10 familjet mė tė pushtetshme tė historisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 familjet mė tė pushtetshme tė historisė

Mesazh  Odin prej 07.05.14 23:46



10. Familja Rothschild

Familja Rothschild (shpesh herė thėrriten thjeshtė Rothschildėt) ėshtė njė dinasti ndėrkombėtare nė sektorin bankar dhe tė financave, familje hebrenjsh nga Gjermania, qė nisi veprimtarinė nė tė gjithė Evropėn dhe mori titull fisnikėrie nga qeveritė austriake dhe britanike. Rritja e famės sė familjes nė skenėn ndėrkombėtare nisi me Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e tė cilit pėr suksesin nė tė ardhmen ishte tė ruante kontrollin e bizneseve nė duart e familjes, gjė qė u lejonte atyre tė ruanin sa mė shumė sekretin nė lidhje me pasurinė, si dhe arritjet nė fushėn e biznesit. Mayer Rothschild arriti qė me sukses tė ruajė pasurinė brenda familjes, pėrmes martesave tė menduara me kujdes brenda pjesėtarėve dhe tė afėrmve tė ngushtė tė familjes.

Nathan Mayer Rothschild nisi biznesin e tij londinez, “N. M. Rothschild and Sons” nė vitin 1811 nė New Court, nė qytetin e Londrės, biznes qė vazhdon tė ekzistojė nė tė njėjtin vend edhe sot e kėsaj dite. Nė vitin 1818, ai dha njė hua prej 5 miliardė stėrlinash pėr qeverinė prusiane dhe dhėnia e bonove pėr huatė qeveritare u shndėrrua nė shtyllėn kryesore tė biznesit tė tij nė fushėn e bankave. Ai arriti njė pozicion kaq tė fuqishėm nė qytetin e Londrės, sa qė deri nė vitin 1825-1826 ishte tashmė nė gjendje qė t’i ofronte njė sasi tė mjaftueshme monedhash Bankės sė Anglisė, me qėllim qė t’i mundėsonte asaj shmangien e njė krize likuiditetesh.

9. Plantagenets

Nė fundin e paqartė mes Plantagenetėve dhe Tudorėve, Plantagenetėt fituan pėr arsye se pjesa mė e madhe e zhvillimit tė kulturės angleze si dhe tė sistemit politik (qė mbetet edhe sot e kėsaj dite) e pati startin pikėrisht nė kohėn e sundimit tė tyre. Nė kohėn e Tudorėve, u krijua Kisha Anglikane dhe disa thonė se nė kohėn e tyre ka patur edhe njė epokė tė artė, por rėndėsia e linjės sė Plantagenetėve ėshtė shumė mė e madhe (dhe veē tė tjerash, nuk duhet harruar se edhe Henri i VIII ishte njė pasardhės direkt nga nėna i familjes sė Plantagenetėve). Shtėpia e Plantagenetėve ishte njė Shtėpi Mbretėrore e themeluar nga Henry II i Anglisė, djali i Geoffrey V i Anjou. Mbretėrit Plantagenetė sunduan fillimisht Mbretėrinė e Anglisė nė shekullin 12. Nė total, pesėmbėdhjetė monarkė Plantagenetė, duke pėrfshirė ata qė u pėrkisnin degės sė kadetėve sunduan Anglinė nė periudhėn mes viteve 1154 dhe 1485. Njė kulturė dhe art i spikatur anglez lindi dhe u zhvillua gjatė erės sė Plantagenetėve, inkurajuar edhe nga disa prej monarkėve, tė cilėt ishin pėrkrahėsit e mėdhenj tė “babait tė poezisė angleze”, Geoffrey Chaucer. Stili i arkuitekturės gotike ishte shumė popullor gjatė asaj kohe, me ndėrtesa tė tilla si Westminster Abbey dhe York Minster qė u rimodeluan pikėrisht sipas atij stili. Pati gjithashtu edhe zhvillime me njė rėndėsi jetėgjatė nė sektorin social, si pėrshembull firmosja e Magna Cartas nga ana e Johnit I tė Anglisė. Kjo pati njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė hartimin e ligjeve tė zakonshėm dhe ligjeve kushtetues. Institucionet politikė, si Parlamenti i Anglisė e kanė origjinėn pikėrisht nė periudhėn e Plantagenetėve, ashtu si edhe shumė institucione arsimorė, pėrfshirė Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit.

8. Familja Nehru-Gandhi

Familja Nehru-Feroz Gandhi ėshtė njė familje politike indiane qė ka dominuar nė Kongresin Kombėtar tė Indisė pėrgjatė pjesės mė tė madhe tė periudhės sė pavarėsisė sė hershme tė Indisė. Tre pjesėtarė tė kėsaj familje (Pandit Jawaharlal Nehru, bija e tij Indira Gandhi dhe djali i saj, Rajiv Gandhi) kanė qenė Kryeministra tė Indisė, dy prej tė cilėve (Indira dhe Rajiv Gandhi) janė vrarė. Njė pjesėtare e katėrt e familjes, Sonia Gandhi ishte Presidente e Kongresit, ndėrkohė qė ajo dhe djali i Rajivit, Rahul Gandhi janė pjesėtarėt mė tė rinj tė familjes qė hyjnė nė politikėn aktive, kur ai konkuroi dhe mė pas fitoi njė vend nė dhomėn e ulėt tė parlamentit tė Indisė nė vitin 2004. Familja Nehru-Feroz Gandhi nuk ka asnjė lidhje me udhėheqėsin e pavarėsisė sė Indisė, Mohandas Gandhi. Nehru-Gandhėt janė shembulli mė i spikatur i traditės sė udhėheqjes dinastike nė shtetet demokratike tė Azisė.

7. Familja Khan

Ghengis Khan ishte themeluesi, (Khan-sundues dhe Khagan-perandor) i Perandorisė Mongole, perandoria mė e madhe e solide nė historinė e njerėzimit. Ai erdhi nė pushtet duke bashkuar shumė prej tribuve nomade tė Azisė verilindore. Pasi themeloi perandorinė Mongole dhe u shpall “Genghis Khan”, ai filloi pushtimet mongole si dhe sulmet nė zonat e Kara-Khitan Khanate, Kaukaz, Perandorinė Khvarezmid, Ksian Perėndimore dhe dinastitė Jin. Gjatė jetės sė tij, perandoria mongole pushtoi njė pjesė shumė tė madhe tė Azisė Qendrore. Pėrpara se Genghis Khan tė vdiste, ai emėroi Ogedei Khanin si pasardhės tė tij dhe e ndau perandorinė e tij nė khanates mes bijve dhe nipėrve. Genghis Khan vdiq nė vitin 1227 pasi mposhti Tangutsėt. Khan u varros nė njė varr pa shenjė diku nė Mongoli, nė njė vend tė panjohur. Pasardhėsit e tij vazhduan pėrpjekjet pėr tė shtrirė perandorinė mongole deri nė pjesėn mė tė madhe tė Eurazisė, duke pushtuar ose krijuar shtete vasalė nė zonat e Kinės sė sotme, Koresė, Kaukazit, shteteve tė Azisė Qendrore si dhe njė pjese tė madhe tė zonave tė asaj qė sot ėshtė Evropa Lindore, si dhe tė Lindjes sė Mesme.

6. Familjet Claudia and Julius

Kėto dy familje janė bashkuar nė njė duke qenė se kanė qenė familjet mė tė rėndėsishme tė Romės sė Lashtė dhe ato u bashkuan pėr tė krijuar dinastinė Julio-Claudiane nga e cila kanė dalė edhe pjesa mė e madhe e perandorėve mė tė famshėm tė Romės: Kaligula, Augusti, Klaudiusi, Tiberiusi dhe Neroni. Kėta pesė perandorė sunduan perandorinė romake nė periudhėn qė nga viti 27 para Krishtit deri nė vitin 68 pas Krishtit, atėherė kur i fundmi i kėsaj linje, Neroni kreu vetėvrasje. Kėta pesė sundimtarė u lidhėn pėrmes martesave dhe adoptimeve. Julius Caesari shihet ndonjėherė pasaktėsisht si themeluesi i saj, ndonėse ai nuk ka qenė as perandor dhe as nuk kishte lidhje Claudiane; mė gjerėsisht pranohet qė themeluesi i dinastisė ka qenė Augusti. Mbretėrimet e perandorėve Julianė-Claudianė kanė disa tipare tė pėrbashkėt: tė gjithė erdhė nėn pushtet pėrmes lidhjeve indirekte apo adoptimeve. Secili prej tyre zgjeroi territorin e perandorisė romake dhe inicioi projekte masivė ndėrtimi. Ata pėrgjithėsisht duheshin nga njerėzit e zakonshėm, por kishin kundėr armiqėsinė e klasės sė senatorėve – njė ndjenjė qė pasqyrohet nga historianėt e lashtė. Historianėt e lashtė e pėrshkruajnė dinastinė Julio-Claudiane si tė marrė, perverse dhe tiranike.

5. Familja Zhu

“Zhu” ishte emri i familjes pėr perandorėt e dinastisė Ming. Perandori i parė Ming, Hongvu (Zhu Juanzhang) zgjodhi qė tė pėrdorė emrin Ming si emėr tė dinastisė. Ming do tė thotė “Brilant”. Dinastia Ming ishte dinastia sunduese e Kinės nė periudhėn mes viteve 1368 dhe 1644, nė vijim tė kolapsit tė dinastisė Juan qė udhėhiqej nga Mongolėt. Epoka e Ming, “njė prej epokave mė madhėshtore tė qeverisjes sė rregullt dhe stabilitetit social nė historinė e njerėzimit” ishte e fundmja dinasti nė Kinė qė drejtohej nga etnia Hans. Ndonėse kryeqyteti i perandorisė Ming, Pekini ra nė vitin 1644 pėr shkak tė njė rebelimi tė udhėhequr nga Li Zisheng, qė nga ana e tij shumė shpejt u zėvendėsua nga Dinastia Qing e udhėhequr nga Manchurianė (familja e fundit perandorake kineze), regjime besnikė ndaj fronit tė Ming (tė njohur kolektivisht si Mingėt jyugorė) mbijetuan deri nė vitin 1662. Gjatė kohės sė sundimit tė dinastise Ming u ndėrtua njė flotė shumė e madhe, si dhe njė ushtri prej njė milionė trupash. Pati projekte shumė tė mėdha ndėrtimi, duke pėrfshirė restaurimin e Kanalit tė Madh dhe tė Murit tė Madh si dhe ngritjes sė Qytetit tė Ndaluar nė Pekin, gjatė ēerekut tė parė tė shekullit tė pesėmbėdhjetė. Vlerėsimet pėr popullsinė e Ming variojnė nga 160 nė 200 milionė banorė. Dinastia Ming konsiderohet shpesh si njė prej pikave mė tė larta tė qytetėrimit kinez, si dhe njė dinasti nė tė cilėn janė shfaqur shenjat e para tė kapitalizmit.

4. Habsburgėt

Shtėpia e Habsburgėve ishte njė shtėpi shumė e rėndėsishme mbretėrore nė Evropė dhe ajo njihet mė sė miri si furnizuesja me Perandorėt e Shenjtė Romakė, tė zgjedhur formalisht nė periudhėn mes viteve 1452 dhe 1740, si dhe sunduesit e Spanjės dhe tė Perandorisė Austriake. Me origjinė nga Zvicra, dinastia mbretėroi fillimisht nė Austri, tė cilėn e sunduan pėr mė shumė se gjashtė shekuj, por njė seri martesash dinastike sollėn Burgundin, Spanjėn, Boheminė, Hungarinė dhe territore tė tjerė nė trashėgiminė e saj. Dinastia e ka marrė emrin nga vendi i origjinės, Kėshtjella Habsburg qė ndodhet nė Kantonin zviceran tė Aargaut. Motoja e dinastisė ėshtė: “Le tė bėjnė luftė tė tjerėt, por ti, Austri e lumtur, do tė martohesh”, qė ėshtė edhe njė tregues i talentit tė Habsburgėve pėr tė lidhur pjesėtarėt e vet nė martesė me shtėpi tė tjera mbretėrore tė Evropės, me qėllimin pėr tė bėrė aleanca dhe trashėguar territore. Perandoresha Maria Tereza njihet mbi tė gjithė nė kėtė drejtim dhe ndonjėherė ajo quhet edhe si “Nėnėgjyshja e Evropės”.

3. Familja Ptolemaike

Dinastia Ptolemaike ishte njė familje mbretėrore nga zona e Maqedonisė nė Greqi, qė sundoi Perandorinė Ptolemaike nė Egjipt pėr afro 300 vjet, nga viti 305 para Krishtit deri nė vitin 30 para Krishtit. Ptolemi, njėri prej shtatė truprojave qė shėrbyen si gjeneralė dhe zėvendės tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, u emėrua satrap i Egjiptit pas vdekjes sė Aleksandrit nė vitin 323 para Krishtit. Nė vitin 305 para Krishtit, ai u vetėshpall Mbreti Ptolemi I, mė vonė i njohur si “Soter” (shpėtimtar). Shumė shpejt, egjiptianėt pranuan familjen Ptolemaike si pasardhės tė faraonėve tė Egjiptit tė pavarur. Familja ptolemaike e sundoi Egjiptin deri kur ndodhi pushtimi romak nė vitin 30 para Krishtit. Pjesėtarja mė e famshme e kėsaj linje ishte mbretėresha e fundit, Kleopatra VII, e njohur mė sė miri pėr rolin e saj gjatė betejave politike romake ndėrmjet Jul Cezarit dhe Pompeit, dhe mė vonė ndėrmjet Oktavianit dhe Mark Antonit. Vetėvrasja e saj pas pushtimit prej Romės shėnoi edhe fundin e sundimit ptolemaik nė Egjipt.

2. Familja Medici

Familja Medici ishte njė familje e fuqishme dhe me shumė influencė nė Firence nė periudhėn nga shekulli 13 deri nė shekullin 17. Nga kjo familje dolėn tre Papė (Leo X, Klement VII dhe Leo XI), shumė sundimtarė tė Firences (mė i spikaturi ishte Lorenco i Mrekullueshmi, njė prej pėrkrahėsve dhe sponsorizuesve tė disa prej veprave mė tė famshme tė artit tė Rilindjes) si dhe mė vonė pjesėtarė tė shumė prej familjeve mbretėrore angleze dhe franceze. Ashtu si shumė familje tė tjera zotėrinjsh, ata dominuan qeverisjen e qytetit tė tyre. Ishin nė gjendje tė vendosnin Firencen nėn pushtetin e familjes sė tyre, duke krijuar njė ambient nė tė cilin lulėzuan arti dhe humanizmi. Ata u bėnė udhėheqės tė rrugės drejt Rilindjes sė Italisė, sė bashku me shumė familje tė tjera tė mėdha zotėrinjsh nė Itali, si familjet Visconti dhe Sforza nė Milano, familja Este nė Ferrara dhe Familja Gonzaga nė Mantua. Banka Medici ishte njė prej institucioneve financiarė mė tė suksesshėm dhe mė tė respektuar nė Evropė. Siaps disa pėrllogaritjeve, familja Medici ka qenė pėr njė periudhė kohe familja mė e pasur e Evropės. Duke u nisur nga kjo bazė, ata fituan pushtet politik fillimisht nė Firence dhe mė pas mė gjerėsisht nė Itali dhe nė Evropė.

1. Familja Capetiane

Dinastia Capetiane (e njohur edhe si Shtėpia e Francės) ėshtė shtėpia mbretėrore mė e madhe e Evropės. Ajo pėrfshin cdonjėrin prej pasardhėsve direkt tė Capetit tė madh tė Francės. Mbreti Huan Karlos i Spanjės dhe Duka i Madh Henri i Luksemburgut janė pjesėtarė tė kėsaj familje, tė dy pėrmes degės Burbone tė dinastisė. Gjatė shekujve tė kaluar, Capetian-ėt u pėrhapėn nėpėr Evropė duke sunduar kudo, qė nga njėsitė provinciale deri tek ēifligje e mbretėri. Pėrveēse ėshtė familja mė e madhe pėr nga numri nė Evropė, ajo ėshtė familja ku ka edhe mė shumė inceste, sidomos nė Monarkinė spanjolle. Kanė kaluar shumė kohė qė kur monarkėt Capetianė sunduan pjesėn mė tė madhe tė Evropės, megjithatė ata vazhdojnė tė mbeten diku mbretėr, e diku me tituj tė tjerė. Aktualisht, dy monarkė Capetianė vazhdojnė tė mbretėrojnė nė Spanjė dhe nė Luksemburg. Veē kėtyre, shtatė pėrfaqėsues tė kėsaj familje pėrfaqėsojnė dinasti monarkike nė mėrgim nė Brazil, Francė, Spanjė, Portugali, Parma dhe Dy Siēilitė. Kryetari aktual legjitim i familjes ėshtė Louis Alfonso, Duka i Anjou-sė i cili ėshtė gjithashtu pretendent i ligjshėm i fronit tė Francės. Nė total, dhjetėra degė tė dinastisė Capetiane vazhdojnė tė ekzistojnė nė tė gjithė Evropėn.

Familje tė tjera: Merovingianėt, Qin-ėt, Bhutto-t, Tudorėt, Romanovėt, Stuartėt, Shtėpia e Portokalltė, Berenguerėt, Kennedy-t, Vanderbiltėt

avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi