Konfucianizmi

Shko poshtė

Konfucianizmi

Mesazh  Luli prej 08.05.14 19:49



Nė shekullin Vi p.e.s. nė njė Kinė tė ndarė, Konfuci ėndėrronte tė rikthente perandorinė e virtutit dhe moralit, kur ishte Ministėr shteti i Lu-sė. U shkarkua, por rregullat e tij do tė pėrfaqėsonin “fenė e shtetit” pėr dy mijėvjeēarė

Konfuci lindi nė 551 p.e.s. nė Shtetin e Lu-sė (sot pjesė e provincės sė Shangdong), nė Kinė. Ishte bir i njė pjesėtari tė familjes Kong, komandant i lartė i ushtrisė sė Lu-sė, dhe i njė vajze tė re pėr tė cilėn dihet vetėm qė vinte nga familja Yan. Emri i vėrtetė i Konfucit ishte Kong Qju: pasi u pranua si mėsues, ai mori emrin Kong Fuzi, mėsuesi Kong. Emri Konfuc ėshtė thjeshtė latinizimi i emrit tė tij kinez nga ana e jezuitit Matteo Ricci, misionar nė vendin e madh lindor nė vitet 1582 deri nė 1610.

Ishte mėsuesi themelues i Konfucianizmit, njė fe e lindur si reagim ndaj njė nevoje pėr rend, qė ndihej shumė nė njė periudhė historike veēanėrisht tė trazuar pėr Kinėn. Prej kėtu u pėrhap mė vonė edhe nė Kore dhe Japoni.

Nė kėrkim tė virtytit

Konfuci mbeti jetim qė fėmijė; sipas atyre qė thuhen nė maksimat e tij, ai pati njė fėmijėri tė vėshtirė dhe pėr tė mbijetuar iu desh tė merrej me punė tė ndryshme dore. Nė moshėn 19 vjeēare u martua me njė vajzė e cila i dha shumė shpejt dy djem; nė atė periudhė hyri nė administratėn e shtetit Lu. Nuk ka shumė informacione nė lidhje me karrierėn e tij, por duket se, nga njė pozicion llogaritari tė thjeshtė, ai mori postin e mbikėqyrėsit tė hangarėve, tė fushave dhe tė tufave publike tė bagėtive tė klanit tė Jihuanzise, duke u bėrė nė fund njė funksionar distrikti. Ngjitja e tij pėrfundimtare ndodhi kur u emėrua Ministėr i Punėve Publike dhe, pak mė vonė, Ministėr i Drejtėsisė.

Kjo e fundit, ndryshe nga ēfarė mund tė duket, ishte njė detyrė me rėndėsi mesatare. Ndonėse Konfuci mund tė merrte pjesė nė disa dėgjesa tė Princit tė Lu-sė, nė tė vėrtetė ai ishte njė vartės i kryeministrit. Pavarėsisht kėsaj, ai ushqeu shpresėn qė, nga ky pozicion, do tė mund tė ēonte deri nė fund njė projekt tė madh reformash tė shtetit dhe shoqėrisė.

Kina pėrjetonte atėherė tė ashtuquajturėn periudha Chunqiu (Pranvera dhe Vjeshta) nė vitet 722-481 p.e.s., njė epokė paqėndrueshmėrie e shenjuar nga rėnia e dinastisė perandorake tė Zhou-sė, e ngacmuar nga grupe tribalė tė rajonit perėndimor. Kjo situatė i kish hapur rrugė lindjes sė dukateve tė vegjėl, tė angazhuar nė luftėra tė vazhdueshme, qė pėrfshinė shumė familje tė mėdha feudale, viktima tė kryeministrave ambiciozė.

Dėshmitar i kolapsit tė qytetėrimit kinez, Konfuci u bė promotor, nga pozicioni i tij nė qeverisje, i njė politike qė synonte rivendosjen e rendit dhe harmonisė sė shoqėrisė. Receta e tij ishte, nė dukje, shumė e thjeshtė: bėhej fjalė pėr t’u rikthyer nė vlerat e njė epoke tė lashtė, nė fillesat e dinastisė Zhou, gjatė tė cilės qeveria kishte demonstruar njė respekt tė pashembullt pėr ritualėt e trashėguar nga dinastitė e mėparshme, si Shang.

Koncepti i ritit, sipas Konfucit, pėrveē se kishte konotacion fetar, mund tė interpretohet edhe si ruajtje e zakoneve tė paraardhėsve, qė janė nė themel tė kulturės kineze. Respekti pėr ritualin ishte pėr tė njė mėnyrė pėr tė ruajtur rendin kozmik. Qeveria duhej tė bazohej mbi virtytin dhe mbi respektin e fortė pėr ritualin; vetėm nė kėtė mėnyrė do tė ishte e mundur tė ruhej harmonia nė shoqėri dhe nė univers.

Pėr Mėsuesin e Madh, nėse njė mbret qeveriste nėpėrmjet virtytit, atėherė ligjet do tė ishin tė panevojshėm, pėr arsye se tė qeverisurit nga ai nuk do tė guxonin tė ishin tė pandershėm. Nė fakt, si ministėr i Lu-sė, Konfuci u pėrpoq gjithmonė qė tė bėnte tė respektoheshin ritualėt. Nė njė rast ai mori pjesė si ambasador nė njė takim me njė princ tė njė shteti fqinj, por kur mbėrriti kuptoi se ky ishte paraqitur i shoqėruar nga trupa tė njė populli jokinez, Lai, tė cilėt Konfuci i konsideronte barbarė.

Ministri kėrkoi qė princi tė tėrhiqte Lai-tė, duke i vėnė nė dukje se “barbarėt do tė provokojnė mjerim mes popujve kinezė” si dhe e sinjalizoi qė “nėse vazhdonte kėshtu, do tė ishte i mallkuar nga shpirtėrat, si dhe i papranueshėm nga njerėzit”.

Sovrani pranoi qė tė tėrheqė ushtarėt dhe marrėveshja u firmos, por mė vonė lindi njė tjetėr fėrkim. Princi organizoi njė pritje pėr tė gjithė zyrtarėt me detyra tė larta, por sipas Konfucit vendi i zgjedhur nuk ishte i pėrshtatshėm dhe sendet e porcelanit nė dispozicion nuk ishin ata tė duhurit pėr tė festuar banketin nė pėrputhje me ritet e vendosur: “Njė banket duhet tė shėrbejė pėr tė iluminuar virtytin. Nėse kjo nuk ėshtė e mundur, mė mirė tė mos festohet”.

Mendimtari udhėtues


Kėmbėngulja e Konfucit pėr respektimin e riteve si dhe sjellja e tij e ngurtė morale e bėnė atė njė figurė tė parehatshme pėr qeveritarėt e vetė shtetit tė Lu-sė. Edhe propozimet e tij politikė nuk u ndoqėn. Sipas Mencios, qė ka jetuar nė shekullin IV pe.e.s dhe i konsideruar si vazhduesi i rrugės sė Konfucit, sovrani i Lu-sė “nuk miratoi masat e propozuara nga Konfuci dhe as nuk pėrfitoi nga talenti i tij”, dhe shton se ata qė e njihnin ministrin e kuptuan se “duhej qė tė largohej, sepse qeveritarėt e Lu-sė kishin vepruar nė kundėrshtim me ritet”.

Nga burimet rezultojnė dy rrethana tė ndryshme gjatė tė cilave Konfuci braktisi pushtetin nė vitin 497 p.e.s. Sipas Dialogėve (Lun Yu, njė pėrmbledhje e thėnieve tė tij), largimi ishte i lidhur me mosinteresimin qė ai pa kundrejt qasjes morale tė kryeministrit tė Lu-sė, i cili pranoi kėngėtare dhe valltare si dhuratė nga shteti fqinj dhe u argėtua me to pėr tre ditė me radhė, duke i lėnė kėshtu pas dore detyrat e tij nė pallat. Sipas Mencios, nė fakt, gjatė festimit tė njė flijimi, Konfucit nuk iu ofrua asnjė copė mishi, njė shenjė e dukshme e rėnies sė tij. “Dhe kėshtu u largua menjėherė, pa patur as kohėn qė tė hiqte kapelėn e ceremonisė”.

Konfuci vendosi pėr mė tepėr qė tė largohej nga Lu-ja: ishte 54 vjeė. Nė trembėdhjetė vitet qė pasuan, udhėtoi nė kėrkim tė njė sovrani nė gjendje tė vlerėsonte aftėsitė e tij. E shoqėronin disa dishepuj tė cilėt spikasnin pėr formimin e tyre tė shkėlqyer nė disiplina tė tilla si diplomacia, ekonomia dhe administrimi; u mendua se objektivi i tij ishte ndoshta qė tė krijonte njė zyrė administrative, qė do ta ndihmonte tė qeveriste njė territor nė respekt tė virtytit.

Megjithatė, Konfuci nuk pati shumė fat. Gjatė njėrit prej kėtyre udhėtimeve, njė burrė i moshuar njė herė e pyeti: “Pėrse je kaq i shqetėsuar? Del vėrdallė pėr tė vėnė nė provė dhuntitė e tua e pėr tė bindur tė tjerėt?” Konfuci u pėrgjigj: “Thjeshtė mė shqetėson fakti qė bota lodhet shumė pėr tė qenė kaq injorante”. Nė fund ai hoqi dorė nga shpresa pėr tė ndikuar mbi politikėn e kohės sė tij: “Pėrse ju shqetėson fakti qė unė nuk kam njė post? Bota jeton prej shumė kohėsh pa njė sjellje morale”, u tha njė herė dishepujve tė tij, duke shtuar: “Qielli do tė pėrdorė mesuesin tuaj si njė shkop tė drunjtė nė njė kėmbanė tė bronxtė”.

Me kėtė imazh i referohej atij qė i interesonte mė shumė, misionit tė tij filozofik dhe moral: qėllimi ishte qė tė zgjonte bashkėkohėsit e tij, pėr njė jetė autentike morale.

Njė doktrinė barazitiste

Doktrina e Konfucit nuk kufizohej nė respektin e riteve tradicionalė, por nxiste edhe njė refleksion mbi jetėn morale tė qenies njerėzore, pėrtej hierarkisė sociale. Njeri i mirė nuk ishte ai qė lindte nė shtresat e sipėrme tė shoqėrisė, por ai qė demonstronte se kishte njė sjellje morale tė pėrsosur, tė shoqėruar me arsimimin.

Nė kėtė mėnyrė, Konfuci favorizonte ngjitjen sociale sipas meritės: intelektualėt do tė merrnin kontrollin e qeverisė, duke e kėmbyer fisnikėrinė e gjakut me atė tė virtytit. Kjo gjė shpjegonte tėrheqjen qė Konfuci ushtronte mbi nxėnėsit e tij, qė kishin origjina shoqėrore shumė tė ndryshme: ishin aristokratė dhe bij kalorėsish, por edhe tregtarė, muratorė, artizanė dhe ushtarė. Tė gjithė e quanin mėsuesi, “zi”, dhe vetveten e konsideronin si dishepuj, “tu”.

Konfuci i konsideronte bashkėbisedimet e tij me ata, mė tė rėndėsishėm se ēfarėdolloj gjėje tjetėr. Thoshte: “Tė mos flasėsh me njė person nė gjendje tė pėrthithė atė qė i themi ėshtė njėsoj si ta ēosh dėm. Dhe tė flasėsh me dikė tė paaftė qė tė asimilojė atė qė i themi ėshtė njėsoj si tė ēojmė dėm fjalėt tona”. Konfuci pati njė marrėdhėnie shumė tė ngushtė me nxėnėsit e tij. Yan Hui ishte padyshim mė i vlerėsuari; vdekja e tij e parakohshme i shkaktoi njė tronditje tė thellė.

Konfuci u kthye nė atdhe nė vitin 484 p.e.s. dhe aty vazhdoi tė japė mėsim. Megjithatė nuk la asnjė vepėr tė shkruar: Dialogėt u mblodhėn nga breza dishepujsh pas vdekjes sė tij. Aspiratat politike tė Konfucit nuk u pėrkthyen asnjėherė nė fakte dhe pak nga pak ai u konsiderua vetėm njė i Urtė Suprem.

Nė kėtė mėnyrė, perandorėt kinezė arrinin qė tė neutralizonin pushtetin nėnshtrues tė mėsimeve tė tij politikė dhe tė ndėrtonin njė Konfucianizėm tė zbutur, si bazė pėr qeverisjen e tyre, qė mbijetoi si “fe e shtetit” pėr mė shumė se dy mijėvjeēarė deri kur, nė vitin 1912, perandori i fundit i Kinės, Pu Yi, u detyrua qė tė heqė dorė nga froni.


Konfuci dhe konfucianizmi

Konfuci ka ndikim tė madh pėr kulturėn tradicionale kineze. Nė vitet 70-tė tė shekullit tė kaluar, njė dijetar amerikan zgjodhi 100 persona me ndikim mė tė madh nė historinė e njerėzimit. Konfuci radhitet nė vendin e 5-tė vetėm pas Jezu Krishtit, Sakyamunit etj. Kurse pėr kinezėt, ndikimi i Konfucit ėshtė mė i madh se i kujtdo tjetėr. Konfuci ishte krijuesi i konfucianizmit. Gjatė mbi 2000 vjetėve, konfucianizmi jo vetėm ka ndikuar politikėn, kulturėn, ekonominė e Kinės, por edhe nė jetėn e kinezėve.

Disa dijetarė perėndimorė bile e konsiderojnė konfucianizmin si teoria fetare e Kinės. Nė fakt, konfucianizmi ishte vetėm njė teori filozofike, gjatė shoqėrisė feudale mbi 2000 vjeēare tė Kinės, ai zinte gjithmonė vendin drejtues. Konfucianizmi ka ndikim tė madh edhe nė disa vende aziatike, dhe sot pėr shkak tė jetesės sė kinezėve nė vende tė tjera tė ndryshme, konfucianizmi ėshtė pėrhapur nė mbarė botėn.

Mendimi i rreptė hierarkik i konfucianizmit pėrputhej me interesat e klasės sunduese dhe ishte nė favor tė stabilitetit dhe zhvillimit shoqėror, prandaj konfucianizmi zinte gjithmonė pozitėn drejtuese nė kohėn feudale tė Kinės.

Konfuci theksonte etikėn e rreptė dhe vuri nė dukje se populli duhet t’i bindej pa kusht mbretit, fėmijėt duhet t’u bindeshin prindėrve, kėshtu do tė realizoheshin paqja e vendit dhe harmonia e jetesės. Sapo doli teoria e Konfucit, ajo nuk u bė menjėherė teoria drejtuese. Deri nė shekullin e dytė para erės sonė, sundimtarėt zbuluan se teoria e Konfucit ishte nė favor tė ruajtjes sė stabilitetit tė shoqėrisė feudale prandaj e caktuan si teoria drejtuese e shtetit.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konfucianizmi

Mesazh  Luli prej 08.05.14 20:29

Konfuci ėshtė themeluesi i doktrinės sė Konfucianizmit nė Kinė. Pėr mė shumė se dy mijė vjet, ndikimi i ideologjisė konfucianiste nė Kinė, shfaqet jo vetėm nė politikė, por edhe nė mėnyrėn e tė vepruarit, nė mentalitetin e nė mėnyrėn e tė menduarit tė ēdo kinezi.

Madje, disa studiues tė huaj ideologjinė konfucianiste e konsiderojnė si ideologjinė fetare tė Kinės. Por, nė ndryshim nga ideologjitė sunduese nė Perėndim, Konficializmi fokusohet nė jetėn reale, nė vlerat praktike, nė mėnyrė tė veēantė nė rėndėsinė e familjes dhe normat qė rregullojnė marrėdhėniet mes njerėzve, pra nuk ėshtė njė ideologji qė beson tek zotat, ose nė jetėn e pėrtejme.

Konfuci ka lindur nė vitin 551 Para Lindjes sė Krishtit dhe ka jetuar plot 70 vjet, pra ka jetuar nė njė periudhė rreth 100 vjet mė tė hershme se Aristoteli i Greqisė sė Lashtė. Babai i vdiq kur ishte vetėm 3 vjeē dhe mė pas sė bashku me nėnėn u vendos nė provincėn e Shandong-it tė Kinės sė sotme.

Emrin e vėrtetė e ka pasur Kong Qiu dhe Konfuc, (Kong Zi) ėshtė quajtur nė shenjė respekti. Konfuci ka jetuar nė periudhėn Chun Qiu (Pranvere-Vjeshte), periudhė nė tė cilėn sistemi i shtetit unik u shpėrbė dhe pas tij lindėn njė serė pricipatash tė vogla vasale. Konfuci jetonte, pikėrisht, nė njėrin prej kėtyre shteteve tė quajtur Luguo, i cili ishte edhe shteti mė i zhvilluar nga pikėpamja kulturore pėr kohėn.

Njė ndėr shkaqet kryesore se pėrse Konfucianizmi u pranua si ideologji sunduese, ėshtė se ai predikonte shoqėrinė hierarkike, ku perandori ishte nė majė tė kėtij sistemi, ishte njė ideologji qė i shkonte pėr shtat interesave tė klasės sunduese, por gjithashtu ishte nė dobi tė ruajtjes sė stabilitetit social dhe zhvillimit tė vendit. Konfuci e vinte theksin tek rregullat etike dhe rendi.

Sipas tij, nėse njė vartės dilte kundėr eprorit, ose fėmija dilte kundėr prindit, ky konsiderohej si krimi mė i rėndė. Sipas teorisė sė Konfucit, zyrtari i shtetit ka pėr detyrė tė qeverisė mirė vendin, kurse populli duhet tė jetė besnik ndaj sovranit.

Vetėm kėshtu, garantohet paqja e vendit dhe populli mund tė jetojė nė stabilitet. Konfucianizmi u zhvillua nė njė ideologji zyrtare nė periudhėn e Dinastisė Han, nė shekullin e II Para Erės sė Re. Nė atė kohė, Kina ishte njė vend i fuqishėm e unik, me njė sistem qeverisės tė pėrqendruar, autokratik dhe sunduesit e kuptuan se teoritė e Konfucit ishin mjaft tė pėrshtatshme pėr ruajtjen e stabilitetit tė shoqėrisė feudale.

Idetė dhe veprimet e Konfucit pėrmblidhen nė njė libėr, tė quajtur “Lun Yu”-nė, tė cilin pėrmblidhen citate tė Konfucit dhe biseda tė tij me studentėt. Nė Kinėn antike, ky libėr ėshtė konsideruar i shenjtė, gati-gati, njėlloj si Bibla pėr perėndimin.

Njė qytetar i thjeshtė, me idetė e kėtij libri, vendos rregullat pėr jetėn e tij, ndėrsa dikush qė dėshiron tė merret me politikė e tė bėhet zyrtar, duhet qė ta studiojė nė thellėsi kėtė libėr. Ka ekzistuar dikur thėnia se “me gjysmėn e Lun Yu mund tė sundohet bota”, qė do tė thotė se, nėse zotėron vetėm gjysmėn e librit Lun Yu, ėshtė e mjaftueshme pėr qeverisjen e vendit.

“Lun Yu” nė vitin 1687 ėshtė pėrkthyer nė latinisht nga misionari Jezuit Matteo Ricci dhe disa vite mė vonė edhe nė frėngjisht dhe anglisht. Nė vitin 1691, njė tjetėr misionar francez, Louis le Comte boton nė Paris librin “Mbi ritet kineze”, nė tė cilin bėn njė paraqitje tė qartė tė ideologjisė Konfucianiste tė Lindjes. Thelbi i Konfucianizmit ėshtė Humanizmi dhe Virtyti, Etika.

Sipas tij, Humanizmi duhet tė shprehet nė qeverisjen humane tė bazuar nė dashurinė pėr njerėzit, nė mėnyrė qė gjithsecili tė gėzojė tė drejtėn pėr tė jetuar dhe pėr tė qenė i lumtur. Ndėrsa Etika, synon ndėrtimin e njė sistemi moral tė shoqėrisė, ku gjithsecili ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr pėrkatėsinė e tij, qė do tė thotė se anėtarėt e shoqėrisė duhet tė kenė njė pėrcaktim moral dhe pranim moral tė qėndrueshėm, pėr statusin e tyre social.

Sipas kėtyre dy parimeve bazė, nėse anėtarėt e shoqėrisė gėzojnė masivisht tė drejtėn pėr tė jetuar dhe pėr tė qenė tė lumtur, do tė thotė qė ata nuk kanė nevojė pėr rebelim dhe trazira. Po kėshtu, nėse ata pranojnė masivisht sistemin moral tė shoqėrisė dhe zbatojnė rregullat morale, qė ju pėrshtaten kushteve konkrete tė tyre, atėherė rebelimi dhe trazirat nuk kanė bazė morale, pra nuk kanė bazė ideologjike.

Duke qenė se shoqėria, nuk ka as nevojėn dhe as bazėn ideologjike tė rebelimit, atėherė ajo do tė gėzojė stabilitet afatgjatė. Mu pėr kėtė shkak, Konfucianizmi ka qenė ideologjia kryesore gjatė gjithė periudhės feudale tė Kinės dhe njėkohėsisht, mori pėrhapje dhe ndikim tė gjerė nė shumicėn e vendeve aziatike.

Koncepti i vlerave qė dominon shoqėrinė kineze, e ka prejardhjen pikėrisht nga filozofia Konfucaniste, e cila ka qenė mbisunduese, jo vetėm nė periudhėn mė tė madhe historike tė Kinės, por pa frikė, mund tė thuhet se, nė njė masė tė madhe dominon edhe vlerat e shoqėrisė sė sotme kineze. Dhe njė nga tiparet me tė mėdha tė kulturės kineze, ėshtė pikėrisht fakti se sistemi i vlerave tė kinezėve nė thelb ėshtė sistem sekular, nė Kinė nuk lindi njė fe, nė kuptimin e mirėfilltė tė saj.

Nuk ėshtė rastėsi qė, Partia Komuniste e Kinės, asnjėherė nuk ėshtė shkėputur nga tradita kulturore e filozofike, duke u shprehur vazhdimisht pėr zbatimin e marksizmit nė kushtet specifike tė Kinės dhe pas zbatimit tė politikės sė hapjes dhe reformave, nė ndėrtimin e socializmit me tipare kineze. Dhe nė kėtė mėnyrė, gradualisht ėshtė pėrpunuar dhe gjithnjė e mė tepėr po njihet e pranohet sistemi i vlerave me tipare kineze, i cili mbėshtetet nė harmonizimin e vlerave tė individit me progresin e gjithė shoqėrisė, nė ndryshim me konceptin e vlerave tė perėndimit, i cili theksin e ve nė liritė e individit.

Nė fakt jo vetėm nė Kinė, por edhe nė shoqėritė moderne tė Japonisė, Koresė sė Jugut, Singaporit, etj, tė cilat kanė pranuar kulturėn konfucianiste, mund tė shihet qartė ky sistem vlerash. Kėto vende, megjithėse me njė demokraci tė konsoliduar dhe nivel tė lartė zhvillimi ekonomik, nė ndryshim nga perėndimi, i japin rėndėsi besnikėrisė ndaj vendit, bashkėpunimit kolektiv, rregullit e rendit, duke ndėrtuar atė qė quhet kapitalizmi kolektiv. Dhe kėto vlera shprehen nė mėnyrė tė koncentruar nė thėnien e Konfucit se “Edukimi i vetvetes sjell unitetin e familjes, qeverisjen e mirė tė vendit dhe paqen e botės”.

Duke qenė njė vend nė rilindje tė fuqishme, ekonomia e dytė nė botė dhe me ambicie gjithnjė nė rritje nė arenėn politike botėrore, Kina aktualisht synon edhe propagandimin dhe konfirmimin e modelit kinez tė zhvillimit, njė model qė deri tani ka rezultuar mjaft i suksesshėm dhe vital, njė model i bazuar nė sistemin e vlerave tė shkollės sė Konfucit, qė kėrkon harmonizimin e lirive individuale me zhvillimin e gjithė shoqėrisė.

Nė kushtet kur Kina, dita ditės, po afrohet nė mesin e vendeve tė zhvilluara, si dhe kur Perėndimi pėr shkak edhe tė krizės financiare po pėrballet edhe me krizėn e sistemit tė vlerave, modeli kinez i zhvillimit, pra sistemi i vlerave i tipit kinez pritet tė sfidojė fort sistemin e vlerave universale tė Perėndimit dhe madje tė fitojė hapėsira tė reja e tė gjejė mbėshtetje nė rang botėror, por sidomos nė vendet nė zhvillim.


Disa thėnie tė Konfucit:

-Morali ėshtė baza e karrierės.

-Familja qė bėn tė mira ju lė lumturi paraardhėsve, ajo qė bėn vetėm tė kėqija ju lė fatkeqėsi.

- Pasuria zbukuron shtėpinė, morali zbukuron njeriun.

-Kush sillet me moral, fle i qetė e pa brenga, kush bėn tė kėqija, sado tė pėrpiqet nuk do tė gjejė rehati.

-Nderet qė tjetri bėn pėr mua nuk duhet tė harrohen, nderet qė unė bej pėr tė tjerėt edhe mund tė harrohen.

-Nė marrėdhėniet me miqtė, duhet tė jesh i besueshėm e tė mbash fjalėn

-Mė mirė njė diamant tė dėmtuar, se sa njė gur tė lėmuar.

-Nėse nuk e njeh jetėn, nuk ke si tė kuptosh vdekjen.

-Tė jesh i qartė pėr atė qe di dhe atė qė nuk di, kjo ėshtė dituria e vėrtetė.

-Njeriu zotni, (njeriu i zgjuar) kėrkon marrėdhėnie tė mira me njerėzit pėrreth, por gjithmonė duke menduar nė mėnyrė tė pavarur dhe jo duke ndjekur tė tjerėt qorrazi, njeriu i vogėl synon vetėm qė tė bėhet si tė tjerėt, por nuk arrin tė ruajė marrėdhėnie miqėsore me njerėzit.

-Njeriu i nderuar mendon me moral e virtyt, njeriu i vogėl vetėm pėr komfortin e tij.

-Jeta ėshtė e thjeshtė, jemi ne qė e komplikojmė.

-Ēdo gjė ka bukurinė e vet, por jo tė gjithė e shohin atė.

-Ai qė lexon por nuk mendon ėshtė i humbur, ai qė mendon por nuk lexon ėshtė nė rrezik tė madh.

Nga Iljaz Spahiu
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konfucianizmi

Mesazh  Luli prej 08.05.14 20:33

Si lindi konfucianizmi

Konfucianizmit, ėshtė njė fe e lindur si reagim ndaj njė nevoje pėr rend qė ndihej shumė nė njė periudhė historike veēanėrisht tė trazuar pėr Kinėn. Prej kėtu u pėrhap mė vonė edhe nė Kore dhe Japoni.Qė nga viti 200 para erės sė re deri nė fillim tė shekullit XX konfucianizmi ka qėnė fe shtetėrore nė Kinė.

Konfucianizmi i ka fillesat nė veprimtarinė e mendimtarit tė shquar kinez Konfuci, i cili ka lindur rreth 551 para lindjes sė Krishtit. Ai lindi nė shtetin e vogėl Lu, nė bregdetin e Kinės Veriore, provinca e Shantungut tė sotėm, dhe ka vdekur nė vitin 479 para Erės sė Re.

Vinte nga njė familje e varfėr e nivelit tė ulėt tė fisnikėrisė, por ishte i mirėarsimuar. I interesuar mė sė shumti pėr moralin dhe etikėn e qeverisjes, pasi i formuloi teoritė e veta, ai do tė merrte udhėt nėpėr shumė shtete derisa tė gjente njė sundimtar tė gatshėm pėr ti vėnė nė zbatim mėsimet e tij.

E gjithė kjo tė kujton filozofin grek Platonin, i cili aspironte pėr sundimin e njė mbreti filozof. Me qė asnjė sundimtar nuk i gjente praktike mėsimet e tij, Konfuci vazhdoi pėrpunimin e mėtejshėm tė teorive tė veta mbi natyrėn e virtyteve dhe mbi qeverisjen e mirė; ndėrkohė numri i studentėve dhe i pasuesve tė tij vinte nė rritje.

Teoritė Konfucianiste

Konfuci si njeri i tėrhiqte pasuesit e vet me cilėsine e pėrkorjes, prakticitetit dhe humanitetit vetjak; si mėsues i tėrhiqte me shpalljen e njė etike tė zhveshur nga kėrkesat materiale, me idenė qė laikja ėshtė e shenjtė dhe qė me pak vullnet, pėrsosmėria morale ėshtė e arritshme nga cilido.

Konfuci nuk i hidhte poshtė hyjnitė tradicionale, por thjeshtė pranonte se ato nuk mund tė njihen. Spekullimet mbi vdekjen ai i shpėrndante me kėtė koment "kur ne nuk kuptojmė jetėn, si mund tė shpjegojmė vdekjen?". Duke jetuar nė shekujt e rėnies sociale, qėllimi i i tij ishte tė gjente mundėsitė e njė jete harmonike nė kėtė botė, ku, siē kujtonte ai, natyra njerėzore nė themel ėshtė e mirė ndaj, pėrkatėsisht, dhe shoqėria duhet tė vinte nė pėrshtatje me kėtė mirėsi natyrore.

Konfuci e gjente kohėn e artė nė tė kaluarėn, nė periudhėn e hershme tė dinastisė Chou, kur shteti feudal, sė paku, sipas pikėpamjes sė tij tė idealizuar, kishte arritur atė lloj harmonie shoqėrore, nė tė cilėn qeniet njerėzore mund tė jetonin nė pėrputhje me mirėsinė e tyre natyrore.

Pėr ta arritur sėrish kėtė shoqėri nė tė ardhme, Konfuci propozonte njė bllok parimesh udhėrrėfyese si pėr sundimtarėt, edhe pėr individėt. Nė mendimin e tij Chun cu, njeriu fisnik, individi me madhėshti morale,duhet tė ishte i pajisur me pesė virtyte tė brendshme si: ndershmėri, drejtėsi, besnikėri, altruizėm, dashuri pėr njerėzimin dhe tė praktikonte dy virtyte tė jashtme: kulturėn dhe mirėsjelljen sipas etikės rituale.

Ritet me origjinė nga praktika tė vjetra fetare merrnin njė rol tė rėndėsishėm pėr qėndrimet familjare dhe shoqėrore, pėr ekuilibrin moral dhe pėr vetkontrollin. Shoqėria ka vetiu nė themel tė saj njė hierarki natyrore, ndaj ēdo individ, edhe nėse gabon, mund ta zėrė prapė vendin e vet nė tė dhe t'i ushtrojė normalisht aftėsitė e veta; ka mundėsi tė realizohet e tė vetėpėrmbushet.

Sundimtarėt e kanė pėr detyrė tė qeverisin urtėsisht dhe me vullnet tė mirė; detyrė e popullit ėshtė respekti dhe bindja ndaj sundimtarėve. Kryefamiljari duhet ta drejtojė shtėpinė me fisnikėri dhe kjo duhet t'i shpėrblehet me besnikėri. Nderimi pėr prindėrit ėshtė parimi mė i rėndėsishėm.

Ai ka qėnė njė nga mėsuesit mė tė kulturuar tė kohės sė tij.Pasuesit nuk e shikonin Konfucin si profet fetar,si njeri tė dėrguar tė Perėndisė, por si "mė tė mencurin e burrave tė mencur".

Konfuci kishte gjithnjė nė qėnder tė vėmendjes problemet, vuajtjet dhe shqetėsimet e njerėzve nė mjediset e gjera shoqėrore ku jetonte . Konfuci predikonte se shpėtimi personal mund tė arrihet duke jetuar brenda shoqėrisė nė perputhje me parimet specifike tė sjelljes morale. Sipas pėrfytyrimeve tė kėsaj feje, besnikėria personale ndihmon krijimin e njė familjeje tė fortė e tė qėndrueshme, e cila shėrben si bazė pėr njė shoqėri tė shėndetshme e harmonike.

Ai thoshte:

Kur njeriu ėshtė i sjellshėm, familja ėshtė nė harmoni.

Kur familjet janė nė harmoni, do tė jetė edhe fshati.

Kur fshatrat janė nė harmoni, atėherė do tė jetė edhe krahina.

Nėse janė provincat nė harmoni, atėherė gjithashtu ėshtė dhe mbretėria.

Nėse kėto sferat janė nė harmoni, atėherė ėshtė edhe kozmosi.

Prandaj, njeriu duhet tė ketė gjithmonė komunitetit dhe interesit kombėtar nė mendje.

*Pesė marrėdhėniet elementare tė njeriut

- Ati-Biri

- Sundimtar-subjekt

- Burri-gruaja

- Vėlla i madh-vėlla i vogėl

- Mik-mik

Nga kėndvėshtrimi konfuciane, 4 tė parat janė nė thelb hierarkik nėnshtrimi. Vetėm mik-mik mund tė shihet si njė marrėdhėnie nė mes tė barabartėve.

Pesė marrėdhėniet pėrcaktohen nga virtytet e filantropisė, tė drejtėsisė dhe devotshmėsė. Devotshmėria ėshtė baza e jetės familjare dhe e shtetit. Kjo devotshmėri ėshtė reflektuar nė adhurimin e tė parėve .

Gruaja ėshtė nėn tre “bindje”:

Bindje ndaj Atit, kur ajo ėshtė e re.

Bindja ndaj burrit tė saj, nėse ajo ėshtė e martuar.

Bindja pėr tė rritur djalin e saj, nėse ajo ėshtė e ve.

Dėshmitar i kolapsit tė qytetėrimit kinez, Konfuci u bė promotor, nga pozicioni i tij nė qeverisje, i njė politike qė synonte rivendosjen e rendit dhe harmonisė sė shoqėrisė.

Receta e tij ishte, nė dukje, shumė e thjeshtė: bėhej fjalė pėr t’u rikthyer nė vlerat e njė epoke tė lashtė, nė fillesat e dinastisė Zhou, gjatė tė cilės qeveria kishte demonstruar njė respekt skrupuloz pėr ritualėt e trashėguar nga dinastitė e mėparshme, si Shang.

Koncepti i ritit, sipas Konfucit, pėrveē se kishte konotacion fetar, mund tė interpretohet edhe si ruajtje e zakoneve tė paraardhėsve, qė janė nė themel tė kulturės kineze. Respekti pėr ritualin ishte pėr tė njė mėnyrė pėr tė ruajtur rendin kozmik. Qeveria duhej tė bazohej mbi virtytin dhe mbi respektin e fortė pėr ritualin; vetėm nė kėtė mėnyrė do tė ishte e mundur tė ruhej harmonia nė shoqėri dhe nė univers.

Pėr Mėsuesin e Madh, nėse njė mbret qeveriste nėpėrmjet virtytit, atėherė ligjet do tė ishin tė panevojshėm, pėr arsye se tė qeverisurit nga ai, nuk do tė guxonin tė ishin tė pandershėm. Nė fakt, si ministėr i Lu, Konfuci u pėrpoq gjithmonė qė tė bėnte tė respektoheshin ritualėt.

Doktrina e Konfucit nuk kufizohej nė respektin e riteve tradicionalė, por nxiste edhe njė refleksion mbi jetėn morale tė qenies njerėzore, pėrtej hierarkisė sociale. Njeri i mirė nuk ishte ai qė lindte nė shtresat e sipėrme tė shoqėrisė, por ai qė demonstronte se kishte njė sjellje morale tė pėrsosur, tė shoqėruar me arsimim.

Nė kėtė mėnyrė Konfuci favorizonte ngjitjen sociale sipas meritės; intelektualėt do tė merrnin kontrollin e qeverisė, duke e kėmbyer fisnikėrinė e gjakut me atė tė virtytit. Kjo gjė shpjegonte tėrheqjen qė Konfuci ushtronte mbi nxėnėsit e tij, qė kishin origjina shoqėrore shumė tė ndryshme: ishin aristokratė dhe bij kalorėsish, por edhe tregtarė, muratorė, artizanė dhe ushtarė.

Tė gjithė e quanin mėsuesi, “zi”, dhe vetveten e konsideronin si dishepuj, “tu”. Konfuci i konsideronte bashkėbisedimet e tij me ta mė tė rėndėsishėm se ēfarėdolloj gjėje tjetėr. Thoshte: “Tė mos flasėsh me njė person nė gjendje tė pėrthithė atė qė i themi ėshtė njėsoj si ta ēosh dėm.

Dhe tė flasėsh me dikė tė paaftė qė tė asimilojė atė qė i themi ėshtė njėsoj si tė ēojmė dėm fjalėt tona”. Konfuci pati njė marrėdhėnie shumė tė ngushtė me nxėnėsit e tij. Yan Hui ishte padyshim mė i vlerėsuari; vdekja e tij e parakohshme i shkaktoi njė tronditje tė thellė.

Kėmbėngulja e Konfucit pėr respektimin e riteve, si dhe sjellja e tij e ngurtė morale e bėnė atė njė figurė tė parehatshme pėr qeveritarėt e vetė shtetit tė Lu. Edhe propozimet e tij politike nuk u ndoqėn.

Nė trembėdhjetė vitet qė pasuan, udhėtoi nė kėrkim tė njė sovrani nė gjendje tė vlerėsonte aftėsitė e tij. E shoqėronin disa dishepuj, tė cilėt spikasnin pėr formimin e tyre tė shkėlqyer nė disiplina tė tilla si diplomacia, ekonomia dhe administrimi; u mendua se objektivi i tij ishte ndoshta qė tė krijonte njė zyrė administrative qė do ta ndihmonte tė qeveriste njė territor nė respekt tė virtytit.

Megjithatė, Konfuci nuk pati shumė fat. Nė fund ai hoqi dorė nga shpresa pėr tė ndikuar mbi politikėn e kohės sė tij.“Pėrse ju shqetėson fakti qė unė nuk kam njė post? Bota jeton prej shumė kohėsh pa njė sjellje morale”, u tha njė herė dishepujve tė tij, duke shtuar: “Qielli do tė pėrdorė mėsuesin tuaj si njė shkop tė drunjtė nė njė kėmbanė tė bronztė”.

Me kėtė imazh i referohej atij qė i interesonte mė shumė, misionit tė tij filozofik dhe moral: qėllimi ishte qė tė zgjonte bashkėkohėsit e tij ndaj njė jete autentike morale.

Nė Kinėn e lashtė, arsimi ishte e drejta e posaēme e fisnikėve. Konfuci e theu kėtė tė drejtė tė posaēme, ai hapi shkollėn private, ēdo njeri mund tė studionte nė kėtė shkollė. Konfuci u shpjegonte studentėve mendimet e tij politike e etike. Sipas legjendės, Konfuci kishte 3000 studentė, ndėr to 72 studentė u bėnė dijetarė tė mėdhenj.

Konfuci theksonte etikėn e rreptė dhe vuri nė dukje se populli duhet t’i bindej pa kusht mbretit, fėmijėt duhet t’u bindeshin prindėrve, kėshtu do tė realizoheshin paqja e vendit dhe harmonia e jetesės. Sapo doli teoria e Konfucit, ajo nuk u bė menjėherė teoria drejtuese.

Deri nė shekullin e dytė para erės sonė, sundimtarėt zbuluan se teoria e Konfucit ishte nė favor tė ruajtjes sė stabilitetit tė shoqėrisė feudale prandaj e caktuan si teoria drejtuese e shtetit. Libri “Lunyu” shėnoi mendimet dhe thėniet e Konfucit. Nė kohėn e lashtė tė Kinės, ky libėr konsiderohej libri i shenjtė si “Bibla” nė perėndim.

Populli duhet tė mėsonte kėtė libėr pėr tė rregulluar jetesėn e vet, kurse funksionarėt duhet tė mėsonin kėtė libėr pėr tė marrė njohuri tė administrimit. Nė historinė kineze kishte njė thėnie “Gjysma e Lunyut mund tė administronte vendin” qė do tė thotė se nėse njė njeri zotėronte gjysmėn e teorisė sė “Lunyut”, ai mund tė administronte njė vend. Nė fakt, “Lunyu” ishte njė libėr me pėrmbajtje tė pasura dhe fjalė tė gjalla. Nė kėtė libėr thėniet e Konfucit lidheshin me shumė anė, pėr shembull me mėsimin, me muzikėn, me turizmin, me miqėsinė etj.

Shumė fjali tė Konfucit nė “Lunyu” janė bėrė fjalė tė urta qė shfrytėzohen shpesh nga kinezėt. Pėr shembull, “Ndėr 3 njerėz ka njė mėsues”, domethėnė ēdo njeri ka merita tė veta, njerėzit duhet tė mėsojnė nga njėri-tjetrin.

Marsela Behari
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Konfucianizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi