pėr tė skicuar HISTORINĖ 50 mijė-vjeēare tė besimit zanafillor tė Pellazgo-ilirėve, e simbolizuar me figurėn e SHQIPONJĖS dhe Rrezes (Yllit). Njohja e besimit pellazg “sellenizmit”, pohon faktin se ay ka qenė besim monoteist, qė ka njohur vetėm njė Krijues- Dritėn hyjnore.

Pellazgo-ilirėt tė cilėt e krijuan kėtė besim, kanė pėrdorur simbolin e Shqiponjės, tė Yllit (Illi-nė dialektin ēam) dhe tė Tokės (Arė), nė gjithshka qė ka patur tė bejė me jetėn e tyre: emėrtimin e vėndit, gjuhės, vetes, toponimeve, simboleve kombėtare etj. Ata e kanė gdhėndur shqiponjėn nė gur dhe e kanė kėnduar nė kėngė, duke ju dėshmuar fiseve tė tjera, lidhjen qė kishin me KRIJUESIN dhe duke e quajtur veten – BIJ TĖ TIJ HYJNORĖ.



Flamuri shqipetar nė Hėnė, gjatė misionit Apollo 14 (1971) vendosur nga astronauti i NASA-s me origjinė shqipetare, Alan Shepard.



Fatbardha Demi


21.06.2013





1- Mircea Eliade. « Trattato di storia dele religioni »,1976 Editore Boringhieri, Torino – www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

2- www.lagrottadeicervi.it/arte-religione-e-magia/

3- po aty

4- f315,316 Martin Bernal « Athina e zeze » Shtepia botuese 55, Tirane 2009

5- f21 “Mesimet e Ptahhotepit -Libri me i lashte i botes” Logoreci, 2006

6- f81 Xhuzepe Katapano, „Thot-i Fliste Shqip“ Botimet enciklopedike, Tirane,2007

7- f391 Spiro Konda, “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik” ,UEGEN Tirane 2011

8- E.Jacques “Shqiptaret” f80 marre nga f42 Rasim Bedo Dodona

9- Adem Demaēi: Filozofia e Jetes (II) “Kush eshte Zoti”? – Pashtriku.org, 04. 02. 2013

10- f20 Mehdi Frashėri “Historia e lashtė e Shqiperisė dhe e Shqipetarėve”, Plejad 2012

11- f92 Dhimitėr Pilika “Pellazgėt origjina jonė e mohuar” Botimet enciklopedike , Tiranė 2005

12- f20 Mark Tirta, « Mitollogjia nder shqiptare »

13- f52, George G. M. James “Trashegimi e vjedhur” Plejad, Tirane, 2009

14- f63 Spiro Konda, “Shqipetarėt dhe Problemi Pellazgjik”, UEGEN,Tirane,2011

15- f8 Xhuzepe Katapano (po aty)

16- Maksim Zotaj ,“Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar!”Metropol, 24-01- 2008

17- Shefki Ollomani “Maqedonėt dhe Maqedonia Antike” www.ina-online.net/opinione/8965.txt‎

18- Albert Hitoaliaj – Marrė nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokė, simboli ynė, mė i lashti i botės www.mnvr.org ›

19- f22, Jaho Brahaj „Flamuri i Kombit Shqipetar“, Tirane 2007

20- f11 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008

21- Prof.dr.Shaban Sinani “Si u bene Albanet –Shqipptare”,Tiranė, 02. 03. 2010 groups.yahoo.com/group/cameria/message/9409‎

22- f33 Jaho Brahaj (po aty)

23-f60 Rasim Bedo, « Dodona Tempulli i lashte i Shqiperise » botim i Sh.K. “Bilal Xhaferi”, Tirane 2007

24- f42 ,43 Dhimiter Pilika “Pellazget, origjina e jone e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005)

25- http://www.miti3000

26- Mitologia greca e latina, Eos, Epafo, Epeo mitologia.dossier.net/eos.html

27-f59 Georgez Dumézil “La religione romana arcaika Miti,leggende, realta”,BUR Saggi, 2011

28- it.wikipedia.org/wiki/Titanomachia

29184, Xhuzepe Katapano (po aty)

30- f35 Vasil S. Tole« Pse qajnė kuajt e Akilit? »Mediaprint ,2011

31- f174 Xhuzepe Katapano (po aty)

32- Albert Hitoaliaj – Marrė nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokė, simboli ynė, mė i lashti i botės www.mnvr.org ›

33- https://it.wikipedia.org/wiki/Aquila‎

34- f86 Marin Barleti «Rrethimi i Shkodrės » Shtėpia Botuese Naim Frashėri, Tiranė, 1982

35- f316 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008

36- www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

37- f23 Jaho Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”2007

38- f13 Jaho Braho (po aty)

39- f111 www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

40- f10 JahoBrahaj (po aty)

41- f92 Dhimitėr Pilika “Pellazgėt origjina jonė e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005)

42- f87-88 Xhuzepe Katapano (po aty)

43- f178 Aristidh Kola “Gjuha e Perendive” marre tek“Albanohellenica nr2” 2000-2001

44- f89 Dhimiter Pilika “Pellazget origjina jone e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005

45- f57 Georges Dumézil “La religione romana arcaica – Miti,leggende,realta” BUR Saggi 2011

46- Ancient Egyptian religion- Wikipedia

47- f186 Xhuzepe Katapano (po aty)

48- f77 Niko Stillo “Etruskishte Toskėrishte”

49- f194 Xhuzepe Katapano (po aty)

50- f294-297 Niko Stillo (po aty)

51- f286 Niko Stillo (po aty)

52- Nicolas Grimal, Histoire de l’Égypte ancienne, p. 272 –Aton, wikipedia

53- f132 www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

54- f115,116 Mircea Eliade (po aty)

55- f114-15 Xhuzepe Katapano (po aty)

56- Le scuole dei misteri e lo Spirito di emulazione – Insegnamenti …www.rosacroceoggi.org/…/07rays.lescuoledeimist

57- f133 Mircea Eliade (po aty)

58- f126 Mircea Eliade (po aty)

59- f94 Xhuzepe Katapano (po aty)

60- Aigle – Au Blason des Armoirieswww.blason-armoiries.org › Héraldique › A‎

61- f97 Mircea Eliade (po aty)

62- wikipedia Hurriti

63- Zoroastrismo – Corso di Religione www.corsodireligione.it/religioni/…/zoroastr_1.ht…

64- Albert Hitoaliaj- “Shqiponja me dy koka, simboli ynė, mė i lashti o botės …” – Sa-Kra www.sa-kra.ch/shqiponjasimbl2.htm‎

65- f.277 A.M. “Mikenėt=Pellazg” Plejad

66- f277 “Shqipėria Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen” Plejad,2007

67- f113 Mircea Eliade (po aty)

68- Aigle listes des fichiers PDF aigle – Yo PDF www.extpdf.com/aigle-pdf.html

69- f50Jaho Brahaj (po aty)

70- f114 Mircea Eliade (po aty)


Fund

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hėna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi