Ramana Maharshi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ramana Maharshi

Mesazh  Kybalioni prej 12.05.14 1:41



Te lexosh dije te paster nga njerez te ndritur te epokave, eshte njesoj si te te ftojne ne nje gosti mbreterore dhe te hash me luge te arte, ndersa ke shume kohe qe ske vene gje ne goje dhe ndihesh shume i uritur .Te pish nga vera me e mire e qilarit ndersa shijon muziken me cilesore te harqeve hyjnore si melhem per mendjen dhe zemren e trazuar, dale nga fjale qe kane kuptim vetem per shpirtin.

Ramana Maharshi (30 Dhjetor 1879 – 14 Prill 1950) njihet botėrisht si njė nga gurutė e famshėm e tė veēantė indianė tė kohėve moderne, lindur si Venkataraman Iyer. Nė moshėn 16 vjeēare, humbi ndjesinė e personalitet individual dhe pėrjetoi njė zgjim, tė cilin mė vonė e emėrtoi si ndriēim. Gjashtė javė pas kėsaj u largua fshehurazi nga shtėpia drejt malit tė shenjtė Arunachala, ku qėndroi gjer nė fund tė jetės. Vitet e para i kaloi nė vetmi, por pamja dhe heshtja e tij tėrhoqėn shumė njerėz. Mėsimet e tij g..... rrodhėn prej “dijes sė drejtpėrdrejtė se vetėdija ėshtė i vetmi realitet”. Vitet pasuese u zhvillua njė bashkėsi rreth tij, ku qėndronte i gatshėm ēdo sekondė pėr vizitorėt. Megjithėse i adhuruar prej shumė njerėzish, nuk pranoi askėnd ta trajtonte si tė veēantė apo tė pranonte dhurata vetjake dhe trajtoi tė gjithė me respekt. Nga viti 1930 mėsimet e tij u popullarizuan shumė edhe nė perėndim.

Qė i vogėl ishte ngatėrrestar, popullor, inteligjent, me kujtesė fenomenale dhe tepėr me fat nė lojėra, duke e bėrė tė mėsonte nė shkollė pa mundim. Mori edukim perėndimor. Flinte aq rėndė gjumė, sa shokėt e shqelmonin pa mundur ta zgjonin. E quanin ”Tanga-kai” (dora e artė). Kur i vdiq babai ishte 11 vjeē, dhe pėr disa orė rresht pas atij ēasti soditi vdekjen e meditoi, sesi trupi i babait ishte atje, por “Unė” nuk ishte mė. Nė 1896, kur mbushi 16 vjeē, pėsoi njė ndryshim rrėnjėsor brenda disa minutash, duke nisur njė veprim vetėkėrkimi, i cili kulmoi nė zgjim tė plotė e tė pėrhershėm. Kėshtu e pėrshkruan vetė pėrvojėn e atij ēasti: Isha ulur vetėm nė dhomė. Nuk sėmuresha kurrė dhe atė ditė isha top, por seē mė kapi njė frikė e menjėhershme nga vdekja, megjithėse nuk isha gjė prej gjėje nga shėndeti e nuk kisha pse tė shqetėsohesha. Thjesht pata ndjesinė se do tė vdisja dhe fillova tė vrisja mendjen si t’ia bėja. Nuk mė tha mendja tė shkoja te doktori apo ndonjė shok, por ndjeva se duhej ta zgjidhja vetė situatėn dhe nė atė ēast. Ideja se po vdisja mė bėri tė ndaja mendjen e tė kthehesha nga vetja, duke menduar pa fjalė “Tani vdekja erdhi: ē’do me thėnė kjo? Ē’po mė vdes? Ky trup!” Dhe menjėherė u shtira si i vdekur, me gjymtyrė drejtuar, me qėndrim prej tė vdekuri, si pėr t’i dhėnė kuptim situatės. Mbajta frymėn dhe ngurtėsova trupin.
“Epo, i thashė vetes, ky trup vdiq. Do tė mbartet deri te vendi ku do tė digjet e do tė bėhet hi! Por, me vdekjen e kėtij trupi, a do tė vdes unė? Pse, trupi jam unė? Ėshtė i ngurtė e i heshtur, por unė ndjej gjithė forcėn e personalitet, madje zėrin e “Unė” brenda meje, tė ndarė prej tij!
Pra, Unė qenkam Shpirti pėrtej trupit. Trupi vdes por shpirti pėrtej tij nuk preket nga vdekja. Domethėnė, Unė jam Shpirti i pavdekshėm. Gjithė kjo nuk ishte mendim i topitur, por flakėroi Brenda meje si e vėrtetė e njohur drejtpėrdrejt jo nėpėrmjet ndonjė procesi. Ishte e vėrtetė, e vetmja e vėrtetėt nė gjithė atė gjendje dhe, gjithė aktiviteti i vetėdijshėm lidhur me trupin ishte pėrqendruar nė atė Unė. Qė prej atij ēasti Vetja u pėrqendrua tė vetvetja me njė magjepsje tė fuqishme. Frika e vdekjes u fashit njėheremirė. Egoja humbi nė Vetėndėrgjegjėsim dhe zhytja nė Vete vazhdoi pandėrprerė. Mendime tė tjera mund tė vijnė e ikin si nota tė ndryshme muzikore , por “Unė” vazhdon si nota themeltare “sruti” (ajo qė dėgjohet) nė Veda e Upanishad, nota qė gjendet e shkrihet me gjithė notat e tjera!”

Ramana Maharshi njihet pėr besimin nė fuqinė e heshtjes dhe pėrdorimin e rrallė tė fjalės, si dhe moskokėēarjen pėr famėn e kritikat. Njihet pėr dashurinė e rrallė pėr bimėt e krijesat. Jetoi thjesht e qetėsisht, nuk shpalli veten asnjėherė guru, tė mbante ndjekės apo pasues, megjithėse shumė njerėz, tė cilėt u takuan me tė deklaruan se u pėrndritėn nga ndikimi i tij. C. Jung shkroi pėr tė se “Ishte tipi qė kishte qenė e gjithmonė do tė ishte. Prandaj, nuk ishte nevoja ta kėrkoje…ishte thjesht pika mė e zbardhur nė njė sipėrfaqe tė bardhė!”

Do tė ngelet si mjeshtri qė dha mėsimet mė tė rėndėsishme pėrmes heshtjes. Theksoi se vetėkėrkimi ėshtė themeli i gjithė vėmendjes drejt vetėdijes sė brendshme dhe Unit. Nėnshtrimi i mendjes nuk bėhet me mėnyra tė tjera pėrveē vetėkėrkimit, ndryshe ajo do tė shfaqet e bindur pėrkohėsisht, por njė ditė do tė ngrihet pėrsėri. Por kjo nuk duhet ushtruar si njė pėrpjekje intelektuale.

Ramana tha se njė guru ėshtė i nevojshėm, por tha edhe se guruja mund tė mos jetė i jashtėm, si nė rastin e vet. E, para se tė vdiste, tha se nuk po largohej gjėkund, pasi kurrė nuk ishte identifikuar me trupin, pra se ėshtė kėtu edhe tani. “E vėrteta ėshtė se askush nuk na jep dot lirinė. Rruga mund tė tregohet, drejtimet jepen, por ndershmėria dhe pasioni ynė drejt qėllimit ėshtė faktori thelbėsor. Nėse fiksohemi me kėtė gjė – Njėmendėsimi i sė Vėrtetės – guruja fizik, nėse i nevojshėm, do tė vijė tėk ne kur tė jemi gati. Ne thjesht duhet tė pėrgatitemi e pastaj gjithēka ecėn vetė.!”

Ajo qė quhet mendje ėshtė njė fuqi e mahnitshme brenda Vetes. Projekton gjithė mendimet. Nėse lėmė mėnjanė gjithė mendimet dhe shohim, nuk ka diēka tė tillė si mendja qė rri mė vete; prandaj, vetė mendimi ėshtė forma e mendjes. Pėrveē mendimit, nuk ka mendje.

Lumturia ėshtė natyra jote. Nuk ka asgjė tė gabuar ta dėshirosh. Gabim ėshtė ta kėrkosh jashtė kur e ke pėrbrenda.

Kjo dėshirė pėr tė ndryshuar botėn pa zbuluar mė parė veten tuaj tė vėrtetė ėshtė njėsoj si tė mbuloni botėn me lėkurė pėr tė mėnjanuar dhimbjen e ecjes mbi gjemba e gurė. Ėshtė shumė mė thjesht tė vishni kėpucė!

Kini besim te Zoti e vetja dhe do t’i shėroni tė gjithė. Shpresoni pėr mė tė mirėn, prisni pėr mė tė mirėn, mundohuni pėr mė tė mirėn dhe gjithēka do tė pėrfundojė pėr mirė.[/justify]

Gjithēka qė nuk ėshtė e thėnė tė ndodhė, nuk do tė ndodhė, sado tė pėrpiqeni. Ē’ėshtė thėnė tė ndodhė, do tė ndodhė, bjerini kėmbės. Kjo ėshtė e sigurt. Mė e mira, gjithsesi, ėshtė tė heshtni.

Vetėdijėsimi ėshtė shėrbimi mė i madh qė mund t’i bėni botės.

Synoni lart, sa mė lart mundeni, dhe gjithė qėllimet e ulta janė arrirė. Mbyteni vetėm kur vėshtroni poshtė, drejt detit tė dallgėzuar nga stuhia. Vėshtroni lart, pėrtej, dhe shikoni Tė Vėrtetin Madhėshtor, do tė shpėtoni.

Nuk ka as krijim e shkatėrrim, as fat apo vullnet tė lirė, as shteg apo qėllim. Kjo ėshtė e vėrteta e fundme.

Ē’ėshtė iluzioni? Por, pėr kė ekziston iluzioni? Gjejeni, dhe do tė fashitet. Zakonisht njerėzit duan tė dinė pėr iluzionin dhe nuk kėqyrin pėr cilin ėshtė iluzion. Ėshtė budallallėk, trashėsi. Iluzioni ėshtė jashtė e i panjohur. Por kėrkimtari ėshtė i njohur e i brendshėm. Gjeni ē’ėshtė e tanishme, e afėrt, nė vend qė tė gjeni atė qė ėshtė e largėt dhe e panjohur.

Koha ėshtė vetėm njė ide. Ka vetėm Realitet, sido qė ta mendoni ashtu duket. Nėse e quani kohė, ėshtė kohė. Nėse e quani ekzistencė ėshtė ekzistencė, e tė tjera. Pasi e quani kohė, e ndani nė ditė, natė, muaj, vite, orė, minuta, e tė tjera. Koha ėshtė e parėndėsishme pėr Shtegun e Dijes. Por disa prej kėtyre rregullave e shtrėngimeve qenkan tė mira pėr fillestarėt.

Nėse mendja pėrgjumet zgjojeni. E kur nis tė bredhė qetėsojeni. Nėse arrini nė gjendjen ku nuk po flini apo endeni me mendje, kapuni aty, nė gjendjen e vėrtetė tė natyrshme.

Tė gjithė janė guru pėr ne. Mistrecėt me punėt e tyre tė liga thonė “mos m’u afro”, ndėrsa tė mirėt janė gjithmonė tė mirė, kėshtu qė tė gjithė na janė guru.

Nėse kėrkoni me dritėn tuaj ndezur, do tė takoni Mjeshtrin tuaj, se edhe ai vetė po ju kėrkon.

Vetėdijėsimi nuk ėshtė pėrfitim i diēkaje apo cilėsi e re. Ėshtė vetėm heqja e maskimit.

Eksploruesi kėrkon lumturi nė kuriozitete, duke zbuluar toka tė reja mes rreziqesh e aventurash. Janė drithėruese, por ku gjendet kėnaqėsia? Vetėm pėrbrenda, nuk kėrkohet nė botėn e jashtme.

Mes vėllazėrisė sė lumtur nė vetvete, qeniet e mishėruara gjejnė paqen mė tė fundme. Dhe gjithė kjo tokė shkėlqen si njė shtėpi e vetme. Kur njerėzit, qeniet e mishėruara, e trajtojnė njėri-tjetrin me respekt dhe ndajnė ndjesi tė mira vėllazėrore, lidhem pėrmes paqes e harmonisė. E kjo tokė shkėlqen si njė shtėpi e vetme. Gjithė bota ndrit si shtėpia e vetme e gjithė familjes njerėzore.

Paqja ėshtė pėr pastrimin e mendjes sė individit. Fuqia ėshtė pėr forcimin e komunitetit. Pasi rehatohet kominiteti, individi duhet tė themelojė paqen supreme

Ajo, prej nga rrjedh gjithė veprimtaria e qenieve tė mishėruara, pėrmendet si zemra. Pėrshkrimi i fomrės sė saj ėshtė konceptual.

Thuhet se veprimi i Unė ėshtė thelbi i gjithė veprimtarive. Prej nga rrjedh ky Unė-mendim, shkurt, kjo ėshtė zemra.

Makrokozmosi ėshtė nė tėrėsinė e vet nė trup. Trupi ėshtė nė tėrėsinė e vet nė zemėr. Prandaj zemra ėshtė forma pėrmbledhėse e gjithė makrokozmosit.

Thuhet se zemra ėshtė nė mikrokozmos siē ėshtė orbita e diellit nė makrokozmos. Mendja nė Sahasrara ėshtė si disku i hėnės.

Siē i jep dielli dritė hėnės, kjo zemėr i dhuron shkėlqimin mendjes.

Si natėn, kur dielli nuk duket, dikush sheh dritėn nė hėnė. Njeriu qė nuk gjendet brenda zemrės sė tij shquan vetėm mendjen.

Duke mos parė burimin e dritės, formėn e vėrtetė tė Vetes, njeriu i zakonshėm sheh pėrmes mendjes gjėra tė ndryshme e zhgėnjehet.

Tė urtėt njohin mendjen si kuptimin e shprehur tė drejtpėrdrejtė tė dijes sė fundme. Zemra ashtė synimi. Supremja nuk ėshtė gjė tjetėr veē zemra.

Heshtja e vėrtetė ėshtė tė folurit nė pėrjetėsi.

Nuk ka mister mė tė madh se ky: duke qenė vetė Realiteti, kėrkojmė tė njohim Realitetin.

Derisa dikush tė jetė i lumtur, nuk mund tė bėjė tė tjerėt tė lumtur.

Shohim vetėm shkrimin, por jo letrėn mbi tė cilėn ėshtė shkruar. Ajo ėshtė aty, pavarėsisht shkrimit. Atyre qė shohin shkrimin si tė vėrtetė u them se ėshtė gėnjeshtėr, iluzion, derisa mbėshtetet mbi letėr. I urti i sheh letrėn e shkrimin si njė.

Tė ngrėnėt, larja, tualeti, tė folurit, tė menduarit e gjithė veprimtaritė e tjera lidhur me trupin janė punė. E pėrse shfaqja e njė akti tė vetėm ėshtė punė? Tė qenit i heshtur do tė thotė tė jesh gjithmonė i zėnė me punė. Heshtja ėshtė gjithmonė bisedė.

Ne gjithmonė flasim pėr Vetėrealizim, pasi nuk gjejmė fjalė mė tė saktė. Por si mund tė realizosh diēka qė ėshtė tashmė reale? Na duhet vetėm tė lėmė mėnjanė zakonin pėr tė marrė tė vėrtetė atė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Gjithė praktikat fetare kanė qėllim tė na ēojnė dalėngadalė drejt kėsaj. Kur ndalim sė pari jorealen si reale, atėherė mbete vetėm Realiteti, dhe ne do tė jemi tė Tillė.

Dija relative i pėrket mendjes, jo Vetes. Prandaj ėshtė gėnjeshtare dhe e pėrkohshme. Merrni pėr shembull njė shkencėtar. Formulon njė teori, se Toka ėshtė e rrumbullakėt dhe vazhdon ta provojė nė baza tė padiskutueshme. Kur bie nė gjumė gjithė ideja avullon; mendja i zbrazet. E ē’rėndėsi ka nėse bota ngelet e rrumbullakėt apo e sheshtė kur ai ia ka futur gjumit? Pra, e shini padobinė e gjithė kėsaj dijenie relative. Duhet tė shkoni pėrtej kėsaj dijeje e tė strehoheni te Veja. Dija e vėrtetė ėshtė kjo pėrvojė, jo tė kuptuarit me mendje.

Pse merakoseni pėr tė ardhmen? Nuk dini gjė fare as pėr tė tashmen, kėshtu qė, kujdesuni pėr tė tashmen dhe e ardhmja do tė kujdeset pėr veten.

Nuk ka pengesa pėr tė medituar. Vetė mendimi pėr kėto pengesa ėshtė gardhi mė i madh.

Qetėsia ėshtė mė e fuqishmja. Fjala ėshtė gjithmonė me dobėt se heshtja.

Joveprimi ėshtė veprim pa ndalur. I urti tipizohet nga veprim i dendur e i pėrjetshėm. Qetėsia e tij ėshtė si qetėsia e dukshme e njė xhiroskopi me shpejtėsi tė madhe.

E ēfarė mesazhesh nevojiten kur zemra i flet zemrės?

Dorėzimi, tė jepesh, do tė thotė tė shkosh nė burimin e qenies. Mos gėnjeni veten duke imagjinuar kėtė burim si njė Zot jashtė jush. Burimi juaj ėshtė brenda jush, atje dorėzohuni. Vetėm sepse imagjinoni veten se jeni jashtė pyesni “Ku ėshtė burimi?”

Ekzistenca ose Ndėrgjegjja ėshtė i vetmi realitet. Vetėdije plus ecje ne e quajmė tė ecurit. Vetėdije plus gjumė e quajmė gjumė. Vetėdije plus ėndrra, e quajmė ėndrra. Vetėdija ėshtė ekrani ku gjithė pamjet shkojnė e vijnė. Ekrani ėshtė i vėrtetė, pamjet janė thjesht hije nė tė.

Nuk ka ndryshim mes ėndrrės dhe ecjes zgjuar, pėrveēse ecja zgjat mė shumė se ėndrra. Tė dyja janė pasoja tė mendjes. Gjendja jonė e vėrtetė ėshtė pėrtej ecjes, ėndrrės e gjumit.

Nuk kam thėnė kurrė se njė guru nuk ėshtė i nevojshėm. Por njė guru nuk ėshtė gjithmonė i nevojshėm nė pamje njerėzore. Fillimisht njeriu mendon se ėshtė i ulėt, se ka njė Zot mė tė mirė, i gjithėdijshėm, i plotfuqishėm, i cili kontrollon veten dhe fatin e botės dhe adhuron atė. Kur mbėrrin nė njėfarė plani e bėhet gati pėr ndriēim, i njėjti Zot qė adhuronte vjen si guru dhe e prin. Ai guru vjen vetėm pėr t’i thėnė se “Zoti ėshtė brenda teje. Hyr e njihe!” Zoti, Gruja e Vetja janė e njėjta gjė. Guruja ėshtė i jashtėm e i brendshėm njėherėsh. Nga jashtė ai shtyn mendjen drejt brendėsisė. Nga brenda tėrheq mendjen drejt Vetes dhe ndihmon nė qetėsimin e saj. Ky ėshtė nuri i gurusė.

Gjendja qė quajmė realizim ėshtė thjesht tė qenėt vetja, jot ė diturit apo njohja e diēkaje. Nėse dikush realizohet, plotėformohet, ėshtė vetėm aq sa ėshtė, e vetėm aq sa ka qenė. Ai nuk mund ta pėrshkruajė atė gjendje, por vetėm tė jetė ashtu. E, sigurisht, ne flasim pėr vetėnjohje vetėm pėr hir tė njė termi mė tė mirė.

Vullneti i lirė dhe fati janė tė qenėsishėm. Fati ėshtė pasoja e akteve tė sė shkuarės; ka lidhje me trupin. Lėreni trupin tė veprojė siē i bėhet mė mbarė. Pse shqetėsoheni pėr tė? Pse i jepni rėndėsi? Vullneti i lirė dhe fati zgjatin aq sa tė jetė trupi. Por Vetja shkon pėrtej tė dyve, pėrtej dijes e injorancės. Gjithēka ndodh, ėshtė pasojė e veprimeve tė shkuara, vullnetit hyjnor e faktorėve tė tjerė.

Ka vetėm dy mėnyra pėr tė mposhtur fatin apo tė ēliroheni prej tij. Njėra ėshtė tė gjeni pėr cilin ėshtė ky fat e tė zbuloni se vetėm egoja kufizohet nga fati, por jo Vetja, dhe se egoja nuk ekziston.

Ēlirimi ėshtė natyra jonė e vėrtetė. Ne jemi tashmė. Vetė fakti se duam lirinė tregon natyrėn tonė tė vėrtetė tė pakufizuar. Nuk ėshtė gjė e re. na duhet vetėm tė heqim qafe idenė se jemi tė kufizuar. Kur tė arrijmė kėtė nuk do tė ketė mė dėshira apo mendime tė tilla. Pėr sa kohė dikush dėshiron lirinė, aq kohė ėshtė i kufizuar.

Nėse mendja ėshtė e lumtur, jo vetėm trupi por edhe bota ėshtė e lumtur. Prandaj duhet tė gjeni sesi tė bėni veten tė lumtur. Mendja ėshtė vetėdije e kufizuar. Ti je nė tė vėrtetė i pakufizuar dhe i pėrkryer. Por mė vonė vendos kufij e bėhesh mendje.

Pėrvoja e heshtjes ėshtė e vetmja dije reale. Dijeni se ndryshimet e shumta nuk janė reale por mbivendosje nė Vete, e cila ėshtė forma e dijes sė vėrtetė.

Ndreqni veten dhe do tė ndreqni gjithė botėn.
avatar
Kybalioni

Gjithēka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ramana Maharshi

Mesazh  Siroco prej 03.05.17 23:39

Ramana Maharshi: Ēdo njeri kėrkon lumturinė, por pjesa mė e madhe e tyre ngatėrrojnė kėnaqėsinė me lumturinė. Ku qėndron ndryshimi?

Venkataramam, qė nė tė ardhmen do tė njihej si Ramana Maharshi, lindi nė fund tė vitit 1879 dhe e braktisi trupin e tij nė prill tė vitit 1950. Ishte bėrė shumė i njohur me emrin Tamil Nad, vendi i tij nė Indi. Kishte shumė pasues nė Europė dhe Amerikė. Ai ishte njė i Urtė i Vetėrealizuar, pra nė mėnyrė tė vetėdijshme ishte i njėsuar me Absolutin-pa-emėr, sadoqė reagonte si njė person normal, duke pasur njė trup jo tė ndryshėm prej tė tjerėve, me pėrjashtim ndoshta tė faktit se ishte mė delikat sesa njė njeri normal. Ramana Maharshi lindi nė njė katund rreth tridhjetė kilometra larg Madurai-t, ku kaloi vitet e para tė jetės, pėr t’u zhvendosur mė vonė, mbas vdekjes sė tė atit, nė shtėpinė e xhaxhait tė vet nė Madurai. Ishte njė djalė normal qė i pėlqente tė luante, por jo shumė i interesuar mbas shkollės, paēka se kishte kujtesė shumė tė fortė nė rastet kur u pėrvishej mėsimeve. Bėnte gjumė shumė tė rėndė, e madje nė njė rast ėshtė dashur tė shkallmohej porta pėr t’i nxjerrė gjumin. Mendohet se ky gjumė ka lidhje me zhvillimet e ardhme nė jetėn e Venkataramam, sepse paralajmėron forcėn e tmerrshme tė pėrqėndrimit tė tij.

Lumturi

Ēdo njeri kėrkon lumturinė, por pjesa mė e madhe e tyre ngatėrrojnė kėnaqėsinė me lumturinė. Ku qėndron ndryshimi? Lumturia e vėrtetė ėshtė e qėndrueshme, ndėrsa kėnaqėsia nuk ėshtė. Nėse njė person mendon se lumturia e tij varet nga shkaqe tė jashtme dhe gjėrave qė ai zotėron, ėshtė e arsyeshme tė mendohet se lumturia e kėtij njeriu duhet tė rritet me shtimin e gjerave nėn zotėrim dhe tė pakėsohet nė porporcion me bjerrjen e tyre. Pra, e privuar nga gjėrat nėn zotėrim, lumturia e tij do tė jetė asgjė. nė gjumin e thellė njeriu ėshtė i privuar nga ēdolloj zotėrimi, pėrfshi edhe trupin e vet. Prapėseprapė, nė vend qė tė ndjehet i gjorė, ndjehet i lumtur. Tė gjithė dėshirojnė tė bėjnė gjumė tė thellė. Konkluzioni ėshtė se lumturia ėshtė diēka e brėndshme nė njeriun e nuk u detyrohet shkaqeve tė jashtme. Njeriu duhet tė realizojė Veten e tij, pėr tė hapur magazinėn e lumturisė absolute.

Ndihet lumturi nė kundrimin e peisazheve, nė muzikėn, nė poezinė, etj. Ėshtė lumturia e brendshme e Vetes. Kjo lumturi nuk ėshtė e huaj apo e largėt. Je duke u kredhur nė tė Veten e Pastėr, nė ato raste qė i konsideron tė kėndshme. Kjo kredhje, vetė- egzistuesja Begati. Por shoqėrimi i ideve ėshtė pėrgjegjės pėr tė projektuar kėtė begati mbi gjėra dhe ngjarje tė tjera. Nė tė vėrtetė, ėshtė brėnda teje. Nė kėto raste je duke u kredhur nė Vete, edhe pse nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Nėse e bėn vetėdijshmėrisht, quaje Realizim. Kridhu pra nė mėnyrė tė vetėdijshme nė Vete.

Vetja

Sejcili e ka pėrvojėn e Vetes nė ēdo ēast tė jetės sė tij.Ėshtė gjėja jonė mė intime, dhe megjithatė njerėzit nuk duket se janė tė aftė ta kuptojnė. Vetja nuk mund tė vihet nėn hetim. Hetimi mund tė funksionojė vetėm nė jo-vete. Eleminimi i jo-vetes ėshtė e vetmja gjė e mundur. Mendja ėshtė vetėm njė projektim i Vetes, qė shfaqet nė gjėndje zgjimi.

Sejcili dėshiron ta njohė Veten. Ēfarė nevoje kemi tė na ndihmojnė pėr tė njohur veten? Njerėzit duan ta shohin Veten si diēka tė re. Por ajo ėshtė e pėrjetshme dhe mbetet pėrgjithmonė kėshtu. Ata duan ta shohin si njė dritė flakėruese , etj. Si mund tė jetė kėshtu? Nuk ėshtė dritė, e as errėsi. Ėshtė thjeshtėsisht siē ėshtė. Nuk mund tė pėrkufizohet; pėrkufizimi mė i mirė ėshtė ‘Unė jam ai qė JAM’ . Ėshtė vetėm Qėnie, por e ndryshme nga realja dhe irrealja; ėshtė Dije, por e ndryshme nga e’ dija dhe dija dhe injoranca. Si mund tė pėrkufizohet? Ėshtė thjeshtėsisht Qėnie.

Tė gjitha mendimet grafullojnė mbasi grafullon mendimi-‘unė’. Vėreni se pėr kė grafullojnė mendimet. Nė kėtė pikė kapėrcejini dhe ato do tė zhduken. Duke gjetur burimin e mendimit-‘unė’, mund tė realizoni ‘Unė’- ‘Unin’ e pėrkryer. ‘Unė’ ėshtė emri i vetes.

Metodat e tjera (si pėrsėritja e fjalėve, etj.) synohen vetėm prej atyre qė nuk arrijnė tė pėrmbushin hetimin e Vetes. Nė tė gjitha kėto nevojitet njė ‘agjent’ qė mund tė kryejė veprimet. Kush ėshtė? Ėshtė ‘uni’. Bėhu ai ‘Unė’. ėshtė metoda e drejtpėrdrejtė. Edhe metodat e tjera nė fund tė ēojnė nė shqyrtimin e Vetes.

Nga ēasti qė pika juaj e shikimit zhvendoset kah e jashtmja, keni humbur prej syve Veten dhe vizioni juaj ėshtė i jashtėm. Vetja nuk mund tė gjendet nė gjėrat e jashtme. Kthejeni vėshtrimin tuaj kah e brendshmja e kridhuni nė tė; do tė jeni Vetja. Mendoni ‘unė’ ‘unė’ ‘unė’ dhe mbėrthehuni mbas kėtij mendimi deri nė pėrjashtimin e gjithė mendimeve tė tjerė.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi