Fundi i rendit tė ri botėror

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fundi i rendit tė ri botėror

Mesazh  Odin prej 07.05.14 23:50



Aneksimi i Krimesė nga Rusia dhe kanosja ndaj Ukrainės duket se po shėnon fundin e njė periudhe 25-vjecare, tipari dallues i tė cilės ishte pėrpjekja pėr tė afruar Rusinė me objektivat dhe traditat Euro-Atlantike. Sot pyetja ėshtė: Cfarė pritet te ndodhe?

Me kalimin e javėve, bėhet gjithnjė e mė e qartė se sfida nuk ėshtė aq shumė Ukraina – e cila do tė vazhdojė tė hidhet nga njė krizė nė tjetrėn, sic ka ndodhur qė kur fitoi pavarėsinė 23 vjet mė parė – por Rusia, me regresin, recidivizmin dhe revanshizmin e saj.

25 vjet mė parė, nė pranverėn e vitit 1989, Polonia dhe vende tė tjerė tė atij qė nė atė kohė njihej si “Blloku i Lindjes” ndėrmorėn hapat e parė tė clirimit nga aleanca e tyre e detyruar me Bashkimin Sovjetik. Nė tė vėrtetė, marrėdhėniet e kėtyre vendeve me Bashkimin Sovjetik nuk ishin aspak njė aleancė. Ata pėrshkruheshin me saktėsi si “satelitė” – shtete me sovranitet tė kufizuar, roli kryesor i tė cilėve ishte t’u shėrbenin interesave sovjetike.

Sado tė nėnshtruara dhe ahistorike ishin ato marrėdhėnie, pjesa mė e madhe e botės e pranoi lidhjen e “Europės Lindore” me Bashkimin Sovjetik si njė gjendje logjike, me qėllim ruajtjen e rendit botėror qė doli pas Luftės sė Dytė. Por, ajo qė dukej si njė ndarje e pėrjetshme e botės mes dy sferave konkuruese tė interesit, mori fund papritur nė vitin 1989, kur Blloku Lindor u shkėput nga orbita sovjetike, i pasuar shumė shpejt nga republikat e vetė Bashkimit Sovjetik.

Rusia doli nga kėto ngjarje jo si njė Bashkim Sovjetik me emėr tė ri, por si njė shtet me historinė dhe simbolet e tij, njė anėtar i sistemit ndėrkombėtar tė shteteve qė kish munguar pėr ca kohė, por ishte rikthyer papritur. Dhe Rusia e rilindur dukej se ishte e dedikuar, nė mėnyrėn e saj, ndaj tė njėjtave objektiva qė kishin edhe fqinjėt e saj postsovjetikė: anėtarėsim nė institucionet perėndimorė, njė ekonomi tregu dhe njė demokraci parlamentare shumėpartiake, ndonėse me njė fytyrė ruse.

Ky rend i ri botėror “mbajti” pėr afro 25 vite. Pėrvec luftės sė shkurtėr tė Rusisė nė Gjeorgji nė vitin 2008 (njė konflikt qė pėrgjithėsisht shihet si i provokuar nga udhėheqja e pamatur gjeorgjiane), pranimi i heshtur dhe angazhimi i Rusisė nė “rendin e ri botėror”, sado problematik, ishte njė prej arritjeve mė tė mėdha tė epokės sė pasluftės sė ftohtė. Edhe mospranimi i Rusisė pėr tė mbėshtetur veprimet e bashkėrenduar tė Perėndimit, si nė Bosnje dhe Kosovė nė vitet nėntėdhjetė, bazohej mbi argumenta qė mund tė dėgjoheshin prej vendeve tė tjerė europianė. Demokracia ruse natyrisht qė kishte tė meta, por kjo nuk e bėnte aspak unike mes vendeve tė tjerė postkomunistė.

Marrėdhėnia historike e Rusisė me Ukrainėn ėshtė shumė mė komplekse dhe me ngjyresa se sa thonė shumė analistė perėndimorė. Eshtė e vėshtirė tė flasėsh pėr qytetėrimin rus, pa folur pėr Ukrainėn. Po, cilatdo qofshin kompleksitetet, sjellja e Rusisė kohėt e fundit ndaj fqinjit tė saj mė tė vogėl nuk i ka rrėnjėt nė trashėgiminė e historisė sė tyre tė pėrbashkėt.

I ka rrėnjėt nė njė tjetėr trashėgimi – atė tė Perandorisė Ruse, zakonet e tė cilės nuk u shuan gjatė periudhės sovjetike. Ukraina nuk e zhvilloi – dhe ndoshta nuk mundej –sovranitetin e saj si Polonia dhe shtetet e tjerė qė nga 1989-a. Megjithėkėtė, ajo ka tė drejtė tė projektojė vetė tė ardhmen e saj. Sfida e Rusisė ndaj statusit tė Ukrainės si njė shtet i pavarur ėshtė njė sfidė pėr tė gjithė botėn, dhe prandaj kjo krizė ėshtė ngjitur nė majė tė axhendės globale.

Nė SHBA, mediat shpesh herė shkruajnė se shumica e amerikanėve do e kishin tė vėshtirė edhe ta gjenin nė hartė Ukrainėn. Nuk kanė nevojė. Por amerikanėt kanė nevojė tė kuptojnė sfidėn qė ndeshin, nga njė Rusi e cila nuk duket mė e interesuar pėr atė qė Perėndimi ka ofruar gjatė 25 viteve tė fundit: status special me NATO-n, marrėdhėnie e privilegjuar me BE-nė, dhe partneritet nė diplomacinė ndėrkombėtare.

Atėherė, cfarė duhet tė bėjė Perėndimi? Njė qasje e bazuar mbi sanksionet qė vėnė nė shėnjestėr ekonominė ruse (e si pasojė popullin rus) ėshtė alternativa e preferuar e atyre qė kanė mė pak pėr tė humbur (politikanėt amerikanė). Por sanksionet nuk ka gjasa tė sjellin ndryshimet e brendshėm pėr tė cilėt ka nevojė Rusia, sepse kėto ndryshime duhet tė arrihen prej popullit rus.

Perėndimi duhet tė pėrqėndrohet nė forcimin e strukturave tė sigurisė dhe tė pėrgatitet pėr tė ardhmen. NATO ka bėrė njė hap tė rėndėsishėm kur u ka dhėnė garanci anėtarėve tė vet nė lindje. Kjo nuk do tė thotė qė Rusia, pasi ka aneksuar Krimenė dhe kėrcėnuar Ukrainėn, do tė kėrkojė tė shkaktojė po kėta telashe edhe mes ish “aleatėve” sovjetikė. Por kujtimet e historisė nuk vdesin kollaj.

Polakėt janė tė vetėdijshėm qė, 75 vjet mė parė, Franca dhe Britania ishin palė nė marrėveshjet e sigurisė, qė i detyronin t’i shpallnin luftė Gjermanisė, nėse kjo pushtonte Poloninė. Nė shtator 1939, kur Gjermania e pushtoi, tė dy kėta vende shpallėn luftė, por snjėri nuk qėlloi as edhe njė plumb dhe nuk e ndihmuan Poloninė nė mėnyrė tė prekshme. Polonia u zhduk pėr pesė vite nga harta e Europės.

Kriza e Ukrainė ėshtė vėrtetė njė krizė ruse. Ukraian – apo cfarėdo qė do tė mbetet prej saj – do tė bėhet gjithnjė e mė shumė njė vend perėndimor. Rusia nuk po shfaq shenja qė do ta ndjekė nė kėtė shembull.

Presidenti rus, Vladimir Putin duket se po hyn nė njė dimėr tė gjatė. SHBA duhet tė pėrgatitet pėr tė, sidomos nė forcimin e partnerėve dhe aleatėve, si dhe tė garantojė sa mė shumė qė tė mundet se Ukraina ėshtė viktima e fundit e Rusisė, dhe jo e para. (Project Syndicate)

Nga Christopher R. Hill

Ndihmės Sekretar Shteti i SHBA, ish Ambasador i SHBA nė Irak, Korenė e Jugut, Maqedoni dhe Poloni. I dėrguar Special i SHBA nė Kosovė, negociator i Marrėveshjeve tė Paqes tė Dejtonit.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi