Ekonomia e Mafias

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekonomia e Mafias

Mesazh  Odin prej 07.05.14 23:40



Forca e grupeve tė krimit tė organizuar ėshtė rritur nė Europė, pėrballė pasigurisė ekonomike. Mafia e ka pėrdorur krizėn pėr tė pėrshpejtuar infiltrimin e saj nė bizneset e ligjshėm jashtė bastioneve tė tyre nė Italinė e Jugut, duke u zhvendosur nė Romė, Milano, por edhe nė Francė, Gjermani, Spanjė dhe mė tej. A ėshtė mafia rreziku i ri pėr sigurinė e Europės? Cfarė duhet bėrė pėr tė frenuar ndikimin e saj nė kontinent?

Mė tė rrezikshėm se terroristėt

Organizatat mafioze janė rrezik mė i madh se sa grupet terroristė, pėr arsye se ato i modifikojnė demokracitė nga brenda, duke futur fitimet e paligjshėm nė ekonominė e ligjshme. Bizneset e tyre e mposhtin konkurrencėn, sepse duke shfrytėzuar tregjet paralelė jolegalė, ato janė nė gjendje tė ulin ēmimet e tyre. Asetet e mafias financojnė edhe sektorėt e ekonomisė, si ai bankar, i ndėrtimit dhe transportit.

Kur mendojmė pėr organizatat mafioze, ne jemi tė prirur tė shohim vetėm veprimtarinė e tyre tė paligjshme: trafikun e drogės, armėve etj. Por kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut: poshtė saj, ekziston njė fuqi ekonomike shumė e madhe, e cila kamuflohet dhe pastrohet nėse bėhet e ligjshme. Eshtė e vėshtirė qė tė gjurmosh rrugėt e trafikut tė drogės, por ėshtė edhe mė e vėshtirė qė tė ndjekėsh rrugėn qė ndjek paraja, nė epokėn e sotme tė bankave online dhe financės kibernetike.

Pėr tė krijuar njė ide mbi fuqinė ekonomike tė organizatave mafioze, mendoni qė nė vitin 2009, drejtori ekzekutiv i Zyrės kundėr Trafikut tė Drogės tė Kombeve tė Bashkuara, Antonio Maria Costa zbuloi se paratė me burim krimin e organizuar pėrbėnin tė vetmin kapital likuid investimesh, nė disa banka qė kėrkonin tė shmangnin falimentimin gjatė krizės sė vitit 2008.

Mes viteve 2007 dhe 2009, bankat nė SHBA dhe Europė humbėn mė shumė se njė trilion dollarė nė kredi tė kėqia dhe asete toksikė. Mungesa e likuiditeteve ishte shndėrruar nė problemin numėr 1 pėr sistemin bankar. Si rezultat, bankat e liruan disi mbrojtjen ndaj skemave tė pastrimit tė parave dhe hapėn kasafortat e tyre pėr paratė e pista tė mafias, tė cilat buronin kryesisht prej trafikut tė drogės. Mė pas, kėto para u pastruan dhe u futėn nė sistemin e ligjshėm ekonomik.

Shtetet europianė kanė sisteme tė dobėt mbrojtjeje nga agresioni i aseteve tė mafias. Sot, organizatat mafioze i pastrojnė paratė jo vetėm nė parajsa fiskale, por kudo. Londra ėshtė bėrė kryeqyteti europian, dhe ndoshta global i pastrimit tė parave. Gjermania ėshtė nė vendet e parė nė indeksin e krimit tė fshehur pėrmes financės, pėrpara Bahreinit, Bermudės dhe Panamasė.

Forca e organizatave kriminale qėndron nė mungesėn e vėmendjes nga qeveritė dhe paaftėsia e tyre pėr tė siguruar konsensus social – nė rastet ku shteti mungon, mafia “ofron shėrbime” pėr qytetarėt. Formula e tyre fituese ėshtė e thjshtė: njė tendencė ekstreme drejt evolucionit ekonomik, kombinuar me njė tendencė minimale drejt evolucionit kulturor.

Eshtė gabim tė flasėsh pėr “mafiat europiane” apo “mafiat nė Europė”, sepse mafia ėshtė korporata shumėkombėshe mė e globalizuar qė ekziston. Trafiku i drogės, burimi mė i madh i tė ardhurave tė saj kėrkon njė rrjet qė pėrfshin shumė shtete dhe organizata pėrreth botės. Deri tani, metoda e vetme pėr ta luftuar ka qenė represioni.

Megjithatė, ėshtė e pakuptueshme qė impakti i mafias nė tregjet e ligjshėm dhe stabilitetin demokratik nuk pėrbėn shqetėsimin kryesor tė udhėheqėsve botėrorė. Eshtė gjithashtu e pakonceptueshme qė nuk janė bėrė veprime nė drejtim tė legalizimit tė drogave dhe pėrmirėsimit tė ligjeve kundėr pastrimit tė parave. Pėr tė mos folur pėr faktin qė shpesh herė, terroristėt dhe organizatat mafioze veprojnė nė harmoni mes tyre.

Kėshtu qė, ne duhet tė pyesim veten: si financohen organizatat terroriste? Grupet e krimit tė organizuar nuk pėrbuzin askėnd. Ata bėjnė biznes me bankat mė tė pasura, ashtu sikurse edhe me grupet terroristė mė tė rrezikshėm.

Roberto Saviano
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekonomia e Mafias

Mesazh  Odin prej 07.05.14 23:42

Tė jashtėzakonshėm nė shfrytėzimin e mundėsive

Krimi i organizuar ėshtė biznes, dhe jo sjellje e individėve anormalė. Shpesh herė, veprimtaria e tij kėrkon zinxhirė tė gjatė furnizimi. Mendoni pėr narkotikėt, pėr shembull: prodhimi nė shtete si Afganistani apo Kolumbia, shpėrndarja nė Meksikė ose Ballkan, zonat e shitjes me pakicė nė SHBA ose BE.

Zonat ku shitet me pakicė zakonisht “mburren” pėr ligje dhe sisteme gjyqėsorė shumė tė fortė. Ata kanė prirjen tė jenė tė pasur, me njė kėrkesė shumė tė fortė nga qytetarėt pėr mallrat dhe shėrbimet qė ofron krimi i organizuar – drogė, fildish, ose gra tė trafikuara pėr qėllime shfrytėzimi seksual.

Krimi i organizuar i fiton paratė, pikerisht nė kėto zona tė shitjes me pakicė. Eshtė parazit, por e fundit gjė qė dėshiron, ėshtė qė tė vrasė bartėsin e tij. Ai nuk dėshiron tė bjerė nė sy, pėr arsye se kjo do tė shkaktonte kundėrveprimin dhe riskun kryesor qė ka biznesi i tij: ndėrprerjen prej agjencive tė zbatimit tė ligjit. Njė grup i suksesshėm i krimit tė organizuar duhet tė ketė aftėsinė qė tė pėrdorė dhunėn, por vetėm nėse kjo ėshtė absolutisht e nevojshme. Ai ėshtė shumė i vetėdijshėm pėr rreziqet qė sjell tėrheqja e vėmendjes sė mediave, apo zyrtarėve qė merren me zbatimin e ligjit. Dhuna ėshtė shumė mė e madhe nė zonat e prodhimit dhe shpėrndarjes. Pėr arsye se pikėrisht nė kėto zona ndodh transporti i sasive tė mėdha tė produkteve, drejt zonave tė shitjes me pakicė, grupet e krimit tė organizuar kanė nevojė qė ose ta korruptojnė, ose tė pėrballen me shtetin.

Krimi i organizuar nuk ėshtė njė rrezik i ri terrorist pėr Europėn, ai ka qenė i pranishėm gjatė gjithė kohės. Nė tė vėrtetė, nė disa rajone si Italia e jugut, ai ka marrė njė funksion pothuajse shtetėror. Megjithatė, ky rrezik nuk ėshtė ekzistencial.

Krimi i organizuar ka tendenca sipėrmarrjeje, duke pikasur kudo mundėsira. Qeveri tė njėpanjėshme britanike i hapėn dyert e institucioneve financiarė tė Londrės pėr tė gjithė tė ardhurit rishtaz, pavarėsisht burimit tė pasurisė sė tyre, dhe tani “City” ėshtė njė qendėr e rėndėsishme e pastrimit tė parave. Viktimat mė tė mėdha tė kėsaj bote tė paligjshme mbeten njerėzit e shumė qė vriten nė Amerikėn Latine, Afrikė, Azinė Qendrore dhe nė Ballkan, si pasojė e tregtisė pėr tė ngopur dėshirėn e perėndimorėve pėr konsum.

Mėnyra mė e shpejtė pėr tė zvogėluar ndikimin e krimit tė organizuar? Mbyllja e institucioneve financiarė “offshore” dhe dhėnia fund e luftės ndaj drogės. Por, kjo gjė mund tė jetė e pavolitshme pėr shumėkėnd, dhe jo vetėm sindikatat e krimit.

MISHA GLENNY
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi